31.5 C
Tirana
E enjte, 14 Gusht, 2025

Infeksioni misterioz që i reziston mjekimit

Mikroorganizmat e rinj po krijojnë mbrojtje ndaj mjekimeve moderne dhe po përbëjnë një kërcënim madhor për epidemi në të gjitha popullatat.

Një lloj myku i tillë është edhe Candida Auris që edhe pas një dekade vijon të marrë jetën e të moshuarve dhe foshnjave me sisteme imunitare të dobëta. Rezistenca e këtyre baktereve mendohet se është rritur nga mbipërdorimi i antibiotikëve nga pacientët.

Shtete të ndryshme të botës po kërcënohen nga përhapja e një supermikrobi rezistent ndaj antibiotikëve, i cili shkakton vdekjen brenda 90 ditëve dhe që deri më tani ka infektuar rreth 3.400 pacientë.

Mikrobi i njohur si Candida Auris, i identifikuar fillimisht në vitin 2009 në Japoni te një grua 70-vjeçare, u izolua në qytetin e Neë Yorkut majin e kaluar, kur një pacient në moshë të thyer u paraqit për një ndërhyrje kirurgjikale në stomak.

Analizat e ndryshme treguan se gjaku i tij ishte infektuar nga kjo kandidë dhe pavarësisht kujdesit mjekësor, pacienti ndërroi jetë pas tre muajsh, transmeton KP.

Ajo çfarë ngjalli habi te doktorët ishte se edhe pas vdekjes së tij, në dhomën e pacientit çdo objekt i mundshëm ishte infektuar nga mikroorganizmat e dëmshëm duke nisur nga pajisjet elektronike deri te muret dhe dritaret.

Për të asgjësuar sipërfaqen e mykur, spitalit madje iu desh të përdorte aparatura të veçanta për të shkulur një pjesë të tavanit dhe dyshemesë. Raste të pacientëve të infektuar me Candida Auris janë raportuar edhe në shtetet, si Venezuela, Spanja, Britania e Madhe, India dhe Afrika e Jugut.

Në 98 për qind të rasteve, mikrobi ka shfaqur imunitet ndaj medikamenteve që përdoret për trajtimin e infeksioneve mikotike që mendohet të jetë pasojë e përdorimit të pakontrolluar të antibiotikëve nga ana e pacientëve.

Infeksioni shumë i vështirë për t’u kuruar prek më së shumti personat me sisteme imunitare të dobëta, siç janë foshnjat apo të moshuarit

Mane pranë kalimit te Real Madrid, Liverpooli e gjen zëvendësuesin

Me Sadio Manen pranë kalimit në Real Madridi këtë verë, thuhet se Liverpooli e ka gjetur njeriun që do ta zëvendësojë senegalezin në Anfield.

Në një kohë thashethemesh se Real Madridi do ta rrëmbejë Sadio Manen, si pjesë e përpjekjeve të Zinedine Zidane për ta ndryshuar skuadrën në verë, thuhet se Liverpooli është duke u përgatitur për largimin e mundshëm të tij, transmeton Gazeta Express.

Sipas Mirror, të kuqtë e kanë identifikuar anësorin e Lyonit, ish-yllin e Manchester Unitedit, Memphis Depay si njeriun e duhur për ta zëvendësuar Manen, nëse senegalezi largohet në drejtim të Spanjës.

Thuhet se Liverpooli beson se mund ta transferojë Depay për rreth 60 milionë euro.

Depay, i cili është pjesë e Lyoni që prej vitit 2017, i ka shënuar tetë gola në 39 ndeshje për klubin e Ligë 1 këtë sezon.

25-vjeçari është në formë të lartë, të cilën e ka shfaqur edhe me Kombëtaren e Holandës, duke i shënuar shtatë gola dhe duke i dhënë katër asiste në tetë ndeshjet e fundit.

Basha: Jemi shumica, marshim drejt fitores, asnjë pazar me revoltën dhe sakrificën e popullit

Kryetari i PD, Basha ka bërë të qartë se betejës me regjimin do ti shkohet deri në fund dhe se opozita është tani shumica e shqiptarëve. Ai ka dekaruar se opozita do të nisë marshimin e fitores dhe se nuk do të ketë asnjë pazar me revoltën dhe sakrificën e popullit.

Pikat e forta të deklaratës së Bashës
Sē bashku me shqiptarēt do t’i japim fund sistemit tē ngritur nga Edi Rama pēr tē vjedhur çdo qindarkē pēr pasurimin e tij bashkē me oligarkēt. Kēta armiq tē interesit publik, do të trajtohen si armiqtë e shqiptarëve të ndershëm dhe do të marrin atë që meritojnë.

PD ka një plan për nxjerrjen e vendit nga kriza. Ai fillon me marrjen e qindra milionë eurove taksa të shqiptarëve nga xhepat dhe kontot e oligarkëve, me anullimin e kontratave korruptive dhe kthimin e këtyre parave te populli shqiptar.

Ne do t’i japim fund diskriminimit të fermerēve. Do tē zbatojmē prej ditës sonë të parë, skemën më të madhe të subvencionimitfamilje për familje të prodhimeve bujqësore dhe blegtorale. Lekët do të shkojnë direkt tek fermeri, jo tek grumbulluesit apo sekserët.

Do t’i japim fund hiles së madhe të ndryshimit të TVSH-së për prodhimet bujqësore. Duke hequr rimbursimin e TVSH-së, duke e kthyer atë nga 20 në 6%, Rama ka goditur direkt fermerët, duke ua ulur fitimin me 14%. Ne di ta anullojmē menjēherē kētē VKM korruptive.

Me subvencionimin 100 milionë euro në vit, fermerët shqiptarë do të jenë fermerët më të mbështetur nga qeveria, në krahasim me çdo fermer tjetër të Ballkanit. Ky është prioritet kyç i PD.

Beteja jonë nuk është vetēm për të larguar Edi Ramën, por pēr të varrosur fenomenin “Rama”, fenomenin e pushtetarit të korruptuar, të lidhur me krimin, që shkel dinjitetin e qytetarëve, shkatërron ekonominë, kap institucionet, për të pasuruar veten dhe një grusht njerëzish.

Beteja jonë do të bëjë të mundur ndryshimin e sistemit. Kjo do të thotë që të kemi një drejtësi me ligjin e barabartë për të gjithë, që të ndëshkojë politikanët e korruptuar e të lidhur me krimin

Ndryshim sistemi do të thotë që deputetët e ardhshëm të Kuvendit të Shqipërisë nuk do të përcaktohen më nga një njeri. Këta deputetë do të jenë prodhim i vullnetit qytetar. Ata do ta kenë fatin e lidhur me qytetarët. Do të jeni ju që do të përcaktoni kandidatët e ardhshëm të PD.

Vij sot këtu si kryetar i opozitës, por edhe si përfaqësues i mazhorancës së re tē shqiptarēve, të vendosur për ta larguar Edi Ramën dhe bandën e tij hajdute, për të çuar para drejtësisë politikanët e lidhur me krimin dhe oligarkët e korruptuar, për t’ju dhënë shqiptarëve një sistem rregullash, qē do t’ia japë pushtetin votuesit dhe qytetarit.

Ne jemi sot shumica dhe do të marshojmë drejt fitores për gjithë shqiptarët, fitores së vlerave, fitores së projektit tonë për ndryshim, fitores së drejtësisë së vërtetë, që nuk i mbron, por i ndëshkon politikanët e korruptuar, hajdutët që ju kanë zhvatur, që ju kanë robtuar dhe poshtëruar.

Ju premtova se 16 shkurti do ta ndajë me thikë historinë tonë të re dhe kështu po ndodh. Nuk ka e nuk do të ketë kthim pas, derisa së bashku ta shembim këtë regjim e të ndërtojmë sistemin e vërtetë të vlerave evropiane. Nuk ka e nuk do të ketë pazar apo kompromis mbi sakrificën tuaj.

Nuk ka e nuk do të ketë asnjë zgjidhje tjetër, përveç një zgjidhjeje të thellë politike, që do të bëjë të mundur që ëndrra e çdo të riu dhe shqiptari për një Shqipëri Evropiane, të bëhet realitet.” Sē bashku, nē mbremjen e sē shtunēs nē Tiranē. Ndryshimi po vjen!

TAKIMI I KRYETARIT TĒ PARTISĒ DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA, ME QYTETARĒT E RROGOZHINĒS

Nē njē takim entuziast me qytetarē tē Rrrogozhinēs, kryetari Basha tha se nē planin e PD, sistemi do tē vihet nē shērbim tē qytetarēve jo vetēm duke ulur taksat, çmimin e karburanteve, çmimin e energjisē elektrike, por edhe duke trajtuar si armiq tē popullit njē grusht oligarkēsh. “Ata janë armiqtë e shqiptarëve të ndershëm dhe do të marrin atë që meritojnë.”- tha Basha nē Rrogozhinē.

“Oligarkët shushunja, këta armiq të interest publik, banda e tyre që mban në këmbë pushtetin e Edi Ramës, e di fare mirë se çfarë e pret. Partia Demokratike ka një plan për nxjerrjen e vendit nga kriza dhe ai fillon me marrjen e qindra million eurove taksa të shqiptarëve nga xhepat dhe kontot e oligarkëve, me anullimin e kontratave korruptive dhe kthimin e këtyre parave te populli shqiptar.”

Kryetari i opozitēs shpjegoi nē Rrogozhinē planin e PD pēr mbēshtetjen financiare tē fermerēve nga qeveria dhe qēndrimin e PD pēr TVSH-nē ndaj prodhimeve bujqesore.

“Ne do t’i japim fund njëherë e mirë, diskriminimit të fermerit të Rrogozhinës, diskriminimit të fermerit shqiptar. Ne do të fillojmë prej ditës sonë të parë, skemën më të madhe të subvencionimit familje për familje, fermer për fermer, të prodhimeve bujqësore dhe blegtorale. Çdo prodhim bujqësor, drithëra, zarzavate, fruta perime, çdo prodhim blegtoral, do të subvencionohen nga shteti shqiptar nën qeverisjen e Partisë Demokratike, sipas modeleve europiane, sipas modeleve të suksesshme të rajonit.

Miqtë e mi, ne do ta bëjmë këtë pa hile.

Do ta bëjmë këtë, në rradhë të parë, duke mundësuar që lekët e subvencioneve të shkojnë drejtpërdrejtë tek fermeri, jo tek grumbulluesit, as tek sekserët dhe ndërmjetësit e tjerë.
Së dyti, ne do t’i japim fund hiles së madhe të ndryshimit të TVSH-së për prodhimet bujqësore. Fermerët mes jush, e dinë fare mirë se çfarë ka ndodhur. Duke hequr rimbursimin e TVSH-së, duke e kthyer atë nga 20 në 6 përqind, Edi Rama ka goditur drejtpërdrejt fermerët shqiptar, ju dhe prodhimet tuaja, sepse i ka lënë vetëm tre rrugë prodhimeve tuaja: Ose të përfundojnë në treg me çmim 14 përqind më të rritur, ose përpunuesi, grumbulluesi, apo vetë fermeri ta shesë me 14 përqind më pak në treg. Ose fermeri t’ia dërgojë grumbulluesit me 14 përqind më pak prodhimin bujqësor e blegtoral.

Pra, jua ka ulur me një VKM, me një të rënë të lapsit, jua ka hequr 14 përqind çmimin prodhimeve bujqësore.Ju ka ulur 14 përqind fitimin për çdo kg mollë, qepë, fasule, qumësht, mish, grurë apo misër, fermerëve shqiptarë. Pastaj, kur pa protestën e blegtorëve, ka shpallur se gjoja do të subvencionojë me 10 lek litrin e qumështit.

Shikoni çfarë hajdutërie! Jua ul me 14 përqind dhe pastaj premton se do të japë 10 lek. Si çdo premtim tjetër, edhe këtë premtim ai e ka një gënjeshtër, një mashtrim të vërtetë. “

Koha e besimit tek fjalët e Edi Ramës ka marrë fund prej kohësh. Askush nuk e beson më atë dhe bandën e tij hajdute.
Ndaj këtu nga Rrogozhina, dua ti drejtohem fermerëve të të gjithë Shqipërisë e t’ju them se jo vetëm që do ta anullojmë këtë VKM korruptive dhe rimbursimi do të jetë i plotë, 20 përqind, por ne do të mundësojmë përmes subvencioneve direkte për çdo fermer, që puna juaj dhe djersa juaj të mos kthehet mallkim për ju, të mos kthehet në borxhe për ju, të mos kthehet në varfëri për ju. Mos t’i lini tokat djerrë, mos ta derdhni qumështin nē rrugë dhe mos t’i shkulni pemët, por që çdo prodhim shqiptar të shitet me fitim për fermerët në tregun shqiptar dhe eksport.

Subvencionimi 100 milion euro në vit, do të bëjë të mundur që djersa e fermerit të Rrogozhinës, djersa e çdo fermeri shqiptar, të nderohet në treg dhe t’i japë familjeve që jetojnë me tokën dhe me blegtorinë, jo thjesht mbijetesën, por mirēqënien.
Me 100 milionë euro në vit, fermerët shqiptarë do të jenë fermerët më të mbështetur nga qeveria, në krahasim me çdo fermer tjetër të Ballkanit. Zotohem për këtë para jush.Ky është prioritet i Partisë Demokratike.”

Lulzim Basha u fokusua gjatē fjalēs sē tij nē shpunēsimin masiv tē shqiptarēve dhe largimin e rinisē pēr shkak tē masave antibiznes tē qeverisē sē Edi Ramēs.

“Ne do ta ndalim këtë gjëmë. Ne do të bëjmë të mundur përmes uljes së taksave, përmes taksës së sheshtë, sipërmarrjes shqiptare që të marrë frymë lirisht, të konkurrojë lirisht, të punojë, të prodhojë, të tregtojë, të krijojë vende pune me paga dinjitoze, për të punësuar jo vetëm prindërit, por edhe rininë shqiptare.”

Lideri i opozitēs tregoi nē ç’mēnyrē do t’u merren milionat e grabitura shqiptarēve nga pushtetarēt dhe oligarkēt.

“Shqipëria dhe Rrogozhina nuk janë të varfra, ato janë të vjedhura nga banda e Edi Ramës me një grusht oligarkësh gjakpirës. Ndaj, bashkë me largimin e kësaj qeverie bandë, ne do të largojmë edhe këta oligarkë, këta njerëz, të cilët janë bërë milionerë dhe miliarderë mbi gjakun dhe djersën e popullit shqiptar, asgjë e mirë për shqiptarët, por vetëm pasurim për ta, ndaj ju jap fjalën, se dita e ndryshimit të madh, nuk do të jetë thjesht dhe vetëm dita e largimit të Edi Ramës, por do tē jetë dita e llogarisë për oligarkët dhe oligarkinë. Pasuritë e vëna mbi gjakun dhe djersën tuaj do të konfiskohen, kontratat korruptive do të anullohen, duke nisur me kontratat e inceneratorëve të Arben Ahmetajt, të cilët helmojnë fëmijët e shqiptarëve për të pasuruar një grusht banditësh të korruptuar, duke vazhduar me koncesionet korruptive të rrugëve, miliarda euro të shqiptarëve që përfundojnë në xhepat e 5 njerëzve. Do t’i anullojmë këto kontrata, do t’ua kthejmë këto para qytetarëve shqiptarë.”

Njē nga çēshtjet qē u prit me mē shumē interes nga qytetarēt, ishte alternativa qē ofron PD pēr tē ndryshuar sistemin politik dhe mēnyrēn e qeverisjes, ku nē themel tē ndryshimit qēndron njē drejtēsi qē ndēshkon politikanēt e korruptuar dhe njē sistem, ku deputeti e ka tē lidhur fatin me qytetarin, jo me kryetarin e partisē.

“Beteja jonë nuk është thjesht dhe vetëm beteja për të larguar Edi Ramën, është betejë për të varrosur njëherë e mirë fenomenin e Edi Ramës, fenomenin e pushtetarit batakçi, pushetarit të korruptuar, pushtetarit të lidhur me krimin, pushtetarit që shkel dinjitetin e qytetarëve, shkatërron ekonominë, kap institucionet, dhunon të drejtat tuaja, futet në shtëpitë tuaja, në xhepat tuaja, në tavolinat tuaja, në shkollën e fëmijëve tuaj, për të pasuruar veten e tij dhe një grusht njerëzish.

Ky model do të marrë fund. Kjo lëvizje do t’i japë fund këtij modeli dhe do të parandalojë që kurrë më, në të ardhmen, asnjë njeri, asnjë grup, asnjë forcë politike të mos marrë peng Shqipërinë, demokracinë, institucionet dhe drejtësinë.

Për këtë arsye beteja jonë është një betejë shumë më e thellë, e cila do të bëjë të mundur ndryshimin e sistemit.

Ndryshimi i sistemit do të thotë që të kemi një drejtësi me ligjin e barabartë për të gjithë, ku t’i japim fund drejtësisë që mbron njerëzit e fortë, njerëzit e pushtetshëm, edhe kur ata kapen duke vjedhur, duke vjedhur milionat e shqiptarëve, duke vjedhur votat e shqiptarëve dhe që ndëshkon të pafajshmit, ndëshkon të pambrojturit dhe që përdoret si një shkop në kokën e atyre që mezi sigurojnë mbijetesën. Drejtësia, e cila do të çojë në burg politikanët e korruptuar dhe të lidhur me krimin, do të jetë ndryshimi i parë i sistemit.

Ndryshim sistemi do të thotë që deputetët e ardhshëm të Kuvendit të Shqipërisë nuk do të përcaktohen më në mënyrë misterioze, anonime apo vetëm nga një njeri. Këta deputetë do të jenë prodhim i vullnetit qytetar. Ata do ta kenë fatin e lidhur me qytetarët, ata do ta kenë fatin të lidhur me ju, ju do të jeni ata që do të përcaktoni kandidatët e ardhshëm të Partisë Demokratike, ju do të jeni ata që do të përcaktoni me votë deputetët e ardhshhëm të Kuvendit të Shqipërisë. Në këtë mënyrë, deputetët e ardhshëm në Kuvendin e ardhshëm të Republikës së Shqipërisë nuk do të jenë njerëz të cilët, pa emër, pa fytyrë, pa zë, ngrenë kartonin për të vjedhur me ligj ju, taksat tuaja dhe pasurinë e vendit. Nuk do të jenë njerëz të cilët do ta lidhin fatin e tyre me kryeministrin e radhës apo kryetarin e partisë. Fati i tyre do të lidhet vetëm me votuesin, vetëm me qytetarin, vetëm me ju. Do të garantojmë kështu, përmes këtij ndryshimi sistemi, që parlamenti të mos jetë noter i qeverisë, por të jetë përfaqësues i popullit, përfaqësues i qytetarëve, mbrojtës dhe promovues i interesit tuaj.”

Duke falenderuar qytetarēt e Rrogozhinēs pēr kurajon e bashkinit nē protestat mē qytetare dhe europiane kundër padrejtësisë dhe varfërisë, kryetari Basha premtoi se çdokush qē proteston do tē ketē nē krah PD.

“Unë vij sot këtu si kryetar i opozitës shqiptare, por vij, po kështu, siç e keni parë gjithësecili prej jush, edhe si përfaqësues i mazhorancës së re të popullit shqiptar, mazhorancës së re të shqiptarëve, të vendosur për ta larguar Edi Ramën dhe bandën e tij hajdute, për të çuar para drejtësisë politikanët e lidhur me krimin, bosët e krimit dhe oligarkët e korruptuar, për t’ju dhënë shqiptarëve një sistem rregullash, i cili, njëherë e përgjithmonë, do t’ia japë pushtetin votuesit dhe qytetarit të thjeshtë, siç është në Evropë, ku pushteti buron nga populli, qeveria është e popullit, për popullin dhe nga populli.

Ju e dini, e keni parë, e keni ndjerë. Ne jemi sot shumica dhe do të marshojmë drejt fitores për gjithë shqiptarët, fitores së vlerave, fitores së projektit tonë për ndryshim, fitores së drejtësisë së vërtetë, që nuk i mbron, por i ndëshkon politikanët e korruptuar, hajdutët që ju kanë zhvatur, që ju kanë robtuar dhe poshtëruar. Mos harroni, ky ndryshim i madh erdhi sepse u ngritët ju, u ngritën qytetarët. Ju përgjigjët thirrjes sime, thirrjes së opozitës me 16 shkurt.

Ju premtova se 16 shkurti do ta ndajë me thikë historinë tonë të re dhe kështu po ndodh. Nuk ka e nuk do të ketë kthim pas, derisa së bashku ta shembim këtë regjim e të ndërtojmë sistemin e vërtetë të vlerave evropiane. Nuk ka e nuk do të ketë pazar apo kompromis mbi sakrificën tuaj. Nuk ka e nuk do të ketë asnjë zgjidhje tjetër, përveç një zgjidhjeje të thellë politike, që do të bëjë të mundur që ëndrra e çdo të riu dhe çdo të reje të Rrogozhinës, ëndrra e çdo prindi të Rrogozhinës, ëndrra e pensionistëve, ëndrra e fermerëve, “Për një Shqipëri Evropiane”, të bëhet realitet.”

Lideri i opozitēs ftoi qytetarēt t’i bashkohen protestēs sē 13 Majit nē Tiranē.

“Mirënjohje për qëndresën tuaj, e cila, jam i bindur, do të vazhdojë, dhe një ftesë nga zemra, të bëheni pjesë e lumit të qytetarëve që do të derdhen në Tiranë mbrëmjen e të shtunës së ardhshme, në orën 18, në një tjetër bashkim të madh kombëtar forcash, mendjesh, zemrash. Pranvera sapo ka nisur, ndryshimi po vjen, falë jush dhe vendosmërisë së qytetarëve shqiptarë.”- u shpreh Kryetari i PD, Lulzim Basha.

“Dua të tregoj çfarë ndodhi para se të largohesha nga Real Madridi, por s’mundem”

Fabio Coentrao ka theksuar se shumë gjëra kishin ndodhur para se ai të largohej nga Real Madridi, të cilat, siç pohon ai, fatkeqësisht nuk mund t’i zbulojë.

Mbrojtësi portugez Coentrao i kaloi shtatë vite në Madrid dhe tani luan me Rio Ave në vendin e tij, transmeton Gazeta Express.

“Shumë gjëra ndodhën, dhe sikur të mund të shpjegoja se çfarë ndodhi më 31 gusht, do ta kuptonit edhe ju”, tha Coentrao.

“Do të doja të flas për këtë, ama fatkeqësisht nuk mundem”, shtoi ai.

Rio Ave është momentalisht në vendin e nëntë në Primeira Liga, me asnjë gjasë për t’u kualifikuar në garat evropiane por as për të rënë nga liga.

“Kam pasur karrierë të mrekullueshme, duke fituar shumë tituj dhe duke luajtur për klubet më të mira në botë, tani jam këtu fatmirësisht”, theksoi ai.

 

Basha: Pallate 10 katëshe brenda Universitetit Bujqësor, Veliaj mashtron për shkollën

Gjatë bashkëbisedimit me fermerë të Luzit të Vogël, kryetari i PD u ndal në nevojën që ka bujqësia për ekspertizë. “Kjo është emergjencë kombëtare, por jo për sejmenin e Ramës Erion Veliaj, i cili pasi u kap duke shmangur shtratin e Lanës për ndërtimet e trafikantit, tani po shkatërron investimin 50-vjeçar të Universitetit Bujqësor, për t’i hapur rrugën një lagjeje me pallate të reja 10-katëshe për oligarkët”-tha Basha.

Ne mund të eksportojmë edhe produktet tona bio, edhe mish, edhe domate, zarzavate, fruta. Por në radhë të parë të shikojmë se si mundet që ne të kapim tregun tonë, që prodhimet që blejnë shqiptarët të jenë prodhime tonat. Dhe për këtë na duhet ndihmë, na duhet ekspertizë, për të cilën ka një detyrë dhe përgjegjësi të veçantë shteti.

Është përgjegjësi e shtetit t’ju trajnojë, të financojë veterinerë, agronomë, dhe njerëz që ju ndihmojnë e orientojnë nga prodhimi më i suksesshëm për tregun.

Por ça ndodh? Në vend që të fuqizohet, i vetmi universitet bujqësor që ka vendi, në vend që të fuqizohen fakultetet e tij, veterinaria, agrobiznesi, ça bëjnë, shkojnë dhe për të vjedhë tokat e pronarëve aty – e keni pa çfarë bëhet apo jo – duan t’i marrin fidanishten dhe duan të prishin projektin e Universitetit Bujqësor të Kamzës. Shikoni çfarë banditësh kemi në krye.

Nuk mjaftohen që u kapën duke vjedhur tek Unaza e Re, nuk mjaftohen që u kapën duke prishë rrjedhën e Lanës, që ai trafikanti i drogës të ndërtonte 60 milionë euro pallate, por tani duan të prishin Universitetin.

Do ndërtoheshin aty dy fakultete të reja, por shkon ky sejmeni i Edi Ramës, i lavatriçes së pastrimit të parave të pisëta, Erion Veliaj, dhe thotë: do ta marr unë këtë tokën. 200-300 metra më andej, po ta shtyjë projektin e shkollës, mund të bëhet edhe shkolla, edhe të mos cënohet plani i universitetit, masterplan që e ka firmosur vetë kreu i qeverisë. Por jo. Sepse plani nuk është për shkollë.

Puna e shkollës ishte loja. Ai do të bëjë shkollën aty, që pastaj, në gjithë pjesën tjetër, të ndërtojë pallate 10-katëshe. Hajdutëri që shkatërron një investim 50-vjeçar, Universitetin Bujqësor të Kamzës. Padyshim që kjo duhet të marrë fund, kjo është emergjencë kombëtare. Asgjë nuk pret më. Koha nuk pret. Prandaj për këtë arsye duhet të ngrihemi të gjithë e të jemi të gjithë bashkë.

Izrael: Zgjedhje, sondazhe, liderë, perspektivat

Do të jenë rreth 6 milion izraelianët, me përjashtim të qytetarëve që banojnë jashtë vendit, të cilët më 9 prill, ditë e shpallur festë kinse për të favorizuar pjesëmarrjen në vitime, do të thirren që të shprehen me rastin e zgjedhje politike të parakohshme. Knesseti, parlamenti njëdhomësh i përbërë nga 120 ulëse, do të rinovohet për të 21-ën herë nga krijimi i tij. Partia apo koalicioni, me një prag hyrjeje të fiksuar në 3.25%, që do të arrinte të siguronte të paktën 61 vende do të fitonte mazhorancën absolute, duke udhëhequr atë që do të jetë qeveria e 35-të e historisë së Shtetit të Izraelit. Pjesëmarrja e arritur në zgjedhjet e fundit të mbajtura më 17 mars 2015 ka qenë 65.7%. Rezultatet nxorrën afirmimin e Likudit, partisë së qendrës së djathtë të Kryeministrit aktual Benjamin Netanyahu.

Situata: Siguria në krye të axhendës

Izraeli vjen në zgjedhjet e parakohshme me vetëdijen se cilado parti që do të drejtojë qeverinë e re nuk ka sesi të mos vendosë në krye të axhendës së saj temat e sigurisë së brendshme, me referime të natyrshme ndaj çështjes palestineze, dhe të sigurisë rajonale, të përfaqësuara nga kërcënimi shiit që nga Irani shtrihet në Liban, duke kaluar nëpër Siri në kurriz të Lartësive Golan, zonë me potencial të lartë strategjik dhe simbolik.

Rezultati i votimeve rezulton mjaft i paqartë, pasqyrë e një vendi i detyruar që të mbrojë identitetin e tij megjithëse duke ju dashur të rinovohet, në mos në ideologji, në planin e progresit teknologjik, ushtarak dhe shkencor. Elektorati është i vetëdijshëm se sot Izraeli, edhe prej politikës së guximshme të Kryeministrit në largim, përfaqëson një vend të fortë dhe të avancur, në rritje në planin e marrëdhënieve diplomatike, të dëshmuara nga raportet me Indinë, Brazilin, vendet e Azisë Qendrore e shumë shtete afrikane, dhe në posedim rezervash të konsiderueshme energjitike off shore (vendburimet Leviathan e Tamar), me tregues pozitivë makroekonomikë.

Por gjithë kësaj i mbivendoset një realitet shumë fetar, entropik, multietnik dhe gjithmonë në luftë me një armik ideologjik e fizik, që me shkallë të ndryshme, shërben si agregues dhe bashkues i shpirtërave dhe i tribùve të ndryshme të tij.

Sondazhet: Askush nuk do të ketë mazhorancën absolute

Sipas sondazheve të fundit parazgjedhore, lista “Blue and White” e ish Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të forcave të armatosura izraeliane Benny Gantz dhe e Yair Lapid, liderit të partisë së qendrës Yesh Atid, duhet të sigurojë vetëm 32 ulëse në Knesset, ndërsa Likudi i Netanyahu vetëm 28. Partia Laburiste do të fitonte vetëm 8 ulëse, duke konfirmuar një tendencë negative që zgjat prej të paktën një decade, akoma më shumë e amplifikuar nga paqartësitë e Avi Gabbay dhe dalja nga skena politike Tzipi Livni, figurë historike e progresizmit sionist.

Në terma të koalicioneve të mundshme, blloku i së djathtës nacionaliste, i drejtuar nga Likudi, do të arrinte ka shumë të ngjarë në 64 ulëse, falë mbështetjes së partive fetare dhe ultraortodokse, përfaqësues të kolonëve në Cisjordani, ndërsa koalicioni i drejtuar nga Gantz plus Partinë Laburiste dhe progresistët e Meretz, që në zgjedhjet e fundit nuk e kanë kaluar pragun, do të kishte 56 ulëse.

Parashikimet dhe procesi i formimit të qeverisë së re

Rezultati i votimeve i paqartë, mbi të cilin do të peshojnë vlerësimet e izraelianëve, pikërisht pak ditë pas lëshimit të papritur të raketave të ardhura nga Rripi i Gazës që kanë goditur, në distancën e 5 viteve, distriktin e Tel Avivit, seli e pothuajse të gjitha ambasadave të akredituara, dhe jo vetëm, si normë, rajonet jugore të territorit, gjithmonë të ekspozuara ndaj terrorizmit të Hamasit.

Kështu, më mirë të synohet në një sistem tashmë të kolauduar dhe në thelb fitimtar edhe në terma të përvojës dhe marrëdhënieve të “rënda” (Kryeministri Netanyahu ka takuar ditët e fundit Trump dhe Putinin), apo t’i drejtohet një projekti të ri që shikon tek Benny Gantz një interpretues të besueshëm të një periudhe të gjatë, edhe në arsye të procesit gjyqësor në pritje nga i cili Netanyahu domosdoshmërisht do të duhet të mbrohet?

Rezultati elektoral do të përfaqësojë një referim për kreun e shtetit Reuven Rivlin, i cili do të ketë në dispozicion 42 ditë nga mbyllja e kutive të votimit që të nisë konsultimet për t’ia caktuar detyrën e formimit të një ekzekutivi të ri një figure të individualizuar në politikanin me më shumë shanse që të sigurojë një mazhorancë të qëndrueshme. Nuk përjashtohet që të mund edhe të rikthehet sërish në votime, ndoshta në nëntor, në rast të një skenari ngërçi dhe paqartësie.

Megjithatë, duket më shumë e mundur që njëri midis Netanyahu dhe Gantz, me këtë të fundit të gatshëm që të pranojë në qeverinë e tij edhe partitë ultraortodokse, të cilave do të duhet bëjë lëshime të konsiderueshme jo të pëlqyeshme nga një pjesë e mirë e shoqërisë laike, që të arrijë të formojë një ekzekutiv, përbërja e të cilit do të kalojë prej mbështetjes së nevojshme të partive të vogla, me përjashtim të atyre arabe historikisht në opozitë.

Midis këtyre, peshën më të madhe mund ta ketë Zehut, partia e ekstremit të djathtë e Moshe Feiglin, ish zëdhënësit të Likudit, që e quan veten libertare. Zehut, në favor të aneksimit të Territoreve të Pushtuara dhe ndaj anullimit të Marrëveshjes së Oslos, ka future në programin e saj electoral legalizimin e kanabisit, duke e vendosur si kusht për mbështetjen e saj eventuale ndaj çdo koalicioni qeverisës.

Nga premisa të tilla rezutlon e qartë se 2019 paralajmërohet si një vit vendimtar për izraelianët. Por do të jetë domethënës edhe për bashkësinë ndërkombëtare, e thirrur që të dialogojë me një vend krenar, me rrënjë të lashta dhe, në të njëjtën kohë, ambicioz dhe i përparuar, në gjendje që të lëshojë edhe sondën e tij të parë hënore, të quajtur Bereshit, e cila përmban një kapsulë të kohës dixhitale me 50 milion faqe të tjera me të dhëna, midis të cilave Dhiata e Vjetër.

Përgatiti

ARMIN TIRANA

Shqipëria në këmbë për betejën e 13 Prillit, masat e forta të PD dhe mesazhi i Bashës

PD po përgatitet për protestën e madhe të 134 Prillit, e cila do të ketë një mesazh të fortë për qeverinë dhe kreun e saj në largim. Të gjitha strukturat e PD kanë nisur përgatitjet intensive për protestën e madhe e cila pritet të ketë pjesmarrje edhe më masive se protestat e mëparshme.

Kryetatri i PD, Lulzim Basha ka dhënë dhe porositë e tij për protestën Kombëtare që do të mbahet në datën 13 Prill, duke nisur nga ora 18:00. Në mbledhjen me dyer të mbyllura, burime bëjnë me dije se Basha ka kërkuar një pjesëmarrje sa më të madhe për protestën, duke thënë se mbështetja e qytetarëve do të duhet të përkthehet në vota.

“Për protestën e 13 Prillit duhet një organizim kapilar për ta patur pjesemarrjen edhe më të madhe se në dy protestat e tjera kombëtare. Kemi të gjithë situaten në favor, ne jemi de fakto shumicë. Që pas djegies së mandateve, PD ka nje rritje të menjëhershme edhe mes të pavendosurve. Jemi shumicë absolute në çdo sondazh të pavarur vendas dhe të huaj.

Duhet ta perkthejme sa me shoejt në vote këtë mbështetje të shqiptarëve. Për këtë arsye, pjesëmarrja e larte ne proteste ka nje rëndësi të jashtezakonshme. Kerkesa jone mbetet e pandryshueshm, largimi i Edi Ramës dhe qeveria tranzitore. Të shpjegojmë kudo në çdo takim qe ne jemi shumice dhe duhet ta tregojmë këtë”,mësohet të jetë shprehur Basha.

Kryemadhi paralajmëron Bochard me hapjen e dosjes: Bëj kujdes, para dhe seks…

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi u ka kërkuar ndërkombëtarëve të jenë të kujdesshëm duke mos future hundët në punët ë brendshme te vendit. Ish-deputetja u ndal sërisht tek ambasadori i OSBE-së, Bernard Borchardt.

Pas akuzave të bëra më 21 mars ndaj tij, kur tha se ‘unë nuk përgjigjem për njerëz të cilët e shikojnë Shqipërinë si parajsë të seksit dhe parasë’, ajo paralajmëroi perseri zyrtarin gjerman ne Tirane.

“Ai (Bernard Borchardt) ka probleme këtu, duhet të jetë shumë i kujdesshëm se po ti bëhet vettingu atij dhe ndonjë tjetri nuk dihet si del. Shqiptarët nuk janë qen dhe mace dhe të bëjë si të gojë ai, se këtu është buka dhe jeta e shqiptarëve, ai ikën dhe nuk e kthen më kokën pas.

Duhet të kenë kujdes ambasadorët kur flasin për shqiptarët se nuk janë Zot këtu. Meta, Rama dhe Basha e kanë tjetër gjuhën me ndërkombëtarët, ndërsa unë tjetër dhe do e coj deri në fund.

Nëse këta ambasadorët që po bëjnë xhiron e velinave të parlamentit, pasi futja e hundëve në punët e një shteti dhe ngatërrimi me segmente anti shqiptare është shumë e rrezikshme.

Ndërkombëtarët janë bërë qesharakë këtu. Kam shumë miq që janë ambasadorë, që janë shumë të mirë dhe pozitiv, por veprimet e 2-3 njerëzve që janë emocionalë u prishin punë”, deklaroi Kryemadhi në emisionin ‘Repolitix’.

Revolta tek Bregu i Lumit, banorët e Unazës së Re shkojnë në mbështetje të protestës

Bashkohet dhe fuqizohet revolta e banorëve të Bregut të Lumit, që po përleshen me Policinë sot për të mos lejuar shembjen e shtëpive të tyre.

Janë 204 familje që edhe pse janë dëmshpërblyer, nuk u janë dhënë paratë nga shteti dhe 37 të tjera që nuk janë legalilizuar, duke qënë vetëm 2 metër larg të tjerave.

Për këtë arsye, gratë në Bregun e Lumit sot i kanë dalë para fadromave dhe nuk kanë lejuar t’i afrohen shtëpive, ndërkohë që burrat kanë hipur në çatitë e shtëpive. Qindra policë me skafandra dhe mburoja janë përleshuar me ta sot, por nuk kanë arritur t’i largojnë nga shtëpitë.

Situata dramatatike që  nisi që nga ora 9:00 e këtij mëngjesi, tashmë po evolon: protestuesit e Astirit janë bashkuar dhe i janë drejtuar lagjes në Bregun e Lumit, ku njesoj si ata, po hidhen në rrugë nga shteti pa asnjë kompensim, dhjetra familje të tjera, kryesisht të shtresës më të varfër.

Situata te Bregu i Lumit është tensionuar ditën e sotme, ndërsa banorët po mundohen të mbrojnë shtëpitë e tyre, që rrezikojnë të shemben sipas një projekti të Bashkisë së Tiranës.

Disa dhjetra forca policore janë përleshur me banorët që kanë paralajmëruar se do të mbrojnë me çdo formë shtëpitë e tyre.

“Ne i kemi ndërtuar shtëpitë me gjak, ndërsa Veliaj merret me drogë. Këtu janë 38 shtëpi që rrezikojnë të shemben. Ju policët hiqni kapelet, kjo nuk është puna e juaj. Po zbatoni një ligj që nuk duhet zbatuar. Nuk jemi kundër projektit, por duhet të na dëmshpërblejnë”, shprehen banorët e Bregut të Lumit.

Berisha publikon skandalin: Oficeri i lidhur me trafikantët emërohet shef operacional në Forcat Detare

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari, i cili shkruan se, një person i quajtur Olsi Avduli, që ka lidhje me trafikantët është emëruar shef operacional në Forcat Detare.

“Avduli që ishte i lidhur me grupet kriminale ka qenë që bente planin e patrullimit të anijeve në dete në mënyrë të shmangte kapjen e zbulimin e gomoneve në dete”, thuhet në mesazh.

Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha

Në narkoshtet trafiku i drogës është meritë!

Lartësohet në detyrë Narkooficeri i Marinës që krijonte shtigjet e lira për kalimin e gomoneve! sb

Përshendetje. Ju uroj shendet. Dua të bëj një denoncim lidhur emerimet që bëjnë në strukturat drejtuse në forcat detare Olsi Avduli i vëllai policit Avduli që ishte i lidhur me grupet kriminale ka qenë që bente planin e patrullimit të anijeve në dete në mënyrë të shmangte kapjen e zbulimin e gomoneve në dete. Sot prap ai përson vazhdon në post akoma më lart, është shef operacional. Mos ndoshta është financimi i krimit në këto emerime.

Ky fakt doli nga biseda qe kisha këtë fundjavë me një mikun tim që punon në bazë. Ju lutem anonim sepse është shumë e rrezikshme. E di që vetem ju mund ta beni publike këtë rast