29.5 C
Tirana
E diel, 17 Gusht, 2025

Banorët e Unazës së Re: Më 13 prill fundi i Edi Ramës!

Ka filluar në këto momente protesta e ‘Unazës së Re”, kundër shembjes së banesave, protestë e cila ka hyrë në muajin e gjashtë të saj.

Në fjalën e tij, ish-deputeti demokrat Klevis Balliu, ndërsa u ka bërë thirrje banorëve t’i bashkohen protestës së madhe të opozitës që do të mbahet më datë 13 prill, nuk ka lënë pa komentuar edhe videon e fundit ku ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri doli duke kërcyer në një klub nate, edhe pse ka një mal me akuza për bashkëpunim për trafik droge në supe.

“Mirëmbrëma heronj të Unazës. Shikojeni pak në krahun e djathtë se si e ka bllokuar sot rrugën Policia. Po pse nuk i keni bllokuar në fillim, sepse e patë që banorët e “Unazës’ nuk i provokoni dot. Por a kishte gjë më të turpshme se ajo video që është shpërdarë në rrjetet sociale.

Një njeri që futi drogën në shkollat e fëmijëve tanë, shkon dhe na bredh klubeve të natës dhe na kërcen. Po pse kërcen? Sepse ka përgjime për Edi Ramën. Sepse nuk janë gjykatat që ata vendosin. Nuk ka se si të shpjegohet ndryshe, se si një njeri që rrezikon 20 vite burg gjen kohë dhe na del e kërcen. Ndërsa çunat tanë qëndrojnë në burg, kurse çuni i krimit, Saje Qorri kërcen në klube nate.

Drejtësia ka rënë në tokë, shteti ka rënë në tokë, dhe ju takon juve ta merrni situatën në dorë. Por kjo nuk ka se si të bëhët kur në krye të qeverisë është kumbari i krimit Edi Rama. Ndaj ju ftoj të gjithëvë më datë 13 për të marrë në dorë fatin e vendit”, tha Balliu.

Rama me antiplumb, në Kukës më shumë policë sesa karrige!

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka postuar në rrjet disa foto nga takimi i fundit i kryeministrit Edi Rama në Kukës, ku pati një angazhim shumë të madh të forcave të policisë, madje edhe të reparteve special RENEA.

“Shikoni o socialistë, në rast se ka mbetur farë e juaj në Shqiperi, se ku jeni katandisur”, shkruan Berisha në rrjet, duke postuar foto nga takimet e Ramës në Kukës.

Në një prej fotove, duket se kryeministri poshtë mban një jelek anti-plumb, ndërsa në një tjetër shfaqen efektivët e RENEA-s që janë angazhuar në mbrojtjen dhe sigurinë e Ramës.

Nuk mund të qëndrosh më kryeministër i një populli që të urren dhe e urren…

Edi PALOKA

Nuk mund te qendrosh me kryeminister i nje populli qe te urren dhe e urren.

Dje ne Kukes, edhe pse solle mijera forca, perfshi forcat speciale, u ngjeshe dhe me antiplumb dhe prape nuk guxove te ballafaqoheshe me qytetaret por mblodhe me detyrim administraten e deri nxenesit e shkollave me canta ne krah, per te zbrazur urrejtjen tende per shqiptaret.

Nuk te duan me, jo kuksianet por shumica e shqiptareve. Kjo nje njeri normal do ta bente te reflektonte por nje si ty e terbon.

Ndaj do vazhdosh edhe pak te zbrazesh urrejtjen dhe arrogancen tende ndaj qytetareve, sic ke bere ne gjithe Shqiperine e dje ne Kukes. Por nje gje eshte e sigurte, njerezit kane nevoje per nje qeverisje dhe nje kryeminister normal, prandaj po te perzene kudo qe shkon me bisht nder shale.

Jane qytetaret e vertete e normal te ketij vendi. Asnjeri prej tyre nuk eshte i droguar. I vetmi i droguar dje ne Kukes ishe ti Edvin…

Berisha publikon videon: “Surreli është gracka ku shpirti i hajnit kapet si laraska”

Ish-kryeministri Berisha, ka publikuar pak minuta më herët një video në të cilën, ka ironizuar përmes pamjeve dhe reagimeve spontane të kreut të qeverisë Edi Rama, se si ai ka dhënë deklarata kaq të ndryshme në kaq pak kohë.

Është sa komike aq edhe e trishtë mënyra se si Rama ka hedhur poshtë shumë nga gjërat që ka thëën vetë e më pas i ka faturuar tek bashkëshortja e tij, sic ndodh rëndomë në marrëdhëniet e tij me femrat. Dhe këtu ndryshim nuk ka bërë as bashëshrotja e tij, Linda Rama e cila ka investuar jo pak miliona në aferat e tij.

Statusi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha
Shikoni videon se si mashtron e perdridhet per burimin e parave per Sarajet e Surrelit me gjatesi themelesh 57 m dhe truall dhe oborr 5000 m 2 dhe te ndertuara pasi Rama kishte deklaruar ne vitin 2008 ne ILDKP vetem 2900 euro dhe 80 mije leke kursime! sb

Surreli eshte gracka ku shpirti i hajnit kapet si laraska.Shikoni videon se si mashtron e perdridhet per burimin e parave per Sarajet e Surrelit me gjatesi themelesh 57 m dhe truall dhe oborr 5000 m 2 dhe te ndertuara pasi Rama kishte deklaruar ne vitin 2008 ne ILDKP vetem 2900 euro dhe 80 mije leke kursime! sb

Gepostet von Sali Berisha am Samstag, 6. April 2019

Duke punuar të gjithë bashkë do ta bëjmë Autizmin të flasë…

Dr.Liri BERISHA
Presidente e Fondacionit “Fëmijët Shqiptarë”

Pse sot flitet kaq shumë për autizmin? Çfarë po ndodh sot në mbarë botën dhe tek ne kur statistikat rriten frikshëm çdo vit? 

Këto pyetje i bën me të drejtë gjithkush.
Po, autizmi ka ekzistuar dhe ka qënë po aq shqetësues sa kudo, ka ekzistuar prezent mes nesh, ka fjetur me ne, por nuk ka folur se ne nuk jemi ndjerë, e kemi fshehur atë, vetëm kemi qarë, ka gërvishtur brenda nesh shumë plagë, invalidizuar familje e shpirtra, duke e menduar se nuk do fliste e nuk do jetë më pjesë e jetës, deri sa e pranuam realitetin, filluam të kërkonim, tregonim dhe të reagonim.
Por, për të ardhur deri këtu është dashur shumë kohë.

Autizmi e ka gjetur të pa pregatitur shoqërinë tone. U desh të kapërcehen jo pak vite dhe brenda këtij harku kohor të ndryshojmë të gjithë ne sidomos në mendësi. Por kemi qënë dhe jemi koshient se rruga që kemi përpara mbetet e gjatë. Kuptuam se kjo rrugë nuk mund të bëhej vetëm dhe as në një ditë. Ajo nuk mund të bëhej pa median pa biznesin, prindërit, profesionistët, strukturat shtetërore, pa shoqërinë e mbi çdo gjë, pa miqtë tanë ndërkombëtar. Përpjekja për t’u ndërgjegjësuar ndaj këtij çrregullimi ishte nga detyrat më të vështira pasi kish të bënte me nevojën dhe transformimin e shpejtë e të domosdoshëm të qëndrimit të strukturave shtetërore dhe shoqërisë ndaj trajtimit të fëmijëve me nevoja të veçanta. 
Aty kupton sa e vështirë është përpjekja për ndërgjegjësim pasi shoqëria nuk ka të njëjtin nivel zhvillim. Ishte një përpjekje që fillonte për shumicën tonë nga gërma e parë e alfabetit.

Me keqardhje e them se e kemi kuptuar vonë dimensionin real të problemit dhe nevojën urgjente për ta ngritur zërin ndaj kësaj çështje enigmë.

Diagnoza se: -Po, fëmija juaj ka autizëm?
Është e vështirë të pranohet nga të gjithë prindërit e botës. Trauma e rëndë, zhgënjimi, revolta, hutimi, çorientimi i të gjithë familjes janë të pashmangshme. Ndjenja e dhimbjes, pasigurisë, frikës, shkatërrimi ekonomik rëndohet dhe vret kur shikon se si përballja me të panjohurën, jetojnë së bashku në një shoqëri që jo vetëm nuk e njihte fenomenin me emër Autizëm, por as e pranonte atë, e si rrjedhojë as nuk bëhej fjalë ta ndihmonte. Kjo ishte goditje direkte për fëmijët.
Përpjekja për të ndezur sinjalin e ndërgjegjësimit ndaj këtij çrregullimi ishte nga detyrat më të vështira, por dhe më të rëndësishmet pasi ka të bëjë me transformimin e shpejtë e të domosdoshëm të kujdesit ndaj fëmijëve me nevoja të veçanta.

Diskriminimi është një nga barrierat më të mëdha me të cilat përballen personat me çrregullime të spektrit autik.
Autizmi nuk zgjedh, ai nuk ka atdhe, por ka shenja, ka rrugë, ka labirinthe të cilat janë njëlloj në të gjithë botën, ndërsa vlerësimi, kujdesi, vëmendja për ta kuptuar dhe për t’u marr seriozisht me të është në dorë të shoqërisë.

Sipas statistikave që vijnë nga SHBA incidence në këto 20 vitet e fundit është rritur 7 herë dhe të dhënat zyrtare flasin se në 59 persona një i perket spektrit të autizmit. Kjo rritje mund të justifikohet edhe si një rritje e ndjeshmërisë së shoqërisë ndaj këtij çrregullimi, rritjes së kulturës shëndetësore, por dhe rritjes së shërbimeve, i diagnozave të shpejta me aparatura moderne, mbështetjes ekonomike. 

Autizmi nuk është sëmundje, por një çrregullim neurobiologjik i zhvillimit të trurit, që prek disa funksione të tij. Nuk mjekohet me ilaçe por kërkon diagnostikim të shpejtë, sa më të shpejtë dhe trajtim të përhershëm. Fëmijët me autizëm dallojnë nga njeri-tjetri pasi spektri është shumë i gjërë. Disa mezi kuptohen e të tjerë paraqiten dukshëm me shenjat dhe veprimet. Prek në raportin 1 : 4 më shumë djemtë se vajzat.Megjithëse shkenca ka vite që punon, akoma sot nuk njihen shkaqet e këtij çrregullimi.Hipoteza të shumta që rrëzojnë njera-tjetrën lidhen me ndikimin e ambjentit, ushqimit, vaksinave, etj. Studimet e bëra në drejtim të kimisë së trurit flasin për ndikimin e faktorit genetik, pra të një trashëgimie por jo nga brezi në brez.

Studimet e fundit tregojnë se ndërhyrja në kohën e duhur 18muaj-3vjeç me metodat përkatëse mund të shëroj plotësisht 10% të fëmijëve, ndërsa 95% shfaqin arritje të qëndrueshme, sigurisht në saje të një trajtimi të vazhdueshëm social dhe shëndetësor.

Sot bota njeh njerëz të suksesshëm me autizëm nga trajtimi, gjë që tregon se çdo mundim i prindërve ia vlen të bëhet pa hezitim,pa frikë dhe shpejt.Pikërisht qëndrat që sot funksionojnë në disa rrethe të vendit shërbejnë për aftësimin dhe integrimin e fëmijëve me spektër.Në këto qëndra përdoren metoda dhe programe bashkëkohore mjaft efiçente.

Kjo periudhë e kjo përpjekje na njohu me shumë prindër që dhimbja dhe zhgënjimi i largoi nga dëshirat e jetës, por dashuria prindërore, guximi, mençuria i bëri të dalin nga humnera, të ringrihen e të mos harrojnë misionin për të cilin kanë ardhur në jetë.Në sajë të sensibilizimit e trajtimit prindërit po ndryshojnë çdo ditë duke u shndëruar në aktor aktiv të këtij procesi.

Deri dje të heshtur e të mpirë nga dhimbja, sot kanë kuptuar se nuk duhet të çoroditen gjithë jetën nga dhimbja dhe të mos e lënë autizmin të bëhet qendra e gjithçkaje por pjesë e jetës së vështirë. Pas kaq vitesh janë kthyer në «avokat» e burim mbështetje, janë pjesë e grupimeve prindërore, lexojnë, shkruajnë, krijojnë, japin mendime dhe kthehen në lobues të zot deri në instancat më të larta, duke vënë në lëvizje politika të fjetura, shtyjnë përpara procese të mbetura në letër dhe i japin shoqërisë mesazhet e duhura.

Ne i kemi shërbyem së bashku këtij misioni.Kaluam nga konferenca e parë tek ngritja e qendrës së parë e në disa të tilla edhe në rrethe. Nga librat e parë tek përhapja e shërbimit nëpërmjet dvd në të gjithë vendin e mbi të gjitha tek perfeksionimi i shërbimit ndaj fëmijëve dhe prindërve me metodat më bashkëkohore. Çertifikuam një brez të tërë profesionistësh brenda dhe jashtë vendit. 

Konsoliduam një edukatë pune të pa shtruar më parë. Po mendojmë çdo ditë për ngritjen e një shërbimi rezidencial për këta fëmijë dhe lehtësimin e familjarëve. Pra, ngritëm modelin shqiptar të shërbimit ndaj autizmit. Arritëm të ngremë jo vetëm strehëza për këta fëmijë, por është ngritur nga themelet një shkollë e tërë, është hartuar një kurrikul arsimore, është ndërtuar një protokoll diagnoze, është çertifikuar një brez i tërë profesionistësh brenda dhe jashtë vendit. U konsolidua një edukatë pune që funksionon mirë dhe që përkthehet jo vetëm në punë për ne, por dhe në një ndërgjegjësim shoqëror masiv.

Dy qendrat rajonale të ngritura nga fondacioni në Farkë dhe Sauk si dhe në Elbasan, Korçë, Gjirokastër, Kukës funksionojnë si një strukturë që filloi t’u shërbejë fëmijëve atje ku ata jetojnë. Vënia në funksion e qendrave terapeutike ndihmon fëmijët të integrohen, të aftësohen për kopësht apo shkollë dhe kjo është arritja më e madhe kur sheh me kënaqësi se 80% e fëmijëve të trajtuar në këto qendra vazhdojnë shkollat, mësojnë të shfaqin prirjet dhe pasionet e tyre.

Të përpiqesh të ndryshosh jetën e fëmijëve me këtë fenomen së pari dhe mbi çdo gjë duhet ndryshuar mentaliteti i shoqërisë lidhur me qëndrimin ndaj kësaj dhimbje. Për këta fëmijë duhet të krijohen alternativa integrimi përmes arsimimit dhe krijimit të mundësive të veçanta në shkolla ku duhet të mirëpriten dhe shoqërohen edhe nga mësues mbështetës. Është e rëndësishme paisja e mësueseve me njohuritë e domosdoshme për të pasur të lehtë ndërtimin e marrëdhënjeve me këta fëmijë, por një stimulim është vlerësim dhe përgjegjshmëri ndaj tyre.

Arritje konsideroj madje shumë të rëndësishme qetësimin e prindërve, nënave, të cilat rehabilitohen së bashku me fëmijët e tyre.

Shqipëria në sajë të përpjekjeve serioze të fondacionit, u rendit që në vitin e parë në hartën botërore të vendeve që trajtojnë autizmin. U bëmë pjesë e Autizmit Global të shëndetit publik, GAPH ALBANIA.

Lidhja me organizatën më të madhe botërore Autizëm Speaks na dha mundësinë e pjesëmarrjes në shumë aktivitete por dhe na tregoi se rruga e bashkëpunimit është dhe mbetet ndihmesa më e madhe për këta fëmijë.

Në Dhjetor të 2010 firmosëm me 8 vendet e rajonit, projektin e bashkëpunimit rajonal kundër spektrit të autizmit, e cila kishte si qëllim identifikimin e sfidave të përbashkëta. Efektet e këtij partneriteti sollën antarsimin e fondacionit tonë si anëtar themelues i rrjetit të lidershipit për autizmin.

Përpjekjet e fondacionit kanë qenë të shumta e të vazhdueshme.Këtu dua të sjell në kujtesë kostifikimin e paketës së shërbimeve terapeutike të studiuar nga expert profesionist, të cilën e deklaruam 5 vite më parë në Ministrinë e Shëndetësise nga e cila morëm konfirmimin se do rimbursohej. Përfitimi do ishte mjaft inkurajues për fëmijët dhe prindërit, pasi ky shërbim do gjente shtrirje në të gjithë teritorin dhe do ndihmonte në ndërhyrjen e hershme.

Por,për fat të keq, çdo gjë mbeti në letër. Apo projekti dy vjeçar 2010-2012 midis universit të Konektikas me FFSH për depistimin e fëmijëve, krijonte mundësinë e futjes në skenë trajtimi të shumë fëmijëve, duke hapur rrugën e krijimit të statistikave tona kombëtare, i cili nuk gjeti mbështetjen e duhur nga institucionet shtetërore për t’u shtrirë në gjithë vendin. 

Moment vlerësimi për rezultatet e punës sonë ka qënë hapja e fushatës së 2 Prillit të vitit 2015 dhe lidhja direkte me sallën e OKB ku përfaqësues të Autizëm Spiks përcollën live mesazhet e ndërgjegjësimit nga sheshi Skenderbej i ndriçuar në blu. Pikërisht për ta bërë sa më të njohur fenomenin e autizmit OKB përcaktoi 2 Prillin si dita botërore e sensibilizimit, si ditë mbështetje, ditë shprese dhe besimi për familjet që jetojnë me këtë fenomen, por dhe si një ditë për t’i rikujtuar shoqërisë se ky fenomen duhet konsideruar si një sfidë për të gjithë ne.

Që herët u bëmë pjesë e fushatave ndërkombëtare të sensibilizimit të cilat veç ndriçimit blu si shenjë në të gjithë botën, si fondacion kemi ardhur me mënyrat tona origjinale si; inagurim qendrash, promovime librash të autorëve shkencëtar të kësaj fushe, konferenca kombëtare e ndërkombetare, dokumentarë, spote televizive, biseda e takime etj. Këtë 2 prill erdhëm me dy botime të reja. Këto janë dy libra të sponsorizuara nga raiffeisen bankë dhe telekomi.

I pari është një libër metodik. Libri ka këshilla dhe veprime praktike të dobishme që ndihmojnë prindërit të ushtrojnë terapinë në kushte shtëpie, ka ide të veçanta që nxisin zhvillimin e fëmijës. Libri shoqërohet me DVD ku çdo teknik e përshkruar në të është e konkretizuar me filmime duke shërbyer kështu si një program terapeutik autodidakt, si një risi në këtë drejtim e cila është në vazhdim studimi.

Libri i dytë u është përkushtuar prindërve që jetojnë me këtë çrregullim dhe titullohet: “Mesazh nga prindërit për prindërit”. Libër që përcjell mesazhe të forta e të ndjera nga jeta e tyre.

Edukimi dhe emancipimi i shoqërisë është hapi i parë drejt zgjidhjes se çdo shqetësimi. Fëmijët me këtë çrregullim janë si të gjithë fëmijët e tjerë, por janë të heshtur në botën e tyre që ne akoma nuk e njohim. Gjithçka që këta fëmijë kërkojnë pa fjalë, pa gjeste, në heshtje të plotë, por me një shpresë të flaktë është ndjeshmëria dhe mbështetja jonë. Sado të heshtur e anonim në vuajtje, për ta ne jemi familja e tyre e madhe që jo vetëm nuk duhet t’i lëmë, por të shohim përtej problemeve që ata kanë e të përpiqemi të gjejmë zgjidhje dhe kur të gjejmë këtë zgjidhje nuk fitojnë vetëm personat në fjalë, por dhe ne si individ, si qenie sociale, si shoqëri e emancipuar. Çdo njeri prej tyre duhet ta ndjej vehten si qytetar i një familje të madhe. Askush nuk duhet të ngelet pas në këtë përpjekje.

Duhet të njohim të drejtat që ata kanë, të zbulojmë potencialin apo prirjet që ndodhen brenda çdo fëmije dhe t’u japim shansin e integrimit brenda mundësive dhe aftësive. Këta si të gjithë fëmijët tanë meritojnë të gjitha mundësitë për t’u edukuar, punësuar dhe integruar. Po t’u japim dorën sot ata do jenë të pavarur nesër. Duke punuar të gjithë bashkë do ta bëjmë autizmin të flas.

Pamvarsisht dhimbjes e vuajtjes të jemi dinjitoz e të mos zvarritemi për ato që me ligj na takojnë. Të mos diskriminohemi e mos të paragjykohemi. Kjo shoqëri ka nevojë të mësojë nga mesazhet tona, nga zëri ynë, nga modeli ynë. Me keto modele ne vrasim indiferencën, përçmojmë diskriminimin, sfidojmë paragjykimet dhe do dimë si ta kthejnë vëmendjen drejt nesh.

E nëse keto modele sinkronizohen, forca e mesazheve që japim do jetë e fuqishme.
Është vërtetë e vështirë të jetosh me autizmin në familje, por është shumë më e vështirë dhe e pa kuptueshme të jetosh e të përballesh me një shoqëri autike që nuk të kupton. Prandaj është shumë e rëndësishme dhe e domosdoshme që të gjithë rreth këtij çrregullimi.

Të dimë aq sa të mos i lëndojmë,të dimë aq sa ne prindërit që Zoti na ka bekuar me fëmijë të shendetshëm t’u mësojmë fëmijëve tanë që shoqëria e shkollës apo ambjentit ka dhe të tillë fëmijë që duhen mbajtur pranë, që duhen ndihmuar dhe jo diskriminuar apo paragjykuar.

Për të mos folur pastaj për situatën e mësuesëve në shkolla që lë për të dëshiruar në një kohë që vet situatat kërkojnë mësues mbështetës dhe programe të veçanta.

Është shumë e rëndësishme dhe e domosdoshme që të mësojmë se si t’i përshtatemi ne këtij çrregullimi e të mos kërkojmë që ata të na përshtaten ne.

Nese nuk vazhdohet mbështetja për integrim ata destinohen të kalojnë në pikën zero atje ku ishin.

Të përpiqemi për ligje në favor të mbështetjes së tyre sociale, të mbahen hapur dyert e institucioneve për të dëgjuar hallet dhe problemet që ata kanë dhe të jemi jo vetëm mbështetja e tyre por dhe shpresa e tyre. Shoqëria konsiderohet e civilizuar kur krijon mundësi e kushte për të gjithë shtresat e saj. Të kesh fëmijë autik, sot nuk është një arsye për t’u ndjerë i pa shpresë, i turpëruar, i stigmatizuar, apo për t’u ndjerë njeri i pa hijshëm. Të gjitha këto sot shumëzohen me 0. Duke i lënë pas paragjykimet do mund të fitojmë mbi autizmin.

Lleshi nis reprezaliet në Kukës, procedohen 13 persona pse protestuan kundër Ramës!

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka nisur reprezaliet ndaj banorëve të Kukësit. 13 persona janë proceduar penalisht në gjëndje të lirë pasi morën pjesën në protestën kundër kryeministrit Edi Rama ditën e djeshme në Kukës.

Në njoftimin e policisë së Kukësit thuhet: Në lidhje me protestën e paligjshme, të zhvilluar më datë 05.04.2019, të organizuar nga subjekti politik PD Kukës e Has, në vendin e quajtur “Ura e Drinit të Zi” janë proceduar në gjendje të lirë 13 shtetas, të moshës nga 28 – 60 vjeç, nga Kukësi e Hasi.

Procedimi ndaj tyre filloi pasi, kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit, si dhe kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë së Shtetit.

Materialet për veprime të mëtejshme do t’i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

“E kuptuat o Kadrinjtë e Tiranës”/ Ironia therëse e Akademikut për vizitën e Ramës në Kukës

Akademiku i njohur Artan Fuga, përmes një ironie therëse, ndalet te fjalimi i kryeministrit Edi Rama në Kukës, një ditë më parë.

“Çfarë mbajta mend nga mitingu madhështor i Kukësit”, e titullon akademiku shënimin në Facebook, ku analizon fjalën e shefit të ekzekutivit.
Postimi i Fugës

Çfarë mbajta mend nga mitingu madhështor i Kukësit !
—————————

Zgjedhjet për bashkinë e Kukësit do t’i fitoka ekipi i futbollit.

Qëllimi i ekipit të ri bashkiak do të jetë të fitojë pastaj kampionatin e futbollit.

Do të ketë garë elektorale, por kjo do të jetë pa rivalë dhe pa konkurrentë se në fakt ç’e do opozitën!

Kemi bashkëqeverisjen.

Ne bëjmë çfarë duam, ju po patët vërejtje na i shkruani online se ne i marrim parasysh të gjitha. Kaq meritoni ju!

Populli i Kukësit duhet të ketë kujdes nga opozita se ajo do të sjelli Suden dhe piramidat financiare. Ububuja!

Dhe ndryshilmi i Bashkisë duhet se do të ndërtohet aeroporti i Kukësit një cerek ore larg atji të Rinasit, po firmat e ndërtimit të aeroportit i komandon qeveria, ndërsa Bashkia do të shohi si fluturojnë avionët imagjinarë.

Ju Kukësianët vrojtoni natë e ditë mbi aeroprtin a ka drita natën apo jo :

Fshati paska drita shumë,
thotë Hëna ç’duhem unë!

Kryetarin e Bashkisë nuk e solla unë, as lirinë, atë e gjeta mes jush, në shpatat dhe ushtat tuaja o luftëtarë të Krujës më falni të Kukësit që jeni në rrezik nga hordhitë e Mehmedit të Dytë!

Brohorimat tuaja në shkallët e stadiumit që ne do të ndërtojmë!

Jeta juaj do të kalojë në avione, stadiume dhe gondola me vela në liqen që vozisin si pulëbardha!

Dhe Kukësi ka pasur suksese të mëdha këto vitet e fundit. Vërtet ju rrahëm, por pranojmë se kemi bërë gabim. Ne ndryshojmë nga qeveria e mëparshme se ne ju rrahim dhe pasi ju rrahim ju themi : Na falni se ju rrahëm, kurse ata ju rrihnin dhe ju thoshin se ja u bëmë mirë që ju rrahëm.

Aeroporti duhet që çunat e Kukësit me ose pa letra në Londër të vijnë për ndonjë dasëm me avionë në Kukës.

Sipas kësaj logjike së shpejti do të kemi një aeroport në Kavajë për cunat e Kavajës që do të vijnë nga Italia për të pi raki, si edhe një aeroport edhe në Fushë – Krujë për cunat e Fushë – Krujës kur të vijnë nga Laçi me avion.

Dhe aeroporti do të zhvillojë zonën sepse në ndryshim nga veturat nuk do t’i vejë trarë për taksë rruge në ajër. Kështu Kosovari i Gjakovës do të shkojë në Prishtinë, aty do të marri avionin, që andej do të zbresë në Kukës, në Kukës do të pijë një kafe që do të jetë baza e zhvillimit të Kukësit, dhe prri një veturë me qira do të vijë me pushime në det.

Kukësi do të jetë një qytet i prosperuar mbështeturmbi tre sektorë bazë : Shitje kafesh, fitore ndeshjesh futbolli, turistë gjakovarë që do të vijnë me avionë në aeroportin e ri.

Një kafe me bisht në Kukës!

Ky do të jetë slogani i fushatës në 45 vjetët e tjera të pushtetit tonë që mbështetet në tre piramida : Futboll, firma ndërtimi dhe kafe me bish për ju!

Kukësi do të fitojë kampionatin dhe në Kukës do të vijnë të ndeshen skuadra europiane dhe numri i tifozëve do të bëjë të ndërtohen hotele të reja. Emri i tij nga skuadra e futbollit do të oshëtijë në të gjithë Europën dhe turistët do të vijnë për të gjuajtur peshk në liqenin e Fierzës.

Por për këtë duhet më shumë guxim sepse ka shumë burra që bëjnë sikur nuk i hapin telefonin grave të tyre, por në fakt bëjnë kot sepse kur shkojnë në shtëpi janë pula. E si mund të fitohet kampionati me këta burra tifozë?

Kreu i Dhomës së Tregtisë Britani-Shqipëri nderohet me “Çertifikatë Mirënjohje” në Afrikën e Jugut

Kreu i Dhomës së Tregtisë Britani-Shqipër, Zenel Hoxha është nderuar nga shteti i Afrikës së Jugut. me “Certifikatë Mirënjohje”. Lajmi për këtë vlerësim jepet nga vet z.Hoxha përmes një postimi në Facebook.
Ja postimi i Zenel Hoxhës në Facebook
Miq te nderuar, dëshiroj te ndaj me ju vlerësimin qe mora sot nga shteti i Afrikës Jugut, për kontributet ne vite ne mbështetje te lirisë dhe demokracisë te popullit te Afrikës Jugut.
Shpreh mirënjohjen e thelle për te gjithë ata qe vlerësojnë atë qe bej unë ne këtë jetë, e me këtë rast vlerësimet shkojnë te Qeveria Demokratike, Ambasada, stafi i saj dhe personalisht te SH.T.Z. Shirish Soni Ambasador i Republikës te Afrikës Jugut ne Romë.
Me poshtë është përkthimi i përmbajtjes te vlerësimit nga Shteti i Afrikës Jugut:
Certifikatë mirënjohje
Ne 100 Vjetorin e Nelson Mandeles, 2018
Zotit Zenel Hoxha
Konsull I Nderit
Me mirënjohje te thelle për kontributin tuaj
Ne ndërtimin e një Afrike te Jugut demokrate, pa dallim racial apo gjinie.
Me vlerësim te lart nga Shkëlqesia e Tij Ambasador Prof. Shirish Soni.
Dhe i gjithë ekipi i Ambasadës se Afrikës se Jugut ne Rome.

Shpërthen rrjeti ndaj Ramës: Kuksianët ta treguan vendin, të bënë…

Kryeministri Edi Rama, në vijim të turit të tij për “Bashkinë që duam”, ditën e djeshme ka qenë në qytetin e Kukësit, ku ka prezantuar Safet Gjicin , si kandidat për kryebashkiak.

Por edhe ky miting i organizuar nga Rama nuk kaloi pa përplasje. Simpatizantët e opozitës i zunë pritë dhe nuk e lejuan të hynte në qytet, por më pas Rama, përdori një tjetër formëduke u futur me helikopter.

Gjithsesi, banorët u nizën në këmbë drejt vendin ku Rama po zhvillonte takimin me zuyrtarët dhe të punësuarit duke e detyruar që të largohej nga takimi nga frika e përplasjes me qytetarët.

Në postimin e sotëm në rrjetet sociale një komentuese i shkruan se Kuksianët ja treguan vendin.
“Kukesjanet ta treguan vendin te bon me ik ne helikopter ne Kukes keta jane Kukesjanet”…

Disa nga debatet e Rames ne Facebook

Komentuese: Aeroporti i Kuksit eshte dhurat ti je nje hajdut qe vjeth taksat e shqiptarve edhe detyron administraten te vij e te degjoj perralla e te komentoj ne fb!

Rama: Dhurate nga kush xhan apo nga kazani ku ke zhytur koken, ndersa ketu komenton me kembe e s’di cfare flet?! Aeroporti Kukesit, ku deri me sot kane fluturuar vetem zogjte, do te ndertohet krejt i ri dhe do te kete 10 fluturime nderkombetare ne dite qe ta marresh vesh ti, ndersa kjo dhurata do rrafshohet komplet se nuk i duhet dreqit!
Per interes timin rrafshoj aeroportin? Po pse ca do bej aty shtepine time a si?! Hajde muhabet hajde, po s’ka gje, kur ta shohesh aeroportin e ri do te te vije zor nga vetja me keto llafe kot, ndersa shqiptaret mos i pergojo se te japin uje ne bisht te luges.

Komentues: Kukesjanet ta treguan vendin te bon me ik ne helikopter ne kukes keta jan Kukesjanet.

Rama: Ke te drejte shume, ata 100 qorra me kryetarin e bashkise ne krye qe bllokojne rrugen, duke kerkuar sherr jane kuksianet, kurse mijera burra e gra e vajza e djem, qe mblidhen per te me mirepritur s’jane kuksianet! Zoti ta prufte mbare se qenke mbrapsht krejt o mik.

Komentues: Po afrojne votat ereee kujdes popull mos mashtroheni me genjeshtat e asnjerit se jane gjithe njesoj, gjithe luftojne per karrige dhe nuk lahen dot gjoja me nje spital ose nje airoport qe eshte airoport luftarak e jo per neve.

Rama: hahhahahaha po aeroportin luftarak ku e gjete, se mire ato broqkullat e tjera i ke gjetur ne kazanin ku rri i zhytur me koke?! Jo o ti mik edhe Jim edhe Shaban, nuk do jete luftarak, do jete aeroport nderkombetar pasagjeresh, po ti vazhdo zhytur ne kazan se jetohet mire ashtu tralala zura nje gale.

Rrëshqet sërish Mustafai, ja çfarë thotë për gratë…

Mustafa Nano në emisionin e tij “Provokacija” preku “disa cene apo mendësi shqiptare”, ndër to dhe nderin e femrave që deri vonë është parë tek virgjëria. Kam ende për të thënë lidhur me armiqtë e mi që, me ç’mora vesh, janë armiq edhe për shumë të tjerë. Ka tipare të tjera të përbashkëta për ta, që janë:

Ata, pasi e dëgjojnë një herë këngën baftjar, baftjar, ti je i paparë, duan ta dëgjojnë për herë të dytë.

Ata thonë ejvallah në vend të faleminderit.

Ata e kritikojnë bashkinë e Tiranës që ka ngushtuar rrugët e makinave, sepse ka krijuar korsi biçikletash.

Ata thonë që dikush nuk mund të jetë gjeni, nëse nuk është njeri i mirë. Dhe nuk u shkon në mendje se nuk ka gjë më a-morale sesa gjenialiteti.

Ata duan ta kritikojnë ministrin e brendshëm, dhe në këtë funksion mbiemrin Lleshaj ia bëjnë leshi!!!!, apo, në një rast tjetër, duan ta shprehin mospajtimin me ndonjë ide të gabuar të Dashamir Shehit, dhe i përmendin atij pijen!!!! Në këtë rastin e dytë, armiku im është edhe, as më pak as më shumë…. Much Nano dora vetë. Mund t’i bëhemi edhe vetes armiq. Ndodh edhe kjo.

Ata, qofshin me opozitën, qofshin me maxhorancën, janë njësoj të gëzuar që opozita ka djegur mandatet.

Ata nuk e dinë se kush është Shtjefën Gjeçovi.

Atyre nuk ua heq njeri nga koka mendimin se ne shqiptarët jemi racë e zgjuar.

Ata, që besojnë se Zotit, që ka krijuar këtë univers të paanë, të përkryer, të jashtëzakonshëm, i cili përbëhet nga miliarda yje, planete, trupa të tjerë qiellorë, ata besojnë pra se këtij Zoti i ikën petlla, nëse pjesëtarët e gjinisë femërore të një soji sisorësh që e quajnë veten njerëz, në një qoshe të vogël të këtij universi që quhet Tokë, e zbulojnë pamjen e tyre apo çiftohen me pjesëtarët e gjinisë tjetër të të njëjtit soj para një momenti të caktuar. Ju ngatërrova, ë?

Po ua them me fjalë fare të varfëra: Ata besojnë se këtë Zot nuk e mban vendi nëse gratë nuk mbulohen apo nëse bëjnë seks para martese.

Ata nuk e kanë mendjen te besimi i tyre (kur janë besimtarë), por te besimi i të tjerëve, me fjalë të tjera nuk e kanë mendjen si të bëhen besimtarë të mirë, por si ta bëjnë gjithë botën të ketë të njëjtin besim me ta.

Ata hedhin pará në dasma; ca prej tyre, madje, i ngjisin lekët në ballë me pështymë dhe vallzojnë napolonin; që të jem i ndershëm me ju, nuk është se thjesht këta janë armiqtë e mij; edhe unë jam armiku i tyre. Duhet ta dinë. Mua më shumë ma shpifin ata që hedhin lekë në dasma sesa pamja e një thithëlope.

Ata kujtojnë se Laskarina Bubulina është emër ilaçi kundër gromësimave apo se Robert Shvartz është ndonjë futbollist i Werder Bremenit.

Ata janë me mendimin se turku nuk ishte pushtues.

Ata u gëzohen dështimeve të 30 viteve të fundit për një arsye të thjeshtë: këto dështime i shohin si alibi për enver hoxhën.

Ata nuk mbajnë mend se cila ka qenë mësuesja e tyre e parë.

Ata ngatërrojnë njeriun që rri vetëm me njeriun e vetmuar.

Për ata, një vajzë e pamartuar është një vajzë e pafat.

Ata janë të sigurtë se në historinë e shqipërisë Myslim Shyri vlen më tepër sesa Edith Durhami.

Ata, kur janë përballë dikujt që flet gegnisht, i kërkojnë këtij të fundit të flasë shqip.

Për ata, i vetmi rob në historinë e shqipërisë me mbiemrin Bogdani e ka emrin Erion, i vetmi me mbiemrin Jubani e ka emrin Eduard, i vetmi me mbiemrin Bumçi e ka emrin Aldo. I vetmi me mbiemrin Moisiu e ka emrin Alfred.