18.5 C
Tirana
E hënë, 18 Gusht, 2025

Shpërthen protesta edhe në Fier, banorët e Mbrostarit: Jemi të izoluar për shkak të bllokimit të rrugës

Banoret e Mbrostarit në Fier janë ngritur në protestë pasi thonë se, ndërtimi i Bypassit i ka bllokuar rrugën për të shkuar në banesa.

Janë 35 familje që kanë mbetur të izoluar për shkak të bllokimit të rrugës.

“Kjo është e vetmja rrugë, nuk ka rrugë tjetër. Nuk kalon asnjë makinë apo ambulancë. Kemi bërë shumë ankesa, por nuk na është dhënë zgjidhje”, u shprehën banorët.

Banorët paralajmërojnë se, do të përshkallëzojmë protestat deri në bllokimin e rrugës.

Deklarata e fortë e ish-ministrit: Shqipëria si Palermo e mafias, grupet kriminale lidhje me shtetin

Ish-ministri i Brendshëm në qeverinë e Fatos Nanos, Neritan Ceka e krahason situatën aktuale të krimit në Shqipëri me Palermon e viteve ‘50-60. Neritan Ceka shprehet për “Gazetën MAPO” se, nëse në Shqipëri do të jetë e njëjta situatë politike, atëherë rrezikohet që edhe situata kriminale të përkeqësohet.
Ish-ministri i Brendshëm ngre alarmin se bizneset në Shqipëri vijojnë të paguajnë gjoba, madje ky fenomen është shtuar. 

Z. Ceka a mund të na thoni si duket situata kriminale në Shqipëri, në syrin tuaj edhe si ish-ministër i Brendshëm?
Situata kriminale nuk mund të shkëputet nga e gjithë situata tjetër. Ka një raport të vazhdueshëm midis situatës politike, ekonomike dhe asaj kriminale. Pra, është një tregues që diçka nuk po shkon mirë në faktorët që e përcaktojnë, pikërisht te situata ekonomike dhe politike. Mekanikisht nuk duhet ta kërkojmë nga ministri që ndryshon dhe as nga policia që mbetet e njëjta. Nëse nuk ka një ndryshim pozitiv në situatën politike, rrezikojmë që situata kriminale të përkeqësohet.

Pse mendoni që është kaq i përhapur krimi në Shqipëri?
Përhapja e krimit është karakteristikë për të gjithë shoqëritë pas kaotike, mund të heqim paralele me Italinë e viteve ‘50-60, ku është përcaktuar nga dy faktorë kryesorë: Një zhvillim i shpejtë ekonomik dhe një rindarje e pasurisë, që nxit ambiciet dhe pasionet kriminale, organizimin e grupeve që duan të marrin pjesë në këtë ndarje ku akoma nuk janë vendosur rregullat e lojës, dhe kjo është ajo që ka ndodhur në Shqipëri pas vitit 1990. Dhe e dyta, nga një lidhje midis grupeve kriminale dhe partive politike, veçanërisht kur “lufta” mes partive politike ashpërsohet dhe këto parti angazhojnë në këtë luftë edhe grupet kriminale. Kjo e dyta është ajo që po ndodh sot në Shqipëri.

Është një forcim i aktivitetit kriminal dhe është padyshim i lidhur me ashpërsimin e luftës politike. Pra, në këto raste, shërbimi i fshehtë i Policisë, por edhe ai Shtetëror, paralizohet, informacioni nuk kalohet sepse nuk dihet çfarë lidhjesh kanë krerët e policisë me botën kriminale dhe shpeshherë shembuj që këto informacione dekonspirohet, natyrisht bëjnë që këto dy institucione të rëndësishme të mos funksionojnë. Po ashtu, ka edhe një tjetër pasiguri, që krijohet tek organet e zbatimit të ligjit, te Prokuroria dhe Gjykata, që gjithashtu kanë një stepje në pritje të përfundimit të betejës politike midis dy kampeve të mëdha.

Pra, fuqia e këtyre grupeve kriminale shkon deri në lidhje me shtetin…
Absolutisht, kjo që po ndodh është se grupet kriminale kanë lidhje me shtetin, edhe që organizmat shtetërorë që janë të angazhuar në luftë kundër krimit paralizohen, tërhiqen nga lufta, përveç rolit që luan vetë shteti në fuqizimin e grupeve kriminale që i ruan në ndeshjen me kundërshtarin.

A mendoni se ekziston ende fenomeni i gjobëvënies ndaj një biznesi në Shqipëri nga krimi?
Natyrisht që kjo ekziston. Në fakt dekonspirohet në rastet nga më banalet, kur i vendoset një dyqani apo biznesmeni, por mendoj që krimi nuk është shumë i interesuar për këto forma banale, të fitimit. Krimi është i interesuar për fitime të mëdha, kryesisht ata të drogës. Kalimi nga kultivimi dhe eksporti, në transit të drogës, i ka orientuar këto grupe dhe kjo duke nga vrasjet e vazhdueshme, është pothuajse një luftë e vërtetë e grupeve kriminale që na kujton Palermon. Pra kemi të njëjtat fenomene që ndodhin sot në Shqipëri, si pasardhëse të fenomeneve që kanë ndodhur. Natyrisht që radiografia e asaj që po ndodh në Shqipëri është krejt evidente.

Dje e përzunë me bisht ndër shalë, Rama nis hakmarrjen ndaj Kukësit

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar në Facebook, një mesazh për të cilin thotë se ia ka dërguar një qytetar nga Kukësi, i cili është shprehur se Edi Rama po hakmerret ndaj tyre pasi dje i bllokuan rrugën.

Në mesazhin që ka publikuar Berisha, thuhet se me urdhër të Edi Ramës është ndërprerë energjia elektrike në Kukës dhe në fshatrat përreth.

Denoncimi te Berisha
Edvin Kristaq Urrejtesi hakmerret ndaj Kukesit qe e percolli me bisht nen shale!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! sb

Mirembrema Z Berisha. Kryeministri Narko shtetit urdheron nderprerjen e energjise elektrike per Kukesin e fshatrat per rreth per hakmarrje vetem per hakmarrje Mer Shembull Maduron ne Venezuele . Nga fshati Shtiqen Kukes.

Ndërkohë, nga OSHEE, nuk ka asnjë njoftim lidhur me shkakun e ndërprerjes së energjisë elektrike.

Serbia, 170 milionë euro humbje nga taksa e “Ramushit”

Fatos SHALA

Janë bërë pesë muaj që kur Qeveria e Kosovës ka vendosur taksë për mallrat serbe dhe boshnjake. Më 21 nëntor të vitit të kaluar, Qeveria e Kosovës kishte marrë vendim që të vendosë taksë prej 100 për qind ndaj Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës, si kundërpërgjigje ndaj Serbisë për shkak të propagandës së saj të vazhdueshme kundër Kosovës.

Në Doganën e Kosovës kanë treguar se për këta 5 muaj Serbia ka humbur afro 175 milionë euro, për shkak të taksës së vendosur.
“Në pesë muaj, sa ka kaluar prej që është vendosur taksa 100% ndaj produkteve të Serbisë nga ana e Qeverisë së Kosovës, shteti ynë fqinj ka humbur rreth 175 milionë euro, krahasuar me importin që ky shtet ka bërë.

Krahasuar me tre muajt e parë të vitit të kaluar, Serbia kishte fituar nga vendi ynë rreth 100 milionë euro. Nëse marrim një krahasim mes periudhave të njëjta tremujore në vitet 2018 dhe 2019, vërejmë se në tre muajt e parë të vitit 2018 kemi pasur mbi 100 milionë euro importe, derisa këtë vit nuk kemi as një milion euro importe të produkteve”.

Në Dogana kanë treguar se Kosova ka rritur eksportin në vendet e tjera gjatë kësaj periudhe.
“Kemi pasur një rritje të eksporteve të produkteve të Kosovës. Nëse në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kemi pasur 96 milion kilogram produkte të eksportuara, tani kemi 108 milion kilogram produkte kosovare të eksportuara në vende të ndryshme të botës, duke përfshirë edhe Serbinë”.

Efektin e taksës 100% e kanë vërejtur edhe prodhuesit vendor. Edhe sipas njohësve të çështjeve ekonomike, taksa ka dhënë efektin e saj sa i përket zhvillimit ekonomik në vend. Të njëjtin mendim e ndajnë edhe qytetarët.

Por, pavarësisht vendosjes së taksës nga Qeveria, në Kosovë mallrat e Serbisë vazhdojnë të jenë prezentë.
Javë më parë ministri i Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikimit në Qeverinë e Serbisë, Rasim Lajiq, ka deklaruar se mallrat nga Serbia mund të hasen në gjithë Kosovën dhe se ato po arrijnë përmes rrugëve alternative.

Në lidhje me deklaratën e ministrit serb, Lajiq, ka reaguar edhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi.
Ai përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka thënë se një gjë të tillë e kishte paralajmëruar edhe në dhjetor të vitit të kaluar.

“Këtë e kam paralajmëruar në dhjetor. Në raste të tilla, fillon zbatimi i praktikave që në “zhargonin” e tregtisë ndërkombëtare, njihen si “tradecircumvention”. Efekti i taksës zbehet, nëse nuk ka kapacitetet inspektuese dhe impelementuese. Duhet veprime konkrete për luftim të kontrabandës dhe manipulime të mundshme me origjinën e mallit”, ka shkruar Rukiqi.

Të dhënat e Agjencisë Statistikore të Kosovës tregojnë se në dhjetor 2018, importet nga Serbia ishin vetëm 5 milionë euro, me një rënie drastike prej 88% në krahasim me të njëjtin muaj të një viti më parë.

Edhe në nëntor, në fund të të cilit hyri në fuqi taksa, importet nga Kosova u përgjysmuan, në rreth 15 milionë euro. Mesatarisht, Kosova importonte nga Serbia çdo muaj mallra me vlerë 30-40 milionë euro.

Kosova nga Serbia brenda një viti, së paku zyrtarisht, importon mallra në vlerë 400 milionë euro, por eksporton vetëm rreth 40 milionë euro për në serbi. Kosova ka vendosur taksën prej 10% më 6 nëntor për mallrat nga Serbia dhe më pas e ka rritur atë më 21 nëntor në 100%.

Që nga vendosja e taksës ndaj mallrave serbe është bllokuar edhe dialogu Kosovë-Serbi, pasi që pala serbe po e kushtëzon vazhdimin e dialogut me heqjen ose pezullimin e taksës mirëpo, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, po vazhdon të këmbëngulë se taksa do të hiqet vetëm kur Serbia e Bonja të njohin pavarësinë e Kosovës.

Shfuqizim apo pezullim të taksës ka kërkuar edhe Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës në mënyrë që të vazhdohet dialogu Kosovë-Serbi.

“Monitor”

Fotot e shtetrrethimit të Kukësit, Rama shkoi për vizitë por banorët e përzunë me bisht ndër shalë

Kryeministri Edi Rama ka vizituar ditën e sotme qytetin e Kukësit, por ajo që ra në sy, ishte se në takim kishte më shumë policë të forcave speciale, se qytetarë.

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka postuar edhe një foto-album, ku tregohet numri i lartë i policëve që morën pjesë në antimitingun e Ramës.

Ja çfarë shkruan ish-Kryeministri Berisha
Nje album nga shtetrrethimi i Kukesit per antimitingun e Edvin Kristaq Urrejtesit. Nderim qytetareve te Kukesit qe i kallen atij daten. sb

Ish-deputeti thirrje buxhetorëve: Mos e harroni këtë tallje të Kryeministrit!

Bardh SPAHIA

Kryeministri gaztor tallet me punonjësit buxhetorë, të cilëve u kishte premtuar rritje pagash! Të gjithë e kujtojmë se si tetorin e kaluar, kur po përgatitej buxheti i vitit 2019, Edi Rama për javë të tëra u mburrej shqiptarëve se më në fund, pas 6 vitesh në pushtet, do rriste pagat për mësuesit, mjekët, ushtarakët e zyrtarët diplomatë.

Por rritja ishte me hile, e nuk bëhej në nisje të vitit buxhetor, në janar, por në tremujorin e dytë të vitit, në Prill. Prilli nisi por kryeministri mashtrues e mburravec heshte. Pas denoncimit të PD, ministrja e financave njofton përmes Facebook-ut, se pagat do rriten prej 1 Prillit, “sikurse është bërë e ditur gjatë proçesit të miratimit të Buxhetit 2019”.

Edhe pse kishte patur një mbledhje qeverie, asnjë vendim për rritjen e pagave nuk u bë publik, por kryeministri që i konsideron dele qytetarët e vet (të djathtë e të majtë në këtë rast), mendon se me një deklaratë Facebooku, do zëvendësojë aktin e munguar, një vendim të Këshillit të Ministrave që ka fuqi ligjore.

Shqiptarët nuk e meritojnë një kryeministër kaq të papërgjegjshëm, që tallet kaq hapur, jo thjesht me cfarë u premton, por me atë që u takon punonjësve buxhetorë.

Mashtrimi dhe fasada janë themeli prej kartoni i pushtetit të këtij kryeministri që duhet larguar sa më parë! Sa më shpejt, aq më mirë!

#MashtruesKryeminister

Video/ Poroshenko duke bërë testin e drogës, po Rama pse refuzon?

Presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko, që po kandidon për një tjetër mandat përballë komedianit Volodymyr Zelenskiy, zhvilloi sot një test droge dhe alkooli të transmetuar në televizion. Komediani Zelenskiy fitoi më shumë vota në raundin e parë të zgjedhjeve ndërsa zoti Poroshenko thotë se zgjedhja e tij përbën kërcënim për sigurinë e vendit. Kërkesa që kandidatët t’i nënshtrohen testit të drogës erdhi nga kandidati Zelenskiy i cili i bëri analizat e gjakut në një laborator mjekësor privat.

Presidenti Poroshenko u nënshtrohet analizave për drogë dhe alkool

Presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko, që po kandidon për një tjetër mandat përballë komedianit Volodymyr Zelenskiy, zhvilloi sot një test droge dhe alkooli të transmetuar në televizion. Komediani Zelenskiy fitoi më shumë vota në raundin e parë të zgjedhjeve ndërsa zoti Poroshenko thotë se zgjedhja e tij përbën kërcënim për sigurinë e vendit. Kërkesa që kandidatët t’i nënshtrohen testit të drogës erdhi nga kandidati Zelenskiy i cili i bëri analizat e gjakut në një laborator mjekësor privat.

Gepostet von VOA – Zëri i Amerikës am Freitag, 5. April 2019

“Vallja kuksiane” e Ramës

Kleves BITRO

Kuksianët arritën edhe një herë atë që ndodhi kur dogjën kabinat e pagesës së taksave që padrejtësisht u ngarkonte mbi kurriz Edi Rama. Në një qëndresë shpresdhënëse dhe shumë ngulmuese, ata detyruan Kryeministrin të hedhë këmbët sipas valles së famshme kuksiane.

Edi Rama edhe pse i shoqëruar me forca të Reneas(tashmë është bërë normalitet kjo) nuk ka mundur të qëndrojë në Kukës më shumë se 30 minuta. Madje aq e pazakontë ka qenë sjellja e tij në Kukës, ku edhe Top Kanali i tij i preferuar në kronikat e para të orës 15:00 nuk mundi të japë Ramën duke folur në aeroportin e Kukësit, pasi Kryeministri jo vetëm mbërriti me vonesë dhe me rrugë ajrore në Kukës, por nuk mundi të mbajë fjalën e tij të programuar me stërzgjatje e pallavra për investime dhe e shkurtoi atë në më pak se 20 minuta.

Kuksianët e detyruan kështu që edhe njëherë të flasë më pak e të ikë me shpejt sipas barcoletës që ka plas në Kukës, “avioni afër, faqja e bardhë”. Duke qenë se e gjithë opozita është angazhuar në një përpjekje të madhe demonstrative kundër Kryeministrit, por ende nuk ka arritur të marë rezultatin e pritur, dhe kuksianët vetëm me një marshim kurajoz për t’i uruar “Mirëseardhjen” Ramës, arritën të frikësojnë numrin një të qeverisë në pak orë, unë zgjedh për një ditë të jem nënshtetas i Bashkisë Kukës, sepse sot kuksianët kanë plotësuar në masë të madhe pritshmëritë e cdo opozitari mbi sjelljen që duhet të tregojmë ndaj Ramës.

Ky Kryeministër fatkeqësisht nuk mund të largohet as me fjalime të bukura para Kuvendit, as me protesta që numërojnë njerëz që dalin se duhet të dalin e të jenë në rregull me mbikqyrësit e opozitës, por as me pjesmarrje masive të qytetarëve që u bashkohen një mijë e një arsyeve që kanë njerëzit për të qenë në shesh kundër Edi Ramës.

Manualin se si dëgjon dhe reagon Rama e ka dhënë sërish Kukësi. Edi Rama ka frikë vetëm nga njerëz të egërsuar e të vendosur që ta kërkojnë për ta zënë kudo që e gjejnë. Fatkeqësisht Rama ka thënë në Kukës një të vërtetë që me ato grumbullime para Kuvendit mua nuk më rrëzoni dot.

Nëse protestuesit para Kuvendit nuk udhëhiqen në vijën e parë të përpjekjes për të marshuar përmes kordonëve të policisë nga vetë Lulzim Basha, atëherë askush nuk do të guxojë të ndeshet me narkopolicinë. Dhe kuksianët e kanë të provuar formulën e largimit të Ramës dhe uljen e tij në bisedime.

Opozita thjesht duhet ta marë si manual e ta verë në përdorim në protestat e saj që të ketë sukses. Rasti i Zaevit në Maqedo,i që u priu vetë turmave duke hyrë në Parlament dhe duke vuajtur edhe pasojat sigurisht, që ishin goditjet dhe rrahjet nga shkopinjtë dhe grushtat e poilicëve apo njerëzve të pushtetit, janë realitet i afërt dhe nuk ka pse të bëhen shpikje se si largohet një Kryeministër arrogant.

Kur thuhet dhëmb për dhëmb duhet të ketë një kuptim, një limit, një afat, një ultimatum. Ndryshe fatkeqësisht nuk ka rezultate të mbara.Ndaj edhe kuksianët që e kanë kuptuar si të flasin me Ramën e kanë detyruar që të hedhë vallen e tyre të Kukësit. Qytetarët e Kukësit sa më shumë e legenosin Ramën aq më shumë ky i fundit përpiqet ta mbajë mirë me ta.

Sa më shumë i bërtasin ata, aman u thotë ky. Sa më shumë e urrejnë dhe e shajnë nga robtë aq më shumë ul kokën Rama. Atëherë pse nuk merret ky model efikas edhe nga bashkëorganizatorët e protestave të opozitës?

Djemtë e Kukësit që kanë zaptuar tashmë edhe Anglinë ia kanë cuar këngën që këndohet në Londër me cifteli për Edi Ramën. Është bërë virale në internet ajo video e kuksianëve të Londrës se cfarë i thonë Ramës troc e pa pullë të kuqe.

Ndaj edhe Rama detyrohet të bëjë gjoja shaka me djemtë e kukësit nga Londra që do shkojnë më shpejt nga aeroporti I Kukësit. Ndaj preferoj që sot të jem nënshtetas kukësian. Sa më shumë të përqafpojmë modelin kuksian të “dialogut” me Edi Rëmën aq më shpejt Kryeministri do dëgjojë daullet e opozitës. Në të kundërt, kam frikë se koha e Rama ik do zgjasë ca…

Rama do inaguronte punimet në aeroportin e Kukësit, por sapo ai ja mbathi, ikën edhe kamionët

Që qeveria e Edi Ramës është e bazuar vetëm në propagandë dhe jo në punë, investime dhe vepra konkrete nuk është gjë e re.

Vizita e sotme në Kukës e ka rikonfirmuar edhe njëhërë këtë fakt.

Sapo Edi Rama ka mbyllur takimin 20 minutësh në aeroportin e Kukësit, dhe është larguar me helikopter nga frika e përballjes me qytetarët që po e rrethonin, janë larguar edhe kamionët dhe mjetet e tjera motorike, të cilat supozoheshin të fillonin punën për ndërtimin e aeroportit.

Normalisht automjetet e rënda duhet të qëndronin në Kukës, por fakti që ato u larguan menjëherë pasi iku Rama tregon se janë dërguar atje thjesht për propagandë.

Pak a shumë e njëjta gjë që ndodh me ‘veprat e mëdha’ të Ramës, të cilët njerëzit i shohin vetëm nëpër video HD, por që nuk i gëzojnë asnjëherë në realitet.

Më poshtë keni një video të publikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha bashkë me postimin më poshtë:
Iku me bisht nen shale Edvini dhe mbas tij iken dhe makinerite parade qe kishte mbledhur per te mashtruar qytetaret. Sb

Iku me bisht nen shale Edvini dhe mbas tij iken dhe makinerite parade qe kishte mbledhur per te mashtruar qytetaret. sb

Gepostet von Sali Berisha am Freitag, 5. April 2019

Deklarata e Gjeneralit: Xhaçka me Lalën mbyllen me orë të tëra në hotel ku vendosin për…

Ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Xhemal Gjunkshi, duke folur për situatën politike në vend por edhe situatën në Dibër, e konsideruar si një nga zonat ku janë blerë më së shumti votat, tha se Edi Rama nuk pyetet më në këtë qark se edhe situatën në dorë e ka marrë krimi.

Gjunkshi bëri deklarata të forta nga studio e Faxneës, duke thënë se ligjin në Dibër e bën Ymer Lala dhe ministrja Xhaçka që sipas tij rri me orë të tëra me të në hotel, duke i detyruar drejtorët ti ngjisë një e nga një te ai.

“Është një person që bën ligjin në Dibër, quhet Ymer Lala dhe drejton gjithçka, është një ministre e Mbrojtjes Olta Xhaçka që rri me orë të tëra me të në hotel dhe i ngjesin drejtorët një nga një lart. Nuk ka Parti Socialiste, më vjen keq. Edhe socialistët e ndershëm të Dibrës e dinë shumë mirë. Për çfarë mund të shkojmë ne në zgjedhje. Këtij kryeministri i duhet thënë stop, sepse është në gjendje të bëjë çdo lloj pazari në interes të ruajtjes së pushtetit.

Janë bërë ndryshime në Polici, pse nuk u ndryshuan në këtë qytet. Janë prej 5 vitesh të njëjtën që e mbollën drogën, e shitën atë dhe bëjnë ligjin. Sot në Dibër nuk drejton Edi Rama, atje ligjin e bën Ymer Lala, kontrollon policinë, gjykatën prokurorinë, askush nuk e pyet Ramën në Dibër”. Thotë Gjunkshi.

Për ish-deputetin e Partisë Demokratike, protesta e Opozitës do të vazhdojë deri në gjunjëzimin e plotë të kësaj qeverie.
“Pas gjithë këtyre shqetësime që ngritëm dhe ku askush nuk na dëgjonte u detyruam që ti digjnim mandatet. Ishte një formë reagimi ndaj arrogancës së qeverisë ndaj kërkesave dhe projektligjeve që ne propozuam duke mos i përfillur.

E kam thënë kudo dhe me këdo që policia e Shtetit është kapur nga krimi, se ky vend është mbjellur me drogë, e ka pranuar edhe vetë ish-ministri Xhafaj, por askush nuk ndërmerrte asnjë hap për ta ndryshuar situatën. Ne do ti vijojmë protestat deri në rrëzimin e Edi Ramës, sepse vetëm përmes tyre mund ta gjunjëzojmë këtë qeveri arrogante”, tha Gjunkshi.