31.5 C
Tirana
E hënë, 18 Gusht, 2025

Protesta, nesër në orën 9:30 rrethohet Parlamenti

Nesër do të jetë proteasta e radhës e opozitës para Parlamentit. Protesta do të fillojë në orën 09:30 para Kuvendit të Shqipërisë, ndërsa në orën 10:00 është parashikuar që të nisë seanca parlamentare.
Opozita ka paralajmëruar që do të mbajë protesta çdo ditë që do të ketë seancë parlamentare.

Protesta paraardhëse u mbajt të enjten e 21 marsit, ku policia procedoi 29 persona, 6 prej të cilëve u arrestuan. Megjithatë, qytetarët kanë paralajmëruar se do të mblidhen në protestë dhe nuk i tremben presionit të qeverisë dhe arrestimeve politike.

Berisha: Banorët e Astirit e gdhijnë në protestë para narkopolicisë së Sandër Kimikut

Ish-Kryeministri Berisha ka reaguar për arrestimin e një familjeje të tërë në zonën e Astirit si hakmarrje pse protestojnë prej 5 muajsh për mbrojtjene banesës së tyre. Berishapublikon një video ku duken banorët që qëndrojnë para Drejtorisë së Policisë përgjatë gjithë natës duke ëkrkuar lirimin e 7 protestuesve.
Postimi i ish-Kryeministrit Berisha
Qendrestaret e Astirit e gdhijne ne proteste para drejtorise se Narko Policise.
Narko policia e Edvinit dhe Vasal Kimikut te tij arrestojne ne hakmarje primitive nje familje te tere edhe te mitur.
Dritan Çejku
Altin Çejku
ADRIATIK Çejku
Hekuran Çejku
Defrim Çejku
Gzim Çejku 15 vjeç
Qemal Çejku
Jane te gjithe te nje familje! sb

Qendrestaret e Astirit e gdhijne ne proteste para drejtorise se Narko Policise.Narko policia e Edvinit dhe Vasal Kimikut te tij arrestojne ne hakmarje primitive nje familje te tere edhe te mitur.Dritan ÇejkuAltin ÇejkuADRIATIK ÇejkuHekuran ÇejkuDefrim ÇejkuGzim Çejku 15 vjeçQemal ÇejkuJane te gjithe te nje familje! sb

Gepostet von Sali Berisha am Mittwoch, 27. März 2019

Ish-deputeti i PS: Të hetohet Edi Rama, është kreu i kartelit!

Ish-deputeti i Partisë Socialiste dhe ish-miku i ngushtë i Edi Ramës, sot në opozitë të fortë me atë, Koço Kokëdhima, ka komentuar nisjen e gjyqit ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, por njëkohësisht kërkon hetim edhe për kryeministrin. Sipas Kokëdhimës, Rama duhet të hetohet si kreu i kartelit të drogës që u instalua në Shqipëri nën qeverisjen e tij.
“Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi dje që dosja voluminoze e prokurorisë kundër ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, të kalojë për gjykim. Prej tre vitesh ZGJIDHJA ka kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës, sepse ai është modeli i kryeministrit që ndërhyn personalisht dhe bën presion mbi çdo gjykatës e prokuror. Ai duhet të hetohet sepse ka udhëhequr kartelin e drogës, bashkë me Tahirin”, shkruan Koço Kokëdhima.

Tahiri kërcënon Ramën: S’e ke të lehtë të më bësh kurban
Ish-ministri i Brendshëm ka kërcënuar përmes një mesazhi të koduar direkt Ramën pas 8 orëve të procesit të seancës së parë të gjykimit ndaj tij. “Nuk është e kollajtë të bëhem unë kurbani”. Mesazhi është mjaft i qartë.
Tahiri kërcënohet për mbjelljen e vendit me drogë gjatë kohës që ai ishte ministër i Brendshëm dhe lidhjet me grupin e Habilajve. Përmes paralajmërimit të lëshuar pas gjyqit, Tahiri ka bërë të qartë se ai nuk do të lejojë që Rama ta bëjë kurban për të shpëtuar veten.
Prej kohësh Tahiri e shantazhon Ramën dhe kjo nuk është e qartë se pas këtyre shantazheve qëndrojnë prova që Tahiri nuk i ka bërë ende publike, por që paralajmëron se mund ti nxjerrë ato në rast se i rrezikohet liria e tij.
Ndaj ai po kërcënon direkt Ramën duke i kërkuar që të mbyllë procesin gjyqësor dhe ta nxjerrë atë të pafajshëm. Lufta e mafias brenda PS pritet të marrë përmasa të tjera gjatë ditëve dhe seancave të ardhshme gjyqësore.

Ajo që dihet deri tani është se Rama është i frikësuar nga Tahiri, çfarë ka bërë që ai të mos lejojë arrestimin e tij.
Saimir Tahiri është i pari zyrtar i nivelit kaq të lartë që do të përballet në një proces gjyqësor me dy akuza tepër të rënda, trafikimin e narkotikëve të kryer në bashkëpunim, në formë të posaçme të grupit të strukturuar kriminal, si dhe korrupsionin pasiv të funksionarëve të lartë shtetëror.
Në një deklaratë për mediat, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri pas mbarimit të senacës maratonë te Krimet e Rënda, që e çoi për gjykim dosjen e tij është pyetur nëse e ndien veten të bërë kurban nga politika.
Tahiri ka thënë se nuk e ndien veten të tillë, ndërsa shtoi se nuk është e kollajtë që ai të bëhet “kurban”. “Nuk e ndjej veten asgjë nga ajo që ju thatë. Di të them që drejtësia i ka shumë borxhe njerzëve. Në këtë vend në 25 vite kanë qeverisur njerëz që kanë vrarë dhe vjedhur. Unë nuk kam vjedhur dhe vrarë kërkënd. Nuk është e kollajtë të jem unë kurban”, tha Tahiri.

Një mal me prova ndaj Tahirit
Ditën e djeshme u zhvillua seanca maratonë në Gjykatën e Krimeve të Rënda në ngarkim të ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
Seanca me dyer të mbyllura nisi rreth orës 10:00 të mëngjesit dhe u mbyll rreth orë 15:00.
Tre prokurorët e çështjes Dritan Prenci, Vladimir Mara dhe Arenc Çela po bëjnë parashtrimet e dosjes voluminoze me 53 fashikuj.
Organi i akuzës ka aq shumë dosje për ish-ministrin Tahiri sa është dashur një karrocë për transportimin e tyre.
Fotot e fashikujve voluminozë teksa transportoheshin me karrocë kanë bërë xhiron e rrjetit si për t’i dhënë rëndësinë maksimale mediatike, dosjes së vitit.
Ish ministri i brendshëm Saimir Tahiri është marrë si i pandehur nga Gjykata e Krimeve të Rënda për akuzat e trafikut ndërkombëtar të drogës, pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe korrupsion.

Banorët e Unazës së Re: Protestën e kemi për pronat tona, shpresa jonë largimi i të droguarit 24 orë

Banorët e Unazës së re janë bashkuar sërish sot për të kërkuar lirimin e protetsuesve të arrestuar një natë më parë nga Policia nga Komisariati nr.6. Një përfaqësues i këtyre banorëve tha për mediat se, Policia po bën provokime të qëllimshme, që ata të përplasen me qytetarët e tjerë, kalimtarët.
“Policia nuk bën më bllokimin e rrugës, siç ka bërë më parë gjatë protestave, por policë civilë u bëjnë me dorë shoferëve “ec vazhdo”, si e si të na përplasin me qytetarët.
Protestën ne e kemi për pronat tona, shtëpitë tona dhe nuk do ta ndalojmë.
Këto janë metoda komuniste, enveriste, por nuk do të arrijnë fare, le të përpiqen sa të duan se protesta do të vazhdojë.
E vetmja shpresë e banorëve të Unazës së Re është largimi i kësaj qeverie, i këtij Kryeministri, i kryebashkiakut që është mashtrues ordiner, që përkrah një projekt abuziv që është kapur në vjedhje ditën për diell dhe akoma e mbrojnë. Turpi dhe fytyra e kësaj qeverie është Unaza e Re, se nuk kanë lënë gjë pa i vjedhur këtij vendi që krahasohet me vendet e varfra të Afrikës.
I droguari 24 orë nuk sheh realitetin që po ndodh në Unazën e Re dhe në të gjithë Shqipërinë.
Ndaj nesër të gjithë në protestë përpara parlamentit, përveç asaj në Unazën e re”, përfundoi përfaqësuesi i banorëve.

Skandali/ Përgjimet e reja të Drejtorit të Policisë dhe Fredi Alizotit

Ervin Salianji ka zbuluar sonte në ‘Opinion’ edhe dy përgjime të tjera ku drejtori i Policisë Fier flet me Fredi Alizotin, që tashmë është zbuluar se është përdorur kundrejt parave për të deklaruar se zëri i Agron Xhafaj në përgjimin e Babales është i tij.

Biseda është zhvilluar më 29 gusht 2019

Pas bisedës telefonike që Fredi Alizoti bëri me drejtorin e policisë së Fierit, drejt Tiranës është nisur nën drejtori i policisë për të takuar atë.

Fredi Alizoti: Ke Pazari i ri jam unë

Nëndrejtori i policisë: Atje ku u ndamë atë natë

Fredi Alizoti: Jo ore jo, jam këtu tek pazari i ri, tek 9 katëshet.

(kjo bisedë është zhvilluar në 29 gusht të 2018)

Dy përgjimet e tjera që janë publikuar në ‘Opinion’ i përkasin datës 1 tetor. Sipas Salianjit në këtë takim Fredi Alizoti ka marrë një tjetër pako me lekë.

Përgjimet zyrtare të prokurorisë faktojnë se pushteti kriminal i Edi Ramës e sajoi dëshmitarin e rremë dhe e pagoi atë për të shpëtuar veten dhe për përdorur kundër opozitës. Ervin Salianji deklaratë për mediat

Gepostet von Partia Demokratike e Shqipërisë am Samstag, 23. März 2019

Si u zbulua blerja e votave, Shërbimet e huaja përgjuan bandat e drogës dhe…

Sekretari për Çështjet Ligjore në PD Çlirim Gjata ka rrëfyer sesi u zbulua blerja e votave në zgjedhje nga politikanët e lartë të Shqipërisë.
Në emisionin “Provokacija” në Abcnews, Gjata tha se kjo ndodhi kur shërbimet e huaja përgjonin bandat e trafikut të ndërkombëtar drogës dhe atyre as u interesonte kjo çështja e votave, që tani është përfshirë në dosjet 339 dhe 184.
“Askush nuk i prek dy dosjet e famshme. Vetëm dy dosje janë që dimë ne, që kanë dalë kanë marrë dhenë, lere sa ka atje! Përgjimet ku politikanët e lartë të mazhorancës thuhet se kanë komunikim me bosët e bandave në Shqipëri për blerje votash. Çfarë ka ndodhur?!”, tha Gjata.
Shërbimet e huaja kanë përgjuar bandat e drogës, për trafik ndërkombëtar droge dhe i kanë përgjuar për hesap të tyre. Nuk e dinin ata se po merreshin me blerje votash pasi nuk u intereson shënimeve të huaja partnere çështja e blerjes së votave në Shqipëri, ata kanë problemin e trafikut të drogës. Duke hetuar këta banda ka dalë se shumë nga eksponatët dhe shefat e këtyre bandave flasin me politikanë të lartë për blerje votash. …Duke filluar që nga Vangjush Dako, ministri Gjiknuri e deri tek Edi Rama ka biseda.
Po po, e kanë thënë vetë prokurorët dhe vetëm majën e ajsbergut kanë nxjerrë BIRN dhe Zëri i Amerikës. Kjo pjesë e përgjimeve ka ardhur pastaj në Shqipëri dhe janë dy dosjet e famshme 339 dhe 184. Pse nuk hetohen? Nuk po themi pse nuk po i merr t’i arrestojë, t’i dënojë, por kërkojmë t’i hetojë. Por nuk i prek kush me dorë!”

Dylgjeri poezi për Cakajn e Ramës: “E ka marrë n’dorë ministri i ri, po e prish vrik këtë krushqi”!…

Gzetari Ylli Dylgjeri i cili u pushua nga puna për ca radhë që hodhi në rrjet për një zyrtar të lartë të qeverisë ka goditur sërish me ca vargje vendimin e Ministrit të Jashtëm Cakaj për një “reformë” të thellë në diplomaci

Postimi i Dylgjerit

Këngë për krushqit dipllomat…

Mërzituni pak o krushqo o
Se sot dot merni shkarkimin o

E ka marrë n’dorë Ministri i Ri
Po e prish vrik këtë krushqi!

Ministri i Ri asht pi Kosove
Edhe pak javë do vij okolle

Ministri i ri është djalë sugar
Me Kryeministri po bëjnë garë

Ministri i Ri flet n’Televizion:
Kryeministri asht me vizion

9-të i heq unë, e 10-të hiqi Ti
Dipllomacia sot e ka dhi!

Për ti përcjell ngrefim një odë
Cakja në krye do mbaj një gotë

N’krye të odës do rin edhe kumbara,
Krushqve do ju qesim petlla me arra.

“Kush ka luajtur për Tironën dhe Vllazninë, ka luajtur për gjithë Shqipërinë”!…

Nga Lulzim BASHA

Kur mësova me dhimbje largimin nga jeta të Ali Memës, ikonë e futbollit të Sportklub Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë, më erdhi në mendje një shprehje që e kam dëgjuar shpesh në fëmijërinë time: “Kush ka luajtur për Tironën dhe Vllazninë, ka luajtur për gjithë Shqipërinë”.

Këtë frazë e kam dëgjuar që i vogël, në shoqëritë e lagjeve të vjetra tiranase dhe mund të them me bindje të plotë se, nëse nuk ishte shpikur, i shkonte plotësisht për shtat Ali Memës.

Ikonë e futbollit tiranas, dhe pinjoll i Dinastisë “Mema”, kësaj familjeje të madhe kryeqytetase, Ali Mema zgjon veç kujtime krenare tek kryeqytetasit, shkodranët, por edhe tek të gjithë sportdashësit e futbollit, kudo ku janë.

Ali Mema ishte simbol i besnikërisë, legjendë e përkatësisë së ngjyrave bardheblu të ekipit të kryeqytetit, por para së gjithash ishte shembull i sportistit dhe suksesit. Trashëgimia e tij në historinë e dinastisë “Mema”, ku njëkohësisht dhanë kontributin e tyre vëllezërit Haxhiu, Beqiri e Osmani, si dhe pinjollët e tyre Sul e Ardian Mema, është shenjë se vitet e shtojnë lavdinë dhe e ndriçojnë suksesin e Ali Memës.

Kontributi i tij në suksesin e ekipit kryeqytetas të viteve ’60 është i kudogjindshëm, por është legjendar fakti se Ali Mema refuzoi të luante kundër ngjyrave të ekipit të tij të zemrës.

Tani që është mbyllur historia e tij personale, ne, fansat e kudogjindshëm dhe të pangopur për rrëfimet e sprovave të tij, kemi mundësinë të rrekemi të bëjmë bilancin e historisë së tij të pavdekshme sportive dhe qytetare që ka bërë krenar çdo shqiptar, anekënd.

Por unë kam një dëshmi personale e mund të them se shprehja “Kush ka luajtur për Tironën dhe Vllazninë, ka luajtur për gjithë Shqipërinë” është dëgjuar sa herë kemi pasur rastin të flasim për Ali Memën e papërsëritshëm në historinë e futbollit shqiptar.

Sa bukur i rri Ali Memës kjo shprehje kujtese e mirënjohje mbarëkombëtare!

U prehtë në paqen e Zotit!

Tension tek Drejtoria/ Policia arrestoi 7 anëtarë të një familjeje tek Unaza, mes tyre edhe një 15 vjeçar

Policia e Shtetit ka arrestuar në orët e fundit një familje me 7 anëtarë, mes të cilëve edhe një 15 vjeçar.
Behet fjalë për familjen Çejku, e cila banon në zonën e Astirit.
Familja Çekaj është shoqëruar menjëherë pas protestës së sotme te Unaza e Re, pa asnjë motiv.
Banorët e Unazës së Re janë mbledhur para Drejtorisë së Policisë së Tiranës.
Në këto momente ata janë duke qëndruar në proteste pa afat tek policia duke kërkuar lirimin e personave të shoqëruar. Në mbështetje të tyre është dhe ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu. Ai tha se policia ka marrë urdhër për të shuar protestën dhe për këtë shkak ka nisur arrestimet.