21.5 C
Tirana
E hënë, 18 Gusht, 2025

Ja çfarë e lidh Lleshin me Tahirin, nga dënimet me burg tek bosët e drogës…

Ish-kryeministri Berisha ka publikuar mbrëmjen e sotme mesazhin e një qytetari, i cili tregon lidhjet mes Mnistrit të brendshëm Sandër Lleshaj, dhe ish-ministrit Saimir Tahiri, i cili akuzohet për trafik droge.
Në mesazhin e tij qytetari shkruan se personat që sot janë pranë Lleshajt dikur kanë qenë shumë pranë Tahirit, dhe kanë qenë të dënuar për lidhje me krimin dhe drogën.
Postimi i plotë i Berishës
Ja çfare e lidh Vasal Kimikun me Sajmir Trafikun
Lexoni mesazhin! sb
Pershendetje dr. Leke Gjoka Vellai i shefit te grupit te Sander Lleshit, Dritan Gjoka eshte i denuar ne burg ne Athine per droge qe ne kohen e Tahirit pasi Dritan Gjoka sherbente dhe si shef i grupit te shoqerimit te tahirit dhe mbante lidhjet me boset e Marjuanes. Nderkohe qe ka marre shoqerues dhe Sajmir Koka dhe Blerand Kocillari te cilet jane truprojat personale te trafikantit Albi Dabulla dhe po perserisin skemat e sajmir tahirit per lidhjet me trafikantet. Dritan Gjoka bashke me Astrit Osmani shef finance ne Garde kane privatizuar lokalin e gardes mbetet per tu pare ka sandri pjese ne ate lokal.

Revoltë tek Drejtoria e Policisë: “Qeveri e krimit, Rama ik, ky është genocid, poshtë diktatura”

Një grup i madh i banorëve të Unazës së Re, por jo vetëm, janë vendosur para Drejtorisë së Policisë së Tiranës për të kërkuar lirimin e 7 protestuesve të arrestuar mbrëmjen e sotme pas protestës të Unaza e Re.
“Qeveri e krimit, Rama ik, ky është genocid, poshtë diktatura”, ishin disa nga thirrjet në korr të banorëve, para Drejtorisë së Policisë së Tiranës.
Banorët e Unazës së Re kanë dolën sërish në protestë mbrëmjen e sotme nga ku kanë bërë thirrje kundër qeverisë dhe kanë kërkuar anullimin e projektit të Unazës së Re duke argumentuar se dëmton pronat e tyre. Kujtojmë se ditët e fundit protestat e banorëve janë shoqëruar shpesh.

LIVE

LIVE – Banorët e Unazës së re protestë para Drejtorisë së Policisë: Lironi djemtë tanë!

Gepostet von Partia Demokratike e Shqipërisë am Dienstag, 26. März 2019

A nuk ke frikë?!

Nga Elona CASLLI

Kështu fillon çdo mesazh që troket në “messenger” dhe bën atë tingullin tipik që është i njëjtë për të gjithë. Nuk mund ta zgjedhësh atë tingull. Askush nuk të ka pyetur kur e ka krijuar në të pëlqen ose jo. Ka qenë një zgjedhje arbitrare ashtu si qe ardhja jote në këtë botë. Askush nuk të pyeti në doje të vije ose jo. Thjesht u gjende në këtë planet, u rrite dhe ditë pas dite përpiqesh t’ia gjesh kuptimin gjithë kësaj historie.
A kam frikë?!
Po, kam frikë. Kam frikë nga frika juaj. Kam frikë nga kjo pyetje që bëhet aq shpesh sa duket si diçka krejt normale ose e thënë ndryshe si përkujdesje. Njësoj sikur ta pyesësh dikë: A ke uri?! A ke etje?!
Ndërkohë që ne ushqehemi me frikën e njëri-tjetrit, qyteti ku jetojmë, zhbëhet çdo ditë e më shumë dhe ne marrim frymë gjithmonë e më pak.
Duhet të ushqehemi me forcën e njëri-tjetrit dhe jo me frikën e njëri-tjetrit
Post Scriptum- Liri nuk do të thotë të qëndrosh majë një peme. Liria nuk është as fluturimi i një mize të madhe. Liria nuk është as një hapësirë boshe. Liria është pjesëmarrje.
Giorgio Gaber
Elona Caslli

A mund të bëhet dialog me të padialogueshmit?

Haris VONGLI

Studentët, që në dhjetor të 2018-s, paraqitën një sërë kërkesash për ndryshimin e gjendjes së arsimit në vend, plot 8 pika. Sot, fare pak muaj më vonë, ku ende ndihet pesha e jehonës, nuk është plotësuar asnjëra prej tyre, pavarësisht propagandës boshe të partisë shtet.

Sot, studentët janë kthyer në auditorë sepse u është bërë presion mediatik, dhe jo vetëm, ndër të tjera, për dy gjëra kryesore: 1. Se ata do të humbnin vitin akademik nëse do të vazhdonin me protestat dhe 2. Se atyre do t’u hiqeshin prindërit nga puna, siç ka ndodhur në disa raste, kryesisht nëpër rrethe.

Në kulmin e protestave studentore dhe gjithashtu në kulmin e refuzimit për dialog nga ana e studentëve, në mbarë vendin, kryeministri i vendit mblodhi në një emision televiziv në “Top Channel” një grup studentësh të cilët nuk përfaqësonin aspak studentët e tjerë apo kërkesat e tyre të bujshme e mëse bazike dhe aty u pa fare qartë se e gjitha ishte asgjë më shumë se sa një shfaqje e stisur e Ramës, një siklet i madh i të rinjve, një teatër televiziv.

E gjitha kjo nuk i shërbeu askujt, por përkundrazi, tregoi edhe njëherë se pushteti ka në dorë të manipulojë masën, të keqinformojë opinionin publik, të kontrollojë mediat dhe të marrë përsipër gjithçka tjetër veçse përmbushjen e kërkesave të studentëve nëpërmjet ushtrimit të detyrave të tij.

Kryeministrja britanike, Theresa May, bashkë me kabinetin e saj, u ofrua me një sërë kushtesh dhe propozimesh, paketë për “Brexit” dhe në momentin që disa prej atyre termave ndryshuan rrugës, katër prej ministrave të kabinetit të saj dhanë dorëheqjen, pasi nuk mund të bënin kompromis për një çështje për të cilën ata nuk kishin rënë dakord si fillim.

KJO TREGON SE NDERGJEGJA INDIVIDUALE E GJITHËSECILIT PËR TË MBAJTUR PËRGJEGJËSI PËR GJËRAT QË THOTË DHE BËN, MBI TË GJITHA NË NIVEL VENDIMMARRJEJE, ËSHTË SHUMË E MADHE.

Kjo mungon në Shqipëri, pasi skandalet imponohen krejtësisht si standard normal për qeverisjen dhe për ata që i bëjnë asaj, fatkeqsisht, avokatin mbrojtës, në kundërshtim të plotë me interesin publik. Në çdo vend perëndimor ajo shfaqje teatrale e Ramës duhet të bënte që ai të largohej, por kjo nuk ndodhi, sikurse nuk ka ndodhur për shumë raste të tjera flagrante të këtij lloji.

Askush nuk mban përgjegjësi për asgjë, askush nuk jep dorëheqjen, Askush nuk i jep drejtim dhe zgjidhje gjendjes kaotike. Motori i propagantës aktuale punon në fakt për një gjë, për të thënë se tetë kërkesat e studentëve janë plotësuar, ndërsa e vërteta është krejt ndryshe. ASNJË KËRKESË E TYRE NUK ËSHTË PLOTËSUAR SIÇ ATA KANË KËRKUAR. Absolutisht Jo.

Arrestohen 7 protestues të Unazës së Re, banorët rrethojnë Drejtorinë e Policisë

Policia e Tiranës ka arrestuar 7 banorë të zonës së Unazës së Re. Sipas burimeve, ata janë shoqëruar para pak minutash për në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Shoqërimi i tyre është bërë menjëherë pas përfundimit të protestës.

Banorët e revoltuar janë nisur menjëherë për të protestuar përpara Drejtorisë së Policisë. Qindra banorë kanë rrethuar Drejtorinë ePolicisë dhe kërkojnë lirimin e protestuesve të arrestuar.

Banorët e Unazës së Re kanë dalë sërish në protestë mbrëmjen e sotme nga ku kanë bërë thirrje kundër qeverisë dhe kanë kërkuar anullimin e projektit të Unazës së Re duke argumentuar se dëmton pronat e tyre.

Berisha publikon skandalin: Italia kërkon shkarkimin e diplomatit të Ramës

Skandalet e Rilindjes tashmë i kanë kaluar kufijtë shqiptarë. Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar ditën e sotme denoncimin e një emigranti shqiptar, i cili thekson se shteti italian ka kërkuar largimin e Edmond Kumarakut, pasi ai ishte i dypunësuar dhe në ambasadën Postimi i ish-Kryeministrit Berisha
Italia kerkon largimin e pseudodiplomatit shqiptar!
Lexoni per palodiplomate qe nuk njohin asnje ligj perveç xhepit!
Qytetari dixhital denoncon:
Diplomatin mik te Taulant Bego Yaris, kryetar i PS ne Itali.
Lexoni mesazhin e tij. sb
Pershendetje Doktor, ky dipllomati i shkarkuar Edmond Kumaraku eshte shkarkuar sepse ishte i dypunesuar ne itali ne komunen e Riminit dhe ne ambasaden shqipetare , dhe ka kerkuar ministria e jashtme italiane shkarkimin e tij. Ky person eshte dhe kryetari i ps itali, merrte pjese ne takimet elektorale te Taulant Ballajt dhe Jyrgis Cyrbja ne shkelje te plote te ligjit per dipllomatet.

Kreu i FRPD Shkodër Jo mandatit: Ne demokratët refuzojmë këtë farsë dhe do të vazhdojmë betejën

Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demorkatike në Shkodër, Arvit Bushati, pjesë e listës zgjedhore të PD-së për zgjdhjet e 2017-ës, refuzon mandatin e deputetit.

Lajmi bëhet i ditur nga vetë Bushati përmes një postimi në rrjetet sociale, ku thekson refuzimin e ftesës së KQZ-së për të marrë mandatin e lënë bosh pas largimit të opozitës nga Parlamenti.

“Një JO të madhe dhe padiskutim që nga lista e Shkodrës njëzëri ne demokratët refuzojmë këtë farsë dhe do të vazhdojmë betejën tonë për një Shqipëri demokratike që voton për të zgjedhur pa krimin në mes, por me qytetarët”, shkruan ndër të tjera kreu i FRPD-së në Shkdër.

Postimi i plotë i Arvit Bushatit
Kjo eshte kerkesa qe Komisioni qendror i zgjedhjeve me ka sjelle per pranimin e mandatit te deputetit si pjese e listes se PD qarku Shkoder nga zgjedhjet e 2017. Ne fakt e prisja kete shkrese ashtu siç edhe kam gati refuzimin per te mos njollosur emrin tim ne ate kuvend jo legjitim, i dale jo nga vullneti i qytetareve por i votave te blera, te vjedhura e te monitoruara nga krimi.

Nese do te pranoja kete mandat, cili do te ishte mesazhi qe do t’i jepja rinise, atyre bashkemoshatareve qe me kane mbeshtetur mua dhe partine demokratike ne cdo aksion politik dhe jo vetem.

Nje JO te madhe dhe padiskutim qe nga lista e Shkodres njezeri ne demokratet refuzojme kete farse dhe do te vazhdojme betejen tone per nje Shqiperi demokratike qe voton per te zgjedhur pa krimin ne mes, por me qytetaret.

Faleminderit cdo demokrati per mbeshtetjen dhe do te vazhdojme pa u ndalur ne rrugen e nisur, duke mos u terhequr nga qendrimi jone.

Kadri, kjo është shëndetësia jote…

Skerdjan DHULI 

Sot Kadriu i qeverise kishte mbledhe rreshtore nje grup mjekesh dhe ju fliste per problemet e shendetesise.
Sepse sic ndodh, ne vend qe te flisnin mjeket, qe i njohin ne themel problemet, flet Kadriu.
Mirepo Kadri diteziu nuk e di se nuk ka veshe te degjoje, e kohet e fundit s’ka as zemer (se mend ska pas kurre) se problemet e shendetesise i ka shkaktuar ai.
Ai me idene komuniste te tij nen frazen faqezeze “Shendetesia falas”.
Ta dine mire ata qe i lexojne keto radhe… NUK ka e NUK do kete KURRE shendetesi falas. Sepse shendetesia eshte zeri qe i peshon me shume thesit te buxhetit te shtetit. Si u beka falas ?
Ne kemi nevoje per Shendetesi cilesore, jo falas, po ky eshte debat tjeter…
Por qe ti dije KryeKadriu, po i them se disa prej problemet e atyre mjekeve jane keto:
1. Mbingarkesa. Mjeku e ka me protokoll te vizitoje 12-15 pacient ne nje turn pune. Ne sistemin e kryeKadriut vizitojne 50 deri ne 100. Po te jesh ne urgjence shkon me teper.
2. Agresiviteti i pacienteve. Nese per te paren shteti eshte gjysme-fajtor, per kete eshte 100%. Njerzit te mbrujtur me tezen shkaterruese te shendetesise falas, skane bere gje tjeter vecse jane shenderruar ne perbindesha mbi mjeket duke kerkuar gjithcka prej tyre.

3. Mungesa e mjekeve. Vetem ne 5 vitet e tua o kryeKadri, kane ikur 600 mjeke nga ky vend.
4. Mungesa e medikamenteve dhe pasja e tyre te skaduara ose jo cilesore ne spital. KryeKadriiii, kjo i vret njerzit jo mjeku.
5. Spiunet e administrates tende.
6. Sistemi kontrollues. Mjeket e familjes i shkaterrove me gjoba nga fondi i sigurimeve per ilacet me rimbursim. Nje kryekrim ky o KryeKadri.
Dmth pacienti sduhet ta marre ilacin nese mjeku ka arritur buxhetin limit… O Zot.
Mjekun specialist ne poliklinike e ke shkaterruar se viziton 60 pacient ne dite. Edhe fotograf te ishte, do e bente nje gabim…
Mjekun ne spitaleve universitare e ke shkaterruar sepse duke qene se spitalet bashkiake e rajonale jane gjysmake, te gjithe pacientet i ngecen QSUT, SUT apo Sanatorium. Ti si kupton se familjen e kuron ne provat ose jashte, po pyet njehere se do te thone…
KryeKadri, kam 5 vite qe punoj me mjeke. Si nuk gjeta nje, nje te vetem qe flet mire per ty dhe sistemin tend.
P.s Pse Beqja yt u operua ne privat, ndersa ti ne Gjermani ?
Shkelni njehere ne QSUT se nuk behet nami.
P.s.s #Ik_o_KryeKadri

Vrenozi zbulon pikturën që Rama i ka bërë Spiropalit

Korçari më i famshëm në Shqipëri, Ilir Vrenozi, i cili njihet për shpirtin e tij opozitar, ka ironizuar sot kryeministrin Edi Rama dhe ministren e tij Elisa Spiropali.
Vrenozi i cili ka publikuar një pikturë ku është portreti i një femre nudo, duke ironizuar dyshen Rama-Spiropali, shkruan se kjo është piktura që kryeministri i ka bërë vartëses së tij.
Ja postimi i Vrenozit

Zëri i Amerikës: Shqiptarët në krizë prej varfërisë, dyfishohet numri i divorceve

Numri i divorceve në Shqipëri është dyfishuar që prej fundit të viteve 90 një statistikë që nxit ekspertët të arrijnë në konkluzionin se familja shqiptare është në krizë.

Mbi 80% e kërkesë padive regjistrohen në gjykatë nga gratë dhe në pjesën më të madhe shkaku kryesor i divorceve është dhuna. Fëmijët janë viktima të konflikteve mes prindërve gjatë dhe pas këtij proçesi.

Psikologët përmbaruesit dhe përfaqësuës të institucioneve shtetërore ngrenë me shqetësim faktin se nënat ndeshen me së shumti me mospagesën e pensionit ushqimor nga baballarët, ndërsa këta të fundit hasin pengesa në takimet me fëmijët.

Në këto kushte palët i drejtohen përmbarimit duke sjellë dyfishimin e praktikave përmbarimore krahasuar me 5 vite më parë.

Në Shqipëri ekspertë të çështjeve ligjore dhe sociale vërejnë se familja shqiptare prej gati dy dekadash është në krizë. Këtë konstatim ata e mbështesin në thuasje dyfshimin e numrit të divorceve krahasuar me fundin e viteve 90, për të mbërritur në 4500 në vitin 2017.

Thënë ndryshe afro 20% e martesave përfundojnë në divorc. Kjo është një shifër me e ulët se në vendet perëndimore, por në Shqipëri divorci bart një peshë tjetër sepse pasojat e tij janë më të rënda për shkak të kushteve ekonomike dhe sociale.

Rreth 85% e numrit të kërkesave për zgjidhje martese në gjykatë regjistrohen nga gratë. Dhuna përbën gjithashtu në mbi 80% të rasteve shkakun kryesor, për të vijuar me varësinënga droga të partnerëve, bixhozin, tradhëtitë, paaftësinë mendore dhe fizike, mashtrimin, apo dhe diferencat në prioritete dhe mendësi.

“Në momentin që vijnë në dyert e gjykatës situata është shumë e agravuar. Shumë gra vijnë me urdhër mbrotje. Dikush vjen nga mjekësia ligjore, dikush vjen nga një situatë tejet konfliktuale,” thotë avokatja Denisa Daka.

Gjatë procesit të zgjidhjes së martesës dhe më pas, ata që vuajnë më së shumti pasojat e të gjitha konflikteve janë fëmijët.

“Shumë gra dhe burra i konsiderojnë fëmijët si aspirina për të shpëtuar martesën e tyre, por kjo nuk funksionon. Trauma pas divorcit tek fëmijët, është e konsiderueshme”, shprehet avokatja Denisa Daka.

“Fëmijët paraqesin probleme me vetëvlerësimin e tyre, gjendje emocionale e ngarkuar, ndonjëherë bëhen dhe agresivë, sepse viti i parë ndarjes së prindërve është gjithmonë problematik për fëmijët, duke qenë se ndryshon gjithë mënyra e tyre e jetesës”, thotë psikologia Greta Talo.

Por fëmijët pas divorcit kthehen në një fushëbetejë mes prindërve. Sipas statistikave më së shumti nënat ndeshen me problemet e mospagesës së pensionit ushqimor nga babai.

Çështjet përmbarimore për pension ushqimor janë thuajse dyfishuar krahasuar me 5 vite më parë, duke mbërritur në afro 6500 për vitin 2018. Pjesa dërrmuese e vendimeve të gjykatës kalojnë për ekzekutim të detyrueshem. Përmbaruesit thonë se ndeshen në masë me përpjekjet e palës debitore, kryesisht babait për të fshehur pasurinë.

“Vështirësia që ndeshet më shumë në ekzekutim lidhet me faktin që debitori nuk ka pasuri, flasim për mungesë pasurie të legjitimuar. Kemi situatën tjetër që debitori pengon ekzekutimin, pra debitori fsheh pasurinë e tjetërson atë. Shkak për mosekzekutimin e titujve është informaliteti në sektorin e punësimit”, shprehet përmbaruesja Etleva Zeqiraj.

“Shoqata për nismat ligjore qytetare ka bërë një vrojtim të vendimeve të gjykatave për këtë gjë. Në rastin kur prindi nuk e ka pagën e deklaruar aq sa paguhet, por e ka të deklaruar në pagë minimale dhe gjykata në bazë të kësaj page do vendosë dhe detyrimin ushqimor, ose kur është i papunë, ose është emigrant, është divorcuar dhe ka ikur, dhe ti nuk i ke fare të ardhurat e deklaruara. Ky është një problem që shpeshherë çon në atë që nuk ka fare pagesë për fëmijët, të detyrimit ushqimor dhe detyrohen nënat të përballojnë të gjitha shpenzimet”- thotë Etleva Sheshi, eskperte në Minisrtrinë e Shëndetësisë dhe Çështjeve sociale.

“Por kemi dhe raste shumë të rënda kur shtetarë dhe pushtetarë kanë refuzuar t’u japin pension fëmijëve, ose njerëz të fushës së bisnezit që kanë fshehur pasuritë për të mbërritur në një vendim drastik, dhe të sigurojë një kuotë të ulët të pensionit ushqimor në favor të fëmijëve”, thotë avokatja Denisa Daka.

Në çështjet përmbarimore të takimeve me fëmijë, baballarët janë më së shumti pala e prekur krahasuar me atë të pensionit ushqimor, ku ata në shumicë janë debitorë. Praktikat e takimeve me fëmijë janë dyfishuar krahasur me 5 vite më parë për të mbërritur në afro 1100 në vitin 2018. Të mbrosh interesin më të lartë të fëmijës për përmbaruesin është gjëja më e vështirë.

“Shpeshherë palët debitore kanë mësuar një hile, e mesojnë fëmijën të qajë kur i afrohet prindit tjetër. Këtu jemi përballë dy dilemash ruajtjes së interesit më të lartë, atë të fëmijës. Pra përmbaruesi gjyqësor vërtet është autoritet i ngarkuar me ligj për ekzekutim, por nuk mund ta afrojë fëmijën përmes ndikimit. Në këtë rast vjen në ndihmë psikologu”,thotë përmbaruesja Etleva Zeqiraj.

Mjaft gra tërhiqen nga divorci për shkaqe ekonomike por edhe ato që arrijnë ta zgjidhin martesën, gjithashtu hasin shumë vështirësi.

Ato gra që mbijetojnë në skaje të rënda konflikti, në familje ku gjenerohet dhunë gjithë kohës, kanë probleme jashtazakonisht të rënda pas divorcit. Ato përveçse paragjykohen nga mjedisi, shoqëria dhe familja shpesh mbeten pa punë dhe pa shtëpi”,thotë avokatja Denisa Daka.

Autoritetet thonë se në favor të grave pas divorcit ndërhyet me ndihmë ekonomike, me banesë sociale dhe bonus qeraje për gratë e dhunuara me urdhër mbrojtje dhe gratë kryefamiljare.
“Zyra përkatëse e punësimit i paguan punëdhënësit që punëson gra 115% të pagës minimale për një periudhë kur lidhet kontrata, jo nën një vit. Një pjesë tjetër që zyra e punësimit i paguan punëdhënësit që punëson gra nga këto lloj targetesh që po flasim, duke i paguar 100% masën e sigurimeve shëndetësore dhe shoqërore”-sqaron Etleva Sheshi, eskperte në Ministrinë e shëndetësisë dhe çështjeve sociale.

Përkundrejt masave të qeverisë divorci në thelb mbetet një proces tejet i vështirë. Në Shqipëri që prej vitit 90 kanë lidhur martesë nën betimin “Derisa vdekja të na ndajë”afro 677 mijë çifte dhe mbi 80 mijë ose 12 % e tyre e kanë thyer këtë betim.