26.5 C
Tirana
E diel, 17 Gusht, 2025

Ylli Rakipi paralajmëron Ramën: Ndihem i kërcënuar nga ti, por dy duar për një kokë janë…

Gazetari Ylli Rakipi u shpreh dje se është ndjerë i kërcenuar nga kryeministri Edi Rama.
Në studion e “5 Pyetjet” nga Babaramo”, Rakipi tha se do të kundërpërgjigjet po në të njëjtën formë, pasi siç thotë ai, “dy duart për një kokë janë”.

“Edi Rama ka një luftë personale me mua. Ai ka dalë publikisht duke më konsideruar si “Ylli Kadriu”, ai e ka personale po ta vini re.
Edhe unë, kolegët e mi dhe njerëzit që preken do ta kemi personale.

Dy duart për një kokë janë.
Kam lindur në këtë vend shumë vite më parë dhe sigurisht dy duar janë për një kokë. Le të vazhdojë, punë e tij”, shprehet Ylli Rakipi.

Erikson kërkon drejtimin e Kombëtares shqiptare

Çudia më e madhe e negociatave për të gjetur trajnerin e ri të përfaqësueses shqiptare ka qenë padyshim një telefonatë që i ka mbërritur presidentit Duka gjatë këtyre ditëve. Personi, nga ana tjetër, ishte as më shumë e as më pak vetë Sven Goran Erikson, ish-trajneri i njohur i Lacios dhe Kombëtares së Anglisë.

Ai ka kërkuar në mënyrë të drejtpërdrejtë që t’i besohej drejtimi i përfaqësueses shqiptare, duke mos pasur pretendime të mëdha për rrogën që do të caktonte FSHF për të, shkruan Panorama Sport.

“Nuk më intereson shumë rroga në këtë moment”, ka thënë suedezi i cili për shumë vite ka qenë trajneri më i paguar në botë, në drejtimin e Anglisë, Manchester Cityt apo edhe klubeve kineze ku ka qëndruar së fundmi.

Hipoteza ka qenë shumë interesante dhe Duka e ka shqyrtuar me personat e afërt. Por më pas, është vendosur që të mos ndiqet pista e suedezit 69-vjeçar sepse kërkohet një trajner pak më i ri në moshë, që të mund të drejtojë kuqezinjtë në një periudhë afatgjatë.

Veliaj pushon nga puna zyrtarët që nuk shkuan në mitingun e tij (Dokumenti)

Me datë 23 Erion Veliaj zhvilloi një miting në sheshin ‘Nënë Tereza’ ku ai u prezantua përpara 6000 mijë personave si kandidati i ardhshëm për Bashkinë e Tiranës në radhët e Partisë Socialiste.
Pak ditë para se të zhvillohej ky miting, nëpër media u publikua sms të strukturave të PS që kërcënonin administratën që nuk vinte në miting madje duhet të merrnin me vete edhe 10 persona të tjerë.
Faqja e njohur ‘Lolita’ ka publikuar në status në ‘Facebook’ ku një personi i është komunikuar me datë 25 lirimi nga puna.
Sipas asaj që shkruan ‘Lolita’ personi në fjalë është hequr pasi nuk ka qenë prezent në miting.
Ajo që vërehet re një njoftim është heqja nga puna pa asnjë motivacion diçka që në 99% të rasteve personat që shkarkohen i drejtohen gjykatës dhe i shkaktojnë buxhetit të bashkisë dyfish dëm.
Kjo vjen për arsyen se në vend të atij personi do punësohet dikush tjetër si dhe personi në fjalë fiton me gjyq të gjitha pagat deri në përfundim të kontratës. /Boldnews.al/

Si të luftojmë pagjumësinë pa ilaçe

Çdokush që vuan nga gjumi i keq, e di se po bën një jetë të mjerueshme. Dhe shifrat po rriten me shpejtësi. Sipas botimit të fundit të një ankete në Britani më shumë se 51% prej nesh tani luftojnë për të fjetur të qetë natën, ndërkohë që gratë janë tri herë më të prekura se meshkujt.

Provat e mbledhura nga 20.000 të rritur treguan se 93% e atyre që vuajnë nga pagjumësia raportojnë nivele të ulëta të energjisë dhe 83% ankohen për humor të keq. 77% e tyre kanë vështirësi në koncentrim dhe 64% thonë se janë më pak produktive në punë, ndërsa 55% thonë se kanë vështirësi në raport me marrëdhëniet.

Por pasojat janë edhe më të rënda, gjumi i keq mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të diabetit, duke përfshirë kushte depresioni, tension të lartë të gjakut dhe atak zemre. Kërkuesit në Universitetin e British Columbia sugjerojnë, se çdo orë e humbur e gjumit gjatë natës mund të na kushtojë një pikë IQ (koefiçient inteligjence) të nesërmen.

Shumica e njerëzve që vuajnë nga pagjumësia trajtohen me ilaçe, por shumë pilula kanë efekte anësore të padëshirueshme dhe rezultatet e studimit sugjerojnë se ato nuk zgjidhin problemet afatgjata të gjumit.

Pra, si mund të bëjmë diçka për të përmirësuar gjumin pa ilaçe? Colin Espie, profesor i psikologjisë klinike dhe drejtor i Universitetit të Qendrës Glasgow Sleep, përqendrohet tek ajo që ai e quan “higjiena e gjumit”: rutina e krevatit tonë dhe mjedisi fizik në të cilën ne përpiqemi të flemë.

Espie beson se këta faktorë llogariten thjesht për 10% si zgjidhje e problemeve të gjumit: “shumica e njerëzve me pagjumësi kanë fjetur mirë, sepse janë kujdesur për të fjetur lehtë”. Por shumica e ekspertëve pajtohen se vijimi i gjumit përbën një ndryshim.

Drita
Një dhomë e errët është e rëndësishme për një gjumë të mirë. Gjithashtu përpiquni të shmangni “të kaltrën e lehtë” më pak se dy orë para se të shtriheni në krevat. Hulumtimi nga Qendra Kërkimore sugjeron eliminimin e dritës nga tabletë, laptop dhe ekranet smartphone, pasi shumë prej nesh ajo na duket si dritë e ditës dhe na mban zgjuar, edhe pse kjo ka qenë një ide e kontestuar. Dhomat e gjumit duhet të ketë një temperaturë të rehatshme (rreth 18 gradë C), të qetë dhe të ventiluar mirë, me shtretër dhe jastëkë të rehatshëm.

Ushqim, pije, stërvitje
Çdo gjë që stimulon sistemin, të tilla si kafeina (edhe pse disa studime eksperimentale tregojnë se një filxhan kafe mund të zgjasë vetëm tre minuta kohën që rri zgjuar), alkooli, çokollata, duhani, një vakt të rëndë apo i stërvitje të lodhshme, do bëjë që momenti për të fjetur të vijë më vështirë. Synoni një dietë të rregullt, të balancuar dhe jo me teprime natën vonë. Njëzet minuta në ditë ushtrime do sjellin një ndryshim të madh për gjumin, por jo para se të bini në shtrat.

“Gjumi borxh”
Sipas hulumtimeve në Universitetin Texas, “gjumi borxh” pra koha e gjumit që shpesh marrim në fundjavë për aktivitete të tjera është mirë të “paguhet” por jo duke e tepruar. Ruaj për gjumin kohën e gjumit: tejzgjatja e orarit të gjumit rekomandohet vetëm në qoftë se ju jeni tepër të lodhur për të funksionuar.

Mosha
Rregullat dhe higjiena e gjumit vlejnë për të gjithë, por duhet të dini se në moshë të madhe ka më tepër vështirësi për të fjetur. Hulumtimet nga Universiteti Washington tregojnë se njerëzit e moshuar shpenzojnë më pak kohë në gjumë të thellë.
Nëntëdhjetë për qind e betejës është në mendje, dhe kjo është arsyeja, sepse terapia njohëse e sjelljes dhe terapia e të folurit, po shihen tashmë si zgjidhje më të dobishme.

Shishja e vdekjes së të burgosurit

Kastriot DERVISHI

Fotografia i takon procesit të zhvarrimit të varrit nr.54, kryer më 29 prill 2010, në varrezën publike të fshatit Panahor në Ballsh. Këtu janë varrosur të gjithë të dënuarit politikë që kanë vdekur gjatë vuajtjes së dënimit në vitet 1972-1982, kohë kur reparti nr.309 ndërtonte uzinën e përpunimit të naftës.

Në foto është shishja identifikuese me emrin e personit të varrosur. Për të kursyer marrinat që po dëgjohen për “varreza masive”, e quaj me vend të theksoj se kemi të bëjmë me një varrezë të thjeshtë, në të cilën ICMP-ja nuk ka asnjë rol.

Po ashtu nuk duhen ngatërruar vendet e ekzekutimit me parcelat e varrimit të të dënuarve gjatë vuajtjes së dënimit. Janë krejt të kundërta. Në pritje të çudive të ICMP-së, nuk e di sa ka shkuar “bursa” e të zhdukurve këtë javë, se herë bëhet 6 mijë, herë 5 mijë, herë 4 mijë.

Për të gjithë të paditurit që e luajnë politikisht këtë çështje, madje edhe me qëllime përfitimi (gjëja më e pisët në botë), kam vetëm një këshillë: një i ekzekutuar nuk është patjetër i zhdukur. Shumë eshtra janë gjetur dhe varrosur prej vitesh.

Studenti tregon dhunën në komisariat: Bashkë me shokun tim na mbajtën në birucë me fraktura dhe hemoragji

Studenti Arbër Kola është nën masën e arrestit të shtëpisë, pas protestës së mbajtur në 21 Mars nga opozita. Në një lidhje për Fax News ai ka treguar dhe dhunën e ushtruar ndaj një tjetër personi të shoqëruar, të riut Jorges Gjikola, që sipas tij edhe pse me fraktura dhe hemoragji të brendshme, u mbajt për tre ditë në paraburgim.
Për vetë rolin e tij në protestë, Kola u shpreh se ai nuk ka ushtruar asnjë akt dhune, dhe asnjë efektiv policie nuk ka mbetur i lënduar në protestë.
“Unë isha pjesë e një protestë paqësore, nuk ka pasur çarje të kordonit të policisë. Unë jam shoqëruar rreth orës 12 e gjysmë të drekës, jam marrë me forcë në këtë tubim, protesta ishte ende duke u zhvilluar.
Unë akuzohem për pjesëmarrje në protestë të paligjshme, dhe kundërshtim të punonjësve të rendit. Kanë kapur një foto time me dorën sipër, dhe pretendojnë se unë kam hedhur sende të forta në drejtim të policisë. Dua të bëj me dije se nuk ka pasur asnjë punonjës policie të lënduar në këtë protestë.
Një tjetër student që ka qenë me fraktura është marrë me forcë nga spitali ushatrak në drejtim të drejtorisë së Policisë. Unë kam qenë së bashku me të për tre ditë. Jorges Gjikola u mbajt në burg, pavarësisht se kishte gjakderdhje të brendshme, ne kemi qenë në drejtorinë e policisë.

Natën e dytë personi ka pasur hemoragji të brendshme, ambulanca ka ardhur shumë vonë, gardianët e burgut nuk na linin as që të kryenim nevojat tona”, u shpreh Kola.
Studenti tha se janë arrestuar nga ana e policisë edhe për “të larë hesapet”, pas protestave të gjata që ata mbajtën për kauzat e tyre.
“Ndër personat e arrestur Dorian Protoduari, është një prej aktivistëve më të fuqishëm, ashtu si ne që protestuam për të drejtat studentore, ai ka mbrojtur banesën e tij. Kjo është një larje hesapesh, për shkak se nuk na arrestonin dot në protestat e studentëve, dhe na vënë nën presion për shkak se jemi te protesta e opozitës.
Duan që të firojnë çdo protestë të mundshme, edhe pse kjo është baza e demokracisë. Ne jemi bërë pjesë e protestave të opozitës për shkak se qeveria nuk na plotësoi kërkesat që ne patëm si studentë. Kriminelët lihen të lirë dhe ne studentët mbahemi në birucë. Klement Balili shoqërohet me makinë luksoze, ndërkohë që ne dhunohemi.
Unë rrezikoj që të humbas vitin shkollor, për shkak se jam ende në Universitet, në Fakultetin e Mjekësisë. Unë jam shoqëruar nga punonjësit e Policisë, të cilët ishin civilë”, tha me tej Kola.

Nis gjyqi ndaj Tahirit, prokurorët sjellin në gjykatë 53 dosje me prova

Ka nisur mëngjesin e sotëm në Gjykatën e Krimeve të Rënda, seanca e parë e një prej gjyqeve më të bujshëm dhe të shumëpritur nga opinioni publik. Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i shoqëruar nga avokati i tij Maksim Haxhia është paraqitur edhe vetë personalisht në këtë gjyq. Nga ana tjetër ajo që ka rënë në sy në korridoret e Gjykatës së Krimeve të Rënda kanë qenë provat e shumta të organit të akuzës, të cilat janë transportuar me karrocë dore. Bëhet fjalë për plot 53 fashikuj që përmbajnë mijëra dokumente dhe përgjime.
Në paraqitjen e fundit në Gjykatë pasi seanca dështoi, avokati Maksim Haxhia, në një prononcim për mediat la të hapur mundësinë për të kërkuar gjykim e shkurtuar për ish-ministrin. Shqyrtimi i hetimeve të Prokurorisë do të bëhet sot, pasi seancën e shkuar nuk ishin njoftuar 3 të hetuarit e tjerë, ish-policët Jaeld Çela, Gjergji Kohila dhe Sokol Bode, që ndodhen në arrati prej më shumë se një viti.

Pas çdo dhimbje dhëmbi fshihet një problem shëndetësor

Dhimbja e dhëmbit është padyshim një prej dhimbjeve, e cila është e pakëndshme. Secili prej nesh një herë të paktën në jetë, ka provuar ndjenjën e dhimbjes së dhëmbit. Por si shfaqen ato dhe cilat janë simptomat që e shoqërojnë dhe si të veprojmë në atë situatë?

Shumë pak e dinë që dhimbja e dhëmbëve, mund të jetë shenjë e një problemi në trupin tonë. Kjo sepse dhëmbët e poshtme dhe të sipërme lidhen me veshkat, fshikëzën dhe veshët ndërsa dhëmbët e qenit janë të lidhur me gjendjen e mëlçisë dhe fshikëzës së tëmthit.

Sikurse e shpjegojnë ekspertët, premolaret pasqyrojnë gjendjen e mushkërive, molarët tregojnë shumë për gjendjen e stomakut, shpretkës dhe pankreasit, dhe dhëmballat e pjekurisë lidhen me zemrën edhe zorrën e vogël. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se të gjitha dhimbjet apo sëmundjet e brendshme shoqërohen nga dëmtimi i dhëmbëve.

Por nëse jeni duke përjetuar dhimbje në dhëmbët premulare, shkaku mund të jetë koliti, reaksionet alergjike dhe pneumonia. Nëse jeni duke përjetuar dhimbje tek dhëmbët e qenit, kjo gjë mund të lidhet me hepatitin.
Nëse keni dhimbje tek dhëmbët e katërt (lart dhe poshtë), ndoshta mund të vuani nga dhimbjet e gjunjëve, bërrylave, shpatullave ose sëmundjet e lidhura me inflamacion, si artriti.

Sa i përket dhimbjes tek dhëmbët molarë, arsyet mund të jenë ulçera e stomakut, pankreati kronik, anemia, gastriti kronik. Ndërkohë, mënyrat për të parandaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte të shtëpisë janë të shumta. Uji i kripur është një dezinfektues natyral dhe gjithashtu një ilaç efektiv për të kuruar dhimbjen e dhëmbit. Në një gotë me ujë të ngrohtë shtoni gjysmë lugë gjelle me kripë dhe me të bëni gargare. Përzierja parandalon enjtjen dhe pastron zonën e irrituar.

Alternativa të tjera janë edhe kompresat e ftohta, hudhrat dhe qepat: mbani një kompresë të tillë për 15 minuta në zonën kur keni kriza dhe dhimbje. Shtypeni hudhrën mirë e mirë derisa të krijoni një pastë. Lyeni zonën problematike për të vrarë mikrobet dhe qetësuar dhimbjet. Qepa ka po ashtu të njëjtin efekt. Prisni një copë të vogël dhe vendoseni aty ku keni dhimbje.

Shqiptarët po dëbohen masivisht…

Shqiptarët praktikisht po dëbohen masivisht nga shtëpia e tyre, e cila është zaptuar nga korrupsioni dhe ekonomia e kriminalizuar dhe e droguar.
Kështu shkruan Petrit Vasili, nënkryetar i LSI-së, në një postim në rrjetet sociale, duke iu referuar situatën ekonomike në vend.
Sipas tij, paratë nga emigracioni po rriten për shkak të ekonomisë së kriminalizuar e papunesisë tronditëse.
“Rriten në 680 milionë euro si asnjëherë më parë në 6 vitet e fundit paratë, që emigrantët ju dërgojnë familjeve në Shqipëri”, shkruan Vasili.
Postimi i Petrit Vasilit
Rriten paratë nga emigracioni për shkak të ekonomisë së kriminalizuar e papunesisë tronditëse.
Rriten ne 680 milionë euro si asnje herë më parë në 6 vitet e fundit paratë, që emigrantët ju dërgojnë familjeve në Shqipëri.
Papunësia dhe varfëria kanë bërë që shqiptarët të marrin rrugët e Europës dhe të botës si asnjë herë më parë në gjashtë vitet e fundit.
Kjo ka ka qenë mundësia e vetme e shpëtimit dhe e mbijetesës për ta dhe familjet e tyre.
Asnjë strategji ekonomike, por thjesht improvizime korruptive, rënie drastike e investimeve të huaja për shkak të klimës mbytëse dhe asfiksuese ndaj bisnesit,
taksave të larta, mungesës së shërbimeve dhe administratës së korruptuar tatimore janë shkaqet e një rrënimi ekonomik pa kthim, që rilindja instaloi në këto 6 vjet.
Vetëm zgjidhja dëshpëruese e emigracionit ju ka mbetur shqiptarëve dhe të gjitha deklarimet mashtruese me shifra të genjeshtra për ekonominë vetëm sa e rëndojnë thellësisht gjendjen dhe situatën shoqërore e bejnë shpërthyese.
Shqiptarët praktikisht po debohen masivisht nga shtëpia e tyre e cila është zaptuar nga korrupsioni dhe ekonomia e kriminalizuar dhe e droguar.

“Pasi vrau demokracinë, i bleu gruas Shqipërinë”!…

Ylli Dylgjeri përmes një komenti në rrjetet sociale duket se ka ironizuar kryeministrin Edi Rama. Dylgjeri shkruan mbi dy basketbollistë, njëri afrikan dhe tjetri shqiptar.
E ndërsa për afrikanin shkruan se pasi vrau në xhungël një leopard, e shiti dhe i bleu gruas 70 lopë, për shqiptarin shkruan se pasi vrau demokracinë i bleu gruas gjithë Shqipërinë.
Komenti i Ylli Dylgjerit
Dy basketbollistët
Njëri afrikan e tjetri albanistan. Njëri me Nr. 10, e tjetri me Nr 2. Njëri i zi e tjetri mavi.
Njërin i gjate 2.31 e tjetri 1.99. Njëri ka punuar me kazëm e tjetri i sëmurë me amëz.
Të dy do të mbahen mënd në histori për dhuratat e mëdha që i bënë grave të fundit.
Afrikani, pasi vrau në xhungël një leopard e shiti dhe i bleu gruas 70 lopë.
Albanistani, pasi vrau demokracinë, i bleu gruas gjithë të Shqipërinë.