33.5 C
Tirana
E diel, 17 Gusht, 2025

Shteti policor kërkon t’i mbyllë gojën denoncimeve të ish-Kryeministrit

Ministria e Brendshme po përgatitet që ti ndërsejë Prokurorinë politike, ish-Kryeministrit Berisha. Qëllimin e ka bërë të qartë sot policia përmes një deklarate zyrtare ku thotë se kjo gjë bëhet për të ndalur denoncimet e ish-Kryeministrit Berisha në rrejtin social facebook. Kemi të bëjmë me një reagim tipik të një shteti policor që tenton të kufizojë lirinë e fjalës.

Policia e Shtetit ka reaguar pas akuzave të ish Kryeministrit Berisha ndaj këtij organi në emër të “qytetarit dixhital”. Policia e Shtetit bën me dije se do të kallëzojë penalisht Berishën nëse ky i fundit vijon sipas saj me shpifjet në rrjetin social Facebook.

Sali Berisha ka denoncuar disa raste në Facebook në emër të “qytetarit dixhital”, ku ndërmjet tyre më të bujshme janë: Rasti Xhisiela Malokut apo rasti i 14 vjeçares së përdhunuar në Kavajë. Ndërkohë që ditën e sotme, ish kryeministri publikoj një konflikt i cili kishte degjeneruar në dhunë, ku kreu i AMA-s Gentian Sala kishte rrahur juristin e AMA-s.

Reagimi i policisë
Policia e Shtetit konstaton me keqardhje se shtetasi Sali Berisha ka prodhuar dhe postuar në rrjete sociale në vazhdimësi shpifje të panumërta ndaj kësaj organizate ligj zbatuese.

E gjendur nën presionin e pandërprerë të një lumi shpifjesh nga ana e këtij shtetasi, Policia e Shtetit bën me dije se do të reagojë me kallzime penale, duke kërkuar zbardhjen shpejt dhe deri në fund të këtyre shpifjeve, nga Prokuroria.

Publikimet e këtij lloji tentojnë të ndërtojnë një fushatë të mirëfilltë linçimi publik, që ka qëllim të denigrojnë, delegjitimojnë, dekurajojnë dhe pengojnë punën e trupës së Policisë së Shtetit në shërbim të Kushtetutës, ligjit e qytetarëve.

Policia e Shtetit do ta adresojë në rrugë ligjore këtë tentativë të papranueshme dhe do të mirëpresë hetimet që do të provojnë bazën e çdo akuze nga ana e z.Berisha. Kjo është e rëndësishme jo vetëm në respekt të opinionit publik, por dhe për vetë Policinë e Shtetit.

Rama ik! Veliaj mjaft!

Qamil Gjyrezi

Erion Veliaj është politikan tipik, post-modern, për t’ia bërë “gjëmën” popullit, pa u “dëgjuar” dhe “shikuar”, duke ju “rrahur shpatullat” dhe “përqafuar” të gjithë! Fenomeni Veliaj sillet me të gjithë njëlloj “formalisht “!

Me të crregulluarit, me studentët, me policët, me artistët, me intelektualët, me mësuesit, me rrugacët, me biznesmenët e vegjël dhe të mëdhenj dhe si përfundim ja bën gëmën poppulit, tiranasve, duke marrë paratë e të gjithëve dhe bashkëpunuar me oligarkët e tij!

Në fakt Erioni bën punë për qytetin, por gjithmonë me “kosto të lartë” dhe me demagogjinë tipike post-moderne, futuriste “Erioniane”: “Të mendojmë për të ardhmen për fëmijët tanë!? I gjithë opinion publik, intelektualët, gazetarët opozitar, PD akuzojnë Edi Ramën, si shkaktari kryesorë i situatës ekononomike dhe shoqërore dramatike në vend!

Por harrojnë Erion Veliajn, vazhduesin e kryeministrit Rama! Rama dhe Veliaj kanë të njëjtin “ideologji politike”. Erion Veliaj nëse nuk pengohet do ta cojë në një nivel më të lartë “varfërimin” ekonomik dhe shpirtëror të tiranasve dhe më vonë të Shqiptarëve!

Erion Veliaj është aktualisht “bashkëpunëtori” më i afërt me “hir apo pahir” i Edi Ramës! Edi Rama kaloi pronësinë së Partisë Socialiste tek Erion Veliaj.

Në realitet kjo “skemë” është parashikuar dhe projektuar që përpara, me bashkimin e “Lëvizjes” së Erion Veliajt me P.S.-në! Prezantimi i Erion Veliajt për kandidat për Kryetar Bashkie i Tiranës më kujtuan “betonizimin” që i ka bërë dhe vazhdon t’i bëjë Veliaj Tiranës!

Betonizimi i Tiranës ka filluar qëkur Edi Rama ka qenë Kryetar Bashkie, po Veliaj po përdor një “stil tjetër” me intensitet më të lartë! Veliaj mbas Tiranës, do të “betonizojë” edhe Shqipërinë dhe shqiptarët me projektet e tija! “Betonizimet e Velijat” janë: Zgjatimi i bulevardit kryesor të Tiranës, Qendra historike e Tiranës, Kullat mbas Hotel Tiranës, Astiri, Unaza e madhe, Teatri Kombëtar dhe sot lexova një titull në gazetë: “Kulla 30 metra të larta tek liqeni, nis betonizimi në pronën publike, i jepen oligarkut”!

Erion Veliaj don ta kthejë zonën e Gardës tek Parku i Liqenit në zonë të betonizuar për ndërtime! A janë pak këto “kantiere betoni”, të cilat do t’i marrin frymën Tiranës, duke pastruar oligarkët paratë e drogës?!

Me kalimin e pronësisë së P.S.-së nga Rama tek Veliaj, P.S. po pregatitet në projektet dhe mendjet e tyre të “mbrapshta” për mandatin e tretë dhe ku i dihet të katërt!? Edhe anëtarët e këshilli bashkiak i Tiranës me “Mastera” dhe “Doktoratura” kanë të njëjtin formim si Erioni dhe Rama!

Ata do të zevendësojnë në të ardhmen në PS, Spiropalin, Ballajn, Gjiknurin, Ahmetajn, Nikollën, Kumbaron etj etj! Prandaj duhen ndaluar nga të gjithë shqiptarët sëbashku në projektin e tyre të rrezikshëm! Ku i dihet ku i marrin garancitë? !

Prandaj Veliaj është po aq i rrezikshëm dhe “padobishëm” me këtë “temp”, jo vetëm për Tiranën por edhe për Shqiptarët! Veliaj ka gjithashtu “personalitet” me emocione dhe ndjenja prej “betoni”, post-moderne, i ftohtë, pa dinjitet, prandaj është më i aftë për të realizuar jo vetëm “betonizimin” e Tiranës por edhe të Shqipërisë! Veliaj do i’u “betonizojë” edhe “trurin” tiranasve dhe më vonë shqiptarëve, nëse nuk pengohet me votën e qytetarëve!

PD dhe opozita duhet të detyrojë Edi Ramën të japi dorëheqjen , sa më shpejt që të jetë e mundur! Nuk i dihet kush është aktualisht më i fortë Veliaj apo Rama i akuzuar nga të gjithë për skandalet qeverisëse!?

Nëqoftëse Rama largoi Nanon me “Klanin” e tij, Veliaj do t’i shkeli “të gjithë” me këmbë, mbasi në 2019 kërkon Bashkinë dhe në të ardhmen PS-në dhe Shqipërinë! PD dhe opozita, sëbashku me shqiptarët më 13. Prill. 2019, duhet të kërkojë largimin e Ramës dhe t’i thonë mjaft Veliajt! Rama Ik! Veliaj Majft!

Vrasja e avokatit Gurra, vrasje tipike shtetërore e narkoshtit!

Sali BERISHA

Miq, vrasja e avokatit Gurra me te drejte ka tronditur thelle avokatine e vendit dhe opinionin publik te qytetit te Elbasanit ku ai kishte nje reputacion te mire dhe me gjere.

Kam ndjekur me keqardhje dhe trishtim te thelle kete krim te rende te rradhes te narkoshtetit. Me kete rast i shpreh familjes Gurra ngushellimet e mia te ndjera dhe Dhomes se Avokatise te Shqiperise solidaritetin tim njerezor.

Te dhenat e deri tanishme flasin se kemi te bejme me nje vrasje shteterore tipike per narkoshtetin. Avokati Gurra, penalist i njohur mbronte disa nga bandat me te rrezikshme te partise se krimit kurse ne Elbasan ai ishte avokat i pales kundershtare te bandes qe eshte nje me pushtetin.

Keshtu qe ne te dy rastet duket se ai per shkak te detyres mesoi edhe sekrete te shtetit te mafies, lidhjeve te qeveritareve me drogen, vrasjet, trafiqet dhe per qeveritare qe ishin peng i lidhjeve te tyre me krimin.

Prandaj dhe shkaku i ekzekutimit te tij mafioz shteteror qendron me sa duket para se gjitha te sekretet qe ai mesoi per shkak te profesionit, te cilat nuk rrezikonin banditet dhe vrasesit ordiner por shefat e tyre ne pushtet dhe qeveri.

Me kete shpjegohet dhe heshtja totale e qeveritareve te te gjitha niveleve per kete krim te shemtuar. Ata heshtin sepse duket se ndjehen te lehtesuar. Avokati per shkak te detyres mesoi ato qe kurre nuk duhej ti dinte per bajlozet e narkoshtetit.

Duke denuar me ashpersine me te madhe vrasjen shteterore mafioze per shkak te detyres te avokatit Gurra, shtoj se shkaku i vertet i ketij krimi te shemtuar fshihet thelle ne arkivat e zeza te narkoshtetit te Edvinit.

SHBA njeh sovranitetin e Izraelit mbi Lartësitë Golan

Presidenti amerikan Donald Trump e vuri në jetë njoftimin e javës së kaluar. SHBA njeh zyrtarisht Lartësitë Golan si territore izraelite. Kritikat erdhën menjëherë- nga Siria, Rusia, Turqia dhe OKB.

Gjatë një vizite të kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu në Shtëpinë e Bardhë, presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi një proklamatë, që i njeh Izraelit sovranitetin mbi Lartësitë Golan. Trump foli për një hap historik dhe e argumentoi atë me mbrojtjen e Izraelit nga sulmet armiqësore, që vijnë nga Lartësië Golan. Netanjahu foli për një hap historik. “Izraeli nuk ka pasur kurrë një mik më të mirë se Ju,” tha ai duke iu drejtuar presidentit Trump.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB, tha qartë se statusi i Lartësive Golan nuk ka ndryshuar. Këtë e deklaroi një zëdhënës i OKB. Në një deklaratë Ministria e Jashtme siriane e quajti vendimin e SHBA-së, “sulm të rëndë mbi sovranitetin dhe integritetin territorial” të Sirisë.

Para njoftimit të Trumpit për njohjen zyrtare, minisri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov telefonoi me kolegun e tij amerikan, Mike Pompeo dhe e paralajmëroi për “shkelje të rëndë të të drejtës ndërkombëtare”. Sipas Ministrisë së Jashtme ruse, Lavrov ka thënë se ky vendim pengon zgjidhjen e konfliktit në Siri dhe ashpërson në përgjithësi gjendjen në rajon.

E drejta ndërkombëtare: Lartësitë Golan i përkasin Sirisë
Presidenti amerikan e njoftoi këtë vendim për Lartësitë Golan që javën e kaluar nëpërmjet një mesazhi në twitter, duke shkaktuar sensacion në tapetin ndërkombëtar. Qeveria izraelite e mori njoftimin e entuziazmuar. Kritika pati kryesisht nga pala arabe, Turqia dhe Rusia. Edhe qeveria gjermane theksoi statusin ndërkombëtar të Lartësive Golan, si territore të pushtuara.

Lartësitë Golan kufizohen në veri me Izraelin. Kodrat janë pllajë strategjike e rëndësishme mbi liqenin e Gjenezaretit, të cilin Izraeli e pushtoi më 1967 dhe e aneksoi më 1981. Sipas të drejtës ndërkombëtare, kjo zonë sihet si territor i Sirisë i pushtuar nga Izraeli.

Netanjahu ndërpret vizitën
Fillimisht Netanjahu donte të takohej sërish me Trumpin për një darkë. Por pas goditjes me raketë të një shtëpie në verilindje të Tel Avivit, kryeministri izraelit njoftoi se do e shkurtojë kohën e vizitës në SHBA dhe direkt pas takimit me Trump mori rrugën e kthimit për në Izrael.

Izraeli dhe Hamasi radikal islamik kanë rënë dakord për një armëpushim, bënë ndërkohë të ditur rrethet palestineze. Marrëveshja është ndërmjetësuar nga Egjipti, tha një përfaqësues i palestinezëve. Ajo ka hyrë në fuqi në orën 22:00, sipas orës lokale. Edhe Hamasi njoftoi për një marrëveshje armëpushimi. Izraeli nuk e komentoi lajmin. Vetëm një orë më vonë, u dëgjuan sirenat e alarmit të mbrojtjes nga ajri në qytetet në jug të Izraelit. Informacione të mëtejshme nuk pati.

Më parë Izraeli pati filluar sulme shpaguese në Rripin e Gazës, pas një rakete që në në rrethinat e Tel Avivit. Në Rripin e Gazës është marrë në shënjestër Hamasi, bëri të ditur ushtria izraelite. Udhëheqja ushtarake izraelite pati bërë përgjegjëse milicinë për sulmin me raketa në veri të Tel Avivit, gjatë të cilit u plagosën të hënën në mëngjes, shtatë persona.

Sulme shpaguese në Rripin e Gazës
Në Rripin e Gazës pati dhjetëra shpërthime. U dëgjuan sirenat e ambulancave të urgjencës. Në valën e parë të sulmeve shpaguese të Izraelit u plagosën pesë palestinezë, bënë të ditur autoritetet e shëndetësisë në Gaza.

Nga rrethet palestineze të sigurië dhe mediat e Hamasit u dëgjua të thuhet, se janë prekur pika të Hamasit në qytetin e Gazës si dhe një kamp trajnimi i Hamasit në veri të Rripit të Gazës.

Ndër objektivat e para të sulmit ka qenë edhe zyra e shefit të Hamasit, Ismail Hanija. Ai nuk mendohet të ketë qenë prezent. Shihet si e mundshme që Hamasi, që mban bregdetin e Mesdheut, të jetë paralajmëruar dhe të jetë evakuuar nga baza para zhvillimit të sulmeve.

Rusia dërgon avionë ushtarakë në Venezuelë

Rusia ka rezultuar si aleate besnike e Presidentit në detyrë Nicolas Maduro. Dy avionë me pajisje ushtarake dhe me trupa bëhet e ditur se janë ulur në Caracas. Dy avionë të ngarkuar me ushtarë rusë dhe me pajisje ushtarake u ulën në Venezuelë në fundjavë. Furnizimi është në vazhdën e bashkëpunimit midis dy kombeve.

Ajo që dimë deri tani:
Dy avionë të aviacionit luftarak rus u ulën në Caracas të shtunën, sipas të dhënave të trafikut ajror. Një avion pasagjerësh Ilyushin IL-62 dhe një avion transporti mallrash Antonov AN-124 fluturuan nga Moska në Siri.

Avionët transportuan 100 ushtarë, Vasily Tonkoshkurov, shefin e stafit të forcave tokësore dhe 35 tonë pajisje, sipas gazetarit lokal të pavarur Javier Mayorca. Agjencia ruse e lajmeve Sputnik tha se avionët sollën pajisje dhe personel për të plotësuar kontratat teknike ushtarake.

Një zyrtar venezuelian tha se ushtarakët rusë po bënin një vizitë për të diskutuar trajnimin e pajisjeve dhe mirëmbajtjen e tyre, si edhe strategjinë. Avioni i transportit të mallrave u largua nga Venezuela të dielën.

Aleat kyç: Presidenti në detyrë i Venezuelës, Nicolas Maduro beson se SHBA po përpiqet të rrëzojë qeverinë e tij me mjete ushtarake dhe të vendosë në pushtet udhëheqësin e opozitës Juan Guaido. Rusia ka rezultuar si një aleate besnike e Maduros në përpjekjen e tij për të qëndruar në pushtet.

Furnizime të mëparshme: Rusia ka dërguar tashmë dy bombardues strategjikë TU-160 për të mbështetur Maduron. Para tri muajsh, këto dy kombe mbajtën manovra ushtarake në Venezuelë, të cilat u kritikuan nga Uashingtoni si ndërhyrje ruse në rajon.

Qëndron në pushtet: Presidenti në detyrë Maduro ka refuzuar të dorëhiqet, megjithëse një numër i madh vendesh i kanë kërkuar ta bëjë këtë. Në janar Guaido e deklaroi veten President të përkohshëm, dhe tha se zgjedhjet e vitit 2018 qenë manipuluar.

Taulant Balla shitës ambulant: “Haaaajde deputetë”!…

Artisti i madh, Bujar Kpexhiu ka goditur sërish me krijimin e një super-karikature ku përshkruhet gjendja në të cilën është Parlamenti Shqiptar.

Ai ka risjellë kreun e grupit parlamentat, Taulant Balla si një shitës ambulant, por me ndryshimin që ka një tufë të madhe me para në dorë e që shet mandate deputetësh për në Kuvend.

Demostratë në Londër, kërkohet referendum i dytë për Brexit

Ishte njëri nga aksionet më të mëdha të protestës në historinë e Britanisë së Madhe. Mbi një milion vetë iu përgjigjën thirrjes së organizatës “Thirrja e popullit”.

Ata duan të kenë të drejtën të votojnë për marrëveshjen përfundimtare të Brexitit. Përballë vazhdimit të grindjes për kursin e Brexitit, afati i mëparshëm u shty për në 12 prill. Po të votojë Dhoma e Poshtme për Marrëveshjen e Brexitit javën e ardhshme, dalja do të ndodhë në 22 maj.

Pas ecejakeve të javëve të fundit, më shumë se një milion vetë demonstruan në Londër për një referendum të dytë. Ata sipas organizatorëve nuk duan që të tërhiqen më për hunde nga Theresa May.

“Të dyja palët nuk qenë informuar sa duhet. Neve nuk na thanë, se ç’pamje do të kishte me të vërtetë Brexiti, sepse as vetë nuk e dinin. Dhe tani, kur e dimë se çfarë pasojash do të ketë Brexiti, ne edhe duhet të kemi mundësinë të marrim një vendim të peshuar”, shprehet një demonstruese.

Ndërsa një burrë thotë se votimi nuk duhet të qe lejuar në asnjë mënyrë që të zhvillohet në vitin 2016.
“Që atëherë jemi bërë pishman për këtë vendim. Prandaj jemi mbledhur të gjithë. Në të gjithë vendin mbizotëron ndjenja, se ishte një gabim gjigand.”

Ndërsa një grua thotë se është “krejt e tmerruar dhe pa gojë nga arroganca dhe mungesa e kompetencës e kryeministres dhe qeverisë. Ajo më duket si e paralizuar.” Edhe kryetari i Bashkisë së Londrës, Sadiq Khan shqiptoi kritika të qarta ndaj qeverisë.

“Kemi parë se si interesat partiake janë vendosur herë pas here mbi interesat nacionale. Kemi parë, se si qeveria i ka injoruar paralajmërimet tona. Ka ardhur koha që të themi që mjaft është mjaft.”

Edhe online, mbi katër milionë vetë votuan kundër daljes nga BE. Marshimi i protestës përfundoi para parlamentit, ku Theresa May do të hedhë për herë të tretë në votë marrëveshjen e Brexitit me BE.

Panucci si Rama, merrte miliona s’bënte asnjë punë, njëri u shkarkua, tjetrin do ta shporrë populli!

Pas shkarkimit të trajnerit të kombëtares Christian Panucci, ka reaguar edhe ish-deputeti Edi Paloka.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale Paloka, me anë të një sarkazme është shprehur se Panuci ishte bërë si Rama. Duke thënë se ai ishte bërë një milioner arrogant që nuk bënte asgjë dhe ishte kthyer në një arrogant si kryeministri dhe hakmarrës.
Postim i plotë i Palokës
Ishte bere Panuci si Rama!
Nje milioner qe nuk bente asnje pune, vazhdonte te merrte leket e shqiptareve e vetem bertiste kunder te gjitheve.
Arrogant dhe hakmarres. Nuk pranonte asnje faj po per cdo deshtim te tij akuzonte te tjeret; nje here e kishin fajin lojtaret e heren tjeter gazetaret.
Ata qe i thonin te vertetat ne sy, i hidhte ne gjyq per shpifje.
Cdo ndeshje e tij ishte nje deshtim dhe nje “skandal” me vete, po ai nuk pranonte te jepte doreheqje ; “ kam kontrate te firmosur e do qendroj deri ne fund te mandatit “-thonte dhe ai.
Me ne fund Panucin e shkarkuan dhe mbreme kombetarja , qe kishte 10 ndeshje pa bere asnje gol, fitoi 3-0 …
Panuci iku dhe Shqiperia fitoi. Ate e shkarkoi Federata, ja prishi kontraten.
Ramen do e shkarkoje populli…
Rama VAFANCULO

Aktivisti denoncoi produktet e skaduara, CONAD e padit në gjyq

Eksperti i Ekonomisë Ilir Ciko, disa javë më parë denoncoi produktet e skaduara të Conad Albania përmes një postimi informues edhe për miqtë e tij.

Nisur nga fakti që këto produkte prekin direkt shëndetin tonë, eksperienca personale e Cikos u shpërnda masivisht në rrjet dhe tashmë, pikërisht kur pritej ndonjë hetim për CONAD, është ky i fundit ai i cili ka hedhur në gjyq denoncuesin.

Ndërkaq, Ilir Ciko u bën apel konsumatorëve t’i bashkohen seancës gjyqësore për të rritur vëmendjen te e drejta e konsumatorit dhe siguria ushqimore.

“Seanca e parë e kësaj çështjeje mbahet në Gjykatën e Tiranës, Seksioni Penal, të martën, 26 Mars, ora 11:30. Të drejtat e konsumatorëve, siguria ushqimore, mbrojtja e konsumatorit dhe mbi të gjitha, liria e shprehjes në Shqipëri vihen në prove në këtë çështje asimetrike mes një kompanie kundër një konsumatori individual.

Ju ftoj t’i bashkoheni gjykimit për të rritur vëmendjen ndaj çështjeve të rëndësishme në të si dhe për të mundësuar një proces ligjor të drejtë dhe në respekt të ligjit”, shkruan Ciko.

ARTIKULLI I PLOTË I ILIR CIKOS:
Të drejtat e konsumatorit, siguria ushqimore, mbrojtja e konsumatorit, dhe liria e shprehjes: Nën sulm. Më datë 18 Tetor 2018, Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin 71/2018, mbi disa ndryshime në ligjin Nr. 9902, 17.4.2008, ‘Për mbrojtjen e konsumatorëve’.

Mes ndryshimeve në ligj, të cilat i shpëtuan vëmendjes së mediave, organizatave të konsumatorit dhe atyre ndërkombëtare, apo debatit publik mbi këtë çështje, përfshihet edhe zvogëlimi drastik i penaliteteve ndaj kompanive që shkelin dispozitat e ligjit për mbrojtjen e konsumatorëve, nga 2% e të ardhurave vjetore të kompanisë gjatë vitit pararendës (sikurse ishte më parë në ligj), në vetëm 300.000 lekë për shkeljet kryesore.

Ky ndryshim thelbësor i penaliteteve në ligj përbën një kthesë të rëndësishme prapa prej praktikave europiane në fushën e mbrojtjes së konsumatorit, shumë prej vendeve të Bashkimit Europian sot zbatojnë penalitete që tejkalojnë 4% të të ardhurave vjetore të kompanive që shkelin të drejtat e konsumatorit.

Ndryshimi i ligjit u jep një avantazh të çmuar kompanive të mëdha në Shqipëri, duke i lejuar ato të ushtrojnë lirshëm presionin mbi konsumatorët, duke qenë se frenuesi kryesor i praktikave të tilla që dëmtojnë konsumatorin, për to, me ndryshimet në ligj, praktikisht është tërësisht i eleminuar – provë që “dora” e padukshme, funksionon.

Si çdo konsumator, më 2 Shkurt 2019, kam blerë një produkt ushqimor (kërpudha) në një nga dyqanet (Rruga e Kavajës) e Conad Albania në Tiranë. Produkti kishte etiketën në shqip të vendosur në mënyrë të dyshimtë mbi etiketën origjinale italiane.

Pas heqjes së etiketës në shqip, vura re se informacioni mbi skadimin e produktit në etiketën italiane ishte gërvishur duke fshirë datën që ndodhej në të. Pas blerjes në dyqan dhe të sasive të tjera të produktit, vura re se të gjitha kishin të njëjtin problem: etiketa shqip mbulonte atë në italisht dhe informacioni mbi skadimin ishte fshirë nga etiketa e fshehur origjinale në italisht.

I shqetësuar nga një praktikë e tillë, në dukje e padrejtë, mashtruese dhe e dëmshme, kam shkruar një postim në Facebook rreth këtij rasti, duke ngritur pyetjen se kush duhet të mbrojë shqiptarët nga Conad dhe kompani të ngjashme që tregtojnë produkte ushqimore.

Kjo kompani, sikurse dhe të tjera, janë bërë jo rrallë objekt diskutimi publik për tregtimin e produkteve ushqimore të cilat kanë skaduar ose janë në prag skadimi, dhe në të cilat informacioni përkatës për skadimin është ndryshuar apo fshirë.

Reagimi ndaj postimit ishte i papritur, i fortë dhe mbështetës: një numër i gjerë qytetarësh, të cilët përzemërsisht i falenderoj, reaguan dhe ndanë të njëjtin shqetësim, që buron si nga përvoja e hidhur e marrjes së një produkti jo cilësor, paguar shtrenjtë dhe shitur nga një kompani që ka imazhin e tregtimit të produkteve të sigurta dhe cilësore, ashtu dhe nga dështimi i institutioneve shtetërore të cilat nuk garantojnë shmangien e praktikave të tilla të dëmshme për konsumatorin.

Kompania për këtë rast ka mbajtur një qëndrim agresiv, duke refuzuar njohjen e problemit dhe ofruar justifikime kontradiktore që nuk qëndrojnë si dhe duke vënë padrejtësisht në pikëpyetje arsyet pas denoncimit të kryer.

Por reagimi i publikut ishte edhe më i gjerë; faqja zyrtare e kompanisë në Facebook është e mbushur me zemërimin publik dhe personalisht kam marrë qindra mesazhe mbështetëse si dhe prova të konsiderueshme e madje më të rëndësishme se ato të vendosura në postimin tim.

Reagimi publik tregon për konturimin e një praktike të strukturuar të importimit nga Italia të disa produkteve ushqimore pranë ose përtej datës së skadimit, për t’u shitur më pas në Shqipëri.

Përtej reagimit publik, veç 2-3 ditë pas thirrjes sime mbi këtë çështje, Conad Albania ndryshoi krejtësisht mënyrën e etiketimit të të njëjtit produkt.

Etiketa në shqip e produktit nuk përmban informacion rreth skadimit DHE NUK MBULON etiketën origjinale italiane, ndaj konsumatorët mund të lexojnë drejtpërdrejt informacionin original mbi skadimin prej etiketës italiane.

E kam përshëndetur pa paragjykime këtë ndryshim, sikurse kam bërë thirrje për rolin që kanë institucionet inspektuese shqiptare për të parandaluar dhe penalizuar incidente të ngjashme në të ardhmen, jo vetëm me Conad, por me të gjithë furnizuesit ushqimorë në treg.

Për fat të keq, pas qasjes pozitive rreth këtij ndryshimi të vogël por fitoreje për publikun, Conad Albania ka hapur në Gjykatën e Tiranës ndjekje penale me akuzën për shpifje ndaj meje.

Një sjellje e tillë e pazakontë, tepër agresive dhe kërcënuese, duket e stisur për të mbyllur gojën ndaj meje dhe çdo konsumatori shqiptar që kërkon të mbrojë të drejtat e tij, dhe bie ndesh së pari me frymën e ligjit për mbrojtjen e konsumatorëve.

Personalisht jam tërësisht i përgatitur me të gjitha provat e nevojshme dhe mbështetjen e publikut për të mbrojtur këtë çështje para gjykatës pasi nuk kam kryer kurrë ndonjë deklaratë të pavërtetë dhe ajo që kam ushtruar është e drejta e konsumatorit dhe ajo e lirisë së shprehjes.

Por veçmas aspektit personal, ky rast trajton çështje që janë tepër më të rëndësishme për publikun – sigurinë ushqimore, e cila e ndërthurur me korrupsionin dhe mungesën e kapaciteteve në institucionet inspektuese, mbetet thellësisht e kërcënuar nga praktika tregtare të cilat duhet të marrin fund.

Ndryshimet e fundit në ligjin për mbrojtjen e konsumatorëve qartësisht nuk ndihmojnë aspak konsumatorin por megjithatë, mbetem plotësisht i angazhuar mbi arritjen e kësaj kauze të rëndësishme publike.

Seanca e parë e kësaj çështjeje mbahet në Gjykatën e Tiranës, Seksioni Penal, të martën, 26 Mars, ora 11:30. Të drejtat e konsumatorëve, siguria ushqimore, mbrojtja e konsumatorit dhe mbi të gjitha, liria e shprehjes në Shqipëri vihen në prove në këtë çështje asimetrike mes një kompanie kundër një konsumatori individual.

Ju ftoj t’i bashkoheni gjykimit për të rritur vëmendjen ndaj çështjeve të rëndësishme në të si dhe për të mundësuar një proces ligjor të drejtë dhe në respekt të ligjit. Ju faleminderit për vëmendjen dhe konsideratën,

Ilir Ciko

Pse duhet të bëhemi pjesë e protestës së PD

Enkelejda RICA

Me 13 Prill opozita e bashkuar më në krye Partinë Demokratike do protestojne pa pushim.
Në këto protesta me mijra qytetarë nga e gjithë Shqipëria dhe Diaspora i janë bashkuar kauzes për shtetin e së drejtës dhe për një Shqipëri ndryshe.
Një Shqipëri ndryshe.
Një Shqipëri ku populli me votën e tij të lirë zgjedh atë që do e përfaqësojmë.
Kjo protestë model në llojin e sajë po tregon vlerat e demokracisë, po tregon që populli po merr në dorë fatet e kombit, që trafikantët, kriminelet nuk kanë vend mes nesh dhe jo më në altarin e shtetit demokratik parlamentit të Republikës së Shqipërisë.
Dita ditës po shtohen, po shtohen jo nga mllefi por nga ndërgjegjesimi me situaten ku ndodhet sot Shqipëria.
Shumë miq më pyesin :- Pse duhet të bëhemi pjesë e protestës së PD?
Kjo nuk është thjesht një protestë e thirrur nga strukturat e Partisë Demokratike, nuk është një grumbullim njerëzish që shfryjnë dufin në akte dhune dhe prishje të rendit publik.
Kjo është manifestimi i vlerave më të larta njerëzore të demokracisë që kemi 2 dekada që po e kërkojmë.
Miq!
-Nëse në Shqiperi ka më shumë punë, rrini larg protestës.
-Nëse leket që fitoni ju janë shtuar, rrini larg protestës.

-Nëse shëndetsia është përmirsuar, rrini larg protestës.
-Nëse në parlament nuk ka kriminel,rrini larg protestës.
-Nëse fatura e energjisë është ulur, rrini larg protestës.
-Nëse taksat janë ulur, rrini larg protestës.
-Nëse kultivimi i drogës nuk është rritur, rrini larg protestës.
-Nëse nuk hasni prepotencen e shtetit në çdo hap të jetes suaj, rrini larg protestës.
Miqtë e mi!
Mund të vazhdoj pa fund me arsyet se pse duhet të jemi në proteste, duhet tjemi për të ardhmen e fëmijëve tanë ashtu sikurse baballarët grisen dyert e komunizmit.
Vëllezer dhe motra, qytetarë të Shqipërisë.
Ju që besoni në ndryshimin dhe po bëhemi pjesë e ndryshimit.
Nuk mjafton që të vini vetëm ju, por duhet të merrni prindërit, femijët, komshinjtë, në mënyrë që të fitojmë të drejtën themelore.
VOTËN E LIRË.
#Protesto13Prill