14.8 C
Tirana
E mërkurë, 14 Maj, 2025

Protesta deri në largimin e Ramës për zgjedhje të lira

Nga Naim HASANI

Opozita shqiptare e ka bere shume të qarte. Nuk do të kete zgjedhje në Shqiperi me Edvin Ramen dhe “Rilindasit” e tij.
Protestat paqesore dhe demokratike të opozitës do të vazhdojnë deri në doreheqjen e qeverise Rama dhe krijimin e nje qeverie teknike me baze të gjere, qe do të pergatise vendin për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të lira e të ndershme, pa influencen e bandave rilindase qe jane pergatitur të blejne zgjedhjet e ardhshme me parate e droges dhe krimit qe ka mberthyer Shqiperine.
Keto kushte janë të panegociueshme. Nuk mund të pranohet nga nderkombëtarët ajo qe ata nuk pranojnë për vendet e tyre.
Pretendimi se protestat dhe aksioni politik i opozites ndikojne negativisht për hapjen e negociatave për antaresim në BE, jane veçse nje alebi e Rilindjes për të mbuluar gjendjen mjerane ne të cilën ndollet sot Shqiperia si rezultat i qeverisjes 6 vjeçare nga krimi dhe kriminelët.
Fatkeqësi për popullin shqiptar është largimi masiv nga trojet shekullore, si rezultat direkt i vrasjes se shpresës dhe mungeses totale të perspectives ekonomike dhe politike.

Biznesi i Diasporës kundër Ramës, nuk do të marrë pjesë në Samitin e Tiranës

Delegacioni të cilit i printe presidenti i Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare, Nazar Mehmeti është pritur nga kryetari i nderit të Rrjetit të Zvicrës, afaristi Fehmi Fetahu dhe kryetari aktual Qamil Isufi me bashkëpuntorë.
Pas Berlinit dhe Hamburgut një delegacion i Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare janë ndalur në Bernë për tu takuar me Rrjetin e Biznesit në Zvicër, raporton albinfo.ch.
Fetahu është shprehur i kënaqur që po pret në Zvicër kryetarin e rrjetit global, në vendin ku për herë të parë filloi gjithçka në rrjetëzimin e bizneseve shqiptare për të vazhduar edhe ne vendet tjera ku ka diasporë shqiptare.
“Jam kënaqur që Rrjeti Global i Diasporës është duke funksionuar dhe po ecë përpara me gjithë disa mosmarrëveshjeve me disa rrjete nëpër botë. Ne duhet të tregojmë që jemi të hapur dhe jemi një adresë. Ejani në shtëpinë tuaj”, tha Fetahu.
Dhe kryetari i Rrjetit të Zvicrës, Qamil Isufi ka thënë se mbështesin Rrjetin Global me kryetarin Nazar Mehmedi duke shpresuar në iniciativat për bashkëpunim me rrjetet tjera nëpër botë.
Nazar Mehmdedi, kryetar i Rrjetit Global të bizneseve shqiptare në funksion të bashkëpunimit dhe bashkimit do të organizojë një takim në fund të muajit prill në Dallas të SHBA-ve.

Mehmdi i cili udhëheq me Rrjetin Global për katër vite ka bërë të ditur se nuk do të marrin pjesë në Samitin e Diasporës që do të mbahet në fund të muajit në Tiranë.
“Zhvillimet e fundit politike na kanë detyruar të mos marrim pjesë këtë herë në Samitin e Diasporës. Nuk është tani koha për një samit të këtillë në Tiranë”, tha afaristi shqiptar nga Amerika, Nazar Mehmedi duke bërë të ditur nga ana tjetër se bizneset nga Gjermania do të kenë t’i hapur dyert sa herë që dëshirojnë t’i kthehen Rrjetit Global, ndërsa tani e tutje do të përfaqësohen nga Mustafë Abazi.
Në këtë takim të Bernës kanë marrë pjesë përfaqësues të rrjeteve nga Londra, Franca, Gjermania, SHBA dhe Kanada.

Messi barazon rekordin e CR7 dhe kërcënon Realin para “Klasikes”

Lionel Messi ishte lojtari i ndeshjes në fitoren 4-2 të Barcelona-s ndaj Sevilla-s. Ai ka shënuar tre gola, tripleta e 50-të në karrierë, pikërisht ndaj Sevilla-s, ekipit që i ka shënuar 36 gola në 35 ndeshje.
Pas sfidës, ai ka folur për shtypin spanjoll. Këto kanë qenë fjalët e tij:
“Edhe sikur të mos kishim fituar nuk do të ishte vendimtare, por ishte e rëndësishme të merrnim tre pikët dhe të vazhdonim të distancoheshim nga rivalët. Fitorja sa vjen e bëhet më e vështirë. Jemi të lumtur që largohemi me këtë rezultat të madh”.
“Ecuria e keqe? Nuk mund të luajmë gjithmonë në të njëjtin nivel. Nuk po luanim futboll të bukur, por sot kemi bërë shumë mirë duke përmbysur. Kur ndeshja bëhet e rrjedhshme, atëherë vijnë edhe golat. Të gjithë kompeticionet po i marrim seriozisht”.
“Është shumë e vështirë të luash ndaj Real Madridid në Bernabeu, por do të shkojmë për të fituar, siç bëjmë kudo që shkojmë,” ka thënë Messi duke folur për ndeshjen e kthimit ndaj Real Madrid në Kupën e Mbretit.
Messi, me tre golat e realizuar kundër Sevilla-s, ka barazuar Cristiano Ronaldo-n për sa i takon numrit të tregolëshave të realizuar me një klub spanjoll në historinë e futbollit (44).
Ky i sotmi ka qenë tregolëshi i 50-të në karrierë për “Pleshtin”, duke marrë parasysh edhe gjashtë të tjerët të realizuar me fanellën e Argjentinës.

Interi gjen zëvendësuesin e Icardit, vlen më pak se 20 milionë euro

Pas mbrojtësit Diego Godin një tjetër lojtar me përvojë mund të afrohet tek skuadra e Interit. Bëhet fjalë për sulmuesin 32-vjeçar Edin Dzeko, që sezonet e fundit po shkëlqen në Serinë A me skuadrën e Romës.
Edhe pse 32 vjeç, drejtori sportiv i Interit, Beppe Marotta, beson se sulmuesi boshnjak do të sjellë një eksperiencë të jashtëzakonshme te zikaltërit. Jo vetëm kaq, por Marotta mendon se do të jetë pikërisht Dzeko ai që do të zëvendësojë sulmuesin Mauro Icardi nëse palët divorcojnë në fund të këtij sezoni.
Në merkaton e janarit, që sapo u mbyll, kostoja e sulmuesit ishte 24 milionë euro, por në fund të këtij sezoni Interi mund ta bëjë të tijin lojtarin për 15-18 milionë euro. Roma mund të pranojë këtë ulje të çmimit të lojtarit, që ka një rrogë të lartë dhe mund ta lërë të lirë atë për një shumë më të ulet se 20 milionë euro.

Loja e mandateve apo sistemi në lojë

Nga Luçiano BOÇI

Ka një investim frenetik të propagandës së majtë, për ta mbajtur nivelin e debatit të sotëm vetëm tek akti i ‘djegies’ së mandateve e mundësisë së zëvendësimit të tyre.
Pra për ta mbajtur debatin vetëm tek pasoja, për të sfumuar apo fshehur shkaqet që sollën gjestin ekstrem opozitar.
Kësaj i shërbeu dhe veprimi reaktiv i Kuvendit, me shpresën për ta trajtuar çështjen si procedurë dhe jo si politikë.
Vetë Rama i shfazuar, ngulmon ta vizatojë veprimin në takimet e sforcuara me administratën, në mënyrë butaforike, si akt të dëshmimit të fuqisë së vet elektorale.
Ndërkohë e di mirë që ai është akti i dështimit dhe i dënimit të tij politik.
Djegia e mandatave, është pasoja e shkakut që gjendet tek ai vetë dhe mënyra e sjelljes politike të mazhorancës së tij.
Tek vjedhja, grabitja, detyrimi me dhunë i votës, tek shkelja e lirive politike e qytetare.
Tek sistemi i deformuar parlamentar e quasi-demokratik që imponohet me krim, para të pista e mjerim, varfëri e braktisje të vlerave qytetare.
Djegia nuk ishte rrufe në qiell të pastër. Ishte akt gandizmi ekstrem, formë e mosbindjes qytetare, e refuzimit të lojës politike në kurriz të qytetarit me mandate, e kërkuar me ngulm nga ata, nga opinioni politik e mediatik.

Dhe u realizua në kushtet e ezaurimit të gjitha llojeve të komunikimit dialogues, protestues, propozues, për t’i ofruar shpëtim sistemit të marrë peng nga Rama dhe organizata e tij.
Djegies i parapriu një proces i tërë politik, i cili vuri në qendër pastrimin e politikës e sistemit, por që nuk u konsiderua asnjëherë nga mazhoranca fiktive.
Sot në diskutim nuk është më mandati. Ai ka përfunduar. Nuk ka më lojë mandatesh.
Sot në diskutim është sistemi i kalbur dhe i kriminalizuar, që mban në këmbë kufomat që japin leksione demokracie e të cilëve llumi i zullumeve i duket si ujë i bekuar pagëzues.
Mandatet u dogjën që të ndezin zjarrin e shpresës për drejtësi politike, sociale dhe ekonomike dhe për të përcëlluar aty projektet e regjimeve, që nusërojnë duke tradhëtuar votuesit e vendin.
Miqtë ndërkombëtarë, pas përjetimit të pasojës së detyruar, duhet ta drejtojnë gishtin dhe mendjen tek shkaku dhe shkaqet.
Demokracia shërohet duke flakur tej kancerin e sistemit dhe jo duke zbutur dhimbjet reaguese të një trupi që rrezikon vdekjen.

Banorët e Astirit thirrje Ramës: Largohu përpara se të detyrojmë me forcë…

Banorët e Astirit kanë dalë sërish sot në protestë duke bllokuar edhe rrugët për të mos lejuar zbatimin e projektit për vijimin e punimeve në ndërtimin e Unazës së Madhe. Ata protestojnë prej 111 ditësh duke kërkuar anullimin e projektit dhe tanimë edhe largimin e Edi Ramës.
Sipas tyre, Rama ka lejuar që të abuzohet me tenderat si dhe po bashkëqeveris me krimin dhe oligarkët dhe nga ana e tjetër don t’ju prishi banesat banorëve pa dashur që ti dëmshpërblejë.
Protestës së tyre i është bashkuar si çdo natë edhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, i cili tha se Edi Rama duhet të japë dorëheqjen përpara se situata të dalë jashtë kontrollit.
Mosdorëheqja e Ramës, sipas Balliut, çon drejt një situate që mund të dalë jashtë kontrollit.
“Mos lejo që të dalë situata jashtë kontrollit sepse çdo gjë e ka një limit. Sepse nëse nuk tërhiqesh nuk do t’ju japësh mundësi qytetarëve përvecçe të të marrin zvarrë dhe të të nxjerrin në rrugë. Nuk mund të merremi më me mashtrimet e Edi Ramës, jetojmë në një kohë dramatike për ekonominë duke qenë se situata e përgjithshme në vend është e tillë. Është koha që ta shporrim sepse nuk mund të presim më nga ky i paaftë, ndaj ai të largohet përpara se ta detyrojnë me forcë qytetarët shqiptar”, deklaroi Balliu përpara banorëve të Astirit.
Ai tha gjithashtu se opozita dhe qytetarët e thjeshtë janë një, të gjithë shqiptarët kanë vetëm një armik, dhe ai është Edi Rama, shtoi më tej Balliu. “Të enjten përpara Parlamentit. Nuk do ta ndalojmë për asnjë minutë protestën deri në rrëzimin e Edi Ramës”, deklaroi i vendosur Klevis Balliu.

“La Liberation”: Rama ka dështuar, protestat, rruga ndaj krimit e korrupsionit

Gazeta franceze La Liberation ka trajtuar ngjarjet e fundit politike në Shqipëri në një artikull të saj të enjten të titulluar Në Shqipëri: rruga kundër “korrupsionit dhe krimit të organizuar”
Shkrimi i plotë
I zgjedhur për herë të parë në vitin 2013 me një program për uljen e pabarazive dhe luftën kundër korrupsionit, socialisti Edi Rama ka dështuar të rikthejë besimin në institucionet e tij. Megjithëse është duke u zbatuar një reformë në drejtësi, Shqipëria është tani një nga nxënësit më të këqinj evropianë, sipas renditjes më të fundit të Transparency International.
Akoma më keq, partia e tij akuzohet rregullisht për lidhje me “krimin e organizuar”. Dyshimet janë rizgjuar kohët e fundit nga një përgjim i Zërit të Amerikës, publikuar në fund të janarit, mbi zgjedhjet e përgjithshme 2017, ku Partia Socialiste mori shumicën absolute. Dyshimet për blerjen e votave e shqetësojnë opozitën, ndërkohë zgjedhjet e rëndësishme lokale janë caktuar për në fund të qershorit.
“Opozita e ka të vështirë të fitojë zgjedhjet, në një kohë që blerja e votave, klientelizmi dhe apatia e popullsisë është e theksuar” thotë Ermal Hasimja. Duket sikur një pjesë e Partisë Demokratike (PD), forca kryesore e opozitës, kërkon të jetë më agresive kundër qeverisë. Ky presion mund të rritet në muajt që vijnë.

Vetëm në dhjetor, dhe përgjatë disa javëve, vendi përjetoi protestat më të mëdha të studentëve në historinë e tij. Një mobilizim kundër shtrenjtimit të studimeve dhe një sistemi universitar që konsiderohet i pabarabartë nga studentët, që e bëri Rama të ndërronte gjysmën e qeverisë së tij.
Dhuna e së shtunës u dënua nga ambasadat e BE dhe SHBA në Tiranë. Nga ana e opozitës, një gjë e tillë e refuzua duke hedhur përgjegjësinë mbi Ramën për “provokim për nxitje dhune”. Në një fjalim të dielën në TV, lideri i PD sërish kërkoi një “qeveri tranzitore” dhe i bëri thirrje përfaqësuesve të zgjedhur të opozitës për të “djegur mandatet e tyre parlamentare”.
Ironik, Rama, ndërkohë, ka reaguar në Twitter:
“Çfarë trishtimi pasqyra e shëmtisë së djeshme nëpër mediat e dynjasë! Politika qorre e një opozite pa vizion, pa program, pa lidership, nuk i bëri asgjë dot qeverisë po goditi Shqipërinë në sytë e botës dhe u dha material të tërë atyre që duan sebepe kundër negociatave me BE “
Zyrtarisht kandidat për në BE që nga 2014, Shqipëria mund të hapë negociatat e anëtarësimit në qershor, në varësi të përparimit të bërë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Vokshi: Zonja 5 milionë euro shumë shpejt do të shkojë në burg

Ish-deputetja e PD, Albana Vokshi i është përgjigjur Elisa Spiropalit pas akuzave të kësaj të fundit në lidhje me djegien e mandateve. Në një postim në Facebook, Vokshi shkruan se, Elisa Spiropalit frika i ka hyrë në palcë sepse është kapur duke vjedhur nga fondet publike 550 milionë lekë bashkë me familje e farefis. Hajdutja e doganave që reciton fjalimet e Edi Ramës, do të shkojë shumë shpejt para drejtësisë.
‘Ne kemi hequr dorë nga mandatet tona, jemi si çdo qytetar, pa asnjë imunitet dhe nuk kemi frike nga shërbëtorët e Ramë në drejtësi.
Por Elisa Spiropalit frika i ka hyrë në palcë sepse është kapur duke vjedhur nga fondet publike 550 milionë lekë bashkë me familje e farefis. Hajdutja e doganave që reciton fjalimet e Edi Ramës, do të shkojë shumë shpejt para drejtësisë.
Dhe bën mirë që ka frikë! Pushteti i blerë me dhe nga krimi, i ka ditë e numëruara!
Nuk ka shpëtim për Elisën e të ngjashmit e saj në maxhorancë që me babëzinë e tyre të pakufishme, përzunë shqiptarët nga vendi dhe vranë shpresën.
Drejtësia vonon por nuk harron!!’, shkruan Albana Vokshi në përgjigjen e saj të publikuar në Facebook.

Edhe Gjici drejt burgut, zbulohen përgjimet e shërbimeve të huaja

I ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ në News24, nënkryetari i PD, Edi Paloka tha se, Presidenti i skuadrës së Kukësit, Safet Gjici ka dalë në përgjimet e ndërkombëtarëve duke blerë vota në Kukës në favor të PS. Paloka u shpreh se janë 400 CD me përgjime të reja nga dosja ‘339’.
“Po e them për ju për herë të parë. Safet Gjici në Kukës ka dalë në përgjimet e shërbimeve të huaja për blerje votash. Janë 400 CD të tjera që nuk janë zbardhur tek dosja 339. A do i zbardhë kjo Prokurori? Kush t’i hetojë kjo prokuroi që është sot? Këtyre CD-ve nuk do u dihet fati nëse vazhdohet me këtë prokurori që kemi sot”, tha Paloka.
Nënkryetari i PD komentoi edhe vendimin e opozitës për djegien e mandateve teksa u shpreh i bindur se Rama do ikë me cdo lloj mënyre.
“Ne u larguam nga një parlament ilegjitim. Ditën e 16 protestës ne e morëm mesazhin nga njerëzit. Nuk kishte më akt tjetër që mund të ndërmerrnim. Ishte i vetmi reagim që mund të bënim. Ne i kemi bërë të gjitha provat. Ai parlament nuk funksiononte më. Ne e dimë që është reagim ekstrem. Rama ka blerë votat në 4 qarqe. Ky njeri është bërë pengesë për vendin. Rama do largohet se s’bën. Ky vend nuk ka zgjedhje nëse nuk largohet Rama. Rama do largohet me dhunë se vetë nuk ikën. Me dhunë nënkuptohet se nuk do marrim topat, por me të gjitha aktet që ai të largohet. Ai mund të vazhdojë të bëjë arrogantin, por do largohet”, tha Paloka.

Rama mori atë që meritoi
Paloka ka komentuar aktualitetin politik si dhe hedhjen e bojës në drejtim të kryeministrit Edi Rama në Kuvend.
I ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ në News24, Paloka u shpreh se kur Ruci kërkoi përjashtimin e tij, ai i ka thënë se do largohet vetë nga parlamenti. Paloka tha se veprimi i tij nuk ishte hakmarrje personale ndaj Rames, por si rezultat i veprimeve të tij.
“Unë e kam thënë që në atë parlament do iki vetë sepse ky parlament është i qelbur. Kur Ruci tha se ju jeni i përjashtuar, i kam thënë që në këtë sallë nuk vij më. Kjo ishte ajo që unë kam deklaruar pa u marrë ende vendimi për mandatet. Ishte një parlament që funksiononte si parlament personal i Ramës. Rama ka qenë shkaktari i rritjes së tensioneve dhe incidenteve të tilla. Këto veprime të deputetëve janë nxituar nga sjellja arrogante prej rrugaçi e atij që është kryeministër i këtij vendi. Kjo ngjarje nuk ishte hakmarrje e Palokës. Unë kam gjithë jetën thuthuq. U them gjithë nënave që kanë fëmijë të tillë se është mjet suksesi.
Ajo që doja unë ishte që t’i nxija atij surratin. Askush nuk e dinte që unë kisha bojë me vete. Diçka i lashë të kuptohej Bashës së unë do reagoja ne Kuvend. Ja kam thënë Bashës më përpara dhe jo atë ditë se do reagoja. Për atë ditë kur ndermora veprimin Basha nuk kuptoi gjë. Rama e filloi me fyerje ndaj kreut të opozitës dhe mori atë që meritoi”, tha Paloka.

Paloka tha ndër të tjera se bojën e shkrimit e kishte marrë në kinkalari dhe se u kontrollua nga garda, por nuk ja pikasën shiringën me bojë.
“Gjithë ky reagim është urrejtje e akumuluar ndaj këtij njeriu. Më kanë thënë shumë njerëz që ke bërë atë që duhet sepse Rama e meritonte. I kam bërë më të paktën atij njeriu. Minimumi ai njeri duhet të shkojë në burg. Bojë shkrimi ka në çdo kinkaleri. U kontrolluam nga garda, por nuk na zhveshin tek dera neve. Mora shiringë që edhe po t’i dilin përpara që ta mbronin tja nxija surratin nga larg. Mbas asaj që ndodhi, ky viktima (Rama) më kërcënoi. Më kërcënoi më tha çfarë do të bëj unë ty. Unë i shkova prap dhe i thashë çfarë do më bësh ti? Më tha do të bëj qesharak këtu në Kuvend”, tha Paloka.

Basha: Më 28 Shkurt rrethohet Asambleja kriminale, më 16 Mars rrëzim i uzurpuesit të qeverisë

Më 28 shkurt dhe më 7 mars do të organizohen protesta kombëtare para asamblesë kriminale që ka uzurpuar godinën e Parlamentit. Me 16 mars do të zhvillohet një protestë e madhe kombëtare, me qëllim rrëzimin e uzurpuesit të qeverisjes së Shqipërisë, Edi Ramës

• Hapi që kemi hedhur të enjten e kaluar nuk është pa kthim vetëm për opozitën, por është pa kthim edhe për Edi Ramën. Largimi i Edi Ramës është sot misioni më i madh kombëtar që ka çdo shqiptar që do familjen dhe fëmijët e tij

• Ne nuk do t’i lëmë as zgjedhjet e ardhshme, as fatin e shqiptarëve në dorë të narkomafias që po bëhet gati të blejë zgjedhjet e ardhshme, sepse zgjedhje të ardhshme me narkomafian apo me Maduron e Ballkanit, nuk do të ketë.

• Pushteti i takon dhe do t’i kthehet pronarit të vërtetë, sovranit popull, përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme, mekanizmit që e tmerron Ramën dhe që e ka asgjesuar bashkë me Niçet, Shullazët, Habilajt, Dakot, Sejdinët e me shokë.

• Sezoni i protestave vetëm sapo ka nisur dhe nuk do të ketë të ndalur. Asgjë s’do ta frenojë energjinë popullore për largimin e së keqes dhe për t’i dhënë Shqipërisë të nesërmen që meriton, pa Edi Ramën, pa kriminelët, pa narkotrafikantët, pa hajdutët oligarkë.

PRONONCIMI PËR MEDIAN I KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, PAS MBLEDHJES SË KOLEGJIT TË KRYETARËVE
Kolegji i kryetarëve ka vendosur për zbatimin e vendimeve të kryesisë. Në javën e ardhshme, paraprakisht me datë 28 shkurt, me datën 7 mars, do të organizohen protesta kombëtare para asamblesë kriminale që ka uzurpuar godinën e Kuvendit të Shqipërisë. Dhe me datën 16 mars, javën pasardhëse do të zhvillohet një protestë e madhe kombëtare, me qëllim rrëzimin e uzurpuesit të qeverisjes së Shqipërisë, Edi Ramës, protesta të cilat do të kenë si qëllim, maksimalizimin e pjesêmarrjes qytetare, bashkimit qytetar dhe zëmërimit qytetar për reagimin e papërgjegjshëm të klikës kriminale që është kapur duke vjedhur votat e shqiptarëve.

Një gjë është e sigurtë, hapi që kemi hedhur të enjten e kaluar, nuk është pa kthim vetëm për opozitën, por është pa kthim edhe për Edi Ramën. Plani që ka vënë në lëvizje prej muajsh, siç zbuluan dhe gazetarët investigativë italianë, për kapjen e zgjedhjeve të ardhshme, nuk do të realizohet.
Pra, largimi i Edi Ramës është sot misioni më i madh kombëtar që ka çdo shqiptar që do familjen e vet dhe fëmijët e tij. Ne nuk do t’i lëmë as zgjedhjet e ardhshme, as fatin e shqiptarëve në dorë të narkomafias që po gatitet të blejë zgjedhjet e ardhshme, sepse zgjedhje të ardhshme me narkomafian apo me Maduron e Ballkanit, nuk do të ketë.
Për këtë arsye Partia Demokratike, opozita e bashkuar dhe gjithë qytetarët, do të marrin të gjitha masat: protestë pas proteste, pa asnjë pengesë dhe frenim të zemërimit popullor, deri sa ta shporrim këtë bandit dhe hajdut nga karriget që ka vjedhur me krimin dhe paratë e krimit, por që ka harruar se pushteti i takon dhe do t’i kthehet pronarit të vërtetë, sovranit që, në republikën e Shqipërisë është populli. E do t’i kthehet përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme, mekanizmit që ai e ka frikë, mekanizmi që e tmerron dhe që e ka asgjesuar bashkë me Niçet, me Shullazët, me Habilajt, me Dakot, me Sejdinët me shokë.
Pra, sezoni i protestave vetëm sapo ka nisur dhe nuk do të ketë të ndalur. Asgjë nuk do ta frenojë energjinë popullore për largimin e të keqes dhe për t’i dhënë Shqipërisë të nesërmen që meriton. Kjo e nesërme do të jetë pa Edi Ramën, pa kriminelët, pa narkotrafikantët, pa hajdutët oligarkë. Kjo e nesërme do t’u takojë të gjithë qytetarëve të thjeshtë e të ndershëm të këtij vendi dhe gazetarëve të ndershëm që nuk duhet të dridhen as nga i ftohti as nga frika, por duhet të dridhen ata që kanë bërë pazare të zeza me Edi Ramën, në kurriz të shqiptarëve.