20.6 C
Tirana
E mërkurë, 14 Maj, 2025

Reagon kryetari i PD Gjirokastër: Kryeministri i drogës është edhe racist!

Dashnor ALIKO

Nga mediat e pushtetit mora vesh se kryeministri qe ne 6 vite e mbushi Shqiperine me droge, me kish sulmuar e tallur mua personalisht ne takimin me servilet e tij ne Gjirokaster, thjesht pse jam Lazaratas!
Une i them kryministrit dhe pasuesve te verber te tij se e kam per nder e krenari origjinen time! Jam krenar per bashkefshataret e mi qe edhe pse të dhunuar qe diten e pare nga kjo qeveri deshmuan se jetojne me nder e pune, dhe jo sic predikonte kryeministri dhe ministrat e tij drogaxhinj!
Duke u sjelle ne kete menyre kryeministri kujton se na impresionon me “gogolin” e pushtetit! Por ne fakt ai vetem sa deshmon se eshte nje HOMOFOB i mjere, nje RACIST i ulet qe i ndan shqiptaret ne Jug e Veri! Qe i ndan Gjirokastritet ne te djathte e majte, ne fshatare e qytetare. Ai qellimisht i etiketon Gjirokastritet ne myslimane e te krishtere, me djallezine perverse te percarjes qe ka deshmuar gjithmone si ne Lazarat dhe kudo ne Shqiperi.
Kryeministri i deshtimit rikonfirmoi dje ne Gjirokaster se eshte veç nje dhunues i njerezve te ndershem, perfshi ketu studentet, vajzat dhe motrat tona, te cilat guxuan ti bejne pyetje normale per hallet e tyre te dites, ndersa ai me nje perversitet tipik u kthehet djallezisht me “pergjigje” te qellimshme seksiste!
Kryeministri tashme bertet si lugat! Ai shan e ofendon kedo sepse i ka hyre frika ne palce nga uragani popullor dhe sinjalet shqetesuese qe i vijne nga bota! Sa i takon Opozites, Tritanit, Dashos, Lazaratit, Dropullit, Libohoves, Lunxherise, Zagorise, Tepelenes, Permetit, Kelcyres dhe Gjirokastres ai po i sheh mire nga dita ne dite ne protesta, aq sa i eshte prishur keq gjumi e ska me narkotik qe ti beje derman! Fundi i tij i tmerrshem tashme eshte afer!

Berisha jep alarmin: Po ndërtohet përbindeshi i Korçës, cilat janë pasojat!

Miq, pa asnje konsultim paraprak me popullaten dhe pothuaj ne menyre klandestine kane nisur punimet per ndertimin TEC te KORÇES apo perbindeshit te shkaterrimit te Korçes, mjedisit te saj, rrenimit te shendetit te qytetareve, fushes, mijra e mijra hektareve te saj dhe prodhimeve bujqesore te cilesive me te larta, ujrave mbi dhe nentokesore, turizmit te saj.
Gjithçka po behet nga kakistokratet qendrore dhe lokale mbi baza kryekeput korruptive, mashtrimit te qytetareve te Korçes dhe per interesa te vendit fqinj.
Nuk jam kunder ndertimit te burimeve te reja energjitike. Por Korça per vete specifikat qe ka duhet te shpallet zone e ndaluar jo vetem per ndertimin nje TEC gjigand por edhe çfrado TEC tjeter me te vogel. Veçanerisht kjo edhe per faktin se ndertimi i HEC-it te Moglices siguron balancen dhe cilesine e furnizimit me energji elektrike te Korçes dhe gjithe juglindjes se vendit.
Ju bej thirrje qytetareve te Korçes te ngrihen menjehere kunder ndertimit te nje perbindeshi te tille pas te cilit Korça nuk do te jete kurre me ajo qe eshte sot!
Lexoni materialin e specialistit dixhital. sb
-Komiteti i Investimeve Strategjike ka vendosur ndërtimin e një TEC-i me fuqi të instaluar 500 MW në Korcë, me Vendimin Nr. 30/4 datë 14.02.2018.
1. Pse ndërtimi i këtij TEC konsiderohet Investim Strategjik? A ka nevojë Shqipëria për 500 MW të tjera ?
Sipas strategjise se energjise 2030 nuk ka vend per TEC kaq te madh! Sot kemi nevoje per 7,577 GWh nga te cilat prodhimi nga HEC-et e medhenj eshte 4,200 GWh dhe pjesa tjeter jepet nga HEC-et private dhe importohet nje sasi qe cdo vit po shkon drejt renies. Vetem TEC i supozuar i Korces jep 500x24x350dite =4,200GWh. Strategjia tregon se ne 2020/8,798GWh, 2025/9,831GWh dhe 2030/11,000GWh. Kjo kerkese per energji do te thote se nese planet e qeverise lejojne zhvillimin e energjise se rinovueshme (Planet kombetare per arritjen e 42% energji te rinovueshme deri ne 2030) atehere ky TEC eshte per shitje ne Greqi. KY TEC NUK KA TE BEJE ME ASNJE PLAN STRATEGJIK!

2. A mban sisitemi jonë energjetik të futen në rjet sot 500 MW? Sistemi elektroenergjetik nuk mund te perballoje (akomodoje) nje trafik te barabarte me 4,200 (500MW) ne baza ne vit. Kjo sepse megjithese, kjo sasi mund te kaloje ne Greqi, rregullat e ENETSO-E kerkojne qe duhet nje sasi te barabarte energjie per te perballuar fluksin qe mund te shkaktoje TEC-i. Pra ne cdo kohe Shqiperia duhet te kete sasi te ngjashme (pra 500MW) qe te balancoje cdo avari kur kjo sasi nuk konsumohet.
3. A është e vërtetë konstatimi i ekepertve se në rast se futet në sistem kjo sasi duhet të dalë nga funksioni HEC i Fierzes(per shkak te regullave te ENETSO)? Sa me siper duhet te jene ne gadishmeri 500MW ose sa kapaciteti i Fierzes – qe do te thote qe keto agregate dalin nga puna dhe bie sistemi. TEC punon pa nderprerje dhe propozimi eshte se ka vetem nje agregat, nje njesi, nje aks 500 MW, cka nenkupton se ky TEC eshte diku dhe vjen ne Shqiperi.
4. A është në kundërshtim me direktivat e konventave Ndërkombëtare ndërtimi Termocentraleve si ky që përdorin energji të parinovueshme? Shqiperia ka ratifikuar Mareveshjen e Parisit ne 2015 dhe ka ratifikuar (ish zv. Kryeministri ne 2016) ne New York. Mareveshja ka parashikuar qe ne 2030-en te prodhohen gaze CO2 ne masen 5990Gg (Giga Gram). Sipas Strategjise jane vetem 200MW TEC me gas natyror ne Vlore dhe nuk ka zhvillim tjeter deri ne 2030-en. Vetem TEC-i ka deklaruar qe jep 1450Gg. Kjo do te thote se ne, jo vetem nuk do te reduktojme keto gaze me -11.5%, por do te hedhim te tjera ne atmosferen shqiptare te pakten 40%me shume cdo vit. Pra nuk respektohet ligji per kete ceshtje dhe thyhet Konventa e Kombeve te bashkuara (UNFCCC) ku eshte ratifikuar kjo situate. Mosrespektimi i ketyre gazeve penalizon Shqiperine ose e detyron TEC-in te paguaje te pakten 25-30 EUR/MWh per te reduktuar emisionet e karbonit. Kete ceshtje nuk e kane ne axhende zhvilluesit e vleresimit mjedisot-social te TEC .
5. A është e vëtetë që me venien në Punë të tij ndotja në qyetin e Korcës ritet me 25 herë?
Konstatimet e kespertëve thonë se ky Tec emeton në atmosferë 117ton /h gaz karbonik (CO2) ose 1,424,920 ton në vit (=1,400Gg). Emetimet e CO2 nuk jane te vetmet!

6. A është e vërtetë që këtij TEC i duhet të konsumojë 50-60l/s ujë të freskët dhe shkarkimi i ujrave të ndotura do të jetë 32.5l/s? Nëse po Ku do gjendet ky ujë?
7. Nëse përdoret lumi i Devollit për këtë qëllim cfarë ndodh:
– Mjafton prurja e Lumit të Devollit për këtë qëllim?
8. Nëse mjafton sa ritet temperatura e tij
9. Nëse meret ujë nga Pusshpimet cfarë ndodh me Hidrosferën ?Ka studime për të gjykuar cfarë ndodh me regjimin e ujrave nëntokësore,po ti marësh 60/s non stop, në fushën e Korcës kur dihet që ajo është e gjitha një Basen ujëmbajtës në kuotat më të larta të vendit dhe si e tillë shërben si regullator ?
10. A është e vërtetë që rezervuari që do të krijohet nga këto ujra do të kapë një sipërfaqe prej të paktën 2000 ha? Ku do të gjendet gjithë kjo sipërfaqe toke? Do ti meret fermerëve?
11. A është e vërtetë që linja e transmetimit të energjisë nga Vendi ku do të ndërtohet TEC(Barc Korcë) në nënstacionin elektrik më të afërt që është Zëmblaku nxjer jashtë përdorimit 250 m në cdo anë të linjës së tënsionit të lartë( si konfirmojnë ekspertët) e konvertuar në 600 ha tokë Bujqësore?
Korca nuk ka sasira uji te mjaftueshme per te mbajtur TEC-in. 500 MW kerkojne sasira te medha ujra nga dy puse (sipas studimit) me 50-60 lit/sek, te cilat pasi te ngrohen ne kullen e ftohjes se TEC-it diku do te derdhen . Kjo sasi eshte e mundshme, por problemet fillojne sepse kjo sasi duhet ne 350 dite te vitit, 24 ore. Llogaritjet jane alarmante 15 milion m3 uje duhet te dale cdo vit nga nentoka dhe te kaloje per ftohjen e TEC dhe te derdhet ne Devoll me temperature 30°C(ose ne rezervuarin 2000 ha), sasi qe do te shkaterronete faunen dhe floren e ujrave siperfaqesore. Nese do te ishim ne kushtet mjedisore ujrat siperfaqesore nuk duhet te ritin temperaturen me shume se 1.5°C. Kjo situate eshte alarmante dhe duhet ndaluar me cdo kusht.
Po shkaterrimi vazhdon edhe ne ceshtjet e renies se kurbes te ujrave nentokesore dhe shkarkimet ne Dunavec (dege e Devollit) Uji kjo pasuri shkaterrohet
12. Perderisa akoma nuk ka nje mareveshje me TAP-in. Pse kerkohet leja e ndertimit para se te bien dakord me te? kush eshte IVICOM, a ka eksperience me TEC-e? A ka ndertuar ndonje TEC dhe ku ?. Pse 375 mil EUR, kur ky cmim eshte teper i ulet krahasuar me vepra te ngjashme? Zakonisht 1MW-1Mil EUR

13. Ligji thotë që për vepra të tilla që kanë ndikim të madh në mjedis duhet të hartohet një “Raport i thelluar i ndimit në mjedis”/ a është bërë ky raport? Nëse po a janë zbatuar kriteret ligjore për Hartimin e tij dhe konkretisht : Konsultimet me publikun që preket nga ndikimi i këtij ndërtimi? Shih link! http://www.gppkorca.com/…/Environmental_Socio_Economic_Asse…
14. A është e vërtëtë që Qytetit të korcës për ngrohje i duhen vetëm 15Mw ?
Qytetit mund ti sigurohej shumë mirë ngrohja nga shtrirja e një rrjeti shpërndarës të gazit natyror në të gjitha institucionet dhe banesat ose ngrohje me energji elektrike. Në të dyja rastet do të ishim në kushte shumë më të favorshme, si ekonomike ashtu dhe mjedisore, në krahasim me ngrohjen nga uji i prodhuar nga TEC-i.
15. A është gënjeshtër furnizimi me ujë të ngrohtë i serave, sepse nuk ka dhe nuk mund të ketë sera, pasi askund, në asnjë vend në botë nuk janë ndërtuar sera në kuota si kjo e fushës të Korçës, mbi 830 m mbi nivelin e detit, po edhe sikur, në cilat toka? Ndërtohen sera me sipërfaqe minimaliste, nga 5 dynym, siç është katandisur bujqësia këtu? Eshte pa sens qe te furnizosh serrat me 24 ore ne dimer dhe ne vere me energji nga ftohja e TEC. E para ska serra dhe ne Korce kjo nuk eshte tradite. Ajo qe duket ketu eshte perpjekja per te reduktuar sasine e nxehtesise qe duhet te ftohe TEC. Gjenden aresye te kota si ngrohja, serrat dhe 80MW. E pa arsyetuar teknikisht, thjesht per te justifikuar sikur TEC do te ndihmoje bujqesine.
16. Aështë e vërtetë, që duke shfrytëzuar energjinë diellore, duke llogaritur se me jo më shumë se 75 euro/KWh, me një investim prej 400 milion euro, mund të realizohet një park solar me fuqi 533 MW, pa ndotur fare mjedisin dhe pa zënë tokën bujqësore.(Nëse po pse këmngulet të gazi natyror që është energji e parinovueshmë dhe jo të energjia djellore që është e rinovueshme)?
17. A është e vërtetë që këtë investim po e kërkojnë investitorë grekë për të kompesuar mbylljen e Tec të Kozanit dhe Ptolemaidhës të cilat mbyllen shumë shpejt pas ultimatumit që BE i ka bërë shtetit Grek po për shkak të ndotjeve atmosferike që ata shkaktojnë? Nëse po pse ata nuk e ndërtojnë në tëritorine tyre por na i “Dhurojnë” ne këtë investim? Kush eshte Nikolas Fridas dhe cfare lidhje ka ai me kete projekt? Po ky eshte “presioni” qe behet nga Greqia! Ky studim eshte bere nga Greket dhe nga nje i ashtuquajtur konsulent i IFC-se Nikolas Fridas, sekser i qeverise. Greket kerkojne te lene mbetjen mjedisore ne Shqiperi dhe jo ne token Greke!
Demi eshte edhe me i madh sepse sasia e nxhehtesise qe vjen si rezultat i rendimentit, 40-60% e gazit qe do te digjet do te shkoje ne atmosfere dhe nuk behet fjale me per debore apo turizëm.

Mediu në OSBE: Shqiptarët kërkojnë qeveri tranzitore për zgjedhje të lira

Kryetari i PR, Mediu ka bërë thirrje në Asamblenë Parlamentare të OSBE për të mbështetur kauzën e shqiptarëve për zgejdhje të lira përmes një qeverie tranzitore. Ai i ëhstë drejtuar përfaqësuesve të vendeve si Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania të kuptojnë se sot Shqipëria është pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa Gjykatë të Lartë.
Fjala e Mediut
Siç u tha dhe dje, më shumë se qindra mijëra njerëz, pothuaj çdo ditë protestojnë në Tiranë.
Përse protestojnë shqiptarët?
1- Protestojnë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Dhe kjo Asamble qëndron mbi këto parime.
2- Protesojnë kundër korrupsionit qeveritar, krimit të organizuar, bashkëpunimit të qeverisë me krimin, për të mbajtur pushtetin. Kjo Asamble bazohet në këto qëndrime.
3- Protestojnë për respektimin e Kushtetutës, pavarësinë e gjyqësorit. Shqiperia ka mëse 2 vjet pa Gjykatë Kushtetuese dhe pothuajse 2 vjet pa Gjykatë të Lartë.

Ketu pranë kam kolegët nga Gjermania dhe Amerika. Nëse dikush do të luante me Gjykatën Kushtetuese në Gjermani, kjo do të përbënte një shqetësim të madh.
Nëse Gjykata e Lartë nuk do të punonte, ky do të ishte një alarm i madh në SHBA.
Unë nuk mendoj se duhet të jetë ndryshe në Shqipëri.
4- Shqiptarët protestojnë kundër emigracionit masiv.
5- Shqiptarët kërkojnë një qeveri tranzitore, që të organizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Çështja e fundit.
Me kënaqësi degjova Z Lajcak, si kryetar i radhës i OSBE.
Ai theksoi, kur foli për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, se ndryshimi i kufijeve nuk është zgjidhja.
Besimi im është se ndryshimi i kufijeve, apo loja për shkëmbimin e territoreve, do të rikthejë konfliktet në Ballkan dhe do të zgjojë konfliket e vjetra.

Thirrja e Gurakuqit: E enjtja e ardhshme duhet ta gjejë diktatorin të rrethuar nga populli

Romeo GURAKUQI

Çfare duhet te ndodhe tjeter qe e gjithe struktura qeverisese e “Rilindjes” se bijve te Bllokut te perkufizohet si jo legjitime?!
Nje veprim i shpejte dhe intensiv diplomatik, per te ndale rrokullisjen e Parlamentit drejt hullise ramiste eshte bere me se i domosdoshem.
Ne qofte se edhe pas dites se marte, nderhyrja nderkombetare per largimin e Shefit te Organizates se “Rilindjes” nuk do te arrije objektivin stabilizues te kuadrit politik dhe institucional, per Opoziten konservatore lind nevoja e pergatitjes edhe e projektit te Struktures Organizative te Qeverise Tranzitive, te programit, te rregullave te veprimit legjislativ dhe e afateve te vendosjes ne veprim.
Hapi veprues politik nuk do te jete improvizues, por me njerezit e duhur dhe intelektualet me atdhetare.
Shperbashkimi i “Rilindjes” se bijve te Bllokut me Socialistet e vertete, intelektuale dhe demokrate, te cilet njelloj kane vuajtur nga regjimi i gangstereve, mendoj se duhet te jete nje qasje shoqeruese e skemes cmontuese. Demokracia e vertete nuk ecen perkunder social- demokracise, perkundrazi, paralelisht dhe bashkerisht drejt nje shoqerie me te vertete pluraliste dhe te se drejtes se barabarte ne shtet te qytetareve.
E enjtja e ardhshme duhet ta gjeje diktatorin te rrethuar legjitimisht dhe paqesisht nga populli kudo ne Tirane.
Diktatura e ka te perqendruar seline e vet vendimarrese, parane e fituar pa djersen e ballit, qejfet dhe orgjite politike, ne Tirane dhe kunoren e Blloqeve te Reja rreth kryeqytetit.
Ndaj rrethimi i saj paqesor mendoj se duhet te perqendrohet ne vendin e urdherdhenies antishteterore, aty ku gelon babezia e tyre.
Qytetareve te Tiranes, per te dyten here brenda tre dekadave, i ka ra barra e misionit te cmontimit te perpjekjes se disa familjeve , qe jane mesuar me sundim mbi pjesen tjeter te popullit.
Bashkekombasve tane ne SHBA u takon ta ndihmojne vendin e tyre me lobim te pershtatshem dhe te kualifikuar, ne zyrat ku regjimi i Tiranes nuk mund te depertoje me masken e vet.

Domethënia e vërtetë e Traktatit të Aquisgrana

Nëqoftëse flitet për Europën, të gjitha dritat mediatike botërore janë të drejtuar nga demonstrimet e përjavshme e pakënaqësisë sociale, që kanë përfshirë Francën, duke u shprehur nëpërmjet “jelekverdhëve”dhe duket sikur kontinenti apo deri edhe bota, nëse gjenden gjurmë të gjestit performues të veshjes së jelekëve të emergjencës nga Belgjika në Portugali, deri në në Tel Aviv të Izraelit e në Tajvan. Më 30 janar, në “The Wall Street Journal” lexohej se lëvizje të tilla duket se kanë qenë shkaku i humbjeve milionëshe në superstore nga Fnac-Darty tek Carrefour. Konfirmohet se rritja e Francës në 2018 ka zbritur në 1.5%, respektivisht 2.3% të 2017. Parashikimet për Gjermaninë, motor i shenjtë ekonomik, janë akoma më të ulëta: qeveria gjermane i “redukton parashikimet e saj në 1% për 2019 nga 1.8%”. Flitet deri për një rrezik reçisioni të Gjermanisë. Sigurisht jo të dhëna prej gjigandi ekonomik.
Pavarësisht shenjave të qarta të ngadalësimit të rritjes, BQE-ja e Draghi i ka dhënë fund Quantitative Easing në dhjetorin e 2018, domethënë blerjes së titujve shtetërorë nga ana e saj. Megjithatë, Draghi lë të kuptohet në Parlamentin Europian se “është i gatshëm që të përdorë të gjitha instrumentat e politikës ekonomike për të mbështetur rritjen në rast se ngadalësimi do të rezultonte më i fortë, përfshi Quantitative Easing”.
Natyrisht, një kuadër i tillë duhet futur në kontekstin global, duke mbajtur parasysh 4 faktorë, që Giulio Sapelli i ilustron tek “Il Sussidiario”, por që gjejnë pak hapësirë në debatin mediatik dhe mbesin të mbyllur në takimet sekrete midis think-tank-eve:

1. Kina nuk rritet më: “Sepse po dështon projekti i orientimit të makinës prodhuese nga prodhimi i të mallrave strukturore në mallra konsumi”, duke implikuar humbjen e përditshme të milionave nga ana e oligarkëve shumë të pasur të qyteteve bregdetare kineze, përveç copëzimit të diktaturës së partisë dhe të makinës shumë të fuqishme ushtarake.
2. Efektet e drejtpërdrejta e krizës kineze ndjehen në mënyrë shumë të rëndë nga BRICS, sidomos në Amerikën Jugore, të penguara veç të tjerash nga ndërhyrjet amerikane (shih Venezuelën) kundër “politikave ekonomike joortodokse”, që prodhojnë “efekte shkatërrimtare për punësimin e varfërinë dhe, për pasojë, tregjet e brendshme”.
3. Eksportimi në botë i deflacionit europian, që buron nga “arteficat teknokratike” e ordo – liberalizmit, që shprehet edhe në kohëra shumë të afërta nga “vendimi skandaloz për të ndaluar nëpërmjet rregullimit shkrirjen e Alstom – Siemens me efekte ekonomike katastrofike”.
4. Rënia e lirë e tregtisë globale që është në rënie “shumë vitë përpara proteksionistit selektiv Trump, siç e demonstron fakti që në 30 vitet e flobalizimit nuk është nënshkruar asnjë marrëveshje tregtare multilaterale, por vetëm marrëveshje bilaterale”.

“Traktati” i Aquisgrana: skicofrenia midis simbologjisë politike dhe politikave ekonomike
Më pak i rënë në sy ka qenë “Traktati” i Aquisgrana, i nënshkruar më 22 janar 2019, që është në mënyrë të padiskutueshme një protagonist i aktualitetit politik, anipse në hije, ndoshta qëllimisht, nga fakte të tjera kronike. Tek “Il Sussidiario”, Augusto Lodolini nënvizon sesa komentatorët i janë referuar Sharlëmanjit për t’i dhënë një thellësi historike kësaj ngjarjeje. Megjithatë, duhet kujtuar se në fakte thuajse asgjë perandorake e tij gjendet në takimin midis Macron dhe Merkel. Por tensioni produktiv midis pushtetit tokësor, mbret dhe perandor, dhe shpirtëror, papët, që prodhonte arkitekturat perandorake nga Mesjeta në dekadencën e ‘700, me arketipin e Traktatit të Aquisgrana e 1748 që i jep fund luftërave të suksesionit austrian, siç kujton Giulio Sapelli, nuk kanë asnjë jehonë në Europën e “Merkron”, siç quante muaj më parë “The Economist” miqësinë Merkel – Macron. Bashkimi Europian nuk ka asgjë nga Perandoria e Shenjtë Romake, nëse në letrat kushtetuese e Bashkimit janë ruajtur mirë nga çdo referim kulturor ndaj rrënjëve judeo – kristiane të progresit europian, dhe deri nga laicizimi dhe iluminizmi europian, që i verbër siç është, harron rrënjët e veta kristiane.
Në “Financial Times” i referohet me të drejtë Traktatit të Elizeut të vitit 1963, duke shprehur pikëpamje të kundërta rreth kuptimit të këtij azhurnimi në marrëdhëniet bilaterale franko – gjermane: disa, si Wolfgang Münchau, ftojnë që të mos nënvlerësohet vlera simbolike e impenjimit reciprok të marrë nga të dyja fuqitë kontinentale për ruajtjen dhe integrimin e Bashkimit Europian. “Traktati i Aquisgrana”, shkruan Münchau, “nuk ofron asnjë zgjidhje konkrete, por si minimum nënvizon impenjimin reciprok. Në thelb, Gjermania dhe Franca thonë se do të bëjnë gjithçka të mundur. Ashtu si Shën Agustini përpara tyre, nuk duan ta bëjnë për momentin”. Megjithatë, komenton Münchau, nuk dihet se për sa kohë mund të presin akoma.
Nga ana tjetër e spektrit të inpterpretuesve, gjithmonë në “Financial Times”, theksohet se ai nuk është gjë tjetër veçse një takticizëm për të “shmangur një kompeticion eksplicit ekonomik e diplomatik midis fuqive kontientale më të forta të Bashkimit Europian dhe të ruhet vëmendja mbi disa projekte të përbashkëta”. Arsyeja thelbësore e traktatit lëkunder nga strategji afatgjatë për ndërtimin e Bashkimit Europian, e bazuar mbi autonominë strategjike, në instrument të thjesht praktik për të shpëtuar të shpëtueshmen.

Praktikisht, na kujton “Le Monde Diplomatique”, Elizeu komunikon se asnjëherë në marrëdhëniet franko – gjermane nuk është bërë fjalë në mënyrë eksplicite për mbrojtje dhe siguri duke lidhur programe ambicioze bashkëpunimi e zhvillimi, si në marrëveshjen e fundit të Aquisgrana. Ato konkretizohen jo vetëm në “Këshillin Franko – Gjerman për Mbrojtjen dhe Sigurinë si organ politik për të qeverisur impenjimet reciproke”, që do të mblidhet në intervale të rregullta, siç parashikohet nga Neni 4, Paragrafi 4, por përtej krijimit të një një serie të tërë trupash ekspedicionare franko – gjermane, të mbështetura nga një bashkëpunim i plotë zhvillimi industrial, pasi “bangoprova e parë e vërtetë do të jetë mbrojtja”, me projektin Leoclerc (shkrirje e tankeve Leopard – të gjermanes KMW – dhe Leclerc – të francezes Nexter), që duhet ta shikojë realizimin në 2035. Por jo vetëm.
Modeli është i njëjtë me Traktatin e Lancaster e 31 janarit 2014, ku nënshkruheshin bashkëpunime të mëdha franko – britanike për kërkimin, me një total prej 145 milion eurosh, dhe zhvillimin e teknologjive raketore dhe sistmeve antiminash detare dhe nëndetare, duke implikuar grupe të mëdha, nga Dassault-Aviation dhe BAE Systems deri tek Rolls-Royce, Safran, Thales dhe Selex Es.
Këto bashkëpunime duket se strukturohen edhe falë “fondit europian për mbrojtjen”, për të cilin Komisioni ka propozuar një buxhet vjetor prej 1.5 miliard eurosh duke filluar nga 2020, të drejtuar që të “financojë projekte kërkimi dhe teknologjie për mbrojtjen”, siç shkruan Alice Pannier në Ramses e vitit 2019 (botim vjetor i IFRI-t), “të avancuara nga bashkëpunimi midis shumë bizneseve të ndodhura në vende të ndryshme anëtare”. Megjithë retorikën e madhe për projektet ambicioze, Gjermania është e gjymtuar nga brenda karshi impenjimeve të armatimeve të marra me Francën: SPD-ja, Die Linke dhe të Gjelbërit e vënë në diskutim vendimin për riarmatimin e marrë nga aleanca e qendrës katoliko – sociale, siç na kujton Barbara Kunz gjithmonë në Ramses.
Përtej konflikteve ideologjiko – politike të brendshme të Gjermanisë, skicofrenia e madhe midis simbologjisë perandorake të Aquisgrana për një perandori të madhe europiane (me ushtrinë sipas masës së vet) dhe vendimet konkrete të politikës ekonomike, të vetmet që mund të realizojnë ambicje dhe projekte perandorake të tillë, shfaqet akoma më fuqishëm në debatet e kohëve të fundit rreth shkrirjes së mundshme midis gjermanes Siemens dhe francezes Alstom, dy gjigandët europianë e shpejtësisë lartë. Praktikisht, bashkëpunimet ambicioze në nivel ushtarak nuk mund të ekzistojnë pa një koordinim strategjik në planin gjeo – ekonomik. Nëse hekurudhat dhe shpejtësia e lartë nuk janë një industri ushtarake në kuptimin e ngushtë të fjalës, gjithsesi janë një industri themelore për të ndërtuar rrjete komunikacioni efikase në territor: kanë një impakt strategjik.

Komisarja për Konkurrencën Margrethe Vestager vazhdon e palëkundur që të mëshojë për veton ndaj shkrirjes. Të mërkurën, 6 shkurt, Bashkimi Europian e ka bllokuar zyrtarisht shkrirjen midis dy gjigandëve të shpejtësisë së lartë, duke u preokupuar për dëmet ndaj konkurrencës brenda tij dhe rritjes eventuale të çmimeve të trenave të gjeneratës së ardhshme. Megjithatë, shkrirja Alston – Simenes do të krijonte një gjigand “me një faturim vjetor të kombinuar prej 15 miliard eurosh” dhe kishte mbështetjen e plotë e Emmanuel Macron, “që ka thënë se do të krijonte ekuivalentin e hekurudhave të prodhuesit europian të avionëve Airbus SE”, siç përcjell “The Wall Street Journal”.
Megjithatë, homologët gjerman dhe francez, Bruno Le Maire dhe Peter Altmaier (CDU), vazhdojnë që ta kritikojnë zgjedhjen e Brukselit. Deri Joe Kaeser, CEO-ja i Siemens, sipas asaj që përcjell “Financial Times”, pohon se “regjimi i konkurrencës” i Brukselit është “backward”, domethënë i prapambetur. I prapambetur për sfidat globale me të cilat industria europiane duhet të përballet në mes të gjigandëve kinezë e amerikane që shfaqen falë vendeve që e ngrenë ekspansionin e tyre ekonomik pikërisht mbi grupet e mëdha multikombëtare. Thekson edhe se mbrojtja e konsumatorëve lokalisht nuk nënkupton që ta pengojë Bashkimin Europian të jetë konkurrues në nivel global.
Megjithëse janë shpenzuar autoritetet kombëtare gjermane dhe britanike, por edhe gjigandi kanadez Bombardier Inc., në mbështetje të linjës së Komisionit Europian, kundër argumentave politike për të krijuar një “kampion europian” të hekurudhave, vazhdojnë akoma protestat nga ana e Berlinit dhe e Parisit. Është edhe realizimi politik i shprehur nga Franca, nëpërmjet Le Maire, që do të duhet t’u hapë sytë burokratëve të Brukselit, ndërsa nënvizon sesa jo vetëm ligjet për konkurrencën janë të “prapambetura”, por edhe se “bllokimi shkrirjes do të ishte një “gabim politik” që e lë Europën më të dobët përballë Kinës”, “Financial Times shton se “Parisi sqaron se do të shikonte tek vetoja një mundësi për të rishikuar regjimin e konkurrencës së BE-së”.
Jo vetëm që gjermani Peter Altmaier zbulon se dëshiron t’i ritrajtojë rregullot për konkurrencën në Bashkimin Europian, siç pohon Bruno Le Maire në televizionin “France 2”, dhe në javët e ardhshme do të impenjohet me homologun e tij gjerman për të propozuar dusa modifikime në procedurën vendimmarrëse në lëmin e konkurrencën në gjirin e Komisionit, duke paraqitur mendimin e liderëve politikë, për të shmangur interpretime thjesht teknike të rregullave europiane.
Nga ana tjetër, Vestager mohon çdo kërcënim kinez në periudhë afatshkurtër në sektorin e hekurudhave, por loja, siç dihet mirë, nuk luhet vetëm në kontinent, por sidomos në Afrikë, ku Kina po bëhet kapilare, duke zëvendësuar fuqitë e vjetra koloniale si partner referues për shtete subsahariane, nga Sudani tek Etiopia.

Rikthimi i Sigmar Gabriel dhe spektri i një nacionalizmi të majtë
Dihet se nga vjen makthi kundër ndërtimit të komplekseve të mëdha industriale: është gjithmonë ideologjia ordo – liberale, e verbër përballë nevojave urgjente gjeopolitike. Në këtë kontekst, Macron është i përçarë: nga njëra anë prej zgjedhjeve të afërta europiane, në të cilat do t’i japë një vulë Parlamentit Europian me qëllim që ta çojë edhe aty idenë e tij për Europën; nga ana tjetër, është i zënë me Grand Débat, për t’i gjetur një zgjidhje krizës së jelekverdhëve. Është e padiskutueshme që problemet e politikës së brendshme të Macron do të kenë reperkusione mbi kapitalin politik të investuar në nivel europian, paralelisht me zgjedhjet europiane ose më vonë, në vjeshtë. Çështja mbetet dytësore, pasi një efekt mbi zgjedhjet europiane është i pashmangshëm, por mbetet e hapur pikëpyetja nëse Grand Débat “do ta kidnapojë apo rishpike fushatën e Macron për zgjedhjet europiane”.
Gjithmonë në Eurointelligence komentohet një shkëmbim “epistolar” në project-syndicate.org midis Sigmar Gabriel dhe Zaki Laïdi, një Profesori të Sciences Po., lidhur me Traktatin e Aquisgrana. Zbulohet se në Gjermani murmuritet për një rikthim të mundshëm në planin e parë e frontit politik të Gabriel, pasi ia ka lënë vendin për zgjedhjet federale e 2017 yllit në ngjitje Martin Schulz. Debati ndizet pas deklaratave të Gerhard Schröder të përcjella nga media të ndryshme gjermane, si Frankfurter Allgemenie Zetiung i 1 shkurtit, ku Schröder e quan kryetaren aktuale e SPD-së Andrea Nahles si amatore, të paaftë që të vijë në pushtet dhe më pas konsideron Gabriel si “një prej politikanëve më të aftë e kompetentë që ka partia”. Megjithatë, veterani Gabriel shprehet në terma kontradiktorë, besnik ndaj traditës pacifiste të partisë së tij, duke komentuar në project-syndicate.org takimin e 22 janarit midis Merkel dhe Macron në Aquisgrana. Duke bërë gjenealogjinë e raporteve franko – gjermane në traktatet e Elizeut të viteve 60, denoncon marrëveshjen aktuale të Aquisgrana për golizëm – për Gabriel, një shprehje negative – për të treguar makthin dhjetërvjeçar francez për ta “çliruar Gjermaninë dhe Bashkimin Europian nga influenca dërrmuese e Shteteve të Bashkuara”.

Në vijim, ilustron pozicionet e ndryshme të Francës dhe Gjermanisë ndaj Brexit, duke pohuar se Gjermania, në ndryshim nga Franca, do të ishte e hapur ndaj një anullimi të mundshëm të Brexit “për të ruajtur ekuilibrin e forcave europiane”. Ndërsa akuzon Francën se sheh tek Brexit “një mundësi për të rritur pushtetin e saj politik, ekonomik dhe ushtarak në brendësi të bllokut”, Gabriel konkludon duke pohuar se “me dy vende [Franca dhe Mbretëria e Bashkuar] me arsenal bërthamor, Bashkimi Europian konsiderohet tashmë nga fuqi të tjera si politikisht e parëndësishme” dhe vazhdon: “Në një botë mishngrënësish gjeopolitikë, ne europianët europianët jemi vegjetarianët e fundit. Pas Mbretërinë e Bashkuar, ne do të të bëhemi veganë dhe, ka mundësi, pre. Ajo që ka vlerë nuk është “autonomia strategjike”, por ruajtja e sovranitetit europian në një kontekst ndërkombëtar në ndryshim të shpejtë”.
Përgjigja e Zaki Laïdi për Gabriel është e thjeshtë, por efikase. Parasëgjithash, vëren se konteksti gjeopolitik midis viteve 60 dhe sot është rrënjësisht ndryshe. Krijimi i një mbrojtjeje europiane, siç sqarohet në Paragrafin 4 e Nenit të 1 të traktatit, duke nënkuptuar në brendësi të Paktit Atlantik, kështu që nuk është në kontradiktë me aksin anglo – amerikan, të cilit Gabriel i jep rëndësi themelore, duke mbështetur mbi domosdoshmërinë e raporteve me Mbretërinë e Bashkuar – për pasojë, edhe me Shtetet e Bashkuara – për “sovranitetin europian”.
Natyrisht, më pas është edhe e panjohura e madhe e deklaratave tymuese të Trump, midis të cilave ajo lidhur me tërheqjen e mundur e Shteteve të Bashkuara nga NATO. Pa e zhveshur këtë çështje delikate, është e mjaftueshme të vërehet se Gabriel duket se abstragon nga konteksti aktual vullnetin francez dhe disa pjesë të elitës gjermane për të avancuar ndërtimin e një industrie ushtarake dhe të një aparati mbrojtës europian. Një shkak shpërthyes kanë qenë synimet e padeshifrueshme të Trump. Kjo bën që apelimi për mbrojtjen e një “sovraniteti europian” nuk mund të ecë bashkë me ndërtimin e Europës së mbrojtjes, domethënë të autonomisë strategjike (përfshi telekomunikacione, industri dixhitale, hekurudha, marinë dhe aviacion) – siç është thënë shumë herë: bangoproba e parë e vërtetë është mbrojtja.
Përfundimisht, Eurointelligence sugjeron se argumenti i vetëm i Gabriel që izolohet nga ku qerthull kontradiktash është pohimi i thjeshtë se Traktati i Aquisgrana nuk pasqyronte interesat e Gjermanisë. Gabriel duket se e lexon kështu traktatin në terma të pastra të politikës së brendshme, në pikën që paralajmëron se “ai po pasqyron një xhep nacionalizmi të majtë në politikë gjermane”. “Fjalë për fjalë” duhet “mbajtur nën survejim ajo hapësirë”, konkludon Eurointelligence.
(nga Business Insider)

Përgatiti
ARMIN TIRANA

Spanja, një paqe gjithmonë e shtyrë

Vitet ’30 e shekullit të XX-të janë karakterizuar nga dhuna. Deri në vitin 1939, vendi është masakruar nga lufta civile, më pas kalon më shumë se 35 vite diktaturë përpara se të kthehet në demokraci. Sot shteti qendror kontestohet nga indipendentistët katalanas.

“Delenda est monarchia” (Monarkia duhet të shkatërrohet): më 15 nëntor 1930, eseisti dhe filozofi liberal José Ortega y Gasset e përfundon kështu një artikull të botuar në gazetën “El Sol”, në të cilin denoncon qëndrimin e Mbretit Alfonsi i XII-të Burbon të Spanjës në përfundim të diktaturë së Miguel Primo de Rivera y Orbaneja. Për ta kuptuar shtrirjen e këtij pohimi duhet lexuar shprehja e mëparshme: “Spanjollë, shteti juaj nuk ekziston më. Duhet rindërtuar!”. Ja kështu një diagnozë që shërben si fill përçues për historinë bashkëkohore të Spanjës. Në vitin 1922, po Ortega y Gasset kishte botuar Spanja pa shtyllë kurrizore, një ese ku, duke pyetur lidhur me kuptimin e historisë spanjolle, përfundonte duke nxjerrë në pah dobësinë e procesit të kombëtarizimit.
Duke filluar nga viti 1931 ambicia e republikanëve do të jetë të rindërtojnë një shtet të fortë, që t’i shpëtojë darës së Kishës, që të dijë t’u japë përgjigje rivendikimeve rajonale të nacionalizmit katalanas, bask e galician dhe që të arrijë të sigurojë garancitë e nevojshme për zhvillimin ekonomik e social. Ky shtet republikan, që zhvillohet midis viteve 1931 e 1936, do të hasë në rrugën e tij rezistenca shumë të forta. Lufta civile do të jetë në konflikt midis dy identiteteve të kombit dhe dy projekteve shtetërore. Dhe vizioni centralizues, tradicionalist e konservator i mishëruar nga Gjenerali Francisco Franco do të ketë epërsinë.
Me vdekjen e Franco në vitin 1975, nëqoftëse shteti ekziston, ai është një instrument politik i urryer. Përparimi për t’i dhënë jetë një organizmi demokratik dhe për të siguruar një tranzicion duke filluar nga respektimi i ligjshmërisë do të përbëjë sfidën kryesore për aktorët e demokratizimit. Një sfidë që vazhdon edhe sot. Në vitin 2017 shteti në Spanjë është kontestuar nga tentativa separatiste, pa baza ligjore, e kryer nga institucionet katalanase, Parlament dhe Generalità. Pavarësisht nga aspekti i pastër i ligjshmërisë demokratike, të cilës katalanasit ndoshta nuk i kanë kushtuar shumë vëmendje dhe sidomos faktit që një shkëputje është historikisht në kundërrymë me të tashmen, reforma e shtetit spanjoll duket gjithësesi e domosdoshme. Por nëqoftëse ekziston një marrëveshje lidhur me diagnozën, divergjencat, nganjëherë të pakalueshme, mbizotërojnë ndaj zgjidhjes eventuale. Kështu që kërkohet të pyetet nëse shteti në Spanjë përfaqëson një mishërim të sovranitetit popullor apo është shprehje e “blloqeve të pushtetit” që e kontrollojnë. Dhe nëse institucionet kanë dështuar apo jo në ndërtimin e qytetarëve të tyre duke përcaktuar krizën aktuale.
Zgjedhjet e 12 prillit 1931 u sigurojnë një fitore dërrmuese republikanëve dhe Alfonsi i XIII-të e lë Spanjën. Më 14 prill shpallet republika, monarkia “shkatërrohet”, pikërisht siç e kërkonte Ortega y Gasset. Deri në miratimin e kushtetutës, më 9 dhjetor, vendi përjeton 8 muaj agjitacioni të madh politik. Si në kohërat e Cortès të Kadiksit (1810 – 1812), puna e Asamblesë Kushtetuese i jep jetë një serie projektesh dhe diskutimesh lidhur me Spanjën. Rindërtimi i shtetit kërkon përkufizimin e “kombit”. Numri i opsioneve është i madh: shkon nga republika federale, e ëndërruar nga disa nacionalistë katalanas, tek centralizmi jakobin, që shikon tek shembulli francez modelin që duhet ndjekur. Të gjithë janë dakord mbi laicitetin e shtetit e të shoqërisë. Socialistët do të donin të ndërtonin një republikë sociale. Monarkistët vazhdojnë të shikojnë tek monarkia dhe tek kisha një përfaqësim të identitetit historik të vendit. Në vitin 1932, me sugjerimin e Vatikanit, katolikët ftohen që ta shmangin lidhjen e luftës me kauzën e monarkisë dhe ta mbështesin kishën në gjirin e republikës. Faktori religjioz imponohet përpara parametrit institucional. Por mbi projektin republikan peshon kujtimi i dështimit të republikës federale dhe i kantonalizmit të periudhës 1873 – 1874, e rënë nën goditjet e restaurimit monarkik. Qysh atëhere ishte ngritur çështja e unitetit kombëtar: lëvizja kantonaliste, e frymëzuar pjesërisht nga idealet e Komunës së Parisit, kishte tentuar kartën e decentralizimit ekstrem. Për ta, revolucioni territorial shprehte revolucionin social.

Republika donte ta shmangte këtë kujtim dhe drejtuesit republikanë kanë interes që të tregojnë se sistemi i ri institucional është në përputhje me unitetin e vendit. Më 14 prill 1931 shpallet nga Francesc Macià i Llussà, udhëheqës i Esquerra Republicana de Catalunya (ERC), Republika Katalanase në Federatën Iberike. E themeluar më 19 mars 1931, partia dëshiron që të zërë krahun e majtë të nacionalizmit. Nga Madridi vijnë sinjale çtensionimi, për të mos hapur një krizë më të gjerë lidhur me natyrën e shtetit spanjoll. Por gjithësesi merret impenjimi për të shkruar një kushtetutë që do t’i japë hapësirë specificitetit katalanas.
Neni 1 i kësaj kushtetute lexon: “Republika përbën një shtet integral, të pajtueshëm me autonomitë e dy njësive vendore dhe të rajoneve”. Modalitetet e kësaj autonomie përcaktohen në nenet 11 e 12 dhe ndarja e kompetencave midis shtetit qendror dhe rajoneve autonome përshkruhet në nenet nga 14 deri tek 22. Neni 4 shpalla: “Kastiliançja është gjuha zyrtare e republikës. Çdo spanjoll ka detyrimin që ta dijë e ta përdorë, pa paragjykuar të drejtat që ligjet e shtetit mund t’u njohin gjuhëve të provincave dhe të rajoneve. Përjashto dispozita të kundërta me ligje specifike, nuk mund të pretendohet nga askush njohja dhe përdorimi i ndonjë gjuhe rajonale”. Megjithëse duke ju njohur “provincave me karakteristika historike, kulturore dhe ekonomike të përbashkëta mundësinë e organizimit në “rajone autonome”, shteti preokupohet që ta përkufizojë në detaj perimetrin e kompetencave e këtyre “bërthamave politiko – administrative”.
Katalanizmi e sjell furishëm specificitetin e rajonit, që duhet të rrënjoset në kulturë, në drejtësi dhe në ekonomi, por që është politikisht i rrezikshëm. E majta katalanase ka marrë maksimumin e konsensuseve në zgjedhjet rajonale e 1932. Në vitin 1933, ndërsa për herë të parë gratë spanjolle mund të votojnë, e djathta fiton zgjedhjet e përgjithshme. Konfrontimi midis Madridit dhe Barcelonës bëhet një përplasje e djathtë – e majtë që e komplikon faktorin rajonal. Momenti kulmor ndodh më 6 tetor 1934: Lluis Companys i Jover shpall Shtetin katalanas të Republikës Federale të Spanjës. Asnjë rezistencë në hyrjen e ministrave të djathtë në qeverinë qendrore e Alejandro Lerroux Garcia. Barcelona synon që të mishërojë shpirtin e republikës spanjolle. Me urdhër të Lerroux Garcia, Gjenerali Domingo Batet Mestres kryen operacionet e rivendosjes së rendit kushtetues. Mëngjesin e 7 tetorit, autoritetet katalanase dorëzohen. Qysh nga ai moment nis një periudhë ku autonomia katalanase harrohet krejt.
Kjo kundërvënie midis Madridit dhe Barcelonës, midis autoritetit qendror dhe një vizioni federalist, do të marrë konotacione mitike në sytë e nacionalistëve katalanas. Akoma sot disa mendojnë se lufta civile ka qenë një luftë e Spanjës kundër Katalonjës. Në të vërtetë kemi pasur një përplasje midis të djathtës, që kishte fituar zgjedhjet e vitit 1933, por pa siguruar një mazhorancë të mjaftueshme qeverisëse, dhe të majtës, që e kishte Katalonjën si bastionin e saj. Lëshimi i Alejandro Lerroux ndaj së djathtës të José Maria Gil Robles y Quiñones, kreu i CEDA-s (Konfederata Spanjolle e të Djathtave Autonome) është për të majtën republikane një tradhëti.

Fitorja e së majtës me Frontin Popullor në shkurtin e 1936 duhej ta normalizonte situatën dhe t’i jepte Generalitat pushtetet e tij dhe Katalonjës autonominë e saj. Zbatimi i programit republikan, sidomos në planin social, si mbi çështjen rajonale me një statut autonomie të negociuar për Vendet Baske dhe një parastatut për Galicinë, kontribuojnë që të mobilizohen sërish opozitat, që nisin të komplotojnë. Më 17 dhe 18 korrik 1936 opozitat lëvizin: është tentativa e grushtit të shtetit. Lufta civile që pason bëhet një luftë midis të paktën dy Spanjave. Nëse në korrikun e 1938, në një moment kritik për republikanët, Presidenti i Republikës Manuel Azana Diaz mbron idenë e një zgjidhjeje të përgjithshme të mbështetur mbi paqen, mëshirën dhe faljen, nga ana e tij Franco do me çdo kusht një fitore totale. E arrin në prillin e 1939 dhe e zgjat me një represion të pamëshirshëm.
Në disa aspekte, regjimi frankist mbetet enigmë. Paraqet tipare fashiste me përqëndrimin e pushtetit në duart e “Caudillo” dhe sistemin njëpartiak. Është edhe një diktaturë ushtarake, me një përfaqësim oficerësh në instancat qeveritare e administrative. Institucionalisht, mbështet tek ambiguitet. Në vitin 1947 Ligji i Suksesionit, i miratuar me referendum, përcakton se “Spanja si unitet politik është një shtet katolik, social dhe përfaqësues, që në përputhje me traditën e saj, deklarohet e kyçur në mbretëri”. Por Neni 2 saktëson: “Drejtimi i shtetit i takon Caudillo të Spanjës dhe të Kryqëzatës, Gjeneralisimit të Forcave të Armatosura, Francisco Franco Bahamonde”. Një mbretëri pa mbret… Një shtet tradicional që nuk ka dinasti… në vitin 1966 një ligj organik i ri kontribuon në dallimin e funksioneve të kreut të shtetit dhe të kreut të qeverisë. Megjithatë, do të duhet të pritet viti 1973 që Franco të emërojë një titullar: do të jetë besniku i tij, Admirali Luis Carrero Blanco, i vrarë më 20 dhjetor të po atij viti nga ETA baske.
Në të vërtetë, regjimi është autokratik. Franco është burimi i çdo pushteti. Administrativisht, pushteti realizohet nëpërmjet guvernatorëve të provincave, ekuivalenti i prefektëve, të emëruara direkt nga Ministria e Brendshme. Kjo normë përbën shenjën e ricentralizimit të shtetit me të cilën procedon regjimi frankist. Sipas historianit Marti Marin Corbera të Universitetit të Barcelonës, “bëhet fjalë për një administrim territorial, që dëshironte të homogjenizonte funksionimin administrativ dhe politik të vendit në tërësinë e tij” (Corbera Martì Marin, “Los governadores civiles del franquismo, 1936-1963”, tek Historia y Politica Nr. 29, 2013).
Gjithë kësaj i shtohet një diskutim nacionalist që synon të imponojë konceptimin e Spanjës katolike dhe unitare, themel i Kryqëzatës antirepublikane, si e vërteta e vetme e kombit. Forca e Franco ka qenë ajo e realizimit të një sinteze midis ambicieve fashiste të falangave spanjolle të José Antonio Primo de Rivera y Saenz de Heredia (i pushkatuar nga republikanët në vitin 1936) dhe konceptimeve konservatore të së djathtës tradicionale. Nacionalizmi do të shërbejë si motor për mobilizimin e masave deri në fundin e regjimit.

Në radhë të parë, centralizimi frankist ka qenë një reagim ndaj decentralizimit të nisur nga republika. Por atij i është dashur të ndeshet me mbeturina historike. Nëqoftëse Katalonja ka humbur institucionet e saj autonome, Vendet Baske trajtohen si provincë. Guipuzcoa dhe Biscaglia, që kishin rezistuar, ndëshkohen, duke humbur privilegjet etyre fiskale të trashëguara nga luftërat e shekullit të XIX-të. Por Provinca Alava, që ishte rreshtuar në favor të kryengritjes frankiste, do t’i ruajë privilegjet e saj. Motoja e frankizmit – Spanja një e madhe dhe e lirë – këmbëngul ndaj unitetit. Modeli historik i premtuar nga Franco është ai i Spanjës perandorake, ai i apogjeut të shekullit të XVI-të.
Paralelisht, duke filluar nga periudha 1958 – 1960, regjimi adopton një politikë liberalizimi që i hap dyert rritjes. Në dekadën pasuese, gjeografia dhe ekuilibrat socialë modifikohen thellësisht. Madridi kalon nga 1 milio banorët e 1940 në 3.1 milionët e 1970; Barcelona kalon nga 1 në 1.7 milion; Bilbao nga 195000 në 400000. Midis viteve 1941 dhe 1975, 6 tërësi rajonale favorizohen nga migrime të brendshme (Katalonja, Madridi, Vendet Baske, Valencia, Balearet, Kanariet), ndërsa Spanja qendrore (Kastilja, Aragona dhe Estremadura), ajo jugore (Andaluzia dhe Murcia) dhe veriperëndimore (Galizia, Asturiet dhe Cantabrica) boshatisen, nën efektin e një eksodi rural masiv.
Në vitin 1975, kur vdes Franco, është tashmë në veprim një kulture e re spanjolle, e tërhequr nga konsumizmi, e shënuar nga përvoja masive e emigrimit të brendshëm apo të jashtëm. Ajo bart edhe gjurmë të rikompozimit të katolicizmit paskonciliar dhe përshkohet nga militantizmi i grupeve antifrankiste. Arqipeshkëvi i Madridit, Imzot Vicente Enrique y Tarancon, me rastin e meshës së fronëzimit të mbretit të ri Juan Carlos më 27 nëntor 1975, i jep fund iluzionit nacionalo – katolik. Ai kujton se “besimi kristian nuk është ideologji dhe se nuk mund të identifikohet me njërën apo tjetrën prej ideologjive mbizotëruese”. Duke vepruar kështu, ai pranon legjitimitetin e pluralizmit politik, social, kulturor dhe ideologjik. Me këtë diskutim Spanja mund dhe duhet të zgjedhohet në shumës.
Në këtë pikë, nis një periudhë traktativash politike midis pushtetit dhe opozitave për ta çuar vendin drejt një demokracie. Do të jetë pikërisht tranzicioni demokratik që në mënyrë konvencionale çon në emërimin e Don Adolfo Suarez Gonzales, Dukë i Suarezit, në drejtimin e qeverisë në vitin 1976 dhe përfundon me fitoren e socialistëve në vitin 1982. Në këto diskutime që përfundojnë me legalizimin e partive politike, zgjedhjet e lira (15 qershor 1977), hartimin e një kushtetute dhe miratimin e saj me referendum (6 dhjetor 1978), koncepti i “kombit” do të rishikohet dhe njohja e rajoneve me identitet të fortë do të bëhet prioritet.
Qeveria e Adolfo Suarez rivendos veçantitë fiskale të Biscaglia e të Guipuzcoa. Në qershorin e vitit 1977 nis një negociatë me Presidentin e Generalitat në mërgim, Josep Tarradellas i Joan. Ky rikthehet në Barcelonë më 23 tetor 1977, ku pritet nga rreth 1 milion njerëz. Qeveria e vendos në krye të Deputacion të Barcelonës, ekuivalenti frankist i Këshillit Rajonal.

Pas zgjedhjeve të 15 qershorit 1977 krijohet një komision kushtetues me detyrën që të hartojë një tekst që të njohë diversitetin e Spanjës. Do të duhet shumë mirëkuptim në negociatë për të vënë bashkë pikëpamjet centralizuese të ministrit të vjetër të Franco, Manuel Fraga Iribarne, me ato të nacionalizmit katalanas të Miquel Roca Yunyent, ose, më tej akoma, ato të paraqitura nga e majta. Edhe një herë akoma, në qendër të paktit kushtetues luhet roli përfaqësues i kombit. Lufta kundër frankizmit, pas humbjes së detyruar përçarjes së frontit republikan, kishte favorizuar një riafrim të ngadaltë dhe progresiv të opozitarëve. Kultura politike e aktorëve të tranzicionit i paraprin aksionit të tyre (Julia Santos, Transicion. Historia de una politica española 1937 – 2017, Barcelonë, shtëpia botuese Galaxia Gutenberg, 2017). Në këtë kontekst, decentralizimi duket i pashmangshëm: nga njëra anë, ai përfaqëson refuzimi e homogjenizimit frankist dhe, nga ana tjetër, rifut kujtimin e republikës në procesin e demokratizimit.
Të 3 rajonet, të quajtura historike, Katalonja, Vendet Baske dhe Galicia – vijnë në atë pikë të dallueshme pasi kanë disponuar tashmë midis viteve 1932 dhe 1939 një statut dhe një parastatut autonomie. Për Adolfo Suarez përbën një prioritet sigurimi i mbëhstetjes së autonomistëve. Shtetari spanjol i demonstron botës besimin e tij të mirë demokratik duke legalizuar Partinë Komuniste Spanjolle (prill 1977), ndërsa suksesi i referendumit të ratifikimit të kushtetutës vlerëson tërësinë e tranzicionit demokratik. Në Katalonjë, votuesit e miratojnë me 91% tekstin e ri. Në Vendet e Ulëta, pavarësisht një abstenimi të fortë (55%), “po”-ja fiton me më shumë se 70% të votave.
Zgjedhjet rajonale në Vendet Baske (9 mars 1980) dhe në Katalonjë (20 mars 1980) nuk kanë përfaqësuar vetëm vënien në veprim të institucioneve të reja, por edhe një formë riparimi dhe fitoreje të vonuar të nacionalizmave lokalë mbi nacionalizmin bashkues dhe univok të frankizmit. Baskë dhe katalanas gjykojnë se Spanja në të kaluarën e saj ka qenë fajtore që ka anashkaluar të drejtat e rajonave jo kastiljanofobe. Për historinë e tyre, rivendikimet nacionaliste do të ishin demokratike. Një pjesë e vështirësive aktuale vijnë nga ky element i kulturës politike, i farkëtuar në opozitën ndaj frankizmit dhe gjatë tranzicionit.
Abuzimi i simboleve kombëtare nga ana e frankizmit justifikon lulëzimin e simboleve konkurruese rajonale. Sot vendi disponon 17 flamuj komunitetesh autonome. Në komuna kërkohen që të ngrihen flamujt e Spanjës, të Bashkimit Europian dhe të komunitetit autonom, të cilave njësitë vendore u shtojnë flamurin e qytetit. Janë të shumta polemikat në Katalonjë apo në Vendet Baske, përderisa flamuri kombëtar bojkotohet zyrtarisht.
Nga viti 1968 deri më 2011, terrorizmi i ETA-s ka goditur me qëllim që të imponojë, fatmirësisht pa sukses, një rivendikim të pavarësisë. Sipas historianit francez Joseph Perez (Histoire de l’Espagne, shtëpia botuese Fayard, 1996), çështja terroriste, të cilën ai e lidh me atë të nacionalizmave, është “çështja më e rëndë që vendit i duhet të zgjidhë”.

Ndërsa lufta ka qenë e përgjakshme (më shumë se 800 të vdekur me atentate terroriste) dhe e gjatë, çështja baske është normalizuar në funksionimin e institucioneve. Nacionalizmi mbetet – që e qeveris vendin thuajse pandërprerë nga viti 1980 – por sot duket i pajtueshëm me idenë e Spanjës së ndërtuar nëpërmjet konsensusit kushtetues të 1978. Nga 1980 deri më 1996 shteti i autonomive është zhvilluar me dy ritme të ndryshme: nga njëra anë, 3 komunitetet historike, plus Andaluzinë dhe Navarrën, dhe nga ana tjetër 12 komunitetet e tjera. Nga viti 1996, vendi është decentralizuar thuajse në mënyrë uniforme. Në vitin 1993, Partia Socialiste e Felipe Gonzales Marquez humbet mazhorancën absolute në Cortès. Deputetët nacionalistë katalanas dhe baskë do të bëhen një pikë mbështetjeje.
Ndryshim kursi në vitin 1996: kësaj radhe do t’u mungojnë vota konservatorëve të José Maria Aznar Lopez. Nacionalistë katalanas dhe baskë mungojnë që ta mbështesin. Logjika parlamentare mundëson formacione që privilegjojnë objektiva rajonalë, të maskuar prapa diskutimeve më globale, të bëhen arbitra të jetës politike. Dhe e bëjnë duke ju drejtuar patentës së tyre të demokracisë, e fituar në luftën kundër frankizmit.
Midis viteve 2012 e 2018 kriza katalanase, përfundimi i të cilës duket akoma i paqartë, trazon ekuilibrin e brishtë institucional të vendosur në vitin 1978 dhe të konsoliduar nga 30 vite praktikë. Europianët dhe bota zbulojnë pluralizmin spanjoll. Nga njëra anë, nacionalistët e radikalizuar katalanas denoncojnë një shtet totalitar, në momentin ku Spanja ka përfunduar decentralizimin më të rëndësishëm të epokës bashkëkohore. Përtej zgjidhjes së problemit, kriza katalanase riaktivizon fraktura historike dhe vë përballë ide të ndryshme të Spanjës. Duke refuzuar që ta asociojë Katalonjën me Spanjën, pikërisht kur historia demonstron saktësisht të kundërtën, indipendentistët tradicionalë (që në këtë rast kanë gjetur edhe mbështetjen e borgjezisë së djathtë të Convergenza Democratica ed Unione Democratica të Katalonjës, e interesuar për kontrollin lokal gjyqësor dhe fiskal) riaktivizojnë një mit, sipas të cilit Katalonja mund të jetë një Spanjë rrënjësisht ndryshe. Një gjë e vështirë për t’u përtypur nga pikëpamja historike: Katalonja, që ka kontribuar bashkë me Kastiljen për ta bërë Spanjën, do të gjendej në të njëjtat kushte si Piemonti nëse do t’i duhej të reklamonte pavarësinë nga Italia, të cilën ka kontribuar të ndërtohet.
Spanja gjendet përballë një rebusi lidhur me unitetin e saj. Politikisht, rrugët e ndërtimit institucional të këtij uniteti kanë qenë të vështira për t’u gjetur dhe janë vendosur nga lart. Por ekziston një Spanjë e jetuar, e ndjerë dhe e përfaqësuar tek spanjollët. Që mbledhja e të gjitha konceptimeve të mos konvergjojë në një model unik, duket duhet të maskojë realitetin e një Spanjë që, sot më shumë se kurrë, të lidhet me njëjësin dhe me shumësin.
Ja vlen që këtë analizë ta përmbyllim me një shprehje të atribuar Kancelarit gjerman Otto von Bismarck: “Spanja është vendi më i fortë i botës: spanjollët kanë harxhuar shekuj që ta shkatërrojnë dhe nuk ia kanë arritur dot”.
(nga Storica)

Përgatiti
ARMIN TIRANA

Reagon Berisha: Rai2 zbulon Narkoshtetin e ndërtuar mbi blerjen e votës me paratë e drogës

Ish-Kryeministri Berisha ka reaguar pas publikimit të investigimit të televizionit italian, Rai 2, ku shfaqen trafikantë në Shijak duke treguar se si paratë e drogës dhe trafiqeve blejnë zgjedhjet në Shqipëri. Berisha shkruan në një postim në Facebook se, kjo kronikë tregon narkoshtetin shqiptar, i ndërtuar mbi blerjen e votës me paratë e drogës.
Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha
Nje kronike kushtuar narkoshtetit shqiptar! sb
Televizioni shtetëror Rai2 ka bërë një raportim nga Shqipëria dhe narkoshteti i saj i ndertuar mbi blerjen e votes me parate e dorges. Ai tregon për biznesin e drogës mes italisë dhe Shqiperisë.
Por gazetari italian zbuloi edhe një detaj nga grosisti shqiptar i marijuanës, i cili pohoi se lekët e fituara nga shitja e drogës përdoren për të blerë vota.
Kronika u dha në emisionin e lajmeve TG2.
Spikerja: Pas protestave më Shqipëri kundër qeverisë, e akuzuar se ka raporte me krimin, i dërguari ynë, Leonardo Zelino hyn në strofullën e një trafikanti droge dhe armësh.
Kronika
(një person që bën gati një kllashnikov)
“Doreza për të mos lënë gjurmë gishtërinjsh, teksa prekim një kallashnikov, një armë që s’fal.
“Armën e përdorim për të mbrojtur mallin dhe për të vrarë njerëz, nëse është e nevojshme. Këto blihen 150 euro e më pas shiten 4-500 euro copa në Itali”.

Igli nuk shet armë. Ai bën “biznes” kryesisht me barin, është një grosist marijuane. Për të mbërritur tek shtëpia e Iglit, takohemi fillimisht me ndërmjetësin, përgjatë bregdetit, dhe me makinë ecim rreth 30 km deri në Shijak. Në hyrje të zonës duhet ta fikim telekamerën dhe me kapuç në kokë derisa të mbërrijmë në shtëpinë e Iglit.
“Këtu janë 10 kg. Kur vijnë blerësit, fillimisht ua jap ta provojnë. Nëse u pëlqen, i çoj tek magazina dhe marrin sa kile duan”.
Është e pamundur ta shohim magazinën, më thonë, pasi kontrollohet policore në vitin e fundit janë bërë të imtësishme.
“Ky mall do përfundojë tek ju, në Itali”.
Shijaku është zona e Avdylajve, e supertrafikantëve, të arrestuar shpeshherë, që në telefon, para zgjedhjeve të fundit të 2017-s, flisnin për vota. Njëri prej vëllezërve Avdylaj, në përgjimet e zbardhura nga Zëri i Amerikës, organi zyrtar i Shteteve të Bashkuara, falënderohet nga Vangjush Dako, kryebashkiaku i Durrësit dhe sekretari rajonal i Partisë Socialiste, që qeveris vendin. Dosja e përgjimeve ka ngecur në prokurorinë e përgjithshme tashmë prej dy vitesh, për shkak të lidhjes së hamendësuar me narkotrafikantët, për të cilën flet opozita parlamentare.
“Natyrisht, marijuana – lekë, lekët – pushtet, pushteti blen”.
“Në zgjedhjet e fundit kështu ndodhi?”
“Po. Ashtu siç do të ndodhë edhe në zgjedhjet e ardhshme”…

“Rama ik”, protestë edhe në New York

Dhjetëra qytetarë shqiptarë në SHBA janë ngritur në një protestë me thirrjen “Rama ik”, në mbështetje të protestave të bashkatdhetarëve të tyre në Shqipëri.
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka përshëndetur protestwn protestën që u mbajt dje para “konsullatës së narkoshtetit” në New York.
“Nisin protestat kundër përfaqësive të narkoshtetit në botë, shkruan Berisha. Dje mbasdite të rinj, ish të-burgosur dhe të përndjekur politikë dhe qytetarë të tjerë shqiptaro – amerikanë protestuan para konsullatës së narkoshtetit shqiptar në New York në mbështetje të protestave të mëdha të qytetarëve në Shqipëri kunder regjimit të kakistokracisë në Tiranë. Protestuesit të revoltuar mbanin në dorë parulla “Rama ik” dhe “Zëri i Amerikës është Zëri i Lirisë, jo kazan”.
Miq, le të falenderojmë me mirënjohje të thellë të gjitha ata, vajza, djem, burra, gra, për protestën dhe solidaritetin e tyre vëllazëror me qytetarët e revoltuar në Shqipëri dhe le të ftojmë shqiptarët kudo që janë të ndjekin shembullin e tyre”.

Italia nxin Ramën, fytyra e Dakos del në RAI2 në kronikën e blerjes së votave me paratë e drogës

Televizioni shtetëror italian Rai2 i ka kushtuar një kronikë trafikimit të drogës në Shqipëri.
Në kronikën e transmetuar, Rai.Tv tregon sesi i infiltruari i tyre kontakton me një trafikant droge dhe armësh në Shijak. Media italiane e cilëson Shijakun si zonë të grupit Avdylaj duke përmendur edhe përgjimet e “Zërit të Amerikës”.
Kronika e plotë
Pas protestave më Shqipëri kundër qeverisë, e akuzuar se ka raporte me krimin, i dërguari ynë, Leonardo Zelino hyn në strofullën e një trafikanti droge dhe armësh.
(një person që bën gati një kllashnikov)
“Doreza për të mos lënë gjurmë gishtërinjsh, teksa prekim një kallashnikov, një armë që s’fal.
“Armën e përdorim për të mbrojtur mallin dhe për të vrarë njerëz, nëse është e nevojshme. Këto blihen 150 euro e më pas shiten 4-500 euro copa në Itali”.
Igli nuk shet armë. Ai bën “biznes” kryesisht me barin, është një grosist marijuane. Për të mbërritur tek shtëpia e Iglit, takohemi fillimisht me Ndërmjetësin, përgjatë bregdetit të Durrësit dhe me makinë ecim rreth 30 km deri në Shijak. Në hyrje të zonës duhet ta fikim telekameran dhe me kapuç në kokë derisa të mbërrijmë në shtëpinë e Iglit.
“Këtu janë 10 kg. Kur vijnë blerësit, fillimisht ua jap ta provojnë. Nëse u pëlqen, i çoj tek magazina dhe marrin sa kile duan”.

Është e pamundur ta shohim magazinën, më thonë, pasi kontrollohet policore në vitin e fundit janë bërë të imtësishme.
“Ky mall do përfundojë tek ju, në Itali”.
Shijaku është zona e Avdylajve, e supertrafikantëve, të arrestuar shpeshherë, që në telefon, para zgjedhjeve të fundit të 2017-s, flisnin për vota. Njëri prej vëllezërve Avdylaj, në përgjimet e zbardhura nga Zëri i Amerikës, organi zyrtar i Shteteve të Bashkuara, falenderohet nga Vangjush Dako, kryebashkiaku i Durrësit dhe sekretari rajonal i Partisë Socialiste, që qeveris vendin. Dosja e përgjimeve ka ngecur në prokurorinë e përgjithshme tashmë prej dy vitesh, për shkak të lidhjes së hamendësuar me narkotrafikantët, për të cilën flet opozita parlamentare.
“Natyrisht, marijuana – lekë, lekët – pushtet, pushteti blen”.
“Në zgjedhjet e fundit kështu ndodhi?”
“Po. Ashtu siç do të ndodhë edhe në zgjedhjet e ardhshme”.
Gazetari italian zbuloi edhe një detaj nga grosisti shqiptar i marijuanës, i cili pohoi se lekët e fituara nga shitja e drogës përdoren për të blerë vota.
Kronika u dha në emisionin e lajmeve TG2.
Spikerja: Pas protestave në Shqipëri kundër qeverisë, e akuzuar se ka raporte me krimin, i dërguari ynë, Leonardo Zelino hyn në strofullën e një trafikanti droge dhe armësh.

Nje kronike kushtuar narkoshtetit shqiptar! sbTelevizioni shtetëror Rai2 ka bërë një raportim nga Shqipëria dhe narkoshteti i saj i ndertuar mbi blerjen e votes me parate e dorges. Ai tregon për biznesin e drogës mes italisë dhe Shqiperisë.Por gazetari italian zbuloi edhe një detaj nga grosisti shqiptar i marijuanës, i cili pohoi se lekët e fituara nag shitja e drogës përdoren për të blerë vota.Kronika u dha në emisionin e lajmeve TG2.Spikerja: Pas protestave më Shqipëri kundër qeverisë, e akuzuar se ka raporte me krimin, i dërguari ynë, Leonardo Zelino hyn në strofullën e një trafikanti droge dhe armësh.Kronika(një person që bën gati një kllashnikov)“Doreza për të mos lënë gjurmë gishtërinjsh, teksa prekim një kallashnikov, një armë që s’fal.“Armën e përdorim për të mbrojtur mallin dhe për të vrarë njerëz, nëse është e nevojshme. Këto blihen 150 euro e më pas shiten 4-500 euro copa në Itali”.Igli nuk shet armë. Ai bën “biznes” kryesisht me barin, është një grosist marijuane. Për të mbërritur tek shtëpia e Iglit, takohemi fillimisht me ndërmjetësin, përgjatë bregdetit, dhe me makinë ecim rreth 30 km deri në Shijak. Në hyrje të zonës duhet ta fikim telekamerën dhe me kapuç në kokë derisa të mbërrijmë në shtëpinë e Iglit.“Këtu janë 10 kg. Kur vijnë blerësit, fillimisht ua jap ta provojnë. Nëse u pëlqen, i çoj tek magazina dhe marrin sa kile duan”.Është e pamundur ta shohim magazinën, më thonë, pasi kontrollohet policore në vitin e fundit janë bërë të imtësishme.“Ky mall do përfundojë tek ju, në Itali”.Shijaku është zona e Avdylajve, e supertrafikantëve, të arrestuar shpeshherë, që në telefon, para zgjedhjeve të fundit të 2017-s, flisnin për vota. Njëri prej vëllezërve Avdylaj, në përgjimet e zbardhura nga Zëri i Amerikës, organi zyrtar i Shteteve të Bashkuara, falënderohet nga Vangjush Dako, kryebashkiaku i Durrësit dhe sekretari rajonal i Partisë Socialiste, që qeveris vendin. Dosja e përgjimeve ka ngecur në prokurorinë e përgjithshme tashmë prej dy vitesh, për shkak të lidhjes së hamendësuar me narkotrafikantët, për të cilën flet opozita parlamentare.“Natyrisht, marijuana – lekë, lekët – pushtet, pushteti blen”.“Në zgjedhjet e fundit kështu ndodhi?”“Po. Ashtu siç do të ndodhë edhe në zgjedhjet e ardhshme”.

Gepostet von Sali Berisha am Freitag, 22. Februar 2019

Gazeta gjermane: Rama drejt fundit. Reagimi i Berishës

Media e mirenjohur gjermane Die FREIE WELT shkruan:
-Rama po shkon drejt fundit si Maduro
Miq, Edvinin per median gjermane Die Freie Ëelt e pret fundi i Maduros. Kjo sepse sot qytetaret po protestojne per voten e lire ne Venezuele kunder Maduros e ne Tirane kunder Edvinit, pra dy armiqve te votes se lire.
Lexoni me poshte shkrimin e Freie Welt. sb
“Në Amerikën e Jugut, regjimi socialist i Nicolas Maduros është drejt fundit. Maduro po mbahet në pushtet vetëm me dhunë. Edhe në Evropë, një regjim socialist po shkon drejt fundit. Në Shqipëri duket se janë orët e fundit në detyrë për kryeministrin Edi Rama. Gjithmonë e më shumë njerëz po dalin në rrugë në kryeqytetin e vendit duke kërkuar dorëheqjen e tij. Një aleancë e gjerë e forcave opozitare nga të gjitha kampet politike është mobilizuar kundër Ramës. Fundjavën e kaluar, demonstruesit sulmuan edhe selinë e Ramës. Vetëm duke përdorur masivisht gaz lotsjellës dhe granata të përziera, forcat e sigurisë e morën sërish situatën nën kontroll.
Edhe në nivelin politik, opsionet e Ramës po mbarojnë. Shumë deputetë të opozitës kanë dhënë dorëheqjen nga parlamenti shqiptar. Kështu ka dalë jashtë funksionit edhe parlamenti. Megjithatë, ky hap kritikohet nga përfaqësuesit e BE.
Shqipëria është një vend kandidat për pranimin në BE dhe negociatat duhet të fillojnë këtë vit, ndërsa nga ana e BE është bërë thirrje për dialog konstruktiv.
Opozita në Shqipëri ka një tjetër pikëpamje: Rama duhet të japë dorëheqjen. Qeveria e tij është e korruptuar dhe ka lidhje me krimin e organizuar një qeveri ekspertësh duhet të formohet menjëherë, për ta stabilizuar vendin dhe për të organizuar zgjedhje të reja. Protestat nuk do ndalen deri në dorëheqjen e Ramës”.