16.7 C
Tirana
E mërkurë, 14 Maj, 2025

VOA citon Bashën: Mos më kërkoni kurrë të pranoj për popullin tim atë që nuk do pranonit për popullin tuaj

Eshtë mbyllur pa incidente protesta e sotme e opozitës, e cila nisi para parlamentit, i rrethuar gjatë natës me tela me gjemba, ndërsa qindra forca policie ishin angazhuar pas informacione që policia tha se kishte “për organizimin e akteve të dhunshme, me synim hyrjen në sallën e parlamentit”. Seanca normale e së enjtes, ishte shtyrë me një vendim të kryetarit të Parlamentti Gramoz Ruçi. Gjë që sipas opozitës dëshmon se tanimë “parlamenti ka rënë”.
Të gjithë deputetët e opozitës kanë rënë dakort që në bllok të heqin dorë nga mandatet e tyre parlamentare. Një pjesë e mirë e tyre ju drejtuan me fjalime të shkurtra mbështetësve të shumtë që morën sot pjesë në protestë. Ndaj këtij vendimi, apo dhe ngjarjeve të dhunshme gjatë protestës të së shtunës, ka patur reagime kritike nga Brukseli apo dhe Uashingtoni. Por në fjalën e tij përpara protestuesve, zoti Basha u shpreh se “mesazhi ndaj miqve tanë është se ne nuk jemi popull i dhunës, jemi popull i lirisë, i demokracisë. Jemi e ardhmja europiane e Shqipërië. Por ne nuk do pranojmë kurrë më një kryeministër bandit, të kapur në flagrancë duke vjedhur vullnetin e popullit në bashkëpunim me bandat e krimin, duke vjedhur qindra miliona nga xhepat e shqiptarë që nuk paguajnë dot bukën e gojës”, u shpreh zoti Basha, duke shtuar se “kërkoni gjithshka që mund t’ju jap, por mos më kërkoni kurrë të pranoj për popullin tim atë që nuk do pranonit për popullin tuaj”.
Kryetari demokrat saktësoi se nuk do të ketë kthim pas dhe se “për Ramën dorëheqja është vetëm fillimi. Ai do përfundojë para drejtësisë aty ku e meriton sipas ligjit”.
Pas manifestimit paqësor përpara godinës ku mblidhen seancat parlamentare, opozita dhe mbështetësit e saj u drejtuan pranë zyrave të parlamentit, ku ata dorëzuan zyrtarisht deklaratën me të cilën heqin dorë nga mandate. Më pas të gjithë u kthyen në selinë e Partisë Demokratike. “Prej sot jemi qytetarë të thjeshtë në krahun tuaj, me ju dhe për ju”, ju drejtua zoti Basha, mbështetësve që e shoqëruan deri në fund. “Nisëm sot një rrugëtim shprese, i cili nuk do të ndalet derisa integrimi europian të bëhet realitet, derisa të largojmë kryehajdutin dhe qeverinë e tij kriminale”, u shpreh zoti Basha, duke mbyllur fjalën e tij me thirrjen: “Bëhuni ati për betejën e radhës në Tiranë, Shkodër, Vlorë…anemambanë vendit”.

Bumçi: Shqiptarët do ta shporrin Ramën!

Aldo Bumçi, tashmë ish-deputet i PD deklaroi gjatë emisionit “Opinion”, se cilët e urrejnë Edi Ramën dhe do ta shporrin. Ai tha se, djegia e mandateve ishte lëvizja e fundit paqësore e opozitës.
“Rruga dhe protesta janë shpëtimi i shqiptarëve”, tha Bumçi i cili paralajmëroi kështu aksionin e ardhshëm politik të opozitës tani e tutje.
“Është rrugë pa kthim.
Nuk do jemi më fasada e Edi Ramës.
Kjo është diktatura e vetme në Europë.
I kemi dhënë 6 vjet kohë. Punuam brenda sistemit, ligji i dekriminalizimit është shembulli.
Sot do jemi përfaqësues të cilët e urrejnë Edi Ramën dhe që kanë shpresë për një Shqipëri më të mirë.
Nuk do ketë negociata me Ramën.
Krimi i organizuar është futur në zgjedhje. Në Durrës, Kavajë, Dibër, Lezhë.
Kur krimi hyn në zgjedhje, opozita nuk ka rrugë tjetër.
Çfarë mundësie tjetër duhet ti japim Edi Ramës.
Deklaratat e ndfërkombëtarëve janë të pritshme. Por ne jemi sot në rrugë.
Djegia e mandateve ishte lëvizja e fundit paqësore e opozitës.
Rruga dhe protesta janë shpëtimi i shqiptarëve”, u shpreh Bumçi.

Kryemadhi: Kërkesa e vetme e Departamentit të Shtetit për protestën e sotme

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka rrëfyer bisedën telefonike me zv.ndihmës sekretarin e shtetet të SHBA, Matheë Palmer.
Kryemadhi u shpreh se ai ishte i disinformuar dhe mendonte se protestuesit kishin shembur kryeministrin.
“I kam thënë zotit Palmer, se Shqipëria është shndërruar në një vend ku lulëzon krimi i organizuar, është lavatrice e parave të drogës.
I shpjegova që qeveria ka ardhur në pushtet me vota të blera dhe janë përgjimet e prokurorisë që e vërtetojnë. Zoti Palmer tha; ‘të kuptoj shumë mirë, vetëm protesta të jetë paqësore nesër.
Për mos djegien e mandateve, ma kërkoi por unë i thash është mbyllur si proces. Zoti Palmer nuk e dinte se ishte prishur vetëm kërpudha në kryeministri, kujtonte se ishte shembur vetëm kërpudha. Nuk e dinte se ishte përdorur helme luftareke nga qeveria, por mendonin se i hodhën protestuesit.
Kryemadhi debatoi edhe me gazetarin Carlo Bolino lidhur me gazin helmues që u përdor në protestë.
Carlo Bolino: Lloji i gazit i përdorur tek kryeministria, është aprovuar kur ju keni qenë në pushtet. Ju nuk mund të ankoheni sepse keni qenë pjesë e qeverisë.
Monika Kryemadhi: Kam qenë pjesë e qeverisë, por, Carlo uroj të marrësh pjesë në mbledhjet e qeverisë së Edi Ramës se çfarë bën.
Ministrat tanë na thanë që nuk është miratuar, por është firmosur në mënyrë të paligjshme.

Si i zhvat qytetarët OSHEE, 1.2 milion lekë fatura, familjari: Kam veç një llambë dhe televizor

Emisioni BOOM në Ora News ka publikuar denoncimin e një familjeje në Lezhë ku brenda dy muajve është faturuar 1.2 milion lekë të vjetër nga OSHE-ja, ndërkohë që në kompani i thonë se është bërë një ngatërresë.
“OSHE-ja e Lezhës më ka vënë në ngarkim dy fatura, një mbifaturim për muajin janar 500 mijë lekë dhe një 700 mijë lekë për muajin dhjetor. Kam shkuar me bo ankesë. Kam shkuar pranë për herë të dytë. Do t’i heqim. Thonë është bërë ngatërresa prapë. Shkoj nga data 12 dhjetor dhe deri më sot. Mesatarisht në muaj paguaj 18 mijë, deri në 25 mijë. Unë nuk kam fabrikë. Nuk mund të harxhojë 700 mijë lekë një llambë, një televizor. Kërkesa është që të hiqet mbifaturimi 700 mijë lekë”, shprehet denoncuesi.
“Nuk ka mundësi që një familjar të harxhojë 6371 kw energji elektrike, kështu që ka shumë të drejtë. Unë i kërkoj ndjesë për shqetësimin. Kemi edhe ne njerëz të pandërgjegjshëm. Është gabim i lexuesit. Mund të jetë edhe gabim sistemi. Deri të enjten tjetër ne do ta mbarojmë këtë punë. 99% këtë punë deri ditën e enjte do ta mbarojmë”, ka qenë reagimi I drejtorit të OSHE në Lezhë.

Gulçonte nga frika e fundit të tmerrshëm që e pret, nuk është më Kryeministër

Kastriot ISLAMI

Sonte në konferencën e shtypit, Rama gulconte nga frika, nga paniku. Atij i merrej fryma nga inati dhe tmerri…Dukej në gjëndje të rëndë shëndetsore dhe sikur të ishte i droguar…
Rama, pervers dhe mashtrues deri në cdo detaj kërkoi të bënte viktimën duke ja dominuar cdo xhest e fjalë gënjështrat, shpifjet, dhe gulcimet e astma… që shfaqeshin qartas në zë e figurë… Frika e nxiste të bënte xheste tipike trupore dhe zëri i përdridhej sic i ndodh sa herë kërkon të mashtrojë, të kërcënojë apo të fshehë panukin dhe tmerrin e fundit të tij… Rama nga frika nuk kishte më asnjë frenë për të shfaqur si gjithnjë arrogancën dhe perversitetin…
Për të vazhduar të tallet me të gjithë, me qytetarët së pari, me kundërshtarët politikë së dyti, me me gazetarët e kundërshtarët mediatikë së treti… Rama, me dashje. duke dashur të maskohet, nga të gjitha që tha rezultoi përsëri i lidhur ngushtë me kriminelët… …Me oligarkët, me hajdutët e pronave dhe të taksave… Rama duke dashur të fshehë paratë e vjedhura në llogaritë off shore apo në bankat me profile të dyshimta u zhyt edhe më shumë në sytë e qyetarëve që kërkojnë largimin e tij… ….
Me kultivuesit e kanabisit e dhe trafikantët e drogave të forta nga maska që kishte vëndosur nuk arriti të mbulonte lidhjet me trafikantët e klanet mafioze, por edhe me frikën nuk arriti të maskonte gjëndjen që shumë lehtë mund të zbulohej nga testi i drogës… Rama, më tej me të njëjtin gulcim dhe marrje fryme, vazhdoi me llogorenë e zakonshme lavdërimet për veten dhe sharjet për opozitën e kundërshtarët… Rama në krizë totale kërkoi tju hidhte sy shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve me angazhimin e tij për të mirën e shqiptarve dhe integrimin e vëndit…dhe më e neveritshmja ishte deklarata për drejtësi nga personi që ka futur në kuvend hajdutë kriminelë, trafikantë…dhe nuk ka cep ku nuk gjëndet dora e tijn hajdute…

Rama i tmerruar pranoi se njerzit e tij kanë vjedhur vota dhe ai është i gatshëm ti bëjë koka turku pasi ka bërë koka turku deri më sot dhjetë ministra thjesht për karriken e tij… dhe në vënd që të largohet pikërisht për këtë aryse kërkon që këtë lloj kurbani ta përdorë për të negociauar me opozitën… Rama, i fshehur pas perdes së zezë që i mbulon derën e zyrës së tij dhe telave me gjëmba që rrethojnë kuvendin e vendit, vazhdoi i coroditur të mbetet i njëjti…frikacak, mashtrues, tallës, arrogant…
Por jo vetëm frikacak, mashtrues, tallës, arrogant por edhe i dëshpëruar, i tmerruar, ofendues, diversionist, në gjëndje të rëndë shëndetsore, duke u hequr ndërkohë si thjesht viktimë e kërkuar mëshirë… Nuk tha asgjë të re…. nuk ndryshoi asgjë nga stili i tij… vese sot ishte më i friksuar dhe më i tmerruar… duke hedhur një hap të madh drejt fundit të tij… Rama shfaqi qartas se edhe ai e ka të qartë që largimi i tij është cështje ditësh apo maksimumi javësh dhe u përpëlit si lëpirës dhe zvarritës për të negociuar fundin e tij por edhe duke kërcënuar qytetarët, opozitën, kundërshtarët për të mbuluar dobësinë dhe gjëndjen e rëndë në të cilën ndodhet…
Rama dukej se e ka kuptuar se nuk është më kryeministër i Shqipërisë, se premtimit të tij se “do të largohet kur ti mbushet mëndja” i ka ardhur fundi dhe se ai do të largohet nga revolta e qytetarëve… Pra Rama dukej sikur po kërkonte mëshirë për të mos e prekur pas largimit të tij që është i gatshëm nga momenti në moment ta deklarojë…pavarësisht se bënte trimin si gjeli majë plehut duke u tradhëtuar nga xhestet prej lavjerrësi dhe dridhjet e zërit apo pamjet me një fytyrë te përcudnuar…
Rama duket se shikonte edhe në këtë konferencë për shtyp, fundin e tij të tmerrshëm, të ngjashëm me homologët e tij autoritarë të kohëve të kaluara por edhe të këtyre ditëve te fundit, që po ashtu janë larguar si hajdutë, si të lidhur ngushtësisht me krimin e kriminelët, perversë, dredharakë, mashtrues, tallës, e kërcënues deri në momentin e fundit…

Viktimizimi është akti i fundit i mashtruesve dhe imoralëve…..

Orjola PAMPURI

Edi Rama mos bëj viktimën, përballë qytetarëve që ti vetë varfërove, përzure e shantazhove. E vetmja fjalë që të gjithë Shqiptarët kërkojnë të dëgjojnë nga ty është, Largimi… E vetmja mundësi që Shqipëria ka për t’i rrikthyer shpresën qytetarëve është largimi yt dhe arrestimi i të gjithë bashkëpunetorëve të tu.
E vetmja rrugë që të gjithë ne kemi ështëe te protestojme deri në largimin e diktatorit, sepse në fund të fundit diktatorët largohen nga qytetarët qendrestarë.
Edi Rama, për ç’farë të sherben ajo “karrige”, kur e gjithë opozita largohet përfundimisht nga Parlamenti, kur e gjithë Shqipëria nuk të do?
Pushteti yt autoritarist, nuk i sherben me nje vendi qe e shembi 28 vite me pare diktaturen.
Viktimizimi yt, nuk i sherben me as qytetarit te fundit te ketij vendi… Edi Rama largohu, pasi ne keto 6 vite ti solle te keqen e madhe ne kete vend, e cila largohet vetem me largimin tend e sojit tend. Bandat, krimi, droga, shit-blerja e votes erdhen nga ty, e do te largohen me ty. Ik!…

Të ndihmojmë “viktimën” Kryeministër!…

Nga Bardh SPAHIA

Doli u qa mbi gjysëm ore se sa shumë e sulmojnë dhe nuk e kuptojnë, opozita, media e qytetarë dhe kryeministri po vetësakrifikohet prej 6 vitesh duke i dëgjuar të gjithë! Shpluhurosi recitimin që e aktron cdo herë kur ka hallin e karrikes së vet, se opozita I nxin imazhin këtij njeriu “punëtor”, që pasi e mori pushtetin me vota të vjedhura, i futi edhe në parlament kriminelët që e ndihmuan, e vazhdoi të punojë sërish fort deri sa Shqipëria lakohet si “narkoshtet” edhe në mediat e huaja.
Këtë Edi Rama e bëri krejt vetë, pa ndihmën e opozitës. Pasi i mashtroi paturpësisht gjithë këto ditë ndërkombëtarët se opozita do ta nxjerrë me dhunë nga zyra, e protesta e sotme përvecse masive, ishte model, Edi Rama përdridhet e bën sikur nuk e sheh. Vazhdon ta gënjejë mendja se vendet e opozitës në kuvend do I mbushë me të emëruar prej tij.
E gënjen mendja se do riktheje modelin 46 vjecar të atit të tij shpirtëror: monizmin! Por pluralizmi politik nuk është sot në vullnetin e Edi Ramës, ashtu sic nuk ka qenë në dhjetor ’90, kur piktori kishte luksin të ishte jashtë vendit, ndryshe nga shqiptarët e zakonshëm.
Populli do jetë në shesh për ta ndihmuar “viktimën” kryeministër të reflektojë, por durimi edhe pse virtyt I të urtit përballë të marrit, e ka një fund. Koha ka treguar se diktatorët nuk mbijetojnë e kur nuk reflektojnë, fundi dihet!#MeQytetaret

Noka i përvishte Ramës: Lëre viktimizimin, o mashtrues!

Pak pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama ku shprehej se nuk është i pagabueshëm, ka ardhur edhe një reagim nga rradhët e PD-së. Deputeti demokrat Flamur Noka përmes një postimi në ‘Facebook”, e cilëson si viktimizim daljen për media të Ramës ndërsa e akuzon edhe për shkatërrimin e vendit.
“Leri perpelitjet e viktimizimin o mashtrues,o delenxhi e i pafytyre.Shkaterrove vendin tend..Kanabizimi i Shqiperise te rendon dhe do te te rendoje si gur varri ne qafen tende te trashur nga abuzimi me pushtetin.Kriminalizimi i shtetit per te ushqyer pushtetin tend kriminal po te pergatit sot varrin politik.PPP tua korruptivo-kriminale qe do ti rendojne xhepave te popullit per mbi nje dekade jane akuze vrastare per regjimin tend bazhibozuk.
Dosja “339”eshte çarku ku ka rene pushteti yt kriminal dhe te ka deligjitimuar ne sy te shqiptareve dhe nderkombetareve o rezil.Eshte fakti me ze dhe figure qe te çorri masken .,qe demonstroi qe ti je ne pushtet me krimin, per krimin , me bandat dhe per bandat dhe jo me voten e qytetareve.Qytetaret tashme kane fol.Rama ik .Ti je mallkimi per kete vend.Rama ik .Ti dhe sekti yt “Rilindas “je pengmarresi i ardhmerise vendit.Rama ik qe te shpetoje demokracia.Rama ik te marre fryme Shqiperia”, shkruan Noka në Facebook.

Paloka reagon ndaj Ramës: Pse i merrej fryma e i dridhej zëri kur është…

Nënkryetari i PD, Edi Paloka i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pas konferencës së këtij të fundit pikërisht për aksionin opozitar.
Në një shkrim në Facebook, Paloka shkruan: “Pse i dridhej zëri dhe i merrej fryma, kur është i bindur se ka mbështetjen e popullit”?
Postimi i plotë i Palokës
E degjuat…
Ky eshte “engjelli” qe jo vetem nuk i ben keq kujt, po ka sakrifikuar deri familjen per qytetaret e ketij vendi. Ky ka lene pas dore gjithe interesat e tij dhe po shkrihet per kete popull.
E kane akuzuar pa te drejte se qenka i lidhur me krimin, se ka kanabizuar vendin, se qenka i korruptuar, madje edhe se drogohet por ky ka toleruar per hir te interesave te popullit.
Ky nuk ka fyer kurre askend, as nuk ka dhunuar as burgosur; as mediat, as qytetaret e as opoziten. Ky e ka degjuar dhe respektuar gjithnje opoziten, madje ka kerkuar dhe falje. Por e akuzojne me pa te drejte si arrogant. Thjesht te gjithe keta, nuk e kuptojne oratorine e tij superiore.
Ky eshte i bindur qe ka mbeshtetjen e shumices se popullit dhe opozita ka mbaruar.
PO NUK KUPTOVA, PSE I MERREJ FRYMA E I DRIDHEJ ZERI…!!!