30.5 C
Tirana
E hënë, 11 Gusht, 2025

8 Marsi, reflektim mbi sakrificën e përditshme të nënave, grave e vajzave në vendin tonë

Nga Lulzim BASHA

8 marsi është një ditë e veçantë për të kujtuar dhe reflektuar mbi sakrificën e përditshme të nënave, grave e vajzave në vendin tonë. Sakrificën për të përballuar kushtet e vështira ekonomike e pasigurinë, sakrificën për të rritur dhe edukuar fëmijët, sakrificën e përditshme të mijëra nënave për të siguruar ushqimin e mjaftueshëm për fëmijët e tyre, sakrificën për të gjetur një punë, sakrificën e atyre që punojnë në kushte të vështira e me paga të pamjaftueshme për të paguar as ujin e energjinë e rritur, për të kujtuar sakrificën e nënave që punuan një jetë, por pensionin e kanë të pamjaftueshëm edhe për të blerë ilaçe.
Kjo është edhe një ditë-reflektim për atë që duhet të bëjmë për gruan, për t’i garantuar një jetë më të mirë, vende pune me kushte dhe paga më të mira. Mundësi për arsimim të fëmijëve pavarësisht kushteve të tyre ekonomike. Ne do të bëjmë gjithçka për t’u dhënë mundësi grave të kenë peshën dhe rolin që meritojnë në shoqërinë tonë.

Ahengu i Ramës me gratë në Fier, Vasili: Gjysma e të keqes, që nuk kërceu gollomesh…

Në një kohë kur 8 Marsi është dita ku anembanë globit, gratë protestojnë për të drejtat e tyre, kryeministri jonë bën aheng.
Kreu i qeverisë Edi Rama, ka organizuar një pritje në Fier për një audiencë të zgjedhur femrash dhe u kujdes që pamje të ceremonisë ti shpërndante për gjithë shqiptarët në faqen e tij në Facebook, nën logon e ERTV ( me gjasë të vetmit TV në mbarë botën që sipas shefit të qeverisë, nuk është kazan). Aty është aq aktiv sa ‘gojët e liga’ thonë se nuk bën gjë tjetër veçse merret me punën e Facebook-ut.
Petrit Vasili ka reaguar lidhur me ahengun e kryeministrit Rama në Fier, me rastin e 8 Marsit.
“Ky dereziu kryeministri qesh se s’qan dot dhe kërcen nga halli me grate ne Fier sic kerceu prifti nga belaja. Gjysma e te keqes, qe nuk kerceu gollomesh sic ja do vertet zemra”, shkruan Vasili në Facebook.

Kontrata sekrete e koncesionit për Rrugën e Arbrit, do të paguajmë 403 miliradë lekë

Qeveria shqiptare disbursoi këstin e parë të kontratës koncesionare të Rrugës së Arbrit në masën 2.5 miliardë lekë më 21 janar 2019, pasi kompania Gjoka 87 deklaroi se kishte përfunduar 7 miliardë lekë punime ose mbi 25% të kontratës, bëhet e ditur nga të dhënat e degës së thesarit dhe dokumentet e marra nga BIRN përmes një kërkese për të drejtë informimi.
Pagesa u krye me firmë të ish-Ministrit të Infrastrukturës, Damian Gjiknuri, i cili dorëzoi detyrën vetëm pak ditë pasi firmosi urdhrin për kryerjen e pagesës.
Punimet për rrugën e Arbrit, e cila duhet të lidhë Tiranën me Dibrën, nisën zyrtarisht në qershor 2018 pasi qeveria nënshkroi kontratën koncesionare përmes miratimit të një ligji special në Parlament për negocim të drejtpërdrejtë të kontratës me kompaninë Gjoka Konstruksion. Kontrata [link], parashikon punime me vlerë të përgjithshme prej 33.6 miliardë lekësh, ndërsa buxheti i shtetit pritet të paguajë në total 40.3 miliardë lekë (të reja) sipas vlerësimit të Ministrisë së Financave në dokumentin e investimeve publike, të dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë. [Link]
Kontrata, e cila është pjesërisht publike dhe pjesërisht konfidenciale, parashikon që koncesionari të paguhet në fund të vitit të parë pasi kontrata është bërë efektive, në rast se ka kryer më shumë se 20% të volumit të punimeve.
Njësia e Zbatimit të Projektit njoftoi Ministrinë e Infrastrukturës më 11 janar 2019 se kompania ka lëshuar fatura tatimore çdo muaj dhe kompania mbikëqyrëse, e cila filloi punën zyrtarisht në nëntor 2019, ka kryer verifikimin e punimeve dhe ka firmosur vërtetësinë e situacioneve. [Link raporti].
Pesë ditë më vonë, më 16 janar 2019, Gjiknuri firmosi urdhrin për kryerjen e pagesës së këstit të parë. [Link shkresa]
Gjoka 87 është kompania e posaçme e krijuar në prill 2018 për zbatimin e kontratës së koncesionit. Ajo u krijua fillimisht me një kapital themeltar prej 80 milionë lekësh, ndërsa në korrik mori një kredi me vlerë 9.5 miliardë lekë nga banka BKT.

“BIRN”

Këshilli i Europës në krah të gazetares britanike: Shkruajti për lidhjet e qeverisë me krimin e organizuar

Këshilli i Evropës (KiE) njoftoi sot se ndaj Alice Elizabeth Taylor, gazetares britanike të redaksisë sonë, po zhvillohet një fushatë shpifjesh.
Rasti i Zonjës Taylor u botua në faqen e KiE si “ngacmim dhe intimidim ndaj gazetarëve”, nën platformën që ngre alarmin për shkeljen e lirisë së medias, për mbrojtjen e gazetarisë dhe për sigurinë e gazetarëve.
Në vijim, Exit.al sjell të plotë tekstin e përkthyer të njoftimit të botuar nga Këshilli i Evropës.
“Një gazetare britanike, që punon në Shqipëri për potalin exit.al, është bërë shenjestër e një fushate shpifjesh pasi u shpreh për [televizionin] Russia Today më 23 shkurt 2019 në lidhje me protestat që kanë mbërthyer vendin.
Kohët e fundit Alice Taylor shkroi për manipulimin e votimeve, dhunës në protesta dhe për lidhjet e qeverisë me krimin e organizuar dhe pastrimin e parave. Kur u pyet të komentonte për gjendjen e korrupsionit dhe zhvillimet e fundit në Shqipëri, Alice Taylor tha për Russia Today se akuzat për korrupsion mund të dokumentohen lehtësisht përmes provave që tregojnë lidhjet mes qeverisë aktuale, krimit të organizuar, pastrimit të parave dhe trafikut të drogës. Në intervistën e saj, ajo vuri në pikëpyetje edhe ndershmërinë e zgjedhjeve të vitit 2017, të cilat konfirmuan Kryeministrin Edi Rama në një mandat të dytë.
Të nesërmen, dhjetëra portale vendore nisën të publikojnë foto dhe ta akuzojnë atë se ishte e lidhur me dhe paguhej nga Rusia, ose se portali i saj është i lidhur me partinë e opozitës. Edhe partneri i saj u godit në platformat e medias sociale.
Gjithashtu, gazetarja njoftoi se më 6 mars iu refuzua leja e saj e qëndrimit, pasi fillimisht i ishte miratuar para pak javësh.”
Ne kemi botuar disa shkrime për fushatën e shpifjes ndaj Znj. Taylor, si dhe për vendimin e autoriteteve shqiptare për të mos rinovuar lejen e saj të qëndrimit, pa dhënë ndonjë arsye për këtë.

“Exit.al”

Berisha: Ka disqe me përgjime ku Rama bisedon me persona të botës së krimit

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka folur për “dosjen 339”, gjatë një interviste për emisionin “Target” në AlMaKos TV u shpreh se, ka disqe me përgjime të vetë kryeministrit Rama me persona të botës së krimit.
“Rezulton se në Lezhë, Durrës, Peshkopi, Elbasan, rezultatin e zgjedhjeve e përcaktuan bandat më barbare të Ballkanit dhe Europës që kishin laboratorë të mëdha droge, pasuri përrallore. Thuhet se janë disqe të pazbardhura nga biseda edhe vetë Edi Rama”, tha Berisha.
“Në këto kushte beteja e opozitës për votën e lirë është për jetë a vdekje”, theksoi Berisha.
Partinë Socialiste, ish-kryeministri e quajti një trashëgimi terroriste të Partisë së Punës: “Ekziston një parti me trashëgimi terroriste që s’u shkri për tu ndërtuar nga Partia e Punës, por vetëm ndërroi emrin”.

Reagimi i fortë i “Sueddeutsche Zeitung”: Rama, i korruptuar dhe i lidhur me krimin e organizuar

Mediat gjermane kanw hequr dorashkat nw sulmet ndaj ramws dhe tani po e thonw hapur se qeveria Rama wshtw e lidhur me krimin e organizuar. Protesta vjen nga poshtë, i drejtohet dhe Brukselit, ky është thelbi i një artikulli të medias së madhe gjermane.
Gazeta e njohur gjermane, Sueddeutsche Zeitung, një nga më të mëdhatë dhe më të rëndësishmet në vend, shkruan se ‘Ballkani po zien’ nga protestat.
Sipas saj, në çdo cep të rajonit po ziejnë protestat, kundër strukturave autokratike dhe të korruptuara. Edhe ajo e quan këtë ‘Pranverën Ballkanike’, nga Serbia në Mal të Zi, Bosnje e Shqipëri.
“Nuk mund të bëhet fjalë për një lëvizje uniforme, trazirat kanë shkaqet e tyre. Por ajo që i bashkon këto demonstrata është se njerëzit po revoltohen kundër strukturave autokratike dhe të korruptura të pushtetit. Kjo është një protestë që vjen nga poshtë- dhe i drejtohet jo pak edhe Brukselit, ku po bëhen negociata për pranimin në BE të shteteve të Ballkanit Perëndimor”, shkruan gazetari Peter Muench.
“Në Shqipëri fillimisht dolën në rrugë studentët në fund të vitit të shkuar kundër rritjes së tarifave të studimit. Por shpejt, fokusi i protestave u zgjerua, i nxitur nga varfëria e përhapur dhe interesi politik i opozitës. Tani kërkohet dorëheqja e kryeministrit socialist Edi Rama, qeveria e të cilit akuzohet për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar.

Sërish protestat kanë precipituar në dhunë. Në mes të shkurtit, dhjetëra njerëz u plagosën në një tentativë sulmi ndaj rezidencës zyrtare të Ramës. Që prej atëherë, anëtarët e opozitës janë tërhequr nga parlamenti. Ata kërkojnë krijimin e një qeverie ekspertësh dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme”.
Megjithatë, gazetari thekson se protestuesit nuk duhet të shpresojnë tek Brukseli.
“Protestuesit nuk duhet të shpresojnë shumë se do e kenë Brukselin në krah. Nga frika e krizës dhe paqartësive të reja, BE mbështetet në Ballkan tek njerëzit e fortë që premtojnë stabilitet. Kur politikanët e opozitës shqiptare dorëzuan postet e tyre në Kuvend në mes të shkurtit, shefja e politikës së jashtme të BE, Federica Mogherini dhe Komisioneri i Zgjerimit, Johannes Hahn e kritikuan hapin me një deklaratë të përbashkët si ‘kundërproduktiv’. Një zëdhënëse e KE shtoi javën e shkuar se parlamenti është vendi i duhur për të diskutuar rreth politikës.
Kundër kësaj thirrje të Brukselit për përfundimin e bojkotit parlamentar ka pasur reagime të forta nga Serbia, Mali i Zi dhe Shqipëria. “Me kërkesat e tyre, njerëzit në Beograd, Podgoricë dhe Tiranë po mbrojnë vlerat themelore të BE,” thotë politikani i opozitës malazeze, Dritan Abazoviç. “Nëse përfaqësuesit e BE nuk e shohin këtë, atëherë kanë një problem me vlerat e tyre”,” mbyllet shkrimi.

Kreu i PPE: Zgjedhjet nuk janë të lira, pasojat…

Presidenti i Partisë Popullore Europiane, Joseph Daul konfirmon atë që opozita e thotë prej kohësh se nuk ka zgjedhje të lira, ndonëse Daul e pohon këtë me gjuhën diplomatike. Në një deklaratë të tijën së fundmi ka theksuar se vendeve të Ballkanit u mbetet ende shumë punë për të bërë që zgjedhjet të jenë me të vërtetë të lira, të ndershme dhe transparente.
“Takova një delegacion të udhëheqësve të rinisë të partive anëtare në PPE, në Ballkanin Perëndimor, për të folur për aktualitetin në rajon dhe për perspektivat e rinisë për situatën politike, – është shprehur Daul. – Rinia e pëson e para nga korrupsioni sistematik dhe mungesa e pavarësisë së gjyqësorit dhe shtetit ligjor, zhvillime që bllokojnë përparimin e suksesshëm të vendeve të tyre dhe e detyrojnë rininë t’i braktisin këto vende duke iu drejtuar emigracionit.
Por, rinia është gjithashtu dhe një nga grupimet me të rëndësishme të alternativës së nevojshme: ne kemi nevojë për gatishmërinë, bashkëpunimin dhe dedikimin e tyre të plotë drejt paqtimit në rajon, nëse ne dëshirojmë që vendet e Ballkanit Perëndimor të vazhdojnë rrugëtimin e tyre demokratik dhe europian.
Ne duhet të rivendosim besimin që ato kanë humbur tek institucionet demokratike në vendet e tyre dhe për përfaqësimin e tyre dhe interesit të tyre nga udhëheqësit e zgjedhur.
Mbi të gjitha, ç’ka ka të bëjë me gjithë rajonin, sa i përket zgjedhjeve, ka shumë punë për të bërë që ato të jenë më të vërtetë të lira, të ndershme dhe transparente,” ka përfunduar kreu i PPE.

8 Mars protestash në Tiranë! Gratë rrethojnë Drejtorinë e Policisë

Sot është 8 Marsi, një ditë e shënuar për të gjitha nënat, gratë dhe vajzat. Sot, është dita e tyre dhe për fat të keq ndonjëherë kjo është dita e vetme që marrin pak ngrohtësi një dhuratë dhe urime nga të afërmit e tyre.
Kujtojmë se kohët e fundit, në vend ka pasur një bilanc tragjik të vrasjes së grave, nënave dhe vajzave.
Ndal vrasjeve për motive banale dhe pa arsye.
Në shenjë proteste, përpara Drejtorisë së Policisë në Tiranë janë mbledhur gra dhe vajza të cilat me pankarta në duar i kujtojnë të gjithëve se ato kanë nevojë për dashuri, lule dhe ngrohtësi çdo ditë dhe jo një herë në vit, jo vetëm me raste festash por 365 ditët e vitit.

Vetëm gjatë fillimit të këtij viti janë vrarë 7 gra
E njohur si dita ndërkombëtare e gruas, 8 Marsi diku festohet e diku protestohet, për më shumë të drejta e barazi gjinore. Por për Gentiana e Merisa Caushajn, Valentina Matën, Eva Lerën, Ervilma Seferin, Lirie Xhepën e Nazime Demollarin jeta u shua nga meshkujt e shtëpisë, burra, djem apo të afërm të tyre. Krime që mund të ishin parandaluar, ndërsa sot, emrat e tyre, janë në statistikat si i viktima të dhunës së burrave, dhe si një këmbanë alarmi se shumë mbetet ende për t’u bërë.
2019, nisi me një ngjarje tronditës. Më 2 janar, 34-vjecari Gazment Musta la të vdekur pas një sherri banal bashkëshorten e tij, Gentiana Caushaj dhe kunatën 18-vjeçare, Merisa Caushaj.
Më 14 janar Majlind Lala dhëndër në familjen Mata qëlloi për vdekje me armë vjehrrën e vjehrin e tij. Bujar Mata, 63 vjeç dhe gruaja e tij Valentina Mata, 52-vjeç u gjetën të vrarë në banesën e tyre në lagjen “Kristaq Mone”, ndërsa vajza e tyre e shokuar mori lajmin e kobshëm në Suedi, ku edhe kishte jetuar me ekzekutorin Majlind Lala.

Më 6 shkurt në Vlorë, 57-vjecari Teodor Lera i mori jetën gruas së tij, Eva Lera, 45 vjece, duke e mbytur me duar, nënë e tre fëmijëve. Krimi i rëndë në Vlorë ishte një tragjedi e paralajmëruar ashtu si shumë të tjera që kanë ndodhur në vend, vite me parë çifti Lera kishte përfunduar në polici, pasi Teodori i kishte çarë kokën gruas së tij dhe ishte arrestuar nga forcat e policisë. Por më pas bashkëshortja e tij Eva e kishte falur.
Vetëm 6 ditë më pas, më 12 shkurt, një tjetër grua, nënë e një vajze të mitur u vra nga bashkëshorti i saj gardist. 44-vjeçari, Alket Arapaj punonjës prej 21 vitesh i Gardës së Republikës vrau me armën e shërbimit bashkëshorten e tij 36-vjeçare, Ervilma Seferi. Ngjarja ndodhi në banesën e çiftit, ndërsa policia vuri në pranga burrin vrasës.
Më 14 shkurt, Lirie Xhepa rreth 49 vjeçe u gjet e masakruar në liqenin e Sharrës. Policia tha se ajo ishte viktimë e kunatit të saj, Dashamir Xhepa i cili ndër të tjera e kishte qëlluar me tre plumba në trup. Shkak i krimit dyshohej një lidhje intime mes tyre.
Vetëm pak ditë më parë, më 4 mars, 80-vjeçarja Nazime Demollari, mbeti viktimë nga djali i saj, Nazim Demollari, i cili për ironi të fatit mbante emrin e saj. 54-vjeçari mbyti me duar nënën e tij pas një sherri në banesë.

Edhe emigrantët në protestë kundër Ramës/ Të dielën rrethohet ambasada shqiptare në Athinë

Edhe në Athinë do të zhvillohet një protestë nga emigrantët shqiptarë kundër qeverisë Rama. Kryetari i degës së PD-së në Greqi, Fatmir Gjoci u bën thirrje të gjithë shqiptarëve që jetojnë në vendin fqinj që të mblidhen për të protestuar ditën e dielë, në datë 10 mars në orën 11:00 përpara ambasadës shqiptare në Athinë.
“Të dashur Bashkëatdhetarë! Ditën e Diel, me datë 10 Mars, ora 11:00, protestë përpara Ambasadës së Shqipërisë në Athinë. Japim mesazhin tonë qeverisë së “KRIMIT” me në krye Edi Ramën, në lidhje me situatën e rënduar në Shqipëri! Ju mirëpresim!”, shkruan kreu i PD-së në Greqi, Fatmir Gjoci.

Ftesë çdo shqiptari të ndershëm, bashku me ne!
Fatmir Gjoci 
Te dashur bashkatdhetarë!
Siç jeni në dijeni, ditën e Diel më 10 mars, ora 11:00, përpara Ambasadës Shqiptare në Athinë, zhvillohet proteste paqësore lidhur me situatën politike dhe krizën e përgjithshme ne Shqipëri.
Arsyet për të protestuar janë të shumta!
Shqipëria dhe Shqiptaret janë marrë peng banda në pushtet, kjo klikë mafioze e ndërtuar në bazë të parave dhe aferave korruptive te pista dhe kriminale!
Ky grup mafiozesh të udhëhequr nga Kryeministri Edi Rama, duhet asgjësuar sa më parë!
Situata e krijuar, paraqet rrezik serioz për vendin!

Ne emigrante jemi një forcë e madhe dhe e konsiderueshme për të ardhmen e vendit, kemi dhënë ndër vite, kontributin e pakursyer duke qenë kolonat kryesore të ekonomisë dhe modernizimit te shoqërisë, ndaj dhe përgjegjësitë tona janë të mëdha saqë vendimmarrja dhe insistimi ynë duhet të jetë i prerë dhe në kohë.
Bashkimi ynë në këtë proteste, ka në thelbin e saj, përcjelljen e mesazhit te pakënaqësisë kundër qeverise se Edi Rames, duke marrë parasysh gjendjen aktuale të rënduar në vendin tonë.
Organizimi ynë i kalon kufijtë partiak, hapa me tej të rëndësishme janë arsyet tona, atë qe çdo Shqiptar e ka ne ndjenjën patriotike, ne shpirt dhe ne zemër për te ndërtuarit e imazhit te vendit tone te dashur, Shqipërinë!!
EMIGRANTET E DUAN SHQIPERINE SI GJITHE EUROPA!!
NE KERKOJME NJE MODEL FUNKSIONAL DEMOKRATIK, PRO PERENDIMOR NE SHQIPERI!!
Sigurisht që problemet tona kane qene me se te shumta dhe janë lënë pas dore, mbase dhe te keqtrajtuara, si ne atdheun tone ashtu dhe ne vendin ku jetojmë.
Bashkimi për te mbrojtur këto te drejta është ne dorën tone dhe jo te tjerëve!
Gjithçka qe bëjmë, është një investim qe i bëhen brezave te ardhshëm, fëmijëve tanë!!
Partia Demokratike e Shqipërisë, Kryetari i saj z. Lulzim Basha, opozita e bashkuar, kane te vetmin qellim, shporrjen e këtij sistemi te kalbur, ngritjen e një shteti funksional, te bazuar ne drejtësi dhe rregulla demokratike institucionale pro perëndimore.
Gjej rastin te ftoj çdo bashkatdhetar, çdo Shqiptar te ndershëm ne këtë proteste.
Falënderojë te gjithë ata qe janë bashkuar kësaj proteste deri për momentin.
Falënderojë te gjithë ata qe deri me tani, kane konfirmuar pjesëmarrjen e tyre, duke rrugëtuar nga qytete dhe ishuj te tjerë te Greqisë.
Ju faleminderit!
Me respekt dhe konsiderate për ju, Fatmir Gjoci

Jo vetëm në Fier, por edhe në Tiranë po protestohet: Gratë e ”Astirit” sfidojnë Ramën!

Ndërsa në Fier protestues të shumtë janë hedhur në protestë duke I bllokuar rrugën Ramës dhe janë përplasur me policinë, protesta ka edhe në Tiranë.
Këtë 8 Mars gratë e Astirit, shtëpitë e të cilave do të shemben nga projekti i Unazës së Re kanë dalë sot në protestë me parullat: “Shtëpia jonë, motoja jonë”.
Kërkesa e vetme që kanë është që kryeministri Rama të dalë publikisht e të ndalojë projektin korruptiv, siç e quajtën ato, atë të Unazës së Re.
“Duam të na dëgjohet zëri. Jam një banore e Unazës së Re. Ne nuk do ishim sot këtu, do festonim nëse Edi Rama nuk do vidhte 40 milionë euro, nëse nuk do bënte këtë projekt. Sot është dita e 126 e protestës sonë. Ne do rrimë këtu deri sa të dalë Rama e të thotë që projekti është anuluar. Ne jemi shumë, shumë më shumë do bëhemi”, tha njëra prej tyre.
Kryetarja e Gruas në PD, Albana Vokshi u shpreh gjatë fjalës së saj se, sot kemi 1001 arsye për të protestuar, dhe ne gratë e opozitës vendosëm të ishim me ju sepse ju na mësuat se shtëpia duhet të mbrohet me gjak.
Fjala e Vokshit
“Rama është duke ikur dhe në Fier e kanë pritur ashtu siç e meriton, me protesta. Është kthyer në kryeministrin më të urryer të të githë shqiptarëve. Dua të falenderoj nga zemra gratë dhe vajzat banore të Unazës së Madhe. Faleminderit për atë që keni bërë në 4 muaj protesta pavarësisht burgosjeve politike, kërcënimeve, presioneve ju keni ditur të mos mposhteni. Jeni kthyer në simbolin e qëndresës së grave shqiptare, të rezistencës ndaj qeverisjes kriminale, korrupsionit galopant.
Sot është një tjetër 8 mars i trishtë për të gjitha nënat dhe vajzat shqiptare. Sot kemi 1001 arsye për të protestuar, dhe ne gratë e opozitës vendosëm të ishim me ju sepse ju na mësuat se shtëpia duhet të mbrohet me gjak. Të bashkojmë të gjitha kauzat dhe të bëhemi bashkë,me ju dhe gjithë femrat e shqiptëri. Sic mbrojtët shtëpitë tuaja të mbrojmë shtëpinë tonë të përbashkët, Shqipërinë!”