30.5 C
Tirana
E hënë, 11 Gusht, 2025

Diaspora do t’i bashkohet protestës madhështore më 16 mars në Tiranë

Nga Naim HASANI

Të dashur motra e vellezer ne diaspore, kudo qe ndolleni!
Dega e Partise Demokratike në Britani të Madhe ju fton që më datën 16 Mars 2019, të bëheni pjesë e protestës më të madhe që nga rënia e komunizmit në Shqipëri, për të mbrojtur dinjitetin tonë kombëtar, sistemin demokratik dhe të drejtën e votës e shenjtërinë e saj në një shoqëri pluraliste, kundër blerjes dhe shitjes së vullnetit të qytetarëve.
Mbrojtja e vlerave të çmuara të lirisë dhe demokracisë është detyrë e gjithë shqiptarëve të ndershëm kudo që ata ndodhen. Diaspora kërkon që Shqipëria të ofrojë alternativë për qytetarët e saj nëpërmjet mundësive të punësimit dhe një jetë më të mirë, në vend të larimit nga masiv nga trojet e veta.
Qellimi i këtyre protestave nuk është vetëm largimi i “Rilindjes” nga pushteti, por edhe instalimi i një sistemi demokratik të drejtpërdrejtë të përfaqësimit të qytetarëve në tempullin e demokracisë, siç ndodh në Britani dhe SHBA, për t’u siguruar njëherë e përgjithmonë që parlamenti shqiptar kurrë më nuk do të shndërrohet në strehën e krimit dhe kriminelëve.
Partia Demokratike dhe Lideri i opozites z. Lulzim Basha do të jenë në krye të protestës më masive, paqësore, demokratike dhe qytetare që Shqipëria ka parë. Bashkohuni edhe ju në këtë betejë demokratike, me thirrjen dhe endrrën e kahershme të gjithë shqiptarëve; “E Duam Shqipërinë si gjithë Europa”.
# Shqiperia Ngrihet ✌️✌️

Banorët e Unazës: Rama e shkeli vijën e kuqe, asnjë zyrar i qeverisë nuk do të kalojë më këtu…

Banorët e Unazës së Re prej më shumë se 120 ditësh vijojnë protestën kundër shembjes së banesave të tyre dhe vijimit të punimeve për zbatimin e projektit të Unazës së Madhe. Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu tha gjatë fjalës së tij se, data 16 mars do të jetë një datë gjykimi ndaj vjedhjes së votës me paratë e krimit. Është dat,a që sipas tij, do të djegë pushtetin e pashpresë të Edi Ramës.
Balliu i bëri thirrje çdo qytetari që i është bërë ndonjë padrejtësi që ti bashkohen protestës së 16 marsit e cila sipas tij, do të shembë pushtetin e korruptuar të Edi Ramës.
“Kjo nuk është protestë, kjo është revoltë, dhe me rrevoltë janë marrë zvarrë jo Edi Rama por edhe diktatorë më të mëdhenj se ai. Këtu tek Unaza është shembulli se si ju dridhën këmbët Edi Ramës nga klëta qytetarë, se si u fsheh ai në vrimën e miut nga këta qytetarë, se ul kokën sa herë kujtohet për Unazën. Forca juaj është njëmijë herë më e madhe se sa forca e qeverisë së korruptuar”.
Balliu i bëri thirrje edhe ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës që të anullojë projektin pasi sipas tij, është korruptiv dhe genocid ndaj qytetarëve. Ai paralajmëroi se asnjë zyrtarë i qeverisë nëse nuk anullohet projekti, nuk do t’ju lejohet që të kalojnë kurrë në atë segment.
“Data 16 mars është kufiri, është limiti, çdo gjë e ka një limit, ky zotëri e ka kaluar vijën e kuqe dhe për këtë çdo qytetar ka të drejtë të shkojë tek kryeministria dhe ta bëjë hi pushtetin e Edi Ramës i cili ka mohuar zhvillimin dhe integrimin e vendit”, deklaroi Klevis Balliu.

Banorët e Patosit i bllokojnë rrugën Ramës, pas 1 orë protestë detyrohet të kthehet mbrapsht

Pas banorëve të Roskovecit edhe ata të Patosit kanë protestuar sot kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.
Qindra banorë bllokuan sot në orën 13:00 aksin kryesor hyrës në qytet, duke deklaruar se kryeministri Rama është i padëshirueshëm për qytetin e tyre.
Rama qëndroi në maiknë për rreth 1 orë i bllokuar në ems të rrugës si pasojë e protestës dhe u detyrua të kthehet mbrapsh.
Protestuesit e mbajtën për rreth një orë të bllokuar aksin hyrës, duke protestuar me thirrjet “Rama ik”, “Rama ik”, “Poshtë komunistët”, “E duam Shqipërinë pa Edi Ramën” dhe “E duam Shqipërinë si e gjithë Europa”.

Prokuroria nis hetimet ndaj Spiropalit për pastrim parash, afera…

Prokuroria e Tiranës ka nisur zyrtarisht hetimet për ministren e Shtetit, Elisa Spiropalin, bashkëshortin dhe vëllain e saj, si persona që dyshohet se janë përfshirë në një skemë pastrimi parash.
Burime nga Akuza e kryeqytetit deklarojnë se prokurorët kanë marrë në dorë materialet e publikuara në “Boldneës.al”, nga ku rezultonte se kompania e regjistruar nga Enkli Spiropali ka fituar disa tendera në Ujësjellësin e Fierit, i cili drejtohej nga Salarjon Totaj, partneri dhe më pas bashkëshorti i ministres së Shtetit.
Krahas investigimit të publikuar nga “Boldneës.al”, Prokuroria e Tiranës ka marrë edhe një informacion nga Prokuroria e Përgjithshme, deklarojnë të njëjtët burime.
Prokuroria e Tiranës është institucioni i dytë që nis veprimet proceduriale për rastin ‘Spiropali”. Disa ditë më parë, edhe Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI) njoftoi zyrtarisht se kishte nisur hetimin administrativ për pasuritë e ministres së Shtetit, si edhe familjarëve të saj.
Në një komunikim zyrtar me “Boldneës.al”, ILDKPKI njoftoi që një ditë pas publikimit të rastit, institucioni ka nisur procedurat verifikuese, për të konstatuar kushtet e mundshme të konfliktit të interesave, si edhe dyshimet mbi pastrim parash.

“Boldneës.al” publikoi rreth dy javë më parë një investigim të thelluar mbi kompaninë “Solomon”, të krijuar nga Enkli Spiropali, vëllai i ministres së Shtetit, në Gusht 2013, në kohën kur Partia Socialiste mori pushtetin.
Në Mars 2014, kompania ‘Solomon” e Spiropalit fitoi tenderin e parë në Ujësjellës-Kanalizime Fier, të drejtuar nga Salarjon Totaj, partneri i motrës së tij, ministres së sotme, në atë kohë Drejtoreshë e Përgjithshme e Doganave.
Pasi fitoi këtë tender, me vlerë 6.6 milionë lekë të reja, Enkli Spiropali ia shet kompaninë Marjus Memushajt, kushëririt të dytë të Salarjon Totaj. Nën pronësinë e Memushajt, kompania “Solomon” fitoi edhe disa tenderë të tjerë në Ujësjellësin e Fierit, i cili drejtohej nga kuëshëriri i tij i dytë, Totaj.
Deri në Shtator të vitit 2016, kohë kur Salarjon Totaj u largua nga Ujësjellësi i Fierit, kompania ‘Solomon” fitoi disa tendera, me vlerë totale rreth 350 mijë dollarë amerikanë.
Paralel me tenderat e Ujësjellësit, ‘Solomon” fitoi edhe fonde publike nga Dogana e Fierit dhe e Vlorës, struktura nën varësinë direkte të Elisa Spiropalit në kohën e zhvillimit të procedurave të prokurimit publik.
Të dhënat e siguruar nga “Boldneës.al” krijojnë dyshime se kompania “Solomon” është përdorur si “mbulesë” për ndarjen e fondeve publike mes familjarëve Spiropali-Totaj. Gjithësesi, janë hetimet e Prokurorisë dhe të ILDKPKI-së që do të konstatojnë ligjërisht nëse ekzistojnë elementët e veprave penale që lidhen me të ardhurat, pasuritë dhe pastrimin e parave.

Boldnews.al

Injorimi, ministri i Jashtëm i Malit të Zi nuk e pret në takim Gentin e Edit

I ashtuquajturi, “Ministri i Jashtëm” i Edi Ramës, Gent Cakaj duket se ka vendosur që të bëjë prova për të fituar autoritetin e nëpërkëmbur brenda vendit nga vetë kryeministri, duke planifikuar vizita zyrtare nëpër vende të ndryshme.
Këtë eksperiment, për tu pranuar në një detyrë që nuk e ka edhe pse kështu thotë Rama, e ka nisur nga një vend modest të vogël, siç është fqinji ynë Mali i Zi.
Por pritja që i është rezervuar aty është injoruese dhe nuk shkon as në nivelin e një zëvendësministri, siç ishte më parë zyrtarisht.
Sipas njoftimit të vetë institucionit që drejton si i komanduar nga Rama, gjatë vizitës së tij në Malin e Zi Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj u prit dhe zhvilloi një takim me Kryenegociatorin e Malit të Zi me Bashkimin Evropian, Aleksandar Drljevic si dhe me me Zv.Kryetarin e Parlamentit, shqiptarin, Genc Nimanbegu.
Pavarësisht se në këtë njoftim, Cakaj cilësohet “kryediplomati shqiptar”, ai jo vetëm që nuk është pritur nga ministri i Jashtëm i Malit të Zi, por as nga zëvendësit e tij. Takimet e Cakajt ishin të denja, vetëm për zyrtarë të mesëm të një shteti dhe në fakt ashtu u prit.

OSBE: Dhuna ndaj grave dominon shoqëritë në Shqipëri e Kosovë

Organizata per Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë ka dalë me rezultatet e studimit ndoshta më të madh deri më tani për dhunën ndaj grave në Evropën Juglindore, të publikuar të mërkurën në Bruksel. Raporti është punuar pas anketimit të grave nga Bosnja dhe Herzegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia Veriore, Moldavia, Serbia, Shqipëria dhe Ukraina. Gjithsej, gjatë vitit 2018 janë anketuar 15,179 gra të zgjedhura mbi bazën e rastësisë, me qëllim të gjetjes së “natyrës së dhunës ndaj grave si dhe qëndrimin e tyre ndaj raportimit të dhunës”.
“Më shumë se dy të tretat e grave që jetojnë në rajon mendojnë se dhuna është bërë pjesë e përditshmërisë në vendet e tyre, ndërsa një e pesta mendojnë se dhuna është shumë e zakonshme”, ka thënë Thomas Greminger, sekretari i përgjithshëm i OSBE-së. “Këto janë fakte të papranueshme si nga aspekti human ashtu edhe nga spekti i sigurisë dhe stabilitetit, por edhe nga aspekti socio ekonomik”, ka shtuar ai.
Kosova dhe Shqipëria
Të dhënat paraqiten në përgjithësi dhe disa nga to janë të ndara sipas shtetit. Në një të dhënë, ku Kosova dallon shumë nga rajoni është në pyetjen nëse femra e ka për obligim të kryejë marrëdhënie seksuale me partnerin e vet edhe kur nuk nuk ka dëshirë. Njëzet e gjashtë për qind të grave të anketuara në Kosovë kanë menduar se e kanë këtë obligim, përderisa mesatarja në rajon është 17 për qind, ndërsa në Shqipëri është 19 për qind.

Sa i përket arsyetimit të marrëdhënies seksuale pa miratimin e gruas për shkak të rrethanave të ndryshme edhe këtu Kosova dhe Shqipëria e mbajnë përqindjen më të lartë të “tolerancës”. Seksi pa dëshirë në martesë arsyetohet nga 25 për qind të grave të anketuara në Kosovë dhe 17 për qind në Shqipëri, sa është edhe mesatarja në rajon.
Përderisa sa i përket ndërhyrjes nga jashtë në familje në rast dhune, 62 për qind e grave të anketuara të Kosovës kanë thënë se të tjerët duhet të ndërhyjnë, në Shqipëri ky numër është 56 për qind, ndërsa mesatarja është 48 për qind. Përgjigje negative në ndërhrjen nga jashtë më së shumti kanë dhënë gratë nga Moldavia, ku vetëm 41 për qind kanë thënë se palët e treta duhet të ndërhyjnë. Forma më e përhapur e dhunës është ajo psikologjike nga partneri intim.
Fajësimi i viktimave
Sipas raportit, gratë viktima që janë edhe të fajësuara për dhunën, mendojnë se gratë duhet të urdhërohen nga burrat dhe se dhuna familjare duhet të jetë çështje private. “Të dhënat nga anketimi tregojnë, se besimi në nënshtrimin e gruas dhe heshtja e rrethit, vazhdon të dominojë në rajon dhe se gratë me besime të tilla janë viktimat më të shpeshta” thuhet në raport.
Sipas të dhënave nuk ka asnjë grup social të grave që është i përjashtuar nga mundësia e përjetimit të dhunës mirëpo disa grupe janë më të rrezikuara, këtu bëjne pjesë gratë që jetojnë në varfëri, varësi ekonomike dhe gratë me fëmijë. Raporti u prezantua të mërkurën në Bruksel .

Venezuela përballet me ndërprerje të energjisë elektrike

Venezuela është përballur me ndërprerje të energjisë elektrike, ka raportuar agjencia e lajmeve Reuters, bazuar në disa dëshmitarë, ndonëse Qeveria e presidentit të kontestuar, Nicolas Maduro ka fajësuar shumë shpejt një “neglizhencë” në një digë hidroeletrike që siguron pjesën më të madhe të energjisë në këtë vend.
Ndërprerjet e energjisë janë të shpeshta në Venezuelë, vend në të cilin ekonomia është duke u përballur me inflacion tejet të lartë, si dhe ka zvogëlime të mëdha të ushqimit dhe ilaçeve.
Kritikët kanë thënë se korrupsioni dhe mungesa e investimeve kanë lënë këtë shtet pa sistem funksional të energjisë elektrike, derisa Maduro ka thënë se problemet janë krijuar me qëllim nga armiqtë politikë.
Si pasojë e kësaj gjendjeje, rrugët janë mbushur me njerëz në Karakas. Shumë persona kanë thënë se do t’iu duhet të ecin në këmbë me orë të tëra, pasi sistemi i metrove nuk ka funksionuar dhe autobusët kanë qenë plot.
“Personi përgjegjës për këtë, quhet Nicolas Maduro”, ka thënë banori, Pedro Fernandez.
Situata në Venezuelë është tensionuar pasi lideri opozitar, Juan Guaido, është njohur nga Shtetet e Bashkuara dhe një varg i shteteve perëndimore si president i përkohshëm, derisa Mauduro që është betuar në mandatin e dytë muaj më parë, refuzon të largohet nga pushteti
Maduro është kritikuar për mënyrën si është zgjedhur president, si dhe për keqmenaxhimin e ekonomisë, që ka rezultuar me ikjen e miliona banorëve nga ky shtet.

Hale i bën thirrje Serbisë dhe Kosovës: Ndalni provokimet!

Nënsekretari amerikan i Shtetit për Çështje Politike, David Hale iu bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë të ndalin provokimet dhe të rivendosin dialogun.
Ndërkaq nga autoritetet në Prishtinë, ai kërkoi poashtu të heqin tarifën ndaj mallrave serbe.
“Shtetet e Bashkuara bëjnë thirrje për heqjen e tarifës, ndaljen e provokimeve të dyanshme dhe vazhdim të dialogut. Shtetet e Bashkuara vlerësojnë partneritetin me Serbinë dhe dëshirojnë të ndërtojnë raporte edhe më të fuqishme” thuhet në një njoftim të publikuar në Twitter nga ana e Ambasadës së SHBA-së në Beograd, pas takimit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq me zyrtarin e lartë amerikan, David Hale.
Gjatë takimit, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i tha nënsekretarit amerikan të Shtetit, se Serbia “në një afat relativisht të shkurtër kohor do të ndërmarrë masa përmes të cilave do të reagojë ndaj mospërmbushjes së obligimeve nga marrëveshja e Brukselit, vendosjes së tarifës ndal mallrave serbe dhe ndërprerjes së dialogut me Serbinë nga ana e Prishtinës”.
Presidenti serb tha se qëndrimi i Beogradit karshi kësaj situate do të jetë “i vendosur, serioz dhe i përgjegjshëm”.
Kjo u bë e ditur përmes një komunikatë nga zyra e presidentit serb Aleksandar Vuçiq pas takimit me zyrtarin e lartë amerikan, i cili ka filluar një vizitë dy ditore në Beograd dhe Prishtinë, në përpjekje për të shtyrë përpara rifillimin e dialogut për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Sipas njoftimit të presidencës serbe, Vuçiq gjatë takimit me zyrtarin amerikan, Hale ka thënë se Platforma e dialogut me Beogradin të cilën e ka miratuar Prishtina në “thelb paraqet vendimin e Prishtinës për t’i dhënë fund dialogut me Beogradin”.
Vuçiq ka thënë se ai e ka paralajmëruar prej kohësh përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherini, dhe ekipin e saj se miratimi i kësaj platforme nuk lë vend për kompromis, dhe si e tillë ajo është kundër dialogut.
“Sidomos me refuzimin kokëfortë të Prishtinës për të hequr tarifën të paarsyeshme dhe të dëmshme për mallrat serbe” ka thënë Vuçiq.

Nënsekretari amerikan për çështje politike, David Hale ka filluar të premten një vizitë në Serbi duke takuar presidentin Aleksandar Vuçiq, si dhe ministrin e Jashtëm, Ivica Daçiq ndërkaq është paraparë takimi edhe me kryeministren serbe, Ana Brnabiq.
Pas arritjes së zyrtarit të lartë amerikan Hale në Beograd, ambasadori i SHBA-së në Serbi, Kyle Scott, shkroi në Twitter se “Nënsekretari Hale mbërriti në Beograd për të inkurajuar Beogradin dhe Prishtinën që të kthehen në dialog nën ndërmjetësimin e BE-së.
“SHBA nuk do të ofrojnë një recetë për zgjidhjen. Ne besojmë se ajo duhet të jetë e zbatueshme si në Kosovë ashtu edhe në Serbi dhe duhet të kontribuojë në stabilitetin afatgjatë të rajonit” ka shkruar Scott.
Twitter Ads info and privacy
Nënsekretari amerikan i Shtetit për Çështje Politike, David Hale, do të qëndrojë në Kosovë gjatë ditës së shtune.
Në prag të vizitës në Serbi dhe Kosovë, nënsekretari amerikan, David Hale, tha se ekziston mundësia që këtë vit të arrihet marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, porse ajo duhet t’i kontribuojë stabilitetit afatgjatë në rajon.
“Ka shanse që këtë vit të arrihet një zgjidhje gjithëpërfshirëse, por vetëm nëse së pari vazhdon dialogu… SHBA-ja nuk do ta japë recetën për zgjidhje. Besojmë se ajo duhet të jetë e zbatueshme si në Kosovë, ashtu edhe në Serbi, dhe se duhet të kontribuojë në stabilitetin afatgjatë të rajonit”, tha Hale në një intervistë për gazetën serbe Danas.
Ai po ashtu bëri thirrje për heqjen e tarifës doganore, që Qeveria e Kosovës u ka vënë prodhimeve të importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.
Shtetet e Bashkuara, më herët, kanë thënë se kjo taksë nuk përkon me interesat amerikanë.
Thirrje për heqjen e saj ka bërë edhe Bashkimi Evropian, ndërsa presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën nuk do të vazhdojë derisa taksa mbetet në fuqi.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se taksa 100%, që është vënë qysh në muajin nëntor, nuk do të hiqet derisa Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Protestat nuk ndalen, banorët e Këlcyrës i venë kyçin Bashkisë!

Qindra banorë të Këlcyrës gjatë orëve të para të mëngjesit kanë qëndruar përpara bashkisë duke i vendosur kyçin derës e mos lejuar asnjë nga administrata që të hyjë edhe pse këta të fundit as që kanë denjuar të shkojne në punë.
Neser rreth ores 11:00 ata do te zhvillojnë edhe protestën madhështore ku do të ketë edhe perfaqësues të forcave politike duke bllokuar edhe rrugën.
Ndërkohë para dy ditësh banorët u mlodhën dhe shkuan në zyrën e kreut të Bashkisë së Këlcyrës Klement Ndoni. Gjatë debatit pati edhe përplasje verbale mes banorëve dhe kryebashkiakut, ku i kërkuan të nxirte projektin që ka firmosur.
Rreth 30 banesa dhe objekte biznesi rrezikojnë të shemben në Këlcyrë, në kuadër të një projekti për ridimensionimin e pedonales së qytezës. Kjo ka ngritur në protestë prej 5 ditësh banorët të cilët preken nga ky projekt, i cili sipas tyre as nuk është bër publik nga kryebashkiaku Klement Ndoni.
Edhe sot ata kanë kërkuar të njihen me projektin, ndërsa bëjnë thirrje për anulimin e çdo aktiviteti në dëm të interesave të tyre dhe nuk janë dakort aspak me dëmshperblimin.

Kur bëhesh Gazi i botës me Ramën ngjitur…

Rama ka qenë sot në Fier, ku zhvilloi një takim me gratë në këtë qytet i rrethuar nga qindra protestues.
I pranishëm në këtë takim me gratë ka qenë dhe aktori i humorit, Gazmend Paja. Rama nuk foli por bëri aheng ndërsa ia la fjalën Gazit të botës për ditën e Gruas, i cili tha se, ndonëse kjo ditë e ka zanafillën nga protesta, gratë bëjnë mirë që festojnë pasi kanë punuar boll. “Kur do flasim”, përsëriti disa herë Paja, frazë kjo e përdorur së fundmi nga kryeministri Edi Rama për opozitën.
“Ti i thua moj dale kur do flasim dhe ajo të hedh çizmen nga koka. Po dale ka vend për durim këtu.
Mirë bëni që festoni se keni punuar pafund. Madje edhe për gratë e papuna për mijëra hektarë dysheme të larë, mijëra pjata. E dini ju që në të shkuarën disa gra e kanë pas për mburrje ti mbanin burrat pa punë. Kështu që kur do flasim?”, tha ndër të tjera Paja.