40.5 C
Tirana
E hënë, 11 Gusht, 2025

16 Marsi!

Qamil GJYREZI

Me datën 16 Mars, artistët e vërtetë, aktorë, regjizorë, piktorë, muzikantë, shkrimtarë, balerinë sëbashku me popullin e vërtetë të gënjyer dhe të vjedhur deri në palcë do ta shkërmoqin Edi Ramën. Spunton për shkrimin e mora nga deklarata që Kryeminsitri në ikje Edi Rama bëri tek emisioni i Bruno Vespës: “Ata qindra mijë që po shihni të përleshen në rrugë, nuk janë popull i revoltuar, por “aktorë” të opozitës që po luajnë rolin”!
Ju bëj thirrje të gjithë artistëve të vërtetë të zhgënjyer nga qeverisja e dështuar e Edi Ramës, të të gjitha niveleve t’i bashkohen popullit të zhgënjyer nga qeverisja e krimit dhe të marrin pjesë në protestën e datës 16. Mars.2019!
Artistët e vërtetë janë edhe ata popull, kanë fëmijë për të rritur dhe shkolluar, kanë problematika të caktuara shoqërore dhe ekonomike, janë keqpërdorur deri në “palcë” duke u tallur me ta nga qeveria e Edi Ramës dhe politikat kulturore të Rilindjes! Në këtë protestë do të jenë patjetër aktorët e “Teatrit Kombëtar”, që mafia në pushtet deshi t’i prishte teatrin për intersa oligarkike dhe mafioze.
Biles kam besim se në këtë protestë do të marrin pjesë edhe ato që qeveria e Rilindjes i ka “gënjyer” me ndonjë rol ose ndonjë favor, duke ju bashkuar atyre që kanë mbrojtur shëmbjen e Teatrit Kombëtar!

Logjika është krejt e thjeshtë, mbasi artistët duhet të jenë gjithmonë bashkë dhe të mos “keqpërdoren” nga pushtetet dhe partitë. Protesta e datës 16.Shkurt.2019 kërkon shëmbjen e “sistemit të korrupsionit” të instaluar nga Rilindja dhe nuk kërkon ndryshimin e pushteteve dhe karrigeve. Në këtë protestë kam besim se do të marrin pjesë të gjithë artistët e arteve vizive të cilët janë përbuzur nga Edi Rama edhe kur ka qenë Kryetarë Bashkie i Tiranës para 18 vitesh.
Në këtë protestë kam besimin dhe mendoj se duhet të marrin pjesë të gjithë artistët e artve vizive të cilët janë përdhunuar nda drejtori i GKA, i emëruar nga Edi Rama.
Në këtë protestë kam besim dhe shpresoj se duhet të marrin pjesë të gjithë ata muzikantë, shkrimtarë, balerinë, regjizorë të cilët janë “ndëshkuar” nga politika e kësaj qeverie dhe shpresojnë një të ardhme më të mirë për vehte dhe fëmijët e tyre, pa krim dhe korrupsion! Arti dhe shkenca duhet të kenë një vend të rëndësishëm në një shoqëri.
Qeveria aktuale e ka shkatërruar dhe nënvleftësuar artistin dhe intelektualin! Prandaj 16. Marsi. 2019 duhet të jetë edhe “dita e artistëve të vërtetë” për një Shqipëri më të mirë dhe të drejtë për ta rrëzuar Edi Ramën dhe qeverinë e tij që po luajnë rolin e “politikanit” në këto 6 vite!

O i marrë e i dalë mendsh e duarsh komplet…

Adriatik R. DOSTI

Akoma nuk e kupton qe problemin nuk e ke as me Lulezim Bashen e as me Monika Kryemadhin….por e ke me Popullin tend qe ka dale rrugeve e shesheve e kerkon me ngulm e me te drejten e zotit …Largimin tend…
E ke me ate popull te cilin nga mengjesi deri ne darke vetem e shan, e fyen, e ofendon, e percmon, e denigron, e perdhos e poshteron..e ke detyruar te marre arratine e te largohet dhimbshem nga Atdheu i vet…e ke varferuar, e ke vjedhur e grabitur, po e helmon ne protestat e tija legjitime, e ke lene mes 4 rrugeve dhe e ke poshteruar e turperuar kudo neper bote si askush tjeter …
E ke me ate popull te cilin e mohove ne Rain e Bruno Vespes… si burrac e frikacak qe je… si zbythaman e mashtrues i lindur qe je…si mbatharak e ikanak i peshtire…
Ndaj harroje se Mogherinat, Hahnet, Kocijancicet, Fleckenshtejnet, Macoveit, Sorecat, Boschardet, apo edhe keto karavidhet e fundit qe te erdhen sot aty ne Tirane per te marre Cekun e radhes…si Arvizu qe te pat sjelle dje ne pushtet apo edhe njefare Danielssoni qe te beri qoken e radhes…do te mund te mbajne dot akoma ne pushtet…

Perballe Uraganit Popull nuk ka derman e zot te te shpetoje ty e banden tende ndaj sa me shume e zgjat dhe sa me shume nderkombetare sjell e paguan ”per transfuzion gjaku” ne karrigen e pushtetit ku je ulur me vota te vjedhura e te grabitura …aq me shume e nderlikon dhe e perkeqesoon fatin e menyren e largimit e te fundit tend…
Keta nderkombetaret e leshit qe po sjell ne Tirane e ata te tjeret qe vete e ju ze studiot e gazetat neper bote… duke i paguar me parate e gjakut te shqiptareve…as me shume e as me pak ngjajne si dy pika uji me fundin e regjimit komunist diktatorial te Hoxhes e me pas te Alise teksa sillnin ne kryeqytetin shqiptar gri te erret tufa pa fund miqsh marksiste – leniniste te Shqiperise socialiste …fanarit ndricues te Europes…apo edhe teksa paguanin grupe terroriste gjithashtu marksiste -leniniste neper bote me Zhoao Amazonen ne krye qe fshihej xhunglave te Brazilit… per ti bere jehone lavdise se regjimit komunist Pol -Potist te Tiranes…
Fundi i Diktatoreve eshte i njejte … dhe kete e thote historia e jo une … dhe fundin e tyre e percaktojne popujt e jo une…dhe fatin e tyre e vendosin ata te cilet vuajne prej tyre e jo …nderkombetaret e as ambasadoret e kujtdo vendi qofshin …OK…

Europa nuk na pranon me alternativën e drogës dhe krimit që përfaqëson Rama

Enkelejda RICA

Ne të rinjntë e Partise Demokratike i themi Edvinit, ik sa më parë që të mos e pësosh si etërit Tuaj. Je i vetmi në këtë vend dhe unikal në Europe që qeveris tash 20 vjet dhe kritikon të tjerë për keq qeverisjen tënde njëzetvjeçare.
Je kryeministri që nuk berë asgjë tjetër përveçse integrove në strukturat shtetërore krimin dhe kriminelët,
I vetmi tregues në rritje nën drejtimin tënd 6 -vjeçar është rritja e prodhimi të drogës. Ty sot të mbështet vetëm klani drogës kolumbiane dhe as kush tjetër përfshi dhe socialistët e ndershëm.
Ik se e ardhmja nuk është me Ty, Europën e duam të gjithë Shqiptarët por Europa nuk na pranon me alternativën e drogës dhe krimit që përfaqëson ti, Edvin!
#Ramaik

Gjiganti kinez, Huawei padit qeverinë amerikane

Gjiganti kinez i telekomunikimeve, Huawei, ngriti padi kundër Qeverisë së Shteteve të Bashkuara, për shkak të një ndalese që i kufizon agjencitë federale të përdorin prodhimet e tij.
Huawei tha se SHBA-ja nuk ka arritur të sjellë prova për të mbështetur ndalesën dhe shtoi se kompania nuk ka lidhje me Qeverinë e Kinës.
“Ndalesa jo vetëm që është e paligjshme, por gjithashtu e pengon Huawein nga angazhimi në konkurrencë të ndershme, duke i dëmtuar në fund konsumatorët amerikanë”, tha kryetari i Huaweit, Guo Ping.
Padia u ngrit në një gjykatë federale në Teksas.
SHBA-ja ka thënë se ka kufizuar përdorimin e prodhimeve të Huaweit për shkak të shqetësimeve për sigurinë kombëtare.
Ajo ka ngritur një mori akuzash penale kundër kompanisë, të cilat përfshijnë mashtrimin bankar, pengimin e drejtësisë dhe vjedhje të teknologjisë nga kompania amerikane T-Mobile.
SHBA-ja po ashtu ka lobuar tek aleatët që të shmangin kompaninë kineze.
Huawei është një nga ofruesit më të mëdhenj të pajisjeve dhe shërbimeve të telekomunikimit në botë.
Por, Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera perëndimore kanë shprehur shqetësim se Qeveria e Kinës mund ta përdorë teknologjinë e tij për t’i zgjeruar kapacitetet e spiunimit, edhe pse firma këmbëngul se nuk ka kontroll qeveritar.

SHBA, sanksione kundër Europës për gazin rus

Zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar gjatë një konference për energjinë në Bruksel se administrata e Presidentit Trump do të ndërmarrë veprime ndëshkuese ndaj kompanive evropiane që po ndërtojnë linjën e tubacioneve të gazit natyror “Nord Stream 2” , të parapëlqyer nga Kremlini, për transportimin e gazit nga Rusia në Gjermani, duke anashkaluar Ukrainën.
Linja e tubacioneve “Nord Stream 2” (NS2) do të zëvendësojë kryesisht një tubacion të vjetër që kalon nëpër Ukrainë dhe Poloni dhe ka mbështetjen e qeverisë gjermane. Por kjo ka shkaktuar alarm tek qeveritë e Evropës Qendrore, zemërimi i të cilave është shtuar edhe më shumë nga minimalizimi i shqetësimit të tyre nga ana e Berlinit.
Këto vende kundërshtojnë linjën e tubacioneve të gazit “Nord Stream 2” (NS2), e cila do të përshkojë 1,200 kilometra nga Vyborgu i Rusisë në Lubmin të Gjermanisë, duke kaluar nën Detin Baltik, jo vetëm sepse do të humbasin tarifat fitimprurëse të tranzitit nga tubacionet e vjetëra, por sepse ato druhen se Kremlini dëshiron të zhvillojë tubacionin NS2 kryesisht për arsye politike dhe jo komerciale.
Duke folur në konferencën për energjinë në kryeqytetin belg, Nicole Gibson, zëvendës drejtoreshë e zyrës së Departamentit të Shtetit për Evropën, paralajmëroi se nëse kompanitë evropiane rifillojnë të vëndosin tubacionet nga fundi i vitit, ato rrezikojnë “sanksione të forta”.
Duke refuzuar të jepte detaje rreth sanksioneve kërcënuese, zonja Gibson tha se Uashingtoni nuk e pranon se “Nord Stream 2” është një marrëveshje tashmë e kryer. “Disa njerëz thonë se ajo është fakt i kryer” Ne nuk e shohim kështu. Ne u bëjmë thirrje udhëheqësve evropianë që të sigurohen që “Nord Stream 2 të mos realizohet”, tha ajo.
Udhëheqësi i Ukrainës Petro Poroshenko ka paralajmëruruar se NS2 do të lejonte Kremlinin që të mbyllte rubinetin e gazit për Ukrainën dhe Evropën Qendrore kur të dëshironte dhe të shantazhonte fqinjët më të afërt pa ndërprerë furnizimet për Evropën Perëndimore, duke ulur kështu kundërshtimin nga vendet më të fuqishme evropiane, por duke luajtur me shtetet më të dobëta.

Paralajmërimi i zyrtares së lartë amerikane vjen dy muaj pasi Richard Grenell, i dërguari amerikan në Gjermani, u dërgoi letra disa dhjetëra kompanive evropiane të energjisë dhe të ndërtimit, duke thënë se ato përballen me sanksione, nëse rifillojnë vendosjen e tubacioneve të betonuara të linjës NS2. Konstruksioni i linjës u pezullua në dhjetor si rezultat i motit të ashpër.
Kundërshtimi i Uashingtonit ndaj NS2 ka qënë i vazhdueshëm, edhe administrata e Presidentit Obama ishte kritike.
Kundërshtimi i Presidentit Donald Trump ka një prirje më të fortë, ndërsa zyrtarët shohin një kërcëmim politik që fshihet pas tubacionit të ri. Ata argumentojnë se NS2 do të minojë sigurinë evropiane, do të thellojë varësinë e Evropës Perëndimore ndaj energjisë ruse dhe do t’i japë Kremlinin një mundësi më të madhe për të përdorur burimet e gazit natyror për të ushtruar ndikim politik dhe shantazhuar qeveritë e Evropës Perëndimore.
NS2, që do të jetë nën pronësinë e gjigandit Gazprom të drejtuar nga Kremlini, do të dyfishojë kapacitetet e dërgimit të gazit në Gjermani, që është ekonomia më e fuqishme e Bashkimit Evropian.
Ndërtimi i rrjetit të tubacioneve do të kushtojë miliarda dollarë. Rusia është furnizuesi i më shumë se një të tretës së nevojave për gaz natyror në Evropë. Ndërsa shtohet kërkesa, furnizimi mund të shkojë në 50 përqind të nevojave gjatë dhjetë vjeçarit të ardhëshëm, parashikojnë ekspertë të industrisë energjitike.
Korrikun e kaluar gjatë një vizite në takimin e përvitshëm të NATO-s në Bruksel, Presidenti Trump shprehu zhgënjimin e tij me Kancelaren Angela Merkel lidhur me tubacionin e gazit Rusi-Gjermani, duke thënë: “Supozohet se ne do t’ju mbrojmë ju nga Rusia, por Gjermania po bën marrëveshje me Rusinë për gazin.”
Por zonja Merkel është përballur me presion nga bizneset gjermane, të cilat thonë se NS2 do të shkurtojë koston energjitike për vendin. Kancelarja gjermane duket se po e distancon veten nga një premtim që ajo bëri vitin e kaluar ndaj udhëheqësve të Evropës Qendrore, kur ajo pranoi për herë të parë shqetësimet gjeopolitike të aleatëve, duke thënë se NS2 do të vazhdojë, vetëm Ukraina do të ishte përsëri një vend tranzit i gazit rus.

Gjermania së bashku me vendet tranzite të linjës së gazit NS2, Finlandën, Suedinë, Danimarkën, argumentojë se tubacioni do të shtojë sigurinë energjitike për Evropën, duke menjanuar mundësinë e ndërprerjeve nga rruga e vjetër përmes vendit të paqëndrueshëm politikisht, Ukraina. Uashingtoni beson se tubacioni NS2 po ashtu është një përpjekje e Rusisë për të dëmtuar Ukrainën ekonomikisht, duke i hequr tarifën si vend tranzit i gazit.
Zyrtarët ukrainas përllogarisin se humbjet nga NS2 do të jenë të larta, duke kapur shifrën 2.5 miliardë dollarë në vit.
“Kur të përfundojë NS2 këtë vit, nuk do të ketë nevojë përdorimi i sistemit të tranzitit të gazit përmes Ukrainës” tha Yuriy Vitrenko drejtues i kompanisë Naftogaz të Ukrainës që zotërohet nga shteti, në konferencën për energjinë në Bruksel. “Ukraina do të humbasë afërsisht 4 përqind të prodhimit të brendshëm brudo”, shtoi ai.
Zyrtarët e Kremlinit thonë se Uashingtoni dëshiron ta ndalojë NS2, sepse gjigandët amerikanë të energjisë po shpresojnë të eksportojnë gaz natyror të tepërt në Evopë në formë të lëngëzuar. Zyrtarët amerikanë nuk e kanë mbajtur sekret shpresën që firmat energjitike amerikane të jenë në gjendje të përfitojnë nga ndalimi i gazësjellësit NS2, por thonë se kjo nuk është arsyeja kryesore për kundërshtimin ndaj tubacionit.
Alarmi i zyrtarëve amerikanë rreth NS2 ka patur mbështetjen edhe të zyrtarëve evropianë të sigurisë. Ish shefi i NATO-s Anders Fogh Rasmussen e ka cilësuar NS2 si “gabim gjeopolitik” për Bashkimin Evropian. Ai ka thënë ky veprim binte ndesh me sanksionet evropiane ndaj Moskës për aneksimin e Krimesë nga Rusia.

Basha uron 7 Marsin: Mirënjohje pafund çdo mësuesi

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka uruar mësuesit për festën e 7 Marsit.
“Gëzuar 7 Marsin!
Mirënjohje pafund çdo mësuesi që është kthyer në prind të dytë për breza të tërë nxënësish! Askush nga ne s’do ishim këta që jemi sot, pa përkushtimin dhe sakrificat e tyre. Urime!”, shkruan Basha duke publikuar edhe fotot e takimit me mësuesit.
Basha e nisi ditën me një takim të përzemërt me mësusesn e ij kujdestare dhe disa mësuese të kryeqytetit.
“Mirënjohje pafund çdo mësuesi që është kthyer në prind të dytë për breza të tërë nxënësish! Shoqëria jonë u ka një borxh të madh brezave të tërë të mësuesve që sot në pensionet e tyre nuk mbyllin muajin. Ne duhet dhe do të bëjmë më shumë për mësuesit sot dhe nesër që të kenë paga më dinjitoze, kushte më të mira për mësimdhënie dhe trajtim dinjitoz. Sepse mësuesit janë garancia për cilësinë dhe formimin e brezave të ardhshëm
Duke respektuar të shkuarën, ndërtojmë të sotmen dhe projektojmë të ardhmen!
Askush nga ne s’do ishim këta që jemi sot, pa përkushtimin dhe sakrificat e tyre”, tha Basha.

Hale: Marrëveshja Kosovë-Serbi mund të arrihet këtë vit

Zëvendës sekretari amerikan i Shtetit, David Hale, i tha të përditshmes serbe Danas, se nuk u takon Shteteve të Bashkuara që të “diktojnë përfundimin e bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”, për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.
Zoti Hale i cili do të qëndrojë më 8 dhe 9 mars në Beograd dhe në Prishtinë për të nxitur te dyja palët që të ulen në tryezën e bisedimeve, tha se “ka mundësi që gjatë këtj viti të arrihet një marrëveshje, nëse fillojnë bisedimet. Është koha që të marrin fund provokimet nga të dyja palët: të pezullohen tarifat, që Beogradi dhe Prishtina t’u kthehen bisedimeve të drejtuara nga Bashkimi Evropian dhe që të dyja palët të jenë të përcaktuara për paqe”.
Ai tha se Shtetet e Bashkuara nuk kanë një “recetë për zgjidhjen që duhet të jetë e zbatueshme dhe t’i kontribuojë qëndrueshmërisë afatgjatë të rajonit”.
Zoti Hale pritet që këto qëndrime t’i diskutojë në Beograd dhe në Prishtinë. Në një njoftim të departamentit amerikan të shtetit, thuhet se “në Beograd ai do të bisedojë me zyrtarët serbë marrëdhëniet dypalëshe dhe do të nxis kthimin në tryezën e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Ai do të diskutoje edhe me drejtuesit e shoqërisë civile për çështje rajonale e globale, përfshirë ndikimin rus dhe kinez në Ballkanin Perëndimorë”.
Më pas më 9 mars në Prishtinë, ai do të takojë udhëheqësit e lartë të Kosovës “për të nënvizuar mundësinë historike për të arritur një marrëveshje të plotë të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë dhe për të kërkuar masa për të arritur një zgjidhje”.
Zoti Hale i cili më parë qëndron në Londër dhe në Ukrainë, është zyrtari më i lartë amerikan që kohët e fundit viziton Kosovën për të nxitur autoritetet që të hapin rrugën për vazhdimin e bisedimeve me Serbinë, të cilat janë pezulluar për shkak të kushtëzimit të tyre nga Beogradi me pezullimin e tarifave ndaj mallrave serbe, që u vendosën nga qeveria e Kosovës në nëntor të vitit të kaluar.
Javën që lamë pas, dy zyrtarë të lartë të Këshillit Kombëtar të Sigurisë, qëndruan për dy ditë në Kosovë për të siguruar pezullimin e tarifave ndërsa paralajmëruan shtimin masave ndëshkuese nëse Kosova vazhdon të refuzojë kërkesat e tilla.
Kërkesat amerikanë kanë nxitur përplasje të brendshme në Kosovë ndërmjet atyre që ngulin këmbë të dëgjohen këshillat amerikane dhe atyre që pohojnë se tarifat duhet të pezullohen vetëm me garanci për përfundimin e bisedimeve me Serbinë me njohje të ndërsjellë.

”Çfarë turpi?!!”, shkolla e rrënuar, në oborr u mbollën pemë për vizitën e ministres (Foto)

Ish-deputeti i PD, Luçiano Boçi ka publikuar sot disa foto që shkollës Jorgji Dilo në Elbasan, në oborrin e së cilës janë mbjellë sot pemë në oborr, ndërsa ambientet e brendshme janë të rrënuara. Për shkak të mbrërritjes së Besa Shahinit në këtë shkollë, skena është improvizuar aty për aty.
Reagimi i Boçit
7 MARS ME FASADË
Çfarë turpi?!!
Mbjellin pemë në shkollën 9 vjeçare Jorgji Dilo, sepse do vinte Ministrja për 7 Mars.
Oborri duhej i zbukuruar si fasadë, të kthyer tashmë në qëllim në arsim.
Disa gjethe për të mbuar turpin e brendshëm.
Po si është shkolla brenda?
Mos u habisni është tërësisht e degraduar dhe askush nuk kujtohet ta rikonstruktojë.
Ndodhet në mes të Elbasanit.
Pamjet skandaloze flasin vetë.
Megjithëse e denoncuar dhe nga Klan që në Jamar, këta as zverdhen as skuqen. As reagojnë e as veprojnë.
Vetëm mashtrojnë!!!!!
Me një pemë duan të kalojmë lumin.

Allegri shkarkohet para sfidës ndaj Atleticos?

Një lajm bombë ka ardhur nga e përditshmja torineze “Libero”, e cila bën me dije se, Masimilliano Allegri rrezikon shkarkimin para sfidës ndaj Atleticos, që do të zhvillohet në 12 mars.
Po sipas gazetës “Libero”, bëhet me dije se, Allegri ka pasur një takim direkt me drejtorin e Interit, Beppe Marrota.
Kjo ka tërbuar presidentin Andrea Agnelli, aq sa mund të vendosë që ta shkarkojë atë përpara ndeshjes së kthimit ndaj Atletico e Madridit.
Ndërkohë ditët e fundit është përfolur se Conte mund të rikthehet te Juventusi së bashku me Andrea Pirlon. Ky i fundit pritet të marrë rolin e zëvendëstrajnerit.
Megjithatë një gjë është e sigurtë që në fund të këtij sezoni Allegri do t’i thotë lamtumirë Juventusit pas 5 sezonesh.

Regjistrimi që Tahiri ka për Ramën dhe që ja dorëzoi ambasadorit…

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka bërë disa deklarata befasuese në lidhje me kryeministrin Edi Rama.Kryemadhi tha se ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka regjistruar Ramën ndërsa hante drekë me bandat kriminale.
Sipas saj këto regjistrime i disponon edhe ambasadori italian, Alberto Cutillo
“Saimir Tahiri ka regjistruar Ramën duke drekuar me bandat kriminale, dhe videon e ka ambasadori italian”,- tha Kryemadhi në një intervistë në Tv Klan.
Besohet se ky ëhstë vetëm një nga regjistrimet që mund të kenë bandat në PS për Ramën. Besohet se regjistrime të tjera janë edhe më të forta pasi bëhet fjalë edhe për para.
Kryemadhi tha se nëse Edi Rama do të ishte jashtë politikës, ai do të ishte i këndshëm. Në “Opinion”, zonja Kryemadhi tha se “nëse Edi Rama do ishte jashtë pushtetit, me dëshirën për të bërë gjera të kundërta me të tjerët, në një tyrezë ku bëhen barsoleta. Po u përfshi në vendim marrje politike, etja e tij bëhet… Ndaj në botë ka struktura që marrin vendime për sjelljen e individëve dhe burrave të shtetit. Një njëri që kërkon të kapi gjithë institucionet”.
Sipas Kryemadhit, Rama ka mashtruar 7 herë Ilir Metën, ndërsa për një marrëveshje me të ajo tha: “Nuk do të ketë një marrëveshje të fshehtë. Unë mendoj që ka patur një përdorim të zotit Basha nga zoti Rama. Është njeri që ka mbijetuar tërë jetën mbi trupin e të mëdhenjve”.

“Iki nga politika nëse Rama”…
Si mund të rrëzohet Edi Rama, në kohën kur ky i fundit nuk pranon asnjë nga kërkesat e opozitës? Për këtë Monika Kryemadhi thotë se, opozita po menaxhon më së miri urrejtjen popullore ndaj tij.
Madje ajo shkon dhe më tej teksa thotë se largohet nga politika nëse Edi Rama mbledh kaq shumë njerëz në shesh sa opozita.
“Edi Rama nuk rrëzohet duke bërë ne protesta paqësore. Në po sensibilizojmë opinion publik. Ne po menaxhojmë në mënyrën më stoike urrejtjen e qytetarëve ndaj Edi Ramës”.
-Po në qoftë se Rama organizon mbështetësit dhe militantët e tij a mund të ketë një përplasje civile?
“Unë jam e gatshme dhe unë tërhiqem automatikisht nëse zoti Rama mbledh të njëjtët qytetarë që mblodhi opozita në 16 shkurt. Iki nga politika”.
-Po çdo parti në pushtet mbledh…
“Jo, nuk i mbledh dot! Prapë me gjithë infrastrukturën që zoti Rama mund t’ju krijojë qytetarëve”.
Kryemadhi tha se nëse Edi Rama do të ishte jashtë politikës, ai do të ishte i këndshëm. Në “Opinion”, zonja Kryemadhi tha se “nëse Edi Rama do ishte jashtë pushtetit, me dëshirën për të bërë gjera të kundërta me të tjerët, në një tyrezë ku bëhen barsoleta. Po u përfshi në vendim marrje politike, etja e tij bëhet… Ndaj në botë ka struktura që marrin vendime për sjelljen e individëve dhe burrave të shtetit. Një njëri që kërkon të kapi gjithë institucionet”.

“Kur Fleckenstein i përmenda dosjen 339 u çua nga tavolina dhe iku”
“Jam zhgënjyer shumë veçanërisht nga kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila na tha që opozita e ka marrë vendimin dhe nuk ka kthim pas. Presim që deputetët të bëjnë punën e tyre dhe të kthehen në Parlament. Edhe sikur opozita të ketë të drejtë për akuzat, bojkotimi nuk zgjidh asgjë”, tha eurodeputeti gjerman Fleckenstein gjatë vizitës në Tiranë.
Por ndryshe nga herët e tjera, Monika Kryemadhi ka treguar takimin që pati me eurodeputetin. Sipas saj Fleckenstein është ngritur nga tavolina kur i është përmendur dosja 339 dhe bandat e drogës.
“Fleckenstein kur ishim në takim, kur u diskutua dosja 339 u çua nga tavolina dhe iku”
-Pse?
“Nuk e di, unë di të them që edhe kur përmenda bandat e drogës, të trafikut të drogës të Hamburgu ajo siç duket e irritoi më shumë seç duhet. Nuk duhet të harrojmë që zoti Fleckenstein është eurodeputet nga Hamburgu dhe ndoshta mund ti ketë bërë ndonjë premtim zoti Rama që gjithë kontingjenti shqiptar i zotit Rama që punon dhe jeton në Hamburg t’i shërbejë zotit Knut për vota”.
-E keni analizë këtë, hamendje apo keni informacione?
“Kam përshtypjen që kështu funksionon…”.
Kryemadhit tha se, Rama ka mashtruar 7 herë Ilir Metën, ndërsa për një marrëveshje me të ajo tha: “Nuk do të ketë një marrëveshje të fshehtë. Unë mendoj që ka patur një përdorim të zotit Basha nga zoti Rama. Është njeri që ka mbijetuar tërë jetën mbi trupin e të mëdhenjve”.