21.5 C
Tirana
E martë, 12 Gusht, 2025

Masakra e qeverisë me dy ligje të reja për pronarët

Ligji i ri i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, nuk zgjidh përfundimisht problemin e pronës, pronarët nuk do të shpërblehen me vlerën e drejtë të saj. Qeveria shpenzon 2.2 miliard euro konçesione, tendera për oligarkët, luksi, por nuk kompenson pronarët.
Qeveria e Edi Ramës është përpjekur për të eliminuar pronarët nga kthimi dhe kompensimi fizik i pronës. Prona po grabitet me ligje të veçanta.
Beteja jonë për të drejtat e pronës dhe pronarëve do të vazhdojë derisa t’u jepet një zgjidhje e plotë dhe përfundimtare.

Ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku deklaroi sot para medias se, Partia Demokratike ka përgatitur një dokument të plotë dhe me prova, se si kryeministri Edi Rama po zhvat pronat e pronarëve me ligj dhe me vendime qeverie dhe do ta bëjë atë publik deri në detaje.
“Rama në 6 vite nuk e zgjidhi çështjen e pronave. Që nga momenti i ardhjes në qeveri, kjo qeveri është përpjekur të mos i kompensojë pronarët. Miratoi dhe ligjin për investime strategjike për t’ua marrë tokën pronarëve dhe dhënë atë, oligarkëve klientë të qeverisë.
Ne kemi përgatitur një dokument se si pronat po vidhen dhe rruga që ndjek Rama është e njëjtë. Rama i shpronëson me çmime qesharake për t’ua dhënë klientëve… Por, koha për Edi Ramën ka mbaruar”, tha Tabaku.

DEKLARATË E JORIDA TABAKUT, ANËTARE E KRYESISË SË PARTISË DEMOKRATIKE
Ashtu siç e kishim paralajmëruar, ligji i ri i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, jo vetëm që nuk zgjidhi përfundimisht problemin e pronës por prodhoi një situatë edhe më kaotike sa i takon pronarëve, të cilët falë ligjit të miratuar nga Rama, jo vetëm që nuk do të mund të gëzojnë pronën që u takon atyre, por as nuk do të shpërblehen.
Në 6 vjet kryeministri Rama dhe qeveria e tij nuk i kanë dhënë asnjë zgjidhje çështjes së pronës, përkundrazi:
Rama që prej vitit 2014 nuk ka zbatuar vendimin pilot të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut.
Nga momenti që erdhi në qeverisje, i njëjti njeri është përpjekur për të eliminuar pronarët nga kthimi dhe kompensimi fizik i pronës. Fillimisht duke marrë fondin në dispozicion për kthimin fizik duke ia dhënë Ministrisësë Bujqësisë, duke ia dhënë me 1 Euro klientëve të rradhës.
Miratoi Ligjin për Investime Strategjike që u merr pronarëve tokën për hiçgjë për t’ia dhënë një gjoja investitori privat.
Miratoi dy VKM të njëpasnjëshme brenda pak muajsh që i japin autoritet qeverisë që të mos ia japë pronën pronarëve.
Vetë Rama u investua personalisht për të miratuar Ligjin “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, që bie në kundërshtim me Kushtetutën. Qeveria nuk ka ndërmarrë asnjë masë për plotësimin e boshllëkut të krijuar nga shfuqizimi i disa dispozitave të këtij ligji nga ana e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, për më shumë se 3 vite.
Lufta e kësaj qeverie karshi pronës dhe të drejtave të pronarëve, është duke u analizuar nga PD si një shqetësim i veçantë.
Ne kemi përgatitur një informacion të plotë e të detajuar se si prona e pronarëve po grabitet me ligje të veçanta. Që nga pronat në jug e deri tek Teatri Kombëtar në mes të Tiranës, duke vazhduar me të gjitha pronat që po vendosen në dispozicion të oligarkëve dhe ndërtuesve. Rruga që ndjek Rama është e njëjtë.

Përgjatë këtyre muajve, kemi parë se si qeveria ka shpronësuar dhe ka zhvlerësuar me çmime qesharake prona në qendër të qytetit për t’ua dhënë atë oligarkëve dhe tarafit të saj.
Partia Demokratike ka parë dhe ka identifikuar me dhjetëra vendime që japin për 1 euro pronën e pronarëve të ligjshëm, të cilat do t’i bëjë publike në ditët në vijim.
Janë gjithë këto mëkate mbi shpinë, jo më larg se 10 ditë më parë, Agjencia e Trajtimit të Pronës nxori një deklaratë për shtyp ku lajmëronte pronarët se afati 3 vjeçar i vlerësimit të detyrimit financiar që shteti u detyrohet pronarëve, ka përfunduar.
Skema në kurriz të pronarëve është si vijon: nga vlera prej 4.9 mld euro, qeveria fillimisht ka vlerësuar të japë 600 mln euro, por kjo vlerë u zvogëlua deri në 3 herë me VKM në 2017 e në vijim.
Qartazi kjo mazhorancë dhe qeveri ka vullnetin politik për të shpenzuar 2.2 miliard euro për qokat koncesionare, për tendera për oligarkët, për shpenzime luksi, por nuk ka vullnet politik për të kompensuar siç duhet pronarët e tokës.

Sakaq, pronarët e tokave që enden zyrave të ATP-së në bazë të ligjit të miratuar, sot po detyrohen të firmosin kontrata për të hequr dorë nga 80% e vlerës së tyre dhe për të marrë vetëm 20% të vlerës së pronës që ata disponojnë.
Realiteti i pronarëve të tokës që enden rrugëve për hakën që u takon, është një thirrje dhe dëshmi e qartë për fasadën e kësaj qeverie.
Për këdo është shumë e qartë që një mazhorancë e cila jeton me oksigjenin që i jep krimi i organizuar, nuk mund të mendojë për pronën dhe të drejtën e saj.
Ajo mazhorancë mund të jetojë me frymën e banditëve dhe vjedhjes, atë që kanë bërë këto gjashtë vite.
Pasi duke vjedhur pronarin ajo vazhdon të vjedhë pa turp edhe pronën e përbashkët publike.
Morali i çdo vendimi të kësaj qeverie ka një qëllim; zhvatjen e pronës.

Ligji për Kadastrën që miratuan pak më parë se Presidenti ia ktheu, i jep të drejtën agjencisë shtetërore të ndryshojë kufinjtë e pronës, e papreçedentë.
Ligji për korporatën e investimeve, grabit pronat private e publike duke krijuar një fond pronash që e vë në dispozicion të oligarkëve dhe e ndan pa asnjë procedurë tenderi, pa asnjë proçedurë transparente.
VKM 708 për futjen në fondin e pronave të kësaj agjensie të çdo prone publike dhe private, shkel të drejtën kushtetuese të pronës.
Këtij imoraliteti dhe këtyre ligjeve i duhet dhënë fund.
Partia Demokratike beson se prona private është një nga të drejtat kryesore të njeriut.
Partia Demokratike ka në planin e saj një zgjidhje afatgjatë për çështjen e pronave, duke mos i gënjyer pronarët për atë që i takon.
Pasi ne besojmë që nuk mund të ndërtohet një shoqëri e shëndetshme në një tokë që i takon të zotit.
Çdo aset publik do të vendoset në dispozicion të kompensimit privat të pronarëve që do t’i jepte një zgjidhje përfundimtare ligjeve që cënojnë të drejtën e pronësisë.
Lojës së shëmtuar të pronave i duhet dhënë fund. Askush, asnjë qeveritar apo oligark, asnjë biznesmen nuk mund të pasurohet në kurrizin e një prone të mohuar për 50 vjet dhe më pas të revokuar padrejtësisht në këto 6 vjet.
Beteja jonë për të drejtat e pronës dhe pronarëve do të vazhdojë derisa atyre t’u jepet një zgjidhje e plotë dhe përfundimtare konform këshillave të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut.
Edi Rama është njeriu i fundit që beson tek kjo e drejtë hyjnore.
Koha për Edi Ramën ka përfunduar!

Policia urdhëron pronarin të fshijë filmimin e sulmit me thikë në supermarket, reagon Berisha

Një banor i Shijakut ka denoncuar publikisht, një sulm me thikë që ka ndodhur në një supermarket të qytetit pasditen e djeshme, por që nuk është njoftuar ng Policia. Për më keq, qytetari shprehet se, Policia e ka detyruar pronarin e lokalit të fshijë kamerat, që filmuan ngjarjen, edhe pse të pranishëm gjatë ngjarjes qenë disa dëshmitarë.
Ish-kryeministri Sali Berisha, që e ka publikuar akuzën në fjalë, ndaj komisariatit të Shijakut, e konsideroi këtë një “bashkëpunim intensiv të narkopolicisë me krimin!”.
Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha
Bashkepunim intensiv i narkopolicise me krimin!
Lexoni mesazhin trondites te qytetarit dixhital. sb
Pershendetje Dr un qe po ju shkruaj pash nje ngjarje te tmerrshme ne nje supermarket qe quhet big-market te shijakur ku nje person hyri me thik ne dore dhe goditi nje tjeter qe po bente pazarin e shtepis ai ishte bashke me familjen.Kete e kan kapur kamerat te gjitha te supermarketit.Policia e shijakut po tenton dhe i thote pronarit fshij kamerat.Kjo polici do te fsheh kete krim qe do ishte nje viktim aty nqs viktima nuk u shmang dhe fale banorve aty e shpetuan.Policia erdhi me vonese dhe po tenton te fshehi si ngjarje se peroni ju ka premtuar lek.Ju lutem publikojeni kete ngjarje qe ka ndodhur sot pasdite ne oren 15:45 min dhe jan kamerat ato qe tregon gjithshka.Faleminderit

Basha: Zgjidhja do të vijë nga protestat popullore, asnjë hap pas, s’ka dialog me Ramën

Kryetari i PD, Basha deklaroi se zgjidhja politike do të vijë nga protestat popullore dhe se opozita nuk do të bëjë asnjë hap pas. Basha i bëri komentet e tij për mediat pas takimit me zv.Ambasadoren amerikane, duke qartësuar se ai nuk do të bëjë asnjë koment për takimet që ka me partnerët strategjikë të vendit.
Basha i kërkoi Ramës ti hapë rrugë drejtësisë që të hetojë dosjen 339 dhe 184 të blerjes së votave “Eshtë e qartë se ai nuk lejon hetimin e këtyre dosjeve se është vetë në to, dhe kjo është arsyeja që kur të gjitha pushtetet janë kapur, zgjidhja vjen nga protestat popullore”, tha Basha.
Basha tha se, populli ka folur dhe do të flasë dhe më 16 mars. “As komentet e shkaktarit të kësaj krize të shumëfishtë nuk kam ndërmend t’i bëj pjesë të këtij komunikimi sot, populli ka folur. Ka folur dhe dje, do të flasë dhe më 16 mars. Edi Rama bën mirë ta dëgjojë zërin e popullit dhe t’i hapë rrugë zgjidhje zgjidhjes politike, t’i zgjidhë duart drejtësisë dhe të lejojë hetimin e dosjes 339 dhe 184. Zgjidhja, kur të gjitha pushtetet janë të kapura, e ka në dorë populli derisa të kemi qeverinë e çliruar nga krimi”, tha Basha.

Capello: Reali, pa personalitet dhe me disa lojtarë të mbivlerësuar

Kriza e Realit ishte e qartë për të gjithë prej kohësh, por humbja e rëndë dhe eliminimi i turpshëm nga Liga e Kampioneve, falë disfatës ndaj “fëmijëve” të Ajax, i vuri vulën një sezoni që do të hyjë në histori si ndër më të tmerrshmit e Los Blancos.
Një legjendë si Fabio Capello, i cili në Madrid ka punuar e fituar, por ka duruar edhe kritikat e tifozëve në Bernabeu, mundohet të shpjegojë krizën e Realit, duke folur në Sky Sport.
“Reali i ndeshjeve të fundit, sidomos në ato me Barcelonën, më është dukur një skuadër që ka vuajtur shumë në mbrojtje. Një Real jo dinamik, pa personalitet, sepse kundër Ajaksit luajti me frikë dhe për pasojë pa personalitet. Ndërkaq, Ajax gjatë gjithë ndeshjes konfirmoi gjithçka të mirë bëri në ndeshjen e parë në Amsterdam”.
Santiago Solari refuzon të japë dorëheqjen, ndërsa Capello komenton: “Më parë ishte një trajner spanjoll, Lopetegui, më pas morën Solarin, i cili i njihte të gjithë. Luajtën me shumë lojtarë të rinj, por po them një gjë: ata kanë luajtur mirë jashtë fushe, ka lojtarë që në transfertë janë të mirë të luajnë e të rrezikojnë, por në Bernabeu bllokohen, e vuajnë peshën e fanellës, nuk kanë personalitetin e duhur për ndeshje të tilla.
“Disa lojtarë, për mendimin tim, janë mbivlerësuar fillimisht nga Lopetegui e më pas nga Solari. Cilët? E kam fjalën për Reguilon apo Lucas Vasquez. Vetëm Vinicius po bën diçka.
“E ardhmja? Florentino Perez ka thënë gjithmonë që Mourinho është trajneri më i mirë në botë dhe e largoi pa e dëshiruar diçka të tillë, ndaj është normale që ta rikthejë”.
Ish-trajneri i Realit mendon se eliminimi i Realit mund t’i japë një motivim edhe më të madh Juventusit ndaj Atletikos: “Kjo disfatë e Realit mund të stimulojë edhe më shumë Ronaldon dhe Juven, tani bardhezinjtë duhet të tregojnë që mund t’ia dalin. Do ishte diçka shumë e bukur të shihje jashtë Champions League dy skuadrat e Madridit, pikërisht në vitin kur finalja luhet në Madrid”.

Ky horr duhej përzënë me shkelma nga studio prestigjoze e RAI-t

Gent STRAZIMIRI

Ndyrësirat që “pastrojnë” imazhin e Shqipërisë…
– Guardia di Finanza nuk ka deklaruar kurrë që “Shqipëria ka mbjellë në vitin 2013, 400 mijë hektarë me drogë”, për faktin e thjeshtë se Shqipëria ka gjithsej 350 mijë hektarë tokë të mbjellshme…
– Guardia di Finanza nuk ka deklaruar kurrë “që në vitin 2019 ka vetëm 0.8 hektarë të mbjella me drogë”, për faktin se mbjellja nuk ka filluar ende…
Në vitin 2013, policia italiane ka sekuestruar gjithsej 1.400 kg drogë gjatë gjithë vitit, dhe ky ka qenë viti më i keq i qeverisjes së PD në të cilin PD ka qeverisur vetëm 5 muaj!!!
Nga 5 janari i vitit 2017, deri me 19 maj të vitit 2017, Italia ka sekuestruar 82.000 kg drogën dmth 60 fish më shumë se viti 2013, më i keqi i qeverisjes së PD, ose 701 kg/ditë!!!
Edhe sikur të mos ekzistonte Saimir Tahiri dhe Habilajt, edhe sikur të mos ekzistonte Fatmir Xhafaj me “Geronin”, edhe sikur të mos ekzistonte “Eskobari i Ballkanit”, Prengat, Ndokat, Gjushët, Gjiknurët e Ahmetajt e kapur ne flagrancë, qoftë dhe vetëm për këtë mashtrim fajtor ky horr duhej përzënë me shkelma nga studio prestigjoze e RAI-t, dhe madje edhe nga Italia si “non grata” për arsye higjenike…

28 vjet nga eksodi i marsit, shifrat janë ulëritëse edhe sot…

Nga Bardh SPAHIA

Më 6 Mars 1991, mediat italiane raportuan për afro 130 shqiptarë, të nisur drejt brigjeve italiane, me një anije transporti gurësh. Në dy ditët pasuese, në 7 e 8 Mars, të tjerë u larguan me dhjetëra anije nga vendi, duke shënuar ikjen rekord prej 25 mijë vetësh vetëm për 3 ditë….
28 vjet më vonë, shifrat e eksodit të heshtur janë ulëritëse! 317 mijë shqiptarë të larguar sipas INSTAT në 6 vitet e fundit, nga të cilët 183 mijë kanë aplikuar për azil në vendet e BE. Në 2018 Shqipëria shënoi rekordin historik në llotarinë amerikane, me 376 mijë aplikime.
Një dinamikë alarmante, që do ta nxiste cdo qeveri për reflektim urgjent! Vendi po zbrazet frikshëm, por kryeministri refuzon të konsiderojë shqiptarët që ikin, ndërsa ka pacipësinë të thotë në mediat e huaja, se ata që protestojnë kundër tij nuk janë qytetarët!
Koha që ky kryeministër të largohet e ta jetojë endrrën rilindase në atelienë e tij, aty ku i bën dëm vetëm “artit“ të vet!
#MeQytetarët

Fotot e paekspozuara nga Rama! Sa koncerte i duhen Saimirit për të rregulluar imazhin e Samitit?

Për tre ditë me rradhë, 28, 1 dhe 2 mars u zhvillua në Tiranë Samiti i 11 Dipasporës. Nuk munguan fjalimet politike edhe të njerëzve të skenës.
Në të morën pjesë shumë shqiptarë të suksesshëm që jetojnë jashtë vendit. Ajo që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve ishte edhe deklarata e Saimir Pirgut, i cili foli për situatën politike në vend.
Në këtë samit pati edhe disa momente pikante ku në foto shihet qartë që pjesëmarrësit kanë ngrënë të uritur dhe pirë duke u bërë sahroshë… Madje ka pasur edhe njerëz që i kanë marrë pjatat në duar dhe kanë ngrënë si të babëzitur.
Më poshtë janë disa foto nga Samiti i II Diasporës ku shihet qartë se pjatat dhe gotat janë zbrazur dhe ka pasur njerëz të uritur.

Anemia te fëmijët: Si ta identifikoni?

Anemia më së shpeshti shfaqet në ditët e para të pranverës
Anemia apo pagjakësia është zvogëlim i aftësive të gjakut që të transportojë oksigjenin, por më së shpeshti ndodh për shkak të zvogëlimit të sasisë së rruazave të kuqe të gjakut – eritrocitet dhe hemoglobina në gjak.
Pagjakësia e fëmijës së moshës njëvjeçare shfaqet më së shpeshti për shkak të marrjes së pamjaftueshme të hekurit me ushqim, të absorbimit të pamjaftueshëm të tij apo për shkak të shfrytëzimit të dobët.
Cili është shkaku?
Shkaktarët e anemisë mund të jenë prodhimi i pamjaftueshëm apo zbërthimi i tepërt i eritrociteve apo humbja e gjakut.
Te të porsalindurit dhe te fëmijët e vegjël anemia është dukuri fiziologjike për shkak të zbërthimit të shtuar “të tepricës” së eritrociteve me të cilat fëmija lind.
Anemia më së shpeshti shfaqet në muajin e dytë ose të tretë të jetës, sepse eritrocitet të cilat janë krijuar në moshën e fetusit jetojnë 60 deri në 70 ditë, vëllimi i gjakut shpejt shtohet, sepse fëmija rritet shpejt, ndërsa eritrocitet e reja nuk prodhohen mjaftueshëm shpejt.
Më së shpeshti anemia shfaqet në ditët e para të pranverës pas periudhës së gjatë të dimrit kur në ushqim mungojnë pemët dhe perimet e pasura me hekur.
Si ta identifikojmë?
Fëmijët anemikë kanë humor relativisht të mirë, mirëpo shpejt lodhen, por mund të shfaqet edhe frymëmarrje e vështirësuar.
Simptomat të cilat prindërit më së shpeshti i identifikojnë si shenja të mundshme të anemisë te fëmijët është lëkura dukshëm e zbehtë, e cila nuk mund të jetë përherë tregues i sigurt i anemisë.
Mosinteresimi për lojë, apetiti i dobët (gjë që edhe më shumë e zvogëlon përqendrimin e hekurit në gjak) dhe djersitja e shtuar, gjithashtu, i orientojnë prindërit të kërkojnë ndihmën e mjekut.
Ushqimi i cili është i pasur me hekur:
⦁ Ushqimi me prejardhje shtazore – mishi, të brendshmet;
⦁ Perimet me gjethe të gjelbra – spinaqi, panxhari, lulelakra, panxhari i kuq;
⦁ Pemët – janë të pasura edhe me vitaminën C, e cila përmirëson absorbimin e hekurit;
⦁ Bishtajoret – borania, bizelja, fasulja (për fëmijët më të rritur).

Tjetër masakër betoni në qendër të Tiranës, kullë 85 metra e lartë pas kullës tjetër me 34 kate

Një kullë tjetër e lartë do të ndërtohet në Sheshin Skënderbej, në krah të Hotel Tiranës, në buzë të fillimit të Rrugës së Dibrës. Kulla, e quajtur Tirana’s Rock, do të jetë 85 metra e lartë dhe do të ketë 25 kate.
Leja për kullën është miratuar më 20 qershor 2018. Ajo është projektuar nga Winy Maas i firmës hollandeze MVRDV, i njohur në Shqipëri si një nga arkitektët-klientë të rrethit të ngushtë të Kryeministrit Edi Rama. Kulla do të ndërtohet nga kompania ANA shpk.
Kulla do të shërbejë si qendër tregtare, biznesi dhe banimi. Dokumenti sqarues i projektit, i siguruar nga Exit.al, shpjegon:
Zyrat dhe ambjentet e tjera tregtare do të jetë të aksesueshme nga ana e Sheshit Skënderbej dhe përmes një hyrjeje të dytë krijohet një lidhje ndërmjet Sheshit Skënderbej, hapësirës së gjelbër pranë Tirana Rock’s dhe Unazës së Re.
“Tirana’s Rock” plotëson vargun e kullave të qendrës së qytetit, duke respektuar në të njëjtën kohë si ambjentin përreth, ashtu edhe më gjerë kontekstin e kësaj vendndodhjeje të spikatur.
Objekti 85 metra i lartë perifrazon temën e peizazhit të mrekullueshëm kodrinor në sfond, ndërsa fasadat e ndryshme mundësojnë krijimin e apartamenteve individuale me hapësira të jashtme të bollshme.
Kulla do të jetë e katërta e planifikuar në anë të Sheshit Skënderbej. Ajo do t’i shtohet kullës 34-katëshe si vazhdim i Hotel Tiranës (ngjitur me fasadën veriore të Hotel Tiranës); kullës 26-katëshe në anën perëndimore të Sheshit, në fillimin e rrugëve të Kavajës dhe të Durrësit, e titulluar Sytë e Tiranës; dhe kullës 20-25-katëshe Book Building, menjëherë pas Kullës së Sahatit dhe ndërtesës së Bashkisë.
Ndërkohë, sikurse dihet, është planifikuar një bllok i madh ndërtimesh të larta në gjithë bllokun pas Ministrisë së Brendshme, duke filluar nga trualli aktual i Teatrit Kombëtar, deri në kufi më Qendrën Toptani.

Është duke u bërë plani, gjithashtu, për ndërtime të larta në lulishten pas Pallatit të Kulturës, truall i cili së fundmi është blerë nga ndërtues të afërt të Zotit Rama.
Në këtë mënyrë po realizohet plani i vjetër i Kryeministrit Rama i fillimit të viteve 2000 për rrethimin e Sheshit Skënderbej me kulla të larta dhe shtrirjen e tyre përgjatë Bulevardit Dëshmorët e Kombit.
Sikurse dihet, në anën e stadiumit të ri kombëtar po përfundon një ndërtesë 25-katëshe, ndërkohë që në anën tjetër të stadiumit, ngjitur me ndërtesën 23-katëshe Ambasador 3, sapo ka filluar ndërtimi i një ndërtese 21-katëshe, imitim i pyllit vertikal të Stefano Boerit, imituar nga vetë Boeri.
I gjithë ky betonizim i qendrës së Tiranës fshihet përmes propagandës dhe manipulimit të opinionit publik, ndërkohë që planet ndërtimore nuk bëhen asnjëherë publike. Asnjë nga kullat e mësipërme nuk është njoftuar nga Bashkia Tiranë.
Të gjitha janë miratuar në shkelje të ligjeve dhe standardeve, në rradhë të parë në shkelje së të drejtës së informimit dhe konsultimit publik. Të gjitha këto ndërtime kanë ndikime të mëdha në mjedis, por nuk është bërë publik asnjë studim i detyrueshëm i vlerësimit të këtyre ndikimeve. Pjesë e miratimit të lejeve mjedisore duhet të ishin konsultimet publike, të detyrueshme për t’u realizuar nga qeveria dhe Bashkia Tiranë. Nuk dihet nëse kjo procedurë është falsifikuar, siç ndodh rëndom, duke organizuar dëgjesa false, apo është shpërfillur krejtësisht.
Mungesa e transparencës në miratimin e këtyre lejeve ndërtimore mbushet me propagandë nga Bashkia e Tiranës. Rasti më i fundit është domethënës. Për t’i hapur vend ndërtimit të Kullës Tirana’s Rock, Bashkia Tiranë prishi dy javë më pare ndërtesën e Hotel Vjosës, e ndodhur në anë të Sheshit Skënderbej, midis Hotel Tiranës dhe Teatrit të Operas dhe Baletit. Me prishjen e saj lirohet hapësira përpara Kullës, ndërkohë që fillimisht kulla ka qenë e planifikuar pikërisht në truallin e Hotel Vjosës, por diçka ka ndryshuar rrugës.

Pavarësisht se ka miratuar një ndërtesë gjigande betoni në fshehtësi, propaganda e Kryebashkiakut Veliaj u lëshua ashpër mbi ndërtesën e Hotel Vjosës, sikur ekzistenca e saj të ishte një akt kriminal (në të kundërt, mund të argumentohet lehtë se ndërtesa mbart vlera historike të cilat mund të dilnin në pah duke e rindërtuar atë).
Veliaj e quajti ndërtesën tashmë të prishur “çiban” dhe “karakatinë” dhe e lëvdoi shembjen e saj si një akt të madh çlirimtar të Tiranës, nën gjurmët historike të shefit të tij Edi Rama, kur ky i fundit ishte kryebashkiak i Tiranës. Në një postim në Tëitter, Veliaj u shpreh se në vend të saj do të ndërtohet një stacion autobusësh:
“Çibani i fundit! Kur Edi Rama nisi pastrimin e Tiranës, qendra e kryeqytetit, Lana dhe Parku Rinia kishin 1,000 + ndërtime pa leje! Pas 15 viteve pastrim (pa mandatin e gjumit) sot largohet dhe karakatina e fundit nga Sheshi Skenderbej për t’i hapur rrugë stacionit të autobusit.”
Në fakt, gjithçka po bëhet për t’i hapur rrugë kullave të larta në Shesh, një fiksim i pandryshuar mendor i Kryeministrit Rama, duke zëvendësuar kioskat e çmontueshme me ngrehina të larta betoni, nën kujdesin e drejtpërdrejtë të Edi Ramës dhe nën bindjen e Erion Veliajt.
Arkitekti i kullës, Ëiny Maas e lajmëroi ndërtimin e një “kulle të lartë në formën e fytyrës” që para më shumë se një viti. Ai shpjegoi se në qendër të Tiranës, në krah të Teatrit të Operas dhe Baletit, do të ndërtohet një kullë e lartë në formën e një koke njeriu. Sipas vetë arkitektit, ai e projektoi ndërtesën me kërkesë personale nga Kryeministri Edi Rama, edhe pse zyrtarisht nuk është hapur asnjë konkurs arkitekture për këtë zonë. Maas u shpreh:
“Edi më tha: ‘dua të bëj diçka me historinë’. Më tregoi zonën, në qendër, në njërën anë të sheshit të ri të sapondërtuar nga belgët.”
Është e qartë se Ëiny Maas ia plotësoi menjëherë dëshirën “Edit” dhe tani qytetarët e Tiranës janë një hap më pranë dëshirës finale të “Edit” për betonizimin e plotë të gjithë zonës qendrore të Tiranës.

“Exit.al”

Paralajmërimi i gazetares: Vini re…! Një i burgosur për jetë do të lirohet këto ditë

Gazetarja e kronikës, Anila Hoxha ka lëshuar alarmin përmes një shenimi të saj në facebook.
Vini re …! !!, shkruan ajo.
A po bëhet gati “dreqtësia” të nxjerre në liri një tjetër të dënuar të perjetshëm???!
Postimi i saj i plotë
Vini re …! !!
A po bëhet gati “dreqtësia” të nxjerre në liri një tjetër të dënuar të përjetshëm???!
Në pritje të rezultateve të vettingut kur të gjithë po numerojmë kokat e prera të gjyqësorit dhe prokurorisë, të tjerët po shijojnë rrëmujen
Në kushtet kur gjyqësori është në kolaps, ky i dënuari i perjetshëm mund të dalë javët në vazhdim. Dhe me shumë mundësi ky vendim do shpallet nga një gjykatë rrethi.
Kaq.
Do doja që kjo qe sapo shkruajta të ishte një status fake neës.
Por nëse do jetë kështu, mundesitë përse ai do lirohet janë:
A. Lekët…..!!
B. Askush nuk ka kush e kontrollon gjykatën sepse Inspektoriati i Larte i Drejtësisë nuk egziston
C. Prokuroria e Përgjithëshme po fle gjumë. Prokurorët e thjeshtë janë të pataksur sepse kanë dy llogari të hapura nga njëra anë kriminelët dhe nga ana tjetër presioni i vettingut. Disave prej tyre madje kanë filluar tu dërgohen mesazhe dhe të kërcënohen nga vettingu edhe nga njerëz që i kanë hetuar.
D.Këshilli i Lartë Gjyqesor është në autobuz dhe mban ende të arkivuara 180 ankesa të qytetarëve që pas ngritjes se Klgj ankohen se gjyqtarë të caktuar kanë shkelur ligjin dhe paanësinë e pushtetit të tretë. Por këto ankesa jane arkivuar në listë pritje derisa të ngrihet Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë, që do duhet të kryente hetimin për këto ankesa.
E gjitha kjo i shkon për shtat asaj barsaletës me kafshë pylli. Gomarin po e kafshonte ujku dhe ai i shkreti mbylli sytë fort dhe u lut:
“Bëje Zot ënderr ..!”