Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një biznesmeni, i cili i kërkon që të ndërhyjë dhe t’i ndihmojë, pasi trafikantët e drogës po falimentojnë bizneset e ndershme.
Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha në Facebook
Droga falimenton bizneset e ndershme ne Narkoshtetin e Kakistokracise!
Lexoni mesazhin e biznesmenit dixhital. sb
Pershendetje z.Berisha! Jemi kaq te mbushur cdo dite halle dhe bizneset qe po ma falimentojne per shkak te trrafikante te droges qe pastrojne parate me super investimet qindra mijera eurosh dhe askush nuk u kerkon llogari! Une nje shtepi shume te vogel bleva ne Tr para 3 vjetesh dhe banka me ka bere nje mal me pyetje se ku i gjeta leket!! Kurse maskarenjt po ma falimentojne ne qe nuk kemi para te llukse e salltanete sic bejne cdo vit keta super kriminela tepelens… Ju lutem z.Berisha beni dicka per Shqiptaret e ndershem… kur do ndershkohen keta maskarenj qe po shtohen si kerpudha fale kesaj qeverie maskareshe, se ka 5 vjet qe vec vuajte po kalojme.
Biznesmeni i shkruan Berishës: Droga më falimentoi biznesin e ndershëm!
Pse të rinjtë duhet t’i bashkohen protestës mbarë qytetare të 16 Shkurtit?
Stiliano RUSHAJ
Të protestosh është një e drejtë që buron nga vetë kushtetuta, ligji themlor për çdo shtet që përpiqet të garantojë një rend demokratik dhe të konsolidojë një shtet të së drejtës për çdo qytetar. Shqipëria këto vitet e fundit ka pësuar një regres të dukshëm për shkak të një modeli të gabuar të zhvillimi ekonomik e social të bazuar në qeverisje me tipare klienteliste dhe aspak tranparente. Poashtu modeli politik i Rilindjes është në koherencën të plotë me përpjekjen për të rivijëzuar konturet e institucioneve demokratike e kushtetuese të ndërtuara tashmë prej fillimit të viteve 90’, duke e gërryer në vënd të konsolidojë proçesin e demokratizimit të vendit.
Ndaj dhe protestat e studentëve që nisën si një “Dhjetor të dytë” kishin në thelb një kundërshtim ndaj këtij modeli jo të drejtë e në dëm për qytetarët. Ndonëse jo të artikuluara qartë apo të privuara nga ndikimi i grupeve afër qeverisë, arsyet kryesore pse të rinjtë nisën të protestonin ishin ekonomike dhe politike njëherazi. Ekonomike sepse modeli i gabuar ekonomik rrit barrën e taksave për qytetarët por centralizon në mënyrë korruptive rishpërndarjen e tyre vetëm tek një grusht oligarkësh. Ndërsa politike, sepse me kapjen e sistemit të votës së lirë dhe të drejtë, kompromentohet i gjithë proçesi demokratik dhe konsolidimi i shtetit të së drejtës. Në këtë kuptim 16 Shkurti duhet ti bëjë bashkë studentët e të rinjtë e “Dhjetorit të dytë” për t’iu bashkuar një proteste mbarë qytetare e cila kërkon të rikthejë shpresë dhe zhvillim për dy arsye thelbësorë në funksionimin e një Shqipërie të drejtë.
I. Të rinjtë duhet ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri. Të rinjtë, profesionistët vazhdojnë të largohen masivisht nga Shqipëria. Mundësia për një arsimim cilësor dhe meritokratik është zbehur dukshëm. Nga ana tjetër, mundësitë për tu punësuar apo vetëpunësuar në sektorin privat janë bërë poashtu të pamundura për shkak të një regjimi taksash aspak të drejtë e favorshëm dhe nga mungesë e theksuar investime të huaja.
Ndërkohë që në Shqipëri, afro një brez i tërë është zhdukur këto 6 vitet e fundit, aq sa sipas një studimi të Bankës Botërore, grupmosha më vitale e popullsisë 15-25 vjeç është zvogëluar nga 25% e popullsisë së përgjithshme në vetëm 20% të popullsisë së përgjithshme. Këta të rinj që i ikin Shqipërisë dhe përfundojnë në vendet e BE, si Gjermania vetëm vitin e fundit kanë qënë një kontribues i rëndësishëm për rritjen ekonomike.
Në Shqipëri rritja ekonomike nuk mund të ndihet nga qytetarët pasi kontribuesit kryesor janë tranzaksionet apo paratë që kanë burim nga trafiqet e lëndëve narkotike dhe ato të korrupsionit qeveritar. Ndërsa në Gjermani të rinjtë e të rejat që kanë emigruar vitin e fundit, sipas Institutit Gjerman për Kërkime Ekonomike (DIW) i kanë sjellë rreth 1/7 e rritjes ekonomike ose 0.2% nga 1.5% rritjë reale që ka patur vendi. Për ta kontekstualizuar, ekonomia e Gjermanisë është rreth 300 herë më e madhe se ekonomia e vendit tonë, ndaj dhe një shtim prej 0.2% do të thotë plotë 6 miliard euro, ose 3/5 e gjithë ekonomisë sonë, apo 2 buxheti shteti të njëpasnjëshme.
Ndaj nëse do të vazhdohet në këtë mënyrë, duke mos tu garantuar asnjë e ardhme për të rinjtë, ata të detyruar do vazhdojnë të largohen nga vendi i tyre masivisht duke kontribuar në vende të tjera dhe jo në Shqipëri.
II. Të rinjtë duhet të kenë mundësi të votojnë në mënyrë të lirë dhe të drejtë. Qytetarëve duhet ti rikthehet pushteti legjitim i votës por vetëm nëpërmjet një qeverie që do mund t’ia mundësojë. Tashmë është e njohur botërisht jo vetëm nga raporti i OSBE-
OHDIR për zgjedhjet e 2017, apo dhe nga studimi i mbështetur prej Bashkimit Europian, që evidentonte se mbi 20% votave ishin tentuar të bliheshin apo ishin blerë përgjatë zgjedheve të përgjithshme të vitit 2017.
Së fundmi edhe instituti mirënjohur suedez “V-Dem”, pranë universitetit të Gotenburgut vlerëson se ndonëse Shqipëria shfaqet si një vend me demokraci liberale nga pikëpamja formale – pra me një ndarje pushteti, ekonomi tregu apo dhe institucione demokratike – në fakt standartet e votimeve janë jo vetëm disa herë nën ato të vendeve të Bashkimit Europian por dhe ato mbeten nën mesataren e vetë vendeve të rajonit të Ballkanit. Ky përkeqësim ka ndodhur sidomos vitet e fundit ç’ka është reflektuar edhe në mungesë të theksuar të debatit publik, e cila nga ana e saj ka prodhuar ligje anti-qytetare siç ishte ai për teatrin kombëtar (ligji Fusha), ligji për arsimin e lartë, apo dhe shumë projekte të tjera korruptive e jo transparente.
Gjithashtu rritja ekonomike që pretendohet nga qeveria, raporti e vë theksin, se nuk ka krijuar mirëqënie por përkundrazi ka shtuar pabarazitë socio-ekonomike, sepse në fakt shumica e popullsisë nuk kanë ndikim në politikat kryesore publike. Kjo në fakt është mjaft e evidentueshme nëse do të vëmë re ndarjen e buxhetit të shtetit, ku pjesën më të madhe e zënë shpenzimet për “PPP”, shpenzimet për konçensione e tendera për oligarkët e qeverisë qëndrore dhe ato të qeverisjes lokale dhe asgjë për mbështjetje të fermerëve, industrisë së lehtë dhe ushqimore, agro-turizmit, sipermarrësve të rinj, profesionistëve në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, etj.
Mungojnë në mënyrë të theksuar strategji dhe mbështetje direkte për të rinjtë, studentët, mësuesit, infermierët, mjekët, policët, pedagogët, pensionistët, naftëtarët, puntorët , etj.
Ndaj 16 Shkurti duhet ti bëjë bashkë të gjithë si qytetarë të këtij vendi për të kërkuar dhe protestuar që Shqipërisë ti rikthehet së pari e drejta për të votuar e zgjedhur në mënyrë të lirë dhe të drejtë, dhe së dyti të kenë mundësinë për të zgjedhur një model ekonomik i cili të jetë funksional dhe të sjellë zhvillim të qëndrueshëm për rininë, dhe për të gjithë qytetarët.
Ndryshimi i kufijve, Thaçi zbulon publikisht paktin që ka arritur me Putin: Më konfirmoi se…
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ndodhet këto ditë në Uashington ku të enjten zhvillohet Mëngjesi i Lutjeve, një aktivitet që tradicionalisht grumbullon në kryeqytetin amerikan udhëheqës dhe zyrtarë të lartë nga vende të ndryshme të botës. Të martën Presidenti Thaçi ishte ftuar për të folur në Këshillin e Marrëdhënieve me Jashtë mbi gjendjen aktuale në Kosovë dhe sfidat me të cilat ndeshet vendi i tij në këtë fazë të rëndësishme të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. Presidenti Thaçi ishte i ftuar për një intervistë të drejtpërdrejtë në studiot e Ditarit:
Zëri i Amerikës: Z. President, Uashingtoni bëri sërish thirrje për pezullimin e tarifave që qeveria juaj ka vënë për mallrat nga Serbia. Një zyrtar i lartë i administratës së presidentit Trump u shpreh, po citoj, “tarifat krijojnë sfida për marrëdhëniet tradicionale, të forta, dypalëshe mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës dhe se udhëheqësit tuaj e kanë të qartë seriozitetin e qëndrimit të Ëashingtonit”. Si i lexoni ju komente të tilla? Përmbajnë ato elemente paralajmëruese për Kosovën?
Hashim Thaçi: Ajo që dua të theksoj qysh në fillim është se çdo herë që kemi qenë së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian dhe NATO-n, si Kosovë kemi dalur mirë dhe kemi dalur fitues, qoftë në Rambuje që sot shënojmë 20 vjetorin e fillimit të konferencës, qoftë në procesin e bërjes së pavarësisë, e në të njëjtën kohë edhe tash të themelimit të ushtrisë.
Prandaj çdo këshillë dhe mesazh i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të respektohet me përpikërinë më të lartë prej institucioneve të vendit. Por duhet kuptuar edhe diçka, ne jemi ballafaquar si shtet i Kosovës me veprime agresive nga ana e Serbisë, veprime këto që e kanë lënduar shtetin e Kosovës, funksionimin e shtetit edhe në rrafshin e brendshëm edhe në rrafshin ndërkombëtar.
Prandaj, masa e ndërmarrë nga institucionet e Kosovës ka qenë veprim i duhur në kohën e përshtatshme, por në të njëjtën kohë, tash duhet të mendojmë të shikojmë nga e ardhmja dhe e ardhmja është respektimi i një opinioni dominues prej skenës politike për jo heqjen e tarifës, por pezullimin e tarifës, ashtu siç është edhe këshilla prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Evropian, NATO-s, spektrit politik kosovar, nga shoqëria civile, në mënyrë që të hapet rruga për vazhdimin e dialogut mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë dhe në të njëjtën kohë të ruajmë dhe kultivojmë partneritetin me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian. Tek e fundit, më të çmueshme janë raportet tona të shkëlqyera dhe ruajtja e këtyre raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sesa ndonjë veprim që e ngulfat Kosovën, e izolon Kosovën apo që në të njëjtën kohë dërgon mesazh se Kosova po luan rolin e destruktivit në proces të dialogut, prandaj një percepsion i tillë nuk duhet të lejojmë që të krijohet në Uashington, në Bruksel dhe as kudo, por veprimi i institucioneve të vendit ka qenë i drejtë.
Zëri i Amerikës: Por si do ta parandaloni këtë gjë kur kryeministri i vendit tuaj këmbëngul që tarifat duhet të mbahen derisa Serbia të njohë Kosovën. A prisni që tarifat të pezullohen?
Hashim Thaçi: Unë pres maturi, veprime të interesit gjithëpërfshirës, të interesit lokal, por edhe të interesit të investimeve strategjike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Evropian, NATO-s. Nuk mund te kemi sukses të vetmuar në asnjë proces. Është një Amerikë, nuk janë disa. Ne bashkë kemi fituar lirinë dhe pavarësinë dhe SHBA-të ishin të vetmet që na mbështetën për themelimin e ushtrisë, prandaj është e njëjta Amerikë dhe duhet të kemi parasysh se veprime të mëtutjeshme do të jenë të koordinuara mes institucioneve të vendit, megjithëse pushtetet janë të ndara, por duhet të shikojmë më tepër në interesin strategjik sesa në interesin politik ditor.
Zëri i Amerikës: A jeni optimist se tarifat do të pezullohen së shpejti?
Hashim Thaçi: Jam optimist në vendime të drejta, në vendime strategjike, jam optimist se Kosova nuk do ta merr barrën e bllokadës së procesit të negociatave. Ne kemi insistuar që të vazhdojë dialogu, pavarësisht taksës, por kemi një këshillë këmbëngulëse edhe prej Uashingtonit edhe prej Bashkimit Evropian, që së paku për disa kohë, tre mujore ose katër mujore, të pezullohet kjo çështje që t’i hapet mundësi e re vazhdimit të dialogut dhe mundësi arritjes së një marrëveshjeje paqësore në mes të dy vendeve.
Zëri i Amerikës: Siç u shprehët edhe ju, tarifat duhet të pezullohen që të fillojë dialogu i bllokuar me Serbinë…
Hashim Thaçi: Unë nuk pajtohem në asnjë rrethanë me kushtëzimin e Serbisë për dialog, por e kemi këtë realitet të tarifës dhe kushtëzimin nga Serbia prandaj duhet të manovrojmë për të gjetur një zgjidhje kreative në mënyrë që t’i hapet mundësia vazhdimit të dialogut.
Zëri i Amerikës: Dje në takimin që patët në Këshillin e Marrëdhënieve me jashtë, organizata më prestigjioze në Shtetet e Bashkuara e cila grupon ekspertët më të mirë të politikës së jashtme amerikane, ju u shprehët për një korrigjim të lehtë të kufijve. Çfarë nënkuptoni me këtë?
Hashim Thaçi: Unë e kam theksuar edhe më herët, e ritheksoj edhe sot se unë punoj që në kuadër të përmbylljes së dialogut Kosovë-Serbi të kemi një marrëveshje gjithëpërfshirëse, që nënkupton zgjidhjen përfundimtare të çështjes së të zhdukurve, të refugjatëve, të edukimit, të shëndetësisë, të trashëgimisë kulturore serbe, artefaktet arkeologjike, që i hap mundësi zhvillimit ekonomik dhe që në fund benefiti për Kosovën do të jetë njohja nga Serbia si shtet i pavarur dhe sovran, anëtarësimi i Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, njohja edhe prej pesë vendeve të Bashkimit Evropian dhe hapet mundësia për anëtarësim në NATO dhe Bashkim Evropian. Tash do të punojmë për një zgjidhje kreative në fund, ku të dy palëve do t’u plotësohen interesat edhe shtetit të Kosovës dhe të Serbisë. por edhe interesat e investimeve strategjike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Dhe natyrisht se në fund nuk ka njohje mes dy vendeve pa definimin e qartë të kufijve ndërshtetërorë Kosovë-Serbi. Unë e kam theksuar edhe më herët e ritheksoj edhe sot se punoj dhe mendoj se do ishte shumë e logjikshme përfshirja e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit në territorin e Republikës së Kosovës duke mos i cenuar në asnjë rrethanë resurset e shtetit të Kosovës, as Gazivodën, as veriun e Mitrovicës, as Trepçën dhe as hapësirat e tjera.
Zëri i Amerikës: A ka tjera vija të kuqe Kosova që nuk duhen cenuar? Për shembull, komunat që janë në veri, komunat me shumicë serbe flas, a janë ato pjesë e negociatave që mund të ndodhin?
Hashim Thaçi: Vijë e kuqe për Kosovën është nën një, që nuk ka dialog ku nuk ka siguri për njohje nga Serbia në fund dhe për t’i hapur mundësi anëtarësimi Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Pa këto dy gjëra nuk ka kuptim asnjë dialog.
Zëri i Amerikës: Në qoftë se kjo marrëveshje do të nënkuptojë njohje nga Serbia, anëtarësim në OKB, por do të kërkojë si shkëmbim që të negociohen kufiri verior i Kosovës për rajonet me shumicë serbe, a është kjo pjesë e negociatave?
Hashim Thaçi: Unë nuk mund të përgjigjem në diçka që nuk është kërkuar dhe nuk mund të përgjigjem në diçka që mund të shtrojë si çështje Serbia, por mund të konfirmoj se askush nuk ka hedhur në tavolinë hartat. Por ajo që mund të them përsëri është se marrëveshja do të arrihet ndërmjet dy vendeve sovrane me njohje reciproke.
Zëri i Amerikës: Atëherë si e shpjegoni faktin se ekspertë, ish zyrtarë, analistë në Shqipëri, në Kosovë, në pjesën perëndimore, të gjithë flasin për mundësinë e ndryshimit të kufirit, jo thjesht definim, që është bërë ndërmjet Kosovës e Malit të Zi apo në mes të Kosovës e Maqedonisë. Ju jeni shprehur për korrigjim të lehtë që përpara ka qenë tabu dhe nuk hapej, tashmë ju e keni hapur.
Hashim Thaçi: Korrigjim të kufirit Kosova ka bërë edhe me shtetin e Maqedonisë, unë e kam nënshkruar. Korrigjim të kufirit ka bërë edhe me Malin e Zi, unë e kam nënshkruar. Ka pasur trazira, ka pasur probleme, gaz lotsjellës, ka pasur demonstrime, dërgime të mesazheve jo të mira për shtetin e Kosovës në botë por në fund të gjithë janë bindur se marrëveshja ka qenë e drejtë dhe e saktë. Në të njëjtën kohë, ne që kemi një kufi, një territor me Serbinë rreth 410 kilometra, duhet definitivisht ta definojmë para përmbylljes së marrëveshjes apo si kusht për përmbyllje të marrëveshjes për njohjen reciproke. Nuk ka njohje reciproke pa definimin e vijave kufitare. Tash unë opinionet e ndryshme i respektoj por mund të them se me saktësi dhe qartësi mund të flasin vetëm ata që janë në proces, ndërsa të tjerët janë opinione të lira.
Tash, shteti i Kosovës ka themeluar delegacionin shtetëror, ata dje kanë qenë në Bruksel dhe janë duke diskutuar çështje të interesit të rëndësishëm për shtetin e Kosovës për mundësinë e përmbylljes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, kështu që duhet të kemi besim te njerëzit që janë zgjedhur nga parlamenti, delegacionin shtetëror, në ata njerëz që kanë edhe integritetin, fuqinë dhe legjitimitetin e legalitetin e institucioneve në Kosovë, tjetër gjithçka do të jetë transparente dhe marrëveshja ne fund ratifikohet nga parlamenti ose përmes një referendumi, kështu që gjithçka do të jetë e hapur dhe informuese botërisht dhe shumë transparente për qytetarët e vendit, sepse askush nuk do të mund të vendos i vetëm, por vendimmarrja përfundimtare i mbetet parlamentit të Kosovës pastaj edhe të autoriteteve të Serbisë siç është edhe me Greqinë e Maqedoninë me rastin e arritjes së marrëveshjes ndërmjet tyre.
Zëri i Amerikës: Dukej që në momentin e parë kur u hap çështja e kufijve, ju keni krijuar shumë kundërshtarë dhe këta kundërshtarë thonë që presidenti nuk po na informon sa duhet dhe ka një mungesë të transparencës për këto që po ndodhin. Ka edhe të tjerë që thonë se po të dinë më shumë, ndoshta ne do të jemi mbështetës të tij. Përse mendoni që është bërë gjithë ky debat i madh në qoftë se kufijtë nuk janë kërkuar apo shtruar?
Hashim Thaçi: Ne jetojmë në një rajon me konspiracione dhe paranoja që unë i kuptoj plotësisht. Kundërshtime ka pasur edhe në konferencën e Rambujes por ne ja kemi dalur mirë. Kundërshtime, refuzime dhe demonstrime ka pasur në rastin edhe të arritjes së marrëveshjes së Vjenës për dokumentin e presidentit Ahtisari prej nga doli pavarësia e mbikëqyrur e Kosovës. Është fat që kishte unitet pas katër vitesh për themelimin e ushtrisë së Kosovës, sepse kishim një mundësi të tillë në vitin 2014. Tash natyrisht është faza përfundimtare, i kuptoj shqetësimet e sinqerta por në të njëjtën kohë sikur të kisha diçka më tepër natyrisht se do flisja, por nuk kam çfarë të them më tepër nga ajo që sot delegacioni shtetëror ka në duart e veta, është duke diskutuar dhe unë do të shkoj në Bruksel vetëm kur të kërkohet nga autoritetet e Bashkimit Evropian, prej delegacionit shtetëror, prandaj sot adresa e përgjegjësisë për zhvillimin e dialogut mbetet tek delegacioni shtetëror i Kosovës konkretisht nga zoti Limaj dhe zoti Ahmeti. Kështu që, mendoj se definivisht duhet të hiqen konspiracionet, dilemat sepse procesi ka qenë, është dhe do të jetë plotësisht transparent.
Zëri i Amerikës: Zoti president, në qoftë se nuk ka ndonjë element të ri të ndryshimit të kufijve, të definimit të kufirit, të korrigjimit të lehtë të kufirit, atëherë përse po thuhet që momenti është tani. Me këtë që thoni ju, në qoftë se nuk ka ndryshim kufiri, kemi të njëjtat negociata me të gjitha çështjet që ju përmendët por pa elementin e ri të kufirit, ky është ai elementi i ri që ka shkaktuar debate të mëdha. Besoj që ka diçka, ka diçka për kufijtë dhe kjo pikërisht është ajo që u mungon analistëve që thonë se jemi të painformuar?
Hashim Thaçi: Sot kritikë për këtë proces janë edhe disa që mua më kanë këshilluar që të pranoj autonomi të Kosovës nën Serbi, do të thotë edhe para viteve 1998, por edhe pas çlirimit. E lëmë këtë anash. E kuptoj reflektimin dhe avancimin në ide, por pyetja ime për kritikët apo skeptikët është; cila është zgjidhja sipas tyre, si mund të na njeh Serbia neve, si mund ta bindim Rusinë për t’u anëtarësuar në OKB? Pse është momenti tani? Është momenti sepse në Rambuje, Serbia nuk ka marrë pjesë në nënshkrim, e ka refuzuar marrëveshjen, në Vjenë e ka refuzuar ndërsa tash është në tavolinën e diskutimit dhe shpreh vullnet për të diskutuar për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje. Do të jetë shumë vështirë të arrihet marrëveshja dhe mund të them lirisht se vetëm një përgjegjësi e lartë burrështetase mund të reflektojë për vendimmarrje për nënshkrimin e marrëveshjes, sepse nuk do të jetë e lehtë as për Kosovën, nuk do të jetë e lehtë as për Serbinë. Por ajo që mund të them është kjo, që Serbia është përfshirë në dialog ka shprehur vullnetin për të diskutuar dhe mundësinë e njohjes së pavarësisë së Kosovës, përndryshe për ne nuk do të kishte fare kuptim ky proces. Por në të njëjtën kohë edhe Rusia ka dërguar mesazhe që nëse palët merren vesh ne do ta mbështesim, gjë që më ka konfirmuar edhe mua personalisht presidenti (Vladimir) Putin por edhe përmes zëdhënësit të Kremlinit. Tjetër, po theksoj që momenti dhe e kemi të angazhuar plotësisht në udhëheqje edhe Bashkimin Evropian dhe mbështetje të plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të vet presidentit Trump, prandaj gjithë faktorët global janë të fokusuar, të interesuar dhe ne për mundësitë tona që i kemi nuk mendoj se do të mund ta mbajmë këtë fokus ndërkombëtar për kauzën tonë. Përndryshe do të vazhdojmë të mbesim në një konflikt të ngrirë, me potenciale që vazhdimisht të kthehemi tek tragjeditë e së kaluarës, do të mbesim në një status quo që për mua paraqet dëm, është e rrezikshme dhe rikthim prapa për Kosovën. Ata që flasin për kutinë e Pandorës, kjo kuti është e hapur në Ballkanin perëndimor, unë mendoj se një marrëveshje paqësore e mbyll kutinë e Pandorës.
Zëri i Amerikës:A jeni optimist që marrëveshja mund të arrihet këtë vit?
Hashim Thaçi: Jam optimist, realist.
Zëri i Amerikës: A jeni sot më optimist se sa ishit para disa muajsh, apo jeni më pak sot?
Hashim Thaçi: Definitivisht sot jam më optimist se sa kam qenë më herët, shpresoj që nesër të jem edhe më optimist se sot dhe unë ftoj gjithë spektrin politik për reflektim në interes shtetëror, mbi politikat ditore, apo grupore, apo partiak. Besoj në pjekurinë e spektrit politik gjithashtu edhe të shoqërisë civile, të mediave, të njerëzve opinionbërës, sepse marrëveshja paqësore Kosovë-Serbi nënkupton kurrë më luftë në mes të serbëve dhe shqiptarëve, nënkupton paqe përfundimtare dhe ne pastaj e kemi si shtet i Kosovës rrugën për anëtarësim në NATO dhe Bashkim Evropian, Serbia e ka rrugën e vet. Përndryshe, do ta bllokojmë njëra tjetrën, në perspektivën euro-atlantike Kosovën dhe të ardhmen evropiane për Serbinë. E kemi obligim arritjen e kësaj marrëveshjeje edhe për hir të fëmijëve tonë, fëmijëve të fëmijëve tonë, sepse do të hapet mundësia e transformimit të plotë të shoqërisë në Kosovë sepse nuk do të merremi ne si udhëheqës me akuza ndaj Serbisë për të fituar vota por me vizion, me program zhvillimor, krijimin vendeve të punës, mirëqenien sociale dhe natyrisht reformat demokratike në rend, ligj, luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar, sepse është përzier patriotizmi me qeverisje që nuk vlerësohet ndonjëherë a është e mirë apo e keqe, por mjafton të jesh patriot apo të akuzosh Serbinë, je në rregull, por t’i nuk po sjell jetë më të mirë për qytetarët e vendit.
Frika nga arrestimi, Rama i jep mbrojtje me imunitet vetes e ministrave, ndryshon rregulloren
Deputetët socialist, anëtarë të Komisionit të Ligjeve, miratuan me votat e tyre ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit.
Ndryshimet në Rregullore i japin mbrojtje ministrave dhe deputetëve përballë kërkesave të mundshme për arrestim. Më drejtpërdrejtë, socialistët kanë zyrtarizuar mbrojtjen që iu bë ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, kur prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi arrestimin e tij në Kuvend.
Sipas ndryshimeve të miratuara, çdo kërkesë e prokurorisë për arrestimin e një zyrtari të lartë, do të kthehet në një proces gjyqësor, ku gjykatës do të jenë anëtarët e Këshillit të Mandateve në parlament.
Në rast të një hetimi ndaj një deputeti apo ministri, të dyshuar për kryerjen e një vepre penale, Këshilli i Mandateve në Kuvend do të marr në pyetje prokurorinë; do të vlerësojë dhe vendosi nëse prokuroria ka prova të mjaftueshme për ta arrestuar deputetin; si dhe do të vlerësojë nëse deputeti është i fajshëm apo i pafajshëm. Imuniteti i deputetëve apo ministrave nuk mund të hiqet vetën në bazë të provave apo dyshimesh të arsyeshme dhe më pas të hetohet dhe të përballet me drejtësinë si njeri i zakonshëm, pa miratimin e Kuvendit.
Lëvizja e mazhorancës, e paralajmëruar që para 1 viti, përkon në kohë me ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë, veçanërisht SPAK, e cila synon të hetojë politikanët dhe drejtuesit e lartë për veprat e korrupsionit dhe çështje të tjera penale.
Ndryshimet
– Prokurori i paraqet kërkesën dhe provat për arrestim të deputetit ose ministrit Kryetarit të Kuvendit.
– Kryetari ia përcjell kërkesën Këshillit të Mandateve, i cili vë në dijeni kuvendin dhe deputetin për kërkesën.
– Kuvendi cakton dy relatorë të çështjes, një nga opozita dhe një shumica. Të gjitha provat i bëhen të ditura subjektit të akuzuar dhe i caktohet dita kur do të shqyrtohet kërkesa.
– Prokurori duhet të sqarojë kërkesën për arrestimin e deputetit ose ministrit, t’i nënshtrohet një seance me pyetje nga anëtarët e Këshillit të Mandateve dhe nga i akuzuari ose nga avokati i tij.
– Deputeti ose ministri ka të drejtë të marrë paraprikisht provat dhe kërkesën e prokurorit. Pasi ka pasur kohën e nevojshme për t’u informuar, për të bërë pyetje dhe për t’u sqaruar, ai ka të drejtën të mbrohet nga një avokat dhe të paraqesë mbrojtjen e tij, me shkrim ose me gojë, Këshillit të Mandateve. Çdo anëtar i këshillit ka të drejtë ta pyesë deputetin.
– Pas përfundimit të seancës, në Këshillin e Mandateve, dy relatorët e çështjes hartojnë raportin e tyre dhe ia paraqesin Kryetarit të Kuvendit dhe Këshillit të Mandateve.
– Brenda 2 javëve, Kuvendi duhet të miratojë raportin e Këshillit të Mandateve, me votim të hapur. Në seancë plenare, deputeti i akuzuar ka të drejtë të flasë i pari, më pas Kryetarët e grupeve paralamentare dhe në fund sërish deputeti i akuzuar ka të drejtë të japë sqarimet e e tij brenda 10 minutave.
– Brenda shtatë ditëve, Këshilli i Mandateve merr vendimin nëse lejon ose jo arrestimin e deputetit. Ky vendim i paraqitet deputetëve dhe publikut.
/Boldenews
Vjedhja dhe mashtrimi i madh me “Air Albania”, avioni i kthehet “Turkish Airlines”
Mund të konsiderohet si një nga mashtrimet më të mëdha të këtyre viteve, dita kur Rama shpalli se kishte krijuar “Air Albania”. Kompania e avionëve që merrte emrat e njerëzve të shquar të historisë së artit të Shqipërisë nuk funksionoi asnjë ditë të vetme dhe asnjë orë të vetme. Ishte e gjitha një mashtrim dhe tani edhe zyrtarisht avionio me emrin “Lasgushi” I është rikthyer edhe zyrtarisht kompanisë “Turkish Airlilnes”. Kryetari i PD, Basha deklaroi përmes një postimi në facebook, se do të thërrasë në interpelancë avokaten e këtij mashtrimi të madh që sot është në krye të ministrisë së Energjitikës.
Sot pashë një njoftim zyrtar të një agjencie të huaj, se “Lasgushi” propagandistik i Edi Ramës i ishte rikthyer Turkish Airlines, sepse linja ajrore shqiptare, Air Albania është një linjë fantazëm. Më vjen keq për zhgënjimin e atyre që i kanë besuar mashtrimit të Edi Ramës.
Më vjen keq edhe për faktin që Shqipëria komentohet në agjencitë më prestiogjioze ndërkombëtare si një shtet joserioz, por më vjen mirë që është provuar çdo fjalë e denoncuar nga opozita për këtë aferë të rëndë korruptive personale të Edi Ramës.
Kur denoncova me fakte konkrete se Air Albania është fantazëm, se avionët që po përdoreshin për shoë ishin të Turkish Airlines, Drejtuesja e AlbKontroll refuzoi të dilte në debat me opozitën, duke zgjedhur monologun si mënyrën e vetme për të mos u përballur me të vërtetën dhe për të mbrojtur korrupsionin dhe paligjshmërinë me Air Albania. Bota është portokall.
Atë që nuk bëri nga pozicioni i Drejtoreshës së Albkontrollit, Belinda Balluku tani, do të jëtë e detyruar ta bëjë nga pozicioni i Ministres në komisionin Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese. Të hënën, bashkë me kolegë të opozitës, kemi vendosur të thërrasim në interpelancë avokaten e kompanisë fantazëm Air Albania, për të dhënë llogari për mashtrimin, paligjshmërinë dhe vjedhjen e shqiptarëve.
Deputeti publikon fakte të tjera rrënqethëse të degradimit të Urgjencës në Tiranë
Deputeti i PD, Bardh Spahia ka publikuar disa fakte të tjera rrënqethëse të degradimit të Urgjencës në Tiranë.
Pas denoncimit publik se ne urgjencen e Tiranes pacientet e personeli bashkejetonin me pleshtat, urgjenca u mbyll. Por personeli i saj ka mbetur ne rruge, pasi ministrja Manastirliu nuk ka kohe te mendoje per nje zgjidhje e cila se pari u sherben qytetareve ne nevoje. A KENI TURP ZONJA OGERTA, SE NDJENJE DETYRE NUK KENI, U PA QARTE! Ja edhe denoncimi i punonjesve te Urgjences qe paraqet gjendjen skandaloze ku eshte lene ky sherbim qe shpeton jete.
Denoncimi i meposhtem nga nje qytetar:
“Urgjenca e Tiranes ne kolaps.
Mirmbrema Dr Spahia.
Urojme te keshe kemben e mbare, pasi qe pas vizites tuaj ne Urgjencen e Tiranes 1 jave me pare, kane levizuar disa gjera.
Deri tani eshte shkaterruar strofulla e hajduteve dhe mitmarresve tek Urgjenca.
Por fatkeqesisht personeli i saj ka mbetur rrugeve me canta ne kurriz,tamam sikur te ishin refugjate, pasi nuk kane nje vendqendrim, ku te vishen dhe nderrohen.
Jemi shperndare neper Spitale sipas planit shkaterrues te disa viteve me pare.
Por nga data 1 shkurt 2019 deri sonte personeli i caktuar prane QSUT, punon ne nje Ambulance me targe Tr 99 24 K e cila edhe ajo eshte gati-gati jashte cdo lloj funksioni, por fale dashamiresise qe kane treguar, 3 apo 4 shoferet e saj duke hedhur gjysmat e rrogave te tyre tek ajo, akoma zvarritet duke levizur me te.
Personeli i Urgjences se Tiranes prane QSUT eshte i ndare ne 4 skuadra, te cilat zevendesojne njera-tjetren cdo 12 ore.
Sonte po te dergojme dy grafike te skuadrave dt 6 shkurt 2019 nga ora 07 00- 19 00 dhe nga ora 19 00- 07 00 e neser ne mengjes.
Dy Abulancat e tjera jane te prishura ,perkatesisht Ambulanca Tr 99 17 K, e cila ndodhet mbas Spitalit Onkologjik ne tako duket qarte, ne foto dhe video te bera dje me 5 dhe sot me 6 shkurt 2019, si dhe Ambulanca me targe AA 453 BH e cila eshte e fshehur dhe nuk e kemi idene se ku e kane futur ,,foto e shfaqur eshte e para nje viti e gjysem kur qendroj per 6 muaj ne nje vend ne QSUT( gjithcka vertetohet nga fleteudhtimet e shofereve te tyre, cilido qe e mohon kete te vertet, duhet te perballet me ligjin, per vjedhje, dhe mashtrim)!!
Nderkohe qe shfaqim grafiket e vetem dy skuadrave 12 oreshe ose te dite-nate pune, e njejta situate eshte edhe me dy skuadrat e tjera ne QSUT.
Nderkohe qe Flota e 32 Ambullncave qendron qe nga 27 dhjetori 2018. prane QKUM-se Laprak dhe ku drejtori i saj Skender Brataj hedh shashka cdo dy dite se do i shperndaje sot apo do i shperndajme neser duke matur pulsin e personelit si dhe duke bere sondazhe spiunesh, te cilet marrin rrogen pa punuar prej dy viteve.
Dr Spahia, lutemi te ngrini zerin pasi Urgjenca e Tiranes eshte shkaterruar qellimisht. Si mundet te punojne, apo bejne sikur punojne 18 persona ne 24 ore ne te njejten Ambulance?? Apo 36 persona ne 48 ore.Si? Kush i firmos borderot e tyre?
Dr Spahia, e njeta situate eshte edhe ne dy Spitalet e tjera, ne SUT dhe Senatorium.
Kjo situate ka qene, qe para tre vjetesh tek Urgjenca e Tiranes, gjithmone ka pasur nga 2 apo 3 mjete te prishura ne tako.
Ju lutemi gjysma e shoferve kane lene disa here rrogat e tyre ne servise duke i riparuar, nderkohe qe faturat e firmosura sikurse atyre sherbim, i eshte bere nga shteti jane marramendese.
Zoti Spahia ju lutemi, vendosni autoritetin e Deputetit si dhe si nje Mjek, qe gjendja te ndryshoje sa nuk eshte vone.
Pa llogaritur demin ekonomik te shkaktuar, me te cilin duhet te merren organet e ligjit, mosfunksionimi i sherbimit te urgjences sjell pasoja ne jeten e qytetarve.
Ju lutemi njoftoni parlamentin, qeverin, presidentin, dhe te gjithe organet e shtetit. Gjithecka ju veme ne dijeni jane lehtesisht te verifikushme brenda nje ore”.
Kthetrat e zeza te klanit Nushi do te gllaberojne edhe Fondin e Sigurimeve Shendetesore!
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb
pershendetje zoti Sali Berisha , jam nje farmacist dhe kisha nje shqetesim qe doja ta ndaja me ju . Ne biseda midis kolegesh flitet rreth privatizimit te Fondit te Rimbursimeve nga ana e nje depoje farmaceutike Trimedit , nuk do ishte cudi nga ndonje ane tjeter pasi pronarja e kesaj depoje farmaceutike ka fituar dhe tenderin e CHECK UP prej miliona dollaresh.
Nëndrejtori i Policisë: Mafia kontrollon policinë, Lleshaj më liroi nga detyra pse po hetoja lirimin e trafikantit
Nga Basir Çollaku
Rrëfimi për Shijak Televizion, i drejtuesit Shkëlqim Pepkolaj
Çfarë ndodhi me trafikantin Naser Gashi dhe laboratorin e heroinës. A u paguan para për të lënë qelinë?! Si vepruan këshilltari i ministrit dhe drejtuesit e policisë së shtetit.
Mosveprimi i SHÇBA pas kallzimit. Hetimi për zbardhjen e praktikës dhe përgjegjësive për lirimin e një trafikanti të dënuar me 7 vite burg nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda, hetimi për Laboratorin e heroinës, ku dyshohen mosveprime drejtuesish policie, investigimi për pesë organizata dhe grupe kriminale në qarkun e Kukësit, që kishin rritur ndjeshëm aktivitetin e tyre të paligjshëm, kallzimi tek eproret dhe ministri Sandër Lleshi, i lidhjeve të funksionarëve të policisë me persona me rekorde kriminale, kanë sjellë ndëshkimin e zv. drejtorit të hetimit të Kukësit Drejtues Shkëlqim Pepkola. Lirimin e tij nga detyra pa motiv. Ka një qelizë banditësh që merr vendime.
Shkëlqim Pepkola deri me datë 18 tetor 2018 ka mbajtur detyrën e zv.drejtor i hetimit në drejtorinë e policisë vendore Kukës, por me 28 dhjetor ju ka ardhur një urdhër lirimi nga drejtori Ardi Veliu.
Intervista e Shkëlqim Pepkolaj për Shijak Tv
-Përse ju kanë liruar? Çfarë ka ajo shkresë lirimi?
Ajo shkresë nuk ka asnjë definicion të plotë, përveçse dy rreshta ku thuhet zv.drejtor i hetimit Shkëlqim Pepkola lirohet nga detyra dhe vihet në dispozicion të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
-S’ka motiv tjetër, shkresë përcjellëse?
Absolutisht jo.
-Besoj se ju e dini pse ka ndodhur?
Jam në dijeni të saj.
-Kur i ka fillesat kjo ngjarje?
Më lejoni të bëj një kronologji të saj. Bëhet fjalë për shtetasin kosovar Naser Gashi, i cili është ndaluar paraprakisht në pikën e kontrollit në kalim kufiri në Morinë dhe nga shërbimi policor kufitar është shoqëruar në ambientet e drejtorisë Kukës për të vijuar më pas me të gjithë procedurën e verifikimit të këtij personi. Arsyeja e ndalimit të tij ka qënë sepse është dyshuar nga punojësi i policisë që ka bërë kontrollin, si një person që posedon një dokument të tjetërsuar. Për shkak të detajeve që ka perceptuar punojësi i policisë, datëlindja në dokument është shumë më e re nga ajo që reflekton personi fizikisht. Ky person është sjellë në ambientet e Drejtorisë Vendore.
-Cilat janë veprimet që mund të kryejë policia kufitare dhe si ecet më tej…?
Me riorganizimin e ri të Policisë së Shtetit në qershor, policisë kufitare i janë suprimuar kompetencat e hetimit. Pra me urdhër te drejtorit të përgjithshëm këto kompetenca i kanë kaluar sektorit të hetimit. Në këto rrethana nga shërbimi policor i kufirit përveçse është sjellë në drejtorinë vendore të policisë Kukës për të bërë verifikimin paraprak të këtij personi është vijuar më tej edhe me procedurën hetimore ndaj tij.
-Çfarë veprimesh janë kryer në dijeninë tuaj?
Ky moment përkon dhe me një ngjarje tjetër të rëndë në të cilën ne kemi qenë të përfshirë si strukturë hetimi: Në operacionin për dokumentimin ligjior të ngjarjes të Branoges, e cila nuk është e panjohur për ju. Në këto rrethana na është dashur goxha kohë dhe mund për shkak të një elementi mjaft të rëndësishëm që ka të bëjë me mbarëvajtjen e punës siç është mungesa organike e theksuar, pra gjatë gjithë kohës ne kemi punuar me 30% të kapacitetit.
-Ngarkesa për çështjen ishte shumë e madhe?
Po. Shumë e madhe dhe ne jemi marrë me dokumentimin ligjor me gjithë ezaurimin e procedurave në terren dhe për rastin e Nasir Gashit unë jam i informuar vetëm nëpërmjet medias. Se çfarë ka ndodhur unë e kam marrë vesh 4 -5 ditë më vonë dhe të them të drejtën u befasova.
-Përse?
Ishte absurditet total, ndërkohë që as nuk isha në dijeni. Unë jam shefi i hetimit në drejtorinë vendore, dhe jam personi që duhej të kontaktohej drejtëpërdrejt për këtë rast, se është përgjegjësia ime zyrtare dhe profesionale.
-Në këtë rast duhet të ishit ju dhe struktura që drejtoni për t’u marrë me hetimin?
Natyrshëm unë duhet të isha domosdoshmerisht në dijeni të çfarë ka ndodhur.
-Vartësit tuaj nuk e kanë bërë këtë gjë?
Këtë kompetencë në rastin konkret e ka patur salla operative e cila nuk më vuri në dijeni, është përgjegjësi e saj. Detyrimisht në këto rrethana duhej të vihesha në dijeni edhe nga strukturat e tjera, megjithatë edhe ata nuk e kanë bërë.
-Çfarë bëtë pastaj kur e mësuat nga media, kur ju nuk ishit të informuar?
Në këto rrethana unë kam kërkuar që ditën e nesërme takim me drejtorin e policisë vendore, z.Zef Laskaj, ku i kam bërë prezente informacionin që mora në media dhe ai ma pohoi. Po tha, është një rast i tillë, i cili ka ndodhur para një jave dhe nuk e kemi liruar ne, por e ka liruar prokuroria. I thashë, zoti drejtor, lirimin e personave të cilëve i është vendosur arrest e bën policia e shtetit, ku kuptohet në bazë të një urdhëri ekzekutimi apo urdhër për lirimin. Megjithatë thashë, unë do të bëj gjithë verifikimet e mundshme dhe do ndalemi ta trajtojmë pasi është një ngjarje shumë komplekse.
-Drejtori e miratoi kërkesën tuaj?
Unë tha j’ua bëra të qartë që nuk është policia ajo që ka proceduar në këtë rast, por është prokuroria. Pashë se nuk e kishte me dëshirë atë që unë do të bëja. Në këto rrethana unë jam ngjitur menjëherë te zyra ime për verifikimin e menjëhershëm të komunikatave të datave 17, 18, 19 kur kishte ndodhur ngjarja dhe problematika duhej të ishte evidentuar, por realisht komunikata nuk kishte asnjë detaj. Kjo ma bëri akoma më dyshues problemin.
-Si vepruat më pas?
Në këto rrethana unë kam kërkuar takim me shefin e sektorit të shërbimeve të specializuara nga drejtoria, Gani Jahelezin, i cili ka ardhur menjëherë te zyra ime, dhe i them nëse ka dijeni në lidhje me këtë ngjarje dhe ai ma ka mohuar që nuk kam dijeni dhe në këto rrethana i kam kërkuar të verifikojë tek shërbimet e tij nëse kanë dijeni. Pas pak minutash është kthyer shefi i sektorit dhe më ka thënë, po e vërtetë janë kryer verifikimet nga operatori i sektorit Zaim Muçmataj. Atëherë kam urdhëruar që bashkë me Zaimin të vinin në zyrë dhe të më sillnin gjithë praktikën e mbajtur për këtë rast. Kam ardhur në zyrë, jam njohur me praktikën e verifikimit…
-E kishin bërë korrekt praktikën?
Krejtësisht korrekt, Praktika ishte e gjitha korrekt. E gjithë procedura ishte e rregullt. Sipas një kërkese të oficerit të policisë gjyqësore, oficerit të kufirit që interesohet për këtë rast, kanë kryer verifkimet dhe ka rezultuar se nuk eshtë ky person, nuk është Samir Bula që është identifikuar me dokumentin që posedonte, por është Naser Gashi, i cili rezulton të jetë person në kërkim me shenjë Kartelë e Kuqe, në kërkim ndërkombëtar, për shkak se është person i dënuar nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda, me 7 vite e katër muaj burg për veprën e trafikut të lëndëve narkotike.
-Identifikimi si ishte bërë nga Samir në Naser?
Identifikimi është bërë duke i kërkuar operatorit që të kontrollojë në sistem, lidhur me identitetin e këtij personi. Atëherë operatori nëpërmjet një aparature që është e lidhur me sistemin, quhet lapskaner, ka bërë kalimin e gjurmëvë të gishtave dhe ballafaqimin e këtij informacioni, me atë çka është identifikuar personi dhe atë që është e depozituar në sistem. Ka rezultuar se me futjen e dorës dhe daljen e të dhënave nuk është Samir Bula, por Naser Gashi. Në këto rrethana formalisht është proceduar edhe me dorën tjetër dhe qartësisht është mësuar se personi është Naser Gashi. Atëherë është vendosur arrestimi në flagrancë i personit nga ana e policisë kufitare, në kundërshtim me urdhërin e drejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit.
-Duhej bërë shoqërimi dhe më pas ndalimi në drejtorinë e policisë?
Duhej të merrej struktura e specializuar hetimore që është sektori i krimit ekonomik në raste të tilla. Duhej njoftuar zëvëndës drejtori që merret me koordinimin e veprimeve dhe organizmin e punës për dokumentimin ligjor të këtij rasti, gjë e cila nuk ka ndodhur.
-Si është vepruar?
Në këto rrethana ashtu sic shpjegova, veprimet janë kryer nga një oficer i cili me urdhër të drejtorit të policisë së shtetit nuk e ka kompetencë. Por veprimet janë kryer.
-Identifikohet, shoqërohet dhe ndalohet Naser Gashi në Drejtorinë e Policisë Kukës dhe ndodh diçka tjetër?
Çuditërisht është liruar.
-Me një urdhër prokurori?
Po është liruar pas 24 orësh.
-Pasi bëtë verifikimet, patë praktikën, kontaktuat sërish me drejtorin tuaj, drejtorin e policisë vendore të qarkut?
Absolutisht po. Kam marrë kontakt drejtpërdrejt me drejtorin dhe i kam bërë të ditur se ky rast nuk më rezulton ashtu siç biseduam bashkë, më rezulton se ka një implikim dhe shkelje të rëndë të procedurave hetimore të këtij rasti dhe për këtë do të vë në dijeni dhe drejtorin e departamentit të hetimit në drejtorinë e përgjithshme. Do të vë në dijeni të gjithë hallkat drejtuese, por do të bëjmë edhe procedime të tjera të cilat ne nuk mund t’i anashkalojmë, sepse është një ngjarje shumë e rëndë, e cila ka prodhuar pasoja të rënda.
-Si vepruat?
Në këto rrethana kam dalë nga zyra dhe kam përgatitur një relacion për drejtorin e departamentit të hetimit në Drejtorinë e Përgjithshmë të Policisë së Shtetit, ia kam përcjellë me e-mail zyrtarisht.
-Pastaj?
Pastaj jam ulur dhe kam përpiluar propozime për fillimin e ecurisë disiplinore, për shefin e komisariatit Agim Basha, shefin e policisë kriminale, Alfred Mazreku, shefin e sallës operative, te drejtimit dhe komandimit Shkëlqim Kola, për të tre këto persona për shkelje të rënda, ashtu siç unë i kam konceptuar.
-Dhe ku i dërguat?
Këto propozime unë ia kam kaluar Drejtorit të Policisë Vendore Kukës, bashkangjitur me relacionet përkatëse. Ia kam nisur nëpërmjet sekretarisë drejtorit të policisë vendore, për dijeni ia kam nisur edhe zv.drejtores së policisë së shtetit, që aso kohe ishte në detyrën e drejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit, sepse drejtori i përgjithshëm ndodhej jashtë vendit. Për dijeni dhe zv.drejtores së policisë së shtetit për shkak të natyrës komplekse të kësaj ngjarje e cila kishte prodhuar natyrshëm edhe pasoja të rënda.
-Ky person është liruar me urdhër prokurorie dhe ndonëse kishte dijeni se Naser Gashi ishte dënuar nga Krimet e Rënda, sërish urdhërohet lirimi menjëhershëm i tij?
Me thënë të drejtën unë këtë urdhër e kam kërkuar në sekretarinë e drejtorisë dhe më thanë se nuk kemi një urdhër të tillë.
-Nuk ka?
Nuk kam një urdhër të tillë më tha.Unë e kam mundësuar këtë urdhër përmbajtjen e tij nga burime të tjera, sepse zyrtarisht nuk më është vënë në dijeni dhe dispozicion. Mbase e kanë fshehur.
-Por është përdorur një urdhër për ta nxjerrë Gashin nga qelia?
Absolutisht po. Urdhëri ka ardhur. Dhe procedura e trajtimit të urdhërave të tillë është kjo. Vjen urdhëri nga Prokuroria, administrohet në sekretarinë e Drejtorisë së Policisë Vendore të Qarkut. Këtij urdhëri i vendoset një kartelë, e cila ka të gjitha detajet dhe në kartelë vendoset shënimi për titullarin. Pra drejtori i policisë vendore, pasi merr urdhërin vendos në të shënimin në kartelë dhe ia kalon strukturës përkatëse për ta ekzekutuar si veprim, gjë e cila mua nuk më rezulton të ketë ndodhur. Së paku për këtë rast jo.
-Ju keni informuar drejtorin tuaj, drejtorinë e përgjithshme të poilicisë së shtetit dhe bëtë propozimet konkrete, cili ishte reagimi pas këtyre veprimeve?
Menjëherë drejtori policisë vendore më ka telefonuar dhe unë kam vajtur në zyrën e tij dhe më tha se keni nisur ecurinë e hetimit disiplinor për tre punonjës policie, shefin e komisariatit, shefin e sallës operative dhe shefin e krimeve.
-Si ju përgjigjët?
I thashë zoti drejtor unë nuk kam filluar ecurinë disiplinore, ndonëse me rregullore të policisë së shtetit e kam këtë kompetencë dhe konkretisht është neni 228 pika 2 gërma A. Në këto rrethana unë i thashë të kam propozuar për fillimin e ecurisë disiplinore vënë në dijeni që të merrej vendimi bashkarisht dhe ai të ishte në dijeni të kësaj situate.
-Çfarë ju tha?
Më tha shprehimisht që ju keni kaluar kompetencat zoti zëvëndësdrejtor dhe për këtë do të ndëshkoheni, në ngarkimin tuaj do të filloje ecuria e rëndë disiplinore.
-E rëndë sepse kërkuat zbardhjen e ngjarjes së lirimit të Gashit?
E rëndë sipas tij, sepse unë kisha shkelur procedurat që rrjedhin nga rregullorja e policisë së shtetit.
-Ju duk si shenjë presioni?
Me thënë të vërtetën më shumë se shenjë presioni m’u duk si lajthitje, megjithatë u përpoqa ta menaxhoj këtë situatë duke i thënë, se zoti drejtor mua nuk më rezulton kështu siç thoni ju megjithatë nëse ju e keni vendosur të filloni ecurinë disiplinore është në tagrin tuaj dhe unë e firmos kur të doni.
-Dhe si u zhvillua ngjarja më tej?
Në këto rrethana pas dy ditësh më ka thirrur dhe më ka komunikuar fillimin e ecurisë disiplinore dhe e kam firmosur.
-Kush e kishte vendosur këtë dhe kapërcimi i kompetencave ishte shkaku?
Të sqarojmë këtë moment. Fillimi ecurisë disiplinore për shkelje të rëndë është tagër i eprorit më të lartë dhe kur është e natyrës së rëndë ia përcjell drejtorisë së standardeve profesionale në drejtorinë e përgjithshme të policisë së shtetit.
-Ju pranuat?
Po s’kam arsye të kundërshtoj. Është në tagrin e drejtorit ta bëjë dhe më pas unë kam mekanizmat e tjerë të provimit të asaj që pretendoj të kundërshtimit të masës dhe më pas ka një procedurë tjetër.
-Nisi hetimi ndaj jush?
Po nisi hetimi ndaj meje dhe unë kam kërkuar pas dy apo tre ditësh kam kërkuar nepërmjet një sms një takim me minsitrin e brendshëm Sander Lleshi, për shkak te problemeve të diskutuara, se minsitri i brendshëm tre ditë më herët ishte në Kukës që përkon me momentin e emërimit të tij në detyrë, por dhe në ditët e ndodhjes së ngjarjes.
-Ju përgjigj ministri?
Pas dy ditësh nga kërkesa ime më ka telefonuar këshilltari i mininstrit z. Hilë Lushaku. Më tha kam porosi nga ministri pasi ai është i ngarkuar në agjendën e tij të ngjeshur nuk ka mundësi t’ju takojë, por takimin do ta zhvillojmë bashkë.
-Dhe u takuat me z.Lushaku?
Të nesërmen vijuam me takimin me këshilltarin e ministrit z.Lushaku ku unë i kam prezantuar jo vetëm rastin konkret, por edhe një sërë problematikash që lidheshin me mosfunksionimin e shërbimit policor në parametrat që kërkohej.
-Kishte dhe probleme të tjera serioze?
Natyrisht ka pasur probleme që lidhen me menaxhimin e ngjarjeve kriminale, sidomos nga strukturat e komisariatit. Unë kam kërkuar në mënyrë të pandërprerë te drejtori i policisë vendore që të insistohet më tepër nëpërmjet analizave, nëpërmjet porosive që të ndryshojë situata dhe trendi.
-Cilat ishin problematikat?
Problematikat kanë qenë komplekse. P.sh.:, nëse ndodh një ngjarje e rëndë kriminale siç është vjedhja me armë e mbetur në tentativë, e ndodhur në fshatin Orgjost, pak kohë më parë është e pafalshme të mos trajtohet si një ngjarje serioze e rëndë, por lihet zvarrë dhe kjo është shenjë e theksuar e mungesës së seriozitetit në punë, është më tepër se mosveprim
-Ngjarje të rënda që nuk merreshin me seriozitet?
Po. Ka pasur. Edhe ngjarje që kanë të bëjnë me integritetin moral dhe profesional të gjithë strukturës së policisë, sidomos të linjës drejtuese.
-Kishit ngjarje të rënda edhe laboratorin e drogës?
Natyrisht. Edhe laboratori i drogës është një sintezë e atyre masave që unë kam thënë kam bërë prezente për t’u ndërmarrë si të nevojshme me qëllim evidentimin e problematikave të tilla, njëkohësisht dhe fokusimi te ata elementë që janë të qenësishëm, për mbarëvajtjen e shërbimit policor, sikurse janë çështje prioritare të luftës kundër krimit të organizuar trafiqeve.
-Ia bëtë këtë panoramë këshilltarit të Ministrit të Brendshëm dhe çfarë ju tha ai?
Më tha që gjithë këtë problemattikë unë do ta dokumentoj dhe do t’ia përcjell minsitrit të brendshëmm. Pas këtij takimi jam kthyer në detyrë.
-Si ndodhi më pas, u mor në konsideratë?
Çuditërisht ky material i është kaluar për ndjekje Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
-Po ministri i brendshëm ka një strukturë tjetër kontrolluese që varet prej tij?
Po, kjo ishte arsyeja kryesore që unë përcolla shqetësimin tek minsitri i brendshëm sepse e pashë që ka probleme, prokuroria ka mëkatin e vet, policia të sajat dhe natyrshëm duhej një strukturë më e pavarur që të kryejë investigimin jo vetëm të këtij rasti, por të gjithë problematikave që kishim bërë prezent që lidheshin me mbarëvajtjen e punës së strukturës sonë të policisë.
-Por kaloi të kreu i policisë Ardi Veliu dhe jo të SHÇBA, morët si mesazh që ka diçka që nuk shkon?
Këtu ka qenë një farë zhgënjimi për mua. Sepse ky informacion i ka kaluar drejtorit të përgjithshëm e nëpërmjet tij zëvëndësdrejtores së policisë së shtetit, unë kisha përcjellë informacion dhe relacion zyrtarisht dhe me 3 dhjetori Aida Hajnaj zv.drejtorja e përgjgithshme e policisë vjen në drejtorinë e policisë vendore Kukës.
-Për të trajtuar atë që ju i kishit përcjellë ministrit?
Për të trajtuar atë problematikë që unë e kisha bërë evidente. U bë një takim në zyrën e drejtorit të policisë vendore Kukës në të cilin ishin drejtori, shefi i komisariatit, unë, shefi i komisariatit të Tropojës, zonja Hajnaj.
-Vijoi mbledhja?
Zonja Hajnaj prezantoi përse gjendej në këtë takim dhe arsyeja sipas saj ishte tërësia e çështjeve që unë kisha bërë prezente tek minsitri i brendshëm në takimin tim me këshilltarin e minsitrit. Ndër të tjera u diskutua dhe rasti i Naser Gashit, ku zonja Hajnaj mori nga duart e drejtorit urdhërin e prokurores për lirimin e Naser Gashit dhe ma tundte në fytyrë duke më thënë shiko sepse është prokuroria ajo që ka bërë lirimin e Naser Gashit dhe nuk është policia…
-Ju reaguat?
Duke e parë situatën i jam drejtuar zonja zëvëndës drejtore e policisë së shtetit, me vjen jashtëzakonisht keq që dëgjoj nga goja juaj një argumentim të tillë të situatës. Më e pakta që mendoj unë, ju keni mungesë të theksuar informacioni, për të mos thënë që pozicionimi juaj është krejtësisht i njëanshëm dhe tendencioz. Nuk pajtohem absolutisht me pozicionin tuaj rreth kësaj çështje dhe mbi të gjitha ky lloj argumentimi më fyen intelektin tim, sepse nuk duhen njohuri të specializuara apo thelluara për të kuptuar brendinë e këtij urdhëri. Mjafton të dish shkrim dhe këndim që të perceptosh drejt e mjaftueshëm brendinë e këtij materiali. Në këto rrethana nuk mund të vazhdoj diskutimin me ju dhe jam ngritur për të dalë nga zyra, nga mbledhja.
-Përgjigja e saj apo drejtorit?
U krijua një lloj kakofonie. Përfaqësuesja e drejtorisë së përgjithshme në momentin që unë isha duke dalë, kam tentuar të largohem, i është drejtuar drejtorit të policisë vendore Kukës, më përgatit edhe ato materialet e tjera m’i nis mua se merrem unë me këtë.
-Një tjetër mesazh për ju?
Ajo jo vetëm që u mor, por arriti deri tek akti final i datës 18 dhjetor, ku unë pas 25 vitesh karrierë, një karrierë e ndërtuar me mund e djersë, e gjak hidhet poshtë me një firmë si një rekuim i një lajthitje të lidershipit.
-Keni kërkuar nga gjithë eprorët tuaj deri te ministri të zbardhet praktika e lirimit të një trafikanti, u lirua trafikanti, por u liruat edhe ju?
U lirova në mënyrën më të keqe të mundshme.
-Motivi?
S’ka motiv fare. Kam dhe urdhërin e drejtorit të policisë së shtetit është vetëm dy rreshta, thjesht lirohet dhe kalon në dispozicion.
-Çfarë bëtë pas këtij urdhëri?
Unë i jam drejtuar ministrit të brendshëm nëpërmjet një letre ku i kam përmendur gjithë problematikat dhe historikun e ngjarjes me të cilën unë po përballesha. Unë ia kam bërë këtë para lirimit zotit ministër. Kam bërë gjithashtu edhe një kallzim penal në Prokurorinë për Krime të Rënda.
-Kë keni kallzuar?
Kam denoncuar personat të cilët më rezultojnë të implikuar në rastin e Naser Gashit dhe i kam përmendur në mënyrë kronologjike dhe nga prokuropria nuk kam pasur deri në momneitn që flasim asnjë lloj reagimi.
-Pepkolaj, a mendoni se problemet që keni trajtuar dhe bërë prezent, Naser Gashi, por dhe laboratori i heroinës që u kap në Kukës, çështje me të cilën ju jeni marrë, janë kthyer në dëmin tuaj?
Fakti që është hezituar në mënyrë permanente kompletimi i strukturave, ndonëse unë kisha bërë dhe propozime përkatëse jo për të plotësuar gjithë strukturën, por së paku disa persona në role kyçe, të cilat janë të domsodoshme për mbarëvajtjen e punës gjë e cila nuk ka ndodhur. Kjo më shtyn të dyshoj, të aludoj dhe mos besoj, sepse një hezitim i tillë është i pakonceptueshëm. Fundja unë jam shefi i hetimit në drejtorinë e policisë vendore Kukës.
-Në pikun e këtyre ngjarjeve ndodh diçka e rëndë me të kërkuar të tjerë të ngjarjes së laboratiorit të heroinës ku njeri prej tyre gjendet i vdekur në Kosovë dhe në banesë i gjendet një sasi e madhe heroine?
Ka qenë situatë e ngarkuar shumë, jashtë natyrës së asaj treve dhe zone. Çuditërisht këto kanë ndodhur në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2018.
-Prokuroria ka reaguar duke thënë se Gashi nuk duhej të lirohej, por ndaj prokurores nuk di të jetë një verifikim të veprimeve të saj ligjore?
Nuk do të doja të merrja në analizë veprimin e prokurorisë pasi ajo ka gjithë mekanzmat për të investiguar atë që ka ndodhur, por merrem me pasojat që kanë ardhur nga ky urdhër dhe pjesën e mëkatit të shërbimit policor.
-Çfarë ishte Naser Gashi që i mundi të gjithë derisa u lirua?
Naser Gashi rezulton të jetë një person që ka një historik të ngarkuar me aktivitet kriminal në trafikun e lëndëve narkotike. Për hir të së vërtetës këto elementë sot më tepër se kurrë janë pothuajse të pamundur për t’u vënë nën tutelën e ligjit.
-Janë afër pushtetit dhe policisë?
Për shkak të asaj që thashë, por dhe për shkak se kohët e fundit shërbimi policor lë shumë për të dëshiruar për mënyrën e organizimit dhe funksionimit, lidershipi gjithashtu lë shumë për të dëshiruar në menaxhimin e situatës lidhur me menaxhimin e burimeve njerëzore financiare dhe material.
-Naser Gashi mundi policinë apo eprorët ju braktisën ju?
Nuk do ta mendoja kështu se për hir të së vërtetës në shërbimin policor ka kapacitete.
-Ka kapacitete, por ju keni kërkuar keni konstatuar një mbyllje veshësh?
Absolutisht po, madje edhe një kundërvënie tendencioze si e si të sfumohet rasti
-Edhe në këto raste?
Unë si kam vënë në dijeni teorikisht, por me fakte konkrete me emra, me shkresa, në rrugë zyrtare, pa tejkaluar asnjë lloj tagri dhe kompetence, përkundrazi në përputhje të plotë dhe të kuadrit rregullativ që normon punën tone, por edhe të kodit etik.
-Shpresoni që kallzimi dhe ankesa juaj të sjellin më tepër qartësi për çështjen apo ata që do hetojnë janë në anën tjetër?
Unë shpresoj. Shpresoj që kjo të jetë vetëm mëkati i shërbimit policor, mëkati jonë dhe të ketë struktura serioze që do të merren me zbardhjen e rrethanave që sollën këtë situatë dhe do të vënë përballë ligjit të gjithë personat që rezultojnë shkelës të ligjit.
-A ka një hetim konkret nga shërbimi çështjeve të brendshme?
Për rastin konkret kjo është një çështje që ka sjellë pasoja jashtëzakonisht të rënda duke liruar në mënyrë të menjëhershme një person që të jetë person në kërkim ndërkombëtar për vepra të rënda penale siç është trafiku i ndërkombëtar i lëndëve narkotike. Mjafton ky fakt i konfirmuar, me veprime aktive të drejtuesve të shërbimit për të identifikuar autorët në mënyrë të menjëhershme se kush janë personat që kanë liruar Gashin dhe menjëherë të ndiqen ligjërisht.
-Këtë hetim kush duhet ta bëjë?
Është shërbimi i kontrollit të brendshëm, e cila ka një strukturë të hetimit edhe në Drejtorinë vendore të Qarkut të Kukësit.
-Nuk e ka bërë?
Po tani për sa kohë që nga 17 tetori i vitit 2018 e deri më sot të gjithë kemi dalë burra të mirë përvec meje që kërkova hetimin, do të thotë që nuk janë ndërmarrë hapat që ishin të domosdoshëm për t’u ndërmarrë në respekt të ligjit.
-A mendoni apo dyshoni që Naser Gashi mund të ketë paguar para për të rifituar lirinë?
Këtë nuk i mund ta them.
-Dyshoni?
Natyrshëm, kur ke të bësh me profile të tilla në mes është interesi, interesi i shprehur në mjete.
-Ndiheni nën presion dhe trysni?
Tani unë po vuaj pasojat e trysnisë dhe presionit në këtë moment kur unë jam i liruar dhe në dispozicion. Po përballem drejtpërdrejtë. Se të jesh pas 25 vitesh karrierë, një karrierë brilante të jesh mes katër rrugëve më mirë vrite tjetrin…
-Duket sikur vendimin për ju e ka marrë Gashi?
Në fakt Naseri këtu rezulton si dirigjent.
-Prisni që prokuroria të hetojë?
Jam konfuz. Nuk pres asgjë, nga kush do pres.
-Nuk prisni sepse e dini çfarë ka ndodhur?
Pikërisht.
-Dhe e dini se me kë janë të lidhur?
Lidhur me këtë zhvillim, këtë situatë të krijuar unë mendoj më shumë se drejtori policisë së shtetit zv.drejtorja e policisë së shtetit drejtori i departamentit të hetimit, nuk mund të ketë mëkatarë të tjerë përpos këtyre. Këta janë dirigjentët. Kryesisht, zv.drejtorja e policisë së shtetit që ka ndërmarrë të gjithë këtë aksion dhe nismë për të bërë lëmsh situatën dhe për ta interpretuar si kundërvënie të Shkëlqim Pepkolës ndaj institucionit dhe për pasojë ia ka relatuar dhe drejtorit të policisë së shtetit i cili me dy rreshta ka vendosur që Shkëlqim pepkola të dalë në rrugë.
-Do i kërkoni sërish ministrit të brendshëm Sandër Lleshi të ndërmarrë hapa serioz për të hetuar çështjen?
Zoti Lleshi duhet të ketë diçka parasysh, këtë e them në kontekstin e një punonjësi policie relativisht të vjetër dhe me eksperiencë pune, duhet detyrimisht të vërë dorë përsa i përket lidershipit të shërbimit policor duhet të vërë dorë në mënyrë imediate, pasi nuk mund të shkohet kështu sepse për hir të së vërtetës duhet të kemi diçka të qartë. Shërbimi policor është pasaporta e një shteti. Prandaj nëse do zoti minsitër të bëjë mirë këtë detyrë të rëndësishme duhe të marrë një nismë për spastrimin e rradhëve të policisë, për të identifikuar vlerat, ato elementë, ato vullnete të ndrydhuna që qëndrojnë të tulatur me qëllim që të ngjallet një frymë brenda strukturës brenda shërbimit policor sepse është shumë e nevojshme për ta mbajtur gjallë.
-Për të larguar miqtë e Naserëve?
Abolutisht. Tani ky është një realitet i perceptueshëm nga kushdo qytetar i thjesht e jo më nga persona që kanë pergjegjësi institucionale, është imediate nisma e pastrimit të rradhëve të shërbimit policor, kryesisht sa i përket lidershipit. Shërbimi policor nuk duhet të trajtohet si taborr jenicerësh, pasi ai ka integritetin e vet profesional me të cilin duhet të ballafaqohet, një integritet që duhet të jetë prezent në shërbim të qytetarëve, i materializuar në rezultate të përditshme.
Protesta në Fier/ Banorët bllokojnë rrethrrotullimin në hyrje të qytetit
Qytetarët e Fierit u ngritën sot në protestë duke bllokuar rrethrrotullimin në hyrje të qytetit.
Gjatë protestës, banorët e Fierit bllokuan për rreth një orë rrethrrotullimin në hyrje të qytetit, duke paralizuar lëvizjen drejt jugut të vendit dhe anasjelltas.
Qytetarët e mbështetur nga opozita janë bashkuar duke bërë thirrje kundër qeverisë, si shkaktare e varfërisë, rritjes së çmimeve, falimentimit të biznesit dhe veçanërisht largimit të të rinjëve nga Shqipëria.
Berisha zbulon skandalin: Operacioni ‘Rruga e gabuar’ u dekonspirua nga lart, oficerë madhorë në rrjetin e trafikut
Ish-Kryeministri Sali Berisha në një postim në Facebook, shkruan se, operacioni ‘Rruga e gabuar’ që prangosi 36 persona që falsifikonin dokumente dhe trafikonin njerëz jashtë Shqipërisë, kryesisht në SHBA, Kanada dhe Angli, është dekonspiruar.
Në reagimin e tij duke iu referuar mesazhit nga një qytetar, Berisha shton se kokat e bandës janë informuar një javë më parë për operacionin.
‘Ardi Veliu pagoi bandat qe i rrembyen te atin ne vitin 1997!’, shton më tej Berisha në postimin e tij.
Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha
Operacioni ‘rruga e gabuar’ u dekonspirua nga lart!
Kokat u informuan nje muaj me pare!
Oficere madhor te narkoplicise kryesore ne rrjetin e trafikut.
Ardi Veliu pagoi bandat qe i rrembyen te atin ne vitin 1997!
Lexoni mesazhet e oficerit dixhital. sb
Doktorin pasi kishte nje jav vezhgime dhe perndjekje te kokave te bandes qe merej me fallcifikime dokumentash operacioni forca e ligjit ka deshtuar sepse Jan kapur ushtaret Jo kokat operacioni esht dekonspiruar 1muaj me par kokat Jan njoftuar per goditje Ku ata Jan detyruar te Marin masa ,perse Ardi veliu deshton pikerisht ne Delvin ?a ka frik se mos nje dit I perseritet historia e 97 Ku banda e Stjarit I mori peng babain kundrejt nje gjobe te majme
Tek SMS e meparshme per aksionin 34 persona te arestuar koka esht Dritan gramozi me pseudonimin Gardhi
Pershendetje Doktoktorr!! Doja tju beja me dije nje fakt shum flagrant persa i perket aksionit qe eshte marr ne dat 04/02/2019 dhe jan arrestuar rreth 36 persona per trafik nderkombtar njerzish doja te beja me dije qe nga burime te sigurta pjes e ketij grupi eshte edhe nje funksionar i lart policie i rilindjes shef rendi aktualish ne fier si dhe oficer te larte ne komisariatin e Elbasanit Durresit por dhe ne Tirane!! Nderkoh qe jan arrestuar shum persona nuk arrestojn kryesoret!!ju lutem na ruani anonimitetin flm respekte.
Basha në Vorë: Kjo është një qeveri e bandave dhe llumit, vendi në krizë të thellë ekonomike
Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka vazhduar me takimet e tij në zonën e Vorës. Gjatë bashkëbisedimeve me qytetarë, kreu i opozitës është shprehur se vendi është përfshirë në një krizë të thellë ekonomike.
‘Mjafton të hysh në dyqan, dhe dëgjon të thonë se nuk ka xhiro, nuk ka lek. Si në një dyqan ku më thanë që nuk kanë lek për një bateri. 1/10 shqiptar ushqehet një herë në ditë, gjysma e shqiptarëve mbahet me 5 mijë lek të vjetra ne ditë’, u shpreh Basha me banorët.
‘Edi Rama bredh nga Berlini tek Sheikët dhe kthehet duke i nxjerrë gjuhën shqiptarëve.
Shumë jeni ndjerë të fyer, të tjerë kanë thënë se dukej si majmun.
Skandali që zbuloi Zëri i Amerikës tregon se, Edi Rama nuk është kryeministër i shqiptarëve, por është i oligarkëve, kriminelëve, Bajrëve, Ndokëve, i llumit. Kjo është një qeveri e llumit.
Vendi nuk ka qeveri, por ka një bandë që nuk ka ardhur me vota dhe nuk ka asnjë arsye t’i shërbejë qytetarëve.
Mendon se me banda e krim do të marrë përsëri pushtetin.
PD ka një plan dhe program për nxjerrjen e vendin nga kriza ekonomike me mbështetje të perëndimit.
– Që ditën e parë do të ulim çmimin e naftës më 300 lekë për litër.
– Do të ulim çmimin e energjisë për veprimtarinë prodhuese 30-40%, për biznesin e vogël jo më pak se 20%
Me një dorë kanë vjedhur nga energjia 4 milionë e gjysëm euro.
Janë mjaftueshëm për të trefishuar pensionet dhe pesëfishuar ndihmën ekonomike të Bashkisë së Vorës.
Prioriteti ynë është punësimi i të rinjve, këtu në vendin e tyre dhe jo largimi në emigracion’, deklaroi Basha gjatë takimeve me banorët në Vorë.