32.5 C
Tirana
E mërkurë, 13 Gusht, 2025

Basha: Eshtë ora e qindramijëra shqiptarëve që protestojnë, regjimi do rrëzohet

Për disa minuta protestuesit kanë brohoritur emrin e Lulzim Bashës, kryetar i PD-së, thirrje që kanë ushtuar gjatë kohës që në podium ishte ngjitur kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.
“Tik-tak, tik-tak, kjo është ora e qindra mijëra shqiptarëve, kjo është ora e shpresës”, tha Basha, duke iu drejtuar mijëra protestuesve.
Basha theksoi se me besimin në të madhin Zot ne do ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa.
“Edi Rama shkeli mbi dinjitetin e çdo shqiptari, të majtë e të djathtë, myslimanë dhe të krishterë”, theksoi Basha, duke shtuar se po përfundon ora e një njeriu që me ndihmën e krimit poshtëroi një popull të tërë, pasi vodhi paratë dhe pronat e shqiptarëve.
Basha theksoi se prej javësh ajo godinë nuk është më ajo e Kuvendit të Shqipërisë, por karantina e kolerës së krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Kreu demokrat theksoi se me joshjen e karrigeve të pushtetit, ata pak të mjerë që futen në atë godinë, ata janë turpi i familjeve të tyre, përdhosin emrin e tyre, që do t’i marrë historia.
Basha shprehu një falenderim për ata kandidatë patriotë që dogjën mandatet e tyre.
“Nuk ka Europë me një qeveri të bërë njësh me krimin, me korrupsion me nivelet më të larta, nuk happen negociatat me negociatat dhe kryehajdutin Edi Rama”, tha Basha.

“Do jemi këtu sa herë të mblidhen shushunjat”…

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi tha se secili nga politikanët e opozitës që ndodhet sot në protestë përfaqëson familjet shqiptare dhe shqiptarët që iu dhimbsen fëmijët, shtëpia dhe vendi.
Ajo deklaroi se do jenë para parlamentit sa herë të mblidhen shushunjat.
“Ata mendojnë që ne frikësohemi por nuk kanë bërë një llogari, sot këtu asnjë nga ne nuk përfaqëson partitë politike. Secili nga ne përfaqëson një familje shqiptare. Secili nga ne përfaqëson dy prindër, përfaqëson atë shqiptar që i dhimbset fëmijë, shtëpia dhe vendi i tij. Sot ne jemi këtu dhe do të jemi gjithmonë sa herë shushunjat të mblidhen ne do të jemi këtu. Nuk do lodhemi asnjëherë”, deklaroi Kryemadhi.
Sipas saj, kryeministri Edi Rama ka dështuar dhe e akuzoi se ka helmuar qytetarët.
“Sot dua t’i them diçka, Rama ka dështuar. Dështoi me politikat e tij. Rama dështoi me vendet e reja të punës. Rama dështoi me taksat, Rama dështoi me policinë. Turp më të madh nuk ka kur policia pranon vetë se ka shkelur ligjin dhe ka sulmuar qytetarët e saj.
Të helmosh motrat e vëllezërit e tu ka dy arsye ose je kriminel e vrasës ose je i çmendur. ky njeri i ka të dyja. Ky njeri ka një problem shumë të madh, nuk e do vendin e tij dhe i urren qytetarët e tij. Ne nuk e urrejmë Edi Ramën, na dhimbset”, tha Kryemadhi.

Deklarata e fortë e kandidatit: “Më dënoi Gramoz Ruçi me 17 vjet burg në ’90-ën! Ç’të pres unë nga ai Parlament”?!

Një kandidat i listës së PD në Elbasan ka bërë denoncimin më të fortë ndaj Kuvendit aktual të drejtuar nga Gramoz Ruçi dhe ku ai pritej të ishte deputet.
‘Unë jam Ismal Shala, kandidat i listës së PD në Elbasan.
Jam nga ata protestues të viteve ’90 që shpresuan për një atdhe tjetër, jo për atdheun e komunistëve. Unë u dënova me 17 vjet burg nga gjyqet e komunizmit në 1990-ën. Më dënoi Gramoz Ruçi! Dhe ne të presim nga ai parlament?!
U bëj thirrje të gjithë qytetarëve, qytetarëve të mi, të ngrihen, se i ka mbytur fukarallëku, se na ikën fëmijët jashtë dhe s’ka kush të na hedhë një dorë dhe mbi varr. Qytetarë, mos u trembni! Shqipëria është e shqiptarëve!’

Jehona e revoltës, Washinton Post: Mijëra protestues rrethojnë Parlamentin, kërkojnë zgjedhje të reja

Mediat e mëdha ndërkombëtare vazhdojnë të raportojnë nga Tirana për situatën e krijuar. Prestigjiozja amerikane “Washington Post” shkruan se mijëra persona kanë rrethuar parlamentin në Shqipëri duke kërkuar zgjedhje të reja.
“Mijëra protestues, që mbështesin opozitën në Shqipëri, kanë rrethuar parlamentin duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme. Ata e akuzojnë kabinetin qeveritar për korrupsion dhe lidhje me krimin.
Ndërtesa e parlamentit u rrethua të martën nga qindra oficerë policie dhe nga tela me gjemba. Ligjvënësit e pozitës së qendrës së djathtë të udhëhequr nga Partia Demokratike, kanë hequr dorë nga postet e tyre. Gjatë protestave të fundit, protestuesit kanë hedhur shashka dhe objekte të forta, kurse policia është përgjigjur me gaz lotsjellës.
Opozita nuk i ka marrë parasysh thirrjet e Bashkimit Europian, SHBA dhe organizatave ndërkombëtare për të hyrë në bisedime me rivalët e saj politikë. Socialistët në pushtet të kryeministrit Edi Rama kanë 74 nga 140 vende në parlament. Shqipëria shpreson të nisë negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Europian në qershor” – raporton “Ëashington Post” duke cituar burime të “Associated Press”.

“Nuk mban telefon me vete se e marrin borxhlinjtë”, kush është kandidati i listës që…

Një prej kandidatëve të listës që pritet të pranojë mandatin është Kujtim Gjuzi. Ish-ministri I Drejtësisë, Ylli Manjani shkruan në një postim në Facebook se, Gjuzi nuk mban telefon me vete se i kërkojnë paratë njerëzit që iu ka marrë borxh. Me ironi Manjani thotë që kjo që po ndodh në vend është demokraci dhe jo shaka.
Reagimi i Manjanit
Njëri prej kandidatëve të listës, i cili ka pranuar të hyjë në Parlament, nuk mban telefon. Nuk dihet se me ç’mjet komunikimi u lidh me Amerikanët, për të dëgjuar “këshillën e tyrë”…
Arësyeja pse nuk mban telefon është se e kërkojnë borxhlinjtë.
Këta të fundit tashmë mund ta gjejnë në Parlament. Ska ç’u duhet Telefoni…
Demokraci, jo shaka!
Derimë tani 9 kandidatë nga listat e PD dhe LSI kanë pranuar mandatet e tyre, duke plotësuar formualin e dekriminalizimit.

Mediu: Edi Rama dhe parlamenti me kriminelë kërkon të na marrë peng lirinë, sot me ne është Azem Hajdari…

Kryetari i PR, Fatmir Mediu gjatë fjalës së tij në protestë falenderoi në mënyrë të posaçme, kandidatët e listave që refuzuan të marrin mandatet e dorëzuara të opozitës.
“Sot në këtë shesh bashkë me ne është Azem Hajdari, janë studentët e dhjetorit dhe unë falenderoj të gjithë ata të rinj që nuk u bënë pjesë e fasadës së krimit dhe drogës. Sepse mandatet janë të shqiptarëve dhe ata janë këtu në këtë shesh.
Ne mbi çdo interes politik kemi vendosur ëndrrën e shqiptarëve për liri dhe lirinë kërkon të na e marrë peng Edi Rama dhe parlamenti me kriminelë. Ndaj ne nuk do të dorëzohemi para karteleve të drogës. Të mos harrojmë se gjithë këto vite jemi përpjekur të bëjmë më të mirë, ka qënë qeveria e PD që e bëri Shqipërinë vend anëtar të NATO-s, për shkak të asaj që bëmë: mbi njëmijë kriminelë i vumë pas hekurave. Po ashtu, me vendosmëri luftuam të gjithë së bashku dhe liberalizuam vizat. Por, në më shumë se 6 vjet Evropa është bërë një ëndërr e largët që po largohet nga shqiptarët dhe nuk po kemi mundësi të ndërtojmë lirinë në këtë vend.
Ky parlament, kjo qeveri, ka ndërtuar një mur të fëliqur ndërmjet Shqipërisë dhe shqiptarëve; është momenti i një reagimi të thellë qytetar në çdo skaq të Shqipërisë të tregojmë se jemi njerëz të lirë dhe s’mund të na mbajë peng asnjë lloj regjimi! Të çohemi çdo ditë derisa t’i japim fund këtij regjimi që s’ka asnjë lidhje me të ardhmen tonë europiane”, tha Mediu.

“Unë jam djali i Azem Hajdarit, amaneti i Azemit është tek ju”, fjala e djalit të Azemit pritet me ovacione

Djali i ‘Pishtarit të Demokracisë’, Azem Hajdarit, Kiri Hajdari ka marrë fjalën në protestën e shqiptarëve që po zhvillohet tek parlamenti.
Ai është mirëpritur me duartrokitje nga qytetarët në protestë.
Unë jam djali i Azem Hajdarit. Amaneti i Azemi Hajdarit qëndron tek ju të gjithë, qendron tek Demokracia. Liri, Demokraci’, u shpreh Kiri Hajdari.
Pas fjalës së tij, protestuesit kanë shpërthyer në thirrje ‘Azem, ti je gjallë’.
‘Sot me ne Azem Hajdari dhe Studentët e Dhjetorit! S’na mban peng asnjë lloj regjimi!’
Kryetari i PR-së, Fatmir Mediu, e mori fjalën në protestë duke falenderuar në mënyrë të posaçme, kandidatët e listave që refuzuan të marrin mandatet e dorëzuara të opozitës.
“Sot në këtë shesh bashkë me ne është Azem Hajdari, janë studentët e dhjetorit dhe unë falenderoj të gjithë ata të rinj që nuk u bënë pjesë e fasadës së krimit dhe drogës. Sepse mandatet janë të shqiptarëve dhe ata janë këtu në këtë shesh.
Ne mbi çdo interes politik kemi vendosur ëndrrën e shqiptarëve për liri dhe lirinë kërkon të na e marrë peng Edi Rama dhe parlamenti me kriminelë. Ndaj ne nuk do të dorëzohemi para karteleve të drogës.

Të mos harrojmë se gjithë këto vite jemi përpjekur të bëjmë më të mirë, ka qënë qeveria e PD që e bëri Shqipërinë vend anëtar të NATO-s, për shkak të asaj që bëmë: mbi njëmijë kriminelë i vumë pas hekurave. Po ashtu, me vendosmëri luftuam të gjithë së bashku dhe liberalizuam vizat. Por, në më shumë se 6 vjet Evropa ëhstë bërë një ëndërr e largët që po largohet nga shqiptarët dhe nuk po kemi mundësi të ndërtojmë lirinë në këtë vend.
Ky parlament, kjo qeveri, ka ndërtuar një mur të fëliqur ndërmjet Shqipërisë dhe shqiptarëve; është momenti i një reagimi të thellë qytetar në çdo skaq të Shqipërisë të tregojmë se jemi njerëz të lirë dhe s’mund të na mbajë peng asnjë lloj regjimi! Të çohemi çdo ditë derisa t’i japim fund këtij regjimi që s’ka asnjë lidhje me të ardhmen tonë europiane”, u shpreh Mediu.

Mijërat e protestuesve mbajnë të rrethuar Parlamentin ilegjitim

Mijëra protestues kanë rrethuar Parlamentin duke ju përgjigjur thirrjes së opozitës për të reaguar ndaj një Parlamenti ilegjitim. Protestuesit po ndjekin dorëheqjet publike nga mandati i deputetit të deputetëve të listës pasuese. Protesta është madhështore dhe është organizuar vetëm brenda 24 orëve nga moment kur u shpall nga Parlamenti ora e protestës.
Një mesazh i është drejtuar ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj nga protesta që po zhvillohet përpara Kuvendit të Shqipërisë. Mesazhi është dërguar nga një kandidate e listës së PD-së, e cila e ka refuzuar marrjen e mandatit të dorëzuar nga opozita.
“Sot është dita jonë, – tha zonja. – Asnjë hap pas! Kam një porosi për zotin Lleshaj: ne veriorët, burrat e mirditës dhe burrat malësorë, nuk e kanë pasur zakon t’u shërbejnë horrave të monizmit!
Më pas, fjalën e kanë marrë dy kandidate të listës së PD-së në Sarandë dhe Mat, të cilat e kanë refuzuar marrjen e mandatit të dorëzuar nga opozita. “Unë isha përfaqja direkt e PD në listën e Sarandës dhe sot KQZ më kërkoi të merrja mandatin. Unë nuk mund ta pranoja atë mandat”, theksoi politikania e re.
Protestuesja e radhës vinte nga Mati. “ Zoti Rama, qyteti im është boshatisur, qindra të rinj kanë marrë rrugët e emigrimit, shtëpitë po dalin në shitje, ndaj unë sot nuk e pranoj atë mandat dhe nuk bëhem pjesë e këtij parlamenti.”

Migliaia di manifestanti chiedono la partenza del governo

Il figlio di Azem Hajdari, Kiri Hadari e il fratello di Azem, Rasim, sono dalla parte di Basha e Berisa nella rivolta popolare. Sono usciti dal quartier generale della DP dando un chiaro messaggio che gli ideali di Azem vivoni nel fuoco della rivolta popolare. Basha è emerso dal quartier generale del DP accompagnato dalla moglie Aurela e da centinaia di altri manifestanti. A pochi metri da Basha si è unita alla marcia di protesta verso il Parlamento anche la presidente di SMI, Kryemadhi.
Il leader del Partito democratico Lulzim Basha è arrivato di fronte ai locali dell’Assemblea dell’Albania, dove è atteso dai manifestanti.
Cittadini e sostenitori del Partito Democratico si sono radunati davanti all’Assemblea.
Lulzim Basha è arrivato dalla zona pedonale proprio mentre i deputati e i ministri venivano all’Assemblea.

Thousands of protesters demand the government resignation

Azem Hajdari’s son, Kiri Hadari and Azem’s brother, Rasim, are beside Basha and Berisa leading the popular revolt. They walked together from the DP headquarters by giving a clear message that Azem’s ideals still live in the fire of popular revolt. Basha walked from the DP headquarters accompanied by his wife Aurela and hundreds of other protesters. Just a few meters behind Basha, Chair of SMI, Kryemadhi, joined the protest march towards the Parliament.
Democratic Party leader Lulzim Basha has arrived in front of the premises of the Assembly of Albania, where he is expected from protesters.
Citizens and supporters of the Democratic Party have gathered in front of the Assembly.
Lulzim Basha, has arrived from the pedestrian part just as the deputies and ministers came to the Assembly as well as the march on the boulevard.