Zëri i Amerikës, media zyrtare e Departamentit të Shtetit, ka transmetuar direkt protestën e opozitës.
Në faqen zyrtare në rrjetet sociale, VOA ka transmetuar direkt, fjalimin e kryetarit të opozitës Lulzim Basha.
Protesta e opozitës zgjati për mbi 3 orë, ku mijëra protestues rrethuan godinën e Kuvendit nën thirrjet “Rama ik”.
Zëri i Amerikës transmeton live protestën e opozitës…
Dialog me Ramën? Ish-Presidenti: Nuk mund të negociohet me pengmarrësin…
Ish-Presidenti Bujar Nishani, aktualisht kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, përmes një postimi në rrjet shkruan se populli opozitar nuk mund të negociojë me kapon e një bande që ka marrë peng Shqipërinë.
“Populli opozitar, shumicë absolute sot e shqiptarëve, nuk mund të negocioj me kapon e bandës që ka marrë peng sot Shqipërinë, ka marrë peng Parlamentin, ka marrë peng institucionet, ka marrë peng drejtësinë, ka marrë peng ekonominë, ka marrë peng jetën e familjeve, ka marrë peng shpresën për të ecur përpara”, shkruan Nishani.
Postimi i Bujar Nishanit
Bota e qytetëruar dhe demokratike ka një KOD të hekurt dhe të suksesëshëm.
Nuk negocion me pengmarrësit.
Populli opozitar, shumicë absolute sot e shqiptarëve, nuk mund të negocioj me kapon e bandës që ka marrë peng sot Shqipërinë, ka marrë peng Parlamentin, ka marrë peng institucionet, ka marrë peng drejtësinë, ka marrë peng ekonominë, ka marrë peng jetën e familjeve, ka marrë peng shpresën për të ecur përpara.
Banda e tij sot janë vrasësit serial, trafikantë ndërkombëtarë droge, përdhunues të vajzave të pambrojtura, gjobvënës të çdo qytetari hallexhi.
Dallga popullore nuk ka kthim pas!
Kinë – SHBA: Takim i nivelit të lartë në fund të muajit mars
Indeksi i Nikkei-t në Tokio ka një rritje prej 1 përqind, bursat e Shangait dhe Shenzenit tre përqind, dhe DAX-i në Frankfurt e filloi këtë javë me një rritje të vogël. Vëzhguesit e tregut flasin në mënyrë unanime se ekzistojnë shpresat për t’ i dhënë fund konfliktit tregtar të SHBA me Kinën. Shpresat i referohen një raporti të “Wall Street Journal”. Gazeta ekonomike pati njoftuar se duke patur parasysh përparimet e bëra, presidenti Donald Trump dhe kolegu i tij kinez Xi Jinping do të takohen në fund të marsit në Florida.
Në takimin e nivelit të lartë mund të nënshkruhet madje një marrëveshje për zgjidhjen e konfliktit të doganave. Kina, do të ulë taksat mbi importet amerikane si përshembull prodhimet bujqësore, kimike dhe automjetet, shkruan “Wall Street Journal” duke iu referuar njoftimeve nga të dyja palët. Si shpërblim SHBA mund të heqë taksat ndëshkuese mbi importet nga Kina. Pjesë e marrëveshjes mund të jetë edhe një deal që pritet të bëhet në nivelin e 18 miliardë dollarëve, për të furnizuar Kinën me LPG, gaz të lëngshëm. Megjithatë si nga qeveria amerikane ashtu edhe nga udhëheqja kineze ka kritika se kushtet për palën tjetër, janë shumë të favorshme.
Nuk ka më ultimatum
Së fundi ka pasur sinjale politike për bisedimet midis përfaqësuesve të qeverive amerikane dhe kineze. Ministri amerikan i financave Steven Mnuchin pati deklaruar se është duke u punuar aktualisht në një marrëveshje të detajuar tregtare, e cila do të duhet të ecë përpara javën e ardhshme. Për këtë arsye Trump hoqi dorë nga ultimatumi, sepse deri në fillim të marsit do të bihej dakord në çështjet për të cilat janë duke u bërë grindje prej muajsh. Tarifat më të larta mbi mallrat e importuara kineze në vlerë prej 200 miliardë dollarësh, nuk diskutohen më.
Reagimet e tregjeve financiare në Japoni për raportimin e një manaxheri fondesh në Tokio me fjalët: “Çdo shenjë përparimi është pozitive për firmat japoneze, sepse fitimet e tyre do të lëkundeshin nga rënia e kërkesës në gjithë botën”. Ky manaxher është Fumio Mastumoto, administrues pasurish nga Daltoni. Sipas njoftimeve bisedime bëhen ende për politikën industriale të Kinës, kompanitë kineze, sidomos format shtetërore që sipas pikëpamjeve të SHBA, kanë avantazhe në konkurrencën që nuk është e barabartë. Rreth 30 nga më shumë se 100 faqe të letrave të punës së bisedimeve kanë të bëjnë me mbrojtjen e të drejtave të autorit.
Mbledhje e Kongresit
Mbas kësaj të marte, grindja tregtare do jetë temë e Kongresit të sivjetshëm të popullit kinez. Si sinjal për parneritetin ndërkombëtar ekziston një ligj i ri për investimet e firmave të huaja, i cili duhet t’ i ndalojë autoritetet që të fusin ilegalisht hundët në praktikat e biznesit të kompanive të huaja. Në këtë mënyrë duhet qetësuar SHBA, e cila akuzon Kinën se i vjedh idetë.
Delegatët e Asamblesë që nuk kanë pushtet do të dëgjojnë ditën e martë raportin e kryeministrit, Li Keqiang. Pritet që kryeministri të japë synimet e zhvillimit për ekonominë e dytë për nga madhësia të botës, i cili do të jetë më i ulët. Vitin e kaluar Li pati dhënë si synim rreth “6,5 përqind” rritje ekonomike dhe në fund të vitit u arrit 6,6 përqind. Për shkak të krizës ekonomike, ky ishte niveli më i ulët i zhvillimit ekonomik, të arritur që prej 30 vjetësh në Kinë.
Pse po vonon heqja e ndryshimit të orës në Europë?
Koha ka kaluar për periudhën e verës dhe të dimrit. Për këtë janë të një mendjeje Komisioni i BE-së dhe Parlamenti Europian. Komisionet përkatëse të Parlamentit të BE duan që deputeti europian i CDU-së, Peter Liese të punonte me ngulm për çështjen e kohës. Tani që Komisioni i transportit i dha me shumicë votat, ai mund të fillojë të punojë në fund të marsit me Plenumin. Por i mungon për këtë aprovimi i 28 shteteve të BE.
Procesi kërkon aprovimin gjerman?
Njoftimi i Presidenti të Komisionit të BE, Jean Claude Juncker të bërë në muajin shtator se ndryshimi i orës do të hiqet shumë shpejt, dëshmoi se ishte njoftim i parakohshëm. Ky ka qenë rezultati që ka dalë nga sondazhet e bëra me qytetarët e BE. Pa e pritur këtë rezultat, doli se 80 përqind e shumicës mendojnë se ndryshimi i orës nuk është më në përputhje me realitetin. Sidoqoftë sondazhet nuk ishin reprezentative, sepse tre milionë nga 4,6 milionët që votuan ishin nga Gjermania. Diplomatët e BE nga vendet e tjera të vogla u ankuan se Komisioni i BE kërkon që të detyrojë vendet e tjera të plotësojnë dëshirën gjermane. Kështu që Komisioni i BE duhet të frenohet me çdo kusht.
Juncker donte të hiqte ndryshimin e orës që në këtë pranverë, në mënyrë që para zgjedhjeve europiane të majit të mund të pretendojë se është ndjekur dëshira e popullit. Por shtetet anëtare kërkuan afate kalimtare deri më 2021.
Gjërat e mira duan kohë të vijnë, sidomos në BE. Si kompromis për heqjen e “rregullave për ndryshimin e orës” është vendosur viti 2020, në pranverë apo në vjeshtë.
Anëtarët e BE i japin kohë vetes
Por tani, thuhet që në muaji qershor ministrat e vendeve anëtare të marrin për herë të parë vendim se kur dhe ku do të vlejë cila kohë. Sepse disa anëtarë të BE, mes të cilave Britania e Madhe, Greqia dhe Portugalia, duan që t’i mbajnë rregullat e vjetra dhe të kenë ndryshimin e orës dy herë në vit në verë dhe në dimër.
Qipro, Hollanda, Danimarka, Franca dhe Irlanda nuk kanë marrë ende vendim. Shtetet e tjera duan ta heqin ndryshimin e orës, por duhet të vendosin cilën nga kohët do të zgjedhin, atë të dimrit apo atë të verës.
Pse zgjat kaq shumë kjo gjë, e shpjegon deputeti europian Liese për Deutsche Wellen: “Duhet kohë për t’ i dhënë mundësinë vendeve anëtare që të koordinohen. Do të ishte e rëndësishme nëse do të kishim të njëjtën orë në gjithë sipërfaqen”. Nëse në të ardhmen do të udhëtohet nga Hamburgu në Hollandë dhe Belgjikë apo Francë, atëherë ora duhet të ndryshohet të paktën një herë dhe jo tre. Kompanitë e fluturimeve ajrore, hekurudhave, ndërmarrjeve të transportit duhet të përshtaten. “Por për këtë nuk duhen dy vjet. Kjo gjë mund të bëhet edhe më shpejt,” thotë eksperti i kohës për partinë koservatore.
Pjesa më e madhe e vendeve të botës nuk e njohin ndryshimin e orës, vetëm 73 prej tyre e bënë këtë vit. Ka shtete në të cilat ora ndryshon vetëm në një pjesë, sipër shembull në Kanada apo SHBA. 69 shtete e kanë hequr ndryshimin e orës, që kanë pasur më parë. BE ka tre zona kohore, nga Portugalia në perëndim deri në Qipro në lindje. Edhe tregu i brendshëm ose planet e fluturimit nuk janë penguar të funksionojnë. E sigurt është sidoqoftë se ndryshimi i orëve do të prezantohet 30 marsin e ardhshëm. Në të gjithë BE.
SHBA mbyll zyrtarisht konsullatën në Jeruzalem
Shtetet e Bashkuara e mbyllën të hënën zyrtarisht konsullatën në Jeruzalem, duke e ulur nivelin e misionit kryesor diplomatik për palestinezët, me hapjen e Ambasadës amerikane në Izrael.
Për dekada me radhë, konsullata në të vërtetë ka funskionuar si ambasadë për palestinezët.
Tani, aktiviteti i konsullatës do të realizohet nga një njësi e veçantë diplomatike për palestinezët, nën drejtimin e ambasadës.
Ky ndryshim simbolik ja kalon autoritetin kanaleve diplomatike të Shteteve të Bashkuara me Bregun Perëdnimor dhe Gazën, ambasadorit David Friedman, mbështetës për sigurimin e fondeve për krjimin e vendbanimeve hebraike në Bregun Perëndimor dhe një kritik i ashpër i udhëheqjes paletineze.
Njoftimi për mbylljen e konsullatës u bë të hënën në mëngjes nga Departamenti i Shtetit në Jerusalem, dhe po të hënën filloi nga aktiviteti njësia e re.
Kur lajmi për zhvendosjen e konsullatës u njoftua për herë të parë nga Sekretari i Shtetit Mike Pompeo në tetor, ai shkaktoi zemërim tek paleztinezët, duke nxitur dyshimet e tyre se SHBA po njihnim me këtë veprim kontrollin e Izraelit në territoret e Jeruzalemit lindor dhe të Bregut Perëndimor, ku palestinezët duan të kenë shtetin e tyre të ardhshëm.
Vitin e kaluar Shtetet e Bashkuara njohën Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit dhe e zhvendosën ambasadën e tyre atje, me një veprim që përmbysi politikën amerikane për njërën prej çështjeve më të vështira në konfliktin mes izralitëve dhe palestinëzëve.
Si përgjigje, palestinezët i ndërprenë lidhjet me adminsitartën amerikane. Si reagim SHBA i prenë ndihmat humanitare prej qindra miliona dollarësh ndaj palestinezëve.
Odisea e një artikulli…
Nga Reshat KRIPA
Më 12 dhe 19 shkurt 2019 televizioni “A1 Report” transmetoi një interviste timen dhënë zonjës Admirina Peçi ne të cilën flisja për aktivitetin e organizatës antikomuniste që kishim krijuar në Vlorë në vitin 1951, kur ishim ne vitin e parë të gjimnazit, si dhe periudhën që kaluam në burgjet dhe kampet e asaj kohe. Për përgatitjen e kësaj interviste isha takuar më parë me zonjën Peçi duke i dorëzuar edhe një CV të këtyre ngjarjeve nxjerrë nga arshiva e Ministrisë së Brendëshme
Lidhur me sa më sipër tri gazeta të përditëshme “Tema” Nr. 5630 datë 13 shkurt, “Shqiptarja.Com Nr. 34 (2557) po datë 13 shkurt dhe “Panorama” Nr. 5833 datë 14 shkurt botuan shkrime kushtuar aktivitetit tonë dhënë në intervistë, shoqëruar madje edhe me fotografi tonat dhe trakte të shpërndara prej nesh.
Mendova se më parë redaksitë e këtyre gazetave duhej të më kishin marrë një aprovim nga ana ime për këtë, ashtu siç kishte vepruar edhe zonja Peçi, por kjo nuk ndodhi. Megjithatë nuk i vura shumë rëndësi.
Pikërisht ato ditë, në Tiranë zhvilloheshin “Ditët e Kujtesës”, në kuadrin e përvjetorit të përmbysjes së përmendores së diktatorit Enver Hoxha, organizuar nga Fondacioni “Kondrat Adenauer” në bashkëpunim me Institutin për Demokraci, Media dhe Kulturë, Institutin e Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Regjimit Komunist, dhe Autoritetin e Dosjeve të Sigurimit të Shtetit. Lidhur me kumtesat dhe diskutimet e bëra në këtë aktivitet nga personalitete të shquara, shkrova artikullin me titull “Ne nuk harrojmë”, të cilin ua dërgova të tre gazetave në fjalë qysh më datat 26 dhe 27 shkurt dhe konkretisht botuesit Mero Baze dhe më pas kryeredaktoreve te tyre, zotërinjve Bledi Lumani, Robert Rakipllari dhe Aurel Pepa. Artikullin e dërgova në adresat e E.Mail-ve të tyre të shkruara në gazetat përkatëse.
Në këto E-Mail-e shkruaja:
I nderuar zoti …………. duke ju falenderuar per shkrimin e botuar ne gazeten tuaj lidhur me intervisten time dhene zonjes Admirina Peçi per televizionin “A1 Report”, po ju dergoj komentin tim me titull “Ne nuk harrojme”, kushtuar mos zbatimit te Rezolutes se Kuvendit te Shqiperise “Per denimin e krimeve te kryera nga regjimi komunist” miratuar ne tetor 2006. Ne rast se e gjykoni te papershtatshem per ta botuar do te doja te me kthenit nje pergjigje. Me respekt
Reshat Kripa
Prita disa ditë por, çuditërisht nuk e pashë të botuar dhe për më tepër nuk më erdhi asnjë përgjigje prej tyre. Mora në telefon numrin 042403207 të gazetës “Panorama” dhe personi me të cilin fola më tha se nuk kishte dijeni por mundësisht t’ua dërgoja përsëri. Kështu veprova dhe në E-Mailin tim erdhi përgjigja:
Gazeta Panorama G. P. <[email protected] To:Reshat Kripa Mar 1 at 3:41 PM Ne rregull, do t’ju kthejme nje pergjigje sapo ta shikoj kryeredaktori
Faleminderit
Kanë kaluar tre ditë dhe përgjigje ende nuk ka ardhur.
Me gazetën “Mapo” më ndodhi tjetër fenomen. Megjithëse I kisha dërguar në E_Mail-et [email protected], [email protected] dhe [email protected] të shkruar në gazetë, çuditërisht, në internet m’u kthye përgjigja:
Na vjen keq, nuk mundëm ta dërgonim mesazhin në adresën e mëposhtme. E pamundur për të dërguar mesazhin pas disa përpjekjeve të reja, duke hequr dorë. Më poshtë kësaj rreshti është një kopje e mesazhit.
Dhe vazhdonte mesazhi im i cituar më lart.
Për gazetën “Shqiptarja.Com”. i rashë telefonit të shkruar në gazetë 0696088847 por, në vend që të më dilte ndonjë gazetar i saj, doli një zotni i televizionit “A1 Report” i cili, natyrisht, nuk dinte çfarë të më jepte përgjigje.
Kjo është odisea e artikullit tim. Flitet se në Shqipëri shtypi është i lirë. Sipas raportit të përbashkët të “Gazetarëve pa kufij” dhe BIRN-it, publikuar në marsin e vititt 2018 Shqipëria renditet në vendin e 75-të
Personat e cituar më lart i shohim shpesh herë në faqet e televizioneve duke folur për problemet e ndryshme politike, por edhe për korrektesën apo etikën që duhet të ketë një drejtues. Në shembullin tim nuk e shoh një gjë të tillë. Çështja e botimit ose jo të një artikulli është e drejta e drejtuesve të gazetave por kthimi i një përgjigjeje dërguesit të saj është një detyrim që e përmban etika gazetareske që , për fat të keq, këtyre individëve u mungon.
Deri më sot që jam në moshën 83 vjeçare nuk kam lejuar askënd që të përdorë figurën time si reklamë për shitjen e një gazete dhe do të vazhdoj të mos lejojë. Dua t’iu drejtohem personave të sipër përmendur se në bibliografinë e shkrimeve të mia kam mbi 350 artikuj të ndryshëm , rreth 40 kumtesa të mbajtura në sesione shkencore, botuar katër romane, një libër me tregime, një libër me kujtimet e moshës së rinisë, një libër me poezi dhe një monodramë, të gjitha pas vitit 1991 pasi më parë e kisha të mbyllur derën e botimeve.. U rekomandoj gjithashtu të mundohen të lexojnë librin e fundit të botuar nga Instiituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Regjimit Komunsit me titull: “Mos harroni, jemi edhe ne” (Pjasa e parë), që përmban artikuj dhe kumtesa të shkruara në periudhën 1991-2010 dhe që brenda këtij viti do të botohen edhe dy vëllimet e tjera për periudhën deri në ditët e sotme. Aty do të gjeni mendimet e mia, jetën time dhe kështu do të vazhdoj deri në ditën e fundit..
Sot jetojmë ne shekullin e elektronikës dhe mundësitë e botimit janë të pafund. Kështu do të veproj edhe unë . Janë me dhjetra organe online të cilave u kam dërguar dhe do të vazhdoj t’ua dergoj shkrimet e mia, për deri sa në Shqipëri të ketë me të vërtetë organe të lira shtypi dhe drejtues korrekt
Bashkangjitur me këtë shkrim po botoj edhe artikullin për të cilin bëhet fjalë. Mirëpres vrejtjet e lexuesve.
Ne nuk harrojmë!
Duke ndjekur kumtesat dhe diskutimet e personaliteteve të shquar të vendit dhe të huaj në “Ditët e Kujtesës”, në kuadrin e përvjetorit të përmbysjes së përmendores së diktatorit Enver Hoxha, organizuar nga Fondacioni “Kondrat Adenauer” në bashkëpunim me Institutin për Demokraci, Media dhe Kulturë, Institutin e Studimeve të krimeve dhe Pasojave të Regjimit Komunist, dhe Autoritetin e dosjeve të Sigurimit të Shtetit, para syve më del Dokumenti 10765, “Raport i Komitetit të Çështjeve Sociale” me raportues zotin Goran Lindblad lidhur me Rezolutën 1481 (2006) “Nevoja për Ndëshkimin Ndërkombëtar të Krimeve të Regjimeve Totalitare Komuniste”, miratuar nga Asamblea Parlamentare e Këshillit të Europës më 25 janar 2006 dhe më bie në sy, veçanërisht, pika e gjashtë e kësaj rezolute që thotë:
“Asambleja është e bindur se njohja e historisë është një nga parakushtet e shmangies së kryerjes së krimeve të përngjashme në të ardhmen. Për më tepër, vlerësimi moral dhe ndëshkimi i krimeve të kryera luan një rol të rëndësishëm në edukimin e brezave të rinj. Pozicionimi i qartë i bashkësisë ndërkombëtare mbi të kaluarën mund të jetë pikë referimi për veprimet e ardhshme”.
Zoti Benesh, përfaqësues i grupit demokrat çek në këtë asamble deklaroi:
“Nuk ka asnjë vend ku komunizmi ka ardhur në pushtet dhe të ketë qenë demokratik. Nëse nazizmi u dënua vetëm pak muaj pas rënies, nuk u bë e njejta gjë me komunizmin. Në përfundim të Luftës së Dytë Botërore dihej saktë se kush ishte fitimtari dhe kush i humburi. Ndërsa në përfundim të Luftës së Ftohtë, gjërat ishin të paqarta. Unë nuk kam frikë as nga nazizmi, as nga komunizmi, por nga lakejtë e tyre që i kanë ndihmuar regjimet ish-komuniste të qëndrojnë në këmbë”.
Ndërsa ia vlen të citohen gjithashtu fjalët e zonjës Saks (Estoni) thënë thënë po në këtë seancë:
“Historia kërkon që të gjejë të vërtetën edhe pse disa e kanë të vështirë ta pranojnë atë për arsye të implikimit të tyre personal. Edhe pse kam qenë komuniste, e mbështes raportin. Nuk jam krenare që kam qenë komuniste”.
Kongresisti i njohur shqiptaro-amerikan Xho Dioguardi ka thënë më 12 qershor 2012 në Ëashington:
I bëj thirrje qeverisë shqiptare që të sjellë një demokraci të vërtetë në Shqipëri duke u kërkuar falje viktimave të komunizmit dhe familjeve të tyre, duke ngritur nje komision të së vërtetës dhe të pajtimit, duke hapur arkivat komuniste , në mënyrë që të fillojë një proces i cili do të shërojë plagët dhe do të rivendosë besimin tek qeveria dhe udhëheqësit e saj.”
Ndërsa zonja Shirley Cloyes Dioguardy, Këshilltare për Çështjet Ballkanike pranë Ligës Civile Shqiptaro-Amerikane ka deklaruar:
“Një nga arsyet pse nuk kemi shtet të fortë ligjor dhe që drejtësia mbetet një institucion i brishtë është se nuk ka pasur ballafaqim me të kaluarën. Procesi nuk duhet të drejtohet nga qeveria apo një parti e vetme politike, ka plot institucione që ofrojnë përvojë.
E gjithë kjo varet nga vullneti politik dhe nga dëshira për të bërë më shumë , duke u larguar nga praktika margjinalizimit të atyre që vuajtën , ose e ngritjes së duarve duke thënë se s’mund të bëhet asgjë,, apo me justifikimin se nuk ka shpresë dhe se procesi do të manipulohet për përfitime personale. Nuk e shoh të mundur që Shqipëria të ecë përpara, pa u përplasur me të kaluarën ndërkombëtare.”
Më falni nëse u zgjata pak me këto citate të këtyre personaliteteve të lartë të njohur, por e bëra qëllimisht për të treguar se ne jemi shumë larg të vërtetave të deklaruara prej tyre. Një gjë të tillë do ta vërtetoj me ngjarje të ndodhura në vendin tonë, që zor se mund t’i kundërshtoj ndokush.
Në muajin tetor 2006 Kuvendi i Shqipërisë miratoi Rezolutën “Për Dënimin e Krimeve të Kryera nga Regjimi Komunist në Shqipëri” , në miratimin e së cilës, për fat të keq, deputetët e Partisë Socialiste, natyrisht me porosi të kryetarit të tyre Edi Rama, dolën nga salla duke bojkotuar votimin. Rezoluta përmban 17 pika të cilat, po të ishin zbatuar, do ta kishin zgjidhur përfundimisht problemin e dënimit të krimeve të kryera nga regjimi totalitar komunist.. Por, për fat të keq, pothuajse asnjë prej pikave të saj nuk është realizuar, megjithëse kanë kaluar më shumë se 12 vjet nga miratimi i saj. Përse? Mos vallë mungon vullneti politik?
Le të analizojmë disa pika të kësaj rezolute për të vërtetuar ato që thashë me lart.
Pika 8 – Kuvendi i Shqipërisë dënon diktatorin Enver Hoxha si ideatorin, frymëzuesin, drejtuesin dhe ekzekutuesin e sistemit më të egër diktatorial komunist në Europën Lindore dhe kërkon heqjen e të gjithë titujve dhe dekoratave dhënë atij e bashkëpunëtorëve të tij nga regjimi komunist.
Deri më sot nuk kemi parë apo dëgjuar nga ndonjë qeveri zbatimin e kësaj pike, madje na qenka miratuar edhe një ligj nga Kuvendi i Shqipërisë sipas të cilit askush nuk ka të drejtë të heqë titujt dhe dekoratat e fituarara në të kaluarën,
Piak 9 – Kuvendi i Shqipërisë kërkon rishikimin e datave të sistemit komunist që shënojnë instalimin e diktaturës komuniste në Shqipëri si dhe heqjen e këtyre datave nga protokollet zyrtare shtetërore.
Sot në Shqipëri ekzistojnë data dhe simbole të shumta të regjimit komunist. Si për shembull emërtimet e rrugëve apo lagjeve si 11 janari, 24 maji, Komuna e Parisit e të tjera, madje edhe atje ku është ndërruar emërtimi, media e shkruar dhe ajo vizive si dhe moderatorët apo komentatorët e tyre vazhdojnë t’i quajnë me emërtimet e vjetra. Si shembull tipik po sjell vetëm një. Sheshi ku kryqëzohet rruga e Kavajës me rrugën “Muhamet Gjollesha” vazhdon të përmendet me emrin e vjetër “21 Dhjetori”, ditëlindja e diktatorit Stalin, në një kohë që Këshiili Bashkiak i Tiranës ka kohë që ka vendosur që ky shesh të emërohet “Mehmet Akif”. Për më tepër, me vendim të Kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj është vendosur një memorial ku shkruhet “21 dhjetori”. Si e shpjegoni një veprim të tillë?
E njejta gjë edhe me simbolet. Në varreat e dëshmorëve vazhdon të qëndrojë ylli i kuq i komunizmit, a thua se ata dëshmorë u vranë për këtë yll, aq më tepër kur fare pranë tij janë vendosur edhe eshtrat e 22 martirëve të së ashtuquajturës “Bombë në Ambasadën Sovjetike” dhe mua më duket sikur grepat e atij ylli vazhdojnë të gryejnë eshtrat e këtyre martirëve. Po ashtu basorelievi në ballin e Muzeut Historik Kombëtar, ku më shumë se 2|3 e tij e zënë partizanët me yll në ballë dhe ndërtuesit e Shqipërisë Socialiste dhe më pak se 1|3 e tij me historinë mijra vjeçare të vendit tonë. A mund të quhet muze kombëtar një i tillë? Lidhur me sa më sipër edhe një propozim për ta hequr, i bërë nga ish-drejtori i këtij institucioni, i nderuari Beqir Meta, çuditërisht nuk u mor parasysh.
Pika 10 – Kuvendi i Shqipërisë kërkon bërjen publike të të gjitha dokumentave që dëshmojnë krimet e regimit komunist, përfshirë edhe dosjet e krijuara në ish-institucionet e përndjekjes dhe dënimeve politike si Sigurimi i Shtetit, Prokuroritë, Gjykatat dhe Komitetet e Dëbim-Internimit.
Deri më sot nuk kemi parë asnjë njoftim për sa shkruhet më sipër. Dosjet vazhdojnë të jenë të mbyllura me dry. I vetmi institucion i ngritur për këtë qëllim është ai i Studimit dhe Pasojave të Regjimit Komunist i cili, me gjithë përpjekjet e stafit të tij nuk po arrin të zbulojë krimet e vërteta të kryera në ate kohë, pasi pengesat vijnë nga mungesa e vullnetit politik të autoriteteve shtetërore.
Pika 11 – Kuvendi i Shqipërisë kërkon hapjen e dosjeve të ish-bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit për politikanët, drejtuesit e institucioneve shtetërore atyre të sistemit të drejtësisë, të administratës publike qëndrore e lokale, si dhe të mediave kombëtare audio-vizive apo të shkruara.
Çuditërisht në vendin tonë është miratuar një ligj, i ashtuquajturi “Veting” i cili zbatohet vetëm për punonjësit e drejtësisë. Po të tjerët? Edhe një propozim i bërë për përfshirjen e politikanëve u hodh poshtë, ndërsa për të tjerët as që bëhet fjalë.. Jo vetëm kaq por skandali është shumë më i madh. Me shkreën zyrtare me numër protokolli 5 datë 20 korrik 2015 shoqata e jonë i dërgoi Komisionit të Dekriminalizimit dhe atij të Reformës në Drejtësi që në këto ligje të shtohej një nen që përjashtonte nga pjesmarrja në organet larta si Kuvendi i Shqipërisë, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, ajo e Apelit dhe ato të shkallës së parë, Prokuroria e Përgjithëshme dhe ato të rretheve, dhe hallkat e pushtetit ekzekutiv në qendër dhe në prefektura, personat e implikuar në të kaluarën në gjykatat, prokuroritë, hetuesitë dhe organet e tjera të diktaturës komuniste. Fatkeqësisht jo vetëm që nuk u pranua por nuk na u kthye asnjë përgjigje, madje nuk dëgjuam asnjë deputet që ta ngrinte këtë çështje. Kështu që sot punonjësit e drejtësisë gjykohen vetëm për pasurirë e ligjëshme ose të paligjëshme dhe jo për të kaluarën e tyre në periudhën totalitare.
Kohët e fundit është ngritur Autoriteti për Hapjen e Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit. Menduam se më në fund u mor një vendim i rëndësishëm. Por realiteti tregoi se ky nuk ishte i tillë. Më lejoni t’ju tregoj një rast timin flagrant. Disa vite më parë, kur Arshiva e Ministrisë së Brendëshme drejtohej nga zoti Kastriot Dervishi kerkova dosjen time e cila m’u dorëzua. Në të përfshihej gjithë veprimtaria ime dhe dy shokëve të mi qysh nga themelimi i organizatës antikomuniste, traktet e shpërndara, arrestimi, hetimi dhe gjykimi deri në Gjykatën e Lartë. Kur u krijua Autoriteti për Hapjen e Dosjeve kërkova dosjen time në ish-Sigurimin e Shtetit. Çuditërisht m’u dorëzua një CV që përmbante vetëm ato gjëra që unë i kisha marrë vite më parë në Ministrinë e Brendëshme. Kur pyeta se si ishte e mundur m’u përgjigjën se nuk paskam pasur përgjim nga ish-sigurimi.
Një gjë e tillë më habiti dhe u interesova deri tek Kryetarja e Autoritetit por nuk mora përgjigjen e duhur.
Shtoj se me vendimin Nr. 2, datë 21.10.1946 famija e jonë, e përbërë prej 9 personash, jemi dëbuar për motive politike nga Tirana për në qytetin e Vlorës. Me vendimin Nr 180 datë 21.09.1950 të Gjykatës Ushtarake Gjirokastër im vëlla, Besnik Kripa është dënuar me 20 vjet burg për formimin e një grupi antikomunist në gjimnazin “Ali Demi”, vendim që Gjykata e Lartë ia ktheu në 15 vjet. Kryeu 12 vjet burg. Me vendimin Nr 111 datë 11.12.1951 të Gjykatës Ushtarake Durrës, unë u dënova ,e 5 vjet burg për krijimin e një grupi tjetër antikomunist në qytetin e Vlorës, dënim që e kryeva të gjithë. Pas lirimit u mobilizova ushtar në repartet e punës ne Tiranë, Durrës dhe Dushk të Lushnjes. Pas lirimit nga ushtria, përfundova gjimnazin e mbrëmjes së Vlorës me rezultate të shkëlqyera, por m’u mohua e drejta e studimit për më lart, kështu që qesh i detyruar të punoja në Ndërmarrjen Bujqësore “Vlora” si murator duke pasur si detyrë më të lartë atë të “brigadierit”, detyrë për të cilën nuk pushonin letrat anonime. Me thoni, të nderuar lexues, a ka mundësi që me këto kondita ish-Sigurimi i Shtetit të mos më ketë hapur dosje hetimore, në një kohë kur të tilla, edhe sipas shtypit të sotëm, të tilla kanë pasur edhe funksionarë të lartë të shtetit. Atëhere Përse? Kush të mundet le të përgjigjet.
Pika 15 – Kuvendi i Shqipërisë fton institucionet shtetërore të përmbushin të gjitha detyrimet ligjore lidhur me Statusin e të Përndjekuve Politikë për integrimin, arsimimin, punësimin, strehimin dhe dëmshpërblimin e tyre në një kohë sa më të shpejtë, si dhe akordimin e një fondi për gjetjen e të zhdukurve dhe të vrarëve me apo pa gjyq për arsye politike.
Deri më sot mund të themi se është zgjidhur vetëm problemi i arsimimit. Për çështjen e punësimit, të përndjekurit politikë janë të parët që pushohen nga puna.. Për strehimin një pjesë e tyre përfituan shtëpi falas në bazë të një ligji të asaj periudhe por, çuditërisht, ligji i dëmshpërblimit ua hoqi këtë të drejtë. Për çështjen e dëmshpërblimit ai ka kaluar, siç i thonë fjalës, në kalendat greke. Por çështja më e rëndësishme është ajo e caktimit të një fondi për gjetjen e të zhdukurve.
Janë rreth 5000 persona të cilët nuk kanë një varr për të vendosur një tufë me lule apo për të derdhur dy pika lot. Shteti shqiptar e ka lënë në heshtje këtë çështje kaq themelore.
Pika 16 – Kuvendi i Shqipërisë nxit fillimin e një fushate kombëtare për rishikimin e librave shkollorë, shpalljen e një dite kombëtare për përkujtimin e viktimave të komunizmit, hapjen e muzeumeve përfshirë kthimin në muze të burgjeve të tmerrshme politike, si dhe ngritjen e memorialeve në nderim të shqiptarëve që u vranë për kundërvënien ndaj regjimit totalitar.
Asnjë fushatë, asnjë konferencë historianësh dhe studiuesish nuk është zhvilluar për rishikimin e librave shkollore. Në to vazhdon të mbizotërojë ende fryma komuniste e trajtimit të ngjarjeve. Për shpalljen e një dite kombëtare për përkujtimin e viktimave të komunizmit, fillimisht u caktua 21 maji, dita e revoltës së madhe të kampit të Spaçit ndërsa, më vonë, 20 shkurti, dita e shembjes së monummentit të diktatorit. Sot flitet për 26 shkurtin, ditën e ekzekutimit të 22 martirëve të së ashtuquajturës “Bombë në Anbasadën Sovjetike”. Kur do të marrë fund kjo çështje? Deri më sot ekziston vetëm muzeumi i genocidit komunist në Muzeun Hisrorik Kombëtar dhe një tjetër në Shkodër. Nuk ka asnjë burg apo kamp të tmershëm të kthyer në muze. Ka mbi 10 vjet që është krijuar shoqata për kthimin e kampit të Spaçit në muze por ende nuk është dëgjuar zëri i saj. Sot flitet për ta bërë të tillë kampin e internimit të Tepelenës. Të shohim se kur do të realizohet, Ndërsa memoriali për nderim të shqiptarëve që u vranë për kundërvënien ndaj regjimit totalitar, për të cilin ka vite që Kuvendi i Shqipërisë ka marrë vendimin për ngritjen e tij, qeveritarët tanë nuk qenkan në gjendje apo më mirë nuk duan ta vendosin.
Pika 17 – Kuvendi i Shqipërisë mbështet organizimin e një konference kombëtare me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të parlamentit, qeverisë, partive politike, shoqatave të të persekutuarve, akademikëve, historianëve, dhe si ekspertëve të OJQ-ve, për krimet e kryera nga regjimi totalitar komunist
Kanë kaluar 12 vjet nga kjo rezolutë dhe askush nuk kujtohet për një konferencë të tillë.
Për çdo ditë në vendin tonë organizohen me dhjetra konferenca me tema të ndryshme duke arritur deri edhe te ato të personave gej, por për të përndjekurit politikë kurkush nuk kujtohet. Kush vallë janë më të rëndësishme, problemet e asaj pakice personash gej dhe çështjeve të tjera apo problemet e të përndjekurve politikë? Askush nga personalitetet shtetërore nuk kthen përgjigje. Përse? Sepse duan ta kalojnë në heshtje këtë problem deri sa të harrohet. Por ne nuk e harrojmë.
Pikërisht këto gjëra më dolën para syve tani që kujtoj Rezoluitën 1481 (2006) të Këshillit të Europës dhe rezolutën analoge të Kuvendit të Shqipërise. Më dolën para sysh dhe them me vehte: A do të ketë ndonjëherë vendi ynë burra shteti që të respektojnë vendimet apo rezolutat e miratuara nga vetë ata?
Një miku im më ka thënë se kjo kohë do të vijë kur Shqipërisë t’i dalin për zot fëmijtë e atyre prindërve që kanë lindur pas vitit 1991.
Megjithatë unë dyshoj edhe për këtë dhe dua ta mbyll shkrimin tim me thënien e personalitetit të shquar, zonjës Lantosh , e cila ka thënë:
Çdo njeri ka të drejtë të jetë i lirë, por çdo njeri e ka për detyrë të mbrojë lirinë e të tjerëve.
Ndaj edhe ne kërkojmë mbrojtjen e lirisë sonë.
Basha njofton protestën e madhe mbarëkombëtare më 16 mars
Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka folur nga oborri i selisë së Partissë Demokratike, pasi opozita ka dorëzuar në KQZ edhe heqjen dorë të mandateve nga të gjithë kandidatët e listave.
Gjatë fjalës së tij, Basha është shprehur se Edi Rama ka mbaruar. ‘Mirë se vini në shtëpinë e lirisë! Sot në të 4-tën protestë radhazi, populli i bashkuar ka përfunduar etapën e fundit të shkrirjes së këtij parlamentit të krimit dhe hedhjes në kazanin e plehrave.
Dita e sotme ka meritën e ndezjes së shpresës për ditët që po vijnë. Sot e kemi dërguar njëherë e mirë në shtëpi, parlamentin e krimit. Kemi hapur shtegun e vetëm që do të kalojë vota e çdo shqiptari.
Zgjidhja është largimi një orë e më parë i shkaktarit kryesor, kryezullumqarit Edi Rama.
Ikja e tij është fundi i pjesës së parë të kësaj beteje, që do të vazhdojë me bashkimin më të madh në këto 3 dekada.
Edhe miqtë e ngushtë, ata që janë përpjekur ta mbrojnë e dinë shumë mirë se Edi Rama ka mbaruar, regjimi i tij ka marrë fund’, tha ndër të tjera kreu i PD-së Lulzim Basha.
Basha iu drejtuar pjesëmarrësve me një fjalë nga selia e PD-së, ku theksoi: “Ora e largimit të Edi Ramës po troket mbrapsht! Tik tak, tik tak!”
“Dita e sotme, tha Basha, ka një rëndësi të madhe, ka meritën e ndezjes së shpresës së shqiptarëve. Prej më shumë se gjashtë orësh në këtë protestë dhe nuk ju shkohet ën shtëpi, por sot e kemi çuar njëhërë e mirë në shtëpi parlamentin e krimit, parlamentin e krimit dhe kemi hapur shtegun e vetme përmes të cilës do të kalojë e ardhmja e çdo shqiptari.
Zgjidhja është largimi një orë e më parë e kryezullumqarit Edi Rama. Ikja e tij, është fundi i pjesës së parë të kësaj beteje që do të vazhdojë me bashkimin më të madh të shpresës dhe besimti që shqiptarët kanë njohur në këto dekada. Edhe miqtë e tij më të ngushtë, edhe ata që janë përpjekur ta mbrojnë e dinë të vërtetën që ju keni buçitur: Edi Rama ka mbaruar, pushteti i tij ka marrë fund!
Dua t’i drejtohem çdo nëne e çdo babai: mos kini frikë, asgjë nuk do ta ndalë popullin nga vullneti për të marrë në dorën fatet e tij. ajo që po vjen është çlrimi juaj, sovraneti juaj, fundi i arrogancës, i krimit të bërë njësh me qeverinë; ajo që ne po ndërtojmë është Shqipëria e shqiptarëve me dinjitet dhe mundësi. Ndaj mbushini zemrat me kurajon e shpresës që ju ndezët. Kurrë me errësira e krimit, perversiteti i hajdutërisë nuk do të vendosë për ju dhe fëmijët tuaj. Ora e largimit të Edi Ramës po troket mbrapsht! Tik tak, tik tak! Gati për uraganin popullor më 16 mars”, u shpreh Basha.
Berisha-Ramës: Ik më mirë ditën se natën nuk i dihet…
Ish-Kryeministri Sali Berisha i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama të largohet sepse revolta ka pushtuar zemrat e shqiptarëve.
Duke komentuar largimin e Ramë në Itali gjatë ditës së sotme, Berisha tha se, nuk i mashtron italianët duke kërkuar azil politik.
“Një protestë e jashtëzakonshme. Italianët nuk i mashtron dot Rama. Ne po tentojmë të kthejmë lirinë e shqiptarëve dhe Rama i ka kohërat e numëruara. Bën mirë të ikë ditën se ikja natën nuk dihet ku përfundon. Është lidershpi i opozitës që i përcakton ato. Revolta ka pushtuar zemrat e qytetareve”, tha Berisha.
Ndërsa gazetarja e News24 Klodiana Lala i ka vënë në dukje se duket në formë pasi nuk ka pasur gaz lotsjellës sot në protestë, Berisha tha se edhe me gaz është në formë.
Lala: Zoti Berisha dukeni në formë të mirë fizike sot, a vjen kjo për faktin se këtë policia nuk përdori gaz lotsjellës sepse herën e fundit ju pamë me sy të lotuar?
Berisha: Edhe me gaz jam në formë unë, nuk ka asgjë që më pengon mua për të vazhduar betejën.
“Rama ka shkuar të negociojë azilin politik, e ka vulosur populli fatin e tij”
Lideri i opozitës, Lulzim Basha nga protesta para Kuvendit tha se, Edi Rama po negocion azilin politik në Itali. Në fjalën e tij, kreu i PD theksoi se fati i tij është vulosur nga populli. “Rama ka shkuar të negociojë azilin politik. Pak rëndësi ka e ka vulosur populli fatin e tij”, u shpreh Basha.
Basha ka komentuar betimin e 4 deputetëve të opozitës që u betuan sot në Kuvend si deputetët më të rinj dhe nuk pranuan djegien e mandateve.
Gjatë fjalës së tij para protestuesve tek Parlamenti, Basha tha se ata janë tradhtarë që kurrë s’do i falë historia.
“Prej javësh ajo godinë parlamenti nuk është më godina e Kuvendit të Shqipërisë, por karantina e kolerës së krimit dhe korrupsionit. Ata ta të mjerë që futen aty, ata janë turpi i familjes së tyre dhe turpi i shqiptarëve. Ata janë tradhtarët që kurrë nuk do t’i falë historia. Zoti pastë mëshirë për shpirtrat e tyre se fytyrë nuk kanë para shqiptarëve. Zëri juaj është dëgjuar dhe unë kam nderin që me emrin e popullit sovran të falënderoj nga zemra ata kandidatë që djegien sot mandatin e tyre. Kjo është beteja për Shqipërinë e vlerave. Nuk ka Evropë me Shqipërinë si Kolumbia”, tha Basha.
Protestuesit rrethojnë KQZ-në
Mijëra shqiptarë janë nisur në drejtim të Komisonit Qëndror të Zgjedhjeve. Vendimin e bëri të ditur vetë kreu i PD-së, Lulzim Basha i cili tha se të gjithë kandidatët për deputetë do të nisen drejt KQZ-së për të dorëzuar refuzimin.
Protestuesit dhe krerët e PD-së dhe LSI-së janë drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Sipas burimeve do të dorëzohen në KQZ listat me emrat e kandidatëve në listat e deputetëve që nuk do të pranojnë mandatet.
Marshimi i protestuesve është shoqëruar dhe me thirrjet: Rama ik, Rama ik!
Pas mbërritjes Basha ka negociuar me policët dhe iu ka kërkuar të mos provokojnë protestuesit. I shoqëruarn ga kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, kreu i PR-së Fatmir Mediu dhe sekretari i përgjithshëm i PD Gazment Bardhi, Basha ka hyrë brenda KQZ për të dorëzuar refuzimin e mandatit nga dhjetëra kandidatë.
Më herët ka pasur flakë e tym tek parlamenti, Protestuesit i vunë zjarrin gomave dhe karikaturave të bëra për kryeministrin Edi Rama dhe zona e protestës është mbuluar nga tymi. Potestuesit hodhën vazhdimisht shashka e tymuese në oborrin e parlamentit dhe me vuvuzela kërkojnë largimin e kryeministrit. “Rama ik!”, kanë qenë thirrjet e tyre. Ndërkohë një ambulancë ka marrë me barelë një prej protestuesve i cili është ndjerë keq.