37.5 C
Tirana
E mërkurë, 13 Gusht, 2025

Modriç flet për krizën tek Reali: Na mungojnë golat e Cristianos, asnjë nuk e zëvendëson…

Luka Modriç ka dalë në konferencë për shtyp para ndeshjes së kthimit me Ajax, e vlefshme për fazën e 1/8-ve të Champions League, teksa ndeshjen e parë në Holandë e fituan me rezultatin 1-2.
Kroati ka folur për krizën që e ka kapluar skuadrën dhe pa hezituar, ka thënë se është për shkak të mungesës së golave të Cristiano Ronaldos.
Modric ka thumbuar paksa edhe shokët e skuadrës, duke thënë se nuk kanë në ekip një lojtar që shënon të paktën 20 gola, edhe pse Gareth Bale e Marco Asensio shiheshin si çelësi i suksesit pa CR7.
Që të dy, kanë dështuar të zëvendësojnë Ronaldon, përveç kësaj, kanë dështuar që të ndihmojnë ekipin edhe në ndeshjet më vendimtare të sezonit, pasi si në Champions, ashtu edhe në La Liga e Kupë të Mbretit, nuk po startojnë – para tyre më shumë po luajnë Vinicius dhe Lucas Vasquez.
Luka e di se është e vështirë që të gjejnë një lojtar që garanton 50 gola, por ka thënë se ata momentalisht nuk kanë në skuadër as lojtarë që garantojnë 10, 15 apo 20 gola.
“A po i mungon Cristiano Realit? Sigurisht që Ronaldo do i mungonte çdo ekipi dhe të gjesh një zëvendësues për të është pothuajse e pamundur”, u shpreh Modric.
“Ajo që ai ka bërë për ne dhe klubin, sigurisht që na mungon”.
“Klubi solli lojtarë të rinj në vend të tij, por të dalësh sipër tij nuk është e lehtë”.
“Ai shënonte nga 50 gola dhe nuk mund të gjesh dikë që shënon kaq shumë në këto ditë”.
“Dikush është dashur që të përparojë dhe disa lojtarë të shënojnë 10, 15 dhe 20 gola, por ne nuk kemi (futbollistë) të tillë, ky është problemi ynë, goli!”, u shpreh mes tjerash Luka.
Vetëm Benzema ka shënuar mbi 10 gola në Ligë, numëron 11, kurse Bale ka realizuar 7, Asensio, befasisht, edhe pse ka luajtur 20 ndeshje, ka shënuar vetëm 1, në total 3.
“Vinicius? Ai na ka dhënë shpejtësi, diçka ndryshe”, shtoi Modric.
“Është akoma shumë i ri, por ka treguar se ka shumë talent dhe ambicie”.
“Ai duhet të vazhdojë kështu, ka personalitet, talent, është djalosh i jashtëzakonshëm dhe ne jemi aty ta ndihmojmë që të rritet edhe më shumë”.

Reagimi i fortë nga Gjermania, Pack: Më vjen turp nga Knuti

Ish-anëtarja e Parlamentit Europian, ka reaguar pas deklaratave të eurokomisionerit Knut Fleckenstein pas vizitës në Shqipëri.
Ajo e konsideron si hipokrizi qëndrimin e Fleckenstein, ndërsa shprehet se ndihet e turpëruar nga ai, pasi sipas saj asnjëherë nuk ka kritikuar miqtë e tij socialistë për krimin dhe qeverisjen e korruptuar.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale ajo shprehet:
“Knut Fleckenstein gjykimi i Opozitës në Shqipëri për sjellje jodemokratike është hipokrizi, është një thirrje për ndihmë nga BE-ja. Asnjëherë në vitet e fundit nuk keni kritikuar miqtë socialistë për krimin dhe qeverisjen e korruptuar. Shqiptarët humbën shpresën, po vuajnë dhe lënë vendin. Kam turp nga ti”.
Kujtojmë se eurokomisioneri Knut Fleckenstein, gjatë vizitës me delegacionin e PE-së në Tiranë, kritikoi Opozitën. Ai u shpreh se Opozita nuk duhet të bojkotonte.
Ai u shpreh: “Po humbas durimin nga qëndrimi i deputetëve të opozitës, protestat të ruajnë qetësinë, pamjet e protestave vonojnë integrimin. I bëj thirrje Këshillit Europian të vlerësojë arritjet e Shqipërisë. Zonja e parë e vendit nuk duhet të pengojë negociatat, kam vëzhguar zgjedhjet e 2017 dhe ishin korrekt, në 5 mars informojmë PE për arritjet tuaja”.

Vjen mesazhi i fortë i administratës Trump për Ramën: Trego që askush nuk është mbi ligjin!

Ambasadori Philip Reeker, i zgjedhur në detyrën e zv.Sekretarit amerikan të Shtetit, ka bërë të parën deklaratë të fortë që Shtetet e Bashkuara i drejtojnë kreut të qeverisë në Shqipëri, ndërsa vendi është përfshirë nga protestat. Përmes një deklarate nga Shkupi zyrtari i lartë i administratës së Presidentit Trump i ka bërë të qartë Ramës se Shtetet e Bashkuara po presin prej tij që të tregojë se askush nuk është mbi ligjin. “Shqipëria duhet të luftojë krimin e organizuar dhe të tregojë se askush nuk qëndron mbi ligjin. Në mënyrë që të hapen bisedimet zyrtare për anëtarësim në Bashkimin Evropian”.
Deklarata e zv.Sekretarit amerikan të Shtetit është në të njëjtën linjë politike me qëndrimet e opozitës, e cila ka deklaruar se ata që manipuluan votat dhe që janë të lidhur me qeverinë nuk hetohen nga drejtësia sepse qëndrojnë mbi ligjin. Opozita i është referuar dosjes së përgjimeve që ndodhet në Prokurori prej muajsh, por që nuk hetohet pasi Rama ka bllokuar hetimet për shkak se në të është vetë ai si dhe Kryebashkiaku i Durrësit Dako dhe katër ish-ministra të qeverisë së tij. Tani janë Shtetet e Bashkuara që po kërkojnë daljen para përgjegjësisë të pushtetarëve të kapur në manipulimin e zgjedhjeve. 10 ditë më parë edhe ministria e Jashtme gjermane kërkoi zyrtarisht që ata që akuzohen nga opozita për manipulim votash të dalin para dtrejtësisë, gjë e cila vazhdon të zvarritet nga Rama.
Philip Reeker, Këshilltar i Komandantit të Forcave ushtarake amerikane në Evropë, i cili së shpejti pritet të marrë detyrën e Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Evropën, po qëndron në Shkup prej nga i bëri thirrje qeverisë së Kosovës për pezullimin e taksave ndaj mallrave serbe si kusht për vazhdimin e bisedimeve dhe gjetjen e një zgjidhjeje.
“Kosova nuk dorëzon asgjë duke negociuar. Por, rrezikon gjithçka duke mos negociuar”, u shpreh zoti Reeker duke shtuar se “druhet se qëndrimi i Kosovës ka shkaktuar dëme në raportet me Amerikën”.

Ambasadori Philip Reeker, i cili aktualisht është Këshilltar i Komandantit të Forcva amerikane në Evropë, por që së shpejti pritet të marrë detyrën e Ndihmmës Sekretareit të Shtetit për Evropën, mori pjesë në një konference në Shkup të organizuar nga Qendra Evropiane për Studime të Sigurisë, George Marshall dhe Fondi Marshal i Gjermanisë.
Ambasadori Reeker foli për marrëveshjen mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë por pa lënë mënjanë edhe marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë. Në fjalën e tij, zoti Reeker vuri në dukje nevojën e shpejtë të heqjes së taksave ndaj mallrave serbe.
Ai e quajti përparësi historike dhe strategjike të Shteteve të Bashkuara arritjen e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë nën dialogun e ndihmuar nga Bashkimi Evropian.
“Presidenti Trump u ka bërë thirrje drejtuesve në Kosovë dhe në Serbi që të shikojnë përtej mendimeve për humbjet apo fitoret e së kaluarës dhe të ecin përpara sëbashku drejt një të ardhmeje më paqësore dhe në mirëqenie”, tha ambasadori Reeker.
“Me njohjen thelbësore të dyanshme, një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve do t’u lejojë të dy vendeve të vërejnë potencialin e tyre dhe ta lënë parapa përgjithmonë dhunën e viteve ’99 Të dy vendet, nëse ngecin bisedimet, rrezikojnë humbjene një shansi që vjen një herë në një gjeneratë për ta zgjidhur këtë çështje”,theksoi ambasadori Reeker.
Ai e përsëriti thirrjen për Beogradin dhe Prishinën që t’i heqin barrierat e bisedimeve dhe të lejojnë zhvillimin e dialogut.
“Një pjesë e kësaj ka të bëjë me heqjen e taksave nga Kosova ndaj mallrave serbe dhe boshnjake. Për qytetarët e Kosovës, ne e kuptojmë zhgënjimin tuaj, dëshirën për të kontrolluar fatin tuaj dhe për të çuar përpara integrimin e Kosovës në sistemin ndërkombëtar. Nuk vihet në pyetje mbështetja amerikane për sovranitetin dhe pavarësinë tuaj. Amerika ka investuar shumë në drejtësinë për suksesin e Kosovës si një shtet i pavarur, shumëetnik dhe sovran. Ne kemi qëndruar pranë jush, vazhdimisht. Por, ndonjëherë ju kemi bërë një kërkesë të rëndësishme. Dhe kjo është ajo kohë, – u shpreh zyrtari amerikan duke shtuar se – “Amerika, mbase mikja dhe partnerja më e afërt strategjike e Kosovës beson se arritja e një marrëveshjeje me Serbinë është rruga e vetme përpara për Kosovën.”

“Është fakt se Kosova nuk mund t’u kthehet bisedimeve me Serbinë nëse nuk i pezullon taksat, për çfarë ne besojmë se është në interes të Kosovës, Amerikës dhe të gjithë rajonit”, tha zoti Reeker ndërsa shtoi se, “Është për të ardhur keq dhe sinqerisht befasuese që ende kemi mosmarrëveshje serioze me qeverinë e Kosovës për këtë. Druhem se qëndrimi i Kosovës u ka shkaktuar dëme raporteve tona të ndërsjella. Marrëdhënie që Shtetet e Bashkuara i vlerësojnë thellësisht”.
Zoti Reeker shprehu bindjen se me fillimin e detyrës së tij të re si Ndihmës Sekretar i Shtetit për Evropën, egziston mundësia për të bërë përparime.
“Ne nuk jemi duke kërkuar të paarritshmen, por vetëm pezullimin e përkohshëm të taksave. Pastaj do të mund të shohim se çfarë mund të arrihet në tryezën e bisedimeve. Nuk nënshkruhet asnjë marrëveshje pa patur marrëveshje mbi të gjitha aspektet e saj. Kosova nuk dorëzon asgjë duke negociuar. Por, rrezikon gjithçka duke mos negociuar”, u shpreh ambasadori Reeker.
Ai i bëri thirrje edhe Beogradit, për të cilin tha se ka qenë agresiv në refuzimin e Kosovës për t’u përqendruar në interesat e saj strategjike, përmes fushatës për nxitjen e shteteve që ta tërheqin njohjen e Kosovës dhe për të bllokuar anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare si Interpoli.
“Beogradi ka trazuar atmosferën për kompromis dhe përparim për një marrëveshje që i duhet atij vendi për arritjen e së ardhmes evropiane. Kosova dhe Serbia duhet të pyesin veten se cila është alternativa e normalizimit të marrëdhënieve? Që të dyja do të humbasin shumë nga një konflikt i ngrirë. Mosarritja e marrëveshjes do të thotë ulje e sigurisë, rritje e ngadalshme ekonomike dhe ngrirje e aspiratave për anëtarësim në BE. Drejtuesit i kanë borxh popullit të tyre që të pranojnë nevojën për kompromis dhe të kthehen në tryezën e bisedimeve; që është vendi më i mirë për t’i zgjidhur mosmarrëveshjet”, tha zoti Reeker.

Ai tha se të dy palët duhet të kthehen drejt së ardhmes dhe të negociojnë për një zgjidhje lokale.
“Që një marrëveshje të jetë e qëndrueshme, komuniteti ndërkombëtar nuk mund t’i diktojë kushtet. Shtetet e Bashkuara nuk përkrahin asnjë formulë të veçantë, as nuk ofrojnë një çek të bardhë. Çdo zgjidhje duhet të jetë e zbatueshme, e qëndrueshme dhe t’i kontribuojë stabilitetit rajonal”, tha ai.
Beogradi duhet të realizojë reforma të nevojshme për t’i plotësuar të gjitha kushtet e BE-së ku përfshihet forcimi i sundimit të ligjit dhe gjyqësorit duke siguruar lirinë e medias, përmirësimin e administratës publike dhe qeverisjen demokratike. Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të ndihmojnë Serbinë që ti realizojë ato, tha zoti Reeker.
Ai u ndal edhe tek zhvillimet në Shqipëri, duke thënë se janë bërë shumë përpjekje në rrugën e reformave, por se duhet çrrënjosur korrupsioni, të ristrukturohen institucionet kyçe të sundimit të ligjit, të reformohet gjyqsori:
“Shqipëria duhet të luftojë krimin e organizuar dhe të tregojë se askush nuk qëndron mbi ligjin. Në mënyrë që të hapen bisedimet zyrtare për anëtarësim në Bashkimin Evropian”.
Ambasadori Reeker tha se të gjitha partitë duhet të tregojnë se ndajnë synimet e njejta.
“Opozita doli në rrugë dhe i dogji mandatet; duhet bërë shumë punë urgjente brenda proceseve demokratike. U kërkojmë të gjithë drejtuesve politikë që të shfaqin vullnet politik për t’u angazhuar në institucionet demokratike të Shqipërisë për t’i çuar reformat përpara. Dhe nëse palët ushtrojnë të drejtën demokratike për të protestuar, kjo duhet bërë në mënyrë paqësore”, tha zoti Reeker.

Militantizmi i policisë dhe shteti i rrethuar

Nga Luçiano BOÇI

Stina e protestave dhe ardhja e një ushtaraku në drejtimin e Ministrisë së brendshme, ka deformuar thelbësisht funksionin dhe sjelljen e policisë.
Ajo ka humbur edhe atë pak “rybe” të mbetur pas implikimit të saj në mbjelljen, korrjen e shitjen e hashashit.
Tashmë policia i ngjan më shumë një trupe paramilitare pa moral, në shërbim të kapos.
Ajo nuk është më policia e shtetit.
Ndërsa vetë shteti i rrethuar ngado, i ngjan një gazerme nga ku dalin të gjitha komandat.
Trupa paramilitare me uniformë shtetërore, ndërkohë po përdor njohuritë ushtarake të ministrit, për të luftuar “armiqtë” qytetarë, me metodat e ish artit ushtarak popullor.
Lëndët helmuese luftarake (LHL) tani shoqërohen me tela me gjemba dhe nuk është çudi që pas kësaj të shohim dhe llogore.
Jo vetëm kaq.
Përdoren metodat e asgjësimit pjesë-pjesë, e goditjes drejtpërdrejtë të drejtuesve, e mësymjes së shpejtë, e kapjes në befasi, e dekurajimit me qendra zëri shurdhuese, e infiltrimit të maskuarve etj.
Keqardhje për policët, revoltë për drejtuesit.
Nesër protestojmë dhe për dinjitetin e nëpërkëmbur të policisë së shtetit.
Kur policia sillet si ushtri, fundi është i sigurt!!!!

Maskat terror në Durrës, futen në banesë për të grabitur, dy të moshuarit rëndë në spital

Një çift të moshuarish janë dhunuar nga masakt pasditen e sotme në Durrës.
Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parëm ndërsa dyshohet se të moshuarve i janë futur persona të paidentifikuar në banesë për t’i vjedhur.
Dy të moshuarit janë gjetur të goditur në kokë me sende të forta dhe janë dërguar në gjendje të rëndë në spital nga fqinjët. Të moshuarit ndodhen në gjendje të rëndë në spitalin e Durrësit.
Grabitësit kanë ulur fillimisht automatin e energjisë. Në momentin kur i moshuri ka dalë për të parë automatin, e kanë goditur me sende të forta pas koke.
Pas kësaj, ka qenë bashkëshortja që ka shkuar drejt tij, kur ka dëgjuar zhurma ku është goditur edhe kjo e fundi.
Si pasojë e zhurmës së krijuar kanë ndërhyrë fqinjët e çiftit të cilët janë vënë në ndjekje të grabitësve.
Burime për Fax Web bëjnë me dije se dy të moshuarit janë në gjendje kritike për jetën dhe po bëhen përgatitje për ti nisur drejt Tiranës.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen 15 të qytetit e njohur ndryshe si “Spitallë”, ndërkohë policia ka marrë në pyetje fqinjët e të moshuarve për të bërë të mundur identifikimin e tyre.

Mesazhi i Lelit nga pengmarrja: Jam mirë, po qëndroj fort…

Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli është shfaqur pak minuta më parë në qytetin e Vlorës, aty ku iu përgjigj interesimit të gazetareve në lidhje me denoncimin e publikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha pak më parë.
Ndërsa Berisha thoshte se Lelin e kanë marrë peng njerëz të botës së krimit, kryebashkiaku e mohon dhe i kujton të merret me fëmijët e tij.
“Në fakt unë jam në qytetin e Vlorë, me sa duket Saliu ka filluar të kujdeset edhe për mua. (Qesh) I këshilloj të merret me fëmijët e tij, të mos trembë fëmijët e mi. Unë jam shëndoshë e mirë, vazhdoj të punoj me miq shumë të mirë. Nuk arrijnë dot tek Dritan Leli njerëzit e tillë për të cilët shkuan Berisha”, tha Leli.

Statusi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha për marrjen peng të Lelit
Narkokryetari i bashkise, Leli merret peng!
Ai eshte anetar i bandave kriminale!
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb
Pershendetje Doktor Berisha. Vlora eshte ne ditet me te keqija te terrorit.Prej dy javesh policia e vlores po mban te fshehur nje ngjarje kriminale. Kryetari i bashkise vlore Dritan Leli eshte marre peng ne zyren e tij me pistolete ne koke nga Beni i Nazmies (Arben Licaj i denuar me pare per vrasje) i cili me pas ka kercenuar edhe tre juristet e bashkise. Ceshtja ka te bej me pallatin qe ka bere Beni Nazmies, te cilin Dritan Leli bashke me vellain e tij Eduard Leli duan tja prishin dhe tja japin token per pallat Julian Metushit nje kapobande tjeter ne qytet. Dritan Leli detyron juristet te firmosin dhe ata nuk pranojne, pasi nga njera ane ata jane te frikesuar nga Beni Nazmies dhe nga ana tjeter se do humbin vendin e punes. Juristet e bashkise kane denoncuar ne polici dhe nuk e kuptoj pse policia nuk po leviz dhe pse e mban te fshehur. Leli eshte bere pjese e bandave ne qytet duke u dhene leje per pallate, hotele, tendera etj. Pritet qe te kete prap perplasje me arme ne vlore. Po jetojm dit te veshtira. Na ruajt zoti femijt. Kemi shume besim te ju doktor se do nderhyni si duhet.

Për të kujtuar dhe mos harruar!

Bardh SPAHIA

4 Marsi nuk është një ditë e bukur për t’u kujtuar, por është një datë për të mos u harruar! Në 4 Mars 1946 nisi masakra komuniste kundër klerit katolik. E nisi nga Shkodra me pushkatimin e atyre që njihen si martirët e parë të kishës shqiptare: atë Gjovanni Fausti e atë Daniel Dajani, me nxënësin e tij Mark Çuni, atë Gjon Shllaku, Qerim Sadiku e Gjelosh Lulashi, sepse besonin në Zot, e mbronin të drejtat themelore të popullit e atdheut.
Kalvari i gjatë e makabër që vijoi gjatë regjimit komunist, vjen si kujtesë për të mos harruar! Sakrifica e tyre vjen përmes dëshmive të ndryshme, e sidomos e rrëfyer si një mision mbijetese, nga At Zef Pllumi i arrestuar së pari pikërisht në fillimet e masakrës komuniste në tetor 1946: “Kurrgja në mos kjosh i zoti me ba, rrno vetëm për me tregue.
A e kupton ç’ka due me t’thanë? Mbaruen të tjerët, mbarojmë na,… mbaron dhe ti: të gjithë shkojnë si qeni në rrush po nuk kje dikush me kallzue se si kje puna. Kush të teprojë le të kallzojë!”
Ne na takon t’i kujtojmë e të mos harrojmë!

Basha: Asnjë hap pas për largimin e Edi Ramës, u bëj thirrje qytetarëve nesër në 10:00 para Parlamentit

Pas takimit me presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor, kreu i Partisë Demokratike, Basha ka përsëritur sërish apelin për pjesëmarrje masive në protestën e nesërme para Parlamentit.
Kryeopozitari u shpreh se, kjo nuk është një betejë për një parti, por beteja e të gjithë shqiptarëve.
“Ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve për pjesëmarrje masive nesër. Kjo është një betejë që na bashkon e nuk na ndan. Nuk është betejë për pushtet apo për një parti, por betejë me krimin për të larguar Edi Ramën”, tha Basha.
I pyetur për deklaratat e Presidentit Meta, që kërkoi hapa pas si nga opozita ashtu edhe nga maxhoranca, Basha u përgjigj prerë.
“Unë nuk kam ndërmend të komentoj deklaratat e Presidentit, por në përballje me qeverinë e kapur nga krimi për të vjedhur zgjedhjet nuk ka për të pasur hapa pas, por vetëm hapa para drejt largimit të Edi Ramës, duke nisur që nesër në orën 10:00”, tha Basha.
Basha foli edhe për takimin me presidentin slloven. “Rikujtova me kënaqësi ndihmën që na ka dhënë për anëtarësimin në NATO dhe heqjen e vizave. Procese që i kam ndjerë në detyrat e mia të atëhershme si ministër. E sigurova se PD është e përkushtuar për të arritur vlerat europiane për Shqipërinë dhe shqiptarët përmes vendosjes dhe rivendosjes së demokracisë, zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, që të hapet rruga e bllokuar nga korrupsioni që shqiptarët të udhëtojnë drejt Europës me kokën lart”, vijoi Basha.

Këta janë të gjithë të çmendur! Ja si Drejtori i Tatimeve kërcënon inspektorin: “Ta çaj gojën, legen”

Një inspektor ka publikuar një audio sociale dhe pretendon se zëri është i drejtorit të tatimeve në Fier, Bardhyl Tafa.
Një inspektor, ka regjistruar kërcënimet që drejtori i ka bërë një tjetër inspektori, gjatë mbledhjes.
Audion e ka bërë publikë në rrjetet sociale ish-Kryeministri Sali Berisha i cili shkruan përkrah saj: Ky është komunikimi i narko drejtorit tatimor gangster Bardhyl Tafa me inspektorin Roland Bylyku”.
Ai dëgjohet teksa ulëret e kërcënon inspektorin me fjalët: “Mbylle gojën, ta çaj gojën legen, mbylle sqepin”.
Statusi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha
Ky eshte komunikimi i narko drejtorit tatimor gangster Bardhyl Tafa me inspektorin Roland Bylyku.
Lexoni mesazhin dhe degjoni videon me audion e inspektorit dixhital. sb
Pershendetje zoti Berisha, jame nje ispektor i hetimit tatimor rajonal fier, po te beje kete denancim per dreitorin Bardhyl Tafa te degjoni si komunikon me inspektorin Roland Bylyshi, kte komunikim ka me te gjith ispektoret dhe per kete arsyje sna lejone telefonat ne mbledhje ose takim me te! por une e regjistrova fshehur. Te lutem.

Ky eshte komunikimi i narko drejtorit tatimor gangster Bardhyl Tafa me inspektorin Roland Bylyku .Lexoni mesazhin dhe degjoni videon me audion e inspektorit dixhital. sbPershendetje zoti Berisha, jame nje ispektor i hetimit tatimor rajonal fier, po te beje kete denancim per dreitorin Bardhyl Tafa te degjoni si komunikon me inspektorin Roland Bylyshi, kte komunikim ka me te gjith ispektoret dhe per kete arsyje sna lejone telefonat ne mbledhje ose takim me te! por une e regjistrova fshehur. Te lutem anonim

Gepostet von Sali Berisha am Montag, 4. März 2019

Banorët e Unazës së Re paralajmërojnë Ramën: Nesër na prit te Parlamenti po ta mbajti!

Me thirrjet “Rama ik”, banorët e Unazës së Re kanë dalë sërish sot pasdite në ditën e 121-të të protestës së tyre për mbrojtjen e shtëpive.
Ata kanë shprehur vendosmërinë për vijimin e protestës deri në garantimin e banesave të tyre. Banorët i bënë thirrje Ramës të heqë dorë nga projekti korruptiv i Unazës së Re. Ata u shprehnë se nesër në orën 10:00 do të jenë tek Parlamenti dhe i bënë thirrje Ramës që t’i presë aty po ia mbajti.
Një nga banorët tha se, Rama nuk do të ketë asnjë shans për të hyrë në Unazën e Re.
Duke qënë se nesër është protesta e opozitës para Parlamentit, ata ftuaan banorët e kësaj zone dhe qytetarët e tjerë që të marrin pjesë masivisht.
Ish-deputeti Klevis Balliu, i pranishëm si zakonisht në protestat e banorëve të Unazës, denoncoi përpjekjet e qeverisë për rekrutimin e oficerëve të ushtrisë në rradhët e policisë, vetëm për të ndaluar protestat e opozitës.
Balliu i ka bërë thirrje policisë që të mos bëhet pjesë e aksionit partiak të Ramës.
“Provokimet, tha ai, do të marrin përgjigjen e merituar nga qytetarët.
Çdo qytetar të jetë nesër para Parlamentit, që t’i tregohet fuqia e vërtetë e njerëzve.
Rama duhet t’i hapë rrugën zgjidhjes politike”, theksoi Balliu.
Është e habitshme që Rama dhe ministrja e tij nuk dalin për të deklaruar se ky projekt korruptiv është i anulluar.