Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli është marrë peng në zyrën e tij me pistoletë në kokë nga Arben Licaj, njohur ndryshe si Beni i Nazmies.
Denoncimi është bërë nga ish-Kryeministri Berisha pas mesazhit të marrë nga një qytetar nga Vlora i cili shkruan se, Licaj është dënuar më parë për vrasje ndërkohë që ngjarja në Bashkinë e Vlorës, ku sipas tij është marrë peng kryebashkiaku Leli, ka ndopdhur për shkak se ky i fundit bashkë me vëllain e tij Aduard Leli, duan ti prishin një pallat Licajt dhe t’ia japin tokën për ndërtimin e një pallati tjetër, Julian Metushit, sipas qytetarit, një tjetër person me precedent penal.
Lajmin e ka bërë publik në rrjetet sociale, ish-kryeministri Sali Berisha i cili përkrah mesazhit të qytetarit shkruan: “Narkokryetari i bashkisë, Leli merret peng! Ai është anëtar i bandave kriminale!”.
Statusi i plotë
Narkokryetari i bashkise, Leli merret peng!
Ai eshte anetar i bandave kriminale!
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb
Pershendetje Doktor Berisha. Vlora eshte ne ditet me te keqija te terrorit.Prej dy javesh policia e vlores po mban te fshehur nje ngjarje kriminale. Kryetari i bashkise vlore Dritan Leli eshte marre peng ne zyren e tij me pistolete ne koke nga Beni i Nazmies (Arben Licaj i denuar me pare per vrasje) i cili me pas ka kercenuar edhe tre juristet e bashkise. Ceshtja ka te bej me pallatin qe ka bere Beni Nazmies, te cilin Dritan Leli bashke me vellain e tij Eduard Leli duan tja prishin dhe tja japin token per pallat Julian Metushit nje kapobande tjeter ne qytet. Dritan Leli detyron juristet te firmosin dhe ata nuk pranojne, pasi nga njera ane ata jane te frikesuar nga Beni Nazmies dhe nga ana tjeter se do humbin vendin e punes. Juristet e bashkise kane denoncuar ne polici dhe nuk e kuptoj pse policia nuk po leviz dhe pse e mban te fshehur. Leli eshte bere pjese e bandave ne qytet duke u dhene leje per pallate, hotele, tendera etj. Pritet qe te kete prap perplasje me arme ne vlore. Po jetojm dit te veshtira. Na ruajt zoti femijt. Kemi shume besim te ju doktor se do nderhyni si duhet.
Kryebashkiaku i Vlorës merret peng në zyrën e tij nga Beni i Nazmijes
Basha: Nuk ka për të pasur fasadë opozitë, nuk i njohim klonimet e Ramës!
Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka bërë të ditur sot se zëvendësimi i deputetëve që dogjën mandatet, me emra të tij nga listat, nuk janë tjetër përveçse klonime të dështuara që kryeministri Edi Rama do t’i shesë si opozitë fasadë. Por, as ata dhe as vendimet e Kuvendit ilegjitim nuk do të njihen nga opozita.
“Ne si opozitë do të qëndrojmë krah për krah qytetarëve në çdo betejë duke nisur me nesër në orën 10:00, ku ftoj të gjithë qytetarët t’i bashkohen protestës së njoftuar nga opozita për të shprehur mospajtimin tonë dhe kundërshtimin absolut me këtë parlament ilegjitim dhe me klonimet e dështuara që Edi Rama do të përpiqet të shesë nesër si fasadë opozitë. Nuk ka për të pasur fasadë opozitë, orët e këtij sistemi kanë nisur të numërohen mbrapsh më 16 shkurt dhe nesër është një ditë tjetër për të treguar që shqiptarët janë të vendosur të marrin atë që ua kanë vjedhur, të drejtën e sovranit për të përcaktuar vetë qeverinë, parlamentin…
Çdo hap i Kuvendit ilegjitim nuk njihet nga ne. Çdo vendim i këtij Kuvendi që përfaqëson interesat e një grushti hajdutësh nuk njihet nga ne. Këto janë vendime që nuk kanë asnjë efekt në rrugën që kemi nisur.”
Basha ka dhënë një deklaratë për median. Ai i fton qytetarët që t’i bashkohen protestës së ditës së nesërme që të marrin atë që u kanë vjedhur padrejtësisht.
“Janë ditë dhe orë intensive. Edhe 16 shkurti është një ditë shprese që do mundë sistemin e frikës nga Rama, dhunë, kërcënime, propagandë dhe mashtrime.
Por sot makineria e Ramës është shkërmoqur, dhe këtë e shohim me vendimin absurd për të mbrojtjur me regjimin ushtarak parlamentin nesër. Ushtarakët e veshur si policë duan t’i mohojnë qytetarëve të drejtën për tu shprehur me protestë kundër parlamentit dhe qeverisë legjitime. Nesër në orën 10:00 ftoj të gjithe qytetarët t’i bashkohen protestës së njoftuar nga opozita për të shprehur mospajtimin total për këtë parlament ilegjitim dhe për këto klonime të dështuara që Edi Rama do përpiqet të shesë. Nuk do të ketë fasadë-opozitë. Shqiptarët do kërkojnë të marrin atë që u kanë vjedhur”, u shpreh Basha.
Më tej ai shtoi se dosja 339 është makthi i Edi Ramës, bashkë me dosjen 184 që dëshmon vjedhjen e votave në Dibër, që shumë shpejt, sipas Bashës do të zbardhet përmbajtja e tre.
“Dosja 339 është makthi yt, Edi Rama, Uroj ta dish se çfarë përmban edhe dosja 184. Dosja 184 do kemi kohë për të zbuluar çdo informacion që na vjen”, tha kryedemokrati.
Më tej, i pyetur për nëse do të ketë një opozitë të re pas marrjes së mandateve nga kandidatët në listat e LSI dhe një të PD, Basha u shpreh; “Çdo hap i kuvendit ilegjitim nuk njihet nga ne. Janë vendime që nuk kanë asnjë efekt në rrugëm qe ne kemi nisur”.
Sevdari-ndërkombëtarëve: Reforma juaj po degradon në një hakmarrje të krimit ndaj drejtësisë
Një nga prokuroret më të mira dhe më me integritet, Antonela Sevadri ka reaguar pas vendimit të shkarkimit të saj nga KPK përmes një letre drejtuar ndërkombëtarëve.
Pas shkarkimit nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit prokurorja Antoneta Sevdari iu ka dërguar një letër ndërkombëtarëve si dhe institucioneve shqiptare.
Në letrën e saj Sevdari shkruan se ka dyshime që Vettingu po shndërrohet në një proces të korruptuar.
Sipas saj vendimi i KPK-së për shkarkimin nga detyra i ka shkaktuar tronditje.
Kujtojmë se derimë tani Sevdari ishte dhe anëtare e KLP-së, ndërsa nuk dihet procedura që do ndiqet për zëvendësimin e saj.
Komisioneri Publik kishte ankimuar të ardhurat e bashkëshortit të Sevdarit të fituara në Greqi dhe Arabi Saudite.
Letra e plotë e prokurores Andoneta Sevdari:
Letër e hapur
E nderuar znj. Ambasadore në detyrë e SHBA në Shqipëri!
I nderuar z. Ambasador i Bashkimit Europian në Shqipëri!
Të nderuar Anëtarë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit!
Të nderuar Anëtarë të Komisionit të Pavarur për Koordinimin, Monitorimin dhe Ndjekjen e Zbatimit të ligjit nr. 115/2016, ‘Për Organet e Qeverisjes të Sistemit të Drejtësisë’
I nderuar z. President i Republikës së Shqipërisë!
I nderuar z. Kryeministër i Republikës së Shqipërisë!
E nderuar znj. Prokurore e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë!
E nderuar znj. Ministre e Drejtësisë e Republikës së Shqipërisë!
Të nderuar Qytetarë të Republikës së Shqipërisë!
Ju drejtohem sot të gjithëve Ju, forcave dhe aktorëve të përfshirë e të interesuar për zhvillimin e një sistemi drejtësie transparent, të fuqishëm e të drejtë në Shqipëri, në një gjendje dhimbjeje e indinjimi të thellë e, për më tepër, shqetësimi në rritje për të ardhmen e kësaj drejtësie që procesi i Vettingut kërkon të vendosë.
Vetëm disa ditë më parë, më 28 Shkurt 2019, unë, Antoneta Sevdari, deri atë ditë një prokurore prej mbi 16 vitesh në detyrë, anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, u shkarkova nga detyra e prokurores, me vendim të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
Më duhet qysh në fillim të pohoj se shpallja e vendimit më shkaktoi të tillë gjendje tronditjeje, pështjellimi dhe zemërimi mbytës, sa që m’u desh të lija të kalonin disa ditë, përpara se të bëja këtë deklaratë.
E gjej të nevojshme të bëj publike, e jo për interesat e mija personale, ndjenjën e pamundësisë për të kuptuar, kur dëgjova shprehjen ‘Shkarkohet për shkak të humbjes së besimit të publikut’.
Të publikut!
Të atij publiku për të cilin unë kam punuar me çdo qelizë të qenies sime gjatë gjithë 16 viteve të punës sime si prokurore!
Të atij publiku të cilit unë i kam përkushtuar vite të gjatë ditë-netësh jashtëzakonisht të vështira të një pune shumë serioze në mënyrë që të bëja gjithçka varej nga unë që të vendosej drejtësia!
Të atij publiku të cilin unë e mbaja brenda meje për të më dhënë forcë shpirtërore në të gjitha betejat jashtëzakonisht sfiduese në luftën kundër kriminelëve të rrezikshëm!
Të publikut, të qytetarëve shqiptarë, interesin e të cilëve kam respektuar, pa përjashtim, e nuk e kam shkelur kurrë, duke punuar ndeshmërisht, pa u ndikuar nga interesat e kujdo, në një vend si ky yni ku korrupsioni, fatkeqësisht, mbretëron!
Qytetarëve shqiptarë, vëllezërve e motrave të mija, bashkëqytetarëve të mi të zakonshëm e të thjeshtë, mbështetja, konfirmimi e mirënjohja e të cilëve më ka dhënë çdo ditë kurajo të ndjek paluajtshmërisht ligjin, e vetëm ligjin, për të siguruar barazinë e të gjithëve para tij!
Qytetarëve shqiptarë, babait e nënës sime e bashkëfshatarëve të tyre fermerë, puna e ndershme e të cilëve, për të siguruar jetesën e përditshme më ka pajisur me një mburojë të padepërtueshme nga nënqeshjet, jo të rralla, përreth meje për ‘naivitetin’ e ‘paaftësinë’ time për të përfituar nga ‘benefitet’ e profesionit dhe për të bërë të ‘natyrshmen’, ‘përmirësimin e kushteve’ të mija personale e familjes sime nëpërmjet favoreve të natyrave të ndryshme të fituara lehtë!
I nderuar publik! Të shumënderuar Qytetarë Shqiptarë! Të dashur bashkëqytetarë!
Unë, Antoneta Sevdari, qëndroj sot këtu përpara jush me dhimbje, indinjatë e shqetësim të thellë por, krenare dhe e vendosur!
Kam luftuar fort! Kam sakrifikuar! Jam përplasur e i kam bërë qëndresë kujtdo që është përpjekur të më pengojë në misionin tim kundër kriminalitetit për sigurimin e paqes e drejtësisë në vendin tonë! Nuk e kam shkelur premtimin e dhënë! Nuk jam zmbrapsur! Nuk jam lëkundur!
Ju kam shërbyer, ashtu siç u betova solemnisht, me transparencë, me ndershmëri, me profesionalizëm të lartë por, më e rëndësishmja, me devotshmëri dhe me ndjenjë të lartë përgjegjësie personale.
Të nderuar Zonja dhe Zotërinj!
Duke gjykuar nga rasti im, kam arsye të forta për të dyshuar nëse procesi i Vetting-ut po i shërben qëllimit, i cili unë besoj se është: ‘Largimi i prokurorëve dhe gjyqtarëve të korruptuar dhe profesionalisht të paaftë dhe sigurimi i kushteve që prokurorët dhe gjyqtarët me integritet dhe profesionalisht kompetentë të vazhdojnë t’i shërbejnë drejtësisë shqiptare ashtu siç kanë bërë deri tani’.
Kur procesi i Vettingut filloi, unë, personalisht, u mbusha me shpresë, sepse besoja që drejtësia do të vihej në vend. Në rastin tim, fatkeqësisht, nuk ndodhi kështu.
Mos po shndërrohet edhe ky në një proces të korruptuar, në një vegël në shërbim të hakmarrjes prej kriminelëve të cilët gjyqtarët dhe prokurorët, që i nënshtrohen këtij procesi, i kanë çuar përpara drejtësisë?
Mos ndoshta po përdoret edhe ky proces, si një vegël në shërbim forcash politike të cilat, jo rrallë, fatkeqësisht, u shërbejnë interesave të tyre të ngushta politike dhe jo interesave kombëtare?
Të nderuar Zonja dhe Zotërinj!
Gjatë këtyre ditëve jam përpjekur të kuptoj një vendim të pakuptueshëm. Në analizën time të fakteve dhe ngjarjeve kam arritur në konkluzionin se shkarkimi im, u bë për një nga këto dy arsye:
•Ose si rezultat i profesionalizmit të dobët në gjykim nga anëtarët e trupës së Kolegjit të Apelimit, që votuan për shkarkimin;
•Ose (dhe ky rast është edhe më flagrant, sa i përket të ardhmes së drejtësisë shqiptare) ai ishte një shkarkim i urdhëruar, në shërbim të interesave me të cilat unë në punën time si prokurore jam përballur.
Unë Ju ftoj të investigoni dhe të merrni të gjitha masat e mundshme në mënyrë që populli shqiptar të mos zhgënjehet edhe këtë herë. Kjo do të na kushtonte besimin e shqiptarëve në reformimin e sistemit të drejtësisë dhe në proceset demokratike për zhvillimin e vendit drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.
Të dashur bashkëqytetarë shqiptarë!
Unë nuk linda Prokurore. Unë zgjodha të bëhem. Si e tillë u kalita çdo ditë nëpër betejat gjatë procesit të hetimit si dhe në sallën e gjyqit duke punuar që paqja dhe siguria në jetët tona të mos kërcënohen.
Unë isha, jam dhe do të mbetem një prokurore krenare. Beteja ime nuk përfundon këtu. Unë jam betuar solemnisht t’Ju shërbej dhe do ta bëj këtë, edhe më e fuqishme, edhe më e guximshme!
Ju falënderoj për besimin dhe mbështetjen gjatë gjithë këtyre viteve dhe, në veçanti, gjatë këtyre ditëve.
Sinqerisht Juaja!
Antoneta Sevdari
Makthi i Ramës, dosja e re kriminale me numrin 184, nesër ora 10.00 para Parlamentit
Kryetari i PD, Basha ka deklaruar sot se makthi i Ramës nuk është më vetëm dosja 339, por tani edhe një dosje e re me numrin 184. Basha nuk ka dhëë detaje se çfarë përmban kjo dosje , por i ka kërkuar gazetarëve që ti drejtohen Prokurorisë. “Makthi i tij nuk është vetëm Dosja 339, por edhe dosja 184”, tha Basha. Duket se kemi të bëjmë me të tjera përgjime të partnerëve në lidhje me një tjetër skandal ku është i përfshirë vetë kreu i qeverisë.
“Edi Rama, dosja 339 është makthi yt. E di fare mirë se çfarë përmban ajo dosje. Uroj ta dish çfarë përmban dosja 184. Të gjithë politikanët e përzier me kokat e krimit do shkojnë para drejtësisë. Beteja do vazhdojë.
Janë ditë dhe orë intensivë për opozitën. Dita ka nisur me takimin partnerët tanë ndërkombëtarë. 16 shkurti është një rrugëtim shpresë dhe do mundë frikën dhe propagandën e Ramës. Sot makineria e Ramësh është shkërmoqur. Policia kërkon ti mohojnë qerrtarëve të drejtën për të protestuar. Dosja 184 dhe 339 do të zbardhen. Beteja do vazhdojë çdo ditë. Mesazhi është i qartë se kështu nuk do vazhdohet më dhe ne do qëndrojmë në krah të qytetarëve”, tha Basha.
Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, Basha u shpreh se, zëvendësimi i deputetëve që dogjën mandatet, me emra nga listat, nuk janë tjetër përveçse klonime të dështuara që kryeministri Edi Rama do t’i shesë si opozitë fasadë. Por, as ata dhe as vendimet e Kuvendit ilegjitim nuk do të njihen nga opozita,
“Klonimet e dështuara! Edi Rama do të përpiqet t’i shesë nesër si fasadë opozitë. Shqiptarët janë të vendosur të marrin atqë që ua kanë vjedhur.
Çdo hap i Kuvendit ilegjitim nuk njihet nga ne. Çdo vendim i këtij Kuvendi që përfaqëson interesat e një grushti hajdutësh nuk njihet nga ne. Këto janë vendime që nuk kanë asnjë efekt në rrugën që kemi nisur”, tha Basha.
“Partnerët ndërkombëtarë po ndihmojnë PD për zbatimin e sistemit perëndimor të primareve dhe zgjedhjeve të kandidatëve për deputetë me sistemin “një anëtar – një votë”.
Përzgjedhja e kandidatëve me përfshirjen e anëtarësisë së PD është një hap shumë i rëndësishëm, si pjesë kyçe e rrugëtimit të shpresës, që kemi nisur bashkë me shqiptarët, më 16 shkurt.
16 shkurti është një rrugëtim shprese, që do të mundë sistemin e frikës, me të cilin ka sunduar vendin Edi Rama, duke përdorur si vegla dhunën, kërcënimet, propagandën, përçarjen dhe mashtrimet
Makineria e Edi Ramës është shkërmoqur. Po mbron parlamentin ilegjitim me një regjim ushtarak, ku duan t’u mohojnë qytetarëve të drejtën kushtetuese për të protestuar, një e drejtë themelore e qytetarëve.
Edi Rama, “dosja 339” është makthi yt! Uroj ta dish se çfarë përmban edhe “Dosja 184”. Politikanët e përfshirë me krimin do të shkojnë para drejtësisë. Shqiptarët do të kenë zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Beteja vazhdon si në protesta, edhe në rrugëtimin tonë të shpresës, alternativës dhe të nesërmes që shqiptarët do të kenë. Mesazhi i qartë që vjen dhe nga miqtë tanë: kështu nuk do të vazhdohet më.
Protesta nesër para parlamentit për të shprehur kundërshtimin me parlamentin ilegjitim dhe me klonimet e dështuara që Edi Rama do të përpiqet të shesë nesër si “fasadë opozitë”.
Nuk ka për të pasur fasadë opozitë. Çdo hap dhe vendim i një Kuvendi ilegjitim, nuk njihet nga ne.Orët e këtij sistemi kanë filluar të numërohen mbrapsht më 16 shkurt”, tha Basha
Prononcimi i plotë i Bashës
Këto janë ditë dhe orë intensive për opozitën. Dita ka filluar me takime me partnerët tanë ndërkombëtarë që po ndihmojnë Partinë Demokratike dhe janë të gatshëm ta shtrijnë këtë ndihmë edhe tek partitë e tjera të opozitës, për përgatitjen e Partisë Demokratike që të adoptojë sistemin perëndimor të primareve dhe zgjedhjeve të kandidatëve për deputetë me sistemin “një anëtar – një votë”, që tani është edhe në statutin e Partisë Demokratike.
Për dy ditët e ardhshme, partnerët ndërkombëtarë të Institutit Republikan Amerikan dhe më pas partnerët e Partisë Konservatore Britanike, në bashkëpunim edhe me Fondacionin “KonradAdenauer” të partisë simotër të kristiandemokratëve gjermanë, do të përfshihen në një asistencë të vazhdueshme ndaj Partisë Demokratike, që të nisë zbatimi i rregullit të kushtetutës tonë, kushtetutës së Partisë Demokratike, për përzgjedhjen e kandidatëve të ardhshëm për deputetë, me pjesëmarrjen dhe përfshirjen e të gjithë anëtarësisë së Partisë Demokratike.
Ky në vetvete është një hap shumë i rëndësishëm, sepse është pjesë e rëndësishme e rrugëtimit të shpresës, që kemi nisur bashkë me shqiptarët, më 16 shkurt.
16 shkurti është mbi të gjitha një rrugëtim shprese, i cili do të mundë sistemin e frikës, me të cilën Edi Rama ka sunduar vendin këto pesë vite e gjysmë. Dhunë, frikë, kërcënime dhe propagandë, përçarje dhe mashtrime, këto kanë qenë veglat e sundimit të Edi Ramës.
Por sot, makineria e Edi Ramës është shkërmoqur dhe këtë e shohim në vendimin absurd për të mbrojtur parlamentin ilegjitim, nesër, me një regjim ushtarak, ku policë dhe ushtarë që detyrohen të sillen si policë, duan t’u mohojnë qytetarëve të drejtën për të protestuar, e drejtë kushtetuese, e drejtë themelore e qytetarëve.
Opozita dhe qytetarët e bashkuar do të vazhdojnë aksionin e përbashkët kundër parlamentit ilegjitim, kundër kësaj qeverie ilegjitime, e cila është kapur në flagrancë duke bashkëpunuar me krimin e organizuar siç reagon “Dosja 339”.
Edi Rama, “Dosja 339” është makthi yt!
Ti e di fare mirë se përtej minutave që janë botuar nga Zëri i Amerikës dhe nga BIRN, çfarë përmban ajo dosje, uroj ta dish se çfarë përmban edhe “Dosja 184”.Të dyja këto dosje do të zbardhen!Drejtësisë do t’i zgjidhen duart!
Të gjithë politikanët e përfshirë me kokat e krimit të organizuar do të shkojnë para drejtësisë dhe shqiptarët do të kenë:
Zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Një Kuvend të zgjedhur nga ata dhe jo nga krimi.
Një qeveri që jep llogari para atij Kuvendi, para shqiptarëve dhe jo para kriminelëve dhe oligarkëve.
Kjo është pengesa, për uljen e taksave.
Kjo është pengesa, për çmimin më të lartë të naftës.
Kjo është pengesa, për papunësinë, varfërinë që ka pllakosur.
Kjo është pengesa, për gjendjen e mjerueshme të shqiptarëve, për emigracionin që ka arritur në shifra record, që nga fillimi i viteve ’90.
Ne jemi të vendosur ta heqim këtë pengesë. për të hequr këtë pengesë na duhet një qeveri dhe një parlament që të japë llogari vetëm para njerëzve dhe, për këtë arsye, duhet të jetë produkt i votës së njerëzve.
Ndaj beteja vazhdon e do të vazhdojë ditë për ditë, si në aksionin qytetar, në protesta, ashtu edhe në rrugëtimin tonë të shpresës, alternativës dhe të nesërmes që shqiptarët do të kenë.
Një mesazh është i qartë dhe gjithmonë e po vjen edhe më i fortë, jo vetëm nga qytetarët shqiptarë por edhe nga ata që i duan të mirën Shqipërisë dhe e duan me të vërtetë Shqipërinë europiane, nuk e kanë thjesht fjalë goje, që kështu nuk do të vazhdohet më.
Dhe ne si opozitë do t’i qëndrojmë krah për krah qytetarëve duke nisur me nesër në orën 10.00.
Ftoj të gjithë qytetarët t’i bashkohen protestës së njoftuar nga opozita për të shprehur mospajtimin total dhe kundërshtimin absolut me këtë parlament ilegjitim dhe me klonimet e dështuara që Edi Rama do te përpiqet të shesë nesër si “fasadë opozitë”.
Nuk ka për të pasur fasadë opozitë. Orët e këtij sistemi kanë filluar të numërohen mbrapsht më 16 shkurt dhe nesër është një ditë tjetër për të treguar se shqiptarët janë të vendosur të marrin atë që ua kanë vjedhur: të drejtën e sovranit për të përcaktuar vetë qeverinë, parlamentin që u takon dhe për t’ua hequr këtë njëherë e mirë nga dora krimit të organizuar dhe oligarkëve, që sot përfaqësohen dhe mbrohen nga Edi Rama.
Pyetje: Zoti Basha, cilët janë zyrtarët e lartë të përfshirë në dosjen 184 që ju thatë?
Basha: Do të kemi kohë për të zbuluar çdo informacion që na vjen dhe, natyrisht, detyra dhe nderi jua kërkon që këtë pyetje t’ia bëni prokurorisë, sikundër të pyesni: Pse janë vonuar hetimet? Pse nuk zbardhen dosjet?
Pyetje: Zoti Basha gjatë kohës që ju prisnit aleatët, KQZ i ka dhënë mandatin katër deputetëve dhe po nis ajo që po quhet opozita e re. Ndërkohë që,maxhoranca u shpreh menjëherë se po kërkon votat për ndryshimin e kodit zgjedhor. Keni një koment?
Basha: Çdo hap i një Kuvendi ilegjitim, nuk njihet nga ne. Asnjë ligj, asnjë vendim i një Kuvendi ilegjitim që mbron dhe përfaqëson interesat e një grushti hajdutësh të kapur duke vjedhur paratë e shqiptarëve dhe një grushti kriminelësh të kapur duke vjedhur votat e shqiptarëve, nuk njihet nga opozita. Këto pra janë vendime që nuk kanë absolutisht asnjë efekt në rrugën që ne kemi nisur.
Mourinho i hap rrugë rikthimit te Real Madrid
Jose Mourinho rikthehet sërish në qendër të vëmendjes duke u bërë pjesë e një emisioni sportiv në rolin e analistit në “beIn SPORTS”. Si gjithmonë nuk mungojnë pyetjet për planet e të ardhmes dhe portugezi është i hapur dhe nuk ngurron të flasë për të gjitha temat.
Rikthimi te Real Madrid – “Nëse klubi është i duhuri, nëse struktura është korrekte dhe nëse ambiciet janë korrekte, atëherë unë nuk do e kisha problem të rikthehem.
Reali është një klub ikonë, kanë bërë diçka të jashtëzakonshme në Europë në pesë vitet e fundit, është absolutisht e pabesueshme. Pesë vite, katër finale, të katërta të fituara është e pabesueshme. Në La Liga kanë fituar vetëm 2 në 10 vitet e fundit, ndjenja kur fituam titullin në sezonin 2011-12 ishte e jashtëzakonshme”, tha portugezi.
I dënuari për kontrabandë që merr mandatin e deputetit
Ylli Shehu është rikthyer në sallën e Kuvendit si deputet i LSI-së, duke marrë mandatin e dorëzuar nga Floida Kërpaçi.
KQZ nisi sot miratimin e listës së deputetëve të rinj për të plotësuar vakancën e krijuar në Kuvend, pas dorëzimit në grup të mandateve nga deputetë të opozitës, PD dhe LSI.
Pro Shehut kanë votuar 5 anëtarët e pranishëm në mbledhjen e KQZ-së, ndërsa në formularin e dekriminalizimit ai ka paraqitur edhe dënimin për një vepër penale. Ai ka deklaruar dënimin me 200 mijë lekë gjobë, pasi është shpallur fajtor në vitin 2007 nga Gjykata e Tiranës, sipas nenit 174/i të Kodit Penal për veprën penale të “kontrabandës së mallrave të tjera”.
Gjithashtu në formularin e dekriminalizimit, Shehu ka deklaruar ndryshimin e gjeneraliteteve, duke sqaruar se më parë ka mbajtur mbiemrin “Lala”.
Ylli Shehu ka nisur karrierën politike me Partinë Republikane, ndërsa më pas i është bashkuar LSI-së. Rreth dy vjet më parë, ai deklaroi se nuk do të rikthehej në politikën aktive, por tashmë ai ka pranuar të marrë mandatin e ligjvënësit, pasi emir i tij ndodhej në listën shumëemërore të depozituar në KQZ nga LSI për qarkun e Tiranës.
Ylli Shehu ka përfunduar studimet për Juridik pranë Universitetit “Kristal” në sistemin 3+2 dhe e ka përfunduar atë në vitin 2006-2011.
Ylli Shehu në CV e tij ka deklaruar se ka punuar si Jurist në Prefekturën e Kukësit, ka qenë këshilltar në Bashkinë e Kamzës, si dhe ka drejtuar prej dy muajsh, Agjencinë Rajonale të Mjedisit në Qarkun e Tiranës.
Shehu ka qenë këshilltar i ministrit të Mjedisit, ndërkohë që në shtator të 2013 ai mori mandatin e deputetit
“Boldnews.al”
Vili Minarolli-Rudina Hjadarit: Je në Parlament jo prej vetes, respekto kujtimin e Azemit!
E nderuar deputete Hajdari!
Po ju drejtohem thjesht si qytetar, por edhe me kontribut jo te paket ne demokracine shqiptare. Por edhe per shkak te nje marredhenie te vecante qe kam patur me babane tuaj, te paharruarin Azem Hajdari.
Ju sot jeni deputete e Kuvendit te Shqiperise , jo fale ndonje merite apo vlere ndaj partise qe ju kandidoi, por per shkak te detyrimeve morale qe PD e themeluar nga babai yt dhe e mbare demokrateve ne nder dhe respekt te Heroit te Demokracise. Jam i bindur se ju e keni ndjere per shume vite ate qe demokratet , por edhe shqiptaret i jane mirenjohes babait tuaj , qe ishte i pari qe u ngrit kunder diktatures dhe frymezoi me mijra te tjere per ta pasuar. Jam i sigurte qe shqiptaret nuk do ta harrojne vepren e tij.
Te qenit ne opozite nuk eshte e lehte. Edhe une kam qene shume vite ne Kuvend dhe shumica e tyre ne opozite.Kemi qene te detyruar te bojkotonim Kuvendin, atehere kur na mohoheshin te drejtat dhe pushteti bente veshin e shurdher. Kemi bere edhe greve urie. Ndoshta ke degjuar nga familjaret e tu se kam qene shtate dite ne nje greve urie me Azemin e plagosur dhe me dy kolege te tjere ne nje makine te vogel para RTSh. Pse? Se na mohuan te drejten e fjales dhe dolem nga greva atehere kur pushteti u terhoq.
Por nje maxhorance ku ju ra per pjese nuk besoj te sillet me opoziten ne asnje vend te rruzullit. Ju i dini me mire se une se c’perfaqeson kjo mazhorance.
Per kete arsye e justifikoj veprimin e fundit te opozites, jo thjesht per te ndrruar nje qeveri e per ta zevendesuar me nje tjeter, por per te ndryshuar sistemin politik, qe ka te beje me ndarjen e politikes nga krimi i organizuar, ndryshimi i ligjit zgjedhor qe cdo vote te kete vlere ,nje sistem mazhoritar ku cdo perfaqesues te ballafaqohet me zgjedhesit dhe gjithcka tjeter ne sherbim te demokracise.
Ju Rudina keni thene se do te vendosni pasi te konsultoheni me nderkombetaret. Detyrimi juaj moral eshte ndaj partise qe te kandidoj dhe ajo ne menyre statuore dhe demokratike e ka marre vendimin. Por ti ke edhe nje detyrim tjeter, karshi asaj zone elektorale ku mund te jeni formalisht emeruar nga partia. Shkoni pyesni ata dhe vendoseni . Sa per nderkombetaret edhe ti e di pa i pyetur cili do jete mendimi i tyre. Pyesni edhe njerezit tuaj me te afert, qe kane perjetuar ato rreziqe qe kane perjetuar edhe te gjithe demokratet.
Opozita tashme e ka marre vendimin dhe une te siguroj qe babai yt kurre nuk do e braktiste ate force politike qe e krijoi, ne ate kohe kur edhe jeten mund ta kishte rrezikuar. Dhe une e kam bindjen qe atij i moren jeten per te korigjuar ate qe nuk e bene ne ato dite dhjetorit te 1990. Se ate kohe qe e vrane ai nuk paraqiste asnje rrezik per pushtetin .
Rudina, mos u nda nga ata njerez qe edhe sot ne ndeshje me padrejtesine e pushtetit, kane emrin e babait tend ne goje dhe vazhdojne te frymezohen nga vepra e tij, qe ende ka mbetur e parealizuar.
Miqesisht
Vili Minarolli
Alabama goditet nga tornado i fuqishëm, të paktën 23 të vdekur
Të paktën 23 persona, disa prej tyre fëmijë, kanë vdekur si pasojë e një uragani që ka përfshirë Alabamanë në jug të Shteteve të Bashkuara.
Përveç viktimave, uragani ka shkaktuar dëme “katastrofike” në ndërtesa dhe rrugë, kanë thënë zyrtarët lokalë.
“Fatkeqësisht, numri i viktimave aktualisht është 23”, ka thënë sherifi, Jay Jones për mediat.
Ai ka thënë edhe se personat e tjerë janë dërguar në spital, disa prej tyre me “plagë serioze”.
Më shumë se 6,000 shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike në Alabama, derisa dëmet janë vërejtur edhe në shtetin fqinj, Xhorxhia.
Në disa pamje shihet se si pasojë e stuhisë, pemët janë ndarë në dysh, rrugët janë shkatërruar dhe shtëpitë janë rrëzuar.
Presidenti amerikan, Donald Trump u ka bërë thirrje banorëve të këtij vendi, përmes një postimi në Twitter, që të jenë “të kujdesshëm dhe të sigurt”.
“Stuhitë janë shumë të ashpra por edhe më keq mund të bëhet. Zoti ju bekoftë të gjithë juve, familjeve dhe shokëve të viktimave si dhe të plagosurve”, ka thënë ai.
NATO rrit prezencën në Detin e Zi si kundërpeshë për Rusinë
Aleanca veri-atlantike përforcon prezencën e saj në Detin e Zi. NATO dërgon me këtë sinjale si tek Rusia ashtu edhe tek Ukraina. Por mundësia e veprimit është e kufizuar, për shkak të një marrëveshje para 80 vjetësh.
Odesa përshëndet “Donald Cook”. Luftanija amerikane, që ka qenë e stacionuar në Spanjë, e pajisur me sisteme mbrojtëse kundër raketave është vendosur ndërkohë në Detin e Zi. Në janar kjo anije qëndroi në Batumi për stërvitje ushtarake me rojen bregdetare gjeorgjiane. Tani ajo ndodhet në portin e Odesës. Më 26 shkurt presidenti ukrainas, Petro Poroshenko takoi në bordin e saj, të ngarkuarin e posaçëm amerikan për Ukrainën, Kurt Volker. Takimi ishte „simbolik” tha Poroshenko për të dërguar „një sinjal të rëndësishëm tek Kremlimi”, që „Krimeja është ukrainase” dhe se në „rajon sigurohet transporti i lirë i anijeve”.
NATO-ja po përforcon prezencën e saj në Detin e Zi pa shumë zë, por nën vrojtimin vigjilent të flotës detare ruse. Krahas „Donald Cook”, në rajon qëndron edhe Grupi 2 i Përhershëm i Forcës së NATO-s për Kundërmasat ndaj Minave, (SNMCMG 2) nënë drejtimin e anijes gjermane, FSG, Werra.
NATO reagon ndaj incidentit
Sfondi i këtyre lëvizjeve ishin incidentet në ngushticën Kertsch në fund të nëntorit 2018. Anijet ruse me forcën e armëve morën nën kontroll dy anije dhe një anije ndihmëse të marinës para brigjeve të Krimesë të aneksuar nga Rusia. Ekspertja Deborah Sanders nga King’s College në Londër është shprehur për DW, se Europa ka reaguar „shumë ngadalë” në rrugë diplomatike për incidentin e Kertshit. Prandaj u vendos për „një zgjidhje ushtarake”, pra për forcimin e prezencës së anijeve luftarake. SHBA i dërgon një sinjal Moskës, se ujërat e Detit të Zi nuk janë ujëra ruse. Sipas ekspertes, forcat në Detin e Zi kanë ndryshuar në favor të Rusisë, dhe Kievi i trembet një bllokade të Odesës, portit më të rëndësishëm të Ukrainës, ku nga aneksimi i Krimesë qëndron e stacionuar marina ukrainase.
Kurse Turqia, vend anëtar i NATO-s tregohet e përmbajtur me flotën e saj. „Turqia duhet të shpërndajë forcat, si në Detin e Zit ashtu edhe në Mesdhe. Ankaraja ka vendosur që para gjendjes në Siri dhe një varësie të ndjeshme energjitike nga Rusia, të mos i japë prioritet Detit të Zi”, thotë Sanders. Nga ana tjetër për shkak të „çarjeve në marrëdhënien” SHBA-Turqi ekziston mundësia e një „largimi të mëtejshëm” të Turqisë nga NATO. Por ka edhe sinjale tërësisht të tjera. Kështu luftanija USS Donald Cook para se të vendosej në Odesa, kreu stërvitje me një fregatë turke.
Pretendimi i Rusisë
„Mund të thuhet, se Deti i Zi në sfondin e veprimeve ruse ka fituar rëndësi”, thotë Hans-Joachim Stricker, ish-zëvendësadmiral i marinës gjermane për Deutsche Wellen. Sipas tij, Rusia ka bërë të qartë, se Deti i Zi dhe Deti Azov për Moskën kanë rëndësi të veçantë, dhe prandaj „askush nuk duhet të sillet aty vërdallë”. Sipas Stricker „ky është një pretendim, që nuk mund të pranohet aspak”. Ai sjell në vëmendje një nocion të njohur si „A2/AD” (Anti Access/Area Denial) – bëhet fjalë për konceptin që kundërshtarëve potencialë u bllokohet hyrja në një hapësirë të caktuar, përmes shtimit të fuqisë ushtarake. Pikërisht këtë ka bërë Rusia, duke forcuar prezencën në Krime me stacionimin e raketave të reja. Prezenca e NATO-s është një „kundërsinjal” për pretendimin e Moskës.
Marrëveshja e Montreux
Në shkurt Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg deklaroi, se aleanca mendon „forcimin e mëtejshëm” të prezencës në Detin e Zi. Politikanët rusë bënë fjalë për „provokim”. Por aktivitetet e NATO-s kufizohen nga Marrëveshja e Montreux. Marrëveshja e ngushticave detare nga viti 1936 i dha Turqisë sovranitetin e plotë mbi Bosforin. Anijet luftarake të vendeve të tjera, që nuk kufizohen drejtpërdrejt me Detin e Zi, nuk lejohet të qëndrojnë më shumë se 21 ditë në Detin e Zi. Edhe tonazhi i anijeve është i kufizuar.
„Jemi të mendimit, se situata ushtarake në Detin e Zi është shumë larg asaj të para gati 100 viteve, kur u nënshkrua marrëveshja”, thotë përfaqësuesi i përhershëm i Ukrainës në NATO, Vadym Prystajko. Ai shprehu keqardhjen që për shkak të marrëveshjes, luftanije të mëdha të NATO.s, si flota e 6 amerikane Mount Whitney mund të hyjnë shumë rrallë në Detin e Zi. Prystajko i lutet partnerëve për shkak të incidentit të Kertshit që të përforcojnë prezencën në Detin e Zi. Sipas tij kjo do t’i tregonte Rusisë, se planet „për të pushtuar Detin e Zi dhe për ta nxjerrë jashtë Ukrainën, pa përmendur Detin Azov, do të kenë si pasojë reagimin e bashkësisë ndërkombëtare.”
Irish Times: Lëvizja e protestave po rritet në Shqipëri, shteti i kapur
Irish Times, i ka dedikuar një shkrim, protestave në Ballkan, konkretisht në Shqipëri, Serbi dhe Mal të Zi. Autori i shkrimit është Daniel McLaughlin.
“Mijëra njerëz u mblodhën në Serbi dhe Mal të Zi gjatë fundjavës, pasi zemërimi në rajon rreth kërcënimit të sundimit të ligjit dhe pranimi nga BE i udhëheqësve autokratë nxitën të flasin për një “pranverë ballkanike” pro-demokratike.
Në dy ish-republikat jugosllave dhe në Shqipëri, lëvizjet protestuese po rriten dhe deputetët e opozitës po bojkotojnë parlamentin për të kërkuar fundin e asaj që ata quajnë “kapje të shtetit”, të institucioneve kyçe nga udhëheqësit e korruptuar.
Demonstruesit marshuan përmes Beogradit të shtunën për të thirrur për dorëheqjen e presidentit serb Aleksandar Vuçiç dhe për ndryshime në rregullat e zgjedhjeve dhe mediat shtetërore, që ata thonë se janë shumë të anshëm në favor të Vuçiç.
Protestat filluan pasi një politikan i opozitës u rrah nëntorin e kaluar, dhe më pas u përhapën në rreth 60 qytete nën flamurin “Një nga pesë milionë” – një referencë ndaj zotimit të zotit Vuçiç për të sfiduar kritikët e tij edhe nëse pesë milionë njerëz dalin në rrugë.
Në Malin e Zi fqinj, mijëra njerëz u bashkuan në protestën e katërt kundër presidentit Milo Gjukanoviç, i cili ka dominuar politikën në shtetin e Adriatikut për tre dekada”
Akuzat për ryshfete
Demonstratat filluan kur pretendimet për ryshfete kundër anëtarëve të elitës sunduese ndezën zemërimin e përhapur ndaj korrupsionit. Këto demonstrata janë të organizuara nga aktivistë dhe intelektualë që pretendojnë të mos kenë lidhje partiake.
Zemërimi mbi varfërinë dhe pretendimet për mashtrim dhe mashtrim zgjedhor kanë nxitur gjithashtu protesta në Shqipëri kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama dhe disa arrestime dhe lëndime janë raportuar në përleshjet midis demonstruesve dhe policisë në fund të muajit të kaluar.
Fqinjët e Ballkanit po synojnë të gjithë për anëtarësim në BE dhe Rama ka paralajmëruar se “përpjekjet e dëshpëruara të opozitës” për ta hequr atë si kryeministër “mund të jenë fatale” për shpresat e Shqipërisë për fillimin e bisedimeve të pranimit në qershor.
Deputetët e opozitës në të tre shtetet bojkotojnë parlamentet duke thënë se thjesht sigurojnë një fasadë të demokracisë, pra të cilën udhëheqësit e paskrupullt dhe aleatët e tyre sundojnë pa u ndëshkuar.
Kritikët e BE-së anembanë Ballkanit e akuzojnë unionin për mbështetjen e këtyre “stabilitokracive” – sistemeve të drejtuara nga autokratët, abuzimet e të cilave janë toleruar, sepse ato shihen si garantues të stabilitetit në një rajon kompleks.
Budislav Minic, një nga organizatorët e protestave në Malin e Zi, tha pas bisedimeve të premten me të dërguarin e BE në vend, Aivo Orav, se “ne jemi në rrugë pikërisht sepse institucionet nuk funksionojnë”.
“Ne nuk duam të destabilizojmë apo asgjësojmë shtetin, por … e hedhim poshtë status quon, e cila nën pretekstin e stabilitetit, i referohet institucioneve të kapura,” tha zoti Minic.
Brukseli dhe Uashingtoni u kanë kërkuar deputetëve të opozitës shqiptare të kthehen në parlament, ndërsa zëdhënësja e punëve të jashtme të BE Maja Kocijancic këtë javë mohoi “pranverën ballkanike” të protestave pro-demokraci dhe mbrojti qasjen e bllokut ndaj qeverive të rajonit.
“Sundimi i ligjit është absolutisht i një rëndësie të madhe … dhe është një mesazh që vazhdojmë të kalojmë te të gjithë partnerët tanë” në Ballkan, shtoi znj. Kocijancic.