35.5 C
Tirana
E hënë, 11 Gusht, 2025

Korrupsioni i kthyer në sistem, pengesa kryesore për Shqipërinë!

Jorida TABAKU

Sipas World Justice Project, Shqipëria është një prej vendeve me një zbatueshmëri të ligjit më të ulët në Ballkan, Azi dhe Afrikë. Raporti evidenton qartë se shqiptarët kanë bindjen e palëkundur se korrupsioni është mënyra se si jeton qeveria ndërkohë që zbatimi i ligjit është thuajse inekzistent.
Kur flasim për zbatimin e ligjit duhet të kemi parasysh koncesionet dhe tenderat që jepen në mënyrë anti-ligjore. Shembulli i projektligjit për prishjen e Teatrit, problemet dhe shkeljet ligjore që vërejtëm tek rasti i Unazës në zonën e Astirit, problemi me ligjin për Aeroportin e Vlorës dhe për dhjetra koncesione të tjera janë shembujt e prekshëm që argumentojnë këtë vlerësim.
Kjo qeveri ka prishur çdo parim të konkurencës së lirë, secili projekt i programit 1 miliard USD është dhënë me ofertë të pakërkuar, pa garë!
1 në 3 tendera jepet pa garë!
11 oligarkë përmes 19 kompanive kanë fituar në total 2100 tendera!
Katër deputetë të parlamentit dhe të mazhorancës kanë fituar 410 tendera dhe koncesione!
Ndërkohë që 78 000 biznese të ndershme kanë ulur qepenat këto 5 vite e sot paguajnë 37% të të ardhurave të tyre taksa e tatime!
Shqiptarët e kanë thënë fjalën e tyre kur i janë përgjigjur pyetësorit në lidhje me korrupsionin.
Shumica e tyre mendon se në Shqipëri nuk zbatohen proceset e përcaktara nga ligji por se mbizotëron përherë “miku” me influencë apo oligarku me pushtet. Shqipëria e cila sipas mazhorancës dhe qeverisë është një hap pranë integrimit ka nivelin e korrupsionit të barabartë me Perunë apo Algjerinë dhe është më poshtë në rënditje se sa Maqedonia e Veriut (në nivel rajonal).
Kjo nuk është Shqipëria që duam!

Vokshi: Bandat me uniformë të Edi Ramës të vrasin natën dhe të qajnë ditën!

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu përmes një letre drejtuar bizneseve në rrugën para Parlamentit ka shprehur ndjesën për shqetësimin e krijuar si pasojë e përdorimit të gazit lotsjellës gjatë protesës së opozitës më 26 shkurt.
Letra u shpërnda nga një grup punonjësish të Policisë së Shtetit pranë këtyre bizneseve.
Menjëherë pas kësaj ka reaguar ish deputetja e PD-së, Albana Vokshi, që e quan të gjithë këtë tallje me qytetarët dhe hipokrizi e neveritshme.
“Bandat me uniformë të Edi Ramës të vrasin natën dhe të qajnë ditën. Ndjesa e policisë për bizneset pranë parlamentit është tallje me qytetarët dhe hipokrizi e neveritshme.
Helmimi me lëndë kimike i protestuesve, fëmijëve, nxënësve të shkollës ekonomike, grave dhe nënave shtatzëna, banorëve dhe bizneseve të zonës është bërë me urdhër kriminal gjakftohtë për të trembur opozitën dhe qytetarët.
Pamjet tregojnë se kanë hedhur aq shumë gaz lotsjellës, sa kanë helmuar edhe njerëzit brenda qendrës tregtare pranë parlamentit.
Ftoj #bizneset dhe #banorët pranë Parlamentit të bashkohen me ne në #5Mars për të protestuar kundër qeverisë që për qytetarët e vet ofron vec helm, papunësi dhe varfëri.
Është shumë afër dita kur banda me uniformë e Edi Ramës do të mbajë përgjegjësi para ligjit për sjelljen e saj kriminale”, shkruan Vokshi në Facebook.
Ndërsa ish-deputetja shton edhe një video se si qytetarët vrapojnë për ti shpëtuar sulmit me gaz të policisë.

Banorët e Unazës së Re-Ramës: Me ty do të flasim kur të vësh byzylykët…

Qindra qytetarë, banorë të Unazës së Re janë mbledhur sërish sot në ditën e 118-të të protestës së tyre. Ata kanë lëshuar akuza të forta ndaj Edi Ramës dhe i kanë kujtuar se ,“fundi do t’i vijë pikërisht nga protesta e tyre”.
Si zakonisht, në krah të qytetarëve protestues ka qënë PD përmes deputetit Klevis Balliu.
Lidhur me mesazhin e fundit të Ramës për dialog me opozitën, Balliu u përgjigj prerë: Do flasim kur të vësh byzylykët e të shkosh në burg.
Balliu theksoi se, ky projekt i qeverisë për Unazën e Re po u heq të drejtën e pronës qytetarëve shqiptarë.
Ai ka dhënë një mesazh edhe për kreun e delegacionit të PE që ishte në Shqipëri dje.
“Ky Niçja jonë këtu është narkotrafikant. Ne nuk dimë që në BE, të ndodhë që një narkotrafikant të vendosë kush do bëhet deputet.
Ky Niçja jonë është marrë me trafik droge e armësh. Ka ikur koha kur një organizatë të vendoste fatet e shqiptarëve.
Ky projekt te Unaza po u heq të drejtën e pronës qytetarëve shqiptarë. Këtu jemi në një krizë, prej 6 vjetësh. Nuk ka Gjykatë të Lartë as Kushtetuese. Djegia e mandateve ishte efekt i kësaj krize dhe për zgjidhjen e saj”, u shpreh Balliu.

RaiNews reportazh nga Tepelena, banorët: Ka ende magazina droge, por jeta këtu është përkeqësuar shumë

Opozita vazhdon të mbushë rrugët me protesta në Shqipëri. Vazhdojnë akuzat për qeverinë e Edi Ramës dhe lidhjeve të tij me trafikantët e drogës. Kryeministri nga ana tjetër pretendon se ka luftuar kultivimin dhe trafikun e drogës. Simbol i prodhimit të hashashit deri para pak vitesh në Shqipëri ishte Lazarati. Nga atje, ka nisur rrugëtimin e saj korrespondentja jonë Laura Tangherlini për të kërkuar gjurmët e drogës nëpër Shqipëri.
Laura Tangherlini ndodhet në zemër të Lazaratit, fshatin që e përshkruan kështu: “Lazarati është bastion i së djathtës. Deri pak vite më parë ishte baza e kultivimit dhe trafikimit të hashashit. Në 2014 policia ndërmori një aksion të madh për të zhdukur këtë bimë dhe gjërat ndryshuan. Nga e kaluara kanë mbetur muret e larta pas të cilave mbretëronin gjethet e hashashit. Ky është Lazarati dikur mbret i drogës sot është gati-gati një vend fantazëm”.
Nuk mungojnë as dëshmitë e banorëve, disa prej të cilëve pranojnë se e kanë kultivuar hashashin, por pa marrë ndonjë fitim të madh.
“Jeta këtu është përkeqësuar shumë. Më parë ishte e zhvilluar bujqësia, tani tokat kanë mbetur djerrë. Tani s’ka punë për asnjë. Fajin e kanë politikanët që thonë mos bëni atë që bëjmë ne. Ata thonë bëni çfarë ju themi ne”, thotë njëri nga banorët.
“Unë kam tre fëmijë dhe nipër kemi vetëm pensionin tim për të jetuar. Më përpara punoja në fusha me bime medicianale”.

E pyetur nëse këtu mbillej hashash ajo thotë: “Nuk është e vërtetë, ka ardhur policia dhe nuk ka gjetur gjë. Arrestimet ishin të padrejta”.
“Ne vërtetë jetonim më mirë, por bënë mirë që e hoqën hashashin. Megjithatë mënyra se si policia ndërhyri ishte shumë brutale. Ishte e vërtetë që kishte fitim por shkonte tek politikanët dhe tek të tjerët. Ne na mbeteshin vetëm thërrime”, thotë një tjetër banor.
I pyetur nëse ka kultivuar edhe ai, qytetari e pranon por shton se: Po të kisha kultivuar shumë tani do isha e pasur. Shihni gjë ju këtu? Ku i kam?”
Gazetarja e Rai-t Laura Tangherlini vazhdon xhiron e saj nëpër fshat edhe gjen disa tunele që përdoreshin si magazina për drogën, të cilat tani kanë mbetur bosh. “Aty shohim vetëm pula”, shprehet ajo.
Tangherlini vijon: “E ndërsa shohim me vëmendje magazinat e braktisura takojmë pronarin e tyre. Ai na thotë se ky biznes vazhdon, mund t’i gjejmë shenjat diku në Tepelenë”.
Tangherlini merr rrugën drejt fshatrave të Tepelenës. “Shkojmë në Tepelenë, ka burra që na presin, na ftojnë për kafe. Ata thonë që aty nuk kultivohet drogë por nga ana tjetër shtojnë se nuk janë spiunë”. “Ka mbaruar droga këtu, kishte para dy vitesh”, i thotë një banor i zonës.

– Ku ta gjej tani?
– Nuk e di, përgjigjet ai
“Ai na jep fjalën që ka ende magazina droge, shkon të flasë me një mikun e tij që të na e tregojë, por kthehet duarbosh. Ka ndryshuar mendje. Miku i tij nuk do të flasë, madje e ka kërcënuar të mbyllë gojën”.
Rrugëtimi i gazetares vazhdon në tre fshatra të tjera të Tepelenës, përgjigjet janë pothuajse të njëjta.
“Iku droga, deri në 2016 kishte. Ndërhyri shteti”, i thotë një tjetër banor.
Kurse një tjetër tregon me gisht malin për të na thënë se pikërisht atje ishin plantacionet e drogës.
Ndërsa një tjetër na thotë se droga nuk është më këtu. Ka përfunduar në Bruksel.
E pavarësisht këtyre dëshmive, gazetarja italiane arrin të gjejë një furnitor që i sjell një qese me hashash. Ai tregon se droga ka qëndruar rreth një vit në shtëpinë e tij, pasi nuk ka pasur treg shitjeje.

AQSHF, si “ishulli i thesarit”

Eshtë e çuditshme se si në këtë vend, media i jep rëndësi diçkaje që nuk meriton aq shumë vëmendje, ku po ndodh ajo që thotë populli, “qimen e bëjnë tra”. Këtu hajduti, një krim i rëndomtë, një vjedhje apo një postim koti në rrjete socale, merr aq shumë vëmendje sa nuk merr dot një shembull te mirë, një arritje personale në botë, një fotografi apo një investim a një bamirësi. Këtu një sharje nga “Vip”-at mbushen portalet e gazetat me spekullime. Kësaj situate i shkon për së mbari ajo thënia “serioziteti i gjërave të kota”.
E njëjta gjë ndodh edhe me lajmin se Arkivi Qendror Shteteror i Filmit, shkurt Arkivi i Filmit po zbulon “thesare”. Në faqet zyrtare në facebook e në ndonjë media po shkruhet për “suksesin” që po korr me “thesaret” e zbuluara, drejtoresha Iris Elezi e cila po lumturohet aq shumë në “gjetjen” e vet, më shumë sesa koha kur zbuloi, për herë të parë, Amerikën… Ajo që më ngacmon është fjalia “bombastike” se “këto “thesare” zbulohen” për herë të parë dhe se në ndonjë rast, si ky i fundit, drejtuesit e mëparshëm paskan dashur t’i zhdukin…. Spekulime, mashtrime, gënjeshtra! Si shumë drejtues të tjerë te rinj, që fatkeqësisht po e mbushin administratën shtetërore, edhe Irisi e ka sëmundje që çdo gjë fillon nga koha kur ajo ka nisur punë dhe se më parë asgjë nuk ka ekzistuar, ose ca më keq, është bërë gabim. Por historia nuk nis sot, sidomos me Irisin, por ka nisur herët. Madje edhe historia e Irisit në AQSHF nis, të paktën dhjetë vjet më parë…
1.
Aty nga fundi i 2008, në AQSHF, mes vizitorëve të shumtë që vinin asokohe, vjen edhe një vajzë me trup të imët, që prezantohet si regjisore, e cila i dorëzon ish-drejtorit të ndjerë, Artan Minarolli, një dosje me filmin e saj të parë me metrazh të shkurtër, për hir të së vërtetës një film me cilësinë e një filmi eksperimental, i cili as nuk u pa dhe as nuk u degjua më. Ishte Iris Elezi. Kujtoj se me Minarollin ra fjala se regjisorja i kishte kërkuar një mundësi për ta “sistemuar” diku. Në vitet që pasuan, me pretekstin “për të përfituar sa më shumë nga pasuria filmike e Arkivit të Filmit, dhe e shoqëruar gjithnjë nga bashkëjetuesi i saj aktual, Tomas Logoreci, hynte e dilte lirisht, e mikëpritur nga stafi dhe titullarët e mëparshëm të AQSHF-së, Artan Minarolli e Elvira Diamanti. Natyrisht, duke krijuar dhe një pretekst të fortë, të ashtuquajturin “projekti” ACP (Albanian Cinematographic Project), ku Irisit (roli i të cilës ishte inekzistent edhe këtu, me përjashtim të faktit që ishte gruaja e Tomas Logorecit, njërit prej pjesëmarrësve në këtë projekt) po i digjej xhani për filmin shqiptar. (Historia e saj me AQSHF të kujton fabulën vjetër të vreshtit dhe gramit, ku gramit iu dha pak mundësi nga vreshti, por që më pas grami zaptoi vreshtin). Gjatë viteve që ju referohemi 2009 e tutje, Arkivi ka punuar pa lodhur, për të vazhduar punën e atyre punonjësve të vjeter të Arkivit që e kishin krijuar këtë ndërmarrje të madhe të ruajtjes së prodhimit filmik: godinë e restauruar, një kinema e re me mbi 80 vende, botime cilësore, aktivitete përkujtimore e promovuese të regjisorëve e artisteve të vjetër e të rinj, shfaqje filmash, restaurime filmash të dëmtuar apo dekoloruar, etj. (Por nuk mendon kështu Iris Elezi, e cila bërtet vend e pa vend “Shpëtoni Arkivin!!!” në aktivitetet që “organizon” me shumë zhurmë, por me pak spektatorë, dhe ata familjare e miq te saj, dhe asnjë regjisor, aktor apo specialist filmi.
Për lexuesin, dy fjalë se kush është Iris Elezi?
Në vitin 2014, Iris Elezi arriti, falë ndihmës bujare edhe të Artan Minarollit (si kryetar i QKK) të përfundojë filmin e saj të parë e të vetëm, “Bota”. Ngjarjet e filmit zhvillohen ne Karavasta, një vend qe as Irisi dhe ca me pak bashkëjetuesi i saj amerikan, Tomas Logoreci, nuk e njihnin. Çfarë kishte ndodhur? Pas daljes në kinema të filmit “Bota”, intelektuali i mirënjohur, arkitekti, piktori dhe shkrimtari Maks Velo bën një ankesë publike e ligjore ndaj Iris Elezit, sepse ajo e kishte ndërtuar filmin “Bota” mbi romanin e tij, “Klubi Karavasta”. Në bisedë me Maks Velon, thotë se ai ia kishte dhënë personalisht për ta lexuar librin Irisit. Pas disa kohësh, si neper filmat me mashtrues, Irisi, së bashku me Tomasin, duke u hequr si shumë të mahnitur nga skenari i librit, dhe kuriozë për të pare vendet ku zhvilloheshin ngjarjet e librit e marrin me makinë Maks Velon per t’ju treguar nga afër vendin ku bëhej fjalë në libër. Pas disa kohesh, filmi “Bota” doli me skenar të saj, pa përmendur asgjëkundi se ishte mbështetur mbi motivet e librit të Maks Velos. Pas padive në shtyp, ankesave deri te vetë ministerja Kumbaro, Velo e hodhi në gjyq Irisin, një gjyq që vazhdon ende duke u zvarritur deri në lodhje apo, më keq akoma, pushim të çështjes “për mungesë provash”…

Emerimi i Iris Elezit në krye të AQSHF
Ndërsa Ministrija Mirela Kumbaro, buzëqeshte dhe bënte veshin e shurdhër për ankesat e Maks Velos, nuk munguan edhe gradimet për vjedhjen e Iris Elezit. Një skenar katakombesh në korridoret e Ministrisë, për të hequr titullaren aktuale Elvira Diamanti. Detyrë e vështirë sepse flitej për një drejtuese dhe njeri me emër të mirë si Elvira Diamanti, por jo e pamundur për Iris Elezin e cila vazhdonte të endej nëpër Arkiv, duke mbledhur (sajuar) informacione jo zyrtare, per t’ia servirur ato më pas Ministres Kumbaro dhe stafit të saj. Si konkluzion: Një dorëheqje dinjitoze nga një drejtoreshë qe i kishte dhënë për më shumë se 7 vjet Arkivit një emer të mirë në Shqiperi dhe jashtë saj, nje emërim i shpejtë brenda muajit i Iris Elezit.
Skenari tashmë nuk ishte i vjedhur, ishte ai i zakonshmi që përdoret në administratën e sotme shtetërore: konkurs i sajuar, kërkesa specifike për kandidatin (të cilat mund t’i sajonte vetëm Iris Elezi) për të shmangur pretendimin e ndonjë regjisori për të drejtuar Arkivin, kandidim me vetëm dy veta (Iris Elezi dhe një shoku i saj i panjohur) etj. Letra të kopsitura mirë e mirë, në ministri, nga ata që edhe vetë kishin të tilla probleme dhe që, pa diploma e shkolla të larta, kanë zënë vendet në krye të ministrisë. Turp e faqja e zezë e kësaj ministrie!

“Bëmat” e Iris Elezit në AQSHF
Emërimi i Iris Elezit në krye të AQSHF-së ishte si puna e promocioneve të dyqaneve në prag festash, “2 në 1”, pra, bashkë me të u “emërua” në AQSHF edhe Tomasi, si “studjues e njohës” i filmit. Tashmë, edhe pse jo zyrtarisht, ai është pjesë e AQSHF, pasi hyn e del lirshëm, madje nëpër zyra, në magazina, si në shtëpinë e vjehrrit të vet. Të jesh titullare e një institucioni nuk mjafton të kesh “disa vite eksperiencë pune restaurimi dhe asgjë tjetër”. Duhet të njohësh filmat shqiptarë, proceset e punës së restaurimeve filmike, të jesh në gjendje që me njohuritë dhe pasionin tënd të shfaqesh para të huajve nivelin e filmit shqiptar. Por këtë Irisi nuk e bën dot, dhe fatkeqësisht as ndihma e Tomasit nuk po jep rezultat.
Në fund të vitit 2018 na shfaqet një botim me titullin “Ditar Kinema-tografik”, dedikuar filmit shqiptar (përvojë e njohur kjo për arkivat e filmit në botë, dhe për vetë Arkivin e Filmit), i cili ka firmën e tij në shumë botime të mrekullueshme, para dhe pas vitit 1990.
Për një lexues të çfarëdoshëm botimi, përveç cilësisë jo të mirë të letrës dhe të lidhjes sidomos, (pas dy shfletimesh, mund të të mbetet në dorë ndonje foto ose letër e shkëputur nga libri), ky ditar mund të jetë një nismë e radhës që zhvillohet në përgjithsi nga insitucionet. Por nëse ulesh dhe e shfleton me dëshiren e mirë për të njohur figurat e shquara te kinematografise shqiptare, artistët, skenaristët, regjisorët, ve re me habi se aty mungojnë emra të rëndësishëm që kanë bërë historinë e flmit shqiptar (ose ata që janë kanë gabime në datat e lindjes), dhe janë vënë emra të parëndësishëm, pa ndikim. Te vret syrin kur sheh datelindjen e Dhimitër Anagnostit, (1963 në vend të 1936), Edi Luarasi ka dy datelindje, Birçe Hasko e ka gabim në mars, dhe mungesen e emrave qe bene historine e kinematografise shqiptare si : Demir Hyskjes (1 janar 1937), Sulejman Pitarkës (2 shkurt 1924), Liza Laska (6 shkurt 1926), Violeta Manushi (5 mars 1926), Llazi Serbo (9 mars 1945), Aleksander Moisiu (2 prill 1879), Esat Musliu (22 prill 1945), Serafin Fanko (24 maj 1937), Nikolin Xhoja (27 maj 1926), Prokop Mima, Viktor Zhusti, Viktor Gjoka, Ilia Shyti, Pjetër Gjoka, Besnik Bisha, Kristaq Skrami, Kico Blushi, Petrit Ruka, Loro Kovaçi, Ferdinand Radi, Ndreke Luca, Hamdi Ferhati, Teodor Laço, Dritero Agolli, Feim Ibrahimi, Çesk Zadeja, Dhimiter e Dhorke Orgocka, Mihal Popi, Marianthi Xhako, Gezim Kame, Kujtim Gjonaj, Kristaq Antoniu, etj. etj. Lista pa fund… Këta janë emra të rëndësishëm, me kontribute të mëdha, pa llogaritur me dhjetëra të tjerë që nuk janë, por që edhe mund të ishin, duke pasur parasysh se ka emra me kontribute modeste (përzgjedhje shoqërore apo “aq di, aq bën”, ose janë lënë jashtë se mendon se vetëm ata që ka përzgjedhur ajo janë të rëndësishëm.
Atëherë çfarë vlere informuese për publikun shqiptar ka ky “Ditar” ku, me sa duket, nuk ka marrë fare mendimin e specialistëve. Mungese kujdesi, profesionalizmi, asistence nga studiues dhe rregjisore shqiptare, dhe menjëherë e kupton se ky botim është bërë thjesht që Irisi e bashkëshorti i saj të marrin ca para nga buxheti i varfër i AQSHF . Në 2017 Tomas Logoreci ka hartuar një projekt me Galerine kombetare te Arteve, për posterat e filmit, ekspozitë e botim (mjaft cilësor, në krahasim me “Ditarin”, sepse aty Drejtor projekti ishte ish-drejtori i GKA, Artan Shabani), një projekt që i solli disa të ardhura të konsiderueshme, por sigurisht jo të mjaftueshme për çiftin Elezi-Logoreci. Dhe kupton se është e njëjta lëndë, me ndryshime të vogla fotosh e skicash (nis me Stefan Taçin, vijon me të e mbyllet përsëri me Stefan Taçin), dhe pastaj sheh dhe kupton se janë të njëjtët njerëz që kanë punuar për të dy projektet: (Tomas Logoreci e Genti Gjikola (kuratorë e autorë teksti e përkthyes), Iris Elezi (drejtues projekti, redaktore e korrektore), por kanë ndërruar vendet me njëri-tjetrin. Dhe pastaj kulmi kur lexon falënderimin në faqen e parë për punën e palodhur të Tomas Logorecit dhe kujtohesh se ndoshta do ishte mirë që të kishin marrë edhe ndonjë rregjisor apo studiues shqiptar, i cili me siguri nuk do harronte emrat e artistëve të shquar. Por cilin? Në ambjentet e Arkivit, prej kohësh, sikur nuk sheh më regjisorë, ca me pak të vjetër… Drejtoresha ka vënë orar edhe për ta, pasi ka punë të mëdha e projekte…! Kur flet me disa prej tyre, mëson se drejtoresha u paska thënë se “nuk ka më tolerime për askënd, (sa mire sikur të ishte vërtet kështu) dhe u kërkon lekë edhe për t’u mbledhur në sallën e kinemasë së AQSHF-së për organizimet e tyre, gjë që nuk ka ndodhur kurrë ëm parë. Ka qenë pikërisht regjisori i mirënjohur Vladimir Prifti që tha publikisht se Irisi i kërkoi 5000 lekë për aktivitetin që kishte menduar të organizonte në arkiv.
Për të mos e zgjatur edhe disa fjalë për dy veprimtari të Irisit në Arkiv. Prej kohësh ka nisur një cikël “Thesaret e Arkivit”, ku zhvillon shfaqje filmike me prodhme të ndryshme kinematografike, me një pakicë shikuesish, duke trumbetuar me forcë se ka zbuluar “Thesare”, që të tjerët i kaën zbuluar me kohë, dhe më e keqja është se ato ua tregon atyre që i kanë bërë, pra atij brezi kineastësh ka hequr të zitë e ullirit dhe sot u shton edhe komente të zeza pas, ashtu si di e si i do qejfi, duke ngjallur reagime të ashpra në sallë, pasi çdo gjë duhet kuptuar e interpetuar në kohën e vet. Iris Elezi ka paturpësinë të shkruajë te “Ditari” i saj se “në dimrin e 2017-s kanë filluar projeksionet filmike në kinemanë e AQSHF, duke lindur kështu kinemateka shqiptare” (që përkon me fillimin e punës së saj), kur kineastët e dinë shumë mirë se shfaqje në atë sallë kinemaje ka pasur që në fund të viteve ‘90-të kur e ngriti për herë të parë drejtoresha Natasha Lako dhe më pas me asistencën e projekteve të huaja dhe falë përkushtimit të titullarëve Minarolli e Diamanti mori pamjen e një kinemaje moderne, me standarte të mira, ashtu siç është edhe sot. Shfaqja ka pasur vazhdimisht e dinjitoze, ku edhe Irisi vetë ka qenë e pranishme, por cmira ia ka bllokuar kujtesën dhe kujton se koha e shkëlqimeve nis me të.
Duke ju rikthyer zanafillës së këtij shkrimi, do të doja ta mbyllja me “thesaret” më të fundit të Iris Elezit. Jo me larg se një javë më parë, në kinema “Agimi”. Ndonëse pa ftesë, pasi për Irisin i vetmi grup bashkëpuntorësh që ju çohen ftesa janë miqtë e facebookut, shija e hidhur që kish lënë ai aktivitet te spektatorët, u përcoll edhe tek unë.
Filmi i titulluar “Në flakët e revolucionit” i Endri Kekos, u prezantua si një film i pashfaqur kurrë më parë dhe si një “thesar” i Arkivit, fakt që i shtyu spektatorët kuriozë dhe artdashës të shihnin këtë vepër, qoftë edhe me bileta. Theksoj se është hera e parë në historinë e Arkivit të Filmit, që shfaqet një film me pagesë për publikun. Ky film shumë mire mund të shfaqej pa pagesë në sallën e kinemasë së Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit (e cila në numër vendesh nuk është më e vogël se kinema “Agimi”). Kjo do të ishte dhe një prezantim akoma më i mirë për Arkivin e Filmit, sepse do t’u jepte mundësinë filmdashësve të shihnin ndoshta jo me kokoshka dhe birra, por me shijen e mirë të një hapësire që flet me gjuhën e dashur të filmit shqiptar, dhe do t’i hapte rrugën këtij Arkivi për bashkëpunime të mëtejshme. Por këtë Irisi nuk mund ta bëjë, sepse nuk ka aftesitë e duhura menaxheriale, ka vetëm disa vite eksperience restaurimi filmik (?!!!)
Ndërsa spektatori përcjell me interes filmin, fundi i tij ishte surprizues. Iris Elezi kishte ftuar në sallë një “profesor”, Ardian Ndreca, i cili mbajti për shikuesit, pasi panë filmin dhe paguan lekët, një kumtesë të gjatë me titull “figurativ” “Përse nuk duhet parë ky film?!!”. Pa falënderuar ata njerëz të cilët realizuan filmin 45 vjet më parë, u nxitua të fillohej me vërejtjet mbi filmin, që nga titrat qe ishin ngjyre gri (!!!), i kujtojmë se filmi ishte bardhë e zi, dhe nuk e di se në çfarë ngjyrash i priste titrat Irisi Elezi, apo me zërin “monoton” të folësit të dokumentarit, me përshkrimin e planeve “të shëmtuara filmike”, etj. Pra, për një orë u dëgjua një ligjëratë e gjatë, e saktë dhe interesante në aspektin fetar, por aspak e thelluar në atë filmik, shpeshherë e thyer me ndonjë pyetje akoma dhe më pa lidhje të moderatores së aktivitetit, që ishte po vetë Iris Elezi. Sigurisht që kjo solli reagime nga salla. Një dokumentarist i vjetër, Mihal Ciko, i kujtoi Irisit se duhet ta niste me prezantimin e autorëve të këtij dokumentari dhe duhet të jetë më e saktë në komentet mbi filmat e para ’90-s, sepse kjo është një temë që kërkon përballje nga të dyja palët e interesit u përball me shprehjen: “Ti je një vazhdim i asaj kohe që kaluam)!!!” Me pas pati një dëshirë për debat nga një djalë i ri, i icili i surprizuar nga mënyra e organizimit të aktivitetit, i drejtoi pyetjen që vinte natyrshem nga të gjithë: “Mos vallë këtë film e shfaqet në kuadër të debatit te madh nëse duhet të shfaqen apo jo filmat e Kinostudios??”. Sigurisht që Iris Elezi nuk ka si t’i përgjigjet kësaj pyetje. Nuk ka as nivelin e duhur të inteligjencës, as eksperiencën e një moderatoreje, as autoritetin e një drejtoreshe. E vetmja përgjigje qe del nga goja e saj është shpifja e rradhës: “Titullarët e mëparshëm kanë dashur ta djegin këtë film, prandaj e shfaqa!!!!”. Si ka mundësi të abuzohet deri në këtë pikë nga një drejtoreshë, e cila nuk ka respektin më të vogël për ish-drejtuesit para saj, duke nisur nga Natasha Lako, Ilia Xhokaxhi, Artan Minarolli, Elvira Diamanti etj. Kush prej tyre ka dashur ta zhdukë?! Kujtoj se me rastin e vizitës së Papës në Shqipëri Arkivi e ka shfaqur këtë film si në Muzeun kombëtar ashtu dhe në aktivitete të tjera, pa llogaritur edhe festimet e 100-vjetorit të Pavarësisë.
Do ishte mirë që në vend të merrej me ato “thesare”, të merrej më shumë me Arkivin, që të vinte publiku te Arkivi jo Arkivi të shkojë te publiku, madje edhe duke paguar para… Këtë funksionin e fundit e kryejnë më së miri televizionet! Irisit i ikën java duke menduar për “thesrin” e radhës, për shfaqjen që do të japë në kinema “Agimi”, për të ftuarit, etj, ky është angazhimi real i saj. Sa vlerë e sa dobi ka kjo për Arkivin?
Ka vite që Arkivi nuk është lyer. Ambjentet kundërmojnë era myk, mure që po bien, makineri të prishura, sepse askush nuk po ve më dorë mbi to, fotografi dhe punime nga emra të panjohur, kinema e braktisur, magazina që kanë nevojë për ndërhyrje urgjente. Eshtë koha që ministria bashke me Irisin të japin llogari për shpërdorimin e miliona lekëve për një botim skandaloz, keqinformues, sipërfaqesor, si një keqmenaxhim fondesh që nuk shkojnë aspak në të mirën e Arkivit, por për të mbushur xhepat e shpuar të Irisit, Tomasit dhe të miqve e klientëve të saj, si botues.
Si konkluzion, pasi, për fat të keq “bëmat” e saj nuk kanë të sosur, por e ftoj të reflektojë dhe të vazhdojë rrugën e saj si kineaste, pra të zgjedhë atë që di të bëjë më pak keq, sepse Arkivi Qendror Shteteror i Filmit është barrë shumë e rëndë për supet e brishta të Irisit të vogël, tashme e mbetur vetëm, pa Mirela Kumbaron, që e mbështeti në këtë rrugëtim (pa krye), duke mbajtur në ndërgjgjen e saj një vit pune aspak të suksesshëm dhe të shkuar dëm.
Sajmir LAMI

Rama provokon Shkodrën! Kërkon të shkojë nesër, dega e PD: Nuk je i mirëpritur!

Kryeministri Edi Rama pritet të jetë nesër në qytetin e Shkodrës në një takim me strukturat e Partisë Socialiste, në kuadër të organizimit për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.
Por dega e Partisë Demokratike në qytetin më të madh në Veri të vendit shprehet se, kreu i qeverisë nuk është i mirëpritur.
“Dega e Partisë Demokratike në Shkodër i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të mos vijë nesër në këtë qytet pasi nuk është i mirëpritur. Rama gjatë gjithë këtyre viteve vetëm sa ka punuar kundër Shkodrës”, thuhet në reagim.

Skandal! 613 kg kokainë e sekuestruar në 2018 në Durrës trafikohet në Itali nga policia e Lleshit

613 kg kokainë janë zhdukur nga policia dhe janë trafikuar në Itali. Denoncimi është bërë nga ish-Kryeministri Sali Berisha pas një një mesazhi në adresë të tij, ku tregohet se, sasisa e lëndës narkotike e kapur në vitin 2018 në Durrës, është nisur drejt Italisë ku është shitur e gjithë sasia.
Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha
Denoncohet zhdukja e 613 kg Kokainë! Transporti i tyre për në Itali!
Zoti Sali Berisha përshëndetje! Nuk e di a ke informacion per 613 kile kokainë që është kapur në 2018 në Durrës Të gjitha janë nis në itali dhe janë Shiitur të gjitha, di shumë mirë kush kamionist i ka trasportuar.
Dosja
Kompania “Arbri Garden” që importoi drogën bashkë me frutat tropikale nga Kolumbia, kishte planifikuar ta mbante kamionin në një magazinë në Maminas. Për disa ditë kokaina qëndroi në port dhe në momentin që u transportua në Maminas, policia ekzekutoi arrestimet dhe sekuestron.
Nga një kërkim i thjeshtë në internet del se kompania Arbri garden ka kryer dhjetëra rrugë të tjera nga Ekuadori dhe Kolumbia drejt Portit të Durrësit. Pra aktiviteti i saj i tregtisë së frutave vazhdonte prej vitesh.
Tregu shqiptar është ende i vogël për të konsumuar 613 kilogram kokainë. Droga ka qenë e destinuar për në tregun europian, por për ta mbajtur atë në Shqipëri, për ta futur atë në portin e Durrësit, për ta magazinuar në Maminas dhe për nxjerrjen jashtë Shqipërisë, trafikantët kanë pasur mbrojtjen e një njeriu me lidhje të fuqishme.
Të dhënat e policisë për Operacionin “Last Snow”
Kokaina e sekuestruar – 613 kilogram dhe 350 gram
Vlera e kokainës – 180 milion euro
Itinerari i Kontenierit me kokainë: Kolumbi-Itali-Maltë-Shqipëri
Mbërritja e kontenierit në Durrës -19 shkurt 2018
Operacioni i policisë në Maminas- 27 shkurt 2018

Agron Duka dhe Nard Ndoka firmosin djegien e mandatit të deputetit

Kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka dhe kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka kanë firmosur dorëheqjën nga mandati i deputetit. Agron Duka ka firmosur dorëheqjen ditën e djeshme. Ndërkohë kryedemokristiani Ndoka i cili ndodhej jashtë vendit, ka firmosur sot dorëheqjen nga mandati i deputetit.

Betonizimi i frikshëm i Tiranës, 940 mijë metra katrorë leje ndërtimi në 1 vit

Nëse mashtrimi, malinjiteti dhe propaganda do të kërkonin një emër, ajo personifikohet vetëm në një person… Lali Eri i Bashkisë Tiranë, që mburret me mijëra pemë të mbjella, i ka zënë frymën qytetit me lejet e ndërtimit që ka dhënë, por që çmendurisht po jep për ditët në vijim. Shifrat zyrtare janë të frikshme.
Të dhënat e publikuara nga INSTAT bëjnë të ditur se në vitin 2018, në vend janë dhënë gjithsej 1194 leje ndërtimi, me një rritje prej 46% në krahasim me një vit më parë. Numrin më të madh e zë Tirana, ku për vitin 2018 u dhanë 388 leje ndërtimi, nga 231 vitin e mëparshëm. Në numër mund të duket shifër e “moderuar”, por nga metrat katrorë që i janë shtuar Tiranës, të zihet fryma.
Për gjithë vitin janë dhënë leje me sipërfaqe prej 940 mijë metra katrorë, nga 521 mijë vitin e mëparshëm, me një rritje prej 80%.
Ky personazh, mëshirim i propagandës, ka gjetur kohën me tollovi politike për ti bërë hatanë e pakthyeshme kryeqytetit. Pjesa më e madhe e lejeve të ndërtimit janë dhënë në tremujorin e fundit të vitit 2018. Kjo përkon me revoltën studentore, ndryshimet në qeveri, protestat e opozitës dhe denoncimet për aferat korruptive.
Duke shfrytëzuar këtë moment, Lali Eri betonizoi Tiranën me mijëra metra katrorë ndërtim. Kudo në çdo shesh publik apo privat, do të gjendet firma e kryebashkiakut që për një grup të vogël oligarkësh ka vendosur të bëjë të pabanueshëm qytetin e mbipopulluar.
Njeriu që mburret me “rekordet” e stisura nga zyra e tij propagandistike, këtë herë ka heshtur për katastrofën që i ka shkaktuar dhe po i shkakton Tiranës çdo ditë. Kulla të shumta, pallate banimi, qëndra biznesi, vila për të pasurit janë paja më e mirë për të si individ dhe një vdekje e ngadaltë për ambientin.
Të gjithë po merren me “ujkun” që është në krye të qeverisë, por “çakalli i vogël” bëri kërdinë në mjergullnajën e tre muajve të fundit të vitit të kaluar. Jo rastësisht ky bum lejesh ndërtimi vijnë në këtë periudhë, pasi përkojnë me nisjen e fushatës elektorale. Nevojiten para, sponsorë, kurim imazhi dhe pagesë reklamash për fushatë.
Me bumin e lejeve të ndërtimit, ky personazh që ka hyrë në histori si krijesë mediatike me mbështetje kryeministrore, e ktheu Tiranën në histeri nudërtimesh! Po na mbijnë kullat kudo. Lali ka lënë lopatën dhe kapur stilolapsin për të hedhur firmën e tij, që në këtë rast përkthehet në miliona metër kub beton.

“Boldnews.al”

I Conservatori europei e i Riformatori: Rama deve lasciare il governo

I conservatori europei e i riformatori europei cercano la rimozione di Rama per aprire la strada a un nuovo governo per risolvere la crisi politica e porre fine agli scandali.
L’Alleanza dei conservatori e dei riformisti in Europa (ACRE), che è il terzo gruppo più grande del Parlamento europeo, ha dimostrato di sostenere le richieste di opposizione in Albania.
Secondo questa alleanza, un nuovo governo può garantire la fine dello stallo politico e riguadagnare la fiducia dei cittadini albanesi.
“Alla luce della crescente instabilità politica della crisi del governo e della lunga lista di scandali che sono diventati di recente pubblici, ACRE ritiene che solo un nuovo governo creato su una piattaforma politica possa garantire la fine di questo stallo politico e riconquistare la fiducia di I cittadini albanesi nei processi democratici di integrazione europea e lo stato di diritto nel paese “, si legge nella dichiarazione dell’ACRE, incluso il partito conservatore al governo del Regno Unito.
ACRE sostiene l’unificazione del partito repubblicano con la coalizione di opposizione e dice che lo incoraggia a prendere misure concrete per combattere la corruzione del governo e garantire elezioni libere ed eque in linea con i più alti standard internazionali.
L’Alleanza dei conservatori e dei riformisti, un gruppo di centrodestra, afferma che la crescente preoccupazione per i recenti sviluppi in Albania ha a che fare con la corruzione dell’attuale governo.