28.5 C
Tirana
E hënë, 11 Gusht, 2025

Europë, ku po shkon?

Pasi largësia midis dy brigjeve të Atlantikut – të paktën gjatë presidencës Trump – është e destinuar që të rritet, për Europën bëhet vendimtare të vendosë se cila rrugë është më komode të ndiqet lidhur me të ardhmen e saj gjeopolitike. Zgjedhja duket se reduktohet në dy hipoteza alternative, për më tepër prej kohësh në diskutim. Me një të tretë si rezervë, që përbën një sintezë të emergjencës për të shmangur e asaj çka është arritur deri më tani në fushën e bashkimit. Rruga e parë është ajo e autonomisë politiko – diplomatike, e prirur ndaj përsosjes së integrimit kontinental (mitikët “Shtete të Bashkuara të Europës”, sot për më tepër tejet jopopullore në opinionin publik europian), specifikisht jo e drejtuar kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por e çliruara e mundshme prej tyre. një hipotezë e tillë është bërë paradoksalisht më e thjeshtë dhe më e zbatueshme me vendimin e Britanisë së Madhe për të dalë nga Bashkimi Europian, e kushtëzuar qysh nga paslufta prej “special partnership” me Uashingtonin dhe jo e gatshme të sakrifikojë kuota në rritje sovraniteti në favor të projektit unitar.
Vetëmjaftueshmëria strategjike e Kontinentit të Vjetër duket se është linja e parazgjedhur nga mirëkuptimi i rinovuar franko – gjerman midis Presidentit të ri francez Emanuel Macron dhe Kancelares gjermane Angela Merkel, e konfirmuar në qeveri nga zgjedhjet politike e shtatorit, pavarësisht një rënie të konsiderueshme konsensusi, por e ngecur menjëherë në një problem të rëndë qeverisjeje, që e ka penguar deri më tani Gjermaninë të formojë një ekzekutiv të ri. Momenti i dobësisë thelbësore të vendit lider të Europës kushtëzon në fakt në mënyrë negative zgjedhjen franko – gjermane për ta rianimuar procesin e integrimit kontinental. Ky objektiv kërkon forcimin e një impenjimi jetëgjatë politiko – financiar (pjesërisht i lehtësuar nga rigjallërimi ekonomik në rrugë konsolidimi në të gjithë kontinentin) dhe rilançimin e politikave të përbashkëta europiane. Me një efekt anësor, sa delikat, aq edhe i pashmangshëm, i përbërë nga politika e mbrojtjes së përbashkët. Ajo duket se ka hedhur një hap të rëndësishëm falë adoptimit të Bashkëpunimit të Strukturuar të Përhershëm (PeSCo), i parashikuar qysh nga Traktati i Lisbonës (2007), por asnjëherë i zbatuar konkretisht deri në dhjetorin e 2017, kur 23 shtete (mbesin jashtë vetëm Britania e Madhe, Danimarka, Irlanda, Malta e Portugalia) kanë vendosur të adoptojnë një bashkëpunim të forcuar në këtë fushë.

Dy shtylla themelore janë “Global Strategy for the European Union’s Foreign and Security Policy”, e promovuar në qershorin e 2016 nga Federica Mogherini, Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Punët e Jashtme dhe të Sigurisë, në të cilën theksohet për herë të parë “autonomia strategjike” e kontinentit, dhe “European Defence Action Plan”, e adoptuar nga Komisioni i Bashkimit Europian në nëntorin e kaluar. “Global Strategy” sqaron në preambulën e saj se Bashkimi Europian nuk ka synime angazhimi në nivel botëror dhe se referimi hapësinor i zbatimit mbetet Europa dhe rajonet e afërta me të. Ndaj tyre në fakt drejtohet projektimi i vetëm i vërtetë i fuqisë ushtarake europiane aktualisht në zhvillim (nëqoftëse përjashtohet prania detare kundër piraterisë në Oqeanin Indian e zhvilluar me misionin “Atalanta”), atë të kryer nga Franca në Afrikën Perëndimore dhe në disa vende të Lindjes së Mesme në funksion antiterrorizëm.
Megjithatë, mbetet akoma larg objektivi për të krijuar, edhe në periudhën afatmesme, një instrument efikas për të luftuar kërcënimet që kontinentit i duhet të përballojë. Ato janë me natyra të ndryshme: konvencionale (sidomos riarmatimi rus, nëse me Moskën nuk do të arrihej të rivendosej një dialog politiko – strategjik në gjendje që të ripropozojë forma bashkëpunimi midis partnerësh të barabartë dhe reciprokisht përfitues që parashikojnë një deeskalim ushtarak reciprok) dhe asimetrike. Në mënyrë të veçantë, terrorizmi i markës islamike, që pas disfatës së ISIS-it i ka spostuar sulmet e tij në brendësi të vendeve europiane, duke shfrytëzuar sidomos pakënaqësinë e emigrantëve të keqintegruar për të rekrutuar “martirët” e tij.
Por duhen mbajtur parasysh edhe konfliktet e shumta me intensitet të ulët që zhvillohen në dyert e Bashkimit Europian, nga Ukraina lindore në Osheci, nga Çeçenia në Nagorno-Karabak, pa harruar Transnistrinë dhe Kosovën, vetëm formalisht të pavarura e të paqëtuara. Për të realizuar një mbrojtje të përbashkët efikase duhet për pasojë të rritet niveli i integrimit i sektorit industrial ushtarak. Për këtë qëllim Komisioni Europian ka vendosur që të caktojë 500 milion euro në vit (ama vetëm duke filluar nga 2020) për të fuqizuar kapacitetet zhvilluese e sistemeve të reja të armës, duke favorizuar bashkëpunimin në nivel shtetëror dhe të kompanive, dhe 1 miliard në vit për bashkëfinancimin e furnizimeve ushtarake. Lëvizje dommethënëse për nga qëllimi, pork a mundësi akoma e pamjaftueshme në aspektin material, pasi brenda një kohe të shkurtër duhet planifikuar rinovimi i shumë sistemeve të mëdha europiane të armës sot në përdorim, që i përkasin epokës së Luftës të Ftohtë – nga mjetet për superioritet ajror tek tanket dhe në shumë tipe anijesh – dhe për të realizuar të rinj, si dronet e tipit të avancuar.

Nga njëra anë, kjo bën të nevojshëm një integrim gjithnjë e më të ngushtë produktiv për të ulur kostit (të marra në konsideratë bilancet kronikisht të ulëta në fushën ushtarake), nga ana tjetër, rrit presionet të markës patërtisht politike për të bërë të fitojë një konsorcium apo një kompani ndaj të tjerave. Në sektor janë faktikisht në zhvillim përplasje të egra (frut edhe i nevojës për të reduktuar numrin e kompanive për të ruajtur në aktiv në planin kontabël aktivitetet prodhuese), siç e demonstron ndodhia e blerjes së kantiereve detare STX – France të Saint-Nazaire nga ana e italianes Fincantieri, për një kohë të gjatë e bllokuar në shpërfillje të marrëveshjeve të arritura në fazën finale e presidencës Hollande. Një problem i madh për t’u zgjidhur, sidomos në rastin e mirë të një integrimi progresiv europian edhe ushtarak, mbetet veç të tjerash ai i armatimit bërthamor francez. Çështja rezulton pjesërisht e thjeshtëzuar nga Brexit dhe nga kthimi në autonomi të plotë i forcës bërthamore britanike, duke mos u dashur më të shkrihen dy tipologji heterogjene armatimesh, dy struktura komanduese dhe dy filozofi përdorimi tejet të ndryshme. Por sidomos duke mos u dashur më të zgjidhet se cili prej dy gishtave do të duhej të shtypte, në rast nevoje, butonin fatal atomik.
Megjithatë, mbesin pengesa të jashtëzakonshme ndaj krijimit të një arsenali atomik autonom europian, edhe respektivisht të NATO-s. Në fakt i duhet bërë ballë kthesës së fortë të fuqisë kontraktuese franceze në shkallë kontinentale, për taktin se është tashmë monopolisti europian i këtij lloji armatimesh. Por sidomos duhet zgjidhur problemi (politikisht dhe psikologjikisht mjaft delikat) i rolit që duhet të luajë Gjermania, duke u bërë në fakt “aksioner i mazhorancës” të një ushtrie komunitare të pajisur me armë bërthamore. Sidomos nëse, me shifrat në dorë, do të jetë Berlini ai që do t’i mbështesë kuotën kryesore të shpenzimeve, nga momenti që Parisi ka vështirësi të mëdha të mbështesë barrën simultane e një “force de frappe” atomike dhe të një ushtrie të fortë konvencionale. Është e qartë se Rusia, përpara kësaj perspektive shqetësuese për të, nuk do të rrijë duarkryq, duke ju frikësuar arritjes nëpërmjet rrugës “paqësore” të asaj që nuk qe në gjendje të realizojë Gjermania hitleriane.
Në këtë rast, patjetër që nuk do të mjaftonin sigurimet formale, anipse solemne, për ta qetësuar Moskën, sidomos pas “dredhisë” që akoma i djeg nga zgjerimi i NATO-s në “hapësirën jetike” e vjetër të saj (proces zyrtarisht akoma i pambaruar), pavarësisht premtimeve formale verbale (domethënë lehtësisht të zhdukura në hiç), të formuluara nga George Bush senior për Mikhail Gorbaçiovin, se Aleanca nuk do të zgjerohej në vendet ish sovjetike, sidomos në ato që i përkisnin Bashkimit Sovjetik. Por edhe në Uashington perspektiva e një përfshirjeje të drejtpërdrejtë gjermane në një forcë atomike europiane nuk do të shihej mirë, edhe në optikën e çekuilibrave që do të shkaktonte në brendësi të NATO-s: përtej Atlantikut mbretëron gjithmonë “formula e artë: e shpallur në 1952 ngq Sekretari i Parë i Aleancës i atëhershëm, britanikut Lordi Hastings Lionel Ismay, në momentin e emërimit të tij: «Rusia jashtë, Amerika brenda dhe Gjermania poshtë». Tema e raporteve midis një Europe që dëshiron të jetë në gjendje të mbrohet vetë dhe NATO-s mbetet kështu e pazgjidhur, sidomos sepse përtej Atlantikur nuk fshihet irritimi i qartë për ato që janë parë si iniciativa iluzive dhe, gjithsesi, shpërdoruese resursesh politike e materiale sigurisht jo të bollshme.

Rruga e dytë që ka përpara Europa, në rast se e para do të rezultonte jo e përshkueshme, është vazhdimi i politikës së “shtyrjes” të ndjekur në 20 vjeçarin e fundit, me vendet më të mëdha (që sot, na pëlqen apo jo, janë gjithmonë dhe vetëm Franca e Gjermania, megjithëse mjaft të dobësuara karshi të kaluarës së vonshme për arsyet e sipërpërmendura) të impenjuar në mbrojtjen e fortë e interesave të tyre brenda Bashkimit Europian, pa hapësirë për vënien në emërues të përbashkët të resurseve, por edhe të problemeve të mëdha kontinentale të sigurisë ende të pazgjidhura (nga ai e mbrojtjes tek ai, i konsideruar akoma sot më kryesori nga opinion publik, i menaxhimit të masës së madhe të emigrantëve që mëshon për të hyrë në Kontinentin e Vjetër nga Jugu). Ndërsa eurokracia e Bashkimit Europian do të mbetej pre e ndërmjetësimeve të lodhshme afatshkurtëra, duke privilegjuar në fakte aksionin kombëtar dhe duke e anashkaluar metodën ndërqeveritare, në vend që të lëvizë më arësyeshëm drejt një integrimi më të madh. Dhe më vendet më të vogla të bunkerizuar në mbrojtjen e privilegjeve modeste dhe në ruajtjen e thërmijave të siguruara nga bilancet komunitare. Jashtë do të mbizotëronte kërkimi i ndërmjetësimeve dhe i mbrojtëse “ad hoc”, në bazë të rajoneve dhe të zonave të prirjeve. Në thelb, do të rezulonte akoma mjaft dominuese influence e Shteteve të Bashkuara, sidomos në Lindje. Është haraçi që prej më shumë se një dekade vende të ndryshme të rajonit, mirënjohës, paguajnë lidhur me ndihmën e marrë për t’i shpëtuar influencës sovjetike duke kaluar nën ombrellën politiko – ekonomike perëndimore.
Polonia në radhë të parë, por edhe Rumania, Hungaria, Sllovakia, Republika Çeke dhe vendet balltikase janë në fakt më shumë besnikë ndaj Uashingtonit sesa ndaj Brukselit. Me një çikë influencë ruse në sfond dhe, për kë do dëshirojë të jetë original, edhe me pak Kinë, sot kaq e pasur me investime në kuadër të iniciativës kolosale “One Belt, One Road”. Bëhet fjalë për një rrugë të vështirë që të përshkuhet, edhe pse ka treguar se është shumë e paqartë, pak shpërblyese dhe ka mundësi shkatërruese edhe në profilin ngushtësisht ekonomik. Por, në fakt, shumë sektorë të eurokracisë komunitare dhe të vendeve të veçanta duket e privilegjojnë këtë opsion, që në optikën perverse të “kujdes për të mos lëvizur”, ka objektivin që të vetëpërjetësojë pushtetin e një kaste tashmë të madhe (një vlerësim i matur i 2013 i vlerësonte në 55000 funksionarët e Brukselit dhe ata që për llogari të tij operojnë në nivel kombëtar), që tenton ta maksimalizojë dobishmërinë e saj individuale në shpenzime të mirëqënies kolektive dhe sociale.

Përballë këtij rreziku, “rruga e shkurtër” që mund të profilohet në vendet më të forta e të integruara është ajo e një Europe me shumë shpejtësi. Deri në zgjedhjen e Macron, ishte dukur zgjidhja e preferuar e Gjermanisë. «Kemi mësuar nga historia e viteve të fundit – theksonte akoma në shkurtin e 2017 Kancelarja gjermane – se mund të ketë një Europë me shpejtësi të ndryshme dhe se jo të gjithë do të marrin pjesë në hapat e ndryshëm e integrimit europian». Konstatimi lind nga fakti që, sidomos pas Brexit, të gjitha vendet anëtare nuk do të mund të procedojnë me të njëjtën ecuri. Nga ana tjetër, ky është tashmë një element i fituar. Jo të 27 vendet e kanë adoptuar euron (dhe kush është mirë ruhet mirë që të futet, pavarësisht detyrimit ligjor për ta bërë, herët apo vonë); jo të gjithë marrin pjesë në zonën Schengen, sot për më tepër në krizë të thellë; jo të gjithë kanë të njëjtat objektiva në fushën fiskale, për shembull mbi taksimin e transaksioneve financiare apo të fitimeve të shumëkombësheve të mëdha amerikane të informacionit dhe të argëtimit.
Kalimi nga një e dhënë faktike në një angazhim formal do të përbënte një kthesë epokale, të cilës do të ishte e vështirë t’i parashikohen efektet afatgjata në raportet midis partnerëve të Bashkimit Europian. Do të bëhej fjalë për një akt pragmatizmi në dhënien përgjigje ndaj shtytjeve centrifuge në veprim, për t’i atribuar çdo vendi mundësinë që të vazhdojë të jetë pjesë e Bashkimit Europian, duke u dhënë ndërkohë përgjigje kombëtare qytetarëve të tyre gjithnjë e më të pakënaqur. Natyrisht që ideja bart rreziqe: me t’u hapur porta shpejtësive të ndryshme, domëthënë të sanksionohet se secili mund ta zgjedhë një shkallë integrimi “à la carte”, ka mundësi që të mbizotërojë fragmentimi, që secili të ndjehet i legjitimuar të bëjë zgjedhje vetëm në bazë të interesit kombëtar, pa pasur më kufizime të përbashkëta. Nga ana tjetër, Europa e bashkuar nuk mund të jetë më një detyrim: funksionon vetëm nëse është një zgjedhje e menduar dhe e dëshiruar.
Këto zhvillime hipotetike natyrisht që mbeten të lidhura me ekuilibrat politikë që do të krijohen shpejt në kontinent, sepse nëse 2017 ka rezultuar mjaft pozitiv për këdo që kishte frikë se, me provat e tyre elektorale, Hollanda, Franca e Gjermania mund të bëheshin pre qeverishë antieuropeiste (por Berlini, siç është theksuar tashmë, ka dalë gjithësesi i dobësuar nga zgjedhjet e tij), 2018 do të jetë pothuajse vendimtar, pasi do të mbahen zgjedhje politike e presidenciale në 11 prej vendeve anëtare: Belgjikë, Republikë Çeke, Qipro, Finlandë, Irlandë, letoni, Luksemburg, Slloveni, Suedi, Hungar dhe sidomos në Itali. Në fakt, fati i Bashkimit Europian duket i lidhur me avancimin ose jo të partive populiste dhe euroskeptike: megjithëse në thelb të mundura në tri vendet e mëdha e sipërpërmendura, sigurimi i mundshëm i pushtetit nga ana e tyre “me njollë leopardi” do ta vinte në rrezik të ardhmen e integrimit kontinental.

Recetat sempliste të populizmit për të zgjidhur problemet më shqetësuese të Kontinentit të Vjetër, duke përkëdhelur instinktet më të ulëta të opinioneve publike europiane, kanë vënë tashmë në vështirësi qeveri të ndryshme kombëtare. Lidhur me temat e sigurisë, partitë më radikale kanë propozuar masa kufizuese të lirive personale, nga formimi i milicive vullnetare për kontrollin e rendit publik dhe të flukseve migratore tek ndërtimi i mureve që evokojnë periudha historike të tjera dhe më pragjike. Jo rastësisht, emigracioni ka qenë çështja kryesore e fushatës proBrexit. Por ajo është një temë e planit të parë për të gjitha lëvizjet e djathta populiste, nga True Finns finlandezë tek Front National francez, nga Partia e Lirisë austriake e hollandeze tek Lega Nord dhe Casa Pound italianë. Në fushën ekonomike, kërkojnë daljen e vendeve të tyre nga bashkimi monetar, falimentimin tout court e bankave në krizë dhe anullimin (total ose të pjesshëm) të borxhit publik, në fakt moskokëçarës për efektet dramatike që mund të shkaktonin masa të tilla.
Ndërsa establishmenti propozon zgjidhje të gjata e komplekse të krizës politiko – institucionale, në tentativën e vështirë për të shmangur kundërgoditje dhe efekte anësore negative, lëvizjet antisistem ofrojnë zgjidhje të shpejta e të “lehta” në dukje, por me pasoja potencialisht të këqija për demokracitë tona. Veç kësaj është ndërprerë rrugëtimi i afrimit midis Europës Perëndimore e asaj Lindore dhe, ajo që është më e keqja, është krijuar një polarizim mjaft i spikatur midis vendeve të Veriut dhe të Jugut të Europës, duke përmbysur një tendencë historik konvergjence drejt shoqërive më të avancuara. Por duhet pranuar se, nëse partitë e sotme populiste kanë sukses, kjo ndodh edhe pse sistemimi aktual europian është në krizë. Bashkimi Europian nuk është tamam konfederal, por nuk është as krejtësisht federal: është një hibrid që duket se përmbledh shumë difekte dhe pak të mira të dy formulave. Ka një monedhë të vetme, por balance shtetërore; kufij të përbashkët, por doganierë kombëtarë; një survejim kreditor unik, por garanci kombëtare mbi depozitat bankare; ka krijuar një treg të përbashkët, por ruan sisteme politike dhe fiskale kombëtare; synon në një mbrojtje të përbashkët, por mbetet i nënshtruar ndaj një NATO-je gjithnjë e më shumë të lidhur me interesat amerikane.
Bashkimi Europian nuk arrin të ofrojë zgjidhje efikase dhe bindëse pasi, në fakt, masat e propozuara në nivel kontinental vazhdojnë që të jenë shumatore e ndërhyrjeve kombëtare në vend se të jenë frut i një aksioni të vetëm komunitar. Strategjia nuk është më në sintoni me zhvillimet e fundit institucionale të Bashkimit Europian.

Jo vetëm që ka rezultuar e papërshtatshme, duke dhënë përshtypjen se avantazhon vendet më të qëndrueshme dhe penalizon ato të më të dobët, por pikërisht pse e papërshtatshme kontribuon në një ndjenjë frustrimi dhe zhgënjimi që projektohet mbi të gjithë ngrehinën europiane. Imazhi i Bashkimit Europian rezulton aq i kompromentuar në sytë e opinioneve publike, sa që establishment politik gjithnjë e më shumë është tunduar që të distancohet nga procesi i unifikimit.
Dy fenomene e shënojnë në mënyrë të prekshme suksesin e partive populiste: nga njëra anë kriza e thellë simetrike e partive të së majtës demokratike, që gjatë viteve të fundit kanë regjistruar në të gjithë Europën rënie të forta konsensusi (të fundit e të cilave, më elokuentet, në zgjedhjet e fundit në Francë dhe në Gjermani) dhe vetëm në Itali e në Greqi rezistojnë akoma (por nuk dihet se edhe për sa kohë) në qeveri. Nga ana tjetër suksesi i lëvizjeve indipendentiste, në të vërtetë jo gjithmonë kundër qëndrimit në Europë dhe në intensifikimin e procesit unitar (si në Skoci dhe, pjesërisht, në Katalonjë), por ku populizmi, si në Flandër, insinuon me mesazhe të thjeshta tërheqësie që çon në shikimin e Bashkimit Europian me armiqësi, sikur të ishte vetëm një “përbindësh burokratik” shtypës.
Ëmbëlsira në fund, Europës i është dashur të ndeshet me këtë grumbull vështirësishë duke u mbështetur mbi një Komision Europian shumë të dobët. Qysh në muajt e parë e mandatit të tij, i filluar në fundin e 2014, projekti i Jean-Claude Juncker për të udhëhequr një ekzekutiv komunitar fuqimisht të spikatur në planin politik nuk u ka pëlqyer shumë qeverive, të cilat janë ndjerë të zhveshur në autoritet në faktet. Disa propozime kurajoze legjislative kanë shkaktuar kritika edhe të ashpra midis 28 vendeve anëtare: nga rishpërndarja e detyrueshme në të gjithë Bashkimin Europian e refugjatëve të ardhur në Itali e në Greqi tek formimi i trupe europiane kufitarësh e autorizuar që të futet në territorin e një shteti anëtar pa autorizimin e qeverisë së tij. Vizioni tejet federalist i Juncker ka gjeneruar irritime dhe ftohtësi, aq më shumë që është shoqëruar me një zbatim të tepruar diskrecional apo të paktën i konsideruar i tillë të rregullave të bilancit të Paktit të Stabilitetit dhe të Rritjes. Raporti i besimit që duhet të lidhë ekzekutivin komunitar me qeveritë kombëtare duket se është prishur. Tashmë shumë qeveri, duke përmbysur një process të nisur me vështirësi prej disa dekadash, mbështesin në mënyrë eksplicite rëndësinë e Këshillit Europian ndaj Komisionit Europian dhe të metodës ndërqeveritare ndaj asaj komunitare.
(Paolo Migliavacca është ekspert çështjesh strategjike, ushtarake dhe energjitike)

Përgatiti
ARMIN TIRANA

Opozita nuk i frikësohet askujt, asnjë hap pas!

Nga Jorida TABAKU

Kush mendon se frikëson opozitën me gjyqe e presionin e gjykatës duhet ta dijë që ajo nuk thyhet. Kush mendon që do mbyllë gojën e opozitës për të fshehur të vërtetën, nuk e ka kuptuar që fundi i çdo tiranie është i keq. Opozita nuk i frikësohet askujt, aq më tepër atij që i frikësohet qytetarëve dhe fshihet në protesta.
Personalisht i qëndroj çdo akuze të drejtuar ndaj qeverisë. Nga inceneratorët e deri tek lojërat e fatit. Rilindja gjeti 890 pika të basteve dhe gjatë qeverisjes së saj ato shkuan 4200. Pika dhe kompani që zotëroheshin nga grupe kriminale për të cilat nuk heshtëm dje dhe nuk do të heshtim as në gjykatë.
Me datë 20 Mars seanca e rradhës. Do shkoj me argumenta e prova ashtu si kam folur gjithmonë në politikë, nuk kam në dorë as presionin e vettingut dhe as pushtetin por të vërtetën!

Rama ndërhyn në KLGJ për të bllokuar shqyrtimin e çështjes së Dritan Dajtit

Kryeministri Rama ka bllokuar shqyrtimin e çështjes së Dritan Dajtit në KLGJ. Denoncimi është bërë nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ka publikuar mesazhin e një punonjësi, ku bazuar mbi faktet e sjella, del në konkluzionin se “Edvini bllokon shqyrtimin e çështjes së Dritan Dajtit në KLGJ!”.
Mesazhi
Përshëndetje Doktor.
Çështja e Dritan Dajtit, killerit serial të masakrës së 9 gushtit 2009, në të cilën u ekzekutuan prej tij 4 oficerë policie, është bllokuar nga kryetarja e KLGJ-së, flitet me urdhër të Ramës, përcjellë asaj nga kumbar Agaçio.
Kështu kjo çështje, ndonëse e shpallur që do të hetohet me urgjencë nga KLGJ, është lënë në sirtar për ta zënë pluhuri.
Sigurisht janë përgatitur edhe nëse plas skandali, pasi vetë kryetarja e KLGJ ka shkarkuar punonjësen e protokollit, me preteksin se ka vonuar disa orë kërkesën e ministres për çështjen Dajti.
(Edhe kërkesa ka probleme ligjore, por këto do publikohen më vonë dokumente). Edhe pse kërkesa u dërgua brenda ditës, për çështjen Dajti prej një muaji nuk u vu uji në zjarr.
Kjo sa i përket çështjes Dajti, këto rrethana janë lehtësisht të verifikueshme edhe nga qytetarët.
Kështu që Edvinin, që urdhëroi heqjen heqjen e katër dënimeve me jetë të mikut të tij Dajti dhe dënimin e tij me 6 vite burg për policë të ekzekutuar, bllokoi edhe shqyrtimin e superskandalit të drejtësisë nga KLGJ e tij.

“Gjeniu” i Ramës ngatërron vargjet e Naim Frashërit, shpëthen rrjeti

Emërimi i Gent Cakajt në postin e ministrit të jashtëm shkaktoi një tërmet të vërtetë në politikën shqiptare, dhe duket se efektet e këtij vendimi të kryeministrit Edi Rama ndihen akoma.
Jo më larg se mbrëmjen e djeshme, teksa ishte i pranishëm në Samitin e Diasporës, Cakaj tregoi edhe njëherë mungesë inteligjence dhe pjekurie, teksa ngatërroi poemën e Naim Frashërit, ”Bagëti e Bujqësi”.
Në përpjekje për t’u shpërfaqur si i lexuar, Cakaj kaloi një moment vërtetë të pakëndshëm përpara qindra syve që ishin duke e vëzhguar. Ministri që përfaqëson Shqipërinë në takime ndërkombëtare, u mbështet dhe me duartrokitje nga salla për të kaluar momentin e sikletshëm.
“Teksa pashë emrin e Naim Frashërit lart, natyrshëm më erdhën ndërmend disa prej vargjeve e tij, kur nga largësitë, nga largësia përshkruan mallin që ndiente për vendin e tij. Dhe nëse nuk gaboj, vargjet e tij afërsisht ato janë kështu:
“Atje lind dielli i gëzuar, dhe ha… atje dielli është i gëzuar… Atje di… atje dielli është lind i gëzuar dhe hëna e buzëqeshur… (Salla mbështet me duartokitje) Të lutem! Fat i madh e mirësi, atë vend e ka mbuluar. Atje nata është një tjetër natë dhe dita është një tjetër ditë”, tha Cakaj në fjalën e tij.
Vargjet nga poema ”Bagëti e Bujqësi”:
Atje lint diell’ i qeshur edhe hëna e gëzuar,
Fat’ i bardh’ e mirësija në atë vënt janë mbluar;
Nat’atje’shtë tjatrë natë edhe dita tjatër ditë,
Në pyjet’ e gjelbëruar, atje rrinë perënditë.
…………………………………….
Pas kësaj gafe të ministrit të Ramës rrjeti ka shpërthyer në tallje dhe sarkazëm ndaj Cakajt.

A janë djegur nga sistemi TIMS në Ministrinë e Brendshme lëvizjet e Olsi Ramës me makinën e kokainës së Xibrakës?

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në Ministrisë së Brendshme. Mësohet se zjarri ka rënë në serverin e TIMS në bodrumin e Ministrisë së Brendshme.
Vëllai i kryeministrit Rama, Olsi Rama është i përfshirë në klanin e kokainës së Xibrakës. Denoncimi u bë me prova nga ish-Kryeministri Berisha para disa kohësh në seancën parlamentare, ndërsa kryeministri Rama nuk bëri asnjë reagim dhe vazhdon të heshtë për këtë skandal. Berisha deklaroi në Parlament, se Olsi Rama lëviz me makinën e Gentian Gjonajt, i arrestuar para dy vjetësh si kreu i klanit të kokainës që prodhohej në laboratoin e Xibrakës në Elbasan. Kjo makinë me të cilën lëviz jashtë shtetit vëllai i kryeministrit është e përshtatur për transportin e kokainës.
Ish-Kryeministri Berisha publikoi në Parlament edhe datat kur Olsi Rama kishte lëvizuar jashtë shtetit me makinën e trafikantëve të kokainës. Berisha deklaroi se, Olsi Rama ka udhëtuar jashtë vendit, duke paraqitur në Kuvend edhe dokumentin e TIMS. “Sipas regjistrimeve në TIMS, Olsi Rama ka udhëtuar jashtë vendit më dt. 13 korrik 2014 dhe herë të tjera me automjetin e krimit të përshtatur, sipas Prokurorisë, nga klani i drogës për fshehjen e kokainës. Me këtë automjet me targa AA653 DM kanë udhëtuar shpesh herë edhe kreu lokal i klanit të Xibrakës, Gentian Gjonaj, Ermal Hoxha, Genci Xhixha!”, deklaroi Berisha në Parlament. Sipas Berishës, kjo makinë është gjetur nga Prokuroria e Shtetit si një makinë e përshtatur me vende të fshehura për transportin e kokainës.

Makina e bandës së kokainës
Udhëtimi i vëllait të kryeministrit Rama me makinën e bandës së kokainës është bërë pak muaj, pasi ishte ndërtuar laboratori i prodhimit të kokainës në Xibrakë të Elbasanit. Ky laborator u zbulua nga Prokuroria e Krimeve të Rënda më 14 janar të vitit 2015, pas hetimeve disa mujore të kryera nga Interpol dhe Europol. Denoncimi u bë nga ish-Kryeministri Berisha në Parlament më 2 shkurt të këtij viti, duke paraqitur me data dhe me fotografi daljet jashtë vendit të Olsi Ramës me makinën e kreut të grupit të kokainës.
“Olsi Rama dhe Jona Dervishi, bashkërisht kanë kaluar kufirin me mjetin e krimit me targë AA 653 DM. Ky është mjeti i përshtatur për fshehjen dhe transportin e kokainës së grupit të Xibrakës, më datë 13 korrik 2014. Kjo është e dhëna e Prokurorisë. Po me mjetin e krimit, Olsi Rama ka kaluar kufirin dhe dy herë të tjera.
Datat i kam këtu. Me këtë mjet ka udhëtuar Gentian Gjonaj, Ermal Hoxha, Genti Xhixha, Olsi Rama dhe Jona Dervishi. Kjo është ndrikulla. Nuk ka klan droge pa një ndrikull droge. Ndaj thirreni Ramën të vijë këtu. I thoni të vijë të japë shpjegime për këto fakte tronditëse, se unë sa herë të dal këtu, këto dokumenta do t’i lexoj. Heshtja e Ediskobarit ndaj këtyre dokumentave dhe fakteve provon qartë, se ai vetë dhe vëlla Olsi janë direkt të implikuar në trafikun e kokainës, u shpreh Berisha gjatë seancës parlamentare. Ndërkohë, Rama nuk reagoi dhe vazhdon të heshtë për këtë skandal.
Kjo tregon se Rama jo vetëm që është në dijeni për përfshirjen e vëllait të tij në trafikun e kokainës, por komunikon edhe vetë me këtë bandë të rrezikshme. “Ka një komunikim konstant me këtë bandë nga vetë kryeministri. Kreu i qeverisë është dhe kreu i banditokracisë, është kryebanditi, sepse kësaj radhe, jo unë, por një ministër për hir të së vërtetës i përgjegjshëm e akuzon se falsifikon mbledhjet e qeverisë. E akuzon se ka mbledhur qeverinë, duke i patur shumicën e ministrave jashtë shtetit. Vetëm një bandit mund t’i lejojë vetes të thyejë Kushtetutën, që përcakton se si funksionon qeveria, të thyejë ligjin organik të Këshillit të Ministrave”, deklaroi ish-Kryeministri Berisha në Parlament.

Vëllai i kryeministrit, garant i bandës së kokainës
Vëllai i kryeministrit ishte garant i bandës së kokainës në laboratorin e Xibrakës që të vijonte veprimtarinë kriminale pa patur asnjë problem nga autoritetet shqiptare. Lëvizja e tij me makinën e kreut të bandës së këtij trafiku, Gentian Gjonaj bëhej për t’i hapur rrugën kreut të bandës që të trafikonte lirisht drogën e prodhuar në Xibrakë drejt vendeve të Bashkimit Europian, ku sipas Interpolit, gjatë kohës së veprimtarisë prodhuese në këtë laborator është trafikuar jashtë shtetit një sasi e madhe kokaine. Policët jo vetëm që nuk guxonin ta ndalonin makinën e vëllait të kryeministrit, Olsi Rama, por e nderonin atë sa herë kalonte nga Elbasani drejt Tiranës dhe anasjelltas. Po ashtu, kjo makinë lëvizte lirshëm edhe kur drejtohej nga kreu i bandës, Gentian Gjonaj, pasi dihej se me këtë makinë lëvizte vëllai i kryeministrit.
Laboratori i kokainës në Xibrakë është ngritur me bekimin e vëllait të kryeministrit prej nga ai përfitonte shuma kolosale parash dhe për pasojë, ai nuk prekej nga autoritetet shqiptare. Në Elbasan e dinin të gjithë se kapanoni i ushtrisë në Xibrakë ishte kthyer në laborator droge. Madje ky laborator ruhej nga Policia e Elbasanit dhe nëse nuk do të kishte hetuar Interpoli dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda, ai do të vijonte të funksionte edhe sot.

Si u zbulua nga Interpol laboratori i kokainës në Xibrakë
Laboratori gjigant i përpunimit dhe prodhimit të kokainës në fshatin Xibrakë të Elbasanit, u zbulua më 14 janar të vitit 2015, falë hetimeve të kryera prej disa muajsh nga Interpol dhe Europol. Gjatë operacionit të drejtuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, u sekuestruan 100 kg kokainë e pastër si dhe 4 tonë përzierës kokaine si dhe përfunduan në pranga 13 persona, 11 shqiptarë dhe dy kolumbianë që ndodheshin në laborator në momentin e aksionit.
Gjatë operacionit u arrestuan shtetasit Ermal Hoxha, nipi i diktatorit Hoxha, Saimir Batku, banues në Tiranë, Gentian Gjonaj, banues në Elbasan, Arjan Dalipi, banues në Elbasan, Ilir Hyseni, Klement Dalipi, banues në Elbasan dhe shtetasit kolumbianë Cesar Avila dhe Ëalser Moreno. Operacioni antidrogë u inicua nga shërbimet e posaçme të huaja si Interpol dhe Europol, pasi një shqiptar i arrestuar disa muaj më parë në Gjermani, pranoi të bashkëpunojë me drejtësinë e këtij shteti. Ai ka treguar të dhëna për personat e përfshirë në prodhimin e lëndëve narkotike, të cilët më pas janë vënë në përgjim dhe janë kapur në flagrancë, ndërsa përpunonin drogën.
Laboratori i vendosur brenda një ish-reparti ushtarak të braktisur në fshatin Xibrakë të rrethit të shërbente për prodhimin e përpunimin e kokainës. Gjatë hetimeve u zbulua se kjo bandë kishte transportuar një sasi të konsiderueshme kokaine drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Kush ishte garanti i 22 milionë eurove investim?
Hetimet e Interpolit dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda zbuluan se investimi i bërë nga karteli i drogës për të ngritur aktivitetin në Shqipëri përmes transportit të vajit të palmës kapte shifrën e 22 milionë eurove. Në këtë shifër futet edhe blerja e drogës si lëndë e parë nga Kolumbia për të mbërritur në Shqipëri për përpunim dhe eksportim drejt vendeve të Bashkimit Europian. Të bësh një investim të tillë, natyrisht që kërkon edhe garanci të mëdha nga qeveria.
Trafikantët e ishin bërë përzgjedhjen e Shqipërisë me kujdes, duke studiuar nga afër të gjithë infrastrukturën e aktivitetit të tyre. Është mëse e qartë, se askush nuk mund të hidhte 22 milionë euro kot pa pasur një siguri nga autoritetet e qeverisë.
Laboratori i kokainës në Xibrakë të Elbasanit, sipas hetimeve të Interpolit dhe Europolit e kishte nisur aktivitetin që në janar të vitit 2014, pak muaj pasi kishte ardhur në pushtet “Rilindja”. Nëse nuk do të ishin kryer hetimet nga Interpol, ky laborator do të vazhdonte ende të prodhonte kokainë, pasi kishte mbështetje nga qeveria dhe mbrohej nga policia.
Goditja e kartelit të kokainës u bë nga Interpoli dhe Europoli dhe nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Nxitjet e para për këtë hetim kanë ardhur nga Gjermania. Falë shkëmbimit të informacionit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda me shërbimet gjermane, disa persona të përfshirë në këtë rrjet u identifikuan dhe u mbajtën nën vëzhgim nga Prokuroria. Kështu nisi operacioni i koduar “Xibraku”, ku rolin e dorës së parë e ka luajtur Prokuroria shqiptare e Krimeve të Rënda.

Një qafir i regjimit në krye të Komunitetit Myslyman?

Bledi KASMI

Ajo që po ndodh në këto orë me Komunitetin Myslyman është një turp kombëtar që përsëritet për herë të dytë në historinë e këtij vendi, më parë nga partia komuniste dhe sot nga bija e vet, partia e drogës. Ndërsa në vitin 1967 e njëjta parti shkatërroi mbi 2 mijë objekte kulti në të gjithë vendin, tani kanë vendosur të emërojnë në krye të Komunitetit Myslyman një sekretar partie duke bërë që komuniteti i besimtarëve të humbë çdo besim tek ky institucioni.
Ajo që po ndodh në këto orë është një presion i hapur që po i bëhet anëtarëve të këtij komuniteti nga partia-shtet që ditën e nesërme të votojnë Ylli Gurrën si Kryetar të këtij komuniteti, një njeri mediokër, servil i pushtetit të partisë së drogës dhe krejt larg fizionomisë të dijetarëve myslymanë që ka pasur në traditë ky komunitet.
Mund të jetë një rast unikal në historinë e këtij komuniteti ky përfaqësim i turpshëm nga një partiak i drejtimit të një komuniteti besimtarësh, duke pasur si mision politik që besimtarët myslymanë që nga dita e nesërme dhe në vazhdim të kenë për zot, djallin në krye të pushtetit dhe jo Zotin e madhërishëm. Komuniteti i besimtarëve duhet të ndalë këtë degradim të këtij institucioni.
Ky njeri që po kërkojnë me çdo kusht ta katapultojnë në krye të Komunitetit Myslyman ishte ai, që në faljet e namazeve të Bajrameve para besimtarëve, falenderonte më shumë Ramën se Zotin, sepse për të Zoti është Rama, ndonëse krijimi i të tillë idhujve para besimtarëve është një ndër mëkatet më të rënda që konsiderohet në librin e shenjtë të Kuranit.

Myslymanët duhet të reagojnë dhe të ruajnë si të shenjtë mësimet e librit të shenjtë të Kuranit për të zgjedhur një njeri që ti përkushtohet me devotshmëri Zotit dhe të drejtojë besimtarët drejt Tij me paqe dhe urtësi dhe jo një qafir të përzgjedhur në kulisat e trafikut të drogës të Taulant Ballës me misionin për të tjerësuar këtë rrugëtim të shenjtë të myslymanëve nga vlerat e besimit, drejt veseve të regjimit kriminal që mbështet mbi trafiqet dhe vjedhjet e shqiptarëve.
Besimtarët myslymanë duhet ta kenë të qartë se historia e tyre është krejt e ndryshme nga ajo e kapjes së këtij Komuniteti nga një parti që ngrihet mbi varret e mijëra klerikëve të vrarë, të pushkatuar pa gjyq, burgosur dhe internuar.
Duhet të kujtojnë nesër dijetarët e mëdhenj të këtij komuniteti si Hafiz Ali Korça, që afro një shekull më parë ishte një martir në rrugën e tij të besimit duke përçuar para shqiptarëve të asaj kohe vargjet e mrekullueshme;
Bolshevizma s’pajton kurrë
Me dinin e Muhammedit
Çelët do ta kenë luftën
Gjer ditën e Kijametit.
Shih pra nuk mbetën fare ndërtesa
Ndër këmbë’ u muar e shenjta besa,
Xhami e kish s’lan’ i rrënuan,
E kësi punësh djajt i shënuan,
Priftërinjt e hoxhët si kec i grinë,
Inteligjentët në dhet i shtrinë. ”

“Rama ik, Rama ik”, shpërthejnë tifozët në Derbin e Tiranës

Situata politike në vend nuk ka lënë pasiv as tifo-grupin e Tiranës, “Tirana Fanatics”.
Ultrasit bardheblu kanë shpërthyer në kore kundër qeverisë dhe kundër kryeministrit Edi Rama gjatë derbit të sapombyllur me Partizanin.
Gjatë gjithë lojë stadium ka oshëtirë nga thirrjet “Rama ik, Rama ik”!
Por si në çdo ndeshje tjetër ku luan Tirana, nuk kanë munguar edhe thirrjet në adresë të zv/kryeministrit Erion Braçe, tifoz i Partizanit.
Ndwrkohw ndeshja pwrfundoi barazim pa gola. Tirana dominon dhe shpërdoron, Partizani fiton një pikë.
Kjo mund të jetë përmbledhja e derbit të luajtur pasditen e sotme mes Tiranës dhe Partizanit në “Selman Stërmasi”. Bardheblutë, në fakt, kanë shkuar disa herë afër golit, por janë ndalur nga pasaktësia ose nga Alban Hoxha.
Pritja spektakolare e numrit 12-të të “demave” ndaj goditjes me kokë të Ngoo në minutën e 24-t ka qenë një nga momentet më të bukura të ndeshjes. Gjashtë minuta më mbrapa, sulmuesi i bardhebluve ka shpërdoruar një tjetër rast të pastër, duke e dërguar topin në duart e Hoxhës.

Pjesa e dytë ka filluar me protestat e lojtarëve të Tiranës, të cilët kanë kërkuar një faull në hyrje të zonës së rreptësisë të Telushit ndaj Cobbina-së, por arbitri Jorgji ka lënë lojën të vazhdojë.
Në minutën e 55-të derbi është ndërprerë pas një dëmtimi të Hektor Idrizit, i cili ka qenë i detyruar të largohet me ambulancë nga fusha e lojës pas një përplasje me Kërçikun. Në vendin e tij është futur Kalari. Derbi është ndalur përsëri në minutën e 61-të për shkak të tymuesve të hedhur në fushën e lojës nga të dyja tifozeritë.
Rasti i parë i rrezikshëm i Partizanit ka ardhur në minutën e 74-t, kur Turtulli ka rrezikuar të shënojë një gol në portën e tij. Gjashtë minuta më vonë ka qenë Telushi që ka shkuar shumë afër golit për “Të Kuqtë”, duke goditur shtyllën me një goditje të bukur nga jashtë zonës. Bardheblutë janë kundërpërgjigjur në të 92-ën me Hoxhallarin, që nuk ka arritur ta dërgojë topin në rrjetë me portën e boshatisur pas një goditje dënimi të Hasanit.
Mbyllet në barazim derbi, të cilit i mungoi vetëm goli.

Gazetarja shpërthen ndaj Drejtorit të Policisë: Kërko falje dhe ul kryet para atyre që u neuroparalizuan nga gazi

Pas letrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu, i cili u kërkon ndjesë bizneseve pranë Parlamentit për përdorimin pa kriter të gazit lotsjellës dhe helmues, ka ardhur edhe reagimi i gazetares së kronikës, Anila Hoxha.
Përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale, Hoxha i numëron numrit 1 të Policisë së Shtetit se përse duhet të kërkojë falje realisht, jo në mënyrë patetike.
Shkrimi i plotë i gazetares Anila Hoxha
Nebi Hyskaj , ish polici te cilit ne 1997 ju vrane perkrah shoket ju rikthye policise. Ju lumte!Pavaresisht voneses,faleminderit qe nuk e harruat pergjithe jeten, ne cepin e te harruarve ! Ai eshte deshmitari i gjalle qe na rrefen se polici e ka vendin dhe shtepine ne polici, krimineli e ka vendin ne burg dhe deshmoret e policise e kane vendin edhe ne ndergjegjjen tone, per tna kujtuar se kemi pergjegjesi per jeten qe ju rrembye cdonjerit …
Por nderkohe ne te njejten dite, police te rinj qe kane shume rruge per te bere perpara, shperndanin leter faljen e drejtorit te pergjithshem. Lutja e faljes ju drejtohet bizneseve dhe klienteve qe diten e protestes para parlamentit u sulmuan me gaz lotsjelles. Patetike!!
Se pari drejtori i pergjithshem i policise tu kerkoje falje publike madje te veteve, policeve qe ruajne rendin dhe qetesine orar pa orar dhe pikerisht me firme te tij nuk ju paguhen oret shtese.

T’ju kerkoje falje dhe te ule kryet para tyre, qe u neuroparalizuan nga gazi, njesoj si cdokush qe gjendej ate dite ne proteste.
Ti kerkoje falje vetes si drejtor i pergjithshem i policise se shtetit qe para se te urdheronte bashke me te tjeret leshimin e gazit lotsjelles duhet te lexonte edhe njehere ligjin dhe rregullat . Si me poshte;
“VKM 730 date 28.05.2008 dhe nje VKM tjeter me Nr.293 date 08.04.2015 “Per miratimin e llojeve te armatimit,te lendeve neuroparalizuese dhe mjeteve te tjera te perdorimit te forces nga Policise se Shtetit”,
“Rregullorja e Funksionimit te Forcave Levizese Operacionale Nr.146 date 09.04.2013”,
“Procedura Standarde te Punes te Strukturave te Rendit dhe Sigurise Publike Nr.253 date 15.03.2017 “,“Per planifikimin e sherbimeve te policise gjate zhvillimeve te tubimeve”.
Por mbi te gjitha cdo qytetari te qete dhe paqesor qe pikerisht ligji i jep te drejten per te protestuar. Gazi lotsjelles nuk leshohet si ti teket drejtuesve te policise, ka procedura dhe duhet te ezaurohen disa etapa. Perse egziston reparti i nderhyrjes se shpejte? Perse i vendosni kordonet? Perse instalohen mjetet ujehedhese? Kur hidhet gaz lotsjelles dhe ne perpjestim me cfare veprimesh nga ana e protestuesve?
Kerkim falja duhet tu drejtohej po ashtu cdo kalimtari te rastesishem, cdo punonjesi te medias dhe cdo polici te ardhshem qe frymezohet nga heronjte e deshmoret dhe ka veshur uniformen ti sherbeje atdheut
Dhe ne fund, kur kerkohet falje kuptimi eshte se pranohet qe eshte gabuar.

DW: Kërkuam të na informonin për buxhetin e Samitit të Diasporës, por refuzuan, kostoja shumë e lartë

S(ulltan H)amiti e quan me ironi shkrimtari gjuhëmprehtë Agron Tufa Samitin e Dytë të Diasporës që po zhvillohet në datat 1 dhe 2 mars në Tiranë. Ironia pasqyron paksa edhe pakënaqësinë që ndjehet tek gjithnjë e më shumë qytetarë të Shqipërisë prej tashmë disa muajsh ndaj politikës aktuale në vend e që Tufa e përmbledh me fjalët: “fasadë, propagandë, korrupsion”. Shkrimtari nga Tirana, i njohur për gjuhën e tij polemizuese, nuk është i vetmi që përdor fjalë kaq të ashpra ndaj samitit.
As Ardian Vehbiu nga Nju Jorku, shkrimtar dhe administrator i blogut “Peizazhe të Fjalës”, nuk heziton ta quajë samitin një “shaka të shpëlarë”. Ndërsa Tufa bën analogji me periudhën osmane, Vehbiu sjell në kujtesë një periudhë më të afërt nga e kaluara e Shqipërisë, nisur dhe nga motoja e samitit “E gjithë vëmendja për diasporën”, që sipas Vehbiut, rimerr një moto të Partisë Socialiste:
“E gjithë vëmendja për ju”. Për mua, ky “samit” është diçka midis karnavalit dhe festivalit folklorik – një festë me kostume dhe buzëqeshje të subvencionuara. Ndoshta pushteti në Shqipëri ka nevojë për vaki të tilla – shqiptarët që jetojnë anembanë botës dhe që nuk kontribuojnë për këtë klasë politike jo”, përfundon Vehbiu për DË.
Ai vetë, megjithëse tashmë një figurë e njohur ndër intelektualët e diasporës, nuk është ftuar në këtë samit. Blogu i drejtuar prej tij nuk i ka kursyer kritikat ndaj politikave në vend, sidomos në fushën e kulturës dhe mjedisit.

Shumë fjalë e pak vepra
Por nuk janë vetëm të paftuarit ata që janë kritikë ndaj Samitit të Dytë të Diasporës. Rando Devole, sociolog dhe ekspert në fushën e migracionit, ka marrë pjesë në samitin e kaluar dhe madje për këtë samit është propozuar për Këshillin e Kombëtar të Diasporës, por pa dijeni te tij. Por ai e vëzhgon për së largu, nga Roma, tubimin e dytë madhështor të mërgatës në atdhe.
Edhe ai i thotë DË-së se sheh një rrezik që Samiti i Dytë të shndërrohet në “një fasadë për retorikën e radhës”. Devole konstaton se përparimet e bëra nga samiti i parë i diasporës, në nëntor të vitit 2016, janë shumë të vogla: Deri tani janë ngritur Agjencia Kombëtare të Diasporës. Fondi i Zhvillimit të Diasporës dhe Qendra e Botimit për Diasporën, por sipas Devoles, aktiviteti i tyre është minimal.
“Diaspora ka vite që i kërkon shtetit shqiptar akte konkrete, të prekshme, fundja të realizojë atë që ai vetë deklaron e premton me të madhe në dokumente zyrtare, por, në thelb, jemi ende në nivelin e fjalëve dhe njoftimeve”, i tha Devole Deutsche Ëelle-s.
I pakënaqur është Devole edhe me përgatitjet për Samitit të Dytë. Rando Devole kërkonte këto ditë me dëshpërim në rrjet listën e folësve në panel, e cila u bë e njohur vetëm një ditë para samitit, për të një mangësi që flet për mungesën e seriozitetit në lidhje me çështjet e diasporës.

Mendime dhe plane
Në katër panelet e së premtes (01.03.) që zhvillohen pas panelit hyrës është paraparë të flitet për votat, identitetin, ekonominë dhe turizmin. Veç konferencës që zhvillohet të premten, është paraparë në mbrëmje edhe një mbrëmje gala ku do të jepen çmime dhe tituj, si dhe një aktivitet tjetër të shtunën që parasheh festimin në Lezhë të 575-vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës. Se çfarë pritet të dalë konkretisht nga këto panele, kjo nuk është shumë e qartë.
Anduena Stephan, konsulle nderi e Shqipërisë në Dyseldorf të Gjermanisë, dhe presidente e Shoqatës Integrative Gjermano-Shqiptare (IDEAL), e cila, nga emigrantët që pyeti DË, ishte ndër të paktat aktiviste të Diasporës që do të shkonte sërish në samit, nuk e konkretizon pritshmërinë e saj:
“Pres që të strukturohen në një plan veprimi për dy vitet e ardhshme rezultatet e Kuvendit 2019. Pres një ndërveprim proaktiv me aktore të diasporës, të shoqatave të saj, me propozime të tyre, me projekte e iniciativa që të ndërthuren, rrjetëzohen dhe të kenë efekte veprimi si ne vendet ku është diaspora, ashtu dhe në ndërrjetëzime mes shtetesh e kontinentesh. Po kaq e rëndësishme është edhe përgatitja dhe ndjekja e një plani pune në nivel projektesh konkrete në të mirë të vendeve te origjinës, e cila ne fund te ditës prodhon efekte pozitive ne te mire te familjeve te diasporës që jetojnë e punojnë aty”, thotë ajo për DW.
Artur Elezi, profesor matematike dhe aktivist i kahershëm në Uashington, i cili ka marrë pjesë gjithashtu në samitin e parë është mirëkuptues që pritshmëritë ndaj Samitit të Dytë nuk jan aq konkrete. “Pa pasur një strukturë bashkëbisedimi nuk mund të bëhet gjë,” thotë ai dhe vë në dukje se organizimi i miliona shqiptarëve në diasporë është një punë shumë e vështirë. “Me kë do të flasë qeveria? Ka milionë emigrantë dhe kushedi sa zëra! Duhet një strukturë si fillim, që të jetë përfaqësuese e Diasporës, në bisedim me qeverinë për hartimin e një strategjie afatgjate”, thotë Elezi. I cili sheh disa , duke përmendur si arritje pozitive “bashkëpunimin deri diku të mirë midis qeverisë dhe diasporës për mbarëvajtjen e shkollave shqipe.”

Shumë para për pak punë
Por një gjë ia vret sytë shumë vetëve në këtë samit, dhe kjo jo vetëm Elezit: Kostoja që ai do t’i kushtojë tatimpaguesit shqiptar. Në rrjetet sociale qarkullon një listë me shpenzimet e samitit që në total janë 67 milionë lekë (afro 500 mijë euro) që do të thotë, më shumë se dyfishi i samitit buxhetit vjetor të paraparë për projekte me diasporën. Ndërkohë që vetë vizitorët vijnë me shpenzimet e tyre. Kostot janë vetëm për eventin, transportin, kancelari dhe dekor etj., shuma këto, që në Shqipërinë e varfër konsiderohen tepër të majme.
Përfaqësuesit e shoqatës GERMIN, Liza Gashi nga Prishtina dhe Mark Kosmo nga Bostoni, i kanë nisur prej kohësh një letër ministrit të diasporës, Pandeli Majko, ku ndër të tjera i luten që t’i ulë shpenzimet e samitit dhe, ç’është më e rëndësishmja, që shpenzimet në lidhje me politikat e Diasporës të bëhen transparente. Por, Mark Kosmo i thotë DË-së se deri tani nuk ka marrë ende përgjigje. “Ndoshta e merr kolegia ime Liza Gashi, e cila është një nga folëset në program”, sqaron ai më tej. Edhe Deutsche Ëelle u përpoq në disa mënyra të merrte një përgjigje nga Ministria e Diasporës për buxhetin e samitit, por pa sukses.

Rrezik politizimi dhe instrumentalizimi
Në letrën në fjalë, kërkohet edhe që qeveria të mos ketë një rol kaq ndikues mbi diasporën, por që diaspora ta bëjë vetë organizimin e saj. Kosmo dhe Gashi kritikojnë se diaspora është “mysafire, dhe jo partnere”. Sepse, me gjithë organizimin e madh dhe shumë tradicional të shqiptarëve në diasporë, samiti është organizuar direkt nga qeveria, dhe të ftuarit janë përzgjedhur nga ambasadat përkatëse në këto vende. Po ashtu, ambasadat kanë perzgjedhur edhe kandidatët për Këshillin Koordinues të Diasporës. Artur Elezi, megjithatë, mendon se kush ka dashur të shkojë në samit, nuk ka pasur nevojë për ftesë speciale. Mjafton të shprehje dëshirën. Ai tërheq vëmendjen se gjërat nuk duhen parë ose bardhë ose zi.
As Jozef Radi, president nderi i shoqatës “Aquila” të Anconës, i cili me anë të blogut të tij radiandradi është kthyer në një tjetër përçues të rëndësishëm të diskursit intelektual të shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit, nuk ka marrë ftesë. Në bisedë me DË ai thotë se parimisht e përkrah idenë e një samiti, nëse ky do të ishte i vërtetë. Por sipas Radit, ajo që do të sjellë tubimi është për “të ndarë mallin e të mërguarve me vendin”. Radi e sheh me skepticizëm edhe projektin e votës së diasporës, përsa kohë që demokracia në Shqipëri nuk është konsoliduar ende. “Politizimi i diasporës është një manovër që s’mund të prodhojë ndonjë efekt pozitiv, por vetëm sa do ta përçajë më tej atë,” thotë ai.

Një përçarje e parë vihet re edhe nga pritja që po i bën diasporës elita vendore: Në samit janë ftuar të mbajnë fjalime presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, por jo ai i Shqipërisë, Ilir Meta, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, por jo ai Kosovës, Ramush Haradinaj. I ftuar ka qenë edhe Lulzim Basha, kryetar i opozitës, i cili para pak fillimit bëri të ditur nëpërmjet një mesazhi në Tëitter-it se nuk do të shkonte në samit.
Shqipëria ka nevojë jetike për ndihmën dhe kontributin e diasporës. Unë dhe Partia Demokratike mirëpresim krahëhapur mbështetjen e saj dhe bashkëpunimin e ngushtë e të sinqertë për të ndërtuar në Shqipëri mundësitë, sigurinë, lirinë dhe vlerat që ata gëzojnë në vendet ku jetojnë.
Kjo përçarje e diasporës është pasojë e përçarjes politike si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë, dhe po vazhdoi kështu, vetëm sa do ta degradojë diasporën, paralajmëron Tufa. Për të që tani ky samit nuk është gjë tjetër, veçse “rekrutim i diasporës, në mënyrë që kur të përfshihen në zgjedhje votat e emigrantëve ta kenë infrastrukturën të ngritur e nën kontroll”. Tufa, i cili është tashmë i mllefosur nga “stili autokratik drejtues i Ramës”, kujton se mekanizma të tillë janë përdorur edhe nga Erdogani dhe Putini, të cilët ndërkohë “e kanë hemogjenizuar diasporën dhe kanë instaluar në të një rrjet të fortë propagandistik”.

Rama nuk ndalet! Kullë gjigande edhe tek Parku i Tiranës!

Qiellgërvishtës edhe tek Parku i Tiranës. Ky është alarmi që lëshon anëtari i Kryesisës së PD, Jamarbër Malltezi.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, eksperti i mjedisit publikon edhe maketin e një projekti për një godinë shumë-katëshe pranë asaj që quhet “Mushëria e Tiranës” duke akuzuar edhe ministrin e Mjedisit, Blendi Klosi që sipas tij, nuk vendosi moslejimin e ndërtimeve pranë Parkut,
“Qiellgërvishtës edhe tek Parku i Tiranës. Specialistat i paraqisnin të tejdukshme këto goxillat se nuk duken keq të tejdukshme. Por pranë tyre janë pallate 9 katëshe që duken si xhuxha para këtyre çmendurive brenda Parkut! Klosi nuk guxoi të deklaronte vijë të kuqe ndërtimet brenda Parkut. Duan partinë e rryshfeteve dhe drogës më shumë sesa Shqipërinë”, shkruan Malltezi në Facebook.