35.5 C
Tirana
E hënë, 11 Gusht, 2025

Prokuroria nuk ja prek pasurinë e drogës trurit të bandës së Avdylajve, mbrohet direkt nga Rama

Sekretari për çështjet ligjore, në Partinë Demokratikë ka lëshuar akuza të renda ndaj kreut të qeverisë Edi Rama. Në një dalje për mediat nga selia blu Çlirim Gjata deklaroi se Edi Rama ia ka dorëzuar Prokurorinë e Krimeve të Rënda bandës së Avdylajve të dosjes 339.
“Grupit kriminal që bënte trafik ndërkombëtar droge, nuk i është prekur asnjë prej pronave dhe pasurive të blera me paratë e drogës”, tha ai duke shtura se “me Donika Prelën në sistemin e drejtësisë dhe pjesë e SPAK, Edi Rama faktohet kryeprokuror dhe drejtësia në shërbim të bandave që blejnë dhe ndajnë pushtetin me të.
Deklarata e plotë e Sekretarit për Çështjet Ligjore, Çlirim Gjata
Dosja 339 e njohur si dosja që fakton blerjen e zgjedhjeve nga Edi Rama në bashkëpunim me krimin, është njëkohësisht edhe dosja që fakton se Edi Rama i ka dorëzuar krimit të organizuar Prokurorinë e Krimeve të Rënda.
Dosja 339 ka zbuluar se kryeprokurorja Donika Prela është në shërbim të plotë të bandës së Avdylajve dhe se është emëruar në atë detyrë prej Edi Ramës për të shkatërruar dosjen 339.
Edi Rama ua ka dorëzuar Avdyljave Prokurorinë e Krimeve të Rënda, sepse, grupit kriminal që bënte trafik ndërkombëtar droge, nuk i është prekur asnjë prej pronave dhe pasurive të blera me paratë e drogës.
Avdylajt kanë pasuri përrallore, por shërbëtorja e bandës në Prokurorinë e krimeve të Rënda ka ndaluar sekuestrimin e pasurive të tyre, në shkelje të plotë të ligjit Antimafia.

Sipas një denoncimi të mbërritur në emailet e mbi 30 gazetarëve të vendit, një nga kokat e trafikut të drogës, që siguronte lidhjet e bandës me trafikun ndërkombëtar të drogës, Hekuran Hoxha, është pothuajse i paprekur.
I njohur me nofkën Roni i Shijakut, truri i bandës, jeton në luks, por luksi që ka burim paratë e drogës, ka mbetur i njëjtë, edhe pas arrestimit të tij. Ligji antimafia detyron Prokurorinë e Krimeve të Rënda të sekuestrojë menjëherë pasurinë e trafikantëve të drogës, në mënyrë që t’u ndërpresë atyre çdo mundësi për financimin e aktivitetit kriminal.
Por, përsa kohë në krye të Prokurorisë së Krimeve të Rënda është shërbëtorja e Edi Ramës dhe e bandës së Avdylajve, Donika Prela, trafikantët e drogës, do të vazhdojnë t’i gëzojnë pasuritë e tyre. Sot ne, faktikisht, nuk kemi një Prokurori të Krimeve të Rënda, por kemi një celulë kriminale.
Më herët, Partia Demokratike ka denoncuar faktin se, në kohën që Donika Prela drejtonte Prokurorinë e Durrësit, është liruar nga burgu kreu i bandës së Avdyljave, Astrit Avdyli, në makinën e të cilit u gjet një armë pa leje janarin e vitit që shkoi.
Shërbimi kriminal që Donika Prela ka kryer për bandën që blinte vota për llogari të Edi Ramës në qarkun e Durrësit gjendet në dosjen 339, si pjesë e përgjimeve të bandës së Avdylajve. Këtë fakt nuk mund ta mohojë asnjë prej vartësve të sa, duke u fshehur pas lojrave të fjalëve.
Me Donika Prelën në sistemin e drejtësisë dhe pjesë e SPAK, është konfirmuar se reforma në drejtësi ka vdekur, se kryeprokuror është Edi Rama, se krimi i organizuar është i pandëshkueshëm dhe se Prokuroria e Krimeve të Rënda është në shërbim të bandave kriminale që blejnë dhe ndajnë pushtetin me Edi Ramën.

Skandali/ Drejtori i burgut Fier rrëmben të riun, një histori krimi me drejtuesin e burgut

Ngjan si një histori për filma, porn ë fakt kemi të bëjmë me një histori krimiale në krye të të cilës është Drejtori i burgut të Fierit, Arjan Hasani. Hasani është njeriu që ka përfituar postin nga djali i Gramoz Ruçit. Bëhet fjalë për një histori të paimagjinueshme ku Drejtori i burgut ka rrëmbyer një ish të dënuar sepse nuk kishte dhënë pjesën e dytë të parave që ai e kishte liruar nga burgu. Ndërsa historia e dytë ka të bëjë me një vrasje që një I dënuar ka kryer ndërsa ishte liruar nga i njëjti drejtor burgu.
Lexoni mesazhin e oficerit dixhital! sb
Pershendetje Dr.
Drejtori aktual i burgut te Fierit miku i ngushte i Ledios se Gramozit Arjan Hasani ,me amnistin e vitit 2016 shkurt .Ka liruar nje te denuar i cili akuzohej per vrasjen e nje polici ne itali .Pasi i kish mar nje pjese te lekeve por ky me tu liruar u zhduk e ka keruar privatisht per tre muaj me radhe ne sarand ne vlore dhe ne fund e gjetur ne Tirane e ka rrembyer me ane te nje miku tije Ardian Hysi dhe e ka sjell ne burg dhe pas 2 ditesh esht ekstraduar per ne Itali me ndihmen e mikut te tije i cili ishte edhe Kryeprokuror i Fierit Ardian Ylli kunat i Spartak Brahos.I denuari quhet Florind Marini.Ndersa vjet ne Dhjetor kur Arjan Hasani ieshte drejtor ne burgun e Peqinit ka lene me leje nje te denuar i cili kreu dhe nje vrasje gjate kohes qe ishte me leje ne Shkoder .Ne fakt ky person ishte ne statusin e te paraburgosurit i eshte dhene masa e sigurise burg pa afat nga gjykata e Elbasanit per vepren penale “Futje dhe mbajtje e sendeve te ndaluara ne I.E.V.P ” Pra ne kundershtim me ligjin e ka nisur me leje nje te paraburgosur .
Ky person quhet Artan Koceku I cili dyshohet se eshte vrare perpara disa muajve ne nje atentat ne shkoder
Behet fjale per Drejtorin aktual te burgut te Fierit Arjan Hasani
ndersa para disa muajsh eshte emeruar shef sigurie personi i cili rrembeu te denuarin florind Marini ne tirane Ardian Hysi. Pjesmarjes ne rrembim kane qene edhe dy polic Admir Rrapo pronar i automjetit dhe Ilirian Zaka
Ps personi me bluze te zeze esht Ardian Hasani,personi me bluze te verdhe eshte Florind Marini,kurse vetura esht automjeti me te cilin u rrembye Marini.

“Tërmet” në Holandë për lirimin e vrasësit Arben Frroku

Arben Frroku dhe lirimi i tij në Holandë, duket se ka shkaktuar një tërmet të vërtetë dhe në mediat atje.
Gazeta më e madhe në vend shkruan se avokati i ‘vrasësit të policit’, Arben Frroku, nga Shqipëria, kërkoi dje nga gjykata lirimin e klientit të tij. Ministri Grapperhaus dëshiron të shmangë me çdo kusht që vrasësi të mbetet këtu, duke përfunduar i lirë në rrugë
Nga Mick van Wely, De Telegraaf
Arben Frroku është arrestuar tre vjet më parë në aeroportin e Schiphol-it me një pasaportë false. Ai është dënuar me burgim të përjetshëm në Shqipëri për ekzekutimin e një shefi policie të rangut të lartë në Tiranë.
Frroku mund përfundojë shumë shpejt në liri. Shqipëria kërkon që ‘vrasësi i policit’ të ekstradohet, por Frroku dhe avokati i tij i janë kundërvënë ekstradimit.
Gjykata e Amsterdamit zhvilloi dje një seancë pas kërkesës së pezullimit nga avokati i Frrokut, Gerald Roethof. Kjo gjykatë, por edhe ajo e Hagës, vendosën pas një urdhri të përkohshëm që ekstradimi i tij është në kundërshtim me Konventën Europiane të të Drejtave të njeriut. Kjo për shkak se ekstradimi i tij në Shqipëri nënkupton burgim të përjetshëm.

Sipas avokatit, Roethof, nuk ka më asnjë arsye për ta mbajtur Frrokun në qeli pas vendimit të gjykatës. Prandaj, ai kërkoi lirimin e tij. Javën e shkuar, ministri i Drejtësisë dhe Sigurisë, Grapperhaus, tha për gazetën De Telegraaf se ai dëshiron që të parandalojë që shqiptari të përfundojë në rrugë këtu. Dje ai e bëri një koment të tillë edhe gjatë seancës parlamentare.
Ministri ka autorizuar një hetim të ri mbi mënyrën e ekzekutimit të dënimit me burgim të përjetshëm në Shqipëri. Sipas Grapperhaus, ka të dhëna se ekziston një rishikim periodik i dënimeve të përjetshme, në bazë të së cilës mund të përcaktohet nëse një i dënuar ka të drejtë për lirim të parakohshëm. Ai i referohet një rasti konkret.
Gjykata pritet të japë vendimin mbi lirimin e Frrokut më 7 mars.

Indi-Pakistan, përballja e dy fuqive atomike

Shtohen tensionet në rajonin e Kashmirit mes Indisë dhe Pakistanit. Në një kohë që Pakistani ka ofruar dialog, kryeministri i Indisë ndodhet nën presionin e opinionit në vend për t’u hakmarrë.
Në rrugët e Delhit njerëzit qëndrojnë pranë kioskave të gazetave dhe diskutojnë për atë, se si do të duhet vazhdojnë zhvillimet. “Pakistanezët kanë bërë një gabim të madh, këtë nuk duhet ta kishin bërë, sepse fuqia e tyre ushtarake nuk është asgë para tonës. Këtë duhet ta kishin marrë parasysh, para se të ndërmerrnin hapa që të çojnë drejt luftës” thotë një qytetar nga India, Vinod Kumar Singh.
Në një kafene në rrugë atmosfera është ndezur dhe shumica mendojnë, se India duhet të reagojë me forcë kundër goditjes së avionëve. “Qeveria e Indisë duhet t’i japë një përgjigje të fortë dhe të t’i detyrojë që të lirojnë pilotët tanë”, thotë Sannay Singh.
Disa media ndezin situatën
Edhe në mediat sociale atmosfera është mjaft e ndezur. Shtypi në Indi, por edhe në Pakistan po ashtu jep kontributin e vet në ashpërsimin e gjendjes, është i mendimit publicisti Hartosh Singh, nga revista e Indisë, Kultur Caravan. “Gjithçka ndodh transportohet në media. Por mediat tek ne nuk punojnë në bazë të parimeve gazetareske, që t’i marrin në shqyrtim të dhënat. Ato veprojnë si instrument propagande i qeverisë përkatëse. Kjo bën që të krijohet një atmosferë e rrezikshme në popullsi dhe të humbë arsyeja e shëndoshë nga të dyja anët. Por këtu qëndrojnë balë njëra-tjetrës dy fuqi atomike dhe një konfrontim ushtarak mund të shkallëzohet shpejt.”
Situata në Kashmir
Edhe të enjten ka pasur shkëmbime zjarri në rajonin e Kashmirit. Sipas të dhënave të forcave të sigurisë nga India të shtënta zgjatën afër 1 orë. Por ka qenë më të dobta, se goditjet me artileri një ditë më parë. Edhe një përfaqësues nga qeveria pakistaneze ka bërë fjalë për shkëmbime të vogla zjarri.
Ndërkohë banorët e fshatrave përgjatë “line of control” – vijës së kontrollit në Kashmir janë larguar nga shtëpitë e tyre. I gjithë rajoni nga ana pakistaneze është vendosur në gjendje gatishmërie. Pritet një kundërpërgjigje e Indisë pas goditjes së dy avionëve ushtarakë indianë nga aviacioni luftarak pakistanez. Për shkak të mbylljes së hapësirës ajrore në Pakistan dhe Indinë e Veriut janë prekur edhe fluturimet ndërkombëtare. Disa shoqëri fluturimi i kanë ndërprerë fluturimet në rajon ose kanë ndërruar drejtim.

Kryeministri Netanjahu rrezikon të paditet për korrupsion

Prokurori i Përgjithshëm i Izraelit bëri publike planet e tij për të ngritur akuza për korrupsion ndaj kryeministrit Benjamin Netanjahu, një zhvillim që mund t’i japë fund karrierës së tij politike.
Prokurori i Përgjithshëm Avichai Mandelblit i njoftoi planet e tij pas më shumë se dy vitesh hetimi.
Ende nuk janë bërë publike detaje rreth kësaj çështjeje, por zoti Mandelblit tha se ai ka në plan të pranojë rekomandimet e policisë për zotin Netanjahu, që ai të paditet për ryshfet, shkelje të besimit dhe mashtrim.
Një vendim i tillë kundër zotin Netanyahu do të shënonte herën e parë në historinë e vendit, të ngritjes së akuzave kriminale ndaj një kryeministri në detyrë.
Zoti Netanjahu, i cili është i angazhuar në një fushatë intensive për rizgjedhje përpara procesit të 9 prillit, ka mohuar të ketë shkelur ligjin.
Partia e djathtë e tij, Likud, i hodhi poshtë akuzat duke e cilësuar si “persekutim politik”.
Kryeministri pritet të zhvillojë një konferencë shtypi të enjten lidhur me akuzat.

Messi ka një prioritet për El Clasico, të shkatërrojë Real Madridin

Lionel Messi është i lodhur për shkak të agjendës së ngjeshur, mirëpo ai dëshiron t’i kthehet formës së mirë për ndeshjen e së shtunës, kundër Real Madridit. Qëllimi i argjentinasit për këtë ndeshje është t’i turpërojë “Los Blancos” në Santiago Bernabeu.
Për shkak që Messi tenton ta japë gjithmonë më të mirën e tij, ai dukej i lodhur për El Clasicon e së mërkurës. Kalendari i ngjeshur i Barcelona ka bërë që Messi të mos ketë mundësi për ta dhënë 100 për qindëshin e tij, pas het-trikut dhe asistit në ndeshjen kundër Sevillas, shkruan AS, transmeton Gazeta Express.
“Ai ishte pak i lodhur, por nuk ka nevojë që ta ekzagjerojmë këtë gjë. Ai vrapoi, luftoi dhe ishte i mbrojtur mirë nga Real Madridit”, thanë lojtarët e Barcelonës në zhveshtore, pas fitores 3:0, që i kualifikoi në finale të Kupës së Mbretit.
Shpejtësia e Ousmane Dembeles dhe saktësia e Luis Suarezit para portës bënë që Barcelona të thyejë rekord, duke u kualifikuar në finalen e gjashtë radhazi të Kupës së Mbretit.
Messi e humbi topin plot 15 herë brenda 94 minutave. Ai i bëri dy driblime të suksesshme, por kur e tentoi këtë gjë për të tretën herë, nuk pati sukses. Nga 535 pasimet e Barcelonës, vetëm 42 ishin të argjentinasit.
Sipas statistikave të OPTA-s, Messi i krijoi dy raste të mira, më shumë sesa çdo lojtar tjetër i Barcelonës. 31-vjeçari u lidh me Busquetsin 13 herë, me Sergi Roberton tetë herë dhe Dembele tri herë. Por, Suarezin e gjeti vetëm një herë në fushë, përkundër që zakonisht uruguaiani dhe Messi e kanë partneritetin më të mirë në fushë.
Argjentinasi dëshiron t’i kthehet formës që e shfaqi në ndeshjen kundër Sevillas dhe të luajë sa më mirë në ndeshjen e së shtunës. Ai beson se ia ka borxh një paraqitje mirë në El Clasico Barcelonës.
Këtë gjë do ta ketë mundësinë ta bëjë në fundjavë, kur mund t’u japë fund të gjitha shpresave të tifozëve të Real Madridit për titullin e La Ligës.

SHBA: Kosova të pezullojë tarifat, po dëmton partneritetin

Zyrtarët e Këshillit Kombëtar të Sigurisë, John Erath dhe Brad Berkley, për dy ditë me radhë kanë takuar udhëheqësit e Kosovës dhe kanë paralajmëruar masa të reja nëse nuk pezullohen tarifat ndaj mallrave serbe për t’u hapur rrugë bisedimeve.
Pjesëmarrësit në takime thanë se në kuadër të masave të mundshme ata kanë përmendur madje edhe mundësinë e largimit të rreth 650 trupave amerikane që shërbejnë në kuadër të forcave paqeruajtëse të NATO-s dhe prania e tyre shihet si thelbësore për sigurinë e Kosovës.
Po ashtu zyrtarët amerikanë kanë theksuar se nuk ka ndonjë dokument të shkruar të ndonjë marrëveshjeje e cila duhet të hartohet nga palët dhe duhet të çojë në njohje të ndërsjellë.
Ambasada amerikane në Prishtinë, nuk ka dhënë hollësi por theksoi të enjten se të dy zyrtarët u kanë thënë udhëheqësve të institucioneve të Kosovës se tarifat ndaj prodhimeve nga Serbia dhe Bosnja, duhet të pezullohen, meqë e pengojnë përparimin dhe dëmtojnë partneritetin me Shtetet e Bashkuara.
Në një njoftim të ambasadës thuhet se dy zyrtarët që qëndruan edhe në Beograd, përforcuan porosinë e presidentit Donald Trump “për të shfrytëzuar këtë moment unik … dhe për t’u përmbajtur nga veprimet që do ta bënin arritjen e një marrëveshjeje më të vështirë”.
Në të dyja kryeqytetet, thuhet në komunikatë, ata theksuan shqetësimin e Shtëpisë së Bardhë se “dialogu duhet kthyer në binarë dhe se të dyja palët duhet të ndërpresin veprimet provokuese dhe të ndërmarrin hapa konstruktivë për t’u kthyer në tryezën negociuese”.
Zyrtarët amerikanë përsëritën mesazhin e tyre nga letra e 11 shkurtit, se “tarifat ndaj prodhimeve të Serbisë dhe Bosnjës janë pengesë në rrugën drejt përparimit, dëmtojnë partneritetin tonë dhe duhet të pezullohen, në mënyrë që dialogu me Serbinë të ecë përpara”. Ata theksuan urgjencën që “Kosova të arrijë një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit me Serbinë, dhe rreshtimin SHBA-Kosovë për këtë interes të përbashkët strategjik”, thuhet në komunikatë.
Dy bashkëkryesuesit e delegacionit shtetëror të Kosovës për bisedime me Serbinë, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti, i pohuan Klan Kosovës kërkesat amerikane ndërsa theksuan se ata janë shprehur të gatshëm të negociojnë me Serbinë në emër të Kosovës për kushtet e pezullimit të tarifave ndaj Serbisë

Qëndrime të ndara të udhëheqësve të Kosovës
Pas takimeve të se enjtes me delegacionin shtetëror të Kosovës për bisedime me Serbinë dhe me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, zyra e këtij të fundit përmes një komunikate bëri të ditur se është biseduar për procesin e bisedimeve përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përgatitjet e këtij procesi dhe tejkalimin e pengesave aktuale, duke përfshirë këshillat e Shteteve të Bashkuara për pezullimin e përkohshëm të tarifave ndaj mallrave serbe.
“Të gjithë anëtarët e Ekipit Negociator kanë shprehur shqetësimin për veprimet agresive të Beogradit, por në të njëjtën kohë kanë shprehur edhe gatishmërinë e tyre për respektimin e këshillës së SHBA-së për pezullimin e e tarifave dhe rifillimin e dialogut në Bruksel”, thuhet në njoftimin e zyrës së presidentit Thaçi.
Por kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, përsëriti sërish qëndrimin se tarifa nuk është pengesë për bisedimet me Serbinë dhe se këtë ka provuar ta shpjegojë në takimin e së mërkurës me zyrtarët amerikanë.
“Ekzistojnë dy mënyra pra se si të shihet tarifa; njëra është të shihet si pengesë për t’u kthyer në dialog, tjetra është si ndihmesë për ta arritur marrëveshjen më shpejt, për shkak se koha tashmë nuk i kushton vetëm Kosovës por edhe Serbisë besoj. Pra për aq kohë sa tarifat janë në fuqi koha i kushton edhe Serbisë, pra ekzistojnë këto dy efekte besoj unë”, tha kryeministri Haradinaj.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, njëherësh bashkë kryesues i delegacionit shtetëror për bisedime me Serbinë, pas takimit shkroi në rrjetin social Facebook se i ka siguruar mysafirët se po punohet për një qëndrim të përbashkët rreth çështjes së tarifave që të mundësonte edhe fillimin e dialogut, duke marrë parasysh këshillat e miqve amerikanë”.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, shprehu keqardhjen që “Kosova aktualisht ndodhet ne pikën më të ulët të marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara dhe ky duhet të jetë shqetësim për politikën dhe shoqërinë në Kosovë”.
Marrëdhëniet u sfiduan për shkak të refuzimit të Prishtinës që të pezullojë tarifat ndaj mallrave serbe, të cilat kanë pezulluar edhe procesin e bisedimeve, meqë Beogradi i kushtëzon ato me heqjen e tyre.
Shtetet e Bashkuara nuk i dhanë vizë udhëtimi fillimisht kryeministrit të Kosovës dhe vizat me pas u janë refuzuar edhe zyrtarëve të tjerë.
Një vizitë e planifikuar e gjeneralit amerikan të Gardës Kombëtare të Iowas, Timothy Orr në Kosovë me rastin e shënimit të përvjetorit të pavarësisë së saj u anulua për shkak të tarifave, ndërsa javën që lamë pas u anuluan ftesat për 14 pjesëmarrës nga Kosova në disa konferenca që lidhen me sfidat e sigurisë ndërkombëtare e rajonale.

-26 gola në Madrid, Reali vuan sindormën “Ronaldo”

Një Real Madrid në krizë për të gjetur golin nuk është më lajm. Kjo është e dukshme, një realitet tashmë. Ndoshta nuk ishte ky fakti i vetëm në eliminimin nga Copa del Rey, teksa sulmi dështoi të shënojë një gol të vetëm, edhe pse Vinicius Junior zhbalancoi mbrojtjen katalanase, por pa rezultat konkret: Golin.
Në La Liga renditen edhe më keq, në vend të tretë me 9 pikë larg, dhe “El Clasico-n” e radhës që do të zhvillohet të shtunën në 20:45 dhe mund të jetë ndeshja që shuan përfundimisht shanset për titull kampion ose rihap luftën për kreun.
Gjithsesi deri tani kemi parë një Real Madrid të vrazhdë në sulm, me Bale e Asensio jashtë forme, teksa uellsiani dështoi të jetë lider pas largimit të Cristiano Ronaldos. Situatën në dorë e ka marrë 18-vjeçari brazilian, por ai nuk mund të finalizojë ashtu siç bënte portugezi dhe Benzema nuk është gjithmonë në ditën e tij më të mirë.
Po të krahasojmë sezonin aktual me atë të 9 viteve ku ishte Cristiano Ronaldo golat e shënuar nga Real Madrid janë shumë herë më të lartë se këtë vit.
Aktualisht “Los Blancos” kanë tundur rrjetën 87 herë, 37 në “Bernabeu”, ndërsa në tre sezonet më të dobëta me CR7-ën (10-11, 12-13 dhe 17-18) janë shënuar 16 gola më shumë se aktualisht. Ndërkohë që në sezonin 2011-12 janë shënuar 131 gola, plot 44 më shumë se këtë sezon. E përkthyer në mesatare prej 9 vitesh të Realit me Ronaldon, janë 26 gola më pak të shënuar këtë sezon.

Washington Times: Shqiptarët në protesta kërkojnë largimin e Ramës, oligarkët te reforma në drejtësi

Nga L. Todd Wood
Washington Times

Kemi shkruar gjerësisht gjatë viteve të fundit në lidhje me axhendën e globalistëve në Ballkan dhe afërsinë e qeverisë së Edi Ramës me organizatën e George Soros, një kampion kryesor i kësaj axhende.
Madje edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel ka dalë kundër propozimt për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë- që supozohet se do bëhet për të rregullohet kufijtë etnikë në rajon- me arsyetimin se kjo mund të përfundojë duke i bërë gjërat shumë më keq.
Ngjarjet në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë, gjatë javëve të fundit, ofrojnë një këndvështrim të qartë se si ky mentaliteti i ofruar nga miliarderi liberal amerikan dhe aleatët e tij ndikon në vendet e dobëta të Europës Lindore dhe në mbarë botën.
Teksa reforma gjyqësore në Shqipëri vetëm sa ka dështuar, duke lejuar oligarkët e korruptuar në vend që të miratojnë ligjet që duan në parlament, pavarësisht nga procedurat kushtetuese, qeveria e Ramës tani është në krizë. Prokurorët shqiptarë kanë zbuluar disa përgjime audio të zyrtarëve qeveritarë që manipulojnë zgjedhjet e fundit në dëm të opozitës. Në përgjigje, anëtarët e Partisë Demokratike në opozitë kanë dhënë dorëheqjen nga mandatet e tyre, ndoshta duke e lënë qeverinë pa kuorum.
Globalistët e Brukselit kanë paralajmëruar se kjo mund të pengojë hyrjen e Shqipërisë në BE. Fryma e dhunës është ngritur nga e majta për të margjinalizuar përpjekjet politike të opozitës. Mijëra shqiptarë kanë demonstruar në rrugët e Tiranës duke kërkuar ‘Rama ik’.
Çfarë bën makineria politike e Edi Ramës në këtë situatë? Përse të mos nxjerrë në pah metodat shtypëse të komunizmit? Këtë javë, një angleze që jeton në Shqipëri, teksa shkruan në Exit.al, është etiketuar- e keni gjetur- si agjente ruse.

Arsyetimi për këtë është se ajo bëri një koment për faqen ruse RT për protestat antiqeveritare që po shtohen.
Autorja, Alice Taylor, u përgjigj duke thënë se e kanë quajtur shumë gjëra në jetë, por kurrë agjente ruse.
‘Shpifjet dhe fyerjet janë të paligjshme këtu dhe jashtë vendit, këto janë çështje që duhet të merren shumë seriozisht nga Bashkimi Europian,’ tha ajo. ‘Gënjeshtrat që janë propaganduar rreth meje gjatë orëve të fundit janë mjaft tronditëse për një vend dhe një qeveri që dëshpërimisht kërkon të konsiderohet si europiane’.
Është e dukshme se të njëjtët arkitektë të narrativës ‘përplasja Trump-Rusia’ në mediat kryesore të Perëndimit duket se e këshillojnë makinerinë politike të Ramës prapa skenave në Shqipëri.
Raportuesi i posaçëm i Parlamentin Europian për Shqipërinë, Knut Fleckenstein, tregoi arrogancën e BE kur ai dënoi popullin shqiptar pse po ngrihet kundër një qeverie të korruptuar.
‘Po e humbas durimin tim me pozicionin e deputetëve të opozitës,’ tha Fleckenstein. ‘Protestat duhet të jenë paqësore. Imazhet e protestave vonojnë integrimin’.
Meqë ra fjala, nuk ka pasur dhunë. Kishte vetëm një spektër fantazmë të dhunës, një narrativë e ëndërruar nga ata që janë në pushtet dhe që duan të qëndrojnë në pushtet. Është koha që Perëndimi të mos mbyllë sytë para sjelljeve të këqija nga qeveritë në Europën Lindore si pjesë e një fushate për ryshfetin që të hyjnë në NATO dhe për t’u bërë pjesë e tregut të BE.
Alice Taylor nuk është agjente ruse. Ajo është një grua në vendin e saj të adoptimit, që thjesht është e shqetësuar për njerëzit që ka ardhur për t’i dashur.

Porti i Durresit në dorën e bandave të Avdylve, Çekiçëve, kontrabanda që bëhet natën

Ish-Kryeministri ka denoncuar përmes “qytetarit dixhital” kontrabandën që bëhte në Posrtin e Durrësit gjatë orëve të natës, ndërkohë që konfirmohet se Porti është në duart e bandave të Avdyljave dhe Çekiçëve, të cilët edhe pse I kanë 2 milionë euro borxhe Portit vijojnë trafiqet.
Denoncimi i “Qytetarit dixhital”
Lexoni denoncimin e punonjesit dixhital. sb
Doktorr Berisha. Me siqeritetin ma te modh te betohem qe nuk mendoja te te shkruaja ndonjeher si sipatizant I se majtes qe jam. Po mora shkas nga denoncimi qe bete dite me pare per koleget e mi qe u dhunuan ne port. Jam pjese e seciurity te portit e siqerisht aty eshte be te ikesh me vrap se cdo gjo e kane mar ne dor bandat. Ne duhet te mbyllim syt e mos te flasin se hajm ndonje tyt pistolete kokes.
Kane zaptu cdo gjo. Ne bashkepunim me kete drejtorin nxjerrin gjith naten nafte kondrabande nga anijejt e ne duhet te heshtim. Kan zaptu gjith ate teritor ne mes te portit ky grup kriminal e do bejne dhe karburat aty qe te marin naften. Kane dhe grupet e veta qe kane kontrat me portin per te ngarku dhe shkarku anijet.
Dhe pse I kane mbi 2milj euro borxh portit e prap lejohen me punu se ndryshe han pistolet kokes e jane po ata qe ndarkojne e shkarkojne dhe madhin e drogen qe vjen e iken. Nuk di ca bon kontrolli shtetit e si nuk I kap njeri me 2 mil eu borxh qe kane. Mond cekici me shoke.
Grupi I vangjushit e avdylajve. Nuk punojm dot mo po ca ti bojme halleve e kalamojve se ca nuk na shofin syte. Banda gangsterra ne zaptim total te portit te durrsit.ty te rujt zoti e na ndihmo me keto alabak se ne hall te madh jena se keto jane pal me drejtorin e bojne gjithe punet e pista.
I verifikon kollaj fare dhe per terrenin qe kan zon dhe per borxhet qe kan dhe per kondrabanden qe boj me drejtorin.