Rrjeti publik gjerman, ZDF zbarkoi në Tiranë si shumë media të tjera perëndimore për të pasqyruar situatën gjatë ditëve të fundit.
Kronikën e tyre nga Tirana, gjermanët e kanë titulluar: Protesta kundër korrupsionit në Shqipëri.
Gazetarja e nis menjëherë kronikën me rastin e Unazës së Re. Ajo thotë se pavarësisht se do ndërtohet një rrugë, njerëzve që do u prishen banesat nuk do u shkojë asgjë.
‘Jo vetëm gjenerata ime, por edhe fëmijët e mi kanë punuar për këtë shtëpi. Janë rreth 1 mijë familje që preken,’ thotë një banor protestues.
‘Ky është një nga shumë raste të korrupsionit në Shqipëri,’ vijon kronika.
Më pas, ZDF interviston gazetaren Klodiana Lala, që publikoi përgjimet për blerjen e votave, ku del edhe emri i kryebashkiakut të Durrësit.
‘Klodiana Lala ka publikuar përgjimet që tregojnë se si njerëzit e qeverisë blejnë vota me ndihmën e kriminelëve,’ thuhet në kronikë.
Kurse Lala shpjegon: ‘Një personi i kërkohet që të kthejë mbrapsht paratë pasi nuk ka votuar siç duhej. Kjo tregon se këto zgjedhje nuk ishin as të lira dhe as të fshehta’.
Analisti Enton Abilekaj thotë për ZDF se, ‘Shqipëria po bën hapa të mëdhenj mbrapa’.
Në mbyllje të kronikës, ZDF bën një konstatim.
‘Për Brukselin, Edi Rama quhet si e keqja më e vogël në politikën shqiptare. Prandaj ata po i kërkojnë opozitës që të tregohet e matur. Pyetja është nëse mund të mbahet një qeveri, anëtarët e së cilës kanë kontakte të ngushta me kriminelët’.
/Mapo
Televizioni gjerman: Pyetje për Brukselin dhe Edi Ramën, a mund të mbahet një qeveri e lidhur me krimin?
Vjedhje edhe me diasporën, 180 milionë lekë skenografia, 150 milionë të tjera kancelari
Esmeralda KETA
Samiti i dytë i diasporës shqiptare pritet të hapet zyrtarisht të enjten në Tiranë me ceremoninë e mirëseardhjes në pallatin e Brigadave. Eventi kryesor është planifikuar të zhvillohet më 1 mars, ku do të ketë katër panele të ndryshme diskutimi, ndërsa më 2 mars, pjesëmarrësit do të udhëtojnë drejt Lezhës për të përkujtuar 575 vjetorin e Kuvendit të Besëlidhjes.
Petrit Kuçana, drejtor i përgjithshëm i gazetës “The Albanian” me seli në Londër që prej vitit 2004 do të jetë një nga pjesëmarrësit, por gazetari shprehet dyshues për paratë që qeveria shqiptare po harxhon për një konference dy ditore. Në anën tjetër, ai nënvizon se edhe samiti i parë nuk u ndoq me veprime që adresojnë shqetësimet e shqiptarëve që jetojnë jashtë atdheut.
“Edhe sot e kësaj dite askush nuk di çfarë u arrit nga Samiti i Parë i organizuar tre vite më parë,” tha Kuçana, duke shtuar se “përtej fasadës, nuk kemi parë asnjë adresim të atyre kërkesave apo shqetësimeve të mërgimtarëve që jetojnë jashtë republikës së Shqipërisë”.
“Mënyra sesi po organizohet samiti i dytë nuk shihet që do të ketë një dritë shprese për pritshmëri të mëdha. Fatkeqësisht, gjithçka po mbetet brenda setit të fotografive,” tha ai.
Qeveria ka vendosur të shpenzojë 67 milionë lekë nga buxheti i shtetit për konferencën dy ditore, një shifër e përafërt me buxhetin e Ministrisë së Diasporës gjatë një viti. Kjo shifër është konsideruar e tejfryrë nga disa personalitete shqiptare që jetojnë jashtë vendit, të cilët e kritikojnë kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë e tij se po i përdor mërgimtarët për shoë.
Përtej kritikave, Ministria e Diasporës shprehet e kënaqur me pjesëmarrjen dhe deklaroi se po punohej për të rritur bashkëpunimin me diasporën.
“Deri të premten janë regjistruar në portal mbi 1500 pjesëmarrës”, i tha BIRN një burim zyrtar pranë kësaj ministrie. “Ministria e Diasporës dhe të gjitha strukturat e saj kanë bërë një punë të jashtëzakonshme për të rritur bashkëpunimin dhe të zgjidhur çështjet që shqetësojnë diasporën,” shtoi zyrtari i ministrisë.
Buxheti i fryrë
Samiti i Parë i Diasporës u mbajt në vitin 2016 dhe mblodhi në Tiranë rreth 1000 përfaqësues të komunitetit shqiptar jashtë atdheut nga 40 shtete të botës. Ai u konsiderua një sukses nga qeveria shqiptare. Por samiti i dytë i këtij lloji, i cili mblidhet në Tiranë të premten dhe të shtunën, i ka shqetësuar disa nga anëtarët e komuniteti shqiptar në mërgim për shpenzimet e tij ekstravagante.
Në një vendim të datës 9 janar, Këshilli i Ministrave i kaloi drejtorisë së shërbimeve qeveritare një shtesë fondi prej rreth 67 milionë lekësh të reja për organizimin e samitit. Por detajimet e buxhetit të ndarë në zëra kanë sjellë dhe kritika ndaj eventit.
Skenografia e ditës së parë të konferencës do të kushtojë 18 milionë lekë. Për qiranë, vetëm për një ditë aktivitet nga ora 09:00- 14:00, për sallën me 800 persona në ExpoCity është miratuar një fond prej 10 milionë lekësh, ku janë përfshirë edhe 9 ditë parapërgatitore.
Më 2 mars, 800 përfaqësuesit e diasporës do të nisen drejt Lezhës ku do të marrin pjesë në ceremoninë e 575 vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës. Për transportin e tyre qeveria ka parashikuar një fond prej 2 milionë lekësh, me një kosto prej 2500 lekësh për çdo person, ndërkohë që bileta vajtje-ardhje për Lezhë aktualisht, në të gjitha linjat që e ofrojnë këtë shërbim kushton vetëm 500 lekë. Por edhe transporti nga Tirana drejt ‘Expo City’ nuk do të jetë më pak i kushtueshëm. Nëse për këtë linjë qytetarët paguajnë 100 lekë vajtje ardhje, transporti për 800 të ardhurit nga diaspora do të kushtojë plot 1250 lekë për person.
Qeveria është treguar bujare edhe për kancelarinë dhe paketën e aktiviteteve për 800 të pranishmit e ardhur nga diaspora, pasi për këtë zë janë vënë në dispozicion 15 milionë lekë. Paketa kancelarike për çdo person do të kushtojë plot 19 mijë lekë.
Publikimi i shpenzimeve është shoqëruar me kritika dhe disa nga pjesëmarrësit në samitin e parë kanë vendosur ta bojkotojnë aktivitetin.
“Nuk ka nevojë kaq shumë për skenografi, mbrëmje gala, çmimet, qira për dhjetë ditë për sallën e cila do të përdoret vetëm për një ditë, zbukurim i rrugës, …për më tepër, nuk mund të justifikoj 67 milionë lekë për dy ditë të Samitit, kur buxheti i Agjencisë së Diasporës është më pak së gjysma e kësaj shume,” shprehet ekonomisti Mark Kosmo, i cili ka qenë i pranishëm në Samitin e parë. Kosmo mban postin e kryesuesit të bordit të shoqatës së diasporës së Kosovës “Germin”, si dhe ka ngritur Fondacionin Shqiptar të Filantropisë.
“Në cilin vend të botës harxhohet më shumë për dy ditë konferencë, se sa ka buxheti vjetor i agjencisë apo ministrisë,” pyet Kosmo, i cili ka një karrierë të pasur si konsulent i Bankës Botërore.
Edhe Jeta Kaziu, aktualisht drejtoreshë marketingu në një kompani produktesh televizive – “Harvest Direct LLC” dhe po ashtu edhe nënkryetare e shoqatës “MAAS Besa” në Masaçusets e ka refuzuar ftesën njësoj si Kosmo.
“Ky event ka buxhet jashtëzakonisht të patolerueshëm! E them këtë si ekonomiste dhe si drejtoreshë marketingu. Ishte arsyeja kryesore që vendosa të mos marr pjesë,” tha Kaziu.
“Kur një samiti dy ditor i është bashkangjitur një shifër shumë më e madhe se sa i gjithë buxheti vjetor i Ministrisë së Diasporës, tregon se ata duan më shumë një “shoë” dy ditor sesa një departament që do të krijojë marrëdhënie afatgjatë me diasporën,” shtoi ajo.
Kaziu është e angazhuar edhe në projektin Cure së bashku me dr.Ina Farkën nga Uashingtoni, që po ndihmon spitalet shqiptare me pajisje aparaturash. Sipas saj, është e pakuptimtë që ligjvënësit shqiptarë miratojnë një buxhet kaq të majmë për një event, kur në spitalet shqiptare ka nevoja bazike.
“Kemi parë spitale dhe qendra shëndetësore pa aparatura bazë, personeli shëndetësor që punon në ato situata është i jashtëzakonshëm. Kur e shohim diferencën që mund të bëjnë 5 mijë dollarë, 10 mijë dollarë apo 20 mijë dollarë për njerëz kaq shumë në nevojë, atëherë unë nuk mund të bëhem pjesë e mjerimit të bashkatdhetarëve të mi. Nuk mund të justifikoj 660 mijë dollarë për një shoë dy ditor,” shtoi ajo.
Pak investime për diasporën
Aktualisht i gjithë buxheti për shërbime për diasporën për vitin 2019 është 83 milionë lekë. Gjatë diskutimeve të projektbuxhetit të 2019-ës, Ministria për Diasporën kërkoi që Agjencia Kombëtare për Diasporën të kishte një buxhet prej 165 milionë lekësh për vitin 2019, por Ministria e Financave i alokoi kësaj agjencie vetëm 26.5 milionë lekë. Asokohe Minisitri i Diaporës, Pandeli Majko e kundërshtoi këtë rrudhje me 84% të buxhetit të kërkuar, duke u shprehur se duhej rishikuar.
Shqipëria ka ministri për Diasporën që prej vitit 2015, por komuniteti shqiptar jashtë atdheut shprehet se e ndjen veten të braktisur dhe të papërfaqësuar. Jeta Kaziu, e cila ka studiuar Ekonomik dhe Shkenca Politike në universitetin e Toëson në Maryland dhe master në Harvard për menaxhim Biznesi dhe Marketing, tregon se entuziazmi pas samitit të parë iu shua shumë shpejt.
“Në samitin e parë isha shumë entuziaste që më në fund qeveria shqiptare do të dëgjonte kërkesat tona, mënyrën e angazhimit që donim me mëmëdheun. Fatkeqësisht jo shumë u bë pas samitit të parë dhe kur morëm ftesën për të dytin, isha shumë dyshuese sepse m’u duk një organizim komplet politik, pa organizim diaspore,” tha Kaziu. “
“Jo vetëm që nuk jemi këshilluar si diasporë, por edhe sot akoma nuk kemi një axhendë konkrete të samitit, kush janë prezantuesit, cilat janë çështjet kryesore që do të diskutohen në samit,” shtoi ajo.
Ajo tha se i referohej në mënyrë të veçantë komunitetit të Bostonit në SHBA, duke theksuar se qeveria shqiptare ishte fillimisht shumë e angazhuar me projektin që kishin realizuar në këtë drejtim me Universitetin e Harvardit.
Edhe për Petrit Kuçanën, mungesa e bashkëpunimit tregon se sa rëndësi i jep qeveria diasporës.
“Absolutisht deri më sot nuk kemi parë ndonjë dalje jashtë kornizës së fasadës. I vetmi zhvillim mund të quhet emërimi i një Ministri Shteti për Diasporën, që lehtësisht përkthehet si ministër pa portofol, e mbase kjo flet shumë për qasjen që qeveria ka për diasporën,” tha ai.
Kuçana, i cili për shkak të profesionit si gazetar i njeh me themel telashet me të cilat përballen shqiptarët e Londrës, ka një listë të gjatë çështjesh, që sipas tij, qeveria shqiptare duhej t’u jepte përgjigje në këtë samit. Edhe Mark Kosmo mendon se bashkëpunimi i qeverisë me komunitetin shqiptar jashtë vendit le për të dëshiruar.
“Qeveria shqiptare nuk ka krijuar asnjë bashkëpunim formal me Diasporën nëpërmjet komiteteve apo grupeve të punës. Bisedat ose takimet nuk mjaftojnë. Konferencat apo samitet kanë vlerë vetëm nëse ka ‘folloë-up’ serioz,” tha ai.
“Personalisht, kam pasur disa takime dhe kam dërguar shumë ide për samitin, Strategjinë e Diasporës, etj…por nuk kemi gjetur rrugën për bashkëpunim,” përfundoi Kosmo.
“BIRN”
Korrupsioni i kthyer në sistem, 11 oligarkë kanë fituar në total 2100 tendera, 4 deputetë të PS 410 tendera!
Nga Jorida TABAKU
Sipas Ëorld Justice Project, Shqipëria është një prej vendeve me një zbatueshmëri të ligjit më të ulët në Ballkan, Azi dhe Afrikë. Raporti evidenton qartë se shqiptarët kanë bindjen e palëkundur se korrupsioni është mënyra se si jeton qeveria ndërkohë që zbatimi i ligjit është thuajse inekzistent.
Kur flasim për zbatimin e ligjit duhet të kemi parasysh koncesionet dhe tenderat që jepen në mënyrë anti-ligjore. Shembulli i projektligjit për prishjen e Teatrit, problemet dhe shkeljet ligjore që vërejtëm tek rasti i Unazës në zonën e Astirit, problemi me ligjin për Aeroportin e Vlorës dhe për dhjetra koncesione të tjera janë shembujt e prekshëm që argumentojnë këtë vlerësim.
Kjo qeveri ka prishur çdo parim te konkurencës së lirë, çdo projekt i programit 1 miliardë është dhënë me ofertë të pakërkuar, pa garë!
1 në 3 tendera jepet pa garë!
11 oligarkë përmes 19 kompanive kanë fituar në total 2100 tendera!
Katër deputetë të parlamentit dhe të mazhorancës kanë fituar 410 tendera dhe koncesione!
Ndërkohë që 78 000 biznese te ndershme kane ulur qepenat keto 5 vite e sot paguajnë 37% të të ardhurave të tyre taksa e tatime!
Shqiptarët e kanë thënë fjalën e tyre kur i janë përgjigjur pyetësorit në lidhje me korrupsionin.
Shumica e tyre mendon se në Shqipëri nuk zbatohen proceset e përcaktara nga ligji por se mbizotëron përherë “miku” me influencë apo oligarku me pushtet. Shqipëria e cila sipas mazhorancës dhe qeverisë është një hap pranë integrimit ka nivelin e korrupsionit të barabartë me Perunë apo Algjerinë dhe është më poshtë në rënditje se sa Maqedonia e Veriut (në nivel rajonal).
Kjo nuk është Shqipëria që duam!
Babëzia nuk ndalet, 1.7 miliard lekë për 60 kondicinerë tek Sanatoriumi
Sipas shifrave të raportuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, rreth 70 përqind të tendera që janë bërë vitet e fundit nga adminstrata dhe qeveria Rama, janë pa garë dhe të paracaktuara. Por duket se kjo praktikë, nuk ka të ndalur. Së fundmi një tender i zhvilluar në Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi” me vlerë 177 milionë lekë i jepet një kompanie, pa garë, raporton “Shekulli”.
Bëhet fjalë për një prokurim, i cili kërkon ndërrimin e sistemit të kondicionimit në spital përmes vendosjes së pajisjeve të reja, që do të rregullojnë ngrohjen apo ftohjen në spitalin e Saukut. Konsorciumi i shpallur fituese i përket dy kompanive Ed Konstruksion sh.p.k & Alba Konstruktion, ndërsa 4 operatorët e tjerë janë skualifikuar, duke treguar edhe njëherë precedencën e dyshimtë se tenderët dhe koncesionet në shëndetësi janë të paracaktuar dhe ekspozojnë rrezik potencial të pajtueshmërisë ligjore për sjellje të paligjshme ose jo etike të biznesit, veçanërisht në lidhje me praktika korruptive dhe mosrespektimit të ligjeve anti-korrupsion.
Në fakt kjo praktikë nuk është e re për modelin që ka zgjedhur qeveria, që nga koha kur Ministrinë e Shëndetësisë e drejtonte Ilir Beqaj dhe tashmë punën e tij e vij, ministrja Ogerta Manastirliu. Por në spitalin, fenomeni i përzgjedhjes së dyshimtë të kompanive fituesve nuk vlen vetëm për tenderët me vlerë të lartë financiare, por edhe për prokurimet me vlerë të vogël, ku vetëm gjatë dhjetorit 2018 janë firmosur dhjetëra tenderë, duke përjashtuar të gjitha kompanitë pjesëmarrëse përveç fituesit.
Tenderi për rregullimin e sistemit të kondicionimit është firmosur vitin e kaluar dhe këto ditë konsorciumi pritet të përfundojë punën, sipas afatit 12-mujor të përcaktuar në kontratë, ndërsa operatorët e tjerë nuk kanë ngurruar të bëjnë ankesë.
Komisioni i Prokurimit Publik ka skualifikuar 4 operatorët e tjerë, tre prej të cilëve me të njëjtin motivacion, se nuk plotësonin kriteret për tu futur në procedurën e prokurimit.
Ndërkohë, firma e katërt e skualifikuar nuk ka paraqitur ofertë ekonomike, duke u përjashtuar automatikisht nga gara. Tri kompanitë kanë bërë ankesë, por ajo nuk ka vlejtur për të ndërruar destinacionin e fituesit.
1. Agri Konstruksion Nuk plotëson kriteret e përcaktuara sipas DST-së për këtë proçedurë prokurimi.
2. “Klimateknika TB2” shpk & ITE Grup”Shpk Nuk plotëson kriteret e përcaktuara sipas DST-së për këtë procedurë prokurimi.
3. Termoimpiant- Nuk plotëson kriteret e përcaktuara sipas DST-së për këtë procedurë prokurimi.
4. Laureta Plepi – Nuk ka paraqitur ofertë ekonomike.
Kompania Ed Konstruktion administrohet nga Alfred Ibrahimi që nga viti 2005 dhe ka një kapital themeltar prej 15 500 000 lekësh, ndërsa gjatë këtyre viteve ka marrë 12 kontrata publike, nga të cilat ka përfituar 289 milionë lekë.
Deklarata e fortë e Berishës: Edhe Rama në përgjimet e Dakos me bandën e Avdylajve
Gjatë intervistës në Ora News, ish-Kryeministri Sali Berisha ka bërë një deklaratë të forte duke u shprehur se, ka të dhëna se edhe kryeministri Edi Rama ka zhvilluar biseda telefonike me grupin e Avdylajve në Shijak, të akuzuar për përfshirjen në trafikun e drogës.
‘Gjushi e ka bërë gjithçka. E ka bërë në ujdi të plotë me Edi Ramën. E di ti që ka të dhëna që edhe Rama ka telefonata me Avdylajt, në ato përgjimet.
Kjo është një masë e cila ishte për t’u hedhur hi syve dhe për t’u thënë të tjerëve se nuk e heqim dot Gjushin se nuk na lë KQZ-ja’, u shpreh ish-Kryeministri.
Berisha tha më tej se, Rama u ka dhënë nën administrim grupit të Avdylajve Prokurorinë e Krimeve të Rënda.
“Qeveria tranzitore çmonton lidhjet politike me bandat. Avdylajt sot administrojnë Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Kanë Avdylajt hotel “Germania” në Durrës, është një nga hotelet më luksoze në Shqipëri. I tëri kristal. Ata janë ushtarë. Është Rama këtu. Hekuran Hoxha dhe Abdylajt kishin laborator të njëjtë me Hasin. Shkuan natën dhe i arrestuan dhe u dhanë mundësi që laboratorin ta çmontojnë. Të gjitha pronat e tyre janë të paprekura. Rama me Gjushin u dhanë Avydlajve Prokurorinë e Krimeve të Rënda”, u shpreh Berisha.
Dvorani monstër gjyqtar, vettingun e bën ish-bashkëshortja e “Hakmarrjes për Drejtësi”
Përkundër vlerësimeve që eurodeputetët që vizituan Tiranën bënë sot për reformën në drejtësi, ish-kryeministri Sali Berisha thotë se ky është një proces terësisht i kapur.
Në studion e emisionit “360 Gradë” në Rtv Ora News, Berisha theksin e vuri tek lista e zezë e vettingut duke përmendur me emra ata gjyqtarë dhe prokurorë që sipas tij nuk nderojnë këtë proces dhe vërtetojnë edhe njëherë kapjen e reformës nga Edi Rama.
Beti Njuma: Një nga akuzat që ju bëhet është lënia e mandateve të parlamentit është një alibi për të goditur reformën në drejtësi. Delegacioni i PE e vlerësoi reformën në drejtësi dhe veçanërisht vettingun. Një proces që po shkon shumë mirë thanë.
Berisha: Delegacioni vjen dhe dëgjon disa raporte. Sa i përket reformës rezultatet janë këto: Ai që thotë se Dvorani është mirë në krye të KED mashtron, trillon dhe mbështet një mëkatar, një gjykatës që nuk ka ligj as moral. Mbështet një gjykatës i cili duke qenë anëtar Bordi i Telekomit ka marrë apartament dhe ja ka paguar Telekomi dhe më pas ka pranuar të gjykojë çështje të Telekomit. Mos harro Altina Xhoxha doli nga sistemi vetëm se kishte gjykuar një çështje në Kushtetuese që i ati e kishte gjykuar në Apel. E them këtu që Altina, me gjithë respektin që kam, ka bërë gabim. Konfikti i interesit është konflikt interesi.U largua për kaq. Kurse ky zotëria që merr një apartament fillimisht 70 metër dhe pastaj Telekom ja bën 130 metër dhe pastaj Telekom ja paguan 35 mijë euro dhe ky zhvillon gjyqe. Ky gjykatës unik në botë që katër vite pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese nuk lëshon detyrën, ky është një monstër nga çdo aspekt. Nuk ka ligj as moral. Dhe ata që ua servirin shqiptarëve si sukses këtë, ata nuk kanë respektin më minimal për këta njerëz”.
“Nuk kanë respektin më minimal ata që paraqesin kunat KLP.Kanë qenë në negociata dhe aty janë procesverbalet, ku të dy ambasadorët kanë qenë 100% dakord, Guvernatorët se ashtu i quaj, që ata ekspertë socialistë dhe tanë të cilët draftonin ligjet për 6 vite nuk mund të zgjidheshin në këto organe sepse dilte që po i draftonin për veten e tyre. Më kryesori i socialistëve, pas Sadushit që përjashtoi shkollën e Magjistraturës nga vettigu. Shkolla e Magjistraturës duhet të ishte e para në vetting. Sadushi nga njëra anë bëri ligjin, nga ana tjetër ka studio avokatie bashkë me sadushët e tjerë dhe imagjino ti si i mbrojnë çështjet këta kur shkojnë te nxënësit e tyre.
“Është kunati i madam Radarit, ndrikull Radarit, e cila duhet të jetë tani aty ku janë trafikantët e tjerë për krimin e shëmtuar të shuarjes së radarëve dhe më shumë se kaq. Ai del në krye të KLP. Është kjo reforma. Kush bën vetting? Bashkëshortja e Hakmarrjes për Drejtësi. A ka qenë me një anëtar të Hakmarrjes për Drejtësi Valbona Sanxhaktari e martuar? Me kodin e mafies asaj i thonë Bona.Gjykatësin e Gjykatës së Lartë Tom Ndreca e hoqën se nipi i tij është kapur me 3 gram hashash, gjykatës një jetë të tërë.Kurse kjo ndrikull e Hakmarrjes për Drejtësi që merr, zbardh dhe modifikon informata të SHISH, kjo bën filtër aty. Ne kemi qenë nismëtarë të vettingut por nuk jam për lista të zeza. Cilido që i mbron këto bën gabim”.
Deklaratë e Organizatës Rinore të Partive Popullore: Dako e Gjiknuri vodhën votat, kryeministri ndaloi hetimet
Në një deklaratë për situatën në Shqipëri Organizata rinore e Partive Popullore YEPP ka bërë një analzitë të sitatës aktuel.
Deklarata e plotë
Shqiperia sot po përjeton kohë monumentale që nuk kanë precedentë në historinë e saj. Opozita shqiptare e bashkuar ka vendosur të tërheqë mandatet e saj parlamentare si përgjigje ndaj përgjimeve të publikuara nga Zeri i Amerikës. Këto përgjime vertetuan denoncimet dhe akuzat e bëra nga Partia Demokratike gjatë këtyre viteve. Përgjimet zbuluan prova konkrete që kryebashkiaku i Durrësit, qytetit të dytë më të madh në Shqipëri, Vangjush Dako, ka bashkëpunuar ne menyre direkte gjate zgjedhjeve te 2017 me nje nga familjet kriminale me te fuqishme te Durresit për të përfituar vota për Partinë Socialiste.
Të njëjtat regjistrime kane dhenë indicie të forta që Damian Gjiknuri, ish ministri i infrastructures, dhe Edi Rama, kryeministri aktual i Shqiperise, kane kontaktuar dhe bashkepunuar ne menyre direkte me kriminele dhe njerez te denuar per akte kriminale qe kane influence te madhe ne komunitetet e tyre perkatese. Ne menyre te paevitueshme kjo rezultoi ne intimidimin e metejshem te votuesve, qe ju desh te perballeshin me nje mal kercenimesh ne rast se nuk bindeshin per te votuar sic i kerkohej.
Kryeministri socialist i Shqiperise i ka refuzuar keto fakte dhe e ka emertuar Zerin e Amerikes, n je organizate mediatike prestigjioze e bazuar e SHBA si ‘kazan.’ Kryeministri gjithashtu i ka ndaluar prokuroret te hapin hetime mbi keto politikane ne rastin kur nuk nuk ka hetime ekzistuese ne proces e siper. Ky qendrim eshte mbajtur pavaresisht fakteve te pamohueshme qe implikojne bashkepunetoret me te ngushte te Kryeministrit.
Shqiperia eshte anetare e OSBE dhe NATOs, institucione nderkombetare qe kerkojne qeveri solide demokratike ne anetaret e tyre ne menyre qe te mos vejne ne rrezikshmeri demokracine dhe legjitimitetin e tyre. Pas zgjedhjeve te 2017, OSBE konfirmoi parregullsite e thella te procesit elektoral ne lidhje me intimidimin e votuesve dhe shitblerjen e votave, fenomene qe sabotojne procesin demokratik te Republikes. 20% e votuesve kane pranuar qe u jane ofruar para ne shkembim per voten e tyre.
Shqiperia shpreson per hapjen e negociatave per anetaresimin e saj ne BE ne Qershor 2019, por fatkeqesisht, perfaqesuesit e PPE kane konfirmuar qe kjo gje nuk mund te ndodhe nese ndryshime drastike nuk ndodhin deri atehere.
Qytetaret shqiptare sot jane te detyruar te durojne nje regjim qe i mohon atyre te drejtat themelore kushtetuese – nje regjim qe ne menyre konstante mbyt dhe saboton zerin e mediave dhe fjalen e lire. Ky sistem politik e trajton udheheqesin dhe aleatet e tij te ngushte si njerez te paprekshem nga ligii.
YEPP mbeshtet Shqiperine dhe e leshon kete deklarate sepse kjo qeveri duhet vene para pergjegjesise per hir te shqiptareve por dhe per hir te Ballkanit Perendimor dhe rajonit ne teresi. Zbatimi i ligjit dhe garantimi i te drejtave te opozites sebashku me luften kunder krimit te organizuar jane me te nevojshme se kurre. Kjo nevoje eshte parashtruar qartazi dhe nga presidenti i PPE, Joseph Daul.
Garantimi i te drejtave te opozites, zbatimi i ligjeve kundra korrupsionit, dhe implementimi i plote i ligjeve demokratike do te legjitimoje demokracine e Shqiperise. Ne menyre qe e ardhmja e deshiruar Evropiane te kthehet ne realitet, Shqiperia ne menyre urgjente duhet te garantoje zgjedhje te lira dhe te ndershme, si e vetmja garanci per themelet dhe principet e nje demokracie funksionale.
Shpërthimi pranë Gjykatës, kush është biznesmeni që iu vendos tritoli në banesë
Dalin detaje të reja lidhur me shpërthimin me tritol që ndodhi mbrëmjen e djeshme pranë Gjykatës së Tiranës në zonën e Vasil Shantos. Mësohet se objektiv i atentatit ka qenë banesa e biznesmenit Vasil Stavri, i cili ka disa aktivitete në fushën e pastiçerisë.
Shpërthimi ka qenë mjaft i fuqishëm dhe ka tronditur zonën, ndërsa Policia në një njoftim të pak minuitave më parë thotë se e ka identifikuar autorin dhe është vënë në kërkim të tij.
Ka disa kamera sigurie në zone po ajo që e ka bërë më të lehtë largimin me shpejtësi të autorit është errësira në disa porfej rrugicave përrreth zonës. Burime bëjnë me dije se ndaj Stravrit është vendosur dhe më herët tritol, madje edhe në bizneset e tij.
Në zonën ku gjendet banesa e tij, jetojnë dhe disa gjyqtarë të njohur, dhe fillimisht u mendua se shpërthimi mund të lidhej dhe me ta.
Nga hetimet e para dyshohet e motivi i ngjarjes është një konflikt pronësie për pallatin në ndërtim.
Kjo ndërtesë ka qenë në pronësi të shtetasit Arben Bardhi, i cili është shpallur tashmë në kërkim, deri në momentin që një bankë e nivelit të dytë ia ka konfiskuar për mosshlyerje detyrimesh të një kontrate të mëparshme. Pas konfiskimit nga pronari i parë, prona ishte blerë nga shtetasi Vasil Stavro, dhe duket se kjo ka sjellë irritimin e Bardhit.
Njoftimi i policisë
Policia zbardh ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku në rrugën “Mihal Popi” shpërtheu dera e jashtme e banesës së një shtetasi nga një sasi lënde e dyshuar plasëse.
Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.
Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.2, identifikuan dhe shpallën në kërkim, shtetasin:
A. B., 58 vjeç, banues në Tiranë
Ky shtetas mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:10, në rrugën “Mihal Popa”, dyshohet të ketë vendosur në derën e jashtme të banesës së një shtetasi një sasi lënde plasëse nga shpërthimi i së cilës u shkaktuan vetëm dëme materiale.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Shkatërrim i pronës me eksploziv” parashikuar nga neni 152 i Kodit Penal.
Basha refuzon ftesën e Majkos: Opozita, jo fasadë
Ministri për Diasporën, Pandeli Majko ka ftuar kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha në Samitin e Diasporës që po zhvillohet në Tiranë.
Sipas axhendës së diskutimeve, Lulzim Basha do të duhej të flasë i dhjeti, para kreut të qeverisë. Por Basha, përmes dy postimeve në Twitter, e ka refuzuar këtë ftesë.
Sipas tij, diaspora ka një kontribut jetik në jetën ekonomike dhe politike të vendit, por nuk mund të pranojë kurrësesi përdorimin e saj si fasadë të qeverisë.
“Ne i kemi një borxh të madh diasporës, ndaj nuk mund të pranoj kurrë përdorimin e saj si fasadë nga njeriu që mbushi kampet e azilkërkuesve me 300 mijë shqiptarë duke i përzënë nga shtëpitë e tyre, ia nxiu faqen Shqipërisë me kanabisin dhe ia dorëzoi vendin oligarkëve dhe krimit. Shqipëria ka nevojë jetike për ndihmën dhe kontributin e diasporës. Unë dhe Partia Demokratike mirëpresim mbështetjen e saj dhe bashkëpunimin e ngushtë e të sinqertë për të ndërtuar në Shqipëri mundësitë, sigurinë, lirinë dhe vlerat që ata gëzojnë në vendet ku jetojnë”, shprehet Basha.
Tritoli trondit Tiranën, shpërthim i fuqishëm pranë Gjykatës
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Bëhet e ditur se, një shpërthim ka ndodhur pranë gjykatës së Tiranës. Sipas burimeve, lënda plasëse ka shpërthyer në një banesë në pallatet pas gjykatës së kryeqytetit. Nuk dihen shkaqet dhe nëse ka persona të lënduar apo jo.
Policia edne nuk ka dhënë asnjë njoftim për këtë ngjarje të rëndë.