Një qytetare e Vlorës ka denoncuar përmes një mesazhi te ish-Kryeministri Sali Berisha aferën korruptive që po bën kreu i Bashkisë së Vlorës Dritan Leli, me kreditë për shtëpi.
Sipas saj, Leli nuk i ka kaluar emrin për të përfituar kredi për shtëpi, pasi ato do të ndahen me punonjësit e Bashkisë dhe me njerëzit pranë tij.
Postimi i ish-Kryeministrit Berisha
Narkoqeveritaret e regjimit kakistokratik mendojne per njeri tjetrin dhe jo per qytetaret.
Narkokryetar Leli kredite per strehim nuk i ka per qytetaret e pastrehe por per narkoservilet e tij.
Lexoni mesazhin e te pastrehit dixhital. sb
Pershendetje dr.Dua te denoncoi nje afere korruptive te kryetarit te bashkis Leli. Jam nje qytetare qe kam aplikur per kredi shtepie ne bashkine e Vlores, por kryetari i bashkis Leli nuk me kaloj emrin pasi kerkon qe kredit per shtepi ti ndaj me punonjesit e bashkise.
Kete jave eshte dhe mbledhja e bashkis per ti miratuar. Populli rri rrugeve dhe keta ndajne pasurite e popullit me njeri tjetrn. Lista esht e mbushur me punonjes te bashkise Vlore. respekte Doktor.
Denoncimi i qytetares tek Berisha: Leli po ndan kreditë me punonjësit e Bashkisë, populli rri rrugëve këta…
Taulant Balla i merr 100 mijë euro një të inkriminuari për ta bërë drejtor të ZVRPP në Elbasan
Kreu i grupit parlamentar të PS, deputeti i Librazhdit, Taulant Balla i ka marrë 100 mijë euro një personi të inkriminuar për të bërë të ZVRPP-së në Elbasan. Denoncimi është bërë nga ish-Kryeministri Berisha pas mesazhit të një qytetari nga Elbasani. Ky i fundit, punonjës i administratës në këtë qytet, informon se, në Elbasan janë emëruar në poste të larta individë me rekorde të theksuara kriminale brenda dhe jashtë vendit.
Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha
Rekordet kriminale si merite per poste ne Kakistokraci!
Qytetari dixhital denoncon
Trafikante e fallsifikatore emerohen ne detyra te rendesishme.
Ata blejne postet tek Taulant Toyota Jaris/Bego etj etj me 100,000 euro.
Pronat e tyre te krimit askush nuk i prek! sb
I dashur Z.Berisha! Jam punonjes ne administraten shtetrore. Bashkeshortin, e lufton Aurel Guni, vellai i Artur Gunit qe aktulisht eshte Drejtor i Aluizmit Elbasan, i emeruar nga klani mafioz i Taulant Balles dhe i Qazim Sejdinit. Dy vellezerit Artur dhe Aurel Guni jane persona me rekorde kriminale, te denuar ne Greqi, Itali, France per veprat penale te “Trafikim prostitucioni” dhe “Trafikim nderkombetar te lendeve narkotike” dhe me parate e paligjshme te krimit kane ndertuar vila ne Elbasan, hotele ne Spille -Kavaje dhe lokale ne Elbasan dhe Tirane. Vellain e Aurel Gunit/ Artur Gunin qe aktualisht eshte drejtor i Aluizmit Elbasan, i cili bashke me te vellane jane me diploma fallco, pa mbaruar shkollen e mesme (ku kane bere diploma fallco neper fshatra, si ne Bradashesh Elbasan) kane blere diploma te shkollave te larta. Drejtorin e Aluizmit Elbasan Artur Gunin, deputeti i Librazhdit Taulant Balla po pergatitet ta emeroje Drejtor ZVRPP- Elbasan kundrejt pageses 100,000 Euro, duke i shtuar kompetencat dhe harten gjeografike Hipotekes Elbasan. Ju lutem Z. Berisha te me ndihmoni, une jam nene e nje djali 6 vjeçar dhe dua qe te ruaj dhe mbroj bashkeshorin tim dhe familjen time. Me respekt
Thirrja nga Gjermania: Qytetarët të pakënaqur, në Shqipëri, krim, korrupsion e blerje votash
Deutsche Welle: Zoti Feyerabend, fondacioni juaj e konsulton rregullisht Partinë Demokratike në Shqipëri. Deputetët e kësaj partie tashmë janë larguar përfundimisht nga parlamenti dhe i kanë dorëzuar mandatet e tyre. A jeni dakord ju me këtë hap?
Florian Feyerabend: Shqipëria ka nisur shumë reforma gjatë viteve më të fundit. Por ka pasur dhe abuzime dhe shumë mangësi, për të cilat opozita ka folur shpesh në muajt e fundit, siç janë problemet me Krimin e Organizuar, skandalet me korrupsion, blerjen e votave, kufizimi i lirisë së medias, mosveprimet në politikat arsimore dhe mosrespektimi i të drejtave të opozitës parlamentare. Qytetarët dhe sidomos të rinjtë janë shumë të pakënaqur dhe të zhgënjyer, siç e dëshmuan edhe protestat studentore në dhjetor. Opozita e sheh veten edhe si zëdhënëse të kësaj pakënaqësie të përgjithshme, e cila u pasqyrua edhe në numrin e madh të pjesëmarrësve në protestat e 16 dhe 21 shkurtit. Nuk ka asnjë dyshim që gara politike duhet të jetë një garë për idetë më të mira për zgjidhjen e sfidave dhe problemeve. Në një demokraci parlamentare vendi i përballjes me probleme të këtij lloji duhet të jetë parlamenti. Për këtë nuk ka asnjë dyshim. Por, nisur nga sfidat e mëdha që ka përballë Shqipëria, nisur edhe nga çelja e mundshme e negociatave me BE-në, që është paraparë në shtator, është e domosdoshme që parlamenti të jetë funksionues, e të kryejë funksionin e tij kontrollues mbi qeverinë. Jo vetëm qeveria, por edhe opozita duhet të mbajë përgjegjësi për të ardhmen e Shqipërisë. Për Partinë Demokratike dhe partitë e tjera opozitare shtrohej pyetja se si mund ta ushtronin ato këtë përgjegjësi parlamentare pa shërbyer si gjethe fiku demokratike për një qeveri, të cilën ato e akuzonin për manipulim zgjedhjesh dhe lidhje me Krimin e Organizuar.
Shumë aktorë ndërkombëtarë e kanë kritikuar këtë hap të opozitës. Por ka edhe shumë zëra në Shqipëri që i akuzojnë vëzhguesit ndërkombëtarë për mosnjohje të situatës, ose për mosinteresim, sepse nuk duan që të kenë një vend tjetër të paqëndrueshëm në rajon. Ka diçka të vërtetë këtu?
Stabiliteti aftagjatë dhe zhvillimi i qëndrueshëm realizohen vetëm me procese transformuese gjithëpërfshirëse. Të mbyllësh sytë para problemeve dhe mangësive faktike do të ishte e gabuar. Dhe pikërisht kjo detyrë i takon sidomos opozitës, si organ kontrollues i qeverisë. Por edhe ne, si fondacion politik krijojmë një tablo më të diferencuar duke shkëmbyer pikëpamjet me përfaqësuesit e politikës dhe shoqërisë civile dhe duke i ndarë këto përshtypje dhe vlerësime me Berlinin dhe Brukselin. Nuk është gjithçka vetëm e bardhë ose e zezë!
Besoni se duke pasur parasysh situatën aktuale, grupi parlamentar i CDU / CSU-së në Bundestag do të japë dritën e gjelbër për hapjen e negociatave?
Ne as nuk mund ta parashikojmë vendimin e grupit parlamentar të CDU / CSU-së e as nuk mund të flasim në emër të tij. Megjithatë është e qartë se grupi parlamentar do të vendosë në bazë të përparimit të reformave të bëra. Kohët e fundit, grupi parlamentar – i cili ka ngritur enkas një grup pune për Ballkanin Perëndimor – zhvilloi në Shqipëri një udhëtim për mbledhje faktesh. Përsëri, rezultati nuk ishte i zi apo i bardhë, por gri e errët: Me përjashtim të vetting-ut të gjyqtarëve dhe prokurorëve më të lartë, nuk është realizuar ndonjë progres i dukshëm në krahasim me qershorin e vitit 2018. Në interes të qytetarëve të Shqipërisë mbetet shumë për të bërë! Jo vetëm për të arritur çeljen e negociatave me BE-në, e cila do të jetë vetëm guri i parë i kilometrazhit në procesin ambicioz të anëtarësimit – por edhe sepse reformat janë në të mirë të popullsisë së Shqipërisë. Reformat nuk bëhen për hir të reformave! Edhe nëse Bundestagu Gjerman – në qershor, ose ndoshta në shtator – do të japë dritë jeshile, ka ende 26 shtete të tjera anëtare të BE-së që duhen bindur. Qeveria aktuale duhet, pra, të dëshmojë me prova se po bën përpjekje serioze për reformat. Në interes të popullsisë shqiptare, pra nuk ka kohë për të humbur.
Kryeministri shqiptar Edi Rama ka folur kohët e fundit për bashkimin e shqiptarëve. Si vëzhgues gjerman, çfarë kuptoni ju me këtë dhe me çfarë ndjenjash e shikoni këtë zhvillim?
Ëndrrat për mbretëri të mëdha etnike – Shqipëria e Madhe ose Serbia e Madhe ose Kroacia e Madhe – në shekullin e 21-të duhet t’i takojnë së kaluarës. Se çfarë dëmesh dhe pasojash negative mund të shkaktojnë ëndrra të tilla, e kemi parë pikërisht në Ballkan kur në vitet 1990 qindra mijëra njerëz i paguan ato me jetën e tyre. Por kur për himera të tilla jo vetëm ëndërrohet, por edhe flitet seriozisht, atëherë ne këtë e shohim me shqetësim të madh. Kundërmodeli i politikës etnonacionaliste është projekti i përbashkët i Bashkimit Evropian!
Diskutimi që bëhet në Shqipëri për këtë çështje nuk kuptohet si një ëndërr nacionaliste kundër popujve të tjerë të rajonit, por për të bashkuar diçka që – sipas shumë shqiptarëve – i takon të jetë tok, ngjashëm me bashkimin e Gjermanisë në vitin 1990. Një federatë e tillë mes Kosovës dhe Shqipërisë, e cila do të synonte patjetër edhe anëtarësimin në BE, me afro pesë a gjashtë milionë banorë, nuk do të ishte as shteti më madh i rajonit. Çfarë do të fliste kundër kësaj?
Krahasimi me ribashkimin gjerman në vitin 1990 çalon në shumë drejtime. Unë nuk dua të bëj ndonjë analogji të mëtejshme për shkak të kontekstit të veçantë historik, rajonal dhe politik. Një gjë është e qartë: të luash me idenë e ndryshimit të kufijve në Ballkan është si të luash me zjarrin, veçanërisht kur këto ndryshime bëhen mbi bazën e përkatësisë etnike. Pasojat mbi balancën e pushtetit në rajon, impakti mbi shtetësitë e fqinjëve dhe mbi bashkëjetesën sociale të këtyre vendeve – çfarë do të ndodhte për shembull me shqiptarët në Maqedoni? – janë të paparashikueshme dhe ato do të shtonin vetvetiu frikërat historike nga njëra anë dhe aspiratat etnonacionaliste në vendet fqinjë, nga ana tjetër. Do të hapej Kutia e Pandorës dhe do të bëhej një politikë në frymën e viteve ’90. Pasojat tragjike të kësaj politike janë të njohura. Unë gjithashtu nuk njoh ndonjë sondazh, prej nga del se qytetarët i japin rëndësi krijimit të mbretërive të mëdha etnike. Ajo që njerëzit me të vërtetë presin nga politika nuk janë lojërat cinike me iluzione nacionaliste, por zgjidhja e problemeve konkrete në vend – luftimi i korrupsionit dhe i krimit, hapja e vendeve të punës, e perspektivave të zhvillimit të ekonomisë dhe e një të ardhmeje evropiane. Nëse kjo nuk realizohet, për shkak të paaftësisë ose mungesës së vullnetit, atëherë njerëzit do të votojnë me këmbë, pra, duke u larguar dhe himerat e mbretërive të mëdha etnike do të jenë vende pa popullsi.
Si e gjykoni ju rolin aktual të Shqipërisë në zgjidhjen e çështjes së Kosovës? Çfarë do të prisnit nga Shqipëria tani që dialogu është në fazën përfundimtare?
Qarkullojnë shumë thashetheme, disa prej të cilave ndoshta të vërteta, që i atribuojnë kryeministrit shqiptar Edi Rama një rol të rëndësishëm në diskutimin e shumëpërfolur aktualisht mbi korrigjimin e kufijve ose ndërrimin e territoreve midis Kosovës dhe Serbisë. Dialogu i udhëhequr nga BE-ja midis shteteve sovrane Kosovë dhe Serbi ka si qëllim normalizimin e marrëdhënieve. Shumë baballarë e mbytin fëmijën, e nganjëherë duhet të kalojë ca kohë derisa të vijë momenti i përshtatshëm. Pra, në këtë fazë përfundimtare, do të ishte më e dëshirueshme sjellja e rezervuar, sesa ngutja e panevojshme.
Kosova është e gatshme t’i anulojë tarifat doganore ndaj prodhimeve serbe vetëm nëse merr garancinë e njohjes nga Serbia. Serbia, nga ana tjetër, është gatshme për negociata vetëm pas heqjes së tarifave doganore. Si mund të dilet nga ky pat?
Ndonëse janë të kuptueshme frustrimi apo edhe zemërimi i Qeverisë së Kosovës për praktikat e politikës së jashtme serbe – pengimi i anëtarësimit në Interpol, presioni ndaj disa vendeve për të anuluar njohjen e Kosovës – vendosja e tarifave ka qenë një vendim në kundërshtim me parimet e Procesit të Berlinit, me Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore dhe me frymën e procesit të normalizimit. Pjesa më e madhe e shkëmbimeve ekonomike dhe bashkëpunimi mes Serbisë dhe Kosovës është dëmtuar kohët e fundit. Dhe embargoja tregtare – e cila vlen edhe për prodhimet nga Bosnja-Hercegovina – dëmton në radhë të parë popullsinë kosovare dhe sektorin privat.
Disa politikanë shqiptarë kanë bërë thirrje kohët e fundit për një rol më të drejtpërdrejtë të Gjermanisë në zgjidhjen e konfliktit midis Serbisë dhe Kosovës. A e përkrahni ju këtë kërkesë?
Politika e jashtme gjermane është gjithmonë e ngërthyer në një kornizë evropiane. Dialogu i normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë udhëhiqet nga BE-ja. Sidoqoftë, nuk mund të mos vihet re se dialogun nuk do ta dëmtonte pak më shumë orientim, me qellim që te mos përfundonte në një rrugë qorre ose të merrte tatëpjetën. Qysh në vitin 2011, kancelarja Angela Merkel mori përsipër një rol udhëheqës në çështjen e statusit. Ajo ende gëzon reputacion dhe adhurim shumë të lartë në Ballkanin Perëndimor. Pozicionimet e Gjermanisë, si fjala vjen, refuzimi i ndryshimit të kufijve, dëgjohen me vëmendje dhe kanë peshë. Edhe fondacionet politike mund të luajnë një rol në këtë proces. Dhe ne po e bëjmë këtë dhe po e bëjmë duke nxitur këmbimin politik në nivel jo zyrtar dhe në Serbi duke shoqëruar “dialogun e brendshëm”, aq të rëndësishëm, të nisur nga presidenti Aleksandar Vuçiç. Sepse në fund duhet të dalë një zgjidhje, e cila do të pranohet nga të dy popujt, duke përfshirë këtu edhe pranimin e ndonjë fakti të dhimbshëm.
*Florian Feyerabend është referent për Ballkanin Perëndimor dhe Evropën Juglindore në fondacionin gjerman të partisë demokristiane, CDU, Konrad-Adenauer.
Ish-deputeti “këshillon” kreun e Kuvendit: ”Grramos, dëgjo mua, sikur nuk shkon!…
Pas vendimit të socialistëve për të zhvilluar sot seancën parlamentare, për shkak se i tremben një përplasje me qytetarët ditën e enjte ka pasur reagime dhe në radhët e demokratëve.
Ish-deputeti Gent Strazimiri përmes një reagimi në rrjetet sociale thotë se socialistët janë bërë qesharakë deri në dhimbje. Ai i rekomandon Gramoz Ruçit që ta dërgojë Parlamentin në Galigat apo në Salari.
“Qesharakë deri në dhimbje!!! Grramos, dëgjo mua! Shpjere parlamentin në Galigat a në Salari që të biesh rehat, se dhe kështu… senacë e befasishme “pa mendje” sikur s’vete. P.S. Parlamenti që ka frikë nga POPULLI, nuk është i POPULLIT, nga POPULLI e për POPULLIN!”, shkruan Strazimiri në reagimin e tij.
Më herët kishte një reagim dhe nga Edi Paloka i cili shprehej: Kuvendi ilegjitim, mblidhet ne ilegalitet.
Pasi e rrethuan me tela me gjemba dhe salduan dyert hyrese, tani kane filluar ta mbledhin dhe ne ilegalitet. Seancen e se enjtes , po kerkojne ta mbledhin fshehtas sot ne oren 17.00.
Sa mendoni se do zgjasni keshtu?! Tik-tak…
B3, vitamina që vjen nga kozmosi
B3, një vitaminë kjo esenciale për jetën, prodhohet në mënyrë natyrale diku në kozmos.
Vitamina B3, gjithashtu e quajtur acidi nikotinik ose niacina, është pararendëse e nikotinamid adenine dinucleotide (NAD) – jetike për metabolizmin dhe kyç për zhvillimin e jetës së lashtë.
Edhe pse është e mundur që B3 është zhvilluar në mënyrë jobiologjike në Tokën e lashtë, shkencëtarët thonë se është e mundshme që meteoritët e pasur me karbon, të cilët e kanë modifikuar planetin miliona vjet më parë, kanë ofruar një dozë shtesë të niacinës.
Gjatë studimit të një grupi të mostrave të meteoritëve, shkencëtarët në Laboratorin Analitik Astrobiologjik të Goddardit kanë gjetur vitaminë B3 në nivele duke filluar nga rreth 30 deri në 600 pjesë për miliardë, dëshmi kjo që kompleksi thelbësor është prodhuar natyrshëm diku në hapësirën e jashtme.
“Kemi zbuluar që një model – më pak vitamina B3 (dhe acide të tjera karboksilike piridine) është gjetur në meteoritët që kanë ardhur nga asteroidet, të cilat janë më të ndryshuara me ujë të lëngshëm”, shpjegoi Karen Smith nga universiteti shtetëror i Pensilvanisë, e cila ndihmoi në udhëheqjen e studimit.
“Një mundësi mund të jetë që këto molekula janë shkatërruar gjatë kontaktit të zgjatur me ujë të lëngshëm”, shtoi Smith
“Ne gjithashtu bëmë eksperimente paraprake laboratorike, të cilat simulojnë kushtet në hapësirën ndëryjore dhe konstatuam se sinteza e vitaminës B3 dhe e acideve të tjera karboksilike piridine mund të jetë e mundur në kokrrat e akullit”.
Pyetja e natyrshme e cila pason: a janë meteoritët e pasur me B3 dëshmi të jetës jashtëtokësore? Smith dhe kolegët e saj nuk e besojnë këtë.
Acidet nikotinike që gjenden në këta shkëmbinj qiellor të pasur me karbon erdhën të bashkëngjitura në molekula, të cilat nuk përdoren për të krijuar jetë. Ndërsa rastësia e kimisë jobiologjike ka tendencë të rezultojë në një grup të plotë të produkteve molekulare – jeta bën vetëm molekulat që i duhen, asgjë më shumë.
Pse dietat me shumë proteina po të shkurtojnë jetën
Dietat e tejngopura me proteinë janë shumë të përhapura kohët e fundit, veçanërisht te ai grup njerëzish që synon rënie (drastike) në peshë
Sipas vëzhgimeve shkencore, dietat e këtilla, shoqëruar me kufizim karbohidratesh lidhen drejtpërsëdrejti me rritjen e rrezikut për sëmundje të zemrës, humbjen e masës së brendshme kockore apo kancerin e sistemit të tretjes.
Një studim nga Instituti i Kërkimeve Shëndetësore dhe Mjekësore të Australisë Jugore i barazon dhe fut të gjitha dietat (high-protein, me shumë proteinë) në një thes.
E gjitha kjo për një arsye të vetme, emëruesin e tyre të përbashkët- proteinën, e cila rezulton se mund të jetë vetë problemi.
Studimi u konceptua si një hetim që do të nxirrte në dritë të vërtetën që fshihet pas personave që ndjekin të tilla dieta dhe vdekjes së hershme.
U vu re se sa më shumë proteina të konsumojë njeriu, aq më shpejt ndodh sinteza e proteinave në qeliza dhe sa më shpejt të realizohet e gjitha kjo, aq më shumë gabime/probleme prodhohen, gabime që ndikojnë në jetëgjatësi.
Shkenca e ka ditur edhe më parë që sa më shumë proteina të hash as më shumë të shkurtohet jeta, por tani e dimë edhe arsyen përse.
“Ekipi ynë demonstroi se rritja e nivelit të lëndëve ushqyese përshpejton sintezën e proteinave brenda qelizave. Sa më shpejt ndodh procesi aq më proteina të gabuara krijohen brenda qelizave duke rrezikuar shëndetin.” deklaroi profesori Christopher Proud, udhëheqës i studimit.
Revolta e banorëve të Bregut të Lumit: Ta dijë mirë Edi Rama se vetëm mbi varret tona do t’i shembë shtëpitë
Banorët e Bregut të Lumit kanë dalë sot në protestë, për shkak se ka pasur një njoftim të dytë për prishjen e banesave të tyre, në kuadër të projektit për Unazën e Masdhe.
Një prej qytetareve që rrezikon t’i prishet banesa ka hedhur akuza të forta në drejtim të kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ndërsa ka thënë se edhe pse të kapur në aferën korruptive te Unaza e Madhe nuk tërhiqen. Banorja këmbënguli se ata nuk do të largohen nga shtëpitë e tyre të gjallë, dhe prishja e godinave nënkupton varrosjen e tyre.
Ajo tha se asnjë prej banorëve nuk ka mundësi për të ndërtuar banesën nga e para, pasi shumica nuk kanë as punë.
“Ne jemi të betuar që nuk do t’i lëmë shtëpinë, vetëm kur të bëhen varret tona aty. Ta dijë mirë Edi Rama, që pushteti nuk mbahet me dhunë, me karrige që merren nga një qytet dhe çohen në një tjetë, me njerëz që iu jeop nga 50 mijë lejë. Turp të ketë dhe Erion Veliaj që është një palaço i vogël, këtu nuk ka as shtet as Kanun. Ne jemi të gjallë, kur vjen në shtëpi ai kërkon plumbin në lule të ballit”, u shpreh e revoltuar banorja.
Shenjat që tregojnë intolerancë nga gluteni
Vlerësohet se pothuajse 40% e popullsisë botërore është intolerante ndaj glutenit. Nëse e keni ndonjë nga simptomat e mëposhtme, kjo mund të nënkuptojë që edhe ju i takoni këtij grupi.
Më shumë se 55 sëmundje lidhen me glutenin, proteinën që gjendet në grurë, thekër dhe elb.
Vlerësohet se në 99% të personave që kanë intolerancë ndaj glutenit apo sëmundje celiake ky çrregullim nuk diagnostikohet.
Në vijim sjellim shenjat që tregojnë se ju pengon gluteni:
• Çrregullime të tretjes, si gazrat, fryrja, diarreja dhe madje edhe kapsllëku (më të theksuara tek fëmijët pas konsumimit të glutenit);
• Keratoza pilaris (e njohur edhe si “lëkura e pulës”) në duar;
• Lodhja apo rraskapitja pas konsumimit të ushqimit që përmban gluten;
• Diagnoza e sëmundjeve autoimune, si tiroiditi Hashimoto, artriti reumatoid, lupusi, psoriaza, koliti ulcerativ, skeloderma ose skleroza e shumëfishtë;
• Simptomat neurologjike si marramendja ose ndjenja që nuk keni ekuilibër;
• Çekuilibri hormonal;
• Kokëdhimbjet e migrenës;
• Diagnoza e sindromës së lodhjes kronike ose fibromiaglisë;
• Inflamacionet, ënjtja ose dhembja në nyja (gishta, gjunjë, ije);
• Problemet me disponim, si ankthi, depresioni dhe luhatjet në disponim.
”Në qytet u gjetën fletushka me fjalët: Faleminderit deputeti ynë që…”, reagon Berisha për djegien e 5 makinave në Vlorë
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me djegien e 5 makinave në Vlorë mbrëmjen e djeshme, duke thënë se krimi po sundon qytetin. Berisha thotë me ironi se, krimi në Vlorë po festonte përgjysmimin e dënimit të Klement Balilit nga ana e Gjykatës.
Kujtojmë se objektiv i zjarrit ishte makina e shefit të Urbanistikës në Bashkinë e Vlorës Gentian Sherifaj, dhe e bashkëshortes së tij.
Postimi i Berishës
Narkomafia shteterore e Vlores shenoi sonte nje rekord te ri.
Miq, sonte ne Vlore mafia e droges lau hesapet dhe mbolli terrorin e saj mbi popullaten duke djegur pese makina.
Ajo festoi per gjysem denimin e Eskobarit nga Ediskobari. Ne qytet u gjeten fletushka me fjalet: Faleminderit deputeti yne qe shpetove Pabllon tone.
Zjarrvenesit hoqen maskat, veshen uniformat dhe u kthyen ne drejtim te paditur ne radhet e narkopolicise! sb
Përballje para Parlamentit, sot ora 16.30
Qytetarët do të rrethojnë Parlamentin ilegjitim sot në ora 16.30 pas vendimit të Ruçit për ta mbledhur Parlamentin në ilegalitet.
Pas njoftimit të kuvendit për seanacë në orën 17:00 opozita duket se po përgatitet që të reagojë pasi ndryshimi i ditës u konsiderua si një manovër për të mos u përballur me protestën para parlamentit për ditën e enjte.
Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka vendosur të mbledhë Kuvendin pasditen e sotme, për të zhvilluar seancën parlamentare të 21 shkurtit, që e anulloi për shkak të protestës së opozitës. Seanca ka ardhur e papritur dhe e paparalajmëruar, pasi është synuar të shmanget protesta e qytetarëve. Thirrja e seancës është bërë një ditë pasi kreu i Qeverisë, Edi Rama, mblodhi Kryesinë e PS-së dhe dha porositë se si do të avancojnë në kushtet e krizës politike të shkaktuar nga djegia e mandateve të opozitës.