Emërimi i Philip Reeker në pozitën e ndihmës sekretarit të Shtetit në vend të Ëess Mitchelit, në Serbi për ti dhënë një impakt të ri politikës amerikane në rajonin e Ballkanit të trazuar. Reeker është një emër i njohur i diplomacisë amerikane, por edhe një njohës mjaft i mirë i zhvillemeve politike në Shqipëri. Ai ka vizituar disa herë Shqipërinë gjatë detyrave të mëparshme që ka pasur në Departamentin e Shtetit dhe tani duket se do të jetë edhe më pranë rajonit të Ballkanit.
Reeker ka një përvojë të madhe si diplomat dhe është një njohës shumë i mirë i zhvillimeve në Ballkan. Ai pritet që të jetë njeriu kryesor i SHBA-së në Ballkan, pasi që në biografinë e tij ka shumë përvoja që e dëshmojnë një gjë të tillë.
Në vitin 1999 ai kishte shërbyer si zëdhënës i të dërguarit amerikan në negociatat e Rambujesë, ambasadorit Kristofer Hill, në 2003 dhe 2004 ka qenë zëdhënës i Departamentit të Shtetit, në vitin 2007 ka shërbyer në Hungari si zëvendës diplomat i parë në misionin e SHBA-së. Ka qenë me detyrë edhe në Irak, dhe ambasador i SHBA-së në Maqedoni nga 2008 deri 2011.
Më pas ai ka qenë zëvendës ndihmës i sekretarit në Zyrën e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, pastaj një turne në Ballkan, duke vizituar Beogradin disa herë. Në vitin 2013 në Universitetin e Karolinës së Veriut, Reeker kishte marrë pjesë në një debat mbi “Ballkanin, luftën, pastrimin etnik, dhe demokratizimin e integrimin në Evropë”.
Reeker edhe gjatë vitit 2013 kishte folur për progresin e Ballkanit Perëndimor, duke paralajmëruar marrjen e vendimeve të vështira. Ai kishte thënë se autoritet në Prishtinë dhe Beograd duhet të realizojnë marrëveshjet e arritura në Bruksel.
Philip Reeker emërohet ndihmës sekretar i Shtetit, njohës i mirë i Shqipërisë
Goditet me pistoletë nga zyra e Drejtorit të Portit që thith kokainë, policia fsheh ngjarjen
Ish- kryeministri Sali Berisha shkruan se një punonjës i policisë së Sigurisë Portuale është dhunuar gjatë naftës në Durrës.
Sipas tij ngjarja është mbajtur e fshehtë nga policia sepse në të janë të përfshirë njerëz të afërt me drejtorin e Portit të Durrësit.
“Po fshihet nje krim i shemtuar nga narkozyrtaret!”, shkruan Berisha.
Lexoni mesazhin e punonjesit dixhital. sb
Pershendetje doktor.
Dje ne mbremje ka ndodhur nje ngjarje e pazakonte, ku bandat e drejtorit te Portit te Durresit Agron(Genti)Tare kan rrahur dhe goditur me pistolete nje punonjes te Forcave te Sigurise Portuale.
Punonjesi ndodhet ne gjendje kritike per jeten ne Spitalin Ushtarak.
Drejtori narkoman i portit i cili e ka kthyer zyren ne nje qender te pirjes se kokaines. Se bashku me bandat e tij dhe Policine e Shtetit po tentojne ta mbajne te fshehur si ngjarje……. Ju lutem anonim
Raporti europian: Shqipëria me shërbimin shëndetësor më të keq në Europë
Shqipëria renditet e fundit nga 35 shtete europiane në Indeksin e Shëndetit Konsumator 2018 të matur nga instituti suedez, Health Consumer Poëerhouese.
Në krahasim me publikimin e vitit të mëparshëm, Shqipëria është përkeqësuar me tre vende, duke zbritur e fundit. Në indeksin e 2017-s, më keq sesa ne ishin Rumania, Mali i Zi dhe Bullgaria, por tashmë stafetën e ka marrë vendi ynë.
Indeksi është një mënyrë për të matur se në çfarë mase, secili nga 35 vendet përmbush pritshmëritë e një shëndeti të mirë dhe të orientuar ndaj konsumatorëve.
Shqipëria, thekson raporti, ka burime shumë të kufizuara të kujdesit shëndetësor. Shpjegimi i Ministrisë shqiptare të Shëndetësisë për nivelin e ulët të përdorimit të kujdesit shëndetësor lidhet me faktin se “shqiptarët janë të vështirë dhe shkojnë tek doktori vetëm kur janë të detyruar”. Por, sipas raportit, ky është një thjeshtim i situatës; Shqiptarët vizitojnë mjekun e familjes më se dy herë më shumë se suedezët (3.9 vizita në vit kundrejt 1.7)!
Ndryshe nga Shqipëria, vendet e tjera të Ballkanit kanë bërë përpara në drejtim të përmirësimit të shëndetit konsumator. Serbia vijon të ngjitet në renditje, duke zënë vendin e 18-të si rrjedhojë e përmirësimit të situatës së kohës së pritjes dhe për shkak të investimeve të ndjeshme në skanerë dhe zbatimit të recetave elektronike.
Edhe Mali i Zi është përmirësuar në renditje, duke u ngjitur në vend të 23, duke pasur si arritje uljen e vdekjeve të foshnjave në lindje.
Indeksi përbëhet nga 6 nëndisiplina: të drejtat e pacientit dhe informacioni; aksesi (koha e pritjes për trajtimin); rezultati; lloji dhe aksesi në shërbime; parandalimi; produktet farmaceutike.
Sipas raportit, Shqipëria merr pikët më të ulëta në Europë në treguesin e të drejtave të pacientit dhe informacionit (67 pikë), parandalimit, me 71 pikë, produkteve farmaceutike me 33 pikë, llojit dhe aksesit në shërbime, ku është e fundit në Europë me vetëm 42 pikë.
Më mirë Shqipëria paraqitet në kohën e pritjes për trajtimin. Në total, Shqipëria merr 544 pikë.
Sipas grafikëve të paraqitur në raport, Shqipëria ka dhe shpenzimet më të ulëta për frymë për kujdesin shëndetësor, të matura sipas barazisë së fuqisë blerëse. Një tjetër tregues ku jemi të fundit është numri i doktorëve për 100 mijë banorë. Pacientët shqiptarë nuk kanë as akses tek të dhënat e tyre mjekësore dhe as nuk ndërveprojnë me mjekun përmes telefonit ose internetit, por paraqiten fizikisht pranë qendrës më të afërt.
Vendi ynë është i parafundit në Europë edhe për aksesin në trajtimin ndaj kancerit, duke lënë pas vetëm Hungarinë, ndërsa sa i përket kohës së pritjes së skanerit ka një renditjen pozitive, në zonën e gjelbër.
Shqipëria ka dhe nivelin më të lartë të vdekshmërisë foshnjore në Europë, me 12 vdekje për 1,000 lindje.
Vendi është i treti në Europë për nga niveli i ulët i mbijetesës nga kanceri, së bashku me Poloninë dhe Rumaninë, me një normë mbijetese midis 40-50%, nga gati 70% që e ka Zvicra, shteti me normë më të lartë mbijetese.
Shqipëria renditet e dyta në Europë dhe për normën e lartë të vetëvrasjeve, me 0.05 për 100 mijë banorë, pas Qipros. Jemi tëf undit në Europë dhe transplantet e veshkave si dhe për kujdesin shëndetësor për të moshuarit mbi 65 vjeç (nuk ka shtëpi kujdesi për të moshuarit dhe as shtretër për ta).
Për vdekjet nga aksidentet renditemi të dytët në Europë, pas Rumanisë.
Një tregues ku jemi pozitiv është përqindja e mbulimit me vaksina për 8 sëmundje, ku Shqipëria renditet e dyta pas Hungarisë. Edhe për nivelin e konsumit të alkoolit, e kemi më të ulëtin në Europë.
Zvicra kryeson Europën
Shërbimin më të mirë shëndetësor në Europë tashmë e ka Zvicra, duke ia kaluar Holandës. Zvicra ka një sistem shëndetësor pothuajse të përkryer për shkak të investimeve të mëdha në këtë fushë.
Në vend të dytë është Holanda, e ndjekur nga Norvegjia, e cila ka dhe shpenzimet më të larta për frymë për kujdesin shëndetësor. Dhjetëshja vijon me Danimarkën, Belgjikën, Finlandën, Luksemburgun, Suedinë, Austrinë, Islandën.
Në Europën Juglindore, Italia dhe Spanja ofrojnë shërbime shëndetësore, ku ekselenca mjekësore mund të gjendet në shumë vende.
“Monitor”
Paloka për protestën sot: Qytetarët do ti ndjekin sa herë të mblidhen dhe sa herë të fshihen
Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka deklaroi se opozita vendosi të protestojë sot për të treguar se Parlamenti nuk ekziston më, e nuk i përfaqëson shqiptarët. Sipas tij, sado që të fshihen e të mblidhen në ilegalitet socialistët do e kenë nga pas opozitën.
“Ky parlament nuk përfaqëson më shqiptarët, sot është ilegjitim. Pasi e rrethuan me tela me gjemba sot kaluan në ilegalitet të plotë për të shpëtuar kokën e Ramës, e mbledhin si ta kishin privat, ndërsa ai tjetri bën antimitingun e radhës në Lushnje. Sot të jenë të bindur që s’do shkojnë kurrkund me këtë taktikë.
Ju kemi bërë thirrje qytetarëve të jenë sot para Parlamentit për të protestuar sa herë të mblidhen e fshihen ata. Sa herë të mblidhen do na kenë nga pas”.
Ai ka komentuar edhe deklaratën e ambasadorit të BE-së në vendin tonë Luigi Soreca që bën thirrje të shmangen protestat e dhunshme.
Paloka i ka dërguar një mesazh të qartë ku thotë se: “Protestat janë të qytetarëve, të mos ju kërkojnë shqiptarëve asgjë që s’do ua kërkonin popullit të tyre”.
Do mblidhen si minjtë fshehtas në një Parlament ilegjitim, turpi i një frikacaku në ikje
Në një akt të papreçedent, Ruçi ka shpallur në mënyrë të befasishme se mbledhja e Parlamentit e parashikuar për t’u zhvilluar të enjten do të zhvillohet në orët e pasdites të së martës. Eshtë një akt i papreçedent që dëshmon frikën dhe panikun që ka kapur Ramën nga protesta që opozita kishte parlajmëruar për të enjten në të njëjtën ditë kur parashikohej të mblidhej edhe Parlamenti.
Mbledhje fshehtas të parlamentit nuk kanë ndodhur as në kohën e rebelimit të armatosur të bandave të vitit 1997. Deputetët pritet të futen si minjtë në një Parlament ilegjitim që do të rrethohet nga protestuesit. Ky ëhstë një turp I padëgjuar që mund të ndodhë vetëm me një shumicë qesharake të një frikacaku si Edvin Kristaq Rama. Ai po munohet ti shpëtojë përballjes me qytetarët e revoltuar, por kjo nuk do të mund të zgjasë shumë.
Opozita ka paralajmëruar se edhe pse Parlamenti ka ndryshuar axhendën qytetarët do të jenë aty për të protestuar. Ndërkohë raportohet se Rama do ja mbathë për në Lushnje ku ka planifikuar një tjetër antimiting me punonjës të administratës që janë detyruar të shkojnë në atë takim.
Ndërkohë policia ka nisur të marrë masa të forta për të mbrojtur deputetët e ramës që do të shkojnë në takimin illegal të Parlamentit. Opozita nuk e njeh legjitimitetin e Parlamentit pas zyrtarizimit përmes dosjeve hetimore të përgjimeve të blerjes së votave në katër qarqe.
Trump shprehet optimist për takimin me Kim Jong Un
Presidenti amerikan Donald Trump po parashikon marrëdhënie të mira me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un në takimin e tyre këtë javë në Vietnam, ndërsa Shtëpia e Bardhë shprehet se synimi kryesor i bisedimeve është çarmatimi bërthamor i Koresë së Veriut.
“Ne kemi pajtueshmëri, gjë që do ta shihni gjithnjë e më shmë gjatë ditëve në vijim”, tha zoti Trump të dielën. “Do të kemi një takim shumë interesant dy ditor në Vietnam”, u shpreh presidenti gjatë takaimit me një grup grup guvernatorësh të shteteve amerikane në Shtëpinë e Bardhë. “Kemi një shans për çarmatim të plotë bërthamor të një pjese të botës që ishte shumë e rrezikshme.”
Dy udhëheqësit u takuan qershorin e kalur, ku më pas zoti Trump deklaroi se “nuk ka më një kërcënim bërthamor nga Koreja e Veriut”. Por, ndërsa ai takohet të mërkurën dhe të enjten me udhëheqësin Kim në Hanoi, kryeqyteti i Vietnamit, ka pak prova konkrete se është bërë përparim për kushtet specifike lidhur me çarmatimin e premtuar bërthamor të Koresë së Veriut.
Kur u pyet se cili do ishte përkufizimi i çarmatimit, një zyrtar i lartë i administratës së Presidentit Trump nuk pranoi të diskutonte këto detaje duke theksuar bisedimet në vazhdim.
“Jemi në mes të negociatave me Korenë e Veriut dhe nuk jam i gatshëm të flas për qëndrimin e tyre ndërsa jemi ende duke negociuar. Mjafton të them se ne po diskutojmë për këtë dhe për shumë çështje të tjera këtë javë”,tha zyrtari i lartë.
Sekretari i Shtetit Mike Pompeo tha për rrjetin televiziv CNN të dielën se “nuk ka ndryshime” në sanksionet ekonomike amerikane ndaj Koresë së Veriut derisa ky vend të pajtohet me “çarmatimin bërthamor plotësisht të verifikueshëm”.
Ai tha se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të ofrojnë “garanci në fushën e sigurisë” që Koreja e Veriut të mbijetojë si një shtet i pavarur, që “Koreja e Veriut të bëhet si Koreja e Jugut”, një fuqi ekonomike. Ai tha se Shtetet e Bashkuara po i ofrojnë Koresë së Veriut një alternativë, që ky vend të mos kthehet “në një shtet të izoluar në arenën ndërkombëtare”.
Por kryediplomati amerikan e pranoi se duhet shumë punë për arritjen e një marrëveshje, se si dhe kur Pheniani do të shkatërrojë arsenalin e tij bërthamor.
“Një hap i verifikueshëm (drejt çarmatosjes) është gjëja kryesore ku është përqendruar Presidenti Trump”, tha zoti Pompeo. Ai shtoi se zyrtarët amerikanë janë të vetëdijshëm për historinë e Koresë së Veriut, që gjatë dekadave, ka bërë premtime për çarmatosjen dhe pastaj nuk i ka respektuar marrëveshjet.
Presidenti Trump niset të hënën për në Hanoi ndërsa udhëheqësi Kim po udhëton tashmë me një tren të blinduar drejt Vietnamit.
Media shtetërore e Koresë së Veriut fotografoi udhëheqësin Kim duke hypur në tren duke njoftuar se ai po shkonte drejt Vietnamit për takimin me presidetin amerikan për herë të dytë. Kjo është hera e parë që media shtetërore koreanoveriore njofton për takimin.
Fuqia Ekonomike
Në muajt e hershëm të presidencës së tij, zoti Trump tha se do t’u përgjigjej me “zjarr dhe forcë të paparë ndonjëherë në botë” kërcënimeve të Koresë së Veriut kundër Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre. Por të dielën, zoti Trump përmes një postimi në Twitter u shpreh për “Marrëdhënie të mira me kryetarin Kim!”
Udhëheqësi amerikan tha se kryetari Kim “e kupton, ndoshta më mirë se askush tjetër, se pa armë bërthamore, vendi i tij mund të bëhet shpejt një nga fuqitë më të mëdha ekonomike në botë. Për shkak të vendndodhjes, njerëzve (dhe vetë atij), ky vend ka më shumë mundësi për rritje të shpejtë se sa asnjë shtet tjetër.”
Presidenti Trump tha se Presideni kinez Xi Jinping “ka qënë shumë i dobishëm duke mbështetur takimin e tim me Kim Jong Un-in. Gjëja e fundit që Kina do të dëshironte, do të ishte një vend fqinj me armë të shumta bërthamore. Sanksionet e vëna nga Kina dhe Rusia kanë qënë shumë të dobishme.”
Zyrtarët amerikanë të zbulimit dyshojnë se Koreja e Veriut synon të mbajë premtimet e bëra në Singapor nga kryetari Kim për çarmatimin bërthamor.
Drejtori i Zbulimit Kombëtar Dan Coats i tha një komisioni të Kongresit amerikan muajin e kaluar se Koreja e Veriut “ka ndërprerë qëndrimet provokuese” duke mos zhvilluar prova me raketa dhe bërthamore prej më shumë se një viti. “Po ashtu, Kim Jong Un vazhdon të demostrojë se është i hapur ndaj çarmatimit të gadishullit Korean”, tha zoti Coats.
Por pavarësisht nërprerjes së provave, tha zoti Coasts, “aktualisht vlerësimi ynë është se Koreja e Veriut do të kërkojë të ruajë aftësitë e saj (me armë të shkatërrimit në masë) dhe se nuk ka gjasa të heqë dorë plotësisht nga armët bërthamore dhe aftësia për t’i prodhuar ato”.
“Vlerësimi ynë përforcohet nga vëzhgimet për disa aktivitete që bien ndesh me çarmatimin bërthamor”, shtoi ai. Zoti Coats tha se udhëheqësi i Koresë së Veriut dhe pjesa tjetër sunduese e vendit “i konsiderojnë armët bërthamore si kritike për mbijetesën e regjimit”.
Pence: SHBA mbështet 100 për qind Juan Guaidon
Administrata Trump mbështet “100 për qind” Presidentin e përkohshëm të Venezuelës, Juan Guaido, tha nënpresidenti Mike Pence, pasi njoftoi një ndihmë të re financiare për popullin venezuelian.
“Ne qëndrojmë me ju, dhe së bashku me të gjitha kombet e mbledhura sot dhe do të vazhdojmë të qëndrojmë me ju derisa të rivendosen demokracia dhe liria,” tha zoti Pence në një fjalim të mbajtur përpara Grupit Lima, pas një takimi trepalësh në Bogota të Kolumbisë me zotin Guiado dhe presidentin kolumbian Ivan Duque. Zoti Pence tha se presidenti i Venezuelës, Nikolas Maduro, “duhet të largohet”.
Gjatë qëndrimit në Bogota, nënpresidenti Pence dhe udhëheqësit rajonalë diskutuan strategjinë për të shpejtuar largimin e Maduro dhe mënyrat e futjes në Venezuelë së ndihmave humanitare që po grumbullohen në kufirin e Brazilit dhe Kolumbisë, ku furnizimet e ushqimit dhe ilaçeve janë të pakta.
“Ne kemi vendosur sanksione në mbi më shumë se 50 zyrtarë të lartë, si dhe në kompaninë shtetërore të naftës Venezuelë, PDVSA, për të ndaluar miqtë e Maduro-s që të pasurohen në kurriz të popullit venezuelian”, tha zoti Pence, duke vënë në dukje se Shtetet e Bashkuara planifikojnë të vazhdojnë presionin financiar dhe diplomatik mbi regjimin e Maduro-s.
“Është privilegji im të njoftoj se Shtetet e Bashkuara do të sigurojnë 56 milionë dollarë shtesë për të mbështetur partnerët tanë në rajon, në ndihmë të popullit venezuelian”, tha nënpresidenti amerikan.
Takimi i Grupit Lima u mbajt pas një fundjave trazirash dhe dhune në kufijtë e Venezuelës me Kolumbinë dhe Brazilin, ku trupat ushtarake besnike të Maduros bllokuan shpërndarjen e furnizimeve mjekësore dhe ushqimore. Maduro këmbëngul se ndihma është pretekst për një pushtim të armatosur të Shteteve të Bashkuara.
“Besnikët e Maduros u kthyen kundër popullit të tyre. Ndërkohë që bota i sheh, ata i vunë zjarrin kamionëve të ngarkuar me ushqime dhe ilaçe të nevojshme për popullin venezuelian,” tha nënpresidenti Pence në fjalimin e tij.
Përdorimi i forcës
Juan Guaido i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare të marrë në shqyrtim “të gjitha opsionet” për të zgjidhur krizën e Venezuelës. Retorika e tij është e ngjashme me atë të Presidentit Trump, i cili ka thënë se “të gjitha opsionet mbeten gjithmonë në tryezë”.
“Të gjitha burimet politike dhe diplomatike janë shteruar. Tani çfarë mund të bëjmë si rajon për të mbështetur Venezuelën?” tha ai në komentet të hënën.
Një zyrtar i lartë i administratës nuk pranoi të komentonte për përdorimin e forcës përveç se tha se Shtetet e Bashkuara do të kenë takime me zotin Guaido dhe Grupin Lima “për të diskutuar hapat e ardhshëm”.
Guaido u shpall president i përkohshëm në fund të janarit dhe është njohur nga Shtetet e Bashkuara dhe dhjetra vende të tjera si kreu legjitim i Venezuelës.
Ndihmat humanitare nuk kalojnë dot kufirin
Ndihmat e mbledhura në Kolumbi dhe Brazil nuk janë lejuar të kalojnë kufirin nga forcat e Maduros. Në një prej pikave kufitare, kamionët morën flakë dhe turma nxitoi të shpëtonte kutitë me ushqime dhe ilaçe.
Një zyrtar i Departamentit të Shtetit që shoqëron karvanin e ndihmave amerikane dhe braziliane i tha Zërit të Amerikës se dy kamionë arritën të hyjnë të shtunën në Venezuelë, por se në vazhdim u ndalën nga një postbllok ushtarak dhe u detyruan të rikthehen në territorin e Brazilit.
Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë dhe se administrata amerikane nuk do të zmbrapset. Ai tha se “ndërsa Maduro do të fokusohet tek pikat hyrëse, mundësi të reja do të shfaqen gjetiu”.
OKB-ja dënon dhunën
Të dielën, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres dhe drejtuesja e Zyrës së OKB-së për të Drejtat e Njeriut Michelle Bachelet bënë thirrje për shmangie me të gjitha mënyrat “të dhunës vdekjeprurëse, e cila nuk duhet përdorur në asnjë rrethanë”.
Të shtunën, mbështetësit e Maduros qëlluan me armë ndaj njerëzve që përpiqeshin të kalonin ndihmat drejt Venezuelës, ndërsa njësitë kufitare venezueliane përdorën gaz lotsjellës dhe plumba gome.
Sipas OKB-së, “ushtrimi i tepruar i forcës nga forcat e sigurisë venezueliane, si dhe përfshirja e elementëve pro-qeveritarë”, kanë shkaktuar të paktën katër viktima të konfirmuara, si dhe mbi 300 të plagosur gjatë të premtes dhe të shtunës.
Dany Bahar, një ekspert për Venezuelën në Institutin Brookings tha se tashmë komuniteti ndërkombëtar duhet të gjejë mënyrat për të shtuar presionin diplomatik dhe financiar ndaj regjimit Maduro, si dhe “për të marrë mbështetjen e OKB-së, gjë që nuk ka ndodhur ende”.
“Dyshuesja e zakonshme, gruaja”, Junker i përgjigjet gruas në telefon gjatë konferencës
Presidenti i Komisionit Europian Jean- Claude Juncker gjithnjë merr vëmendjen e medias për shkak të sjelljes së tij në publik.
Këtë herë, ai u detyrua të ndërpriste fjalën gjatë një samiti të rëndësishëm me liderët arab në Egjipt, pasi bashkëshortja e tij Kristine po e telefononte.
Herën e parë, Juncker e mbylli telefonin, kërkoi ndjesë dhe e futi në xhep. Por zilet nuk pushonin dhe pas ziles së tretë, presidenti ndaloi dhe u shpreh:
“Po e ndërpres pak fjalën sepse është duke më rënë celulari. Ndjesë!” Me të mbaruar telefonatën, Juncker u drejtua nga salla duke thënë: “Ishte dyshuesja e përhershme. Gruaja ime. Do të përfundoj konferencën këtu, sepse ajo nuk ndalon”, u shpreh Junker. Padyshim, sjellja e tij shkaktoi të qeshura mes të pranishmëve.
Presidenti dekoron Fondacionit “Konrad Adenauer”
Drejtorin e Presidenti i Republikës, Ilir Meta vlerësoi drejtorin e Fondacionit “Konrad Adenauer” në Shqipëri, zoti Walter Glos me dekoratën “Për Merita të Veçanta Civile”.
Presidenti Meta i dorëzoi dekoratën zotit Glos, në përfundim të mandatit të tij, me motivacionin: “Në vlerësim të kontributit të çmuar për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Shqipërisë dhe partnerit të saj strategjik Gjermanisë, si dhe për promovimin e vlerave dhe standardeve europiane në vendin tonë”.
Duke iu drejtuar të pranishmëve,Presidenti i Republikës theksoi:
“Prania e Fondacionit Konrad Adenauer në Shqipëri është padyshim një aset i çmuar dhe shprehje konkrete e mbështetjes së gjerë që Gjermania, një vend mik dhe partner strategjik, i jep vendit tonë në të gjitha platformat e bashkëpunimit.
Pozicionimi i këtij Fondacioni si promotor i fuqishëm i bashkësisë së vlerave Trans-Atlantike, i Europës së Bashkuar, në mbrojtje të lirisë dhe dinjitetit njerëzor, përbëjnë garanci të forta se marrëdhëniet tona janë vendosur në shtratin e duhur.
Veçanërisht në stadin ku ne ndodhemi, në pritje të çeljes së negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian si rezultat i reformave thelbësore që i nevojiten vendit, bashkëpunimi me Fondacionin dhe zotin Glos kanë kontribuar për të patur një qasje më realiste, të domosdoshme për të arritur këtë objektiv që mbështetet nga e gjithë shoqëria shqiptare.
Në mënyrë të veçantë dua të vlerësoj punën e Fondacionit dhe zotit Glos për forcimin e demokracisë sipas standardeve më të mira europiane dhe punën e tij të palodhur me të rinjtë shqiptarë, të cilët meritojnë më shumë vëmendje dhe përfshirje për të ndërtuar të ardhmen e tyre në Shqipëri.
Forcimi i themeleve të shtetit të së drejtës, duke kontribuar për një shoqëri më të drejtë dhe solidare, ka qenë një tjetër tipar i spikatur i objektit të punës së zotit Glos në Shqipëri.
Organizimi i Ditëve të Kujtesës, jo thjesht dhe vetëm si detyrim moral për të hedhur dritë mbi të vërtetat e dhimbshme historike, por edhe si përgjegjësi kombëtare për të nxjerrë mësimet e duhura duke mos rënë në grackën e gabimeve ciklike, janë një vlerë e shtuar që Fondacioni ka sjellë në Shqipëri.
Jam i sigurtë se Fondacioni do të vijojë më tej punën mbi këtë trashëgimi, frymëzuar nga Kancelari i madh gjerman Konrad Adenauer, i cili udhëhoqi vendin e tij nga rrënojat e Luftës së Dytë Botërore drejt demokracisë, stabilitetit, begatisë dhe partneritetit shembullor perëndimor. Ish-Kancelari gjerman Adenauer thonte se ‘ne të gjithë jetojmë nën të njëjtin qiell, por nuk shikojmë të njëjtin horizonte’.”, – theksoi Presidenti Meta.
Glos, pasi falënderoi Presidentin e Republikës, vuri në dukje se e mirëpriti me kënaqësi këtë vlerësim, që sipas tij vjen si fryt i përpjekjeve të përbashkëta dhe bashkëpunimit për forcimin e mëtejshëm të demokracisë së re në Shqipëri.
“Shqipëria është pjesë e Europës dhe populli shqiptar dëshiron të hyjë në Bashkimin Europian. Kjo ka shërbyer si nxitje edhe për punën e Fondacionit ‘Konrad Adenauer’ që të bëjë çka është e mundur në mënyrë që ta ndihmojë vendin tuaj për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian sa më shpejt që të jetë e mundur.” – theksoi zoti Glos, mes të tjerash.
Gazetari më i vjetër i PS: Rama të largohet, vendit i duhet një Kryeministër tjetër
NGA: HAMDI JUPE
Protesta e opozitës mbushi bulevardin “Dëshmorët e Kombit” me njerëz. Nuk ishin parë aq shumë protestues prej shumë vitesh në shesh. Na nxori mallin e protestave të moçme. E pashë në televizor dhe u kënaqa. Protesta zgjati për pesë orë, si asnjëherë tjetër më parë. Ajo u transmetua në të gjitha televizionet e botës. I pashë vetë në disa prej tyre. Na nxinë faqen televizionet e huaja. Por fajin për këtë e ka Arta Dade, që ka kritikuar qeverinë në një artikull a intervistë në një gazetë të Tiranës.
Protestuesit sulmuan selinë e qeverisë. Në atë seli është zyra e kryeministrit. Ajo zyrë është e mbushur me pikturat e Edit. Atje ka edhe një fushë basketbolli, enkas për të luajtur kryeministri. Atje, edhe fasada e ndërtesës gati njëqind- vjeçare kryeministrore, është ndryshuar, sipas shijes së kryeministrit aktual. Në oborrin e kryeministrisë, ishte vendosur edhe një këpurdhë prej çimentoje (e paharruar qoftë!) Domosdo, këpurdha është simboli ynë kombëtar! Thonë se këpurdha ishte vendosur atje, me qëllim që të tërhiqte sulmet e opozitës mbi vete dhe kështu, të shpëtonte zyra kryeministrore, e kthyer në studio piktori. Dhe opozita ra në kurth. Fajin për këtë e ka Arta Dade.
Po si nuk u kujtua kryeministri të vinte edhe një monument të preshit atje, te dera e kryeministrisë, ashtu, prej allçie dhe të lyer me bojë preshi, se preshi na mban gjalle tre muaj të vitit, atëherë kur nuk ka perime të tjera të freskëta? Ky do të ishte një kontribut i shquar në fushën e zhvillimit intensiv të bujqësisë socialiste. Kështu do t’i mbyllej goja edhe Arta Dades dhe nuk do ta kritikonte më qeverinë.
Ndërkohë që po organizohej protesta në Tiranë, kryeministri kishte organizuar në Vlorë antimitingun e popullit të qytetit të pavarësisë. Kishte lezet: miting në Tiranë, antimiting në Vlorë. Të dya, “live” në televizor. Na nxorri mallin e antimitingjeve, kur u rrëzua monumenti i shokut Enver. Të tilla mitingje/antimitingje, populli ynë kishte parë vetëm atëherë. Edi Rama atëherë ishte në miting në Tiranë, jo në antimiting, si tani në Vlorë.
Kryeministri deshi të tregojë se sa shumë e do populli atë dhe qeverinë e tij. Mirëse erdhe Edi Djali, se neve na mori malli! Ai mund ta bënte mitingun atje nje ditë para ose një ditë pas, por jo, duhej bërë pikërisht atë ditë dhe atë orë që kishte miting opozita. Por fajin për ketë e ka Arta Dade. E ka thënë edhe kryetarja e sotme e gruas socialiste në Facebook.
Pensionet për këtë vit do të rritej 2,5 përqind. Kaq ka thënë opozita (se qeveria nuk e ka dhënë akoma sihariqin) Pensionet do të rriten një muaj para zgjedhjeve lokale të qershorit, me qëllim që pensionistët të mos harrojnë të mirën që po u bën qeveria. (të mos harrojnë, gjithashtu, gjelin e vitit të ri) Se ata dreqër pensionistë, janë nja gjashtëqind e pesëdhjetë mijë tani dhe ata të hedhin në erë në votime. Dhe për këtë, fajin e ka Arta Dade.
Në rrethin e Sarandës prodhuesit e agrumeve këtë vit dolën me këpucë të kuqe. Ata nuk e shitën dot prodhimin e mandarinës, prodhimi mbeti atje dhe u kalb. Për t’u qarë hallin. Ata nuk dinë gjë tjetër, veçse të punojnë. Ndërsa tregun duhet ta gjejë Ministria e Bujqësisë, që paguhet për atë punë. Prodhimi është shumë më i madh se nevojat e vendit. Por shteti u zhduk, nuk ndihmoi për të gjetur tregje. Dhe kështu, rreth dhjetë milionë Euro prodhim i mandarinave vajti dëm. Atëherë fermerët u nisën për në miting në Tiranë kundër qeverisë. Edhe fajin për këtë e ka Arta Dade.
Prodhuesit e mollëve në Peshkopi dhe në Korçe ankohen se nuk e shesin dot mollën. Prodhimi ka qenë i mbarë, por çmimet e shitjes janë përtokë. Dyqanet gjithandej janë të mbushura me mollë, me çmime qesharake. E gjitha kjo, bie mbi fermerët që vitin tjetër do të braktisin tokën, duke na e lënë barkun thatë, sepse bujqësia nuk po u jep gjë. Po ka edhe më keq, fshatarët po i presin mollët për dru zjarri. Dhe pastaj nisen për protestë në Tiranë. Dhe fajin për këtë e ka Arta Dade.
Studentët dolën në shesh në bulevard për një muaj rresht. Ata e tundën qeverinë nga themelet. Sepse studentët, edhe për të marrë një vërtetim në universitete, duhet të paguanin para, megjithëse e kishin paguar më pare taksën e shkollës.
Kryeministri u zgjua nga gjumi i pataksur nga këto që po dëgjonte. Nëntë pika kanë studentët? Nëntëmbëdhjetë do t’u japim ne. Po ku ishte qeveria deri atëherë? A kishte apo nuk kishte qeveri ky vend, që i plasi papritur bomba në duar? Por fajin për këtë e ka Arta Dade.
Ministrja e Arsimit kishte mbaruar shkollën e lartë me notë mesatare 5,9 dhe kishte rritur njohuritë shkencore te Universiteti “Kristal”. Fëmijën e saj e kishte çuar në universitet jashtë vendit, sepse “nuk bëjnë këto universitetet tona”. Megjithatë, ajo qëndronte ministre arsimi, derisa i thanë studentët “ik, ik, ik!” “Ti Halim që s’di këndim, je adapt për arsim”. Këtë poezi Noli e ka shkruar për qeverinë e kohës së Zogut, po ja që ka vlerë aktuale. Po si nuk vajtën studentët më parë në protestë atje, te
Ministria e Arsimit, xhanëm? Ku flinin gjumë studentët deri atëherë! Po fajin e ka Arta Dade.
Parlamenti shqiptar prej 28 vitesh ka 140 deputetë. Kaq kishte kur populli shqiptar ishte katër milionë, në vitin 1991, kaq ka edhe sot, kur populli është 2,8 milionë. Këta deputetë marrin rroga dhe trajtime të majme. Ata nuk bëjnë asnjë punë, ata vetëm ngrejnë kartonin një herë në javë, siç t’u thotë partia. Askush nuk i njeh tre çerek të tyre, përveç grave/burrave të vet. Ata janë anonimë, nuk dinë të flasin. Kjo ndodh sepse në vitin X, Berisha dhe Rama u mblodhën kokë më kokë dhe vendosën të ndryshojnë Kushtetutën, duke ia hequr popullit të drejtën e zgjedhjes së përfaqësuesve të tij dhe duke ia dhënë atë Berishës dhe Ramës. Dhe kështu, na vijnë në Parlament deputetë merhumë, të nxjerrë nga xhepi i kryetarit të partisë, për arsye që i di vetëm kryetari. Por fajin për këtë e ka Arta Dade.
Kryeministri shkarkoi shtatë ministra menjëherë, megjithëse ata nuk kishin një vit e gjysmë në detyrë. Askush nuk u pyet për këtë nga forumet e partisë (mavro forume!) Vetëm Edi vendosi. Dhe çfarë vuri në vend të atyre që hoqi? Vuri ca njerëz anonimë dhe një ministër të jashtëm po aq anonim, shokun e Batonit. Ah, po, më falni, vuri edhe Braçen zëvendës/kryeministër. Por nuk sqaroi se përse e shkarkoi zëvendës /kryeministren që e mori nga Shkodra një vit më parë, megjithëse nuk e njihte askush. Nuk sqaroi as atë se përse e shkarkoi ministrin e punëve të jashtme. dhe vuri një kalama në vend të tij. Prish bucela, bëj kanaçe. S’ka gjë, se pas një viti, do t’i heqë edhe këta ministra që vuri tani dhe do verë ca të tjerë, po aq anonimë. Por fajin për këtë prapë do ta ketë Arta Dade që boton intervistë.
Kryeministri vete u bën dhuratë nga një shtëpi familjeve të vobekta, atje në fshatin e humbur, të Republikës së Edit, i shoqëruar kudo nga ministrja e shëndetësisë. Kur pyetet kryeministri se ku i gjen paratë që bën këto “bamirësira”, ai thotë se ua merr miqve të tij bisnesmenë. Mirëpo këto në italisht quhen “tangente”, domethënë korrupsion. Me fjalë të tjera, “unë të jap tenderin, ti më jep ca para që të bëj ca bamirësira, siç bënte Nënë Tereza”. Dhe këto pastaj dalin në televizionin ER TV, te rubrika “Shqipëria që duam” që t’i shikojë gjithë bota. Turp! Qeveria ka fond rezervë të miratuar nga Parlamenti për këso rastesh. Ato nuk janë dhurata të kryeministrit, janë kontribut i shoqërisë për njerëzit në nevojë. Por ç’ti bëjmë Arta Dades që jep intervista kundër qeverisë?
Tre tendera, me dyzetë milionë Euro, u dhanë për të ndërtuar Unazën e Re. Kryeministri i kishte propaganduar vetë këto rrugë të reja të qeverisë së tij me të madhe. Mirëpo na dolën ca probleme me tenderat. Fillimisht një tender, pastaj tjetri, pastaj edhe projekti i të tretit. Pra, nusja ishte një çikë “me barrë”. E pranoi vetë ministrja e re, e cila tha sa mund të rishikohet projekti i unazës. Por ajo nuk tha se kush është ai që e bëri “me barrë” projektin. Pra, nuk e ka fajin çuni i Fariut që ngriu e mbiu në protestë me banorët e atjeshëm. Kushedi se çfarë do dalë akoma. Rruga te Unaza e re ka mbetur copë – copë, sepse ashtu filloi, po copë – copë. Kushedi se kur do të mbyllen tani ato rrugë. Unaza e Re kutërbon erë të qelbur korrupsioni që tutje. Por fajin për këtë e ka Arta Dade.
Kryeministri mbledh forumet e partisë në orarin zyrtar të punës në shtet. Gati 250 anëtare të Asamblesë Kombëtare të Partisë (asambleistë, ose: shto miell e shto ujë) lënë punën e shtetit për të cilën marrin rrogën atje ku punojnë dhe vijnë në Tiranë, po me makinat e shtetit, për të bërë mbledhjen e partisë. As Enver Hoxha që e kishte partinë – shtet, nuk i bënte mbledhjet në orar të punës. Por Edi e bën. Është i zoti Edi. Edhe për këtë e ka fajin Arta Dade.
Ka ardhur koha që në Partinë Socialiste të mendohet për një kryeministër të ri. Të mendohet, thashë. Ka një përvojë në këtë drejtim. Gjatë qeverisjes tetë-vjeçare 1997 – 2005, Partia Socialiste ndërrroi gjashtë herë kryeministrin: Fino, Nano, Majko, Meta, Meta, Nano. Të gjithë ishin socialistë. (Atëherë ishte ministre edhe shoqja Arta) Dhe në fund të mandatit në vitin 2005, rritja ekonomike në vend ishte 6 përqind. Mos vallë duhet mësuar nga kjo përvojë? Përvojë socialiste është. Po të duan, le të pyesin Arta Daden për këtë.
Të shkojë Edi të pushojë ca kohë në vilën e tij në Surrel, pse të mos shkojë? Të bëjë atje piktura dhe ekspozita. Të luajë atje bashketboll dhe të mbjellë edhe një këpurdhë betoni te shtëpia e tij. Le që, atje këpurdhat mbijnë vetë, nuk ka nevojë t’i mbjellësh. Kështu do të freskohet nga ajri i pastër dhe do t’i vijë mendja në vend Edit. Këtu është Shqiperia. Edhe partinë atje e ka. Arta Dade do ishte shumë e lumtur me këtë. Ah, Arta, Arta, ç’na bëre!
Pas këtij shkrimi, kryeministri mund të më fusë edhe mua te “mediat e kazanit”. S’ka gjë. Unë dhe Arta nuk mërzitemi. Pensionin nuk na e heq dot kryeministri. Kryeministri neve vetëm të na hajë atë që s’thuhet me gojë. Vetëm se herën tjetër, mund të jemi edhe ne në protestën e opozitës në bulevard.
Doni më për Arta Daden?