24.5 C
Tirana
E hënë, 18 Gusht, 2025

Lirohet nga burgu polici që ngacmoi seksualisht vajzën e mitur

Lirohet nga paraburgimi efektivi i cili u arrestua pas publikimit të videos së turpshme online. Ai u ndalua më 11 shkurt për ngacmim seksual ndaj një të miture.
Sot gjykata e Shkodrës pas rivlerësimit të masës së sigurisë dha ‘detyrim me paraqitje” për Berhan Bajrakurtin.
Efektivi i policisë Berhan Bajrakurti përfundoi në pranga pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një minorene në moshën 15 vjeçare.
Në media qarkullon një video e shefit të Policisë së Malësisë së Madhe, i cili në një video skype tregon organin e tij gjenital.
“Në Shkodër është arrestuar menjëherë punonjësi i policisë që është shfaqur në videon e publikuar në media”, bën të ditur policia.
Shefi i policisë e ka marrë në makinë vajzën, e ka telefonuar e madje ka kryer akte të turpshme në bisedat me të në telefon.
Denoncimi është bërë nga nëna e vajzës e cila tregon edhe tmerrin që ka përjetuar për ditë më radhë. Nëna tregon se askush nuk ishte interesuar për të në komisariatet e Shkodrës edhe pse ajo kishte shkuar disa herë. Më tej ajo vazhdon rrëfimin duke treguar një moment tmerrues kur ishte takuar me Berhan Bajrakurti në dyert e polcisë, raportojnë mediat shqiptare.
Ai e kishte kapur për krahu dhe më pas e kishte kërcënuar me jetën e saj dhe të familjes: “Më kapi për krahu, më nxori veçmas duke më bërë presion se do të zhduk do ju shfaros”.

Denoncimi
“Jam prind i një vajze 15 vjeçare nga Malësia e Madhe, fshati Gruemiere. Dua të denoncoj këtë shtet të kapur nga perversiteti e imoraliteti që po na detyron të ikim nga ky vend, marrë shkas nga ngjarjet e fundit që kanë ndodhur, ku jan përdhunuar vajza minorene. Atë fat e ka patur dhe vajza ime duke u ngacmuar nga shefi i policisë së zonës Gruemiere shetetasi Berhan Bajrakurti. Para 4 ditësh me vjen vajza nga shkolla e shqetësuar, e pyeta se cfarë kishte. Ajo pati frikë të më rrëfente”, tha nëna e 15 vjeçares.
“Pas disa oresh arriti të më tregoje se kishte dalë para ky njeri duke e ngacmuar dhe duke i thënë hajde hyp në makinë me mua të bej xhiro me makinë. E kishte ndjekur vajzën deri në afërsi të shtëpisë. Nuk ishte hera e parë që e përndiqte pasi këtë gjë e ka bërë edhe nëpërmjet telefonit duke i telefonuar vajzën duke i dalë nudo dhe duke kryer veprime të ndyra. Vajza e kishte filmuar këtë person, me të marr filmimet me vajzën, i drejtohem komisariatit Koplik. Me të shku tek dera na erdhi për 5 minuta pasi mbërritëm, personi në fjalë, pra punonjësi i policisë Berhani. Më kapi për krahu, më nxorri veçmas duke më bërë presion se do të zhduk do ju shfaros”, rrëfen nëna e vajzës.
“Të gjindur para kësaj situate ku asnjë punonjës nuk na dilte në krah as për të na pyetur për çfarë keni ardhur, u larguam. Te nesërmen vajtëm tek drejtoria e policisë Shkodër, kërkuam shefin më të madh të policisë Shkodër të takonim por nuk na u mundësua ai takim, pasi vetë kupola e Shkodrës e policisë ishte nga Malësia e Madhe. Na thanë që mos u merrni me Malësor se janë të pa prekshëm”, vazhdon më tej rrëfimin nëna ndërsa thekson se pas kësaj do largohen nga zona ose nga Shqipëria.

Saki kritikon Alegrin: Juventusi dorështrënguar, në Europë fiton futbolli sulmues

“Humbja e Juventusit më befasoi. Kjo skuadër duket gjithmonë mjaft dorështrënguar, mendon shumë për t’u mbrojtur. Kështu, nuk mund të japësh më të mirën, sidomos në Ligën e Kampionëve. Dihet tashmë, në Europë fitohet me futboll sulmues…”
Kështu shprehet Arrigo Sacchi, i cili ka folur për “Un giorno da pecora” në “Radio Rai”. Ish-trajneri i Milanit ka analizuar humbjen e Juventusit ndaj Atletico Madrid në “Wanda Metropolitano”, duke kritikuar indirekt qasjen taktike të Massimiliano Allegrit. Kjo shkon në kahun e asaj polemike televizive, në vitet e fundit, për shkak të cilësisë estetike të futbollit të trajnerit livornez.
Ish-trajneri i njohur italian ka pasur vlerësime për Diego Simeone, në anën tjetër: “I admiroj njerëzit, që japin jetën e tyre në atë që bëjnë. Dhe Simeone është një prej këtyre. Futbolli i tij nuk është aq harmonik, por ka entuziasëm të madh dhe bujari (nuk kursehet). Lojtarët e Simeone luajnë si heronj”.
Gjithsesi, bardhezinjtë kanë për të luajtur edhe ndeshjen e kthimit me “rojiblanco”. Ata besojnë se mund ta përmbysin disavantazhin 2-0 dhe të kalojnë në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve. Traineri Allegri dhe lojtarët e deklarojnë veten gati për këtë sfidë. E vetmja gjë që mbetet është të flitet ndryshe në fushë, në stadiumin e Juventusit.

Nesër rikthehet i ftohti Siberian, temperatura -8 °C, reshje bore dhe furtunë

Temperatura të ulëta dhe reshje bore në zonat malore parashikojnë sinoptikanët për ditën e nesërme.
RESHJET
Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit: Sot pasdite (e premte dt.22) dhe nesër (e shtunë dt.23) priten reshje të dobëta. Në disa raste ato do të jenë me karakter të theksuar lokal.
Reshje të dobëta dëbore mbi 800m mbi nivelin e detit, por në zona shumë të kufizuara dëbora mund të shfaqet edhe më poshtë sesa ky nivel (përfshirë edhe perëndimin e vendit), kryesisht si dëborë e përzier me shi.
TEMPERATURAT
Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të pësojnë rënie. Më konkretisht, ato pritet të arrijnë:
Në bregdet: 0 / 9 °C
Në vendet e ulëta: -1 / 7 °C
Në vendet malore: -8 / 2 °C
ERA
Sot pasdite era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare. Ndërsa nesër era do të fillojë të forcohet shumë në orët e para të mëngjesit dhe do të vazhdojë të fryjë e fortë në pjesën më të madhe të territorit (sidomos në Veri).

Berisha zbulon ku u fsheh Rama gjatë protestës: U fut në bunkerin e…!

Ish-Kryeministri Sali Berisha tha se, gjatë protestës së djeshme, kryeministri Edi Rama u fsheh në një hotel në Tiranë. “U fut në bunkerin e Rognerit”, tha Berisha në një prononcim për gazetarët.
Ish-Kryeministri Berisha i ka dhënë përgjigje, pyetjeve të shumta të gazetarëve mbi situatën politike të krijuar në vend, atë ç’ka do të vijojë pas dorëzimit të mandateve nga deputetët e opozitës.
Gazetarët: Zoti Berisha, një prononcim!
Berisha: Siç e patë, erdha këtu të vizitoj një ekspozitë të piktorit të shquar shqiptar Avni Delvina dhe të kuruar nga një tjetër, një nga piktorët më të talentuar të kombit, zoti Dhalles, ekspozitë e frymëzuar nga transformimi i madh që presidenti Trump solli me fitoren e tij. Zoti Delvina dhe zoti Dhales janë nga ata dy shqiptarë, që u përballën ndër të parët me diktaturën në korrik të vitin 1990; morën rrugët e dolën në vendet e lira dhe shkëlqyen me talentet e tyre.
I dhanë Shqipërisë dhe shqiptarëve emër të mirë kudo që shkuan me vepra arti të arrira, të vlerësuara nga mbarë kritika e vendeve ku kanë ekspozuar. Me këtë rast unë shpreh urimet e mia më të përzemërta, por njëkohësisht dënongjendjen e mjeruar, asgjesimin që i bëri zhgarravitësi i droguar, pikturës shqiptare. Siç e shihni, nuk ka më ekspozita. Ekziston një galeri, e cila mund të bëjë çdo gjë tjetër, por nuk guxon të hapë një ekspozitë të një piktori sepse zhgarravitësi mendon në paranojën e tij se vetëm zhgarravinat e tij që në fakt janë antiart do t’i paraqesë për art dhe nuk mund të konkurohen. Por çdo gjë e ka një fund dhe ky fund është i afërt.
Me këtë rast unë u bëj thirrje, u bëj thirrje, socialistëve, në interesin më të mirë të tyre dhe të Shqipërisë, të largojnë me urgjencë Edi Ramën dhe klikën e tij nga pushteti, mbasi, e them absolutisht me bindjen më të thellë, me të gjitha ndijimet e mia, se urrejtja nga Edi Ramës dhe regjimit të tij bëhet çdo ditë e më pakufishme.

Ata duhet ta dinë se unë kam konstatuar me datën 16 dhe dje, në masat e gjëra protestrues,e atë urrejtje, atë urrejtje, që e kam takuar vetëm në vitin 1990-1991 ndaj diktatorëve dhe diktaturës.
Në këto kushte u bëj thirrje socialistëvë: mos nënvleftësoni situatën! Se në mënyrë absolute, dënimi, ndëshkimi mbarëpopullor për Edi Ramën po afron dhe do të jetë i sigurtë dhe tepër i rëndë. Ndaj dhe edhe t’i thërrasin mendjes, t’i thërrasin atyre që u ka ngelur edhe një nonagram atdhetari, ndershmëri dhe përkushtim, të mos lejojnë përshkallëzimin, sepse edhe njëherë e them. Ky është një revolucion i filluar nga studentët. Studentët kanë një meritë historike sepse guxuan dhe mbushën sheshet, por kanë dhe një meritë të dytë studentët, sepse në çdo sallë e zbërthyen, e nxorën lakuriq të ligun më zi se në plazhet e botës. Treguan se cili është shpirti i tij katran dhe cili është formimi i tij.
Tani, e kanë marrë fjalën qytetarët, qytetarët nga mbarë Shqipëria. U bëj thirrje edhe mediave, i bëj thirrje shoqërisë civile të reagojnë se absolutisht, çdo javë e Edi Ramës në pushtet është rrezik madhor kombëtar. Kjo ështe e vërteta.
Pyetje: Zoti Berisha, SHBA ju kanë kritikuar për qëndrimet, për djegien e mandateve…
Berisha: Në mënyrë të padiskutueshme, asnjë përfaqësues i vendeve demokratike, nuk mbëhstet një veprim të tillë, por, por, në këtë rast, dua të siguroj, të gjithë miqtë tanë kudo që janë se ky është një veprim që ka një qëllim të vetëm: mospranimin për të qënë fasadë e së keqes dhe daljen në sheshbetejë për të mbrojtur ato vlera mbi të cilat ndërtohen shoqëritë e lira. Sikundër kam një ftesë. U bëj thirrje, pavarësisht – nuk kam asnëj objeksion për kritikën, kam mirëkuptim për kritikën – por prapë u bëj thirrje të vijnë të shohin realitetin këtu në Shqipëri, në Tiranë dhe i siguroj se do të gjejnë një realitet krejtësisht më të ndryshëm nga ai që mund të kenë në në dosjet e tyre në tavolinë.

Pyetje: Doni të thoni se kancelaritë europiane keqinformohen?
Berisha: Po unë po them këtë, nëse e doni në këtë mënyrë. Po them që janë dy raporte të Komisionit Europian që i japin Shqipërisë, hapjen e negociatave. Kurse Këshilli i Ministrave, sepse dhe ai është komunitet ndërkombëtar, i caktoi 13 kushte. Pra,unë nuk besoj se Këshilli i Ministrave e pati më inat Shqipërinë. Në mënyrë absolute jo. Por më pas realiteti nuk është ai që paraqitet në raporte. Edhe unë ftoj miqtë, që mendoj unë, se ata kanë qëllime të mira, të vijnë të shohin një realitet që do të jetë në shumë aspekte krejt tjetër.
Tani mund të them kaq: po protestohet sot në shumë vende të Europës. Dakord?! Në asnjë vend të Evropës nuk po protestohet se ka kriminelë në parlament! Në asnjë vend të Europës se ka përdhunues në parlament! Në asnjë vend të Evropës nuk po protestohet se ka trafikantë droge në parlament! Në asnjë vend të Europës nuk ndodh që të përdhunohet kolektivish vajza në shkollë dhe ajo që quhet mender Ministre Arsimi, të heshtë si fija e barit sot e kësaj dite. A mund të ndodhin këto?! pyesin shqiptarët veten. Çfarë sigurie?! Në asnjë vend të Evropës nuk ndodh që By Pass i Fierit që ndërtohet nga bankat e huaja të kushtojë 2 milionë euro kilometri, kurse në fushë këtu afër Tiranës, të kushtojë 22 milionë dollarë kilometri.

Në asnjë vend të Evropës nuk ndodh që njeriu që ekzekutoi katër policë dhe që i çon kreut të meduzës, mesazhe nga qelia të çfarëdolloji që do, të dalë me 6 vjet dënim për polic. Në asnjë vend të Europës nuk ndodh që në vendin mik të dënohet përjetë kurse këtu të dalë pa iu futur ferra në këmbë. Nuk po proteston Europa për këto! Nuk proteston Europa për gjëra të tilë, se popujt e qytetaruar nuk i tolerojnë dot për 24 orë të ndodhin. Prandaj protesta në Shqipëri, dorëzimi i mandateve në Shqipëri, është për diçka të jashtëzakonshme, është vërtet një akt i jashtëzakonshëm dhe unë këtë e pranoj. Në mënyrë absolute është i diktuar nga rrethana të jashtëzakonshme.
Një sugjerim miqësore, një gjë duhet ta dini. Vlimi tek qytetarët është i jashtëzakonshëm dhe duhet ta lexoni. Është mirë të largohet përpara se ta largojnë në një mënyrë që ai s’e imagjon dot dhe pastaj le të shpërndajë njëmijë video të atij lloji që po e merr Berisha pushtetin me dhunë.
Unë kam dhënë dorëheqjet e mia, unë nuk luftoj për pushtet, unë luftoj për ato parime që kam mbrojtur gjithë jetën. Por Edi Rama është kufomë politike, do të largohet një minutë e më parë nga skena se do ta përzënë. Do ta përzënë në mënyrën më të paimagjinueshme.
I them , imagjinata e njerëzve sot është e jashtëzakonshme. E kanë toleruar deri tani. Ka 6 vjet që poshtëron çdo ditë shqiptarët. Ka 6 vite që i largon shqiptarët nga vendi i tyre në mënyrën më mizore. Ka 6 vite që shet gënjeshtra nga mëngjesi deri në darkë. Ka 6 vite që vjedh dhe trash lidhjet me krimin. Tani ik, ik, dhe vetëm ik!
Pyetje: Po për mandatet që nuk u dorëzuan, a keni një komunikim me deputetët?

Berisha: Asnjë komunikim nuk kam me asnjë gjë, me asnjë njeri, ka një vendim politik unanim të Grupit parlamentar të PD-së, të Kryesisë së PD-së, të Forumit Kombëtar të PD-së dhe këto për mua janë ligji që nuk mund të kenë asnjë lloj gjëje vetëm mbështetje të plotë totale.
Pyetje: Zoti Berisha, Kryeministri Rama e bëri të qartë se nuk ka qeveri tranzitore dhe në një rast të tillë, a është e mundur një skenar për bojkotin e zgjedhjeve nga ana e opozitës?
Berisha: Opozita, të jeni të sigurtë, që po bën përgatitje të et’thshme për zgjedhjet. Por në mënyrë absolute, zgjedhje me Edi Ramën në Shqipëri nuk do të ketë më. Për këtë ju garantoj. Shpeshherë më keni dëgjuar në studiot tuaja të flas për një moment që në sociologji quhet “tip in point”.
Pika e vlimit. Nuk është tamam e vlimit, por pika në të cilat shumohen të gjitha pakënaqësitë dhe shpërthejnë në revolucion. Ju jeni dëshmitarë sa herë më keni pyetur pse nuk po ngrihen, se unë vazhdimisht duke e ndjellë një gjë të tillë dhe dhe unë ju jam përgjigjur se nuk kishte ardhur “tipinpoint”. Po, 16 shkurti, 21 shkurti, dëshmoi se është nëj cunam që Shqipëria, ju garantoj, në disa aspekte, edhe më i fuqishëm se në vitin 1991.
Pse? Sepse në vitin 1991, vërtet kishte një përqindje të madhe të popullatës të pakënaqur dhe kishte një urrejtje për komunizmin, por një përqindje tjetër ishte e indoktrinuar dhe duhej kohë të dilte nga indoktrinimi kurse unë ju them se tani janë me dhjetra, qindra mijëra ata që që kanë votuar Edi Ramën dhe kanë qënë në shesh, që do të dalin në shesh dhe do t’i japin atij së bashku me shqiptarët e tjerë, atë që meriton.

Studentja demaskon Ramën: “Pse gënjen për uljen e tarifës, të kam nisur 3-4 mesazhe”, debati

Kryeministri Rama pas një fjalimi sa viktimizues po aq edhe jotërheqës nga pozicioni i tij për djegien e mandateve të opozitës, ka nisur sot një takim me studentët në Gjirokastër.
Një prej studenteve, e cila ishte dhe kryefamiljare kërkoi llogari nga Rama se, pse ajo nuk përfitonte uljen e tarifës së studimit. E reja i tha kryeministrit se i kishte nisur dhe disa mesazhe personale atij po nuk kishte marrë përgjigje në këmbim.
Pjesë nga debati
Studentja: Të kam nisur 3-4 mesazhe dhe nuk më ke kthyer përgjigje. Si i bëhet për kategorinë tonë që jemi studentë dhe kryefamiljarë dhe nuk marrim asnjë ndihmë nga shteti, se me keni përjashtuar dhe nga ndihma sociale. Unë jam nënë e një fëmije, dhe studimi është një e mirë për familjen time.
Rama: Të kam kthyer përgjigje, dhe të kam thënë që të shkruash te platforma për Shqipërinë që duam
Studentja: Jo nuk me ke kthyer përgjigje, po gënjen, nuk më ka ardhur asnjë mesazh nga ju
Rama: Ne nuk i kuptojmë të gjitha teknalitetet ndaj të them që të shkruash aty, po këtu ke dhe ministren dhe mund ta diskutosh me të këtë shqetësim.
Pas kësaj ndërhyri dhe ministrja Shahini, e cila lidhi kontakt me studenten për të zgjidhur problemin e saj.

“Më hoqën nga ndihma ekonomie, ti s’më ktheve përgjigje”
Gjatë takimit me studentë në Universitetin e Gjirokastrës “Eqerem Çabej”, u shtrua një problem nga një studentet, që nuk mori zgjidhje, as nga kryeministri Edi Rama dhe as nga ministrja e Arsimit Besa Shahini.
Një studente tha se është kryefamiljare, nënë e një fëmije, ishte përjashtuar nga skema e ndihmës ekonomike pa arsye dhe se i kishte dërguar disa mesazhe Ramës për këtë, por nuk kishte marrë asnjë përgjigje. Ajo kërkoi të dijë se përse nuk përfiton bursë duke pasur parasysh kushtet në të cilat ndodhet. “S’kam mundësi ta paguaj tarifën e studimit, shpenzimet e konviktit”, tha.
Kryeministri Edi Rama, fillimisht e kundërshtoi duke thënë se ka marrë përgjigje nga ai, megjithatë studentja këmbënguli që jo.
Rama: Mos na e kujto kohën kur u shtrua për diskutim dhe edukata…
Më tej, kreu i qeverisë ia delegoi dhënien e përgjigjet ministres Shahini, por as ajo nuk i dha një zgjidhje problemit të studentes.
Ministrja tha vendimi për përfshirjen e kategorive të caktuara në përfitimin e bursave u mor në dhjetor, dhe la të kuptohej se studentja në fjalë, nuk përfshihej në asnjë nga kategoritë që përfitojnë bursë.
“Gjatë diskutime pamë një kishte nevojë të shtonin disa kategori, për raste të tjera që dalim gjatë vitit po evidentohen me shumë kujdes që të fusim dhe raste te tjera, pasi të mbyllim këtu diskutimin ulemi flasim se si ta përfshimë në vendim e radhës që do ta marrim në verë”, tha Shahini.

Basha takohet me kongresmenë, senatorë dhe Popullorët Europianë në OSBE

Partia Popullore Europiane në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së njoftoi se situata në Shqipëri ishte në qendër të diskutimeve me Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Duke e cilësuar si shqetësuese situatën e krijuar në Shqipëri, grupi i PPE në OSBE bën të ditur se raportimi i kryetarit Basha ka patur në fokus protestat kundër qeverisë socialiste, korrupsionin, trafikun e drogës dhe zhvillimet jodemokratike në vend.
Në këtë seancë të posaçme dëgjimore morën pjesë edhe anëtarë të Kongresit dhe Senatit amerikan.
Mësohet se gjatë qëndrimit disaorësh në Vjenë, Kreu i opozitës ka zhvilluar takime edhe me drejtues të tjerë të institucioneve ndërkombëtare.
Qëllimi i këtyre takimeve është shpjegimi i situatës politike në Shqipëri, e cila ka në bazë blerjen e zgjedhjeve nga Edi Rama nëpërmjet krimit të organizuar, siç e provojnë përgjimet e dosjes 339.

Shkrimtari i njohur: Edi Ramës duhet t’i ndalohet me ligj të merret me politikë!

Kim MEHMETI

“Shqiptarinë e kanë ngulfatur politikanët si Kryeministri aktual i Shqipërisë, të cilët posa bëhen burrështetas, e humbin pushtetin mbi vetveten! Dhe si të tillë, çdokund rreth vetes, ata shohin individ me të meta fizike e mendore, e me të cilët mund të tallen sa të duan, e kur të duan! Pra si të tillë ata çdokund shohin kazanë ku kalben kundërshtarët e tyre politik, si dhe tepsi me bakllava, që u takon vetëm atyre. Politikanët e tillë bëjnë çmos që paturpësinë dhe krimin ta ngrenë në vlerë politike, me çka debatin politik e zbresin në nivel të zënkave nëpër plazhet nudistike dhe nëpër bordele! Dhe ndodh që politikanët e tillë të jenë zbavitës dhe ekzotik për perëndimorët, por fatkeqësi e madhe e popullit dhe vendin që drejtojnë, ngaqë kanë tipare të kundërta nga ato të qenit besnik: u lëpihen të huajve dhe e lehin dhe e kafshojnë të vetin!
Shqiptarisë nuk i mungojnë as burrështetas të llojit të Presidentit të sotëm të Kosovës, i cili shtetin e sheh si pronë të veten private! Dhe duke e konsideruar vendin si pasuri të veten, ata besojnë se edhe kufijtë e tij ndërrohen si ato të livadheve që i ke trashëguar nga të parët e tu! Dhe ndërtojnë shtet të pabanueshëm për popullin, por parajsë për të afërmit e tyre!

Nëpër ‘Shqipëritë’ tona ka shumë politikanë, të ngjashëm me drejtuesit e BDI-së, të cilët besojnë se posa e vë kravatën e politikanit, nga injorant bëhesh më i mençuri i botës! Dhe politikanët e tillë jo vetëm që e marrin në qaf popullin, por duan ta arrijnë të pamundurën: tu takojë edhe lavdia edhe hajnia!
Thënë shkurt e shqip: ‘Shqipëritë‘ tona kanë përplot politikanë që janë fati i fqinjëve tanë dhe i të huajve, por fatkeqësia jonë! Andaj duhet që një ditë e më parë atyre me ligj t’u ndalohet të merren me politikë! Dhe këtë duhet bërë edhe kur kjo nuk u pëlqen miqve tanë perëndimorë, të cilët kanë filluar të besojnë se shqiptaria është një kopsht i mbrojtur nga mjeranë të paaftë ta njohin dhe ta murojnë mirëqenien e vet!” (Kim Mehmeti)

Rama masakrohet në faqen e tij: Po bëheni miliardera duke rrjepur popullin e varfër, mjekësia është 0000…

Kryeministri Rama në vijim të ritualit të tij të përditshëm, mëngjesin e sotëm ka përshëndetur ndjekësit e tij në rrjetet sociale, duke publikuar një video, e cila tregon rastin e një doktoreshe të kthyer nga Franca për të shërbyer në Shqipëri.
“MIRËMËNGJES dhe me Dr.Valmirën, kirurgen e kthyer nga Franca për të kontribuar në sistemin tonë shëndetësor, falë politikës mbështetëse për mjekët specialistë që kthehen nga jashtë vendit apo shkojnë të punojnë jashtë Tiranës, ju uroj një ditë të mbarë”-shkruan Rama në postimin e tij.
Por, pas këtij postimi qytetarët kanë shpërthyer në komente, duke e cilësuar këtë thjeshtë një demagogji komunistësh.
“Kjo eshte tamam demagogji tipit komuniste, iku na qyteti e vajti ne fshat me deshire!”-shkruan një qytetar.
Më tej, një tjetër shkruan “Ikin 30 mjekë e kthehet 1…. Hajde ta nxjerrim ne fb. Na e hapet barkun me kte shoë cdo dite”.
Gjithashtu një tjetër qytetar shkruan “Mjer populli i shkrete, infermieret e doktoret po ikin per dite ne Gjermani….”.
Po ashtu një tjetër qytetar shkruan “Keta po behen mildera duke rrjep popllin e varfer mjeksia eshte 000000000”.

Shëndeti mendor lidhet ngushtë me mirëfunksionimin e zorrëve

Businessman holding a virtual human brain in the palm - Skills, human development and IQ concept

Kush do të thoshte, mirëpo zorrët janë ato të cilat “pas perdeve” tërheqin penjtë dhe dirigjojnë humorin tonë, por edhe jetën në përgjithësi
Studimi i publikuar në revistën shkencore Natyre Microbiology ka treguar që gjendja e zorrëve përcakton shëndetin tonë mendor, përkatësisht lidhjet me depresionin.
Shkencëtarët kanë analizuar mikrobiomin e 1.000 personave të cilëve u është diagnostikuar depresioni. Ata kanë zbuluar që në zorrët e tyre ka më pak baktere të mira, se sa ka në zorrët e personave të cilët nuk kanë depresion.
“Kjo është hera e parë që kemi zbuluar lidhjen e qartë midis depresionit dhe mikrobiomeve dhe do të na ndihmojë në shërimin e depresionit. Opsioni i parë janë probiotikët e gjeneratës së re. Vërtet mendoj që e ardhmja është në koktejet e baktereve nga zorrët njerëzore”, sqaron Jeroen Raes, autor i studimit.
Kjo është vetëm edhe një arsye më shumë që t’i kontrollojmë zorrët. Deri para pak kohësh nuk kemi qenë të vetëdijshëm sa kanë ndikim në imunitet dhe në shëndetin e gjithmbarshëm, ndërkaq sot i quajmë truri i dytë.
Mikrobiomi në zorrë është kyç për shumë funksione trupore, ndërkaq sipas studimit më të ri edhe për shëndetin mendor. Prandaj, zgjidhni me kujdes se çfarë hani.
Shmangni ushqimin e procesuar dhe sheqernat, zieni thelbin nga eshtrat të cilat janë melhem për zorrë, hani artikuj të pasur me fibra, pini shumë ujë dhe lëvizni në mënyrë që tretja të jetë sa më e rregullt.

Rënia e flokëve, shenjë e mungesës së vitaminës D që nuk duhet ta injoroni

Vitamina D është shumë e rëndësishme për shëndetin e përgjithshëm të trupit, pasi që i mban të shëndetshëm eshtrat, dhëmbët dhe muskujt.
Ajo nevojitet për ta rregulluar sasinë e kalciumit në fosfat në trup.
Pa sasi të mjaftueshme të kësaj vitamine, juve mund t’ju shfaqin komplikime serioze të ndryshme.
Por, si ta dini nëse keni mungesë të vitaminës D?
Ekspertët thonë se një prej shenjave është edhe rënia e flokëve.
Kjo sepse vitamina D nevojitet në mënyrë që gjëndrat e flokëve të jenët ë shëndetshme, pasi që i furnizon ato me nutrientë kyç.
Pa vitaminë D, flokët vazhdimisht dobësohen dhe fillojnë të bien.
Vitamina D ka një funksion kyç në modulimin qelizor dhe në sistemin e imunitetit, andaj edhe ndërlidhet me ciklin e rritjes së flokëve.
Përndryshe, vitamina D, bashkë me vitaminet dhe mineralet e shumta, si hekuri, vitamina C dhe biotini, janë të domosdoshme për ciklin e rritjes së flokëve.