Holandezi Daan Roosegaarde, i njohur për shpikjet e tij për përmirësimin e cilësisë së ajrit, si Kulla për Pastrimin e Ajrit në Kinë, po punon për një tjetër projekt që synon uljen e niveleve të ndotjes së ajrit.
Bëhet fjalë për krijimin e një biçiklete që jo vetëm nuk do të shkaktojë ndotje të ajrit, por edhe do ta pastrojë këtë të fundit. Biçikleta është në fazat e para të krijimit, megjithatë deri tani duket shumë premtuese.
Si funksionon?
Biçikleta “thithëse e smogut” synon pastrimin e ajrit duke thithur smogun, pastruar me jonizues pozitivë dhe çliruar ajër të pastër në atmosferë. Qëllimi është që të inkurajohen njerëzit të përdorin sa më pak makinat dhe më shumë biçikletat.
“Biçikletat kanë qenë gjithmonë simbol i një ambienti miqësor dhe të patër, por kjo biçikletë funksionon dyfish sepse pastron edhe ajrin ndërkohë që pedaloni”, tregon Roosegaarde.
“Kreativitet nuk do të thotë vetëm të krijosh një dizejno të re për biçikletën, por edhe ta përdorësh atë për të përmirësuar mënyrën e jetesës”.
Biçikleta nuk do të jetë një zgjidhje për të gjitha problemet me ndotjen e ajrit, megjithatë mund të jetë një hap në drejtimin e duhur.
Shpikja e holandezëve: Biçikleta që pastron ajrin
Berisha: Çdo javë e Edi Ramës në pushtet përbën një rrezik kombëtar!
Ish-Kryeministri Sali Berisha u bëri thirrje socialistëve që të largojnë me urgjencë Edi Ramën dhe klikën e tij nga pushteti, pasi urrejtja ndaj Edi Ramës bëhet çdo ditë dhe më e pakufishme.
“Çdo gjë e ka një fund dhe fundi është i afërt. Me këtë rast unë iu bëj thirrje socialistëve që të largojnë me urgjencë Edi Ramën dhe klikën e tij nga pushteti, pasi urrejtja ndaj Edi Ramës bëhet çdo ditë dhe më e pakufishme.
Unë kam konstatuar në masat e gjëra protestuese atë urrejtje që e kam takuar në vitin 1990-1991 kundër diktaturës. Iu bëj thirrje diktatorit që të mos nënvlerësojë situatën, pasi ndëshkimi popullor për Edi Ramën po afron.
Çdo javë e Edi Ramës në pushtet përbën një rrezik kombëtar. Asnjë përfaqësues i vendeve demokratike nuk mbështet një vendim të tillë, po unë dua të siguroj të gjithë miqtë tanë se ky veprim ka një qëllim të vetëm: nuk duam që të jemi më fasadë, dhe duam që të mbrojmë vlerat e një shoqërie të lirë. U bëj thirrje që të vijnë dhe të shohin realitetin në Tiranë”, u shpreh Berisha.
Ish-Kryeministri Berisha u shpreh më tej se ai nuk kërkon të marrë asnjë pushtet pasi ka dhënë dorëheqjen nga çdo funksion që mbante.
“Unë nuk kërkoj më pushtet, Edi Rama është një kufomë politike, pasi do ta përzënë në një mënyrë të paimagjinueshme”, u shpreh më tej Berisha.
“Jemi në kushtet e grushtit të shtetit, Edi Rama pasi asgjësoi Gjykatën Kushtetuese, që aty mori atributet e saj”, tha më tej ish-Kryeministri.
Përsa i përket zgjedhjeve të ardhshme, Berisha theksoi se opozita po përgatitet fuqishëm për to, por theksoi se nuk do të ketë më zgjehdje me Edi Ramën.
‘Opozita po bën përgatitje të ethshme për zgjehdje, por zgjedhje me Edi Ramën nuk do ketë më. Këtë ju garantoj. 16 shkurti, 21 Shkurti dëshmoi se është një cunam që Shqipëria ju garantoj në disa aspekte edhe më i fuqishëm se në vitin 1991 sepse në vitin1991 vëretët kishte një n% të madhe tëpop të pakënaqur dhe me urrjetje me komunizmin, por një % e madhe ishte ndokrtrinuar. Tani u them që janë me qindra, mijëra që kanë votuar Edi Ramën dhe ishin në shesh dhe do dalin në shesh për t’i dhënë atë që meriton. Dilni socialistë përzini Edi Ramën’, tha ish-kreu i qeverisë.
Përsa i përket qëndrimit të vendeve ndërkombëtare ndaj dorëzimit të mandateve të opozitës, Berisha i ftoi që të vijnë në Shqipëri dhe të shikojnë realitetin.
“Ndonjë përfaqësues i vendeve demokratike nuk mbështet një veprim të tillë, por dua të siguroj të gjithë miqtë tanë kudo që janë se ky është një veprim që ka një qëllim të vetëm, mos pranimin për të qenë fasadë e së keqes dhe daljen në fushëbetejë për të mbrojtur vlerat. Sikundër kam një ftesë, bëj thirrje të vijnë të shohin, realitetin këtu në Shqipëri, në Tiranë, dhe i siguroj që do gjejnë një realitet krejtësisht më të ndryshëm nga ai që do kenë në dosje në tavolinë”, u shpreh Berisha.
Berisha: Rama kufomë politike, shumë shpejt do të largohet
Ish-Kryeministri Sali Berisha teksa ka vizituar ekspozitën e Avni Delvinës në Muzeun Historik Kombëtar, ka komentuar dhe situatën politike në vend. Berisha u bëri thirrje socialistëve për rrëzimin e Edi Ramës, pasi fundi i tij mund të sjellë revolta, për shkak të mllefit të madh të qytetarëve.
“Unë dënoj gjendjen e mjeruar të pikturës shqiptare, siç e shihni nuk ka më ekspozita. Ekziston një galeri, po nuk guxon të happen ekspozita të piktorëve, pasi zhgarravitësi nuk kërkon që të konkurohet.
Çdo gjë e ka një fund dhe fundi është i afërt. Me këtë rast unë iu bëj thirrje socialistëve që të largojnë me urgjencë Edi Ramën dhe klikën e tij nga pushteti, pasi urrejtja ndaj Edi Ramës bëhet çdo ditë dhe më e pakufishme. Unë kam konstatuar në masat e gjëra protestuese atë urrejtje që e kam takuar në vitin 1990-1991 lkundër diktaturës. Iu bëj thirrje diktaturëve që të mos nënvlerësojnë situatën, pasi ndëshkimi popullor për Edi Ramën po afron.
Çdo javë e Edi Ramës në pushtet përbën një rrezik kombëtar. Asnjë përfaqësues i vendeve demokratike nuk mbështet një vendim të tillë, po unë dua të siguroj të gjithë miqtë tanë se ky veprim ka një qëllim të vetëm: nuk duam që të jemi më fasadë, dhe duam që të mbrojmë vlerat e një shoqërie të lirë. U bëj thirrje që të vijnë dhe të shohin realitetin në Tiranë”, u shpreh Berisha.
Protestuesit i bllokojnë rrugën Ramës në Gjirokastër
Rama është pritur me protesta edhe në Gjirokastër. Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka pasur një takim dy ditorë me qytetarët e Gjirokastrës.
Ndërkohë që një grup qytetarësh me në krye deputetin Tritan Shehu kanë bllokuar rrugën nacionale Tepelenë-Gjirokastër, ndërsa për të mbarvajtur protestën dhe për të shmangur incidentët ka forca të shumta policie.
Shehu u shpreh se, kjo është një protestë kundër varfërisë, ndërsa tha më tej: Kjo është një protestë kundër varfërisë, ne jemi këtu për të thënë Rama ik. I gjithë qarku i Gjirokastrës është i blinduar pasi ky njeri ka frikë nga qytetarët, përpiqet që të fshihet pas uniformave blu.
Si i mashtroi Rama studentët, tarifa e masterit rritet në 1 milionë e 300 mijë lekë, reagon Berisha
Studentët kanë shprehur zemërimin e tyre në rrjetet sociale për rritjen e tarifave të studimit, në vend të përgjysmimit, siç ua premtoi i detyruar publikisht nga protestat, kreu i Qeverisë muajin e fundit.
Ish-Kryeministri Berisha, pasi ka publikuar mesazhin e një studenti që denoncon rritjen e tarifës së masterit nga 920 000, në 1 300 000 lekë! shkruan në një postim në Facebook se ‘studentët ia nxjerrin fytyrën siç e ka Edvinit!”.
Postimi i ish-Kryeministrit Berisha
Studentet i nxjerrin fytyren siç e ka Edvinit!
Studenti dixhital denoncon rritjen e tarfies se masterit nga 920000 ne 1 300000 leke!
Miq, ky eshte pergjysmimi i tarifave te studimit qe premtoi Edvin Kristaq Rrena.
Kesaj i thone t’ua japesh me nje dore dhe t’ua marresh me tjetren. Turp!! sb
Pershendetje zoti Berisha jam student ne master ne gjirokaster. Dua te denoncoj keto partupesira qe ndodhin ne kete shtet. Fillimisht kur jemi rregjistruar ne master na eshte thene se ai ish 920 mij lek tani na eshte bere 1 milion e 300 pas protestave. Cfare jane keto mashtrime qe i ben Rama popullit. Ngelen duke na zhvatur!
P.s: Dhe te gjithe ju servilat e rames qe do futeni te komentoni ketu qe te na beni demoralizime ne studenteve te thjesht e dim shum mire si ju korruptojne qe te beni komente negative njesoj sic ju detyruan t shkoni ne vlore se ju hiqnin nga puna keshtuq kursejini!
Ju lutem postojeni!
“Gjarpri” kërcënon me destabilizim rajoni nëse nuk arrihet marrëveshja me Serbinë
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha të mërkurën, se “mund të ketë destabilizim të rajonit, nëse nuk ka marrëveshje me Serbinë”. Prandaj presidenti tërhoqi vërejtjen se këtë vit duhet të ketë marrëveshje Kosovë-Serbi, me garanci dhe zotimin e SHBA-së. Këtë deklaratë, presidenti e bëri gjatë një konference, “Zëri i Popullit rreth Finales së Madhe” që u organizua në Prishtinë nga Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit. Ky institut prezantoi edhe një sondazh që sipas organizatorëve “i jep përgjigje disa prej dilemave kryesore që po e karakterizojnë debatin rreth fazës finale të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.”
Ky Institut ka organizuar të mërkurën konferencën, “Zëri i Popullit rreth Finales së Madhe” ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke iu referuar kështu procesit të dialogut mes këtyre dy shteteve që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian në Bruksel.
Ka ardhur koha për ta lënë prapa armiqësinë që ka prodhuar tragjedi
“Mbi një shekull kemi pasur armiqësi në raportet Kosovë-Serbi. Por, tani edhe unë besoj fuqishëm në këtë qëndrim, se ka ardhur koha për ta lënë prapa armiqësinë që ka prodhuar tragjedi të njëpasnjëshme në Kosovë, dhe për ta bërë Marrëveshjen Gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve në mes të dy shteteve”, tha presidenti Thaçi, duke e bazuar konkludimin e tij në disa argumente.
Së pari, presidenti Thaçi tha se opsioni i ruajtjes së status quo-s në raportet në mes të Kosovës dhe Serbisë, i cili është mbështetur dhe ende mbështetet nga disa, është treguar i gabuar dhe i paqëndrueshëm.
“Unë mendoj se status quo-ja nuk paraqet as vendnumërim, por është kthim prapa. Në dymbëdhjetë muajt e fundit ka përkeqësim dhe regres në raportet e Kosovës dhe Serbisë. Nuk kam kurrfarë dyshimi që nëse këtë vit nuk do ta bëjmë marrëveshjen ligjërisht detyruese në mes të Kosovës dhe Serbisë, do të hyjmë në një zonë të rrezikshme të këtyre raporteve, që mund ta destabilizojnë gjithë rajonin. Pra, përvoja e vitit të fundit vetëm sa ka sforcuar bindjen time që ka ardhur koha për ta arritur këtë marrëveshjen historike në mes të dy shteteve”, tha presidenti Thaçi.
Kurti: Nuk duhet të ketë korrigjim kufiri
Qëndrimet e Presidentit Thaçi u kundërshtuan nga lideri i lëvizjes Vetëvendosja Albin Kurti, i cili vazhdon të jetë i bindur që ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk duhet të ketë korigjim kufiri. Kurti thotë se, “askush nuk ka të drejtë të falë tokën e Kosovës”.”A e dini pse qytetarët nuk duan status-quo, sepse e kanë mendjen tek papunësia, varfëria. Brezi i sotëm është mjaft i pasigurt. Kundërshtimi i status-quos është me shumë kundërshtim socio-ekonomik. As dëshmorët nga varret nuk kanë të drejtë të falin tokë të Kosovës e lëre më njerëzit e gjallë. Është keq që s’ka ndodh korrigjimi me Malin e Zi, por është mirë që s’ka ndodhë korrigjimi me Serbinë si kompromis i dhimbshëm. Por, mos të shtiremi se s’kemi marrëveshje me Serbinë. Plot 33 marrëveshje gjatë dialogut Kosovë-Serbi kanë ndodhur”, tha Albin Kurti. Sipas tij, kuvendi i Kosovës duhet t’i trajtojë këto marrëveshje se sa janë përmbushur.
“Mos të harrojmë se 33 marrëveshje Kosovë-Serbi nuk ia kanë ndryshuar mendjen as një vendi të Evropës e as Kinës dhe Rusisë. Prandaj nuk është mirë që të magjepsemi për një marrëveshje të ardhshme. Ne e dimë se çfarë do Serbia. Kufizim me shqiptarët, praktikisht përmes ndarjes”, deklaroi Albin Kurti.
Propozimi i Ivica Daçiq
Për ndarje, një kufi ndërmjet serbëve dhe Shqiptarëve në fillim të kësaj jave foli edhe shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daciq. Mediet në Serbi citojnë Daçiqin të ketë thënë se “propozimi zyrtar i Serbisë, për zgjidhjen e çështjes së Kosovës është ndarja e kufirit mes serbëve dhe shqiptarëve”. Sipas tij, “nëse kjo ide ndonjëherë do të jetë në tryezë të bisedimeve, atëherë të dyja palët do të deklarohen për të”.
Sidoqoftë, në konferencën e sotme në Prishtinë “Zëri i Popullit rreth “Finales së Madhe”, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku morën pjesë shumë figura të jetës politike dhe publike e organizuar nga Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA), u prezantua edhe një /sondazh, ku u tha se 62 për qind e qytetarëve mbështesin vazhdimin e dialogut në formatin aktual. Labinot Graicevci, që prezantoi hulumtimin tha se “kanë testuar tre skenarë me qytetarë duke i pyetur ata rreth marrëveshjeve të mundshme mes Kosovës dhe Serbisë
“Skenari i parë ka të bëjë me status-quon. Vetëm 16 për qind e qytetarëve të Kosovës mbështesin status-quon aktuale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Skenari i dytë ka të bëjë me Asociacionin e komunave me shumicë serbe me kompetenca ekzekutive në këmbim të njohjes defakto të pavarësisë së Kosovës nga Serbia. Vetëm 10 për qind e mbështesin këtë skenar. Dhe skenari i tretë ka të bëjë me korrigjimin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në këmbim të njohjes globale dhe anëtarësimit në OKB. Ky skenar ka hasur në 30 për qind mbështetje nga qytetarët e Kosovës”, tha Labinot Greiçevci, duke prezantuar hulumtimin e Institutit Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA).
Në debatin për një marrëveshje finale Kosovë-Serbi, ligjërisht të obligueshme janë përfshirë edhe vendet e QUINT-it. SHBA-ja mbajnë qëndrimin që do të pranojnë çdo marrëveshje, për të cilën pajtohen Kosova dhe Serbia. Mirëpo, në Bashkimin Evropian janë të ndarë rreth kësaj ideje, ku është Gjermania ajo që po e kundërshton ndryshimin e kufijve si pjesë e një marrëveshje Kosovë-Serbi.
“DW”
Fox-News publikon foton e telave me gjemba të Parlamentit: Kërkohet dorëheqja e qeverisë
Mbështetësit e opozitës shqiptare kanë rrethuan ndërtesën e Parlamentit dhe kërkuan që qeveria të japë dorëheqjen, duke deklaruar se ajo është e korruptuar dhe ka lidhje me krimin e organizuar.
Qindra policë dhe rrethuan me tela me gjemba ndërtesën e parlamentit në qendër të Tiranës, kryeqytetin, nga protestuesit dhe seanca e parlamentit të së enjtes, e cila u anullua.
Ligjbërësit e opozitës, të udhëhequr nga Partia Demokratike e qendrës së djathtë të Lulzim Bashës kanë nënshkruar letra të dorëheqjes nga mandati i deputetit të parlamentit dhe kërkojnë zgjedhje të parakohshme.
Deklarata e Ambasadës së SHBA në Tiranë u bëri thirrje mbështetësve të opozitës “që të ushtrojnë në mënyrë paqësore të drejtën e tyre të protestave dhe të refuzojnë dhunën” ndërsa nga qeveri kërkoi “të praktikojnë përmbajtje”.
Në tubimin e javës së kaluar, protestuesit u ndalën para zyrë së kryeministrit socialist Edi Rama. Policia përdori gaz lotsjellës për t’i mbajtur ata larg.
“Fox-News”
VOA citon Bashën: Mos më kërkoni kurrë të pranoj për popullin tim atë që nuk do pranonit për popullin tuaj
Eshtë mbyllur pa incidente protesta e sotme e opozitës, e cila nisi para parlamentit, i rrethuar gjatë natës me tela me gjemba, ndërsa qindra forca policie ishin angazhuar pas informacione që policia tha se kishte “për organizimin e akteve të dhunshme, me synim hyrjen në sallën e parlamentit”. Seanca normale e së enjtes, ishte shtyrë me një vendim të kryetarit të Parlamentti Gramoz Ruçi. Gjë që sipas opozitës dëshmon se tanimë “parlamenti ka rënë”.
Të gjithë deputetët e opozitës kanë rënë dakort që në bllok të heqin dorë nga mandatet e tyre parlamentare. Një pjesë e mirë e tyre ju drejtuan me fjalime të shkurtra mbështetësve të shumtë që morën sot pjesë në protestë. Ndaj këtij vendimi, apo dhe ngjarjeve të dhunshme gjatë protestës të së shtunës, ka patur reagime kritike nga Brukseli apo dhe Uashingtoni. Por në fjalën e tij përpara protestuesve, zoti Basha u shpreh se “mesazhi ndaj miqve tanë është se ne nuk jemi popull i dhunës, jemi popull i lirisë, i demokracisë. Jemi e ardhmja europiane e Shqipërië. Por ne nuk do pranojmë kurrë më një kryeministër bandit, të kapur në flagrancë duke vjedhur vullnetin e popullit në bashkëpunim me bandat e krimin, duke vjedhur qindra miliona nga xhepat e shqiptarë që nuk paguajnë dot bukën e gojës”, u shpreh zoti Basha, duke shtuar se “kërkoni gjithshka që mund t’ju jap, por mos më kërkoni kurrë të pranoj për popullin tim atë që nuk do pranonit për popullin tuaj”.
Kryetari demokrat saktësoi se nuk do të ketë kthim pas dhe se “për Ramën dorëheqja është vetëm fillimi. Ai do përfundojë para drejtësisë aty ku e meriton sipas ligjit”.
Pas manifestimit paqësor përpara godinës ku mblidhen seancat parlamentare, opozita dhe mbështetësit e saj u drejtuan pranë zyrave të parlamentit, ku ata dorëzuan zyrtarisht deklaratën me të cilën heqin dorë nga mandate. Më pas të gjithë u kthyen në selinë e Partisë Demokratike. “Prej sot jemi qytetarë të thjeshtë në krahun tuaj, me ju dhe për ju”, ju drejtua zoti Basha, mbështetësve që e shoqëruan deri në fund. “Nisëm sot një rrugëtim shprese, i cili nuk do të ndalet derisa integrimi europian të bëhet realitet, derisa të largojmë kryehajdutin dhe qeverinë e tij kriminale”, u shpreh zoti Basha, duke mbyllur fjalën e tij me thirrjen: “Bëhuni ati për betejën e radhës në Tiranë, Shkodër, Vlorë…anemambanë vendit”.
Bumçi: Shqiptarët do ta shporrin Ramën!
Aldo Bumçi, tashmë ish-deputet i PD deklaroi gjatë emisionit “Opinion”, se cilët e urrejnë Edi Ramën dhe do ta shporrin. Ai tha se, djegia e mandateve ishte lëvizja e fundit paqësore e opozitës.
“Rruga dhe protesta janë shpëtimi i shqiptarëve”, tha Bumçi i cili paralajmëroi kështu aksionin e ardhshëm politik të opozitës tani e tutje.
“Është rrugë pa kthim.
Nuk do jemi më fasada e Edi Ramës.
Kjo është diktatura e vetme në Europë.
I kemi dhënë 6 vjet kohë. Punuam brenda sistemit, ligji i dekriminalizimit është shembulli.
Sot do jemi përfaqësues të cilët e urrejnë Edi Ramën dhe që kanë shpresë për një Shqipëri më të mirë.
Nuk do ketë negociata me Ramën.
Krimi i organizuar është futur në zgjedhje. Në Durrës, Kavajë, Dibër, Lezhë.
Kur krimi hyn në zgjedhje, opozita nuk ka rrugë tjetër.
Çfarë mundësie tjetër duhet ti japim Edi Ramës.
Deklaratat e ndfërkombëtarëve janë të pritshme. Por ne jemi sot në rrugë.
Djegia e mandateve ishte lëvizja e fundit paqësore e opozitës.
Rruga dhe protesta janë shpëtimi i shqiptarëve”, u shpreh Bumçi.