24.5 C
Tirana
E shtunë, 23 Gusht, 2025

Kryemadhi: Kërkesa e vetme e Departamentit të Shtetit për protestën e sotme

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka rrëfyer bisedën telefonike me zv.ndihmës sekretarin e shtetet të SHBA, Matheë Palmer.
Kryemadhi u shpreh se ai ishte i disinformuar dhe mendonte se protestuesit kishin shembur kryeministrin.
“I kam thënë zotit Palmer, se Shqipëria është shndërruar në një vend ku lulëzon krimi i organizuar, është lavatrice e parave të drogës.
I shpjegova që qeveria ka ardhur në pushtet me vota të blera dhe janë përgjimet e prokurorisë që e vërtetojnë. Zoti Palmer tha; ‘të kuptoj shumë mirë, vetëm protesta të jetë paqësore nesër.
Për mos djegien e mandateve, ma kërkoi por unë i thash është mbyllur si proces. Zoti Palmer nuk e dinte se ishte prishur vetëm kërpudha në kryeministri, kujtonte se ishte shembur vetëm kërpudha. Nuk e dinte se ishte përdorur helme luftareke nga qeveria, por mendonin se i hodhën protestuesit.
Kryemadhi debatoi edhe me gazetarin Carlo Bolino lidhur me gazin helmues që u përdor në protestë.
Carlo Bolino: Lloji i gazit i përdorur tek kryeministria, është aprovuar kur ju keni qenë në pushtet. Ju nuk mund të ankoheni sepse keni qenë pjesë e qeverisë.
Monika Kryemadhi: Kam qenë pjesë e qeverisë, por, Carlo uroj të marrësh pjesë në mbledhjet e qeverisë së Edi Ramës se çfarë bën.
Ministrat tanë na thanë që nuk është miratuar, por është firmosur në mënyrë të paligjshme.

Si i zhvat qytetarët OSHEE, 1.2 milion lekë fatura, familjari: Kam veç një llambë dhe televizor

Emisioni BOOM në Ora News ka publikuar denoncimin e një familjeje në Lezhë ku brenda dy muajve është faturuar 1.2 milion lekë të vjetër nga OSHE-ja, ndërkohë që në kompani i thonë se është bërë një ngatërresë.
“OSHE-ja e Lezhës më ka vënë në ngarkim dy fatura, një mbifaturim për muajin janar 500 mijë lekë dhe një 700 mijë lekë për muajin dhjetor. Kam shkuar me bo ankesë. Kam shkuar pranë për herë të dytë. Do t’i heqim. Thonë është bërë ngatërresa prapë. Shkoj nga data 12 dhjetor dhe deri më sot. Mesatarisht në muaj paguaj 18 mijë, deri në 25 mijë. Unë nuk kam fabrikë. Nuk mund të harxhojë 700 mijë lekë një llambë, një televizor. Kërkesa është që të hiqet mbifaturimi 700 mijë lekë”, shprehet denoncuesi.
“Nuk ka mundësi që një familjar të harxhojë 6371 kw energji elektrike, kështu që ka shumë të drejtë. Unë i kërkoj ndjesë për shqetësimin. Kemi edhe ne njerëz të pandërgjegjshëm. Është gabim i lexuesit. Mund të jetë edhe gabim sistemi. Deri të enjten tjetër ne do ta mbarojmë këtë punë. 99% këtë punë deri ditën e enjte do ta mbarojmë”, ka qenë reagimi I drejtorit të OSHE në Lezhë.

Gulçonte nga frika e fundit të tmerrshëm që e pret, nuk është më Kryeministër

Kastriot ISLAMI

Sonte në konferencën e shtypit, Rama gulconte nga frika, nga paniku. Atij i merrej fryma nga inati dhe tmerri…Dukej në gjëndje të rëndë shëndetsore dhe sikur të ishte i droguar…
Rama, pervers dhe mashtrues deri në cdo detaj kërkoi të bënte viktimën duke ja dominuar cdo xhest e fjalë gënjështrat, shpifjet, dhe gulcimet e astma… që shfaqeshin qartas në zë e figurë… Frika e nxiste të bënte xheste tipike trupore dhe zëri i përdridhej sic i ndodh sa herë kërkon të mashtrojë, të kërcënojë apo të fshehë panukin dhe tmerrin e fundit të tij… Rama nga frika nuk kishte më asnjë frenë për të shfaqur si gjithnjë arrogancën dhe perversitetin…
Për të vazhduar të tallet me të gjithë, me qytetarët së pari, me kundërshtarët politikë së dyti, me me gazetarët e kundërshtarët mediatikë së treti… Rama, me dashje. duke dashur të maskohet, nga të gjitha që tha rezultoi përsëri i lidhur ngushtë me kriminelët… …Me oligarkët, me hajdutët e pronave dhe të taksave… Rama duke dashur të fshehë paratë e vjedhura në llogaritë off shore apo në bankat me profile të dyshimta u zhyt edhe më shumë në sytë e qyetarëve që kërkojnë largimin e tij… ….
Me kultivuesit e kanabisit e dhe trafikantët e drogave të forta nga maska që kishte vëndosur nuk arriti të mbulonte lidhjet me trafikantët e klanet mafioze, por edhe me frikën nuk arriti të maskonte gjëndjen që shumë lehtë mund të zbulohej nga testi i drogës… Rama, më tej me të njëjtin gulcim dhe marrje fryme, vazhdoi me llogorenë e zakonshme lavdërimet për veten dhe sharjet për opozitën e kundërshtarët… Rama në krizë totale kërkoi tju hidhte sy shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve me angazhimin e tij për të mirën e shqiptarve dhe integrimin e vëndit…dhe më e neveritshmja ishte deklarata për drejtësi nga personi që ka futur në kuvend hajdutë kriminelë, trafikantë…dhe nuk ka cep ku nuk gjëndet dora e tijn hajdute…

Rama i tmerruar pranoi se njerzit e tij kanë vjedhur vota dhe ai është i gatshëm ti bëjë koka turku pasi ka bërë koka turku deri më sot dhjetë ministra thjesht për karriken e tij… dhe në vënd që të largohet pikërisht për këtë aryse kërkon që këtë lloj kurbani ta përdorë për të negociauar me opozitën… Rama, i fshehur pas perdes së zezë që i mbulon derën e zyrës së tij dhe telave me gjëmba që rrethojnë kuvendin e vendit, vazhdoi i coroditur të mbetet i njëjti…frikacak, mashtrues, tallës, arrogant…
Por jo vetëm frikacak, mashtrues, tallës, arrogant por edhe i dëshpëruar, i tmerruar, ofendues, diversionist, në gjëndje të rëndë shëndetsore, duke u hequr ndërkohë si thjesht viktimë e kërkuar mëshirë… Nuk tha asgjë të re…. nuk ndryshoi asgjë nga stili i tij… vese sot ishte më i friksuar dhe më i tmerruar… duke hedhur një hap të madh drejt fundit të tij… Rama shfaqi qartas se edhe ai e ka të qartë që largimi i tij është cështje ditësh apo maksimumi javësh dhe u përpëlit si lëpirës dhe zvarritës për të negociuar fundin e tij por edhe duke kërcënuar qytetarët, opozitën, kundërshtarët për të mbuluar dobësinë dhe gjëndjen e rëndë në të cilën ndodhet…
Rama dukej se e ka kuptuar se nuk është më kryeministër i Shqipërisë, se premtimit të tij se “do të largohet kur ti mbushet mëndja” i ka ardhur fundi dhe se ai do të largohet nga revolta e qytetarëve… Pra Rama dukej sikur po kërkonte mëshirë për të mos e prekur pas largimit të tij që është i gatshëm nga momenti në moment ta deklarojë…pavarësisht se bënte trimin si gjeli majë plehut duke u tradhëtuar nga xhestet prej lavjerrësi dhe dridhjet e zërit apo pamjet me një fytyrë te përcudnuar…
Rama duket se shikonte edhe në këtë konferencë për shtyp, fundin e tij të tmerrshëm, të ngjashëm me homologët e tij autoritarë të kohëve të kaluara por edhe të këtyre ditëve te fundit, që po ashtu janë larguar si hajdutë, si të lidhur ngushtësisht me krimin e kriminelët, perversë, dredharakë, mashtrues, tallës, e kërcënues deri në momentin e fundit…

Viktimizimi është akti i fundit i mashtruesve dhe imoralëve…..

Orjola PAMPURI

Edi Rama mos bëj viktimën, përballë qytetarëve që ti vetë varfërove, përzure e shantazhove. E vetmja fjalë që të gjithë Shqiptarët kërkojnë të dëgjojnë nga ty është, Largimi… E vetmja mundësi që Shqipëria ka për t’i rrikthyer shpresën qytetarëve është largimi yt dhe arrestimi i të gjithë bashkëpunetorëve të tu.
E vetmja rrugë që të gjithë ne kemi ështëe te protestojme deri në largimin e diktatorit, sepse në fund të fundit diktatorët largohen nga qytetarët qendrestarë.
Edi Rama, për ç’farë të sherben ajo “karrige”, kur e gjithë opozita largohet përfundimisht nga Parlamenti, kur e gjithë Shqipëria nuk të do?
Pushteti yt autoritarist, nuk i sherben me nje vendi qe e shembi 28 vite me pare diktaturen.
Viktimizimi yt, nuk i sherben me as qytetarit te fundit te ketij vendi… Edi Rama largohu, pasi ne keto 6 vite ti solle te keqen e madhe ne kete vend, e cila largohet vetem me largimin tend e sojit tend. Bandat, krimi, droga, shit-blerja e votes erdhen nga ty, e do te largohen me ty. Ik!…

Të ndihmojmë “viktimën” Kryeministër!…

Nga Bardh SPAHIA

Doli u qa mbi gjysëm ore se sa shumë e sulmojnë dhe nuk e kuptojnë, opozita, media e qytetarë dhe kryeministri po vetësakrifikohet prej 6 vitesh duke i dëgjuar të gjithë! Shpluhurosi recitimin që e aktron cdo herë kur ka hallin e karrikes së vet, se opozita I nxin imazhin këtij njeriu “punëtor”, që pasi e mori pushtetin me vota të vjedhura, i futi edhe në parlament kriminelët që e ndihmuan, e vazhdoi të punojë sërish fort deri sa Shqipëria lakohet si “narkoshtet” edhe në mediat e huaja.
Këtë Edi Rama e bëri krejt vetë, pa ndihmën e opozitës. Pasi i mashtroi paturpësisht gjithë këto ditë ndërkombëtarët se opozita do ta nxjerrë me dhunë nga zyra, e protesta e sotme përvecse masive, ishte model, Edi Rama përdridhet e bën sikur nuk e sheh. Vazhdon ta gënjejë mendja se vendet e opozitës në kuvend do I mbushë me të emëruar prej tij.
E gënjen mendja se do riktheje modelin 46 vjecar të atit të tij shpirtëror: monizmin! Por pluralizmi politik nuk është sot në vullnetin e Edi Ramës, ashtu sic nuk ka qenë në dhjetor ’90, kur piktori kishte luksin të ishte jashtë vendit, ndryshe nga shqiptarët e zakonshëm.
Populli do jetë në shesh për ta ndihmuar “viktimën” kryeministër të reflektojë, por durimi edhe pse virtyt I të urtit përballë të marrit, e ka një fund. Koha ka treguar se diktatorët nuk mbijetojnë e kur nuk reflektojnë, fundi dihet!#MeQytetaret

Noka i përvishte Ramës: Lëre viktimizimin, o mashtrues!

Pak pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama ku shprehej se nuk është i pagabueshëm, ka ardhur edhe një reagim nga rradhët e PD-së. Deputeti demokrat Flamur Noka përmes një postimi në ‘Facebook”, e cilëson si viktimizim daljen për media të Ramës ndërsa e akuzon edhe për shkatërrimin e vendit.
“Leri perpelitjet e viktimizimin o mashtrues,o delenxhi e i pafytyre.Shkaterrove vendin tend..Kanabizimi i Shqiperise te rendon dhe do te te rendoje si gur varri ne qafen tende te trashur nga abuzimi me pushtetin.Kriminalizimi i shtetit per te ushqyer pushtetin tend kriminal po te pergatit sot varrin politik.PPP tua korruptivo-kriminale qe do ti rendojne xhepave te popullit per mbi nje dekade jane akuze vrastare per regjimin tend bazhibozuk.
Dosja “339”eshte çarku ku ka rene pushteti yt kriminal dhe te ka deligjitimuar ne sy te shqiptareve dhe nderkombetareve o rezil.Eshte fakti me ze dhe figure qe te çorri masken .,qe demonstroi qe ti je ne pushtet me krimin, per krimin , me bandat dhe per bandat dhe jo me voten e qytetareve.Qytetaret tashme kane fol.Rama ik .Ti je mallkimi per kete vend.Rama ik .Ti dhe sekti yt “Rilindas “je pengmarresi i ardhmerise vendit.Rama ik qe te shpetoje demokracia.Rama ik te marre fryme Shqiperia”, shkruan Noka në Facebook.

Paloka reagon ndaj Ramës: Pse i merrej fryma e i dridhej zëri kur është…

Nënkryetari i PD, Edi Paloka i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pas konferencës së këtij të fundit pikërisht për aksionin opozitar.
Në një shkrim në Facebook, Paloka shkruan: “Pse i dridhej zëri dhe i merrej fryma, kur është i bindur se ka mbështetjen e popullit”?
Postimi i plotë i Palokës
E degjuat…
Ky eshte “engjelli” qe jo vetem nuk i ben keq kujt, po ka sakrifikuar deri familjen per qytetaret e ketij vendi. Ky ka lene pas dore gjithe interesat e tij dhe po shkrihet per kete popull.
E kane akuzuar pa te drejte se qenka i lidhur me krimin, se ka kanabizuar vendin, se qenka i korruptuar, madje edhe se drogohet por ky ka toleruar per hir te interesave te popullit.
Ky nuk ka fyer kurre askend, as nuk ka dhunuar as burgosur; as mediat, as qytetaret e as opoziten. Ky e ka degjuar dhe respektuar gjithnje opoziten, madje ka kerkuar dhe falje. Por e akuzojne me pa te drejte si arrogant. Thjesht te gjithe keta, nuk e kuptojne oratorine e tij superiore.
Ky eshte i bindur qe ka mbeshtetjen e shumices se popullit dhe opozita ka mbaruar.
PO NUK KUPTOVA, PSE I MERREJ FRYMA E I DRIDHEJ ZERI…!!!

Basha nis turin ndërkombëtar, nesër takime në Vjenë dhe Berlin!

Pas dorëzimit të mandateve të opozitës në Kryesinë e Kuvendit dhe pas dy protestave massive në Tiranë, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha do të jetë nesër në Vjenë ku do të takojë kongresmenët amerikanë, ndërsa javën tjetër do të udhëtojë drejt Berlinit ku do të zhvillojë takime me deputetë të CDU/CSU.
Qëllimi i takimeve të kryeopozitarit me zyrtarët e lartë nërkombëtarë është njohja e faktorit ndërkombëtar me arsyet pse opozita vendosi të djegë mandatet dhe si dhe për të kërkuar mbështetjen e tyre.
Në Vienë ndodhet aktualisht edhe kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, në një takim të OSBE, ku gjatë ditës së sotme i njohu zyrtarët ndërkombëtarë me protestën e opozitës dhe arsyet pse qytetarët janë ngritur kundër qeverisë Rama.

Njeriu që ju del përpara dhe ju shitet si Kryeministër është Maduro i Ballkanit

Kreu i Partisë Demokratike, Luzim Basha pas protestës së sotme, ka reaguar sërish në rrjetet sociale.
Basha shkruan se, Shqipëria do të këtë një të ardhme europiane dhe kjo do të jetë e fëmijëve të shqiptarëve dhe njerëzve të ndershëm të këtij vendi.
Lideri i opozitës thekson se, në vend mungon demokracia dhe Parlamenti është kapur nga krimi dhe nuk iu shërben më qytetarëve, ndërsa kryeministrin Rama e cilësoi si “Maduron e Ballkanit”.
“Zemrat tona janë të mbushura me shpresë dhe kurajo që buron nga shpirti e një populli të bashkuar. Shqipëria do të ketë një të ardhme europiane dhe kjo do të jetë e ardhmja juaj, e familjeve tuaja, e fëmijëve tuaj, e njerëzve të ndershëm të këtij vendi që duan t’i japin fund padrejtësisë, që duan t’i japin fund pandëshkueshmërisë.
Dua t’u them të gjithë atyre që akoma nuk e dinë se këtu nuk ka demokraci, nuk ka Parlament, nuk ka drejtësi dhe se shteti është kapur nga krimi i organizuar, se njeriu që ju del përpara dhe ju shitet si Kryeministër është Maduro i Ballkanit. Ne nuk do të pranojmë më një kryeministër bandit, të kapur në flagrancë duke vjedhur votat e popullit në bashkëpunim me mafiozët, trafikantët, bandat e krimit të organizuar, duke vjedhur qindra miliona nga xhepat e shqiptarëve që nuk paguajnë dot bukën e gojës për fëmijët e tyre.
Sytë e Europës janë sot tek ky shesh: ne kërkojmë për shqiptarët vlerat dhe parimet që ata kanë për popujt e vet, liri, demokraci dhe ligjin e barabartë për të gjithë!”, shkruan Basha.

Mediat botërore: Protesta të mëdha në Shqipëri si ato të vitit ’90 kur u rrëzua regjimi i Hoxhës!

Gazetat dhe televizionet më prestigjioze të botës kanë trajtuar protestën e ditës së sotme të thirrur nga opozita përpara godinës së Parlamentit të Shqipërisë, përmes të cilës kërkohej dorëheqja e Kryeministrit Rama dhe formimin e një qeverie tranzitore për të garantuar zgjedhje të lira dhe integrimin e shpejtë të vendit.
“Në Shqipëri protesta kaq të mëdha nuk shiheshin që kur populli rrëzoi regjimin e Enver Hoxhës në vitin 1990”. Kështu e nis kronikën e sotme televizioni italian Rai2, që raporton për protestën e sotme të qytetarëve shqiptarë në Tiranë.
Sipas gazetarit që ka raportuar direkt nga Tirana, qytetarët protestojnë kundër një qeverie të kapur nga krimi dhe droga.
Televizioni italian vë në dukje faktin se shumë shqiptarë kanë ardhur nga jashtë për të protestuar kundër qeverisë.
“Daily Mail”: Qindra policë dhe tela me gjemba
Mijëra protestues, mbështetës së opozitës shqiptare, rrethuan godinën e parlamentit për të kërkuar dorëheqjen e qeverisë, duke e akuzuar për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar.
Kështu e nis artikullin për protestën e sotme të opozitës gjigandi mediatik britanik “Daily Mail”.
Nga ana tjetër, media në fjalë i bën jehonë edhe faktit që parlamenti ishte i rrethuar me tela me gjemba, ndërsa séance plenare u anulua.


“Qindra policë dhe tela me gjemba ishin mbrojtën parlamentin nga protestuesit, ndërsa sesioni parlamentar I së enjtes u anulua”, shkruan “Daily Mail”.
Deputetët e opozitës, pjesë e parties së qendrës së djathtë të Lulzim Bashës, firmosën djegien e mandateve dhe kërkojnë zgjedhje të parakohshme, vijon shkrimi.
“Ne do të drejtojmë një proces paqësor dhe demokratik për të rikthyer legjitimitetin dhe demokracinë në Shqipëri”, citon “Daily Mail” kren e PD-së.
Qeveri sociale, e cila ka 74 nga 140 ndenjëse në parlament nuk ka komentuar, ndërsa gazeta britanike përmend në artikull edhe deklaratat e Federica Mogherinit, Johannes Hahn, ambasadës amerikane në Tiranë, të cilat kërkuan protesta paqësore.
“Shqipëria shpreson të përfitojë këtë vit hapjen e negociatave me BE”, mbyll artikullin “Daily Mail”.

Ndërkohë protesta është trajtuar edhe nga gazeta prestigjioze gjermane Deutsche Welle, duke përmendur masat e marra për mbarëvajtjen e saj si dhe duke p[ërmendur thirrjet e bëra nga ndërkomëtarët që të shm,anget dhuna.
“Shtatë kordonë me policë kanë rrethuar të (21.02.2019) Parlamentin për ta mbrojtur atë nga aktet e mundshme të dhunës, në protestën e dytë masive të paralajmëruar të opozitës. Thirrjet nga faktori ndërkombëtar për shmangien e akteve të dhunës dhe zhvillimin paqësor të protestës vijojnë edhe sot duke iu adresuar të gjitha palëve: organizatorëve, protestuesve dhe qeverisë”, – shkruan DW.
Edhe Zëri i Amerikës i ka dhënë një hapësirë jo të vogël kësaj proteste për të cilën shkruan se ajo u mbyll pa incidente, ndërkohë që trajton edhe rrethimin e Parlamentit nga telat me gjemba.
“Eshtë mbyllur pa incidente protesta e sotme e opozitës, e cila nisi para parlamentit, i rrethuar gjatë natës me tela me gjemba, ndërsa qindra forca policie ishin angazhuar pas informacione që policia tha se kishte “për organizimin e akteve të dhunshme, me synim hyrjen në sallën e parlamentit”. Seanca normale e së enjtes, ishte shtyrë me një vendim të kryetarit të Parlamentti Gramoz Ruçi. Gjë që sipas opozitës dëshmon se tanimë “parlamenti ka rënë”, shkruan Zëri i Amerikës.