24.5 C
Tirana
E diel, 24 Gusht, 2025

Denoncimi i Berishës: Kryeshoqëruesi i Ramës bën kërdinë mi bizneset!

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari, i cili shkruan për dëmtimin qe po i bëhet bizneseve në vend nga Feti Zeneli shoqëruesi kryesor i Edi Ramës, i cili në 6 vite ka marrë 5 grada, është një krimineli e bandit por frikacak si vetë eprori i tij.
Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha
Feti Zeneli, kryeshoqeruesi i Rames ben kerdine mi bizneset.
Ky bandit, ne perdhosje te cdo ligji e mbeshtetjen e kryebanditit qe i sherben, ne 6 vite ka marre 5 grada.
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital! sb
Pershendetje Doktor,
Po tregoj demtimin qe po i behet bizneseve ne vend nga Feti Zeneli shoqeruesi kryesor edi rames i cili ne 6 vite ka marre 5 grada eshte nje krimineli e bandit por frikacak si vete eprori i tij. Ai bashke me nje krye ordiner Ermalt Gerbolli duke perdorur lidhjet e Fetiut kane hapur kompanin MEND OIL ku feti zeneli eshte siguruesi nga cdo problemi ne lidhje me shtetin, keta te dy duke perdorur inspektoriatin ISHTI po demtojne me gjoba dhe mbyllje biznese konkurente te tyre. Duke filluar nga qyteti i librazhdit qe e kane monopol, ne kruje qe po demtojne konkurentet duke i çuar shtetin, ne tirane ne don bosko ku e kan marre me qera 30 mij lek t reja nga bashkia tirane siperfaqe 1000 m2 karburant.
Keta palaço frikacak mendojne se do rrin pushtet pergjmon ,por nuk e din se i pret nje fund qe do marrin ne qafe vete familjet e tyre.

A janë reale pritshmëritë për marrëveshje të shpejtë Kosovë–Serbi

Viti 2019 mund të jetë vendimtar për arritjen e një marrëveshjeje paqësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka paralajmëruar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Ndonëse e ka vlerësuar procesin negociator me Serbinë si mjaft të vështirë, Thaçi ka shprehur bindjen e tij se marrëveshja do të mund të përmbyllet brenda vitit 2019.
Thaçi ka deklaruar se në muajt në vazhdim nëse punohet nga të dyja palët [Kosova dhe Serbia ]do të mund të arrihet një zgjidhje, që sipas tij, do t’i përmbyllte armiqësitë ndërmjet dy vendeve.
“Ne do të punojmë shumë dhe shpresoj që të shohim fleksibilitet dhe kreativitet edhe në Beograd, dhe në javët dhe muajt e ardhshëm të arrijmë një marrëveshje përfundimtare”, ka deklaruar Thaçi.
Por, njohësit e zhvillimeve politike në Prishtinë, konsiderojnë se një marrëveshje paqësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë vazhdon të jetë e vështirë e arritshme, dhe se për të, siç thonë ata, duhet të punohet shumë.
Naim Rashiti, drejtor i Grupit Ballkanik për Politika në Kosovë, thotë për Radion Evropa e Lirë se tendenca dhe planet edhe nga aspekti ndërkombëtar, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian janë që të arrihet një marrëveshje sa më parë.
“Mbetet të shihet se sa me të vërtetë do të ndodhë. Askush nuk e di me saktësi. Ka një optimizëm se marrëveshja duhet të bëhet në këtë vit deri në qershor, flitet kështu derisa zonja [ Federica] Mogherini është në zyrë[ në postin e saj si Përfaqësuese e Lartë e BE-së]. Po në të njëjtën kohë nuk po i shohim takimet formale, intensifikim e procesit të dialogut edhe pse konsultat dhe takimet joformale kanë vazhduar. Mbetet të shihet dhe besoj se administrata amerikane do të bëjë edhe më shumë në muajt e ardhshëm për të provuar dhe për të nxjerrë një marrëveshje, por nuk ka siguri e nuk ka garanci se do të ketë marrëveshje”, tha Rashiti.
Kurse, profesori, Milazim Krasniqi, shef i Departamentit të Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, thotë për Radion Evropa e Lirë se procesi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë vazhdon të jetë i vështirë, andaj edhe nuk pret një rezultat të shpejtë.

“Personalisht mendoj se është një optimizëm pa kurrfarë mbulese dhe është komplet joreal. Konflikti serbo- shqiptar ose Serbi – Kosovë është më shumë se 100-vjeçar, me një mal problemesh brenda, që tash për tre muaj ose për disa muaj nuk mund të evidentohen e lëre më të zgjidhen. Unë jam i bindur se ky është një presion i qarqeve ndërkombëtare të cilat kanë agjendën e vet dhe kanë projeksione e veta, por të cilat absolutisht nuk kanë të bëjnë me realitetin që ekziston në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, tha Krasniqi.
Krasniqi thotë se duhet të ketë edhe një minimum të qartësisë politike në institucionet e Kosovës. Konfuzioni aktual në skenën politike ku ekzistojnë tri qëndrime të ndryshme në lidhje me opsionet për marrëveshje eventuale me Serbinë, sipas tij, prodhojnë konfuzion, letargji dhe rrezik.
“Në këtë rast optimizmi i presidentit është i pa mbulesë. Po të shikohet në realitetin e fakteve, nëse ai di gjëra që ne nuk i dimë ajo është tjetër punë, por presidenti është i zgjedhur për t’i treguar popullit edhe gjërat, si të them, që populli nuk i di. Ai prandaj e përfaqëson popullin. Në këtë rast nuk do të duhej të luhej rebusi, por do të duhej të kishte qartësi deri në fund se çka nënkupton kjo. Presidenti disa herë ka folur për korrigjim të kufirit, demarkim e korrigjim të lehtë. Kështu që të gjitha këto krijojnë konfuzion”, tha Krasniqi.
Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i cili në vitin 2011 kishte nisur si dialog për rregullimin e çështjeve teknike, për të vazhduar më pas si dialog politik, nuk ka dhënë rezultatet e pritura nga palët në dialog e as nga Bashkimi Evropian, si lehtësues i këtij proces, kanë thënë analistët politikë dhe përfaqësuesit e partive politike opozitare.

Automjetet gjermane rrezik për sigurinë kombëtare të SHBA?

Ka kohë që kërcënimi qëndron në ajër: Presidenti Donald Trump mund të vendosë dogana ndëshkuese për importet e automjeteve nga BE. Tani Ministria e Tregtisë së SHBA e dorëzoi raportin për cënimin e sigurisë kombëtare.
BE ashtu si Gjermania do të reagojë ndaj një ashpërsimi të mundshëm të grindjes tregtare me SHBA. “Bashkimi Europian do ta mbajë fjalën, për sa kohë e bën këtë edhe SHBA”, tha një zëdhënës i Komisionit Europian para gazetarëve. BE ka interes të përmirësojë marrëdhëniet tregtare me SHBA, por ajo do të reagojë, nëse presidenti Trump vendos dogana ndëshkuese. Qeveria gjermane u shpreh me të njëjtat tone. Ministria e Tregtisë së SHBA është e mendit, se importet e automjeteve nga Europa rrezikojnë sigurinë amerikane. Mbetet të pritet, se çfarë do të bëjë Trump me këtë, sipas një zëdhënësi të qeverisë amerikane. Nëse Trump vendos dogana të reja, Gjermania dhe do të përgjigjen së bashku.
Ministria Amerikane e Tregtisë i ka dorëzuar presidentit Trump raportin mbi kërcënimin e sigurisë amerikane nga importet e automjeteve. Një zëdhënëse e ministrisë ka thënë, se nuk do të publikohen detaje. Trump ka 90 ditë kohë, që mbi këtë bazë të vendosë, nëse do të ngrejë doganat deri në 25% për importet e automjeteve. Por nuk dihet, nëse do të ndërmerret ky hap nga presidenti amerikan. Realisht bëhet fjalë për shumë para- në vitin 2017 SHBA kanë importuar automjete dhe pjesë këmbimi në vlerë prej 340 miliardë dollarësh.
Kritikat shtohen
Vetë dega amerikane e industrisë së automjeteve është shprehur kundër doganave ndëshkuese, sepse ato do të ulnin në masë investimet në këtë degë. “Asnjë prodhues i kësaj dege në vend nuk e ka kërkuar një raport të tillë.” Automjetet e prodhuara jashtë SHBA do të shtrenjtoheshin me 5000 dollarë amerikanë, sipas informacioneve të konsulentit të informacionit, IHS Markit. Vetë automjetet e prodhuara në SHBA do të shtrenjtoheshin me 1800 dollarë, sepse të gjitha përmbajnë pjesë të importuara. Edhe tek politika amerikane plane të tilla ndeshin në kritika. Senatori republikan nga Ohio, Rob Portman u shpreh se “shpresoj që qeveria të lëvizë një hap mbrapa dhe t’i rimendojë edhe njëherë doganat për automjetet.”

Merkel: Fabrika më e madhe e BMW-së në SHBA
Shoqata e Industrisë së Automobilëvë, VDA u shpreh e shqetësuar dhe përmendi angazhimin e prodhuesve të automjeteve në SHBA. Vetëm dega gjermane e automjeteve ka siguruar rreth 113.000 vende pune në SHBA. Sipas institutit, Ifo doganat ndëshkuese afatgjata do të çonin rënien deri në 50% të eksporteve gjermane të automjeteve. Sipas Institutit humbja do të kompensohej, nëse Gjermania e BE do të reagonin me kundërmasa, pra po me dogana shtesë.
Kancelarja Merkel në Konferencën e Sigurisë në Mynih iu referua edhe njëherë fabrikave të mëdha gjermane në SHBA. Fabrika më e madhe e BMW-së nuk është në Gjermani, por në Karolinën e Jugut, tha Merkel, dhe nga atje automjetet dërgohen në Kinë. “Nëse këto automjete papritur janë një kërcënim për sigurinë kombëtare të SHBA, atëherë kjo na trondit”, tha Merkel. Të hënën (18.02) skadoi një afat i presidentit Trump për importet e automobilëve. Deri këtë ditë duhej që Ministria e Tregtisë të verifikonte, nëse importet e automjeteve cënojnë interesat e sigurisë kombëtare amerikane. Kjo do të ishte baza për vendosjen e doganave ndëshkuese.

Greqi: Kush ka para mund të bëhet qytetar europian

“A ëndërroni edhe ju për një jetë në Greqi apo në BE?”, Kjo reklamë për qytetarët jashtë BE-së, është vendosur në mënyrë të spikatur direkt para parlamentit në Athinë.
Kësaj ftese i përgjigjen më kenaqësi shumë kinezë, rusë apo turq. Kush investon në Greqi 250 mijë euro në pasuri të paluajtshme, e ka në xhep pasaportën e BE-së. Më lirë se kaq pasaporta e BE-së nuk gjendet askund tjetër. Shefi i “Enterprise Greece”, i cili bën reklamë në mbarë botën me “Golden Visa Programm”, nuk e pranon që është kaq e lehtë. “Ka kontrolle të rrepta, që ndërmerren nga ambasadat dhe bankat për prejardhjen e parasë dhe kurikulumin e njerëzve. Mos harroni, se ka raste, në të cilat verifikimi zgjat dy vjet. Do të habitesha, nëse do të kishte edhe vetëm një rast të vetëm, në të cilin të jetë konstatuar kundërvajtje e megjithatë të jetë lëshuar viza e artë.”
Megjithatë biznesi me vizat e arta është në bum. Kërkesa rritet vazhdimisht. Nikos Sepentzis është sekser dhe vazhdimisht në lëvizje me partneren e tij kineze të biznesit. Sekserët presin shumë të interesuar në Athinë. Disa njerëz, që kanë shumë para, janë të interesuar për imobilie luksi, ndonëse ata duan vetëm të marrin vizën e artë, thotë bashkëpunëtorja e tij. Nikos Sepenzis shtone, se “Ata nuk interesohen vërtetë për shtëpinë, ata duan të investojnë 250 mijë euro, sepse kjo u mjafton për lirinë e lëvizjes në BE.”

Rrugë devijuese
Në fakt kinezët lejohen të nxjerrin vetëm 50 mijë euro për person nga vendi. Por sekserët e thonë hapur, se gjenden gjtihmonë rrugë për t’u devijuar rregullave. Konsullata kineze dhe autoritetet për bizneset financiare, që hetojnë për pastrim paraje, refuzojnë të japin intervistë.
Gati dhjetë mijë pasaporta janë lëshuar vitin e kaluar, e kësisoj janë derdhur rreth një miliardë euro në arkën greke. Jens Bastian, konsulent ekonomik ve në dukje: “Po, Greqia sërish po merr investime p.sh. jo vetëm nga kinezët por edhe prej rusëve e turqve, që investojnë në programin e vizës së artë. Por origjina e këtyre parave dhe reputacioni i atyre, që i blejnë këtu imobiljet, p.sh. nga Kina – duhet të verifikohet. Në këtë drejtim shtrohen pak pyetje”.
Korrupsion, pastrim paraje, largim i kapitalit, evazion fiskal – këto janë akuzat në kontekstin e shitjes së pasaportave. Megjithatë ky lloj biznesi në shumë vende anëtare të BE-së është kthyer në një burim të sukseshëm të ardhurash. Giorgos Kyrtsos është deputet i partisë Nea Demokratia në parlamentin e BE-së. Partia e tij e ka iniciuar asokohe programin e vizës së artë. Sot ai kërkon nga Brukseli më shumë kontroll. “Gjendja është e përshtjelluar. Nga njëra anë disa blejnë qendrimin në BE dhe nga ana tjetër janë ata që janë në nevojë, të cilët shtypen ose politikisht ose ekonomikisht dhe duan të vijnë në BE, ku nuk janë të mirëseardhur”.

Salianji: Hetim tërësisht politik ndaj meje për të fshehur lidhjet e qeverisë me krimin dhe të trafikut të drogës

Deputeti i PD, Ervin Salianji ka kërkuar në Gjykatë sot moszgjatjen e hetimeve për çështjen e njohur si Babalja, përgjimin e Agron Xhafajt, vëllait të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe farsën me dëshmitarë e të akuzuar që e pasoi atë.
I pyetur nga mediat, Salianji tha se, “ky është një hetim tërësisht politik; nuk ka asnjë arsye për zgjatjen e hetimeve. Bëhet vetëm për të mbajtur një tymnajë dhe për të mos i dhënë drejtim lidhjes së qeverisë me krimin dhe favorizimit të trafikut të drogës nga ana e qeverisë së Ramës dhe ish-ministrit të tij të brendshëm.
Ne e kemi kërkuar procedurialisht për të mbajtur në dijeni publikun që vazhdon një hetim, jo për personin që sot është në burg në Itali, por për gazetarët dhe ne që e kemi denoncuar.
Qeveria vazhdon të tentojë si në shumë gjyqe të tjera, nuk është i vetmi ky, që unë kam me qeverinë, për denoncimin e aferave të korrupsionit apo lidhjeve të saj me krimin, por njësoj ne do të vazhdojmë t’i denoncojmë dhe pa diskutim për këto arsye ne kemi marrë vendim që na çon tek qytetarët.
Kështu që shfrytëzoj rastin të bëj thirrje që nesër në ora 10:00 të gjithë para parlamentit.
Ditën e hënë në orën 10:00 – 12:00 u la marrja e vendimit nga ana e gjyqtarit. Nuk ka asnjë shqetësim, asnjë merak nga ana ime. Ka vetëm një merak për zbatueshmërinë e ligjit dhe për nxjerrjen para përgjegjësisë të personave që merren me trafik droge.
Nuk e di se çfarë ka kjo çështje që mund të jetë për 9 muaj, kur gazetari që denoncon, Jetmir Olldashi është ende nën hetim, ndërsa afatet e hetimit për Saimir Tahirin janë mbyllur”.

Reagimi i fortë i Palokës: T’i shërbesh Ramës je thjesht një qelbësirë i zhgërryer në llum si Rama

Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka reaguar ashpër për lajmin e publikuar nga Mero Baze se, gjoja “Paloka dhe Strazimiri po përgatisin një grup kriminelësh në Lezhë për të dhunuar parlamentin.
Pas Strazimirit që kapej direkt me Mero Bazen, Paloka shkon edhe më tej, teksa thotë që tani që do jenë pa rroga, do i vinë në ndihmë paratë e fituara në gjyqe shpifjesh.
Reagimi i Palokës
Sherbetoret e Rames, nuk heqin dore.
Te jesh i ndershem dhe t’i sherbesh Rames sot duhet te jesh deficent nga mendja.
Po te mos jesh deficent por t’i sherbesh Rames, je thjesht nje qelbesire i zhgerryer ne llum si Rama.
Sot kane mbetur fare pak ata qe vazhdojne te mbrojne Ramen sepse dhe atyre qe kane qene dikur mbeshtetes te forte te tij, sot ju vjen turp ti dalin ne krah. Kane mbetur vetem me te ndyret qe jane te zhgerryer keq dhe qe e dijne se neser Rama do i marre me vete.
Kur i vjen ngordhja padronit, sherbetoret behen edhe me te neveritshem.
Se fundmi kane botuar nje mashtrim ordiner, te denje vetem per ata, sikur une dhe Strazimiri paskemi qene dje ne Lezhe per te rekrutuar persona me precedente penal…
Asnjeri as tjetri dje nuk kemi levizur nga Tirana, madje kemi qene dhe ne sy te publikut dhe kamerave gjithe diten.
Po me sa duket tani qe do jemi dhe pa rroga, do na vijne indirekt ne ndihme qelbesit e Rames.

Çmenduria e nënkryetarit të KQZ: Të gjitha mandatet e PD-së do t’i marrë PS!

Nënkryetari i KQZ-së, Denar Biba ka bërë një deklarate prej bibe të vërettë gjatë një debate në televizonin Top-Channel. Ai deklaroi se pas djegies së mandateve të PD-së, të gjitha mandatet do ti marrë PS. Kjo do të nënkupton se Parlamenti pa PD, sipas Nënkryetarit të KQZ-së do të mbushet me 140 deputetë të PS. Kjo është një deklaratë skandaloze që nuk ka të bëjë fare me një institucion si KQZ dhe as me interpretimin e ligjit. Kemi të bëjmë me një deklaratë politike të Bibës sipas të cilit ai kërkon një Parlament sin ë kohën e Enverit me 100% deputetë të partisë-shtet. Kushtetua është e qartë se këto mandate janë të opozitës dhe askush nuk mund ti marrë ato ndërsa vetë forca politike ka vendosur ti djegë ato.
Nënkryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba ishte i ftuar në emisionin Top Shoë në Top Channel, për të folur mbi debatin e ditëve të fundit, në lidhje me vendimin e opozitës për të dorëzuar mandatet.
Biba shpjegoi për të ftuarit, por edhe për publikun, se si mund të procedohet me “djegien” e mandatit dhe kush duhet t’i marrë këto mandate, pasi të jenë refuzuar nga mbajtësit e tyre.

“Sipas ligjit, deputetët duhet të shkojnë në parlament dhe të dorëzojnë kërkesën për heqjen dorë nga mandati. Më pas është parlamenti që shpall vakancën dhe KQZ-ja merr në shqyrtim rastin, për të mandatuar deputetin pasardhës në listë. Nëse të gjithë që vijnë më pas, refuzojnë mandatin, kalohet te listat e partive të koalicionit dhe më pas te lista e partisë me herësin më të madh, që në rastin konkret është Partia Socialiste”, tha Biba.
Nënkryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve shprehu qëndrimin e tij kundër “djegies” së mandateve, ndërsa theksoi se Kodi Zgjedhor në Shqipëri garanton votim të lirë dhe të ndershëm.
“Ne prej vitesh kemi vendosur që pushtetin ta ndajmë me zgjedhje, ndaj nuk shoh “djegien” e mandatit si mënyrë për të provokuar ndryshim pushteti. Parlamenti nuk është strehë e mazhorancës, por është foltorja e opozitës për denoncimet e saj. Sa i përket Kodit zgjedhor që kemi, ai garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme. Çdo rresht i raportit të OSBE- ODHIR përmend këtë term”, tha Biba.

Strazimiri paralajmëron Mero Bazen: Mjero, bëj gati paratë e shpifjes!

Deputeti i PD, Gent Strazimiri ka reaguar ndaj një shkrimi të botuar nga Mero Baze në gazetën e tij, ku dy deputetë të PD, Paloka dhe Strazimiri kanë qënë dje në Lezhë dhe janë “takuar me disa element kriminalë”. Në Reagimin e tij Strazimiri shkruan se, ditën e djeshme ka qenë gjithë ditën live para kamerave në Tiranë, fillimisht në gjykatë në mbështetje të “personave problematikë”, dhe më pas në konferencë shtypi po ashtu “live”.
Postimi i Strazimirit në Facebook
Ditën e djeshme, Gent Strazimiri ka qenë gjithë ditën live para kamerave në Tiranë, fillimisht në gjykatë në mbështetje të “personave problematikë”, kryesisht invalidë, që “prishën imazhin e vendit”, që domethënë syfetin tënd. E më tej në konferencë shtypi po ashtu “live”, për t’u treguar shqiptarëve syfetin tënd me fjalët e “Zërit të Amerikës”…
Edhe po të kisha qenë në Lezhë shoku Mjerim, do ta kisha të pamundur të takoja elementë kriminalë sepse i ka rekrutuar të gjithë qevërria jote si “rilindas”, siç e denoncon edhe “Zëri i Amerikës” përmes publikimit të dosjes 339!
Bëj gati paratë e shpifjes!!!

Kthehet tritoli në Elbasan, shpërthim i fuqishëm në një banesë

Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar pak minuta më parë në qytetitn e Elbasanit. Dyshohet së në banesën ku ka ndodhur ngjarja ka qenë e fshehur një sasi e konsiderueshme municionesh.
anë evakuuar banorët në banesën ngjitur për shkak të tymit.
Ngjarja në lagjen 5 maji pranë spitalit psikiatrik.
Policia dhe zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje.

Basha përkujton 20 shkurtin: 28 vite më pas, jemi përballë një sfide të ngjashme!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përkujton 20 shkurtin e vitit ’91 të rrëzimit të bustit të diktatorit duke bërë një paralelizëm ndërmjet rezgjimit komunist dhe qeverisjes së kryeministrit Edi Rama.
Në postimin e tij në Facebook, kreu i PD shkruan se, çdo ditë është 20 shkurt, derisa të shembim sistemin që e mban Shqipërinë peng të krimit dhe korrupsionit.
Postimi i plotë i Bashës
Sot përkujtojmë 20 shkurtin 1991, ditën kur shqiptarët u bashkuan dhe shembën jo thjesht një statujë, por simbolin e diktaturës më të egër të Europës, të etur për Liri dhe Demokraci, me ëndrrën më të madhe “Shqipëria si gjithë Europa”!
28 vite më pas, jemi përballë një sfide të ngjashme. Një regjim antidemokratik, oligarkik, i ardhur në pushtet nga blerja e votave përmes krimit të organizuar, po zhbën ëndrrën e shqiptarëve për Shqipërinë si gjithë Europa.
Ndonëse nuk kemi shtatore për të rrëzuar, çdo ditë për ne është 20 shkurt, derisa të shembim sistemin që e mban Shqipërinë peng të krimit dhe korrupsionit duke varfëruar dhe shtypur përditë shqiptarët. Qëllimi ynë është t’i japim atyre një qeveri të njerëzve, për njerëzit dhe nga njerëzit. Vetëm kështu do ecim të sigurt drejt Europës.