Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar mëesazhin e një qytetari nga Durrësi, i cili shkruan se, shefja e bashkisë së Durrësit i bën presion stafit që ka mendim ndryshe.
Qytetari shkruan se kjo familje ka lidhje gjaku me kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako ndaj edhe ka bllokuar rrugën kryesore në Shkozet me fabrikën që disponon.
Posimi i plotë
Gjushi eshte ligji!
Kushuriri i pare i tij u bllokon rrugen banoreve.
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! sb
DURRESIT ,DOJA TE denoncoja nje shefe bashkise se durresit dhe nje person i korruptuar qe ben presjon tek stafi bashkise per mendimin dryshe ,dhe e korruptuar deri ne detaj pa firmen e kesja zonjes nuk firmoset asgje bashkia ka ngel peng i families mafioze Gagani. Burrin e ka trafikant i denuar per trafik heroine ne Modena te Italise ka fallcifikuar te gjitha letrat e fabrikes qe ka burri vet ne shkozet me pronar Elton Gagani na ka mare dhe blokuar rrugen kryesore te plastikes,pasi kto njerez ne durres jan potencial kriminelash dhe ne skemi ky te ankohemi se nuk na presin kto te legalizimeve per pronen qe na ka mare vjedhuzari.. as tatimet nuk i pagojn per fabriken e qeseve dhe qe vashdojn prodhojn qese jasht standartit te miratuar nga qeveria ktyre hajduteve. familja Gagani jane kusheri te pare te kryetarin Vangjush Dako.
Denoncimi: Kushërira e Gjushit bllokon rrugën e banorëve dhe i bën presion stafit në bashki
Mashtrimi i Ramës me pagesat e provimeve të mbartura të studentëve
Deputetja e PD, Albana Vokshi ka reaguar ndaj mashtrimeve të kryeministrit Rama për pagesat e provimeve të mbartura të studentëve. Në një postim në Facebook, Vokshi ka publikuar një faturë studenti për kreditet në Universitet, i cili ka bërë pagesën.
Postimi i plotë i Vokshit në Facebook
Besoj e mbani mend që nje ditë pas ngritjes në protestë të studentëve, Rama tha që shfuqizoi pikën 4 të VKM për heqjen e pagesave për provimet e mbartura.
Ky është mashtrimi i rradhës i Ramës për studentët.
Në foto, është fatura e pagesës së një studenti për kreditet në Universitet.
Pagesa është bërë në 5 shkurt…shumë ditë pas Paktit për Universitetin dhe VKM.
#ProtestoPërArsimiminTuaj
#PrindërProtestoniPërArsimimCilësorPërFëmijërTuaj
#21Shkurt#Parlamenti
Isha 10 vjeçe por dola në shesh me prindërit, si e mbaj mend rrëzimin e bustit
Orjola PAMPURI
Dita kur shqiptaret si uragan ç’rrenjosen komunizmin…
20 Shkurt 1991,dita kur studentet dhe Dr. Berisha u prine shesheve, dite e madhe per Shqiptaret e Shqiperine, por e paharrueshme dhe per mua.
Familjarisht ishim ne shesh, une dhe im vella ishim te vegjel une 10 vjec e ai 6 vjec, qendruam me prinderit e dajat deri sa statuja e diktatorit u lidh me litar, por ne kete moment njeri nga prinderit na nisi per ne shtepi, duke qene qe e kishim afer, aty diku afer Pazarit te Ri, beme pak rruge e kembengulnim te qendronim. Ndoshta edhe pse femije, urrejtja qe kishim mbartur nga gjyshi per komunizmin ne menyre te pandergjegjshme na bente euforike edhe pse ne ate moshe.
Pas hedhjes se bustit, pasdite prane tij u dogjen veprat e diktatorit, prinderit e dajat e mi ishin atje, edhe pse s’kishin c’te digjnin, pasi ne familjen tone eshte refuzuar cdo liber apo bust i diktatorit, gjithsesi ndihmonin te tjeret……
Keshtu e mbaj mend une ate dite, sot kam kujtimet, ndjeshmerine dhe te gjitha mundesite te qendroj deri ne fund per largimin e diktatorit Rama. Qe pergjegjesia te jete me e madhe, e qe historia te mos perseritet nuk duhet te harrosh te shkuaren.
Para 28 vitesh ndodhi ndryshimi i madh se qindra mijera qytetare rezistuan deri ne rrezimin e shtetit monist, sot 28 vjet me pas klika komuniste ne pushtet me tentakulat e shtrira tek oligarket te cilet jane pjese e klikes komuniste, duhet te kene perfundimisht te njejtin fund.
Gazi CS toksik dhe kancerogjen, jo përdorimit të tij kundër protestuesve
Për të satën herë, edhe gjatë protestës më të fundit në Tiranë, të organizuar nga opozita, policia nuk mungoi të përdorë gazin lotsjellës për të frikësuar dhe larguar protestuesit. Për të satën herë policia e Ramës ngrihet kundër qytetarëve të saj me mjete kaq të dëmshëm për shëndetin e tyre, por edhe të vetë policëve që detyrohen t’i përdorin këto mjete.
Është e thjeshtë, një polici që helmon me vetëdije qytetarët e saj nuk është policia që ata duan, nëse do të perifrazohej slogani i të rilindurve.
Gazi lakrimogjen CS i përdorur edhe këtë herë nga policia shqiptare është i ndaluar të përdoret në rast lufte nga Konventa e Parisit e 13 Janarit të vitit 1993 mbi “Ndalimin e Zhvillimit, Prodhimit, Depozitimit dhe Përdorimit të Armëve Kimike si dhe mbi Asgjësimin e tyre”, Konventë e nënshkruar dhe e ratifikuar edhe nga Shqipëria. Përderisa është i ndaluar përdorimi i tij, në çdo rrethanë, në rast lufte, si është e mundur që të përdoret nga forcat e rendit në rast paqeje dhe, për më tepër kundër qytetarëve të vet, krejt të pambrojtur, vetëm e vetëm se ata protestojnë kundër qeverisë?
Mbi rrezikshmërinë e gazit CS as qytetarët e madje as policët që e përdorin nuk kanë informacionin e duhur.
Gazi CS, kimikisht (i shprehur si Ortho – Klorur – benziliden – malononitrit) është produkt i një sinteze kimike midis 2-clorobenzaldeidit dhe malononitrilitit. Prania e Klorit i jep këtij gazi cilësinë irrituese e korrozive, ndërsa e gjithë pjesa tjetër e këtij komposti kimik është krejtësisht e njohur si substancë me efekte toksike, kancerogjene dhe mutagjene si të gjithë hidrokarburet e tjerë policiklikë aromatikë.
Në skedat teknike origjinale të substancave që përbëjnë gazin CS thuhet shprehimisht se këto substanca janë toksike nëse thithen nëpërmjet rrugëve të frymëmarrjes apo bien në kontakt me lëkurën apo mukozat e jashtëme e të brendshme. Madje këshillohet që të hiqen menjëherë edhe veshjet nëse kanë rënë në kontakt me këto substanca e kërkohet konsulta e menjëhershme mjeksore në rast kontakti, pavarësisht intensitetit të simptomave.
Natyrisht këshillohet në mënyrë të theksuar që këto substanca të mos përhapen në mjedis, pasi e ndotin toksikisht për një kohë të gjatë atë dhe qëniet e gjalla që e banojnë.
Në skedat teknike të të dy substancave që përbëjnë kompostin CS thuhet shprehimisht se ato janë të rrezikshme për njeriun dhe për mjedisin. Për më tepër, këtyre dy komponentëve të rrezikshëm, i është shtuar edhe një antiaglomerues me bazë silikoni, që të sigurojë shpërndarjen homogjene në formë tymi. Kjo substancë ka tendencën të precipitojë e të depozitohet për disa ditë me rradhë në truallin ku bie, duke u përzjerë me pluhurin që ngrihet e kështu hyn në rrugët e frymëmarrjes së kalimtarëve për një kohë të gjatë pas përdorimit të gazit.
Është tashmë katërcipërisht e shkencërisht e vërtetuar se kontakti me gazin CS sjell tjetërsime të trashëgimisë kromozomiale (të tipive breakagee aneuploidia) dhe ndikon fuqimisht në gjenerimin e Llojeve Reaktive të Oksigjenit (ROS), ndryshe radikaleve të lirë. Kjo do të thotë se efekti kancerogjen i këtij gazi është më i thellë se sa i shumë substancave të tjera kimike, ngaqë ky gaz, edhe kur nuk arrin të dëmtojë ADN-në, nxit gjithsesi mitozën patologjike të qelizave, duke i kthyer ato në nismëtare të një proçesi kancerogjen.
Në shumë vende të botës, parasëgjithash në BE, gazi CS kategorizohet si armë lufte e kategorisë së tretë, praktikisht armë kimike, e aftë të shkaktojë dëme të mëdha, të përkohshëm e të përhershëm mbi njeriun dhe mjedisin.
Informacioni i saktë mbi përbërjen e këtij gazi bën të qartë se pretendimi i policisë se gjatë protestave nuk ka përdorur armët është i pavërtetë: është përdorur kundër qytetarëve shqiptarënjëarmë kimike e ndaluar nga Konventa e Parisit, një armë me efekte toksike jo vetëm të përkohshëm, por edhe të përhershëm.Forcat shqiptare të rendit, policia që kështu siç e instrumentalizojnë, patjetër që nuk e duam, janë të parat ato që rrezikojnë shëndetin e pjestarëve të tyre me përdorimin e gazit CS për të trembur e shpërndarë protestuesit e demonstruesit. Askush nuk bën fjalë, në rradhët e sindikatës së tyre, mbi dëmet që u shkaktohen vetë policëve, njerëz të popullit që mbajnë familjet me një rrogë mizerje, nga përdorimi i gazit toksik CS.
Përgatiti: Armand Mevlani
Çfarë e shkakton dhimbjen e kokës në mëngjes?
Dhimbjet e kokës që shfaqen në mëngjes mund të kenë shkaktarë të ndryshëm. Këto dhimbje mund t’i përjetoni pas një nate me gjumë të dobët, kur keni pasur stres ose mund t’i përjetoni edhe rregullisht.
Ato mund të jenë rezultat i ndryshimit në fiziologjinë e trupit. Në orët e hershme të mëngjesit, niveli i dhimbjes së brendshme të trupit mund të jetë i vogël. Gjatë kësaj kohe, trupi mund të prodhojë më shumë adrenalinë e kjo rezulton në dhimbje të kokës.
Mungesa e gjumit kualitativ ose çrregullimet e gjumit mund të jenë po ashtu shkaktarë të dhimbjeve të kokës në mëngjes. Njerëzit me çrregullime të gjumit janë 2 deri në 8 fish më të prirë të kenë dhimbje të tilla.
Migrena dhe dhimbjet e kokës në mëngjes
Migrena mund të jetë shkaktari i dhimbjeve të hershme të kokës. Më shumë se 29 milionë amerikanë vuajnë nga migrena – ndërkaq ky lloj i dhimbjes së kokës ndikon në aftësinë tuaj për të funksionuar. Gjysma e këtyre dhimbjeve fillojnë mes orës 4 dhe 9 të mëngjesit, ndërkaq deri në 50% të personave me migrenë kanë probleme me gjumë.
Pagjumësia
Pagjumësia është shpeshherë shkaktar i dhimbjeve të kokës në mëngjes. Pagjumësia mund të trajtohet në shumë mënyra, por paraprakisht duhet të konsultoheni me doktorin tuaj.
Depresioni dhe ankthi
Në një studim të publikuar në revistën ‘Journal of the american Medical Association’, faktorët më të rëndësishëm të dhimbjeve kronike të kokës në mëngjes kishin qenë ankthi dhe depresioni. Këto probleme të shëndetit mendor mund të shpijnë edhe në pagjumësi, e që pastaj vetëm rritet rreziku i dhimbjeve të kokës në mëngjes.
Përdorimi i medikamenteve apo konsumimi i alkoolit
Edhe alkooli dhe ilaçet mund të jenë shkaktarë të dhimbjeve të kokës. Medikamentet mund t’jua pengojnë gjumin, ndërkaq konsumimi i alkoolit ndikon që të mos bëni mjaftueshëm gjumë dhe të keni dhimbje të kokës.
Ushqimet që keni në pjatë mund të jenë origjina e gjysmës së tumoreve
U deshën 50 vjet për të kuptuar se stilet e jetesës, në radhë të parë ajo që keni në pjatë, janë origjina e gjysmës së tumoreve
Për të kujtuar rëndësinë e ndjekjes së një diete korrekte është Shoqata Italiane për Hulumtime të Kancerit (Airc), e cila është kthyer në 2,500 sheshe italiane me iniciativën ‘Portokalli i Shëndetit’.
Të paktën 3 nga 10 raste të kancerit, për shkak të ushqimit
Ideja që ushqimi mund të ndikojë në shfaqjen e sëmundjeve nuk është e re: ajo është e pranishme në shumë mjekësi tradicionale, të tilla si kineze ose indiane dhe në Perëndimin mesjetar – theksojnë ekspertët.
– Hulumtimi i parë shkencor u pranua fillimisht me skepticizëm, por tashmë në fund të viteve ‘60 filluan studimet epidemiologjike që përfshinin një numër të madh njerëzish. U deshën vite për të marrë rezultate përfundimtare, arritën vetëm në kohët e fundit. Por sot e dimë se çfarë është më e mira për të ngrënë dhe çfarë duhet të shmanget”.
1960: Kancerogjene kimike të zbuluara në ushqim
Në gjysmë shekulli shkencëtarët në mbarë botën kanë përdorur në thelb dy instrumente: nga njëra anë, hulumtimet epidemiologjike, të cilat vlerësojnë mënyrën e jetesës dhe sëmundjet e mundshme të njerëzve, për të përcaktuar nëse ka marrëdhënie të rëndësishme mes zakoneve të caktuara (siç janë dieta dhe gjimnastika) dhe zhvillimit të tumorit; nga ana tjetër, hulumtimi molekular, i cili heton mekanizmat e ndërveprimit midis ushqimit dhe gjeneve, proteinave dhe komponentëve të tjerë të qelizave, për të kuptuar nëse disa substanca të pranishme në ushqim mund të promovojnë ose mbrojnë kundër fillimit të kancerit.
Në vitin 1960, studimi i shkaqeve specifike të kancerit të lidhur me ushqimin filloi të prodhonte rezultate të rëndësishme. Identifikohen disa kancerogjene kimike, të përdorura në ushqime industriale, të cilat më pas ndalohen dhe eliminohen.
1967: Jo vetëm ushqimi, por ndikon edhe stili i jetës
Në këtë vit, një studim tregon se emigrantët japonezë të transferuar në Shtetet e Bashkuara sëmuren, pas disa vitesh, me tumore të ngjashme me ato të amerikanëve: një konfirmim i rolit të stilit të jetesës në zhvillimin e tumoreve.
Pastaj, në vitin 1969, onkologu Burkitt hipotizon që mungesa e fibrave në dietën perëndimore mund të kontribuojë në zhvillimin e kancerit të zorrës së trashë, një nga më të drejtpërdrejtët të lidhur me dietën e varfër.
1973: Atlas gjeografik i rasteve të kancerit të zorrës së trashë
Agjencia Ndërkombëtare për Kërkimin e Kancerit (IARC) në Lyon shpërndan të dhënat e incidencës së kancerit sipas vendeve.
Numrat dhe llojet ndryshojnë shumë: një tregues se shkaqet mund të lidhen me mjedisin dhe jetesën, si dhe me karakteristikat gjenetike të çdo popullate. Tani dihet se zgjedhja e ushqimit të shëndetshëm nuk është vetëm për yndyrë dhe kalori: duhet të shmangni majat e insulinës dhe gjendjet kronike inflamatore, të përgatitni një mburojë kundër radikalëve të lirë, të shkatërroni shpejt substancat toksike, për të forcuar sistemin imunitar, për të zvogëluar kaloritë, për të kontrolluar nivelet e hormoneve seksuale që qarkullojnë në trup dhe nuk e ushqejnë tumorin.
1975: Zbulohet roli i ruajtjes së ushqimit dhe metodave të gatimit
Disa studime janë botuar mbi marrëdhëniet midis ruajtjes së ushqimeve të kripës, niveleve të ulëta të vitaminës C dhe kancerit të stomakut: sot ne e dimë se disa metoda gatimi dhe ruajtja e ushqimit mund të jenë të dëmshme.
1981: Rezultatet e para mbi lidhjen mes ushqimit dhe kancerit
Dy epidemiologë britanikë, Richard Doll dhe Richard Peto, vlerësojnë se rreth 35 për qind e kancerit mund të parandalohet me një dietë të karakterizuar nga më pak yndyrë dhe mish dhe më shumë pemë dhe perime.
Në vitin 1982 Akademia Kombëtare e Shkencave publikon në SHBA të parin raport mbi ushqimin dhe kancerin, i cili gjithashtu përfshin udhëzimet e para për ushqimin e duhur.
1990: Disa ushqime dhe alkooli i tepërt janë të dëmshme
Janë botuar shumë studime që konfirmojnë marrëdhëniet midis disa ushqimeve dhe kancerit dhe gjithashtu nxjerrin në pah lidhjet e tjera ndërmjet stilit të jetesës dhe tumorit.
Lidhja midis konsumit të alkoolit dhe zhvillimit më të madh të tumoreve të zorrës së trashë dhe gjirit është gjithashtu e dukshme.
1994: Dieta të ndryshme, veçanërisht të pasura me fruta dhe perime
Epidemiologu italian, Silvia Franceschi, vëren se për parandalimin e kancerit, një dietë e ndryshme është më e mirë se një dietë e shëndetshme, por shumë e kufizuar. Dhe në vitin 1996 epidemiologët Steinmetz dhe Potter tregojnë se dietat e pasura me perime dhe fruta (duke përfshirë fibrat, antioksidantët dhe mikroorganizmat e tjerë) zvogëlojnë rrezikun për t’u sëmurur.
Sot nuk ka më asnjë dyshim: të paktën 3 raste të kancerit në 10 janë për shkak të asaj që hamë. Është po aq e sigurt se dieta mesdhetare luan një rol mbrojtës: shumë studime tregojnë se një dietë me kalori, e pasur me yndyra shtazore, mish të kuq, salsiçe dhe fibra të ulët shoqërohet me një rritje të tumoreve. Nga ana tjetër, dietat e pasura me fibra (që karakterizohen nga një konsum i lartë i frutave dhe perimeve) duket se kanë një rol mbrojtës.
2004-2014: Të dhënat epike të studimit: Dieta mesdhetare dhe kile shtesë
Studimi epidemiologjik mbi zakonet e jetës së evropianëve, bashkëfinancuar nga AIRC. Rezultatet tregojnë se dieta mesdhetare është modeli më efektiv i ushqimit në parandalimin e kancerit. Në 2012-2013, analiza e mëtejshme e të dhënave EPIC tregon se konsumi i flavonoideve (antioksidantë që përmbahen në shumë ushqime me origjinë bimore) zvogëlon rrezikun e kancerit të stomakut. Konfirmohet gjithashtu rreziku i lidhur me konsumimin e mishit të përpunuar.
Në vitin 2014, EPIC arrin informacione të tjera, që tregon se obeziteti përbën një faktor rreziku për shumë lloje të tumoreve, veçanërisht nëse rritet periferia e barkut.
Dieta mesdhetare, sekreti i zemrës së fortë
Sëmundjet kardiovaskulare janë përgjegjëse për më shumë se 30% të numrit total të vdekjeve anë e mbanë botës, dhe çdo vit më shumë e më shumë njerëz po diagnostikohen me sëmundje të tilla. Në vitin 2015, më shumë se 85% milionë njerëz në Evropë kanë qenë duke jetuar me sëmundje kardiovaskulare.
Ndonëse numri total i njerëzve që vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare është në rritje, numri i atyre që vdesin nga zemra është në zvogëlim. Kjo për shkak se opsionet e trajtimeve, kujdesi kualitativ dhe qasja në kujdes shëndetësor është përmirësuar dukshëm qysh prej mesit të shekullit të kaluar.
Megjithëse kjo padyshim se është shenjë e mirë, prapëseprapë shumë njerëz janë duke jetuar me sëmundje kardiovaskulare – gjë e cila ndikon në kualitetin e jetës dhe i rrezikon pacientët nga vdekja e papritur.
Parandalimi i këtyre sëmundjeve përfshin inkurajimin e njerëzve për të ngrënë një dietë më të shëndetshme, për tu marrë me ushtrime fizike dhe për ta ndaluar duhanin. Që të tri këto ofrojnë shumë përfitime shëndetësore – duke filluar nga zvogëlimi i rrezikut të shumë sëmundjeve e deri te përmirësimi i kualitetit të jetës.
Dietat për një zemër të shëndetshme
Për shumë njerëz që ballafaqohen me sëmundje kardiovaskulare, dieta është një prej gjërave të para që ata kujdesen. Ka një numër të madh të dietave të shëndetshme në dispozicion – shumica prej tyre ndërlidhen me regjione apo shtete, siç është Nordiku i Ri – që promovon konsumimin e rrënjëve të perimeve, lakrës, mollëve, peshkut, etj. – dieta Japoneze – që këshillon konsumimin e orizit, perimeve, peshkut, mishit – dhe pastaj e kemi dietën Mesdhetare.
Dieta Mesdhetare është dietë e balancuar mirë, e cila promovon konsumimin e pemëve dhe perimeve, gjithashtu peshkun, vajin e ullirit, verën e kuqe, mishrat pa dhjamë, produktet arrore dhe produktet e bulmetit me pak yndyrë.
Kjo dietë është njohur qysh prej viteve të fundit të 1950’ta dhe ofron efekte mbrojtëse për zemrën.
Në mesin e shumë dietave në dispozicion, cila është më e mira për shëndetin e zemrës?
Ekspertët shëndetësorë kanë analizuar efektet e shumë dietave që janë në dispozicion për momentin dhe në efektet kardiovaskulare që ato i ofrojnë – qoftë në periudhë afatshkurtër apo afatgjatë.
Në studimin e fundit, zbulimet e tyre kanë sugjeruar se, të paktën në periudhë afatshkurtër, dieta Mesdhetare e përmirëson dukshëm disponueshmërinë e oksidit nitrik në venat dhe arteret tona – i cili është shumë i rëndësishëm për ta mirëmbajtur shëndetin e mirë të sistemit vaskular. Oksidi nitrik ndikohet shumë nga procesi i plakjes dhe ndërlidhet fuqishëm me zhvillimin e sëmundjeve kardiometabolike. Andaj, rritja e disponueshmërisë së këtij oksidi padyshim se është lajm i mirë.
Sa i përket niveleve të kolesterolit, studimet sugjerojnë se dieta vegane i ofron efektet më të mira – por, në anën tjetër, pjesëmarrësit që ndjekin dietë vegane fatkeqësisht kanë reduktim të numrit të mikronutrientëve të rëndësishëm, siç është vitamina B12 dhe jodi.
Ky është zbulim paksa serioz, pasi që mikronutrientët janë vitamine dhe minerale të cilat u nevojiten trupit në sasi të vogla për të funksionuar mirë, ndërkaq mungesa e jodit dhe vitaminës B12 paraqet rrezik serioz të shëndetit.
Rrëfim tronditës: Pasi më helmuan në protestë, policia më terrorizon fëmijët dhe familjarët!
Një qytetar nga Durrësi i është drejtuar me një mesazh ish-Kryeministrit Berisha ku shkruan se, pasi e helmuan me gaz toksik në protestën e 16 shkurttit, policia i shkon në shtëpi për çdo mesnatë dhe i terrorizon familjen dhe fëmijët.
Qyteari shkruan se, policia kryen bastisje në banesë çdo mesnatë deri në orët e para të mëngjesit.
Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha
Nje rrefim trondites!
Pasi e helmuan me gazra toksike qytetarin, narkopolicia terrorizon shtazerisht femijet dhe familjaret!
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb
Pershendetje Miku im dhe i gjith shqiptarve jam Halil Kabashi nga Hasi Me banim ne Durres erdha nga Londra me nji qellim per te larguar krimin qe po vret shqiptaret qdo dit. isha ne gjendje te rende helmimi toksin nga armiku rama njilloj si ai i asadit ne siri dhe perveqse na helmoj keta te pa bes po na bastisin familjet qdo nat nga ora 12/ deri ne oren 3/ te mjesit duke ba terror per te na arrestuar mua bashk me vllezrit dhe niprit e mi te lutem shum nese ka munddsi denancoje kete rast.
Me shum rrespekt, Halil Kabashi Durres
Lal plehu dënon me punë të detyruar punonjësit që morën pjesë në protestën e 16 shkurtit
Punonjës të bashkisë së Tiranës kanë denoncuar hakmarrjen e kryebashkiakut Erion Veliaj ndaj tyre, pasi ndër ta pati nga ata që protestuan më 16 shkurt. Në shkelje të Kodit të Punës dhe të drejtës për të protestuar, Veliaj i ka urdhëruar që të mos bëjnë pushim asnjë të diel për 6 muaj rresht.
Denoncimi është bërë nga ish-Kryeministri Berisha, pas mesazhit të marrë nga një punonjës i kësaj bashkie.
Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha
Lal Plehu shkruan Kodin e Punës!
Ai dënon si hakmarrje me punë të detyruar të dielave për 6 muaj punonjësit që morën pjesë në protestën e 16 shkurtit!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
Mirëmbrëma Dr. Berisha!
Lal plehu praktikon dënimet kolektive enveriste. Një punonjës bashkie merr pjesë në protestën e 16 shkurtit. Lal plehu hakmerret me urdhër të partisë duke i dënuar që të punojnë edhe të dielave për 6 muaj… Anonim ju lutem sepse jeni i vetmi ku mund të denoncojmë pa patur frikë për “hakmarrjet enveriste”.
Paloka kujton 20 Shkurtin dhe paralajmëron Ramën: Dukej si e pamundur që ai monument të shkulej nga aty, por…
Nënkryetari i PD, Edi Paloka kujton 20 Shkurtin e vitit ‘91, teksa vetë ka qenë në grevë urie. Në një shënim në faqen e tij në Facebook, Paloka shkruan ndër të tjera se, mllefi i qytetarëve ndaj Hoxhës ka qenë shumë i madh, ndërsa ka vendosur që bustin e ish-diktatorit të zëvendësojë në foto me Edi Ramën.
Paloka aludon për fundin e Edi Ramës, pasi nesër pritet një tjetër protestë e opozitës, që ka nisur dhe aksionin për djegien e mandateve parlamentare.
Postimi i plotë i Palokës
Me 20 shkurt 1991, pasi qytetaret e Tiranes rrezuan bustin e diktatorit, ne dolem nga greva e urise. Sa kishte filluar te erresohej. Pas tre ditesh ne greve doja te shkoja sa me pare ne shtepi, por nuk me ikej pa bere nje foto me koken e diktatorit qe qytetaret e Tiranes e sollen tek ne pasi e terhoqen zvarre qe nga sheshi. Ne fakt gjeta vetem disa copa nga bronxi qe deri ate dite ngrihej me arrogance ne mes te kryeqytetit si monumenti i diktatorit.
Copat e bronxit ishin shtypur nga goditjet qe duket se i kishin dhene njerzit dhe… qelbeshin era shurre. Duket se urrejtja e grumbulluar e shqiptareve ishte zbrazur mire; nuk ishin mjaftuar as me rrezimin, as me terheqjen zvarre, as me goditjet me hunj, por edhe i kishin permjerre siper diktatorit.
E pra deri ate dite dukej si e pamundur qe ai monument te shkulej nga aty…