22.5 C
Tirana
E martë, 26 Gusht, 2025

Parlamenti Europian dënon përdorimin e gazit helmues dhe plumbave të gomës ndaj protestuesve, rezoluta

Parlamenti Evropian (PE) dënoi përdorimin nga policia të gazit lotzjellës dhe të plumbave të gomës ndaj protestuesve.
Gazeta franceze Le Monde njofton se deputetët e PE-së votuan një rezolutë në datën 14 shkurt, e cila dënon përdorimin e tepërt të forcës nga ana e policisë ndaj protestuesve, veçanërisht përdorimin e gazit lotsjellës dhe të plumbave të gomës, raporton Exit.al.
Rezoluta ‘Mbi të drejtën për protesta paqësore dhe përdorimin e përpjesëtuar të forcës’ dënon në mënyrë të veçantë ‘përdorimin e disa llojeve të armëve nga ana e policisë kundër protestuesve paqësorë, si ato me plumba me goditje kinetike [plumba gome] dhe të gazit lotsjellës,’ si dhe ‘ndërhyrjet e dhunshme dhe të shpërpjesëtuara nga ana e autoriteteve publike gjatë protestave dhe demonstratave paqësore’.
Rezoluta mori 438 vota pro, 78 kundër dhe 87 abstenime. 165 deputetët e majtë dhe të gjelbërt që nuk votuan pro, e bënë këtë pasi mendonin se rezoluta duhet të dënonte më ashpër përdorimin e dhunës dhe të gazit lotsjellës nga ana e policisë.
Rezoluta i bën thirrje qeverive të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që të përdorin forcën ndaj protestuesve vetëm kur është e domosdoshme, ta përdorin atë sa më pak të jetë e mundur, dhe të ruajnë jetën dhe shëndetin e protestuesve.
‘[Qeveritë] të sigurojnë që përdorimi i forcës nga agjencitë ligjzbatuese të jetë gjithnjë ligjor, proporcional dhe vetëm kur është i nevojshëm, si dhe të ushtrohet vetëm me qëllimin për të ruajtur jetët dhe integritetin fizik të personave.’

Më tej rezoluta thotë se ‘përdorimi pa dallim i forcës ndaj turmës shkon kundër parimit të proporcionalitetit.’
Rezoluta mbështet edhe policinë, e cila ‘ka pasur shumë viktima në radhët e saj, punon në kushte të vështira, sidomos kur përballet me dhunën e disa demonstruesve të caktuar, dhe është e mbingarkuar me punë.’
PE i bëri thirrje qeverive që të mbledhin ‘prova për keqpërdorimin, […] lëndimet dhe shkaqet e lëndimeve’ për rastet kur policia ka përdorur armë si gazi lotsjellës dhe plumbat e gomës, ndërkohë që ka pasur mundësi të përdorte forma të tjera më pak të dhunshme.
Kërkesa fillestare për hartimin e rezolutës u bë nga deputetë të majtë dhe të gjelbër të Parlamentit Evropian, të cilët në fund votuan kundër ose abstenuan, pasi sipas tyre teksti përfundimtar nuk e dënonte mjaftueshëm policinë për përdorimin e gazit lotsjellës dhe plumbave të gomës ndaj protestuesve.
Këto dy armë kanë shkaktuar lëndime serioze tek protestuesit në Francë, Poloni, Spanjë dhe Greqi. Në diskutimin përpara votimit në PE, deputetë francezë dënuan përdorimin e këtyre armëve gjatë protestave të ‘jelekverdhëve’ në Francë. Të ashtuquajturit ‘jelekverdhë’, për shkak se veshin jelekë fosforeshentë në protesta, nisën të protestonin kundër qeverisë franceze kur çmimi i naftës në vend u rrit me 8 lekë për litër dhe ai i benzinës me 3 lekë për litër. Protesta u shtri në të gjithë Francën dhe ende vazhdon prej javësh.

Anëtarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor peng i korrupsionit, bashkëshorti filmohet duke marrë 500 mijë lekë

Bashkëshorti i anëtares së Këshillit të Lartë Gjyqësor, Margarita Buhali është denoncuar me zë e figurë nga një emision i njohur investigativ në Shqipëri, i kapur në mitmarrje…
Denoncimi është bërë nga ish-Kryeministri Berisha pas mesazhit të marrë nga një qytetar.
“Ja se kush i emëron gjyqtarët, shkruan ish-Kryeministri Sali Berisha me ironi në Fb. Anëtarja e KLGJ, Margarita Buhali, u përzgjodh si peng i korrupsionit. Kësaj i thonë reformë!”
Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha në Facebook
Ja se kush emeron gjyqtaret!
Antarja e KLGJ Margarita Buhali u perzgjodh si peng e korrupsionit. Kesaj i thone reforme! sb
Mirm dr.Berisha. Anetarja e KLGJ,Margarita Buhali aktualisht gjyqtare ne Gjykaten e Apelit Vlore,eshte bashkeshortja Gertmond Koroveshi,oficer policise gjyqesore ne Prokurorin Berat,te cilin emisioni investigativ Fiks Fare me dt.16.4.18 e ka transmetuar me ze dhe figure duke i marr nje shtetasi 5OO mije leke. Prokurori rilindja thjesht e ka pezulluar dhe nuk e kane quar per gjykim duke pushuar hetimet per te dhe kthyer ne vendin e punes.Te dorehiqet menjehere nga KLGJ,eshte turp i madh per sistemin gjyqesor prania e saj.Ju lutem anonim.Me shume respekt!
Pershendetje z Berisha.
Anetarja e Keshilli te Emerimeve ne Drejtesi , kryesuar nga Dvorani, znj Margarita Buhali, perveç se nuk i eshte nenshtruar Ëetingut, eshte dhe lehtesisht e shantazhueshme, pasi bashkeshorti i saj eshte nen hetim per korrupsion pasi si oficer i policise gjyqesore u kap ne flagrance duke kerkuar leke, skandal i cili u dha ne TV! Eshte zgjedhur ne kete post mbasi eshte shoqja e afert e Ermonela Felaj! Kjo eshte reforma ne drejtesi!

Përplasja e Thaçit dhe Vuçiqit në Konferencën e Mynihut

“A nuk do të ishte mirë që – sikur këtë vit kryeministrat e Maqedonisë Veriore dhe Greqisë, Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras – vitin e ardhshëm të nderoheni me çmimin e Konferencës së Sigurisë në Mynih pirkërisht ju”, konstatoi në fund shefi i Konferencës së Sigurisë në Mynih, ish-ambasadori gjerman Wolfgang Ischinger. Të pranishmit e shoqëruan këtë fjali me duartrokitje. Dëshira për marrëveshje ekziston. Këtë e theksuan disa herë edhe presidentët Thaçi dhe Vuçiq në fjalimet e tyre. Ata shprehën gatishmëri që të punojnë në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, për arritjen e një marrëveshje mes Beogradit dhe Prishtinës, me të cilën do të normalizoheshin raportet mes Kosovës dhe Serbisë, si parakushti kryesor për integrime evropiane, paqe dhe stabilitet në rajon. Vuçiq dhe Thaçi do të dëshironin që marrëveshja të arrihet këtë vit dhe që marrëveshja të përfundojë me kompromis, “ku njëra palë nuk do të fitonte të gjitha ndërsa tjetra të humbte të gjitha”.
Konflikti megjithatë mbizotëron
Por debati në Mynih dëshmoi se palët janë ende shumë larg marrëveshjes përfundimtare. Vuçiq nënvizoi që në fillim se Serbia është e përkushtuar të vazhdojë dialogun, me synim që marrëveshja të sjellë kompromis. Ai tha se “është i gatshëm të rrezikojë jo vetëm karrierën e tij politike, por edhe më shumë, shumë më shumë”.
“Do të bëjmë gjithçka për të arritur një zgjidhje kompromisi. Nuk mund të ketë marrëveshje kapitulimi për njërën palë, në këtë rast Serbinë. Ky dialog nuk është për ne dialog për BE-në apo SHBA-në. Por për qytetarët e këtyre vendeve. Nëse punojmë fort, mund të arrijmë marrëveshje. Por sot jemi shumë largë marrëveshjes”, tha Vuçiq.
Ndërkohë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në fjalën e tij hyrëse tha se problemi mes Kosovës dhe Serbisë është shumë më i komplikuar se ai mes Maqedonisë dhe Greqisë – për shkak të së kaluarës dhe luftës së vitit 1999. Presidenti i Kosovës tha se Serbia po vazhdon luftën e saj në çdo fushë për të pamundësuar konsolidimin e shtetit të Kosovës “që nuk është në harmoni me marrëveshjen e Brukselit, ku është thënë se Serbia nuk do të pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare”. Në këtë kontekst ai përmendi dështimin e anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL dhe UNESCO, që rezultoi me vendosjen e taksës ndaj produkteve serbe. Thaçi megjithatë shpreson se taksa do të hiqet, dialogu do të vazhdojë dhe se këtë vit do të arrihet marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, e cila do të mundësonte anëtarësimin e Kosovës në OKB e më vonë edhe në NATO dhe BE.

Dialogu nuk duhet të kushtëzohet
“Kosova do të kishte 1001 arsye për të vendosur kushte ndaj Serbisë për dialog. Por nuk e kemi kushtëzuar. Dialogu duhet të vazhdojë pa ndonjë kushtëzim”, tha Thaçi i cili shpreson se taksat megjithatë do të hiqen dhe dialogu do të vazhdojë. Debati u ashpërsua në momentin kur presidenti Thaçi tha se “në Serbi askush nuk është dënuar për krimet që serbët kanë kryer ndaj popullatës civile në Kosovë gjatë luftës së fundit.
“Kush është dënuar për mbi 13000 kosovarët e vrarë nga serbët në luftën e fundit? Kush ëshë denuar për rreth 400 masakra dhe për përdhunimin e mbi 20000 femrave shqiptare? Askush nuk është dënuar. Kosova është viktima e madhe e këtij konflikti, e cila është përballur me spastrim etnik”, theksoi presidenti Thaçi.
Aleksandar Vuçiq kontestoi vërtetësinë për zhvendosjen e 850.000 shqiptarëve në kohën e luftës. “Por pavarësisht sa ka qenë numri – 150.000 apo 850.000 – fakt është që gati të gjithë ata janë kthyer pas luftës në vendlindje. Ndërkohë që nga serbët e zhvendosur është kthyer vetëm 1,3%”, tha Vuçiq duke shtuar se Serbia ka implementuar të gjitha pikat nga marrëveshja e Brukselit, ndërsa Kosova ka pasur vetëm një kusht – krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe këtë nuk e ka realizuar. Kjo me shpjegimin e se Asociacioni nuk është në harmoni me Kushtetutën e Kosovës. “Por mos harroni se çfarë shkruhet në Kushtetutën e Serbisë, e ne megjithatë i kemi implementuar kushtet tona”, tha Vuçiq.
“Neve nuk ka intereson Kushtetuta e tyre, sepse ne nuk e njohim Kosovën si shtet. Po ta them një gjë: Ju po flitni këtu si një president i shtetit sovran, por ne nuk e njohim këtë shtet. Nëse jeni sovran, pse keni nevojë për ne, pse po bëni dialog me ne?”, pyeti Vuçiq, i cili më pas kërkoi falje për emocionet e tepruara.
Mosmarrëveshjet rreth njohjeve
Presidenti i Serbisë tha se Kosovën e kanë njohur shumë shtete, por shumë shtete të tjera jo. Ndaj edhe nuk mund të anëtarësohet në organizatat ndërkombëtare. Ai bëri edhe një lloj krahasimi mes vendeve që e kanë njohur dhe nuk e kanë njohur Kosovën. Në njërën anë janë SHBA, Gjermania, Italia apo Turqia, e në tjetrën Rusia, Kina, Spanja apo Greqia. Vuçiq foli edhe për humbjen e rreth 45 milionë euro në muaj, nga taksa 100% në mallrat e Serbisë.
Megjithatë këto mosmarrëveshje dhe grindje serioze, Vuçiq dhe Thaçi mendojnë se duhet arritur një marrëveshje kompromisi për zgjidhjen e problemeve një herë e përgjithmonë. “Ne nuk dëshirojmë ta dëmtojmë Kosovën. Jemi të përkushtuar për dialog dhe jemi serioz. Asnjëherë unë nuk e kam thënë asnjë fjalë të keqe për shqiptarët”, tha Vuçiq.

Thaçi: Kosova është shtet
Presidenti i Kosovës tha se Serbia ka qenë agresor gjatë luftës së fundit në Kosovë dhe se historia nuk mund të rishkruhet. “Vuçiqi duhet ta kuptojë që Kosova është shtet i pavarur, i njohur nga 116 vende të botës. Unë dhe Vuçiq kemi dallime të mëdha mes vete, megjithatë po përpiqemi të arrijmë marrëveshje. Njohja e Kosovës nga Serbia nuk do të jetë një dhuratë, por do të jetë një kompromis ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. I ftoj të gjitha shtetet, që të jenë sa më unike në mbështetjen e dialogut. E di që ka shumë skepticizëm. Por nuk kam parë ndonjë ide tjetër”, tha Thaçi duke shtuar se pa zgidhjen e këtij problemi, në rajon do të ketë ndërhyrje të shteteve të tjera .
BE shpreson marrëveshje
Ish-ambasadori Wolfgang Ischinger tha se edhe emocionet e treguara nga presidenti Vuçiq tregojnë për kompleksitetin e problemit. Ai nënvizoi rëndësinë e marrëveshjes, e cila “nuk është e pamundur”.
Ndërsa komisioneri i BE për Zgjerimin, Johanes Hahn mendon se konflikti ndërmjet Kosovë dhe Serbisë është më i komplikuar se ai mes Maqedonisë dhe Greqisë. “Kur palët atje vendosin masa bllokuese mes vete, ato i bllokojnë jo vetëm shtetet e tyre, por edhe të gjithë rajonin”, tha Hahn i cili mendon se “marrëveshja finale ndërmjet dy shteteve duhet të jetë një marrëveshje ku fitojnë të dyja palët.” Komisioneri për Zgjerimin mendon se “tani është momenti për të arritur marrëveshjen finale, dhe ky moment nuk duhet të humbet”.

Momenti i guximshëm i Merkelit në Mynih

Kush i mbledh copëzat e rendit botëror të thyer? Kësaj pyetjeje vendimtare Angela Merkel i dha përgjigje në Konferencën e Sigurisë që përfundoi në Mynih. Por ajo nuk tha të gjithë të vërtetën, mendon Christian F. Trippe.
Si në të gjitha fjalimet e mëdha politike me vazhdë të gjatë ndikimi, ishte momenti ai që i dha rëndësi fjalimit të Merkelit. Ajo lloj përzierje e momentit dhe vëmendjes nga publiku, e fjalëve me vend dhe tonit të përshtatshëm. Që para Konferencës së Sigurisë në Mynih, (15.-17.02) ishte një moment i tillë për Angela Merkelin. Kush e lexon fjalimin e saj më pas e kupton mirë pse pati ovacione të gjata për kancelaren gjermane.
Kancelarja foli pa letër, që ndodh rrallë – dhe foli si e çliruar. Ajo mbrojti një rend botëror, që është i kërcënuar nga shkatërrimi dhe aktet e prishjes së qëllimshme të tij. Një rend botëror, që ndoshta në këtë formë nuk do të ekzistojë më për një kohë të shkurtër. Me një energji të re, Merkel trajtoi problemet e globit, duke kaluar nga Rusia në Kinë, SHBA, për t’u kthyer sërish në Gjermani dhe Europë. Asnjë fushë politike nuk e la pa prekur, tregtinë, sigurinë, mjedisin.
Gjuhë e qartë për mikun dhe armikun
Asgjë nuk ishte e re në mendimet e Merkelit, gjithçka ishte thënë kështu pak a shumë më parë. Por mbështetja e saj e mëparshme për multilateralizmin shprehej me një gjuhë të ngurtë, të paafrueshme. Ndërsa kësaj here ishte pikërisht kjo lloj energjie, ky ligjërim i drejtpërdrejt i saj, që vuri gjërave emër. Edhe tek publiku fjalët e saj kishin efekt çlirues, ato ishin në kontrast të madh me fjalimin e zëvendëspresidentit amerikan, Mike Pence. Merkel ushtroi me humor autokritikë për mangësitë e politikës së jashtme gjermane. Pence nga ana e tij demonstroi me një stil jo të gdhendur mirë se çfarë do të thotë në praktikë politika „America First”. Merkel foli plot pasion për qëndrimet e saj. Pence jepte mesazhe ndërmjet rreshtave, nganjëherë me ton komandues.

Kontrasti i këtyre dy fjalimeve e bëri të qartë, se sa e vështirë është bërë momentalisht marrëdhënia transatlantike. Por në një kohë që Merkel tundi sallën, duke shkaktuar një valë globale gëzimi në twitter, provinca protestoi. Princër lindorë të CDU-së nisën një diskutim mendjengushtë, duhet apo nuk duhet ta lejojnë të flasë në fushatën zgjedhore të landeve kancelaren e tyre me përmasa botërore. Imazhi i Merkelit në lindje të Elbës është aq i dëmtuar, saqë kjo mund të rrezikojë edhe suksesin e CDU-së në zgjedhjet e landeve.
Pasuesja bën përgatitje
Në shtëpinë e saj me probleme, jashtë Gjermanisë e ngritur lart: Merkeli e ndan këtë fat me disa kancelarë të pasluftës – Sa më shumë fitonin prestigj e respekt si personalitete me format botëror, aq më shumë rrëzohej autoriteti në politikën e brendshme. Qoftë Adenauer, Brandt, Schmidt apo Kohl – të gjithë ata e humbën mbështetjen në radhët e tyre, disa madje u përzunë nga njerëzit e tyre, në një kohë që prestigji i tyre në botë u rrit. Merkel e ka dorëzuar ndërkohë postin e kryetares së partisë tek kandidatja e saj e dëshiruar Annegret Kramp-Karrenbauer. Ajo e përdori Konferencën e Sigurisë në Mynih për t’u prezantuar para rrjeteve të ndryshme botërore të politikës së jashtme. Kësaj iu shtua një intervistë e gjatë e Kramp-Karrenbauers për temat e politikës së jashtme. Pasuesja po përgatitet, jo thjesht vetëm për postin e kryetares së partisë.
Por kush i mbledh copëzat, kush e krijon sërish rebusin e botës? Përgjigja e Angela Merkelit në Mynih ishte e qartë – ne jemi të thirrur të gjithë e duhet të veprojmë. Por një gjë Merkel e la pa përmendur – faktin që ajo vetë nuk do të angazhohet më pas pas mandatit si kancelare. Megjithatë amaneti i saj për politikën e jashtme dihet pas Konferencës së Sigurisë në Mynih.

Trump: Kalifati i ISIS-it, në prag të disfatës

Presidenti amerikan, Donald Trump shkruan në Twitter se kalifati i vetëshpallur i Shtetit Islamik është “në prag të disfatës”, por paralajmëroi se do të lejonte qindra nga pjesëtarët e grupit terrorist që të shkaktojnë kaos në vendet e tyre të lindjes, nëse aleatët e Uashingtonit refuzojnë që t’i pranojnë.
Dy mesazhet në Twitter, postuar të shtunën në mbrëmje nga rezidenca e e tij e pushimit në Mar-a-Lago të Floridës, ishin komentet e para të Presidentit Trump për luftën kundër ISIS-it, që kur ai tha të premten në Shtëpinë e Bardhë se do të bënte “shumë njoftime të rëndësishme”, lidhur me Sirinë dhe çrrënjosjen e kalifatit të vetëshpallur.
Por presidenti përdori një ton të ndryshëm të shtunën duke ushtruar trysni ndaj aleatëve të Shteteve të Bashkuara të bëjnë më shumë, duke deklaruar njëkohësisht se “Kalifati ishte gati të rrëzohej”.
“Shtetet e Bashkuara i kërkojnë Britanisë, Francës, Gjermanisë dhe aleatëve të tjerë evropianë që të marrin 800 luftëtarë të ISIS-it që janë kapur në Siri dhe t’i nxirrnin në gjyq”, shkruante ai duke shtuar se alternativa nuk do të ishte e mirë, pasi “ne do të detyroheshim t’i lironim”.
Presidenti Trump tha se Shtetet e Bashkuara nuk duan që këta luftëtarë të ISIS-it të depërtojnë në Evropë, duke paralajmëruar se Shtetet e Bashkuara do të tërhiqen pas fitores 100 për qind ndaj Kalifatit.
Komentet e Presidentit vijnë ndërsa komandantët e Forcave Demokratike Siriane të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara thanë se kalifati i vetëshpallur është reduktuar në vetëm 600-700 metra katrorë pranë fshatit Baghuz në Sirinë lindore dhe është i rrethuar nga të gjitha anët.

Bardh Spahia: Ne përfaqësojmë qytetarët e lirë, jo oligarkët dhe kriminelët në Parlament

Deputeti i Shkodrës, Bardh Spahia është shprehur gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD se, kjo lëvizje për djegien e mandateve është zgjidhja më e mirë për shqiptarët që po grabiten çdo ditë nga kjo qeveri e krimit, si dhe ky parlament i cili sundohet nga krimi, nuk mund të jetë i njëjti për deputetet e PD-së të cilët u votuan nga shqiptarët për t’i dhënë zgjidhje krimit dhe korrupsionit.
Postimi i plotë i deputetit Spahia
E kaluara dhe historia na ka treguar ne shqiptareve qe indiferenca ndaj te keqes paguhet shume shtrenjte. Ska gje me te shtrenjte se liria dhe ska te keqe me te madhe se diktatura. Ndaj sot me shume se kurre duhet te rreagojme te gjithe per te mbrojtur ate cka Zoti na e ka dhene dhe qe askush smund te na e mohoje. Te gjithe ne kembe per kombin tone, per liri e demokraci!
QENDRIMI IM NE MBLEDHJEN E GRUPIT PARLAMENTAR
Plotesisht dakort me vendimin per te djegur mandatet, vendim i cili merret ne kushtet e ezaurimit te te gjitha opsioneve dhe rrugeve politike nga ana e jone, por edhe me bindjen e thelle qe vendi gjendet ne kushtet e nje grushti shteti dhe po rrezikon te rreshkase frikshem ne nje forme te re diktature apo diktati te krimit te organizuar i cili kercenon apo blen votat me parate e droges sic eshte vertetuar tashme. Nje gje duhet ta kemi te qarte, ne kushtet e nje neodiktature pergjigjja e vetme eshte revolta popullore, mosbindja civile dhe ne per kete duhet te pergatitemi si e vetmja mundesi mbas ndermarrjes se nje hapi te tille ekstrem sic eshte ai i djegies se mandateve te opozites. Shumica e shqiptareve sot nuk jane te perfaqesuar. Revolta popullore mbetet rruga e vetme.

Basha shpall vendimin unanim të deputetëve të PD: Jemi gati…

Kryetari i PD, Basha shpalli vendimin unanim të grupit parlamentar të PD për djegien e mandateve të deputetëve dhe hedhjen e hapave të fortë politik për të çuar vendin drejt një zgjidhje të re politike, me qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme.
Në mbledhjen e grupit u vendos:
Unanimisht votohet pro djegjes se mandateve, pavaresisht diskutimeve ne parim.
Te mandatohet kryetari Basha te mbledh Keshillin Kombetar per marrjen e vendimit perfundimtar
Te ngrihet nje grup pune per teknikalitetet. Njerez qe njohin ligjin dhe zgjedhjet. Propozim per KK: Gaz Bardhi, Oerd Bylykbashi, Enkelejd Alibeaj, Clirim Gjata, Ivi Kaso.
Ndërkohë nga ana tjetër nga ana e kryeministrit Edi Rama derimë tani nuk është shfaqur asnjë hap pas, duke lënë të kuptohet se ai është në pritje të marrjes së vendimit final për të menduar lëvizjen e radhës.
Vendimi është konfirmuar dhe në një deklaratë të shkurtër bërë për mediat nga ana e Bashës.
‘’Në mënyrë unanime ne vendosëm djegien e mandateve të deputetëve. Ne jemi të gatshëm për të bërë çdo hap përpara që lidhet me garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”, u shpreh Basha.

Deputetët e PD të bashkuar, votim unanim: Djegim mandatet dhe bashkohemi me popullin

Vendimi i Lulzim Bashës për të djegur mandatet e të gjithë ggrupit parlamentar të PD-së po diskutohet në një mbledhje të këtij grupi. Sipas burimeve të Fax Neës deri më tani janë shprehur dakord shumica e deputetëve demokratë, ndërsa ka një kundërargument nga Ervin Salianji i cili ka deklaruar në mbledhje se është pro djegies së mandateve, por që duhen sqaruar mirë teknikalitetet .
“Pavarësisht ekzaltimit të njerëzve jam kundër djegies së mandateve pa i menduar mirë teknikalitetet. Kjo sepse nuk i dihet kush vjen poshtë nga lista e PD-së dhe bëhet deputet. Duhen sqaruar teknikalitetet dhe ti djegim që sot”, është shprehur Salianji.
Ndërkohë deputetët Flamur Noka, Andon Frrokaj, Edomond Spaho, Oriola Pampuri, Agron Shehaj, Klevis Balliu, Florion Mima, Gent Stazimiri, Aldo Bumçi, Valentina Duka dhe Andon Frrokaj janë shprehur pro këtij aksioni ekstrem politik pasi sipas tyre shumica e dalë nga zgjedhjet e qershorit 2017 janë rezultat i vjedhjes së votës qytetare.
Debatet në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së:
Flamur Noka- Duhet djegie e mandateve te bashkohemi me qytetaret. Ky eshte nje rregjim, nuk mund te sillemi normalisht, te jemi opozite fasade.
Ervin Salianji- Pavarësisht ekzaltimit të njerëzve jam kundër djegies së mandateve pa i menduar mirë teknikalitetet. Kjo sepse nuk i dihet kush vjen poshtë nga lista e PD-së dhe bëhet deputet. Duhen sqaruar teknikalitetet dhe ti djegim që sot mandatet.
Andon Frrokaj- Pro djegies, ne i paraprijme, me sakrifice. Ne duhet te dalim ti themi qyetatreve jemi si ju, pa asnje ndryshim. Eshte koha per veprim. Ajo pjesëmarrje eshte miratim per ne, ne jemi shumice sot me qytetaret. Une jam i gatshem per perballemi drejtperdrejye me te. Ai ka votuar ca ka dashur, me ne parlament.

Edmond Spaho- VOA ka dale edhe ka pranuar qe zgjedhjet jane vjedhur dhe ja kapur nga Rama. Nuk duhet kaloj kaq lehte. Akuza qe na kane vene eshte qe nuk i cojme gjerat deri ne fund. Keshtu qe nuk duhet te levizim nga djegia e mandateve. Zgjedhje me ramen nuk hyjme se ai prap do na i vjedhi. Keshtu qe djegia eshte presioni me i mire dhe dalja ne krah te vullnetit te qytetareve.
Agron Shehaj- Largimi i Rames nuk eshte garancia e vetme per zgjedhjet e lira. Ne duhet te ceme kusht hetimin e rames dhe arrestimin e atyre qe kane vjedhur ne 2017. Une jam dakort qe mandatet duhen djegur, kjo eshte gjeja e duhur. Ceshtjet teknike i zgjidhni ju. Ne sduhet ti afrohemi parlamentit dhe komisioneve. Rama ka nevoje per normalitet, ne jo.
Klevis Balliu- Pro djegies se mandateve, eshte sakrifice minimale per qytetaret. Mandatet tona nuk kane vlejtur ne parlament. Kauza eshte me e rendesishme sesa mandatet. Rama eshte rrezik kombetar, ti bashkohemi shqiptareve pa mandate sic jane ata.
Florion Mima- Njerezit na thone ju rrogat i merrni, ne vdesim per buke. Une jam per ndjekje mandatesh ne menyre absolute. Nuk jam per asnje skenar tjeter, kjo eshte rruga e vetme. Bashke me qytetaret aty.
Oriola Pampuri- Akti me sublim qe mund te bejme. Do mbahet mend gjate dhe mbeshtetes propozimin tuaj per djegie mandatesh.
Gent Strazimiri- Kemi gjithcka ne parlament por politike nuk kemi bere dot. Aty nuk arrihet te behet politike. Keshtu qe jam pro. Nuk ka moment me te mire pas pergjigjes qe na dha populli ne 16 shkurt. Ata qe na dhane mandatin, i themi ne nuk bejme dot politike ne ate parlament, ja mandati ja u kthejme juve. Eshte fillimi i nje rruge per demokraci. Per komunistet parlamenti ka qene legjitim edhe 46 vjet pa opozite. Ata jane mesuar me rregjim. Ti hapim beteje.
Aldo Bumci: Djegie mandatesh ne menyre te qarte dhe te shoqerohet me pershkallezim ne terren. Te jemi me qytetaret, rruga te jete politika jone. Nuk futemi ne asnje lloj zgjedhje.
Valentina Duka: Gjithe njerezit ne rrjetet sociale ishin pro nesh. Keshtu qe ne menyre absolute jam me njerezit, jam per djegien e mandateve. Dhe te vendosim hapat teknike dhe politike. Ne te faktorizohemi politikisht sipas vullnetit te njerezve.

Saga e Nufit të Zadrimës… Kush është 80 vjeçari që u arrestua pse protestoi para Kryeministrisë

Nga Martin DEDAJ

Nuf Zeka apo shkurt “Nufi”!.. Kështu njihet në Fishtë dhe më tej por emri i tij është Ndue Zef Fugaj (Ndoci). Ai dhe familja e tij ka një histori sa të dhimbshme po aq të trishtë. Ka qenë vetëm 3-vjeç e gjysëm kur i pushkatojnë pa gjygj babain e tij Zekën, vetëm pse ai ishte kundra komunistëve që erdhën në pushtet pas Nëntorit të vitit 1944. Mbi familjen dhe të afërmit e Zef Ndocit (njohur edhe Zek Fugaj) filloi një kalvar i pashoq, vijuar nga një jetë e vështirë plot vuajtje dhe persekucione. Familja cilësohet kulake, ju hoqën triskat e frontit, u degdisën në punët më të vështira, dhe u privuan nga çdo e drejtë qoftë edhe elementare etj. Kalvar i cili vijoi për afro 50-vjet, deri në agimin e demokracisë në Shqipëri në vitin 1990, që fatkeqësisht u shkërmoq me kthimin dhunshëm në pushtet në Marsin e përgjakur të vitit 1997 të socialkomunistëve dhe pjellës së tyre, të cilët janë rikthyer sërish në pushtet, në vitin 2013 me të ashtëquajtërën “Rilindje”, që veçse e tillë nuk rezultoi për shqiptarët.
* * * *
Nuf Zeka prej vitesh ruan si gjënë më të shtrenjtë një fotofrafi të dalë me prindërit dhe njërin vëlla, pak kohë përpara se ti pushkatonin të jatin. Nufi në foto është ai djali i vogël (majtas) i cili është rritur, burrëruar dhe po plaket së bashku me këtë fotografi. Sa e sa herë e ka mbajtur nën jastek dhe ka fjetur me këtë foto, me mallin fëminor për të jatin. Mall i cili kurrë nuk i’u shua, pasi pabesia komuniste do ta ekzekutonte pa gjygj Zekën, babain e Nufit, së bashku me një grup antikomunistësh të tjerë.
Me lot në sy dhe duke ju dridhur mjekra, Nufi fshan mbi fotografinë teksa e ledhaton kujdesshëm atë dhe shprehet: -“Kam qenë krejt i vogël dhe si një ëndërr e keqe më kujtohet lajmi i zi, se na pushkatuan babën. Na kapi një vaj i madh a thua se na kishte rraf kush. Por nana jonë e dashur Mrika (dritë pastë) e bija e Hilë Gjokës në Korthpulë, na mblodhi rreth votrës dhe përpiqej të na pajtonte dhe largonte disi dhimbjen. Unë jam fëmija i fundit por dy vllaznit e mi Shtjefni e Frani (të cilët kanë ndërruar jetë) dhe motra ime Dila, asokohe kanë qenë më të rritur dhe e kanë ndjerë më shumë sesa unë dashurinë dhe dhimbjen e babës, të cilin na e pushkatuan pa gjygj misionarët e kuq të komunizmit, të cilëve më shumë se çdo gjë tjetër u interesonte pushteti i tyre i pas luftës. Na ka rritur nana me shumë mund dhe sakrifica. Gjithçfarë metodash dhe marifetesh dhune dhe terrorri është ushtruar ndaj nesh, nga forcat e sigurimit dhe ato të pushtetit të kohës por ne, falë zotit ndonëse me vështirësi mundëm ti përballonim këto situata mjaft të vështira.

Zek Ndoc Fugaj një antikomunist i vendosur…
Njohur me dokumenta zyrtare Zef Ndoc Ndoci, ai lindi në Fishtë të Zadrimës në vitin 1907. Do të kalonte një fëmijëri pranë familjes ashtu si të gjithë bashkëmoshatërët e tij të vendlindjes, kësaj treve të dëgjuar në Zadrimë dhe jo vetëm, si dheu i vendlindjes së poetit të madh kombëtar At’ Gjergj Fishta.
Më pas Zeka do të kryente arsimin bazë në Troshan dhe po aty fillon studimet për prift, por për nevoja ekonomike të familjes ndërpret shkollimin dhe kthehet në familje, ku merret për disa kohë me punë bujqësie e më pas ndërton një ndërtesë me dërrasa dhe të mbuluar me tjegulla e cila ka shërbyer për shitjen e vajgurit në Lezhë, në të cilën ka punar për disa vite aty, vetë Zeka. Ndërtesa afro 25 m 2 ka qenë e vendosur tek rruga e Kallmetit aty ku sot është ish Dega Ushtarake. Objekti ka qenë deri vonë dhe është njohur si “Kioska e Zek Fugës”. Në një hark kohor të shkurtur, qartësimi e përshtjellimi, shpëtimi e humbja, fitorja e disfata u ngërthyen keqaz me njëra-tjetrën. Kështu që, pas vitit 1942 filluan të ravijëzoheshin qartazi palët me pikpamje dhe qëndrime të kundërta politike. Në njërën anë forcat antikomuniste që donin një Shqipëri të lirë dhe demokratike ku padyshim pjesë e tyre ishte edhe biri i Zadrimës Zef Fugaj, (Periudhë e cila përkon me kohën kur ai u lidh dhe bashkëpunoi me krerët e lëvizjes antikomuniste të Veriut) dhe në anën tjetër komunistët që më shumë se çdo gjë tjetër u interesonte pushteti i pas luftës, të cilët filluan të organizohen me shpejtësi sidomos në Jug të vendit.
Në këto rrethana në Veri të Shqipërisë kishte filluar organizimin rezistenca antikomuniste pjesë e së cilës ishin një grup prijësish të viseve të Shqipërisë së Epërme, të cilët më 2 Prill 1944 krijuan Grupin Indipedent Antikomunist Shqiptar, me Këshill Drejtues të përbërë nga: Sulçe Beg Bushati, Gjon Marka Gjoni, dhe Hafiz Ali Kraja, që përfaqësonte Shkodrën, Mirditën, Malësinë e Madhe, Dukagjinin, Pukën, Hasin, Lezhën etj. (Aso kohe Lezha ishte pjesë e Shkodrës).

Ky grup u bëri thirrje forcave të Ballit Kombëtar dhe Legalitetit që të bashkoheshin në një front të vetëm rezistence antikomuniste. Ndërkohë që kioska e vajgurit njohur si “Kioska e Zek Fugës”, kishte kohë që ishte bërë qendër e pikëkontakteve të burrave të krahinës që ishin kundra komunizmit. Aty diskutohej deri në orët e vona të natës e ndoshta deri në të zbardhur të dritës. Këtu krerët antikomunistë vendosnin për veprimet që do të kryente grupi i Lezhës, kryetar i të cilit ishte Zek Fugaj, dhe përbëhej nga: 1. Zef Simoni (Zek Fugaj Fishtë-Zadrimë), 2. xhandar Prenk Marku nga Kaçinari, 3. Prenk Lek Shkreli (Malësi e Madhe), 4. Pjetër Shqalshi (Malaj-Mirditë), 5. Preng Kol Marku (Kaçinar-Mirditë), dhe disa të tjerë që i’u bashkëngjitën më vonë. Grupi i Zadrimës që në krijimin e tij përkrahu dhe bashkëpunoi me Grupin Indipedent të Veriut të Shqipërisë, si dhe me grupet e tjera antikomuniste shqiptare duke u investuar maksimalisht, në luftën kundra frymës komuniste që kishte filluar të fitonte terren. Pasi komunistët po kalonin nga krijimi i formacioneve të mëdha ushtarake, në ngritjen e strukturave që do të kontrollonin pushtetin aty ku largoheshin Italianët dhe më pas Gjermanët.

Veprimtaria antikomuniste dhe asgjesimi i grupit të Zadrimës… 
Aktiviteti antikomunist i Grupit të Zadrimës dhe prijësit të tij fisnik Zek Fugaj si dhe popullariteti që ai kishte në Zadrimë, alarmuan pa masë forcat e partizanizmës të cilët filluan ndjekjen dhe survejimin si dhe kërkuan të dinin dhe të merrnin informata të hollësisshme rreth aktivitetit të këtij grupi. Kështu që kioska e vajgurit që ishte edhe rezidenca e grupit u bë tashmë objekt i forcave të ndjekjes.
Për ti shpëtuar ndjekjes dhe rrezikut të arrestimit, aty nga fundi i Tetorit 1944 grupi i përbërë prej 8-vetash të prirë nga Zek Fugaj, vendosi ta spostojë aktivitetin e tyre antikomunist nga Lezha drejt Tiranës për tu bashkuar me forcat e tjera antikomuniste që vepronin rreth saj, dhe për të vijuar aktivitetin e tyre antikomunist aty ku e kërkonte nevoja.
Në rrugëtim e sipër tre pjestarë të grupit u kapën nga forcat e ndjekjes që i sollën dhe i demaskuan në popull e më pas i zhdukën pa nam e nishan, saqë sot e kësaj dite nuk ka të dhëna për fatin e tyre, ndërsa pjesa tjetër kanë qëndruar ilegalisht për 2-3 ditë, por pa mundur ti shpëtojnë darës së kuqe të komunizmit.
Zek Fugaj së bashku me pjestarët e tjerë të grupit të Zadrimës do të pushkatoheshin nga dora kriminale e forcave të ndjekjes më 31.10.1944, në vendin e quajtur: “Varri i Xhandarëve”, në Priskë të Tiranës.

Në librin: “Traktaktet e Xhelal Staraveckës”, hidhet paksa dritë mbi vrasjen e 5-anëtarëve të grupit të Zadrimës, të cilët u ekzukutuan pa gjygj. Në këtë libër ndër të tjera shkruhet se: “Ne kemi pasë dy nene. Kur ndonjë fatkeq dënohej me dy nene, do të thonte turturë të paktën nja katër orë e ndonëse i mbetej ndonjë pikë shpirti, me i dhënë gjysmën e lekut. Gjysma e lekut përkthehej plumbi. Në fund të Tetorit 1944 erdhi në Priskë të Tiranës Isa Toska (kështu thirrej xhelati komunist Mehmet Shehu) i cili kishte nisur një aksion brenda në Tiranë. Më tha tu bëja gjygjin grupit të Zadrimës që ishin arrestuar dy-tre ditë më parë. Gjygji i tyre ishte i bërë, pasi plumbi në kokë ishte rezervuar për ta. Sa për formalitet i mora në pyetje dhe u mora vetëm emrat, që i kam edhe sot e kësaj dite në një defter. Ata ishin: Zef Simoni (Zek Fugaj Fishtë-Zadrimë), xhandar Prenk Marku nga Kaçinari (Mirditë) Prenk Lek Shkreli (Malësi e Madhe), Pjetër Shqalshi (Malaj-Mirditë), Preng Kol Marku (Kaçinar-Mirditë). Këta të pestë u pushkatuan pa gjygj dhe u varrosën në një varr kolektiv, të quajtur “Varri i Xhandarëve”, të cilin familjarët dhe të afërmit e tyre nuk mundën ta gjenin asnjëherë”.
U desh të kalonte gjysëm shekulli dhe vetëm në Nëntor 1994 familjarët e Zef Fugës dhe të tjerëve të vrarë atë ditë me të, të mund të gjenin eshtrat e të afërmëve të tyre të dashur, dhe të bënin çvarrimin nga kjo gropë e zezë e mbushr plot me mistere, ankth dhimbje, pabesi etj të realizuara nga ana e forcave të ndjekjes Dushano-Miladino-Hoxhiste të partizanizmës shqiptare, që tradhëtuan idealet e luftës për interest e pushtetit të tyre të mëvonshëm. Të gjata janë historitë e paudhësive të tyre, që nuk kursyen as jetën e njerëzve të pafajshëm, që patën vetëm një “faj” se nuk ishin me udhën e paudhë të komunizmit.

“Kulakët” e Zadrimës dhe varri i humbur…
Dallgët e historisë e kanë përplasur jo pak me jetën familjen e Zek Fugës në Fishtë. Ajo ka kaluar një kalvar të gjatë plot vuajtje dhe mundime gjatë diktaturës komuniste gjysëm shekullore, ku u diskriminua në mënyrat nga më të pabesueshmet, duke u përçmuar e degdisur në çdo mbledhje fronti, partie, rinie e gjetkë, si: “Bijtë e reaksionarit”, të atij që nuk e donte kurrë komunizmin dhe luftoj kundra tij.
Më tej akoma u cilësua: “Familje kulake” dhe i’u hoqën triskat e frontit, i’u privua e drejta e marrjes pjesë në mbledhje, për shkollim të fëmijëve as që bëhej fjalë. Ndërkohë që për ta ishte i rezervuar vetëm robtimi në punët më të rënda që kishte ish kooperativa bujqësore. Sindromë e cila vazhdoi deri në fund të viteve 90-të, kohë kur ra sistemi diktatorial afro gjysmëshekullor.
Një goditje tjetër më shumë sesa vrastare për familjen Fugaj (Ndoci) në Fishtë, do të ishte varrosja natën pa hënë e Zek Fugës, në një gropë të mistershme diku në malin e Dajtit, në Priskë të Tiranës, quajtur “Varri i xhandarëve”, por pa u saktësuar asnjëherë se ku!!!.
Forcat e errërta të ndjekjes e vranë atë së bashku me pjestarët e tjerë të grupit dhe më pas i varrosën në fshehtësi të plotë, duke mos treguar vendvarrimin e tyre për gjysëm shekulli.
Natën pa hënë dhe në errësirë të plotë i realizonte ekzekutimet dhe vrasjet shpura vrastare e diktaturës komuniste, pasi të zezë e kishin shpirtin xhelatët e tij fanatikë, të cilët pasanikët dhe kundërshtarët e tyre ideologjikë i kishin halë në sy.

Një “gëzim” brenda hidhërimit gjysëm shekullor…
Falë këmbënguljes titanike dhe kërkimeve disa vjeçare të tij, në fund të Nëntorit 1994, Nufi arriti të gjejë vendvarrimin e të jatit dhe eshtrat e të ndjerit ti rivarrosë, në varrezat e vendlindjes së tij në Fishtë, duke hequr kështu një brengë e cila do ti kishte shoqëruar gjatë gjithë jetës fëmijët e të ndjerit Zek, të afërmit dhe farefisin e tij. Ajo ditë pavarësisht se u kthye në një morte të madhe pati edhe një “gëzim” brenda hidhërimit dhe brengës shumë vjeçare. Pasi familjarët e të ndjerit, nga ajo ditë e në vijim kanë të paktën një vend ku të shkojnë e lotojnë, çmallen dhe të vendosin lule të freskëta. E ky është varri i eshtrave të Zef Ndoc Ndocit, njohur edhe Zek Fugaj, që edhe pse të fosilizuara, akuzojnë dhe apelojnë për padrejtësitë dhe paudhësitë e ndodhura gjatë viteve të diktaturës.

Persekucioni vazhdon… 
Bijtë e etërve janë si vetë ato, në mos më keq akoma, pasi u’a kanë tejkaluar atyre. Të pangopur me masakrat e etërve të tyre, sikur të mos mjaftonte rritja jetim e Nufit dhe fëmijëve të tjerë, pa përjetuar dashurinë prindërore madje pa i ditur për gjysëm shekulli as varrin të jatit, persekucioni mbi familjen Fugaj (Ndoci) vazhdon ende.
Nufi piketohet dhe vihet në shenjestër, duke u shpallur në kërkim për llogari të Komisariatit Nr. 1 Tiranë, me pretekstin absurd të pjesëmarrjes në protestën paqësore të 8-Dhjetorit 2015, organizuar nga Partia Demokratike, në Ditën Kombëtare të Rinisë.
Pasi kishin marrë mirë të dhënat (a thua se deri në atë kohë Nufi kishte qëndruar në ajër), segmente të caktuara të shtetit, zgjedhin pikërisht datën 22-Dhjetor 2015, dy ditë përpara Krishtëlindjeve kur Nufi teksa po hynte në traget në Durrës, pasi kishte planifikuar të kalonte Kshnellet (Krishtlindjet) në Itali tek fëmijët, nipat dhe mbesat e tij dhe të çmallej me ta, pasi nuk i kishte parë prej kohësh. Por ndalohet nga forcat e policisë dhe shoqërohet për në Komisariatin e Policisë Durrës, ku i komunikohet “arsyeja” e ndalimit. Menjëherë janë vënë në dijeni disa deputetëvë të PD, të Durrësit të cilët kanë kërkuar sqarime rreth ndalimit të tij dhe më pas interesimi i drejtpërdrejtë i deputetit të Lezhës Aldo Bumçi, ka bërë të mundur që “ I rrezikshmi dhe shumë i kërkuari” Ndue Zek Fugaj, njohur edhe Nuf Zeka, të shoqërohet për në Komisariatin e Policisë Nr. 1, ku pasi është marrë në pyetje, është mbajtur për disa orë në dhomat e paraburgimit dhe më pas lirohet në orët e vona të natës. Por pa mundur të shkojë në Itali tek fëmijët, ashtu siç e kishte planifikuar.
Njësoj siç bënë të pafetë ideologjikë komunistë, që u prishën kishat dhe xhamitë besimtarëve në atë “revolucion famëkeq kulturor” të vitit 1967, kështu vepruan edhe xhelatët e pafe të “Rilindjes”, që pengojnë qytetarët të gëzojnë me fëmijët e të afërmit e tyre në ditë të shenjta, si nata e K’shnellave, siç vepruan me Nufin e Zadrimës, i cili në 25-vjetorin e krijimit të PD Lezhë, përshëndetjen që mbajti përpara demokratëve e bëri me duar të lidhura me zinxhirë, duke sintetizuar mësëmiri fytyrën e vërtetë të qeverisjes vrastare të rilindjes, që simbol të saj ka burgun dhe vetëm burgun.
Gjithashtu ai u bëri thirrje të gjithë demokratëve dhe jo vetëm dhe sidomos të rinjëve që të ngrihen si një uragan e të frymëzojnë një lëvizje mbarë popullore për të këputur zingjirët, me të cilët shqiptarët janë prangosur në këto vite të qeverisjes së ashtëquajtur të “Rilindjes”.
…dhe sërish Nufi mbrëmbjen e datës 17 Shkurt 2019, është marrë dhe shoqëruar për në Tiranë, me pretekstin se paska “sulmuar” kryeministrinë një ditë më parë teksa mori pjesë në protestën e opozutës. Sesa forcë mund të ketë një 80-vjeçar për të sulmuar njeri e aq më tepër kryeministrinë, siç është Nufi këtë mund ta dijnë vetëm ata që kanë sajuar akuzën ndaj tij?!!

Të pushkatuarit pa gjygj…
Teksa bisedon me Nufin, ai i rikthehet brengës me të cilën është rritur burrëruar dhe po plaket me të, dita-ditës. “Ah sa më ther në zemër kjo brengë. U rrita pa dashurinë dhe përkëdheljen e babës, të cilin ma vranë pabesisht komunistët, në prag të ardhjes së tyre në pushtet. Jo vetëm e vranë por e humbën pa nam dhe nishan, saqë vetëm pas 50-vjetësh munda të gjej vendin ku e kishin varrosur së bashku me shokët e tij të idealit dhe të rivarros eshtrat e tij, në varrezat e fshatit. Komunistat i kishin bërë mirë hesapet me kundërshtarët e tyre. Personat më të rrezikshëm i vranë para ardhjes së tyre në pushtet. Ashtu si baba im, të pushkatuar pa gjygj gjatë vitit 1944, janë me qindra e mijëra në të gjithë Shqipërinë të cilët fatkeqësisht nuk trajtohen ligjërisht. Ndaj ka ardhur koha që edhe kjo kategori të trajtohen nga legjislacioni shqiptar. Pse jo edhe me një ligj të veçantë”, apelon Nufi dhe më tej vijon: “Kam marrë vetëm dy herë shpërblim për babën, në kohën që ishte PD në pushtet gjatë viteve 1992-1996. (Një herë letra me vlerë dhe një herë tjetër nja 3 milion lekë të vjetra dhe kaq). Nuk është punë shpërblimi këtu por problemi është se, emri i babës tim dhe shumë antikomunistëve të tjerë, është fshirë nga dokumentat e shtetit” shprehet Nufi.
Kjo kategori njerëzish kanë qenë të situr mirë në sitën e forcave të ndjekjes dhe të pushtetit, që po instalohej në vend, gjatë vitit 1994 prandaj edhe u vranë të parët, njëri ndër të cilët ka qenë Zef Ndoc Ndoci (Zek Fugaj), i cili ka qenë një luftëtar i vendosur kundër komunizmit, dhe aspironte për një Shqipëri të lirë e demokratike. “Çdo dritë sado e vogël që të jetë e largon disi terrin, sigurisht në mos pastë aq dritë sa me ndriçue kambën, së paku na shërben se ku ta drejtojmë hapin”, thotë ndër të tjera Atë Zef Pllumbi në librin: “Histori kurrë e shkrueme”.
Ndaj këto pak radhë janë një përpjekje modeste për të hedhur sado pak dritë mbi aktivitetin antikomunist të këtij burri fisnik të Zadrimës dhe misteret e vrasjes pa gjygj të tij, për të cilin në të ardhmen, duhet të shkruhet më shumë, bazuar në të dhëna e fakte konkrete me qëllim njohjen dhe lartësimin e kësaj figure të vendosur antikomuniste dhe të këtij misionari fisnik të shqiptarizmës, i cili u pushkatua pa gjygj më 31 Tetor 1944 dhe u varros natën nëpër terr në vendin e quajtur “Varri xhandarëve”, në Priskë të Tiranës.

Berisha në grupin parlamentar: Përballje me regjimin

Teksa në selinë blu po diskutohet djegia e mandateve, dhe në shumicë dërrmuese deputetët demokratë po shprehen pro, një reagim i fuqishëm padyshim është ai i ish-kryeministrit Sali Berisha.
Duke qenë një nga nismëtarët për djegien e mandateve, Berisha thotë se është koha që PD të përballet me regjimin që ka përballë.
Reagimi i Berishës:
Prova e këtij vendimi është, nëse ne me aksionin qytetar politik do t’i kthejmë shqiptarëve votën e lirë, ne kemi marrë nje vendim historik të drejtë. Po nuk arritëm që shqiptaret të votojne të lirë, mbetemi fasadë. Nëse shkohet në këtë vendim, që nuk e kundërshtoj, përkundrazi, koha ka ardhur që të përballemi me këtë rregjim me qëllimin e vetëm që shqiptaret të jenë të lirë.
Nga ana tjetër kryeministri Rama duket se nuk do të lëshojë pe, madje ka hedhur tezën se PD dhe LSI nuk do të merren vesh për djegien e mandateve të deputetëve së bashku.
Deklaratat e Ramës janë bërë në mbledhjen e grupit të deputetëve, ku ai iu ka kërkuar të tijve që të fokusohen në organizimin e zgjedhjeve lokale.