Një sasi e madhe droge është kapur nga policia italiane në qytetin e Napolit. Operacioni i forcave të rendit në shtetin përtej Adriatikut bëri të mundur kapjen e plot 1250 kg lëndë narkotike e llojit hashash, e cila ishte fshehur në dy kamionë të ngarkuar me portokallë dhe qepë.
Për këtë u arrestuan edhe tre persona, mes tyre edhe një shqiptar i identifikuar si Sami Bodini.
Dy të tjerët ishin shoferët e autobusit, ndërsa shqiptari ishte pasagjer në një nga kamionët ku u gjet sasia e drogës.
Të arrestuarit pritet të dalin para gjykatës në Itali me akuzën e “trafikut të lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim”.
Lumë droge nga Shqipëria në Itali, kapet 1 ton e 250 kg kanabis e fshehur në portokalle e qepë
Edhe LSI përkrah PD, Kryemadhi: Djegia e mandateve rruga e vetme për të rikthyer shtetin e së drejtës
Kryetarja eLSI, Monika Kryemadhi në një deklaratë për shtyp pas mbledhjes së Grupit Parlamentar ka anonçuar para publikut vendimin e kësaj force politike lidhur me djegien e mandateve.
Sipas Kryemadhit, korrupsioni galopant, mungesa e shpresës te rinia që po çon drejt largimit në masë nga Shqipëria, bullizmi dhe dhuna ndaj opozitës, LSI ka vendosur djegien e mandateve.
“Djegia e mandateve është rruga e vetme për të rikthyer shtetin e së drejtës dhe legjitimitetin e qeverisë përmes votës së lirë. Prandaj ai vendosi djegien e mandateve dhe mandaton kryetaren e LSI për të marrë të gjitha hapat staturore dhe politike në përmbushje të këtij vendimi”, u shpreh Monika Kryemadhi.
Më herët, ishin partitë e tjera opozitare, PR, PAA, PBDNJ, LZHK dhe PDK që njëzëri ranë dakord pro djegies së mandateve, pas takimit me Bashën në PD.
Deklarata e plotë e Monika Kryemadhit
Grupi Parlamentar i LSI i mbledhur sot vlerëson: Me shqetësimin kritik dhe në rritje për rrënimin dhe asgjesimin e funksionimit të Kuvendit, si institucioni themelor i Republikës së Shqipërisë për shkak të arrogancës dhe paligjshmërisë së mazhorancës parlamentare, Me shqetesimin e jashtëzakonshëm për uzurpimin dhe kapjen nga mazhoranca të sistemit të drejtësisë dhe lënien e vendit pa Gjykatë Kushtetuese, Me shqetësimin madhor për shkatërrimin e elementit themelor të demokracisë, ndarjen e pushteteve dhe kontrollin dhe balancën mbi pushtetet, Me vërtetimin botërisht nga media ndërkombëtare dhe dosjet gjyqësore të ilegjitimitetit të faktuar të kësaj qeverie dhe maxhorance për shkak të vjedhjes së votës dhe kriminalizimit të procesit zgjedhor nga kjo mazhorancë në zgjedhjet e 2017,
Me bindjen se paligjshmëria e kësaj mazhorance të krijuar nga vjedhja dhe kriminalizimi i votës është burim themelor për konfliktualitetin ekstrem politik, keq-qeverisjen e thellë të vendit, të vërtetuar nga skandalet e përditshme dhe pandëshkueshmëria e fajtorëve Thellësisht të shqetësuar për mungesën totale të vullnetit të mazhorancës për të realizuar reformat e nevojshme për hapjen e negociatave për antarësim në BE, Duke vlerësuar të qëllimshme sjelljen e mazhorancës përpara detyrimit për të realizuar reformën zgjedhore, për të garantuar një proces zgjedhor të lirë e të ndershëm në zgjedhjet e ardhshme,
Duke vlerësuar me shumë shqetësim përkeqësimin tronditës të gjendjes ekonomike, rritjen e taksave, korrupsionin galopant, dhe shkatërrimin e besimit tek qytetarët dhe veçanërisht rinia, e cila po largohet masivisht, Demostrimi i mungesës së plotë të vullnetit nga mazhoranca për të kthyer në normalitet ligjor dialogun politik dhe funksionimin e kuvendit, si dhe injorimi, bullizimi dhe dhunimi i opozitës parlamentare nga ana e saj,
Duke mbështetur plotësisht zgjidhjen politike të ofruar nga opozita e bashkuar, të një qeverie tranzitore, të gatshme për të ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm, që do të garantojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe zhbllokimin e procesit të integrimit europian të Shqipërisë, hapjes së negociatave me Bashkimin Europian, përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme të parakohshme parlamentare; Grupi Parlamentar i LSI vlerëson se djegja e mandateve është rruga e vetme për të rikthyer shtetin e së drejtës dhe legjitimitetin e qeverisjes përmes votës së lire. Prandaj, Grupi Parlamentar, vendosi djegjen e mandateve dhe mandatoi Kryetaren e LSI për të ndërmarrë të gjithë hapat statutore dhe politike në përmbushje të këtij vendimi.
Aleatët i bashkohen Bashës: “Do t’i djegim mandatet”
Aleatët e Partisë Demokratike, Dule, Shehi, Duka janë shprehur pro vendimit dhe kanë votuar unanimisht për të djegur mandatet e deputetëve në Parlament. Kryetari i PR-së, Fatmir Mediu tha sot zëri i deputetëve të opozitës do të jetë sëbashku me qytetarët në shesh dhe jo më në parlament. Ai tha se vendimi i u mor me unanimitet. “Djegia e mandateve është vendim i gjithë deputetëve. Zëri që do të mungojë në Kuvendin e Shqipërisë do të jetë një zë që do të jetë me qytetarët shqiptarë” tha Mediu. “Opozita është në kushte e realizimit të misionit të saj. Misioni është i vështirë dhe i rëndë dhe kërkon mbështetje më shumë se kurrë të qytetarëve. Kërkohet mbështetje e gjithë atyre që janë të mashtruar dhe të poshtëruar nga Edi Rama dhe Rilindja”, shtoi Dule.
“Sa kohë të jetë Rama aty do na shihni bashkë. Po nuk qe ai aty edhe mund të shihni ndonjë gjë ndryshe”, tha Shehi para gazetareve.
Ndërkohë që Lulzim Basha pë ta joshur shtoi:“Edhe kur të largohet ai, bashkë do jemi”.
Vetëm LSI megjithëse burime pranë saj e kanë konfirmuar djegjen e mandateve nuk ka dalë me një prononcim zyrtar.
Mbedhja që do ta zyrtarizojë qëndrimi përfundimtar të partive të vogla të opozitës u mbajt sot në ora 15 00.
Deklarata e fortë e deputetit: Është koha që qytetarët të marrin parlamentin që ka vjedhur Edi Rama!
Banorët e Unazës së Re kanë qënë sot më të zjarrtë se kurrë në protestën e tyre pothuajse 3 mujore për mbrojtjen e shtëpive të tyre.
Vendimi i opozitës së bashkuar për lënien e mandateve është mirëpritur me entuziazëm nga banorët e kësaj zone të Tiranës të cilët janë në përballje të drejtpërdrejtë me qeverinë prej shumë javësh.
Banorët i kujtuan Ramën thënien e tyre të vjetër: Fundi do të vijë nga banorët e Unazës së Re.
Ata thanë se ky vendim i opozitës do të shpëtojë jo vetëm banorët e Unazës por gjithë Shqipërisë.
“Je në hall z. Rama se duhet t’u kthesh paratë oligarkëve”, tha një qytetar.
Pjesë e protestës së tyre kanë qënë edhe deputetët e PD.
Gjatë fjalës së tij, deputeti Klevis Balliu u kërkoi banorëve të bashkohën me datë 21 para parlamentit.
“Nuk kemi nevojë për imunite dhe mandate, mandatet i kemi në shesh me qytetarët. Askush nuk e pyet më Edi Ramën, sot vendosin qytetarët. Sot jam më krenar se kurrë më Partinë Demokratike sepse sot ne jemi njësh me qytetarët, jemi të gjithë njësoj”, tha deputeti i PD-së.
Balliu i bëri thirrje kryeministrit Rama që të japë dorëheqjen pasi ajo që ka parë me 16 shkurt do ti duket lule në krahasim me atë që do të shohë ditën e enjte.
“Është koha që qytetarët të marrin parlamentin që ka vjedhur Edi Rama, dhe këtë do ta bëjmë të enjten, sepse është koha të ketë aty njerëz të lidhur me artin, librat dhe traditat e shoqërisë tonë dhe jo nga tradhëtarët e kombit. Nëse ky zotëria nuk jep dorëheqjen deri të enjtën ju takon juve të vendosni për fatin e qeverisë”, tha Balliu.
Parlamenti ka 6 vjet që është marrë peng nga përdhunues, nga një skizofren si Rama, që e kanë marrë peng droga, Balili, Habilajt.
Parlamenti duhet të kthehet në një institucion me dinjitet, me burra dhe zonja që votohen nga qytetarët, dhe jo nga Avdylajt dhe bandat e tjera.
Ai parlament nuk mund të përfaqsohet më nga njerëz të kapur nga krimi.
Ju takon ju që me datë 21 tua ktheni parlamentin qytetarëve nëse Rama nuk jep dorëheqjen”.
Banorët akuzuan Ramën se ka urdhëruar hedhjen e lëndëve helmuese për të shpërndarë qytetarët në protestën e 16 shkurtit.
Ata paralajmëruan se të enjtën do të jenë përpara Parlamentit për ti dhënë fund sistemit të Edi Ramës.
Në protestë ishte si çdo natë i pranishëm edhe deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu i cili tha se vendimi i sotëm i opozitës erdhi si rrjedhojë e qëndrimit të mazhorancës.
Paloka: Po e them tani për herë të parë, kam dëshmitare Spiropallën!
Nga Edi PALOKA
E bëra të famshëm…
Çfarë nuk ka bërë për të tërhequr vëmendjen e ndërkombëtarëve dhe mediave të huaja:
Ka shkuar me atlete në samite ndërkombëtare, madje dhe në sallone e oborre mbretërore; ka hapur ekspozita si kryeministër në galeritë më të shtrenjta të botës; ka bërë eksentrikun, sharlatanin e karagjozin sa ka mundur në takime nderkombetare; ka paguar miliona për intervista e reportazhe; ka angazhuar dhe Sorosin për ti bërë publicitet në mediat që kontrollohen prej tij…
Po nuk arriti kurrë të merrte vëmendjen dhe publicitetin që mori pas të enjtes se kaluar.
Faqja e tij e zezë bëri shëtitjen e mediave nga vendet arabe në SHBA, nga Evropa në Azi.
E jo shaka po gjithë mediat më të rëndësishme të planetit.
Sot ka fituar dhe çmime nga këto media (Reuters apo BBC) si kryeministri faqezi i Shqipërisë.
P.S
Po e them tani për herë të parë (kam dëshmitare spiropallën):
Një nga momentet që nuk e kapen dot mediat, një nga ato shumë momente kur kryeministri i ‘rilindjes’ shan e shfryn nga vendi pa mikrofon, sapo ishte bojatisur, mu drejtua duke me kërcënuar.
Më kërcënoi se do vazhdonte të më ‘bënte qesharak’ në Parlament…
E thënë nga ai është për tu marrë në konsiderate, por pa modesti fare, dyshoj që sado të përpiqet, do arrij të më bëj ‘të famshëm’ aq sa arriti ai brenda një dite…
Gazeta austriake Der Standard: Kulmi i protestave në Shqipëri, policia sulmoi protestuesit
Gazeta austriake Der Standart ka publikuar dje një artikull për protestën e opozitës më 16 shkurt. Exit.Al sjell më poshtë artikullin e plotë.
Shumë motive për të protestuar kundër qeverisë në Tiranë
Mijëra qytëtarë protestojnë në rrugë, sepse tarifat e tyre të shkollimit janë shumë të larta, ose sepse ata do të marrin shumë pak para për shtëpitë që do t’u shembin. Protestat në Shqipëri janë shtuar përpara zgjedhjeve të qershorit.
Tymi i bardhë i bombave me gaz lotsjellës përshkoi ashpër qiellin blu të ndritshëm të pranverës. Të shtunën, opozita shqiptare e drejtuar nga Partia Demokratike (PD) zhvilloi një protest në Tiranë, kundër qeverisë socialiste të udhëhequr nga Edi Rama. Disa policë dhe protestues u plagosën nga përleshjet. Protestuesit u përpoqën t’i mësynin ndërtesës së qeverisë dhe policia përdori gaz lotsjellës.
Protesta e së shtunës ishte kulmi i muajve të protestave nga grupe të ndryshme shoqërore kundër veprimeve shpesh jotransparente dhe arbitrare të autoriteteve. Prandaj protestat nuk janë vetëm prelud i zgjedhjeve lokale që do të zhvillohen në qershor. Në muajt e fundit, studentët në Tiranë kanë protestuar rregullisht në rrugë kundrejt tarifave të larta të shkollimit dhe kushteve të papranueshme në konviktet të tyre.
Kompensimet e munguara
Një tjetër lëvizje proteste u zhvillua kundër projektit për të ndërtuar një rrugë të re në qytet. Për rrugën e Unazës rreth qytetit duhet të shkatërrohen banesa. 300 familjet e prekura ankohen se nuk do të marrin kompensim të mjaftueshëm financiar. Për disa javë, ata bllokuan rrugët në Tiranë. Artistët dhe aktivistët, gjithashtu, protestuan kundër shkatërrimit të planifikuar të Teatrit Kombëtar në zemër të qytetit. Planet për Teatrin e Ri Kombëtar nxitën kritika dhe protestuesit u ankuan se kriteret për një tender të hapur nuk u përmbushën
Për të njëjtat arsye, opozita kritikon gjithashtu edhe projekte të tjera qeveritare: krijimin e kompanisë ajrore Air Albania dhe aeroportin e planifikuar në Vlorë, të cilat do të realizohen me ndihmën e investitorëve turq. Ndërkohë, ministri i jashtëm holandez, Stef Blok është gjithashtu i përfshirë në kauzë. Sipas ministrit Blok, zërat janë se projektet Air Albania dhe ai për aeroportin e Vlorës shkelin Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA) midis BE dhe Shqipërisë. Komisioni Evropian, gjithashtu, dëshiron të diskutojë në mënyrë gjithëpërfshirëse çështjet e tenderimit publik me qeverinë në Tiranë.
Fillimi i bisedimeve të pranimit në BE
Nuk është e qartë nëse vendet e BE do të votojnë për hapjen e negociatave në Këshillin e BE-së qershorin e ardhshëm; Franca dhe Holanda janë rreptësisht kundër çdo zgjerimi. Shqipëria, megjithatë, shihet në një “grup” me Maqedoninë e Veriut. Për shkak të marrëveshjes historike me Greqinë për emrin, shumë vetë argumentojnë se bisedimet e pranimit duhet të nisin së paku me Maqedoninë e Veriut.
Vitet e fundit, Edi Rama e zgjeroi edhe më shumë pushtetin e socialistëve, ndërsa opozita, edhe për shkak të gabimeve të saj, pati dobësim. Por Rama ka filluar, gjithashtu, një reformë të rëndësishme gjyqësore. Shumë prokurorë dhe gjyqtarë të korruptuar kanë lënë postet e tyre. Megjithatë, prej muajsh tashmë, Gjykata Kushtetuese nuk është më funksionale për shkak të gjyqtarëve të larguar. Reforma gjyqësore në mënyrë indirekte krijoi një vakum ligjor, të cilin disa e kanë shfrytëzuar politikisht.
Avancimi i idesë së Shqipërisë së madhe
Rama, që gjithnjë e më shumë po ashpërson tonet për një Shqipëri të Madhe dhe po e çon Kosovën drejt bashkimit me Shqipërinë, edhe pse një gjë e tillë do të shkelte Kushtetutën e Kosovës dhe Planin e Ahtisarit- plan i njohur për pozitën e vet dominuese. Kohët e fundit, Rama shkarkoi ministrin e jashtëm të mirënjohur, Ditmir Bushati, pjesërisht sepse ai kishte kundërshtuar shkëmbimin e territoreve midis Kosovës dhe Serbisë.
Një shkëmbim i tillë e territoreve, që do të shkelte Kushtetutën e Kosovës dhe Planin e Ahtisarit, nxitet nga pjesë të administratës së Trump-it dhe nga lobistë evropianë. Duke qenë se demarkacioni i ri do të bazohej në kritere etnike – të cilat BE-ja dhe i gjithë Perëndimi i kanë përjashtuar deri tani – ai po shkakton frika të mëdha në rajon.
Protesta, Zëri i Amerikës: Qytetarë të irrituar sulmuan portën e Kryeministrisë
Në Tiranë vazhdojnë arrestimet edhe komentet politike një ditë pas protestës së opozitës në shëtitoren “Dëshmorët e Kombit” para kryeministrisë.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se do të propozojë në grupin parlamentar dje
Sipas tij, protesta mbështeti kërkesën e opozitës për një qeveri tranzitore, zgjedhje të parakohshme dhe qeveri legjitime.
Zoti Basha tha se Partia Demokratike nuk do jetë më fasadë e një parlamenti të dalë nga zgjedhje, që i ka diktuar krimi.
Kështu nuk vazhdohet më, kupa është mbushur dhe është derdhur, thika ka shkuar në palcë dhe koha e fjalëve ka mbaruar.
Lidhur me propozimin e zotit Basha për djegien e mandateve opozitare në parlament pritet edhe reagimi i LSI-së, e cila më parë ka qenë kundër kësaj ideje, si edhe aleatëve më të vegjël opozitarë.
Ndërsa kryeministri Edi Rama tha se opozita po ndjek një politikë qorre, që e goditi Shqipërinë në sytë e botës dhe u dha material atyre që janë kundër negociatave me BE-në.
Policia në Tiranë bëri të ditur se ka arrestuar 15 persona pas protestës së djeshme të opozitës për “Kundërshtim të policisë”, “Goditje në detyrë”, “Shkatërrim prone” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Mijëra përkrahës të opozitës morën pjesë dje në një protestë para selisë së qeverisë në shëtitoren “Dëshmorët e Kombit”.
Por para se të nisnin fjalimet, nisi përplasja e policisë me qyetarë të irrituar, që sulmuan portën e kryeministrisë.
15 personat e arrestuar janë shumica nga Shqipëria e mesme, ndërsa në kërkim policor edhe 7 të tjerë, ndërsa 5 qytetarë u proceduan në gjendje të lirë.
“Corriere della Sera” nxin Ramën: “Trafiqe dhe tregime nga Albanistani”
Trafiqe dhe tregime nga “Albanistani”. Kështu titullohet artikulli i botuar sot në gazetën italiane “Corriere della Sera”, ku trajtohen lidhjet e Shqipërisë me drogën, nivelin e lartë të korrupsionit, pagat e ulëta të policëve dhe grupet kriminale shqiptare që veprojnë nga Europa deri në SHBA.
Në artikullin e Andrea Galli-t, i cili është botuar edhe në faqen e parë të numrit të sotëm të gazetës, flitet për “narko-shtetin”, një term i përdorur gjerësisht nga opozita shqiptare.
“Përkufizimi i “narko-shtetit” ka në themel të tij rregullimet e hesapeve, tonelatat e drogës, krimet e eksponentëve shtetërorë të kamufluar si aksidente rrugore, djemtë që joshen nga kriminelët dhe transformohen në vrasës, lidhje mes politikanëve dhe narkotrafikantëve shqiptarë, e cila nuk mbetet më vetëm në kuadër të prodhimit të marijuanës, por është futur edhe në kanalet ndërkombëtare të kokainës, në aleancë me ’ndrangheta-n dhe klanet amerikano-jugore”.
Artikulli në Corriere della Sera flet edhe për “rregullin e parave”, sipas të cilit niveli i korrupsionit është aq i lartë duke u kthyer në kulturë për shqiptarët.
“Një zakon i përhapur aq shumë, saqë kur një qytetar ndalohet nga policia për një kontroll rutinë, bën gati paratë. Kurrë nuk i dihet, edhe pse nuk ka kryer asnjë krim. Një polic fiton mesatarish 300 euro në muaj.
Ndikimi i partive nuk ka të ngjashëm në Europë. Me ndryshimin e pushtetit, ndërrohen edhe kolltuqet, të rëndësishëm ose jo. Policët e thjeshtë mund të transferohen nga një anë e vendit në tjetrën. Ato paga mjerane nuk u lejojnë të blejnë një makinë, ndërsa mjetet e transportit publik janë të vjetëruar, e kështu ndodh shpesh që t’i gjesh policët duke bërë autostop…”, thuhet ndër të tjera, percjell opinion.
Artikulli në fund flet për grupet kriminale shqiptare që ndodhen në gjithë Europën dhe në Amerikë, si në Nju Jork, Londër dhe Roterdam, grupe të cilat kontrollojnë trafikun e hashashit dhe kokainës. “Në një vend ku spikat patriotizmi, me një ndjenjë të rrallë mikpritjeje dhe me një natyrë të mrekullueshme, jetojnë të lirë dhjetëra të kërkuar, të dënuar në Itali por jo të arrestuar. Me 200 mijë euro mund të fitohet pandëshkueshmëria e përjetshme”, përmbyllet artikulli i “Corriere della Sera”.
“Liberation”: Shqiptarët në shesh kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar!
Gazeta franceze ‘Liberation’ i ka kushtuar një artikull të gjatë protestës së opzitës ditën e shtunë në Tiranë.
Me mijra qytetarë demonstruan të shtunën në Tiranë me thirrjen e opozitës për të kërkuar largimin e Kryeministrit socialist Edi Rama.
Në Shqipëri, në rrugë kundër “korrupsionit dhe krimit të organizuar”
Fotografia ishte e bukur, por nuk zgjati. Përpara kamerave televizive, gratë e reja ofrojnë lule për oficerët e policisë, nën zemrat e kuqe të Ditës së Shën Valentinit. Pastaj, atmosfera u bë e tensionuar pasi mijra njerëz u mblodhën në bulevardin kryesor të kryeqytetit shqiptar. Ata iu përgjigjën thirrjes së partive të krahut të djathtë të opozitës, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama. Ata akuzojnë kreun e qeverisë se është i korruptuar dhe ka lidhje me krimin e organizuar.
Emiljano, 36 vjeç, erdhi nga një qytet i vogël në veri të Tiranës. “Unë, e bëra gjithë familjen time me 140 euro në muaj, me indinjatë. Dhe ne jemi gjithmonë e më shumë të taksuar! Por ai jeton në luks me miqtë e tij të krimit të organizuar! ”
Në turmë, militantë të shumtë më pbkarta në duar ku bien në sy, “Shqipëria shqiptarëve, jo oligarkëve,” “Ky është fundi i qeverisë së banditëve”. Slogani “Rama, ik!” duke rregullisht.
Në pjesën e përparme të protestës, disa jedjin në drejtim të policisë edhe bojë. Megjithë thirrjet për qetësi në megafon, dhjetëra protestues arrijnë të thyejnë me forcë kordonin e policisë që i ndan ata nga zyra e Kryeministrit. Dy herë ata përpiqen të thyejnë dyert e ndërtesës. Disa dritare janë thyer, por protestuesit janë zmbrapsur nga kanalet e ujit dhe gaz lotsjellës.
Tensioni mbetet i gjallë për disa orë. Në total, 19 persona, duke përfshirë 9 anëtarë të policisë dhe 2 gazetarë, janë lënduar.
Ndërsa gara verbale është e zakonshme në mesin e politikanëve shqiptarë, tensioni ka shtuar një nivel në ditët e fundit ndërsa afrohej demonstrata. Edi Rama ishte mbuluar me bojë nga nënkryetari i parlamentit, i zgjedhur nga opozita. Mobilizimi i së shtunës nuk është asgjë si një lëvizje qytetare spontane, siç shkruan Ermal Hasimja, një analist politik: “Opozita po përpiqet të përfitojë nga pakënaqësia në rritje me qeverinë, në një kontekst të vështirësive ekonomike dhe sociale. pothuajse skandalet e përditshme të korrupsionit dhe abuzimit “.
Zgjidhet për herë të parë në vitin 2013 në një program për të reduktuar pabarazitë dhe luftën kundër korrupsionit, socialisti Edi Rama ka dështuar për të rikthyer besimin në institucionet e tyre. Megjithë reformën e vazhdueshme të drejtësisë, Shqipëria është tani një nga studentët më të keq evropianë, sipas renditjes më të fundit të Transparency International.
Edhe më keq, partia e tij akuzohet rregullisht për lidhje me “krimin e organizuar”. Dyshimet e rifituara kohët e fundit nga një sondazh i Zërit të Amerikës, i botuar në fund të janarit mbi legjislativin 2017, ku Partia Socialiste mori një shumicë absolute. Këto dyshime për blerjen e votave shqetësuan opozitën, ndërsa zgjedhjet lokale të rëndësishme janë caktuar për në fund të qershorit.
“Opozita e sheh vështirësinë e fitimit të zgjedhjeve ku po brengosen nga blerja e votave, patronazhi dhe apatia e popullsisë, vazhdon Ermal Hasimja. Duket se një pjesë e Partisë Demokratike (PD), forca kryesore e opozitës, po kërkon të jetë më agresive kundër qeverisë. Ky presion mund të rritet në muajt që vijnë”.
Tashmë në dhjetor, dhe për disa javë, vendi ka përjetuar protesta më të mëdha të studentëve në historinë e saj. Një mobilizim kundër kostos së studimeve dhe një sistemi universitar të konsideruar si të pabarabartë nga studentët, gjë që e bëri Rama të riparonte gjysmën e qeverisë së tij.
Dhuna e së shtunës u dënua nga ambasadat e BE dhe SHBA në Tiranë. Në një fjalim televiziv të dielën, udhëheqësi i PD-së bëri thirrje përsëri për një “qeveri kalimtare” dhe u bëri thirrje politikanëve të opozitës të “djegin mandatet e tyre parlamentare”, ndërsa një ditë tjetër proteste është planifikuar për të enjten.
Ironikisht, Rama, ndërkohë, reagoi në Twitter: “Sa e trishtueshme është të shohësh reflektimin e monstrozitetit të djeshëm (e shtunë, vini re) në mediat botërore! Politika e verbër e një opozite pa vizion, pa një udhëheqës nuk ka arritur qeverinë, por ka dëmtuar imazhin e Shqipërisë dhe ka dhënë argumente atyre që kërkojnë pretekste kundër negociatave me BE. ” Zyrtarisht një kandidat për BE që nga 2014, Shqipëria mund të hapë negociatat e pranimit në qershor. Në varësi të progresit në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Helmi i lleshërve nuk na ndal!
Bijte e eterve te pa epur ne poshtersite e tyre ne nje akt te pashembullt perdoren lende helmuese luftarake kunder popullit protestues dhe menduan se do na shfarosnin por harruan se as eterit e tyre vrases e gjakatare nuk ja dolen dot. Te jene te bindur se ska lesh dhe helm qe na ndal ne kauzen tone te drejte por ne ferr do shkoje shpirti i tyre i helmatisur dhe i mbushur ne krime prej 70 vitesh.
Beteja sapo ka filluar. Diten e enjte dt 21-02-2019 do te percjellim te njeten force dhe mesazh ne protesten perballe Parlamentit te kriminalizuar.
Sot me vendimin e Kryetarit per djegien e mandateve te deputeteve s’ka me opozite parlamentare, por popull opozitar qe do triumfoje mbi te keqen dhe ashtu si ne 20 shkurt 1991 kur rrezuam bustin e bastardit ne 21 shkurt 2019 do terheqim te gjalle te birin e bastardit ed-ver-kristaq-spiro-kriminel Ramen.l
Opozita nuk terhiqet dhe rruga e vetme per zgjidhje eshte qeveri tranzitore, votim elektronik dhe standarte qe permbushin kauzen e vlerave te lirise se vota eshte e drejte e barabarte dhe vullneti i sovranit eshte percaktues per qeverisjen e ardheshme.
Idetë, Ideali dhe forca e sovranit kane bere te dridhet Oligarkia kriminale e drejtuar nga kryeoligarku dhe i shituri tek serbet ED-VER RAMA.
Tashme, Populli eshte zot i fateve te veta.
Realiteti eshte ky…
Bujar VRETO
Kryetar i Degës së PD Librazhd