32.5 C
Tirana
E enjte, 28 Gusht, 2025

“Një botë pa paktin e çarmatimit”, ministrat e NATO-s diskutojnë pasojat

NATO është trazuar që kur Moska ka thënë, se do të dalë edhe ajo nga pakti i çarmatimit INF, si reagim ndaj daljes së SHBA. Si duhet t’ i përgjigjet Aleanca Veriatlantike rrezikut të raketave ruse? Gjendja është “serioze”, tani duhet menduar për një “botë pa paktin e çarmatimit”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. Aleanca transatlantike nuk do që të nxitohet për të gjetur përgjigjen e përshtatshme. Kjo u bë e qartë që në fillim të takimit dyditor të Këshillit të Mbrojtjes së NATO-s në Bruksel, takimin e parë të NATO-s që kur SHBA, e mbështetur nga NATO bëri të qartë në fillim të shkurtit se vetë do të dalë nga Pakti i Çarmatimit INF të lidhur me Rusinë, për raketat me rreze të mesme veprimi, të afta për t’u përdorur si armë atomike.
Përjashtohet mundësia e garës së armatimeve?
Në momentin aktual, thotë ministrja gjermane e Mbrojtjes Ursula von der Leyen, Aleanca nuk punon as për të përjashtuar, as për të vendosur hierarki, as për të përfshirë. Shumë më tepër duhet lënë kohë për të diskutuar, për të vendosur në tavolinë një “propozim të arsyeshëm dhe të mençur”. Ministrja e Mbrojtjes nuk e përjashton hë për hë mundësinë e një përforcimi atomik të Europës: “Pikërisht, meqenëse ndodhemi në fillim të diskutimit është e rëndësishme që të mos fillojmë të hierarkizojmë ose të nxjerrim jashtë pika të veçanta, por të vendosim në tavolinë vërtet të gjithë gamën e çështjeve.”
Për maturi në reagimet ndaj daljes prej marrëveshjes, e cila që prej 1987 ka parashikuar ndalimin e armëve atomike me rreze të mesme veprimi që ndizen nga toka, përpiqet edhe ambasadorja amerikane Kay Bailey Hutchison, e cila në bisedë me Deutsche Wellen thotë: “Ne nuk kemi si synim që të krijojmë diçka të re në Europë. Aq më tepër atomike”. Kështu ajo konfirmon linjën aktuale të NATO-s. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg thekson në takimin e ministrave të Mbrojtjes së NATO-s, se nuk synohet operimi i “përforcimit atomik me mbështetje nga toka në tokën europiane”.

NATO kërkon maturi
Në rrethet e NATO-s thuhet se Aleanca do këshillohej keq, nëse do të përgjigjej me shpejtësi ndaj sjelljes së Rusisë. “Politikën ‘Raketat me raketa’, nuk e kemi ushtruar as në të kaluarën”, thotë Stoltenberg. Njëkohësisht Sekretari i Përgjithshëm thotë, se NATO ndodhet në një “proces të vazhdueshëm të përshtatjes”. Nëse Rusia nuk i kthehet Paktit të Çarmatimit, “NATO duhet të përgjigjet”. Çfarë do të thotë kjo konkretisht, mbetet e hapur.
Por i qartë është plani kohor. SHBA kanë njoftuar për një afat gjashtëmujor daljeje nga Pakti INF, thotë një zëdhënës i NATO-s. Kjo i jep kohë Moskës, që të kthehet tek Pakti. Deri në muajin gusht, Rusia ka shansin “të marrë një herë frymë mirë”, thonë diplomatët e NATO-s. SHBA kanë “marrë frymë thellë shumë herë”, duke patur parasysh shkeljet, që Rusia i ka bërë Paktit të Çarmatimit.
Gjashtë muaj kohë për të marrë frymë
Bëhet fjalë për zotërimin e sistemit me rreze të mesme veprimi SSC-8 (tipi 9M729). Ky sistem është në gjendje të hedhë në ajër raketa, që mund të jenë të pajisura me kokën e një rakete atomike dhe që mund të shkojë më shumë se 2000 kilometra larg. Pakti i çarmatimit ndalon raketat atomike me rreze të mesme veprimi me distanca 500 deri 5500 kilometra. Rusia e ka dhënë radiusin maksimal të SSC-8 me 480 kilometra, pak më poshtë se sa kufiri i lejuar. NATO, thotë se “ka arsye të mira për të menduar se këto të dhëna nuk janë të sakta”.
Të dhënat e muajve të fundit tregojnë, thotë Stoltenberg, se Rusisë i kërkohet urgjentisht që t’i kthehet kuadrit të paktit, domethënë që të shkatërrojë sistemin e përmendur me rreze të mesme veprimi. Njëkohësisht kërkohet që kontaktet diplomatike të mbesin. Pak vëmendje ministrat e NATO-s i kushtuan kësaj here buxhetit të mbrojtjes.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, tregohet i kënaqur, ndryshe nga herët e tjera kur buxheti ka qenë arsye për grindje të vërteta. “Të gjith anëtarët e NATO-s kanë dhënë më shumë para për mbrojtjen”, tha Stoltenberg. Gjashtëmbëdhjetë anëtarë do të arrijnë deri në vitin 2024, synimin e deklaruar për të dhënë për mbrojtjen dy përqind të prodhimit të brendshëm bruto. Gjermania, e cila planifikon 1,5 përqind nuk është pjesë e tyre.

Letra e diplomatëve amerikanë trazon skenën politike në Kosovë

Udhëheqësit e institucioneve të Kosovës dhe delegacioni i saj për bisedime me Serbinë u mblodhën të mërkurën për të diskutuar një platformë bisedimesh dhe letrën e zyrtarëve amerikanë që paralajmërojnë masa të reja ndaj Kosovës nëse ajo nuk pezullon tarifat ndaj mallrave serbe.
Udhëheqësit e institucioneve nuk komentuan takimin, ndërsa Shpend Ahmeti, njëri nga drejtuesit e delegacionit për bisedime tha se ka kërkuar “që mos ta lëmë njëri tjetrin të vetëm në këto tema, nuk mund ta lëmë vetëm kryeministrin në këtë çështje, sepse presioni po shkon drejt te ai. Nëse marrim vendim bashkë ta mbajmë taksën të bëhemi të gjithë, e nëse vendosim ta heqim, të bëhemi të gjithë bashkë. Unë mbetem i bindur se kjo nuk rrezikon marrëdhëniet tona me Shtetet e Bashkuara”.
Një ditë më parë Kosova mori një letër të nënshkruar nga Matthew Palmer, zëvendës ndihmës sekretari i shtetit, Laura Cooper, zëvendës ndihmëse e sekretarit të Mbrojtjes dhe John Erath, zëvendës drejtori për Çështje të Evropës në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, në të cilën shprehet keqardhja për refuzimin e deritashëm të Kosovës për të dëgjuar këshillat amerikane.
Në letër mes tjerash theksohet se “Kosova nuk ka mik më të mirë sesa Shtetet e Bashkuara. Ne kemi punuar për kaq shumë vite për të realizuar një të ardhme për popullin e Kosovës, në mënyrë që ai të jetojë ashtu siç ka zgjedhur, në paqe. Lufta e Kosovës për liri ka mbetur në mendjen e amerikanëve. Mijëra diplomatë amerikanë dhe ushtarë janë përfshirë personalisht në përpjekjet për të ndërtuar një të ardhme për Kosovën. Është e pabesueshme që pas gjithë çfarë kemi bërë bashkë, Kosova e vlerëson miqësinë tonë aq ulët sa të injorojë këshillat tona”, theksohet mes tjerash në letër.

Në muajin nëntor Kosova vendosi tarifa prej 100 për qind ndaj mallrave nga Serbia për shkak të, siç është thënë, qasjes agresive të Beogradit ndaj shtetësisë së Kosovës. Beogradi ndërkaq e ka kushtëzuar vazhdimin e bisedimeve me heqjen e tarifave, duke bërë që procesi të mbetet i pezulluar.
Kryeministri Ramush Haradinaj, ngul këmbë që tarifat të mbahen deri në një marrëveshje përfundimtare me Serbinë, ndërsa presidenti Hashim Thaçi dhe kryetari parlamentit, Kadri Veseli, kërkojnë që të dëgjohen aleatët dhe ato të pezullohen.
Presidenti Thaçi, i cili u takua të mërkurën me ambasadorin amerikan Philip Kosnett, tha se janë pajtuar se është thëlbsore “është të largohen të gjitha pengesat për vazhdimin e dialogut me Serbinë dhe t’i hapet rrugë marrëveshjes paqësore. Partneriteti dhe miqësia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është jetësore për Kosovën. Kosova ka arritur kaq larg falë përkrahjes së gjithanshme të Shteteve të Bashkuara”, thuhet në një komunikatë të zyrës së presidentit Thaçi.
Tash për tash nuk është e qartë se cila do të jetë rrugëdalja nga situata e krijuar që shënon edhe rastin e parë kur Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë dhe kanë paralajmëruar veprime dënuese për Kosovën.
Në letrën e zyrtarëve amerikanë shpjegohet se për shkak të qasjes së Kosovës, është vendosur që të anulohet vizita e planifikuar e Gjeneralit(Timothy) Orr nga Garda Kombëtare e Iowa-s, në Kosovë dhe se do të shihen me kujdes “aspektet e tjera të bashkëpunimit”.
Garda Kombëtare e Iowas ka luajtur rol të jashtëzakonshëm në ngritjen e mundësive vepruese të Forcës së Sigurisë së Kosovës shndërrimi i së cilës në ushtri është mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, por ka nxitur pakënaqësi tek një pjesë e aleatëve të NATO-s.
Ministrat e Mbrojtjes së vendeve anëtare të aleancës që filluan takimin dyditësh të mërkurën në Bruksel, pritet që të enjten të shqyrtojnë shkallën e angazhimit me Forcën e Sigurisë së Kosovës, meqë një pjesë e aleatëve mendojnë se “ishte kohë e gabuar shndërrimi i saj në ushtri”.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ritheksoi të mërkurën se kjo Forcë nuk mund të shkojë në veriun e Kosovës pa lejen e komandantit të forcave paqeruajtëse të KFOR-it, misioni i të cilave do të vazhdojë të mbetet i pandryshuar.

Trump nuk tërhiqet: Muri do të ndërtohet!

Presidenti Donald Trump këmbëngul se muri në kufirin me Meksikën do të ndërtohet, edhe në se Kongresi nuk i miraton të gjitha fondet që ai kërkon. Udhëheqësit në Kongres thanë të martën se kanë arritur një marrëveshje për buxhetin federal dhe po i kërkojnë Presidentit që ta nëshkruajë atë. Zoti Trump tha se ai nuk është i kënaqur me marrëveshjen, por do të marrë një vendim për miratimin e saj pasi të njihet me hollësitë. Siç njofton korrespondetja e Zërit të Amerikës, Zlatica Hoke, të dyja palët kanë bërë lëshime për të bërë të mundur marrëvrshjeen mbi buxhetin.
Marrëveshja e kompromisit nuk përfshin 5,7 miliardë dollarët që kërkoi Presidenti Trump për ndërtimin e një muri të ri prej 350 kilometrash, por ajo përfshin 1.4 miliardë dollarë për një gardh prej çeliku prej 90 kilometrash, që do t’i shtohet gardhit ekzistuese prej rreth 1 mijë e 100 kilometrash.
“Nuk jam i kënaqur me marrëveshjen. Nuk e bën punën e duhur, por unë do të gjej fonde të tjera, dhe ne kemi për të ndërtuar njëmur të mrekullueshëm, të fortë, që nuk do t’i lejojë kriminelët, trafikantët e drogës dhe drogat të hyjnë në vendin tonë.” – tha Presidenti.
Kryetari i shumicës në Senat Mitch McConnell shprehu optimizëm për marrëveshjen:
“Unë mendoj se kemi një marrëveshje të mirë. Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi tha se nuk do të jepet asnjë dollar për murin. Ndoshta tani do të kemi një diskutim se si do të jetë muri apo gardhi…demokratët kërkonin përmirësimin e qendrave të ndalimit… Mendoj se presidenti ja doli…”.

Kryetari i pakicës në Senat Chuck Schumer i bëri thirrje Presidentit ta nënshkruajë marrëveshjen:
“Presidenti nuk duhet të bëjë të njëjtin gabim që bëri dy muaj më parë, kur patëm një marrëveshje dypartiake dhe ai nuk e nënshkroi, gjë që solli mbylljen e qverisë,”- tha ai.
Presidenti Trump tha të martën se nuk do të ketë një tjetër mbyllje të qeverisë:
“Nuk besoj të kemi një tjetër mbyllje të qeverisë. Nuk do ta bëja këtë. E patëm një mbyllje, për fajin e demokratëve.”
Por ai tha se do të shyqrtonte çdo mundësi për ndërtimin e murit, përfshirë deklarimin e gjendjes së emergjencës kombëtare në kufi, për marrjen e fondeve të nevojshme. Deklarimi i situatës emergjente mund të ndeshet me sfida ligjore, që do ta vononin ndërtimin e murit. Por Presidenti ka privilegjin e ekzekutivit për të marrë disa nga fondet e emergjencës, në se e sheh të nevojshme, tha senatori demokrat Joe Manchin i Virxhinias Perëndimore.:
“Do të shpresoja që ai të mos i marr fondet nga fusha të nevojshme, si përmbytjet apo zjarret masive, apo çdo lloj katastrofe tjetër; ka disa fusha të tjera, që nuk janë aq të nevojshme dhe besoj se ai këtë mundësi është duke shqyrtuar,”- tha zoti Manchin.
Detajet e marrëveshjes për sigurinë e kufirit mbeten për t’u bërë publike dhe ligji duhet miratuar nga të dyja dhomat e Kongresit para se t’i shkojë për firmë presidentit.

Edi Rama – The End!…

Nga Erl KODRA

“Rënia e Perandorisë, zotërinj, është një diçka masive, gjithsesi ajo nuk ndalohet lehtë. E diktuar nga një burokraci në rritje, iniciativë e ngadaltë, ngrirje e kastës dhe nga digat e kuriozitetit, përfshirë edhe njëqind faktorë të tjerë. Ajo ka vazhduar, siç e kam thënë, me shekuj, dhe është një lëvizje shumë e mahnitshme dhe masive, e pamundur për t’u ndalur”.
Isaac Asimov, shkrimtar dhe profesor amerikan, autor i Serisë “The Foundation”.
Imagjinoni diçka të stërmadhe, të ngjashme me Ferrin, ndërkohë, përpiquni t’i gjeni figurën simetrike në botën tonë. Në mendje të vjen një ngrehinë terrori që kontrollon gjithçka. Me një sistem që nuk funksionon mbi baza ligjore por mbi vullnetet kriminale të lidershipit. Ky është Shteti i Mafias Shqiptare.
Në të vertetë, Shteti i Mafias funksionon ndryshe nga Shteti i të Drejtës. Shteti i Mafias nuk i zbaton ligjet, sidoqofshin, por i “intepreton” ato sipas ëndrrave të çmendura dhe dëshirave perverse. Në Shtetin e Mafias parimi i barazisë para ligjit nuk është i vlefshëm, posaçërisht për krerët e Organizatës Kriminale që është instaluar në qeverisjen legale të vendit. Për më tepër, Shteti i Mafias i kthen përmbys normat dhe rregullat, shpërfillë frymën e ligjit, injoron fakte dhe prova, shpifë dhe denigron paturpësisht për kundërshtarët.
Në këtë tekst nuk do të shkruaj se çfarë është produkti dhe rezultati i qeverisjes në Shtetin e Mafias, por cila është metoda e operimit, diskursi publik, gjesti imoral dhe mjeti i vogël në dukje, që rezulton në makabritete të paimagjinueshme dhe të papranueshme për moralin njerëzor.
Për të kuptuar aktet e pamoralshme nuk është e nevojshme të jesh domosdo njeri i lexuar ose ekspert i ligjit. Zakonisht, akte të tilla gjithmonë shoqërohen me fjalor të rëndë dhe gjeste të forta. Kryersi i veprës; i aktit të pamoral, nuk tutet të përballet me opinionin publik, madje e kërkon me këmbëngulje ballafaqimin, në përpjekje për të imponuar veprimin e tij si alternativa më e mirë dhe gjëja që duhej bërë. Kryersi i aktit të pamoral gjithmonë ka një arsye të fortë sipas tij, që justifikon aktin, e paraqet atë si diçka të domosdoshme, pa alternativë tjetër.

Edi Rama gjithmonë ka patur qasje të pamoralshme në marrdhëniet publike. Veprimet e tij, edhe përpara se të merrte përgjegjësi politike dhe publike para shqiptarve, kanë qenë akte imorale, të padenja për moralin njerëzor dhe të dënueshme jo vetëm moralisht. Por në atë kohë, Edi Rama nuk mund të dëmtonte askënd përveç njerëzve të afërt të tij dhe rrethit të ngushtë shoqëror. Aktet e tij imorale ndaj familjes së ngushtë, fëmijës së tij dhe grave që ka patur në jetë, sigurisht që u ka shkaktuar dëme të pariparueshme në shëndetin mendor dhe mirëqenie, por gjithësesi, këto akte imorale kanë patur efekte të kufizuara. Nëna e djalit të tij, aktorja brilante Matilda Makoçi është viktima e tij e madhe. Gjithkush e di se kush është shkaktari i vërtet i dëmit të pakthyeshëm që ajo ka patur nga martesa e tmerrshme me Edi Ramën.
Por gjithçka ndryshon nëse akte të ngjashme imorale bëhen nga pozitat e Kryeministrit të Shqipërisë, në sytë e publikut, dhe që përcillen në opinionin publik nëpërmjet ministrave të tij, rrjeteve sociale dhe televizioneve kombëtare. Në të vertetë, vlerësimi i akteve imorale të Edi Ramës duhet të bëhet në raport me pozitën e tij politike si Kryeministër i Shqipërisë. Përndryshe, sa kohë që këto akte imorale të Kryeministrit do t’i kalojmë (qoftë edhe për shkaqe të kuptueshme pamundësisë tonë reaguese) me kundërshti të pamjaftueshme, viktimat e tij, fëmijët dhe gratë shqiptare do të shtohen përditë.
Në Shqipëri ka mbi 500 mijë njerëz që jetojnë në mjerim absolut. Nga këta, shumica janë gra dhe fëmijë. Ata janë njerëz të paushqyer, me mungesa të theksuara në ushqime dhe ilaçe, pa qasje në mjete financiare publike, që trajtohen nga Shteti i Mafias si qenie jo humane. Kryeministri Edi Rama e përmbysi sistemin social që ishte (që gjithësesi nuk garantonte një jetë dinjitoze për njerëzit në nevojë) duke e zëvëndësuar me një sistem pikëzimi antinjerëzor, duke përjashtuar nga skema e ndihmës mjerane ekonomike me dhjetra mijëra familje. Në këto kushte, shqiptarët po e braktisin masivisht Shqipërinë.

Për Edi Ramën nuk ka fëmijë të uritur në Shqipëri, kur realiteti është se të paktën 100.000 fëmijë jetojnë në mjerim absolut. Por për Kryeministrin ka më shumë rëndësi që shpellat e mjerimit ku jetojnë ata që kanë fatin të dalin në ERTV, Edi Rama të shfaqet si Mesia, si shpëtimtari që i nxjerr nga mjerimi, si njeriu që u dhuron një jetë prrallash.
Përgjatë vitit që shkoi, Edi Rama u shfaq madhështor tek Shpellat e Mjerimit, teksa i fshinte nga faqja e dheut nja katër ose pesë monumente skamnore, për t’u dhuruar të përzgjedhurve nga regjia e ERTV-së parajsën në Tokë. Gjithçka është një produksion televiziv ku Edi Rama shfaqet si babaxhan zemërmirë, enigmatik, i fuqishëm, misterioz, diçka mes profetit dhe mafiozit.
Jo, këtu nuk ka punë Kryeministri i Shqipërisë, por Kapoja i Shqiptarëve. Ata duhet të ndjehen me fat që Njëshi bën edhe bamirësi, personalisht. Çfarë zemre të madhe ka Njëshi!
Ndërkohë, Edi Ramës gjithçka prekë, i shkatërrohet në duar. Njëlloj mallkimi i përndjek shqiptarët që kur ky përbindësh i nakatosur filloi të merret me punë publike. Tiranën e ktheu në një xhungël betoni, ndërsa sot mbjell tragjedi njerëzore në familjet e pamundura. Teatri Kombëtar, Unaza e Re, Shkoza, Bulevardi i Ri prej më shumë se një viti ndodhen nën kërcënimin permanent të Edi Ramës dhe Erion Veliajt. Të paktën 2000 fëmijë kërcënohen në mënyrë sistemike t’u shemben shtëpitë, streha ku panë për herë të parë dritën e Diellit.
Arsyeja?

Thjeshtë e neveritshme. Të vjedhë edhe disa miliona më shumë, me lakejtë e tij ortakë në Shtetin e Mafias.
Me sa duket, Edi Rama ëndrrat e tij haluçinante i bën realitet. Fantazitë e sëmura për qiellgërvishtës madhështor i kthen në Ligje të Posaçme, ndërsa Shqipërinë e dizajnon sipas oreksit dhe qejfit. Me siguri në Shqipërinë e mendjes së tij ekziston Edi Rama, dhe disa qenie të tjera, të mangët dhe defiçent.
Askush tjetër.
***
Për Edi Ramën mund të thuash të gjitha të zezat e botës dhe prap nuk mjaftojnë. Rrallë mund të ketë një qenie të dytë mbi dhe, që përkundë veten në kotësinë e madhështisë, si ai. Fodull, fjalëpisët, përçmues, dhunues, pervers, frikacak dhe kriminel njëherësh, idiot dhe i kulturuar njëkohësisht, edhe zuzarë, edhe kurvarë, edhe kandarë, harbut dhe finok, i pabesë dhe rrufjan.
Edi Rama është gjithçka që nuk duhet të jetë një Kryeministër.
Edi Rama nuk është asgjë çfarë duhet të jetë një Kryeministër.
I shkreti njeri!
Edhe një javë mund të luaj me veglën e tij ERTV, duke e nxjerrë në transmetim Veten e Dytë në versionin femër. Edhe një javë mund të mbretërojë me kllounët e tij të klonuar në Partinë Socialiste. Edhe një javë më shumë mund të ëndërrojë në dhomën me fluturza të Kryeministrisë – Kërpudhë.
Pip Pip Pip Pip…
Game Over, Ed.
The End

Lopetegui e thyen heshtjen pas një viti turbulent: S’flija, s’e dija ku isha!…

Vitit 2018 ishte me ngritje dhe ulje për Julen Lopeteguin. 52-vjeçar u shkarkua nga posti i trajnerit të Spanjës tri ditë para fillimit të Kupës së Botës, pasi e kishte bërë publike marrëveshjen për ta marrë drejtimin e Real Madridit pas përfundimit të turneut veror.
Vetëm tre muaj pas qëndrimit të tij në Santiago Bernabeu, Lopetegui u shkarkua pas një ecurie prej pesë humbjeve në shtatë ndeshjes, me turpërimin 5:1 nga rivali Barcelona që ishte kulmi, transmeton Gazeta Express.
Në intervistën e tij të parë që prej largimit nga Reali, Lopetegui ka folur për BBC-në rreth vitit të tij turbulent.
“Nuk ka qenë e lehtë për mua. Punuam shumë fort për dy vite, dhe ndienim se ishim të gatshëm për një paraqitje fantastike në Kupën e Botës”, tha Lopetegui.
Ai beson se u shkarkua pa të drejtë nga Federata e Futbollit e Spanjës.
“Ishte moment shumë i vështirë, të cilin nuk do ta harroj kurrë sepse ishte befasi. Ishte shumë e padrejtë”, tha ai.
Gjatë kthimit të tij nga Moska, ai nuk e kishte nxjerr as edhe një fjalë nga goja për pesë orë të tera.

“Fluturimi nga Moska në Madrid zgjati pesë orë dhe unë nuk e thashë asnjë fjalë, por kështu e ka jeta. Ishte përvojë e vështirë”, theksoi ai.
Një ditë pas largimit të hidhur nga Rusia, Lopetegui nuk mund t’i kontrollojë emocionet derisa u zyrtarizua si trajner i Real Madridit para mediave.
“Nuk flija: nuk e dija ku ndodhesha. Një ditë qesh në Rusi duke stërvitur për Kupën e Botës, ditën tjetër isha në Santiago Bernabeu me një ekip të ri”, tha ai.
Ndeshja e parë e Lopeteguit në stolin e Madridit përfundoi me humbje në kohën shtesë kundër Atletico Madridit në Super Kupën e Evropës. Por, ekipi i tij reagoi mirë duke i fituar pesë nga gjashtë ndeshjet e radhës, përfshirë takimin me Romën me rezultat 3:0 në Ligën e Kampionëve.
Megjithatë, Real e fitoi vetëm një ndeshje në shtatë takimet e radhës dhe Lopetegui u shkarkua më 29 tetor pas humbje 5:1 kundër Barçës në Camp Nou.
“Patëm fillim të mirë, ekipi po luante mirë por pastaj patëm tri javë të këqija. Ne mendonim se kjo situatë do të kalonte”, theksoi ai.
“Nuk pata kohë, kështu mund ta shpjegoj më së miri”, insistoi ai.

Ramos i ndryshon fjalët për incidentin e kartonit të verdhë

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, ka thënë se ai nuk e kishte bërë ndërhyrjen me qëllim për t’u ndëshkuar me karton të verdhë, në ndeshjen kundër Ajaxit. Kjo deklaratë e spanjollit vjen vetëm pak orë pasi ai tha se e kishte bërë këtë gjë qëllimisht.
Ramosi do të mungojë në ndeshjen kthyese kundër Ajaxit, në fazën e 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve, pasi u ndëshkua me karton të verdhë në fitoren kontroverse të Real Madridit me rezultat 2:1, transmeton Gazeta Express.
Në ndeshjen e tij të 100-të për Real Madridin, Ramosi u ndëshkua me karton të verdhë pak para fundit të ndeshjes, duke u siguruar kështu se do të mund të luajë në ndeshjet e çerekfinales, nëse arrijnë të kualifikohen nga kjo fazë.
Pas ndeshjes, Ramosi kishte ngjallur shumë debat, pasi që kishte thënë se e kishte bërë qëllimisht ndërhyrjen.
“Duke e parë rezultatin e ndeshjes, do të gënjeja nëse do them se nuk e bëra qëllimisht [ndërhyrjen për t’u ndëshkuar]. Nuk e bëra për ta nënvlerësuar kundërshtarin ose pse mendova se e kemi siguruar kualifikimin, mirëpo në futboll duhet të marrësh vendime të vështira”, ka thënë Ramosi.
Megjithatë, spanjolli i ndryshoi fjalët e tij, vetëm disa orë më vonë, përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social Twitter.
“Dua ta bëj të qartë se kjo më lëndon mua më shumë se të tjerët, nuk u ndëshkova me qëllim, ashtu siç nuk e bëra as kundër Romës në ndeshjen e kaluar të Ligës së Kampionëve. Do ta mbështes skuadrën nga tribuna, si një tifoz me idenë që do të kualifikohemi në çerekfinale”.
Kampioni në fuqi evropian dhe botëror nuk e kishte pasur aspak të lehtë ta siguronte këtë fitore kundër Ajaxit, në Holandë, mirëpo arritën ta fitojnë ndeshjen me rezultat 2:1, falë golave të shënuar nga Karim Benzema dhe Marco Asensios.
Golin e vetëm për Ajaxin e kishte shënuar Hakim Ziyech, ndërsa më herët gjyqtari e kishte marrë një vendim kontrovers për ta anuluar golin e shënuar Nicolas Tagliafico, i cili kishte shënuar kur rezultati ishte ende 0:0.

Bojë mbi fytyrën e të pafytyrit!

Adriatik R. Dosti

Nuk ka nje rast te dyte ne bote qe mbi nje kryeminister te jete gjuajtur ne nje parlament me gjithefaresoje objektesh…, .e pra ky rasti ndaj Monstres sone kryehorr – kryeminister eshte vertet egzemplar i rralle e per Guiness..
Eshte goditur me veze, letra, miell , cakmak, deri edhe me aparat tv…e se fundi u ngjyros me boje …pa a ngjyroset dot i c’ngyrosuri?
A ngjit dot boja mbi ate te cilit ka kohe qe i ka dale boja?
Thone qe me boje ka zene te shkruhet historia, po a ka histori qe do ta pranoje dot emrin e ketij Bullisti , rrugaci e sharesi te lindur qe bojen -fytyres e ka fare pak ne raport me ato c’ka ben e c’ka nxjeer nga goja duke share e ofenduar, perdhosur e denigruar gjithkend?
Thone se je piktor zotrote dhe me bojera merresh, ndaj dhe boje te dhuruam qe te bojatisesh njehere e mire e te shohesh portretin tend real ne pasqyre per te kuptuar se ku je katandisur e ku mund te perfundosh se shpejti, me ose pa deshiren tende, me apo mbrojtjen e Spiro-Kalit qe mban ne krah ..por edhe te atij gardistit-bodigard qe te rri pas karriges e qe sikur e ke zgjedhur si me porosi tek i ngjan aq fort beniaminin tend politik kriminelit rus Putinit…
Dhe populli nga sot e ne vijim do zere te kendoje ..
O Edvin largo taborre

…se te bej te kuq me boje…
Dhe po ky popull o Edvin te cilit ti ja ke prure ne maje te hundes e aty ku nuk mban me ketij populli qe ti i tregon koqet ne mes te parlamentit….heren tjeter nuk eshte aq budalla sa te te gjuaje serisht me letra, miell boje e cizme joooo ma do mendja se te ka pregatitur me te drejten e zotit te tjera surpriza dhe nga ato lloje surprizash qe s’ka zot qe ti laje por ka vetem histori qe ti shkruaje e ti mbaje ok.
Une nga natyra jam nje armik i betuar i dhunes ne pergjithesi e ndaj femrave sigurisht ne vecanti….por kur behet fjale per anti-femra te tilla si Nexhmije Hoxha e Elisa Spiro-Kal kerrmat e kellirat e atij vendi e atij populli..dhuna ndaj tyre eshte fare pak..ndaj tek e pashe se si sillej sot ne krah tend kjo mantenuta provinciale qe e ke zgjedhur edhe Ministre parlamenti o fytyre-boje mendova qe kjo qelbesire meriton vetem nje lloj fat ate te Elena Causheskut..dhe pak e ka.
Sa per fatin tend nuk shqetesohem fort pasi ate je ti vete qe ja ke parashkruar vet-vehtes prej kohesh, ndaj c’te mbjellesh do korresh thote populli, si te sillesh do te te sillen,c’ke bere do te te bejne…
Ndaj jo vetem une por besoj se edhe c’do shqiptar i ndershem lut zotin qe 16 shkurti te marrte te parin ty me vete..e pas teje edhe plehrat e llumnajen tjeter qe sjell Lumi me vete ..Gramozet, Taot, Ulsirat, Bracet, Elisat, Vasilikat, Erionet, Sadrite e Shukrite me radhe…
Sot me Boje…neser pa fjale e pa Goje…

Paloka: S’ka parë gjë akoma, asgjë personale, vetëm fillimi i 16 Shkurtit!

Nënkryetari i PD, Paloka ka deklaruar se sulmi i tij me bojë ndaj kreut të qeverisë nuk ka qenë një hakmarrje personale, por një paralajmërim për protestën e 16 Shkurtit. “Eshtë fillimi i protestës së 16 Shkurtit. Ai parlamenti është i përjsahstuar nga populli”, tha Paloka. Nënkryetari i PD deklaroi se goditja e Ramës është pjesë e revoltës popullore. “S’ka parë gjë akoma”, tha Paloka.
Nënkryetari i Parlamentit sulmoi në Parlament Ramën, ndërsa vartësit e kreut të qeverisë në Gardë dhe polici deklaruan se kanë nisur hetimet për sulm me armë kimike ndaj kreut të qeverisë.
“Ai parlament është i qelbur kokë e këmbë. Ai parlament është i përjashtur nga populli. Nuk ishte hakmarrje e Palokës, por e shqiptarëve që përditë vidhen dhe grabiten. Është fillimi i 16 shkurtit. Thuaji që nuk ka parë asgjë akoma”, tha Paloka.
Reagimi ndaj Ramës ka ardhur pasi ky i fundit mundohet të vëjë në lojë opozitën dhe përfaqësuesit e saj.
Kur Rama sot ishte duke intimiduar opozitën ka ardhur edhe reagimi i Palokës.
Ai bojatisi Ramën duke i lënë gjurmët në ballë, fytyrë, mjekër dhe xhaketë.

Rama i nxirë me bojë kthehet në viral në rrjetet sociale, memet dhe komentet

Nxirja e kryeministrit Edi Rama me bojë të zezë në Parlament, është kthyer në viral në rrjetet sociale.
Shumë prej faqeve më të ndjekura në Facebook dhe Instagram kanë ‘shfrenuar’ fantazinë me dedikime dhe meme.
Më poshtë ju sjellim fotot dhe komentet më pikante lidhur me këtë incident.

Çmendet Rama, urdhëron Gardën: Paloka më sulmoi me armë kimike!

Në një deklaratë shpërndarë mediave nga Garda e Republikës, thuhet se kanë nisur hetimet për agresionin e kryer në sytë e të gjithëve dhe gjithashtu procedimin penal kundër shtetasit Edi Paloka.
Deklarata e plotë
Sot, në sallën e seancave të Kuvendit të Shqipërisë, deputeti Edi Paloka ka sulmuar me një solucion kimik të parapërgatitur Kryeministrin e Shqipërisë, z. Edi Rama.
Garda e Republikës me mbështetjen e strukturave të specializuara të Policisë së Shtetit ka nisur hetimet e menjëhershme për agresionin e kryer në sytë e të gjithëve dhe gjithashtu procedimin penal kundër shtetasit Edi Paloka.