16.5 C
Tirana
E enjte, 28 Gusht, 2025

Rama në panik nga protesta e të shtunës, urdhëron rrethimin e Kryeministrisë

Kur kanë mbetur edhe më pak se 48 orë nga protesta e thirrur nga opozita në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Rama i përfshirë nga paniku dhe frika ka urdhëruar rrethimin e godinës së Kryeministrisë.
Qytetarë të shumtë kanë vënë re mbrëmjen e sotme punime në pjesën qëndrore të kryeministrisë, e cila po mbulohet ashtu siç ka ndodhur edhe më parë gjatë protestave të opozitës.
Kujtojmë që ditën e shtunë, kur opozita do të jetë duke protestuar poshtë zyrës së tij, kryeministri Edi Rama pritet të jetë në qytetin e Vlorës në kuadër të takimeve të turit “Bashkia që duam”.

Daul: Jam i shqetësuar për demokracinë në Shqipëri, të drejtat e opozitës duhet të respektohen në parlament

Presidenti i Partive Popullore Europiane, Josef Daul kareaguar për situatën politike në Shqipëri. Ai shprehet i shqetësuar lidhur me situatën e demokracisë në Shqipëri. Përmes një postimi në Twitter, Daul thotë se të drejtat e opozitës në parlament duhet të respektohen.
“Jam i shqetësuar për gjendjen e demokracisë në Shqipëri. Zgjedhjet e ardhshme duhet të jenë të lira dhe të ndershme, blerja e votës është e papranueshme. Të drejtat e opozitës duhet të respekton në parlament. Duhen më shumë përpjekje për të luftuar krimin dhe korrupsionin, përfshirë edhe implementimin e ligjit të dekriminalizimit”, shkruan ai.

Protestuesit paralajmërojnë Ramën: Ke vetëm dy rrugë, ose të rrëzohesh, ose të largohesh!

Banorët e Unazës së Re kanë dalë për të 104-ën ditë radhazi në protestë ku tashmë nuk këkrojnë vetëm dësmshpërblim në vlerë 100% të pronës së tyre, por anulim të plotë të projektit të “Unazës së Madhe”, pasi e cilësojnë si projekt korruptiv.
Ata kanë paralajmëruar kryeministrin Rama se ka kohë deri nesër për t’u tërhequr, pasi më 16 shkurt, qytetarët do të marrin në dorë fatin e tyre.
Në mbështetje të tyre kanë shkuar edhe deputetë të opozitës, mes të cilëve edhe deputeti demokrat, Klevis Balliu, i cili nuk harroi të përmendte edhe ngjarjen e sotme në parlament, ku Edi Paloka spërkati me bojë kryeministrin Edi Rama.
“Nuk mund të rri pa përshëndetur Edi Palokën. E përshëndet e gjithë Unaza. Të ishit brenda sallës së parlamentit dhe të shihnit frikën e Edi Ramës për 16 Shkurtin. E ka të shkruar në ballë. Kudo që shkon, në çdo qytet, gjen sallën më të vogël. Tani ke vetëm një rrugë, ose të rrëzohesh, ose të largohesh. Opozita i ka provuar të gjitha rrugët. Kemi denoncuar qindra afera korruptive, qindra raste se si ministra e deputetë të kësaj mazhorance kishin lidhje me banda e kriminelë. Bashkëpunimin e Ramës me krimin e organizuar. Të gjitha i kemi çuar në prokurori, por kjo drejtësi e Edi Ramës e ngritur me spiunë të ish-sigurimit nuk ka bërë asgjë. I kemi hezauruar të gjitha opsionet politike dhe juridike”, u shpreh deputeti Klevis Balliu.

Zbulohet vendi ku do fshihet Rama të shtunën, do ja mbathë për …

Rama do ja mbathë të shtunën nga frika e protestës , ndërsa mësohet edhe vendi se ku do të fshihet. Ai do ja mbathë me qindra kilometra nga Tiranë për të kërkuar strehim në Vlorë.
Ndërsa opozita pritet të protestojë më 16 shkurt, kryeministri Edi Rama duket se nuk do të jetë në Tiranë ditën e shtunën. Kreu i qeverisë, mësohet se do të qëndrojë në Vlorë, ku do të marrë pjesë në takimet publike në kuadër të turit “Bashkia që duam”.
Axhendën, por edhe vendndodhjen e kryeministrit më 16 shkurt e ka zbuluar ish ministri Damian Gjiknuri në një postim në facebook.
“Në kuadër të takimeve publike të turit “Bashkia që duam”, Kryeministri Edi Rama do të jetë të Shtunën në qytetin e Vlorës. Vëmendja e shtuar e qeverisë për Qarkun e Vlorës tashmë është e prekshme përmes investimeve të kryera dhe projekteve të planifikuara. Ftoj të gjithë qytetarët të jenë në ora 10:30 në Sheshin e Flamurit.” –shkruan Gjiknuri në profilin e tij në facebook.
Me turin e takimeve të parashikuar në Vlorë, duket se nënkryetari i PD, Edi Paloka i cili sot e spërkati me bojë kryeministrin, veprim për të cilin tha se është fillimi i 16 shkurtit, ka fituar edhe ‘bastin’ për vendndodhjen e tij ditën e protestës. Përmes një postimi në facebook, Paloka shkruante se me date 16 shkurt Rama ose do te jete jashte ose do te shkoj ne Vlore.

Rama nuk jep leje për vendin e protestës, por protestuesit s’do ketë forcë ti ndalë

Rama dhe policia e komanduar prej tij nuk kanë dhënë leje për vendin e protestës të opozitës me 16 Shkurt të kërkuar nga PD. Refuzimi i kërkesës ligjore të PD nuk ka asnjë efekt tek protesta pasi protestuesit nuk do të ketë forcë ti ndalë për mbushur sheshet dhe bulevardin kudo dhe në çdo cep të tij.
Mes Partisë Demokratike dhe policisë së Tiranës ka pasur 4 korrespondenca dhe replika por situata nuk ka ndryshuar.
Neës24 ka siguruar kërkesën e opozitës bërë nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm, Gazmend Bardhi, e cila njofton policinë se protesta do të zhvillohet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” tek sheshi para kryeministrisë, Lulishtja tek piramida dhe te rruga “Ismail Qemali” në krah të kryeministrisë, rrugë në të cilën mjetet lëvizin nga RTSH drejt bulevardit.
Në korrespondencat me policinë, Partia Demokratike argumenton se vendimi për refuzimin e lejes është arbitrar dhe pa asnjë bazë ligjore.
“Ju njoftojmë se tubimi i datës 16 shkurt do të zhvillohet në bulevardin “Dëshmorët e kombit” në sheshin para kryeministrisë, Lulishtja tek piramida dhe rruga “Ismail Qemali”. Caktimi i vendit të tubimit është e drejtë kushtetuese e organizatorit dhe drejtuesit të tubimit. Për këtë arsye ligji parashikon njoftimin dhe jo kërkesën për leje në rastin e zhvillimit të një tubimi, sqaron PD.

Në shkresën e policisë thuhet se refuzon që të japë leje për protestën e opozitës në koordinatat e caktuara pasi: Hapësirat ndërmjet kryeministrisë dhe piramidës do të jetë territor ku do të dislokohen shërbimet e policisë dhe të Gradës së Republikës” të cilët do të përmbushin detyrat ligjore para, gjatë dhe pas protestës. Dhe rruga “Ismail Qemali” do të jetë e lirë pasi do të shërbejë për përmbushjen e përgjegjësive dhe detyrave ligjore të policisë së shtetit, gardës së republikës, urgjencave mjekësore, emergjencave dhe agjencive të tjera ligjzbatuese”
Por Partia Demokratike, nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm të saj, Gazment Bardhi, e ka konsideruar të pabazuar në ligj përgjigjen e policisë.
“Arsyet tuaja dalin jashtë rasteve të parashikuara në ligj dhe si të tilla përbëjnë kufizim të paligjshëm dhe të papranueshëm të lirisë së tubimit”,-sqaron policia.
Duke marrë shkas nga përgjigjja e policisë së Tiranës, opozita i ka kujtuar policisë se në Lulishten para Piramidës, Partia Socialiste ka hapur fushatën për zgjedhjet e Qershorit 2017, duke vënë në dukje se refuzimi për opozitën ka arsye politike dhe jo ligjore dhe për këtë arsye Partia Demokratike nuk do ta marrë në konsideratë.

SHBA mesazh të qartë: Protesta për ndryshim pozitiv, dhuna ndaj njerëzve e papranueshme

Shtetet e Bashkuara kanë një mesazh të qartë për protestën e së shtunës. Përmes një mesazhi të shkurtër Ambasada e SHBA në Tiranë thotë se protesta për ndryshim pozitiv është simbol i një shoqërie demokratike. Një tjetër pikë e fortë e deklaratës së SHBA është ajo ku nënvizon se “dhuna ndaj njerëzve do të jetë e papranueshme”. Në këtë rast kemi të bëjmë me një mesazh që i drejtohet udhëheqësve politikë, por është e qartë se vetëm pushteti mund të ushtrojë dhunë ndaj njerëzve kur protestat janë pikërisht të njerëzve. Deklarata e sotme e Ambasadës është krejtëisht e ndryshme nga deklaratat e mëparshme në prag të protestave të opozitës.
Ambasada e SHBA-së ka reaguar në lidhje me protestën e paralajmëruar nga opozita në datën 16 shkurt.
Sipas ambasadës amerikane, protesta është një e drejtë e demokracisë që ushtrohet nga qytetarët e cila përdoret shpesh në SHBA.
Deklarata e plotë e ambasadës së SHBA:
E drejta e qytetarëve për t’u mbledhur, për t’i bërë kërkesa qeverisë dhe për të protestuar për ndryshim pozitiv janë simbole të një shoqërie demokratike të lirë dhe të shëndetshme.
Është një e drejtë që ushtrohet shpesh në Shtetet e Bashkuara.
Megjithatë, kjo e drejtë duhet ushtruar paqësisht.
Dhuna kundër njerëzve ose pronës është e papranueshme.
Ne iu bëjmë thirrje të gjithë atyre që janë përfshirë në protestën e së shtunës, dhe të gjithë udhëheqësve politikë shqiptarë, të refuzojnë dhunën dhe të sigurohen që protestat të zhvillohen paqësisht dhe në mënyrë konstruktive.

Ruani fëmijët nga lodrat me laser, mund të shkaktojnë verbëri

Nëse me to fëmijët luajnë pakujdesshëm dhe pa kontrollin e të rriturve, revolja me laser dhe lodrat e tjera të fëmijëve me rreze laseri mund të dëmtojnë seriozisht sytë e fëmijëve, madje mund të shkaktojnë edhe verbërinë, tërheq vërejtjen Agjencia amerikane e ushqimit dhe e barnave (FDA).
Laseri zakonisht nuk të lëndon, por shikimi përkeqësohet me kalimin e kohës. Kjo mund të marrë disa ditë ose javë dhe ju të mos vëreni duke lënë efekte të qëndrueshme, transmeton Telegrafi.
“Drita e fokusuar drejtpërsëdrejti në sytë e dikujt menjëherë mund të dëmtojë atë, veçanërisht nëse ajo është një laser më i fuqishëm”, thotë Dan Hewett nga Qendra e FDA për pajisjet dhe Shëndetin Radiologjik.
“Në vitet e fundit, fuqia e laserit është rritur, dhe çmimi ka rënë,” shtoi Hewitt.
FDA këshillon që kurrë të mos drejtoni direkt laserin një personi apo kafshës. Në disa raste, drita e laserit mund të jetë më e dëmshme sesa shikimi i drejtpërdrejtë i diellit.
Gjithashtu, laserët nuk duhet të drejtohen në zonat që nuk pranojnë dritë.
Drejtimin e laserëve në shofer apo njerëz të cilët kryejnë disa aktivitete mund të çojë në aksidente serioze.

Nomofobia, frika nga mungesa e celularit

A jeni të shqetësuar kur harroni celularin tuaj në shtëpi? A e keni mendjen vetëm te bateria, kur ajo po mbaron? Atëherë nuk jeni të vetëm.
Kërkimet e fundit kanë treguar se nomofobia, apo frika nga mungesa e celularit, është gjithnjë në rritje. Psikologët nga State University, kanë identifikuar disa lloje të shqetësimeve që njerëzit kanë, kur bëhet fjalë për celularin e tyre.
Sipas këtij kërkimi, njerëzit ndihen të pasigurt në rast se nuk kanë mundësi të telefonojnë ose t’i shkruajnë SMS një miku ose familjari, pavarësisht nëse kjo ndodh edhe përmes rrjeteve sociale.
Po ashtu, ata ndihen “bosh” në rast se nuk kanë akses në informacione, qoftë edhe për ndonjë kërkim nëpërmjet Google. Gjithashtu, njerëzit nervozohen kur nuk arrijnë të kryejnë veprime të thjeshta, si p.sh. kërkimi për një restorant.
Femrat përjetojnë nomofobinë 3.6 herë më shumë se meshkujt, por kërkuesit nuk e dinë pse-në e kësaj. Ndërkohë, që edhe studimet e mëhershme kanë vërtetuar se 77% e të rinjve nga mosha 18 deri 24 vjeç e kanë të pamundur të qëndrojnë larg celularit, qoftë edhe për disa minuta.
Caglar Yildirim, profesor në State University, ka thënë se nomofobia është në rritje, por kjo ende nuk duhet të konsiderohet problem, pasi mungesa e një celulari ende nuk ndikon në shëndetin e njerëzve.

Ngrihu një herë të vetme për veten tënde!…

Nga Valbona TALELLI 

Në momentin kur në ditët e fundit të Shkurtit 1991- lashë Shqipërinë , e dija që po bëja hapin më të vështirë të jetës time. Nuk duhej të dorëzohesha sepse në ato kushte e kohë nuk kishte më kthim mbrapsht. Largimi ishte jo vetëm për veten time, por dhe për të ardhmen time dhe të familjes time.. Ndaj kur miku im sot më propozoi të shkruaja për jetën time në emigrim dhe për cfarë kam realizuar në jetë, ndjeva vetëm shijen e mirë që ta falenderoja dhe dëshirën për të shkruajtur eksperiencën time.
Në muajtë e parë që do vinin as në ëndrrat tona më të këqija nuk imagjinonim eksperiencën e emigracionit, ne njerëz të pa dalë, të mbyllur si një kope delesh brënda një gardhi, ku gjuha jonë po zvëndësohej me një të re, ku një shkallë lëvizëse, ku porta e një supermarketi që hapej vetë, apo hapja e një dritareje na kushtonte njëmijë druajtje, njëmijë pyetje e njëmijë mendime .
Tani bëhen reth 29-të vite që unë dhe familja ime jetojmë në Itali. Nga t’ia filloj kur kujtimet më vërshojnë si lumë.
Shoku im i jetës dhe unë, ndërsa pinim një verë kartoni dhe këndonim për ti dhënë kurajo vetes në një dhomë të vjetër, e vendosëm. Çmimi që po paguajmë është tepër i lartë, kishim lënë mbrapa gjithçka, rininë, prindërit, miqtë, shokët, rugët e Tiranës, jetën pa asnjë mendim të rinisë dhe duhej t’ja dilnim se s’bën dhe me çdo kusht. Duhej të vinim veten në provë.
Pa trokitur dyerve të bashkishës, pa kërkuar asistenzë – ndihma, pa u mëshiruar…por vetëm me punë dhe ku të ishte ajo.
Të dy ishim të arsmiuar, por puna që na u ofrua ishte manovalanzë, (punë krahu, ishim të rinj, ishim të shëndetshëm, dhe nuk mendonim vetëm për veten, por dhe për prindërit, e vëllezërit e lënë aty). Nuk ishte e lehtë, dhe ishte e paparshikuar për ne që mungonte dhe mjeti më i thjeshtë qoftë dhe biçikleta, e vitin e parë në shi, diell e borë të gjëndeshim në orën e duhur në punë. Për kë si unë që ka njohur emigrazionin, e di se për çfarë po flas.

Vitet kalonin, dalngadalë siguria në vetvete u shtua, dhe bashkë me të dhe dëshira jonë , për të aritur dicka më shumë në jetë, natyrisht nuk bëhet me fjalë dhe as me mendime, por vetëm punë, punë deteminazion dhe shpesh sakrifica. Si çdo gjë që bëhet me pasion e vetmohim, ndershmëri e korektes, frytet – suksesi herët a vonë arijnë.
Dhe me dëshirën për të ecur përpara ja dolëm, ngritëm një ndërmarje të vogël ndërtimi, normal fenomene racizimi tek –tuk të shfaqura kishte, por kjo nuk na trembi, sepse racizmi luftohet me dije, njohjen e ligjeve, integrimin, respektin e vëndit ku jeton, punën, por pa harruar identitetin tënd si njeri.
Sot kur unë kthej kokën mbrapsht ndihem mirë, ndihem mirë sepse dëshirat e mia të një kohe pak a shumë janë të realizuara dhe mbi aspetativiat e mia. Kjo ishte rezultat i ditëve dhe i orëve të gjata punësh pa u dorzuar kurrë dhe pa i lënë vend pesimizmit.
Sot ne kemi një ndërmarje ndërtimi. Në vitin 2012-të, Bashkshorti im mori çmim si imprenditor stranierë për progres- ekonomik për zonën Forli – Çesena. Çdo ditë ne hasemi me vështirsitë e punës, krizën që duhet superuar në Itali, taksat që duhen paguar regullisht dhe me idenë që nuk po punojmë vetëm për vete, por dhe për ata punëtorë ose kolaboratorë që kanë vite që bëjnë pjesë në ndërmarjen tonë dhe jetën tonë duke e quajtur veten si një familje e madhe. Vitet në Itali na mësuan të vlersojmë dhe respektojmë këdo, pikërisht se dhe ne këtu u trajtuam si njerëz me të gjitha të drejtat, por dhe me të gjitha detyrimet.
Ky vënd u bë atdheu ynë i dytë pikërisht se i dha shpërblimin e duhur sakrificave tona, na dha dinjtetin, sigurinë e punës dhe të jetës, respektin dhe suksesin, mundësinë të ndihesh njeri dhe i barabartë me këdo në kushte të barabarta. Të ofron, por dhe do japësh.
Sot shpesh dëgjoj të rinjtë që duan të largohen nga Shqipëria dhe vërtetë brënda vetes ndjej keqardhje. Se kuptoj që shumë vite kan kaluar, por pak ka ndryshuar aty, ose asgjë.

Të gjithë kemi të drejtën e një jete më të mirë, të gjithë kemi të drejtë të provojmë kur vëndi yt, klasa poltike, uzurpatorët e Qeverisë nuk kanë përmirsuar asnjë kusht jetese, por në të kundërtën e kanë bërë dhe më të pasigurtë jetën e qytetarve të tyre, duke iu heq shpresën, ëndrrat, të ardhmen, pikërisht atë që nuk gjen aty, mungesën e të ardhmes dhe të drejtën e çdo njeriu që ka të për të jetuar në kushte sa më të mira dhe që e detyrojnë të lejnë vëndin që quhet atdhe për dicka më të madhe, për kushte më humane për veten , familjen ose të afërmit dhe për një të ardhme më të bukur.
Jeta është dhe bëhet e bukur kur kor frutet e punës dhe djersës tëndë, kur nuk abuzon me të drejtën e tjetrit, kur nuk e mashtron dhe kur nuk i vjedh te drejtën e tij për të jetuar. Një komb që nuk ngrihet për të drejtat e tij të mohura, por ngrihet vetëm kur e thërrasin partitë, është i destinuar të vuaj dëshirën dhe zgjedhjen e bërë prej tij.
Nuk kam parë dhe dëgjuar në asnjë vend të botës, që një popull të ngrihet për të drejtat e tij i organizuar nga partia. Për të drejtat e tij popujt në botë kanë shpërthyer në revolucione dhe kanë ndërruar qeveritë çdo një vit apo dy dhe rastin më të freskët kemi Francën.
Ndaj sot, si një emigrante, por mbi të gjitha si një pjesë e gjakut të popullit tim, do doja t’ju bëja një thirrje të fortë: Boll ju nëpërkëmbën partitë. Boll ua morën shpirtin qevertiarët barkdërra duke ju mbytur me taksa dhe duke ua zhvatur me korrupsion galopant. Në fund të fundit je ti miku, mikja ime që e vuani mbi familjet dhe buxhetin tuaj. Të drejtën tënde kërkohe me të gjitha format dhe mënyrat. Boll më u zvarritët duke duartrokitur si dikur ata që iu marrin frymën. Më vjen të qaj kur shikoj vendin tim kaq të vogël dhe me shume resurse që të vuaj për bukën e gojës edhe sot pas 27 vjetësh nga shembja e diktaturës. Ngrihu popull, ngrihu gjithmonë për veten tënde, per familjen dhe fëmijët e tu. Vetëm njëherë të vetme, vetëm njëherë. Ja, kaq dua nga ty popullim im.

Si të shëroni migrenën pa ilaçe, vitaminat dhe mineralet që ju duhen

Migrena është sëmundje mjaft e zakonshme dhe besohet se çdo i shtati person në botë është i prekur nga kjo – vetëm në Mbretërinë e Bashkuar raportohen rreth 190,000 raste me migrenë çdo ditë.
Përveç dhimbjes së madhe, simptomat tjera përfshijnë ndjeshmërinë ndaj aromës, zërit dhe dritës, marramendje, vjellje, etj..
Por, pavarësisht shpeshtësisë dhe simptomave të këqija, më pak se 50% e pacientëve me migrenë janë të kënaqur me trajtimet aktuale.
Shumica vendosin ta trajtojnë me metoda tjera këtë sëmundje, në vend të ilaçeve.
Pra, shumica e njerëzve janë duke kërkuar ilaçe natyrale për ta mbajtur larg migrenën. Ekspertët kanë treguar se janë disa suplemente natyrale që mund t’i provoni për t’i trajtuar simptomat e dhembshme të migrenës.
Magnezi
Nivelet e magnezit në gjak shpeshherë janë të vogla te personat me migrenë, krahasuar me personat e shëndoshë – duke sugjeruar se mungesa e magnezit mund të kontribuojë në shfaqjen e kësaj sëmundje.
Magnezi me lehtësi mund të zbrazet nga trupi përmes ushtrimeve fizike, stresit, alkoolit dhe faktorëve tjerë – ndërkaq një pjesë e madhe e njerëzve vështirë se marrin mjaftueshëm magnez përmes dietës.
Perimet si spinaqi dhe kale janë burime të mahnitshme të magnezit, por edhe suplementet e magnezit e kanë aftësinë ta reduktojnë dukshëm shpeshtësinë e migrenës, si dhe kontribuojnë në zvogëlim të lodhjes.
Vitaminat B
Nivele të larta të homocisteinës shpeshherë shfaqen te pacientët me migrenë. Ky është produkt natyral që krijohet nga trupi.
Vitaminat B6, B12 dhe B9 janë të nevojshme për t’i rregulluar këto nivele, të cilat pastaj kontribuojnë në reduktim të shpeshtësisë së migrenës.
Antioksidantët
Hulumtimet sugjerojnë se dëmi që shkaktohet në mitokondria (burimet e energjisë të qelizave tona) nga rrezatimet e lira mund të jetë relevant me zhvillimin e migrenës për shkak të efekteve në metabolizmin e energjisë.
Andaj, besohet se antioksidantët, të cilët ndihmojnë në reduktimin e dëmtimeve nga rrezatimet e lira, të shkaktojnë efekte të mira në metabolizmin e energjisë.
Studimet sugjerojnë se antioksidanti Coenzyme Q10 është prezent në shumë ushqime dhe suplemente, si dhe ndihmon te personat me migrenë.