35.5 C
Tirana
E hënë, 11 Gusht, 2025

Makina me drogë bie në humnerë, vdes shoferi, policia fsheh ngjarjen

Një askident i rëndë mësohet të ketë ndodhur në rrugën e Kalivaçit në Lezhë, ku përpasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit Tonin Ndreca.
Burimet thanë se aksidenti ka ndodhur gjatë natës, pasi trejtuesi ka humbur kontrollin e makinës duke rënë në humnerë.
Të njëjtat burime bëjnë me dije, se makina e aksidentuar kishte brenda saj dorë, ndërsa policia ende nuk ka dhënë asnjë deklaratë zyrtare lidhur me këtë ngjarje.

Vrasjet mafioze, qytetarët e Shkodrës në panik: “Ishallah zoti ka me na rujt”!

Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi dje ne qytetin e Shkodrës, ku nga një atentat mafioz mbeti i vrarë Fatos Ferracaku dhe i plagosur Fatmir Meaj, kanë ardhur dhe dëshmitë e para të qytetarëve nga vendi i ngjarjes.
Dëshmitarët kanë thënë jashtë kamerave se kanë parë dy persona të cilët kanë qenë të maskuar, dhe kanë qëlluar për vdekje në drejtim të 41 vjeçarit i cili po shiste peshk dhe kanë plagosur Fatmir Meajn, ndërkohë që më pas janë larguar me motorr.
Një zonjë e cila shet peshk afër vendit ku ndodhi krimi, shprehet se ndihet e pasigurtë dhe lutet që vetëm zoti mund ti ndihmojë.
“Unë sdi ça me fol, besa! Kemi shumë frikë. Si nuk kemi frikë moj nënë. Inshallah ka me na rujt zoti. Jo, jo, nuk jam dëshmitare, nuk kam qëllu këtu dje”.
“Mjerë atij që i ka ra. Situata është e tmerrshme. Jemi të pasigurtë”, shprehet një banorë tjetër i cili është i frikësuar nga ngjarja mafioze.
41-vjeçari Fatos Ferrcaku, babi i 4 fëmijve, u ekzekutua me breshëri plumbash në lagjen ‘Rus’ në Shkodër, një zonë të populluar teksa po shiste peshk, ndërkohë që Fatmri Meaj u plagos.
Identifikimi i autorëve të kësaj ngjarjeje duket të jetë i vështirë pasi ata kanë qenë me skafanda. Pasi janë larguar nga vendngjarja kanë djegur dhe motorin të cilin e kanë përdorur për të kryer aktin kriminal.

I Çmenduri sjell katastrofën financiare, koncesionet çojnë borxhin publik në 83%

Kontratat koncensionare me Partneritet Publik-Privat që tashmë janë në fuqi kapin një shifër prej 210 miliardë lekësh. Shuma përfshin financimin e 16 kontratave, të cilat tashmë kanë një fitues. Shumica prej tyre janë në zbatim dhe financohen nga buxheti, ndërsa tre prej tyre janë shpallur fitues dhe janë në proces të finalizimit.
Vlera e kontratave koncensionare e cila dominohet nga rrugët, pa përfshirë ato që janë në proces dhënie arrin në 12.7 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) të këtij viti (që llogaritet në mbi 1,6 trilionë lekë).
Ministria e Financave parashikon në relacionin e projektbuxhetit 2019 se në fund të 2018-s treguesi zyrtar i borxhit pritet të arrijë në 69.9% PBB-së. Në këtë tregues nuk janë përfshirë pagesat për kontratat koncensionare. Bashkë me këto kontrata treguesi real i borxhit shkon në 78.7 për qind e PBB-se. Po të llogarisim e detyrimet e praprambetura të qeverisë të cilat sipas ministrit Ahmetaj janë në rreth 14 miliardë lekë aktualisht borxhi real i vendit është edhe më i lartë.
Pjesa më e madhe e detyrimeve të koncensioneve në fuqi me PPP i takojnë kontratave të rrugëve të cilat zënë rreth 55 për qind me rreth 125 miliardë lekë. Më tej për shumën e madhe të financimeve vijnë kontratat në sektorin e shëndetësisë dhe ato në trajtimin e mbetjeve.
Dy nga kontrata janë trashëguar para vitit 2013, si ajo e markimit të karburanteve dhe skanimit në dogana me një vlerë rreth 28 miliardë lekë.
Në projektbuxhetin e vitit 2019, qeveria ka programuar të kontraktojë me PPP, 3 akse rrugore, 2 aeroporte, 6 shkolla në Tiranë dhe 1 spital rajonal në Fier. Kontratat në fuqi dhe ato të projektuara për 2019 arrijnë një vlerë sa 21.8% e PBB-së.

Kjo shumë nuk është përfshirë në llogaritë e borxhit publik, por qeveria, nëpërmjet buxheteve vjetore, përllogarit pagesat vjetore të cilat nuk duhet të jenë më shumë se 5% të të ardhurave tatimore.
Ministria e Financave ka njoftuar se vlera e parashikuar për financimin e kontratave të koncesioneve për vitin 2019 është 2.7 miliardë lekë dhe përbën vetëm 3% të totalit të të ardhurave tatimore të pritshme të vitit 2018, prej 419.4 miliardë lekësh. Por kur të gjitha kontratat të hyjnë në fuqi, pagesa vjetore pas vitit 2021 rritet në mënyrë të pashmangshëm, duke e bërë nul kufirin 5%.
Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, pohon se ruajtja e kufirit 5% do të jetë e pamundur vetëm pak vite më vonë, për shkak të vlerës së madhe të kontrata me PPP. Malaj tha se ulja e borxhit publik këtë vit i dedikohet nënvlerësimit të euros, por nëse në vitet në vijim kthehet normaliteti në tregjet e këmbimit dhe normat e interesit i kthehen rritjes, shërbimi i borxhit do të vështirësohet deri në krijimin e një situate kolapsi.
Si po fshihet borxhi
Sipas standardeve të raportimit të borxhit nga Ministria e Financave, vlera e kontratës nuk shtohet në borxh, por vetëm pagesat që parashikohen të kryhen sipas viteve, duke qenë në këtë mënyrë, një borxh i fshehur.
Më herët FMN ka tërhequr vëmendjen për rreziqet domethënëse fiskale që përmbajnë projekttet e partneritetit publik privat (PPP). Fondi ka kërkuar vazhdimisht që ndikimi i këtyre projekte, ndryshe nga sa veprohet aktualisht, të reflektohet në llogaritë fiskale dhe borxhin publik në mënyrë transparente dhe në linjë me normat ndërkombëtare.
Aktualisht qeveria e reflekton borxhin vetëm si detyrim korrent të vitit kur ndodh, ndërsa standardet ndërkombëtare kërkojnë dhe llogaritjen e pjesës së detyrimit të shtetit në totalin e borxhit publik. FMN e ka shprehur me parë se është e rëndësishme që çdo projekt PPP të bëhet transparent, të ketë një analizë të qartë kosto përfitime dhe një analizë të plotë rreziku.

“Monitor.al”

Tensionohet situata, Veliaj thërret forcat policore të futen në zyrë për ta mbrojtur

Është acaruar gjendja te bashkia e Tiranës. Qindra banorë të zonës së Astirit janë duke protestuar kundër vendimit të bashkisë së Tiranës për shkatërrimin e shtëpive të tyre, pa kompensim.
Banorët janë acaruar dhe kanë hedhur vezë e shashka ndaj bashkisë. Ndërsa i bëjnë thirrje kryebashkiakut Veliaj që të dalë në takim me ta, ata kanë gjuajtur me vezë e me shashka godinën e Bashkisë së Tiranës, ku kanë ndezur dhe një zjarr të vogël para derës së bashkisë.
Një punonjës i bashkisë ka ndërhyrë me një kovë uji për të shuar zjarrin, ndërkohë që brenda ambinteve ka dhe shumë punojnës të policisë.
Sot Veliaj e ka rrethuar bashkinë me gjithë policët e tij, ndërsa ka nxjerrë në terren edhe spiunët.
Pas agravimit të situatës së disa ditëve me parë ku banorët tentuan të hapin me forcë dyert e bashkisë së Tiranës, për të kërkuar një përgjigje për fatin e pronës së tyre, duket se kryebashkiaku Veliaj ka marrë masa të veçanta.
Banorët më tej i janë vërsulur godinës së Bashkisë në tentativë për të hyrë brenda, por që janë ndaluar nga kordoni i policisë.
Siç duket dhe nga këto foto, Veliaj ka nxjerrë disa persona për të filmuar protestuesit.
Ndërkohë në thirrjert e banorëve të Astirit, dëgjohen thirrje se, ‘Jemi qytetarë, nuk jemi shpellarë’ “Poshtë hajdutët, poshtë hajdutët” e parulla të tjera.

Britani, qeveria miraton projekt-marrëveshjen për dalje nga BE-ja

Pas një takimi pesë-orësh me kabinetin e saj, Kryeministrja britanike Theresa May njoftoi të mërkuren se ministrat e saj kanë miratuar planin e daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.
Projekt-marrëveshja, e negociuar nga zyrtarët britanikë dhe ata të Bashkimit Evropian, shënon një hap të madh drejt përmbylljes së procesit të daljes së Britanisë nga Bashkimi Evropian.
Por projekt-marrëveshja 500 faqëshe duhet të marrë miratimin e parlamentit i vendit, i cili do të ketë fjalën përfundimtare për këtë çështje.
Ndërsa lajmi doli të martën se ishte rënë dakord për një variant të marrëveshjes, përkrahësit e vijës së ashpër të daljes nga BE-ja sulmuan marrëveshjen e propozuar me ish ministrin e jashtëm britanik Boris Johnson, i cili dha dorëheqjen më parë këtë vit, duke u kërkuar ministrave të tjerë të bashkohen me të në kundërshtim me kushtet e marrëveshjes.
Partitë kryesore të opozitës britanike gjithashtu njoftuan mospranimin e marrëveshjes, e cila ende nuk është publikuar.
Marrëveshja, nëse miratohet nga kabineti dhe më pas nga parlamenti britanik, do të parashikonte që Britania të mbetet në një bashkim doganor për disa vjet me BE-në pasi të dalë zyrtarisht nga blloku në mars, por me një rrugë të paqartë ligjore për të hequr dorë nga marrëveshja doganore, ndërkohë që marrëveshja më e plotë tregtare është duke u negociuar.
Mbetja në një bashkim doganor lejon Britaninë dhe BE-në të shmangin futjen e kontrolleve doganore përgjatë kufirit që ndan Irlandën e Veriut dhe Republikën e Irlandës dhe gjithashtu do të lejonte “tregti pa frikë” midis Britanisë dhe partnerëve të saj të mëparshëm në BE-së.

Por kritikët thonë se kjo do ta kthejë Britaninë në statusin e një “shteti vasal” duke kërkuar që ajo të pranojë pakushte rregullat dhe rregulloret e BE-së. Kjo gjithashtu do të bllokonte Britaninë nga nënshkrimi i marrëveshjeve tregtare me vendet e tjera, ndërkohë që një marrëveshje tregtare përfundoi me BE-në, e cila vetë mund të zgjasë tre apo katër vjet ose edhe më gjatë.
Arritja e marrëveshjeve të tregtisë në mënyrë të pavarur me vendet jo anëtare të BE-së ishte një pikë kryesore për të bindur shumë britanikët për të votuar për daljen nga BE-ja gati dy vjet më parë në një referendum për të hequr dorë nga anëtarësimi në BE.
“Nuk ka ku të shkojë më keq,” tha Boris Xhonson të martën për gazetarët në korridoret e Dhomës Britanike të Komuneve. Përkrahës të tjerë u bashkuan me të për të denoncuar marrëveshjen e propozuar, të cilën ata janë të vendosur për ta sabotuar që të nos miratohet, thonë ata.
“Për herë të parë në një mijë vjet në këtë vend, ky parlament nuk do të ketë fuqi mbi ligjet që qeverisin këtë vend. Është një gjendje mjaft e pabesueshme”, shtoi Boris Johnson.
“Kryeministrja ka arritur një marrëveshje jo vetëm dorëzimi në Bruksel, por edhe më keq, Britania do të jetë një shtet skllav”, tha ligjvënësi konservator Jacob Rees-Mogg.
Ardhmëria e Konservatorëve në balancë
Rreziqet nuk mund të jenë më të larta për kryeministren Theresa May. Drafti i marrëveshjes, fati i kryeministres në këtë post si dhe jetëgjatësia e qeverisë konservatore janë të gjitha në peshore.
Pasojat e procesit për të marrë miratimin e projekt marrëveshjes janë të vështira për t’u menduar dhe mund të sjellë fundin e kryeministres, të qeverisë konservatore dhe madje vetë Brexit. “Askush nuk e di se ç’do të ndodhë,” thotë ligjvënësi labourist Chuka Umunna.
Qeveria e pakicës të zonjës May në Dhomën e Përfaqësuesve mbështetet në votat e një grusht ligjvënësish nga një parti e Unionistëve protestantë, e cila gjithashtu është kundër propozimit.
Pa mbështetjen e partisë Bashkimi Demokrat dhe ndërsa përballet me një kundërshtim të pashmangshëm nga dhjetra ligjvënës konservatorë, kryeministrja May do të duhet të bindë ligjvënësit e opozitës që të votojnë përtej vijave partiake duke argumentuar se marrëveshja e saj është më e mira që Britania mund të marrë.

Votimi i dytë?
Por një numër gjithnjë e më i madh ligjvënësish të opozitës janë duke u bashkuar me lëvizjen e Votës Popullore, e cila po bën thirrje për një referendum të dytë të Brexit. Sondazhet e fundit të opinionit sugjerojnë se shumica e votuesve tani, sidomos në zona labouriste, shumë prej të cilëve kanë votuar në qershor 2016 për Brexit, tani duan që Britania të mbajë anëtarësimin në BE, duke u frikësuar nga pasojat ekonomike.
Por edhe para se të kërkojnë mbështetjen e parlamentit muajin e ardhshëm për projektin e bashkimit doganor, Thereza May duhet të bindë kabinetin e saj për ta mbështetur atë – dhe kjo nuk është gjë e sigurt.
Të martën – përpara një takimi të plotë të kabinetit të thirrur për të mërkurën pasdite – zonja May ndoqi shembullin e paraardhëses së saj konservatore Margaret Thatcher, e cila në vitin 1990 i thirri ministrat një nga një për t’i bërë të përgjegjshëm dhe për të kërkuar mbështetjen e tyre. Por taktikë nuk dha rezultat dhe zonja Thatcher u detyrua të jepte dorëheqjen.
Ish udhëheqësi konservator Iain Duncan Smith parashikon se ditët e kryeministres May do të jenë të numëruara nëse nuk arrin të ndryshojë rrugën dhe të vendosë të mos ndjekë një ndarje të plotë nga BE”. Nëse kabineti pajtohet, partia me siguri jo”, thotë ai.
Ligjvënësit konservatorë që duan që Britania të mbetet në BE gjithashtu po e kundërshtojnë publikisht projekt-marrëveshjen, duke e vendosur kryeministren në pozitë të ngushtë politike.
Ministrat mbështetës ishin vënë nën presion të fortë nga përkrahësit e vijës së ashpër në orët para mbledhjes së kabinetit për të kundërshtuar marrëveshjen. Ata fajësuan nxjerrjen e një dokumenti të BE-së që përshkruante një strategji për të detyruar Britaninë të pranonte pikat që rregullojnë ndihmën shtetërore, mbrojtjen e mjedisit dhe të drejtat e punëtorëve.
Në një shënim për ambasadorët e BE-së, Sabine Weyand, një zëvendës negociator i BE-së, tha se bashkimi doganor do të përbëjë bazën për marrëveshjen e tregtisë së ardhshme të Britanisë me BE-në.
“Britanikët duhet të harmonizojnë rregullat e tyre, por Bashkimi Evropian do të mbajë të gjitha kontrollet. Britania e Madhe dëshiron më shumë nga marrëdhënien e ardhshme, kështu që BE-ja vendos kushtet, “shkruan zonja Weyand.

Protestuesit i venë flakën shpellarit të Bashkisë!

Protestuesit e Unazës së Re janë zhvendosur përpara godinës së Bashkisë së Tiranës, ku i bëjnë thirrje kryetarit Erion Veliaj, të tërheqë vendimin.
Situata atje paraqitet e tensionuar, pasi banorët kanë hedhur tymuese, vezë e shashka drejt Bashkisë.
Rreth 200 banorë me thirrje dhe me një banderolë të madhe ku shkruhet “MASHTRIM” e quajnë korruptiv projektin që do u prishë shtëpiat e bizneset tek zona e Astirit.
Gazetari Erjon Skëndaj raporton për BalkanWeb se “tek Bashkia ka një numër të shtuar të policisë, policia e rendit, policia bashkiake dhe Forcat Shqiponja”.
Banorët janë shprehur se kanë kërkuar leje për të protestuar, leja i është refuzuar por ata kanë vazhduar me planin e tyre.
Ata kërkojnë dëmshpërblim të plotë për shtëpitë që do prishen, të legalizuara apo jo. Sipas tyre, projekti është korruptiv.
“Di të them që ne jemi, kryetari i Bashkisë na quajti shpellarë. Nuk e di kur është bërë tirans kryebashkiaku, por ne kemi shumë dokumenta të rregullta. Kam certifikatë pronësie, kam leje legalizimi, kam hipotekë, paguaj taksat. Pse jam shpellar mo zoty kryetar”, u shpreh një prej protestuesve.

Ata që flenë shumë janë më të rrezikuar nga vdekja e parakohshme

Të fjeturit më shumë se tetë orë gjatë natës mund të shpie deri te vdekjet e hershme, thonë studimet e reja.
Një studim ka gjetur se njerëzit që rregullisht bëjnë më shumë gjumë, mund të përfundojnë me “çrregullime serioze të gjumit” që përçajnë frymëmarrjen dhe rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës.
Si rezultat, studiuesit, që kanë shikuar të dhënat e 74 studimeve, kanë thënë që gjumi i tepërt mund të jetë “shenjë” e shëndetit të dobët.
I publikuar në një gazetë të njohur, studimi shqyrtoi lidhjen mes gjumit të vetë-raportuar, sëmundjeve kardiovaskulare dhe vdekshmërisë në më shumë se tre milionë pjesëmarrës nga viti 1970 deri në vitin 2017.
Shkencëtarët kanë gjetur se kohëzgjatja e gjumit më shumë se dhjetë orë rritë rrezikun për 30% nga vdekja e hershme duke e krahasuar me shtatë orë gjumë.
Studimi zbuloi gjithashtu një rritje të rrezikut nga vdekshmëria në tru në 56% dhe 49% rritje të rrezikut të vdekshmërisë kardiovaskulare për ata që flinin më shumë se tetë orë.
Studiuesit kanë shpjeguar se ky studim ka një rol të rëndësishëm në shëndetin publik në atë që tregon se gjumi i tepërt është shenjë e rrezikut të lartë kardiovaskular.
Gjetjet e tyre kanë implikime të rëndësishme pasi klinicistët duhet të kenë konsideratë më të madhe për të eksploruar kohëzgjatjen dhe cilësinë e gjumit gjatë konsultimeve.
Studimi, i cili gjithashtu zbuloi se cilësia e dobët e gjumit ishte e lidhur me një rritje prej 44% të sëmundjeve koronare të zemrës, është një nga shumë studimet që nxjerr në pah ndikimin që gjumi mund të ketë në shëndetin fizik të një personi.
Muajin e kaluar, Univeristy of Sydney, zbuloi se privimi i oksigjenit të shkaktuar nga apnea e gjumit mund të shkaktojë te truri tkurrje në rajonet që luajnë një rol të rëndësishëm në kujtesë dhe të cilat gjithashtu preken nga çmenduria.
Një studim i ngjashëm ka zbuluar se një sasi e pamjaftueshme e gjumit mund të jetë gjithashtu e dëmshme për shëndetin mendor.
Gjetjet përfunduan se një ritëm i ndërprerë i qarkullimit mund të çojë në një mundësi më të madhe të zhvillimit të çrregullimeve të humorit dhe të ulë nivelin e lumturisë.

BE jep alarmin për krimin e organizuar dhe korrupsionin në të gjitha nivelet në Shqipëri

Bashkimi Europian më i rreptë se kurrë ndaj Tiranës zyrtare dhe Ramës për krimin e organizuar dhe korrupsionin e shtrirë në të gjitha nivelet sipas deklaratës zyrtare të Këshillit të Stabilizim socimit.
Deputeti demokrat Genc Pollo, ka reaguar ndaj deklaratës së Këshillit të Stabilizim Asosimit për Shqipërinë duke thënë se ajo dëshmon që qeveria rilindiste po bëhet gjithnjë e më shumë pengesë për hapjen e negociatave të antarësimit.
Zoti Pollo shkruan se “kush pretendon se dje në Bruksel, në KSA qeveria Rama mori lavdërimin e rradhës nga Komisioni Europian, do të ketë dëgjuar vetëm intervistat e Bushatit.
Ai ka krahasuar deklaratat e këtij këshilli në harkun e 1 viti, ku tashmë në vitin 2018, flitet për korrupsion në të gjitha nivelet.
Pollo thotë me ironi se “edhe në këtë lagje të Brukselit dashamirëse me ta Rama e Bushati nuk ndërtojnë dot më Fasadën e Potjemkinit”.
Ja reagimi i plotë i Genc Pollos
Kush pretendon se dje në Bruksel, në Keshillin e Stabilizim Asocimit (KSA) qeveria Rama mori lavdërimin e rradhës nga Komisioni Europian do të ketë dëgjuar vetëm intervistat e Bushatit por nuk ka mundësi të ketë lexuar deklaratën e KSA ku pala europiane u kryesua nga Përfaqsuesja e Lartë Mogherini.
Ndërkohë që në mbledhjen para një viti, më 15 nëntor 2017, znj. Mogherini “mirëpriti hapa kundër krimit e korrupsionit e suksese kundër kanabisit” në vijim të mbledhjes së djeshme u tha se ” BE ritheksoi nevojën kritike për të arritur rezultate të prekshme në luftën kundër korrupsionit në të gjitha nivelet dhe në luftën kundër krimit të organizuar veçanërisht kundër kultivimit e trafikimit të narkotikëve.
Kontrasti sipas Mogherinit duket qartë:
1-në 2017 mirëpresin hapat, në 2018 ritheksojnë nevojën kritike për rezultate të prekshme;
2-në 2017 flitet në përgjithësi për krim e korrupsion, në 2018 për korrupsion në të gjitha nivelet;
3-në 2017 flitet vetëm për kanabis, në 2018 flitet për “drugs” pra narkotikë të tërë llojeve përfshi kokainën.
Edhe në këtë lagje të Brukselit dashamirëse me ta Rama e Bushati nuk ndërtojnë dot më Fasadën e Potjemkinit.
Edhe kjo deklaratë tregon se qeveria rilindiste po bëhet gjithnjë e më shumë pengesë për hapjen e negociatave të antarësimit.

Si ta ktheni bukën e bardhë në ushqim të shëndetshëm

Sipas studiuesve në Oxford Brookes University, me vetëm një truk të thjeshtë ju mund ta transformoni bukën e bardhë në një ushqim të qëndrueshëm.
Dikur, të gjithë kishim dobësi për sandviçin e preferuar me bukë të bardhë, sepse kjo e fundit jep rezultat më të lartë në indeksin e glikemisë (71 krahasuar me 50 për sasi të plotë të miellit), gjë që shkakton një rritje të shpejtë të sheqerit në gjak, e pasuar kjo nga një rënie të energjisë trupore.
Por, shkencëtarët kanë treguar se me vetëm një veprim ju mund ta ktheni bukën e bardhë në një “central” energjie, sidomos nëse e konsumoni në mëngjes, përpara se të shkoni në punë, apo në palestër.
Udhëzimi i duhur
Ngrirja e bukës së bardhë, pra futja në frigorifer, pak përpara konsumimit, zvogëlon mundësinë e ngritjes fillestare të glukozës në gjak, madje deri në gjysmë.
Në vend të kësaj, kjo hile ndihmon që pas konsumimit muskujt tuaj të ushqehen me energji, sidomos për ata që kanë nevojë për kardio në mëngjes.
Sipas, Men’s Health, studiuesit besojnë se ky proces bën që enzimat në zorrë ta kenë më të vështirë konvertimin e niseshtesë në sheqer.
Ky është një super lajm! Nëse punoni shumë gjatë ditës, ose keni kilometra ecje për të bërë, një tost me bukë të bardhë (të cilën më parë e keni ngrirë pak minuta) është burimi absolut i një super energjie për ju.

Thirrjet e protestuesve: “O Erion, o legen”, Çollaku thirrje Veliajt: Kërko falje!

Protestës së banorëve të Unazës së Re para Bashkisë perveç deputetëve teë opozitës, sot i janë bashkuar edhe këshilltarët e opozitës në Bashkinë e Tiranës. Ashtu siç u bë e ditur edhe dje, këshilltarët e djathtë në Bashkinë e Tiranës kanë bojkotuar mbledhjen e Këshillit Bashkiak në një akt proteste kundër sjelljes denigruese ndaj qytetarëve nga Erjon Veliaj.
Kryetari i këshilltarëve demokratë Kreshnik Çollaku në një prononcim për gazetarin e ‘Neës24’ Erjon Skëndaj sulmoi ashpër kryebashkiakun Erion Veliaj lidhur me deklaratën e këtij të fundit për deputetët e PD-së që i quajti shpellarë. Ai tha se Veliaj minimailisht duhet të kërkojë falje, dhe jo të tërhiqet nga deklarata e tij.
“Nuk kemi asnjë informacion për shtyrjen. Por ne jemi një vendim të përbashkët, në mbështetje të kësaj proteste. Por sidomos për shkak të aktit dhe sjelljes së paprecedente që Veliaj fyeu qytetarët. Ne kemi një vendim të përbashkët për të bojkotuar mbledhjen. Fjala e tij është një lëpirje e asaj që tha. Më dinjitoze është që ai të kërkojë falje. Është e paprecedentë se si qeveri apo trajton këta njerëz. Këta të njerëz të dëmshpërblehen, nuk janë shpellarë, janë punëtorë. Me taksat e tyre u mbollën pemët, u ndërtuar shtëpinë.
Është e turpshme që qytetarët të trajtohen me term shpellarë. Ky po vret qytetarinë e qytetit. Sot jemi para një dramë njerëzore, këto njerëz të nëpërkëmbur. Njerëz që pavarësisht se u cënohet jeta e tyre ata protestojnë në mënyrë të qytetare. Protesta do vazhdojë edhe sot. Këta të njerëz të dëmshpërblehen, nuk janë shpellarë, janë punëtorë. Me taksat e tyre u mbollën pemët, u ndërtuar shtëpinë. Njerëz që pavarësisht se u cënohet jeta e tyre ata protestojnë në mënyrë të qytetare. Protesta do vazhdojë edhe brenda bashkisë. Këshilli bashkiak është sot këtu. Sot këshilli bashkiak është këtu nuk është brenda mure ve të bashkisë”, tha Çollaku.