40.5 C
Tirana
E hënë, 11 Gusht, 2025

Si ndikon mungesa e vitaminës D në organizëm

Niveli i ulët i vitaminës D është i lidhur ngushtë me një rrezik në rritje të shfaqjes së një varg problemesh shëndetësore. Përveç kësaj, nëse vuani nga sëmundjet e rënda, si kanceri i gjirit ose kanceri i prostatës, probabiliteti i mbijetesës mund të jetë dukshëm më i ulët në qoftë se nuk konsumoni sasi të mjaftueshme të vitaminës D.
Shumica e njerëzve në ditë duhet të konsumojnë rreth 2.000 njësi ndërkombëtare (IU) të vitaminës D ashtu që trupi të funksionojë në mënyrë optimale. Mungesa e vitaminës D mund ta rrezikojë seriozisht shëndetin tuaj dhe ta shkurtojë jetëgjatësinë.
Rreziku i rritur nga depresioni
Personat me nivel të ulët të vitaminës D në gjak kanë dy herë rrezik më të madh të shfaqjes së depresionit. Vitamina e rregullon funksionimin e hipokampusit dhe pjesëve të tjera të trurit që janë të përfshira në menaxhimin e gjendjes shpirtërore. Pikërisht për këtë arsye, nivelet e ulëta të vitaminës D mund të ndikojnë në aftësinë e këtyre pjesëve të trurit.
Gjasa të reduktuara të një shërimi të suksesshëm nga kanceri
Pacientët me kancer, të cilët e kanë një nivel paksa të rritur të vitaminës D kanë më shumë gjasa të mbijetojnë, në krahasim me ata që kanë nivele të ulëta të vitaminës D. Vitamina D është treguar më efektive në trajtimin e kancerit të zorrës së trashë dhe kancerit të gjirit. Personat që vuajnë nga kanceri i gjirit ose apendiksit kanë madje dy herë më shumë rrezik të trajtimit të pasuksesshëm.
Rreziku i rritur nga kanceri i prostatës
Rreziku i shfaqjes së një forme agresive të kancerit të prostatës është madje 4-5 herë më i lartë tek meshkujt, të cilët në trup kanë nivele të ulëta të vitaminës D. Shkencëtarët ende nuk e dinë se cila është arsyeja e saktë, por janë të sigurt se definitivisht ekziston lidhja.

Rreziku i rritur nga dementia dhe Alzheimeri
Të rriturit, të cilët nuk marrin sa duhet vitaminë D, kanë rrezik 53% më të lartë të shfaqjes së dementisë. Mungesa e vitaminës D shoqërohet me rritjen e rrezikut të sëmundjes Alzheimer. Nevojiten hulumtime të mëtejshme ashtu që shkencëtarët ta kuptojnë më mirë lidhjen.
Rreziku i rritur nga artriti psoriatik
Rreth 30% e personave që vuajnë nga artriti psoriatik nuk e marrin sasinë e mjaftueshme të vitaminës D. Artriti psoriatik është një gjendje në të cilën sistemi imunitar i sulmon nyjat dhe shkakton dhimbje dhe inflamacion. Studimet e mëparshme kanë treguar se nivelet e ulëta të vitaminës D mund ta shkaktojnë formimin e gjendjeve inflamatore.
Rreziku i rritur nga sëmundjet e zemrës
Personat me mungesë të vitaminës D kanë rrezik madje 32% më të lartë nga sëmundjet e arterieve koronare. Ata gjithashtu e kanë një rrezik 20% më të lartë të zhvillimit të formave të rënda të sëmundjeve kardiovaskulare. Vitamina D mund ta përmirësojë funksionin imunitar dhe ta reduktojë inflamimin në të gjithë trupin. Në këtë mënyrë ndihmon në reduktimin e rrezikut të problemeve të zemrës.
Rreziku i rritur nga pneumonia
Rreziku nga pneumonia është madje 2,5 herë më i lartë tek personat që vuajnë nga mungesa e vitaminës D. Studimet e mëparshme kanë treguar se mungesa e vitaminës D e dobëson sistemin imunitar, gjë që e rrit rrezikun e sëmundjeve të sistemit respirativ.
Rreziku i rritur nga skizofrenia
Personat që vuajnë nga mungesa e vitaminës D e kanë një rrezik dy herë më të madh të zhvillimit të skizofrenisë. Megjithatë, duhet kryer hulumtime shtesë për ta kuptuar më mirë lidhjen në mes të marrjes së vitaminës D dhe zhvillimit të skizofrenisë.

Nis revolta/ Banorët e Unazës së Re rrethojnë zyrën e Veliajt, policia blindon Bashkinë!

Ka nisur protesta e banorëve të Unazës së Re me kërkesën për dëmshpërblim 100% të pronave të tyre përpara bashkisë së Tiranës. Policia e Tiranës nuk ka dhënë leje për zhvillimin e protestës, por banorët janë mbledhur para Bashkisë duke hedhur parrulla kundër qeverisë dhe kreut të Bashkisë së Tiranës Veliaj.
Ata janë kundër shkaterrimit te banesave te tyre pa kompensimin e duhur.
Pervec deputeteve te opozites, sot protestes se tyre u jane bashkuar edhe keshilltaret e opozites ne Bashkine e Tiranes.
Në pjesën e pasme të bashkisë ka një numër të shtuar të policisë, policia e rendit, policia bashkiake dhe Forcat Shqiponja.
Banorët janë shprehur se kanë kërkuar leje për të protestuar, leja i është refuzuar por ata kanë vazhduar me planin e tyre.
Ata kërkojnë dëmshpërblim të plotë për shtëpitë që do prishen, të legalizuara apo jo. Sipas tyre, projekti është korruptiv.
“ Di të them që ne jemi, kryetari i Bashkisë na quajti shpellarë. Nuk e di kur është bërë tirans kryebashkiaku, por ne kemi shumë dokumenta të rregullta. Kam certifikatë pronësie, kam leje legalizimi, kam hipotekë, paguaj taksat. Pse jam shpellar mo zoty kryetar,” u shpreh një prej protestuesve.
Protesta e banorëve të Unazës së Re, vijon me kërkesën për dëmshpërblim 100% të pronave të tyre. Opozita qëndron në krahë të tyre!

Vrasjet në Shkodër, reagon ish-Presidenti: Qyteti është marrë peng!

Ish-presidenti i Republikës Bujar Nishani ishte i pranishëm në konferencën shkencore në Shkodër të organizuar nga Këshilli i qarkut Shkodër me temë: “Shkodra në vitet e komunizmit 1945-1953”.
Nishani ka komentuar edhe rreth ngjarjeve dhe vrasjeve të fundit që kanë tronditur metropolin e veriut.
Ish-kreu i shtetit shqiptar u shpreh besimplotë se ngjarjet e fundit do të tejkalohen, ndërsa nuk ngurroi të shpreh fjalët më të mira për Shkodrën, e cila njihet si simboli i kulturës shqiptare, por jo vetëm.
“Shkodra për momentin është marre peng nga individë apo grupe kriminale dhe për ketë ndjeje keqardhje. Jam i bindur se është situate kalimtare dhe Shkodra do te dije ta kaloje. Duket sikur e kanë marrë peng përkohësisht jetën e këtij qyteti, lirinë, të drejta e qytetarëve. Por gjithsesi, pavarësisht kësaj situata, që unë besoj se kjo është momental dhe unë besoj se do të kalohet. Shkodra mbetet një simbol shumë i madh për mbarë botën shqiptare, por edhe simbol i përfaqësimit të shqiptarëve dhe Shqipërisë në aspektin ndërkombëtar. Kjo nuk është e ditëve të sotme, por është një trashëgimi shekullore.”, tha Nishani.
Në fund Nishani falënderoi të gjithë organizatorët e konferencës duke mos harruar edhe përfaqësuesit e qarkut vendor.
“Ndaj unë ndihem shumë i kënaqur dhe shumë i privilegjuar. Dua të shpreh mirënjohjen për drejtuesit e qarkut e Shkodrës, për akademikët që janë angazhuar për mbajtjen e kësaj konference”, shtoi Bujar Nishani.

Denoncimi: Ardi Veliu anulloi provimin e komisareve pse nuk fituan militantët e PS

Anullimi i provimit të komisarëve nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Veliu është bërë pasi nuk fituan ata që ishin planifikuar që përpara provimit që të ishin në listën fituese.
Një nga konkurentët në këtë provim ka denoncuar pranë ish-kryeministrit Berisha ku ka ngritur edhe disa pyetje:
Ku u bazua ky vendim kur nuk kishte asnjë rast të kapur me kopje?
Si ka mundësi që është kopjuar kur provimi u kontrollua nga SHKB dhe standartet PAMEKA?
Si u shit teza kur ajo u hartua 1 orë para provimit?
Pse nuk është ndëshkuar asnjë nga ata që mbikqyrnin këtë provim?
Nga ana e tij Berisha e ka cilësuar si ‘horrlik’ anullimin e provimit duke thënë se arsyeja e vërtetë është fakti se nuk fituan narkomilitantët e Ardi Veliut.
Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha
Horrlliqet e anullimit te nje provimi. Denocohet Geron Veliu:
Anulloi provimin e komisareve se nuk fituan narkomilitantet!
Lexoni denoncimin e konkurentit dixhital. Sb
SKANDAL!
E VERTETA E TESTIMIT QE ANULLOI DREJTORI POLITIKAN I POLICISE SE SHTETIT…SOT U DHA URDHER I PA LIGJSHEM NGA DREJTORI I PERGJITHSHEM I POLICISE SE SHTETIT Z.ARDI VELIU ME QELLIM KUALIFIKIMIN E MILITANTEVE TE VETE PER TI GRADUAR NE POLICINE E SHTETIT.
E VERTETA ESHTE QE GJATE PROVIMIT NUK KISHTE KOPJE POR NUK FITUAN ATA QE DONTE VETE DREJTORI DHE MINISTRI.
AI NXITOI PER TE DALE SI PARTIZAN DHE E ANULLOI PROVIMIN ME PRETEKSTIN SE GJASME ESHTE KOPJUAR POR NUK KA NDESHKUAR ASNJE NGA ATA QE MBIKQYRNIN PROVIMIN.
LIND PYETJA…KU U BAZUA KY VENDIM KUR NUK KISHTE ASNJE RAST TE KAPUR ME KOPJE?SI KA MUNDESI QE U KOPJUA KUR TESTIMI U KONTROLLUA NGA SHKB DHE STANDARTET PAMEKA SI DHE SHUME FAKTORE TE TJERE TE DREJTORISE SE PERGJITHSHME,DHE KUSH E KA FAJIN PER KETE?
PER ATA QE PRETENDOJNE QE U SHIT TEZA…SI U SHIT TEZA KUR AJO U FORMULUA NGA ORA 4.00 DERI NE 8.00 TE DITES SE PROVIMIT DHE PROVIMI FILLOI NE OREN 9.00? PO TE FITONI LISTAT E ATYRE QE NUK KANE FITUAR DO VERENI MIQTE E ATYRE NE PUSHTET DHE ATA TE CILET ME TE VERTETE PERPIQEN DHE STUDIOJNE PRETENDOHET SE KANE KOPJUAR VETEM SEPSE NUK FITUAN ATA TE CILET ISHIN PLANIFIKUAR QE PARA PROVIMIT SE DO TE FITONIN.
KJO ESHTE PADREJTESI.KY ESHTE SKANDAL!!!!JU LUTEM TE INTERESOHENI TE INVESTIGONI DHE TE NXIRNI TE VERTETEN QE KETA QE JANE NE PUSHTET DUAN TA FSHEHIN.BENI DICKA.

Paloka: Rama çun Tirone? Si e tallnim tek bordurat

Në grevën e urisë hyri gjysmë “ilegalisht”. Edi Paloka kishte muaj më parë se 17 shkurti ’91, që ishte diplomuar si inxhinier gjeofizik. Greva ishte vetëm e studentëve dhe pedagogëve.
Pasi kishte refuzuar emërimin jashtë Tiranës, Paloka thotë për “Gazeta Shqiptare” se nxitoi para të gjithëve për të hyrë në ambientet ku u zhvillua greva, në kinoklubin e Qytetit Studenti.
Edi Paloka rrëfen për periudhën e lëvizjes për demokraci, sakrificën e madhe të studentëve, rrëzimin e bustit të bustit të diktatorit dhe njohjet me Sali Berishën dhe Edi Ramën. Me të parin e lidhin orët e para të krijimit të PD-së, me të dytin “bordura”, selia e “çunave të Tironës”…
-Z.Paloka, në çfarë fakulteti studionit dhe cila ishte situata në Qytetin Studenti para grevës së urisë, që çoi në rrëzimin e bustit të diktatorit Hoxha?
Unë kam qenë në Fakultetin e Gjeologji-Minierave, studentët e të cilit qenë ndër më aktivët si në lëvizjen e dhjetorit, ashtu dhe në grevën e urisë së shkurtit ’91. Kishte ditë që në Qytetin Studenti zhvillohej një protestë e studentëve, kërkesa kryesore e të cilëve ishte heqja e emrit të diktatorit nga universiteti. Fakt është që nuk kishte asnjë reagim nga Ministria e Arsimit të asaj kohe dhe ndërkohë me gjithë përpjekjet e organizatorëve, me kalimin e ditëve, dukej sikur protesta po binte, të paktën në numra. Në ato kushte u mendua radikalizimi nëpërmjet grevës së urisë.

-Përse vendosët të hynit në grevë urie?
Të them të drejtën, unë në greve hyra gjysmë “ilegalisht”, pasi nuk isha më student, isha diplomuar si inxhinier gjeofizik disa muaj më parë dhe greva ishte vetëm e studentëve dhe pedagogëve. Hyra madje përpara se të fillonte hyrja ceremoniale. Studentët ndërkohë puthnin flamurin kombëtar të vendosur tek dera pa yllin e kuq, përpara se të hynin në ambientet ku u zhvillua greva.
-A kishte dijeni familja juaj për vendimin që kishit marrë dhe a ndjeheshin të kërcënuar?
Familjen e kam njoftuar pas hyrjes në greve dhe ata vinin më pas bashkë me qytetarët e tjerë në Qytetin Studenti. Nuk ka pasur në atë kohë kërcënime apo forma presioni specifike ndaj familjes sime. Ishim në një kohë kur vërtetë Sigurimi i Shtetit vazhdonte të funksiononte, kohë kur u shfaqën edhe të ashtuquajturit “vullnetarë të Enverit”, por ishim dhe tre muaj pasi ne e kishim mposhtur diktaturën, ishte shpallur pluralizmi dhe ishte themeluar Partia Demokratike, anëtar i së cilës, unë isha që në formimin e saj.
-Si e kalonit kohën gjatë grevës së urisë dhe cilat ishin kryesisht bisedat që bënit së bashku?
Gjatë grevës së urisë, domethënë tri ditë aq sa zgjati, ngjarjet ishin intensive jashtë, por edhe brenda ambienteve të grevës. Ne kishim edhe një televizor ku ndiqnim lajmet, aq sa jepte Televizioni Publik Shqiptar në atë kohë. Pjesën tjetër, kur kryesisht largoheshin njerëzit që ishin gjatë gjithë ditës në Qytetin Studenti, kemi luajtur edhe me letra. Sigurisht që bisedat tona kryesore lidheshin me atë që prisnim të ndodhte: a do pranonin apo jo ta hiqnin emrin dhe çfarë mund të bënim tjetër ne…
-Në atë periudhë është folur sikur z.Sali Berisha ishte kundër grevës së urisë së studentëve, si është e vërteta?
Z.Berisha dhe askush tjetër në Partinë Demokratike nuk kanë qenë kundër grevës së urisë, përkundrazi. Greva nuk mund të bëhej, nëse nuk merrte aprovimin dhe mbështetjen e Partisë Demokratike dhe Berishës. Ne që ishim në atë grevë, ishim pothuajse të gjithë pjesëtarë edhe të lëvizjes së dhjetorit dhe shumica anëtarë të Partisë Demokratike.

-Dhe… cili ishte roli i Azem Hajdarit ato ditë?
Azemi ishte nga më aktivët e drejtuesve të Partisë Demokratike lidhur me kontaktet me grevën. Mbaj mend që një ditë (të dytën në mos gaboj) erdhi i entuziazmuar dhe na tha që fituam. Në fakt, ishte vendosur që do mblidhej Plenumi i Komitetit Qendror të PPSH për të diskutuar kërkesat tona. Ne bërtitëm sa u lodhëm, por më pas rezultoi që kërkesat tona nuk u pranuan.
-Çfarë ndodhi pas zhgënjimit?
Natën e parë e kishim kaluar thuajse pa gjumë, sepse kushtet ishin të tilla. Ishim mbi shtatëqind vetë në të dyja sallat e grevës dhe ishim ngjeshur njëri me tjetrin pothuajse në pamundësi për të fjetur. Ishim më tepër të lodhur se sa të uritur. Kur dëgjuam që kërkesat tona nuk u pranuan, patëm disa momente deziluzioni dhe dëshpërimi. Por të nesërmen qytetarët ishin më shumë se kurdoherë. Atë ditë u hodh monumenti i diktatorit Enver Hoxha.
-Në ç’mënyrë ushtronte presion regjimi komunist gjatë kohës që ju ishit në grevë urie?
Nuk kishin si të na bënin presion brenda grevës. Të gjithë ishin studentë e pedagogë e njihnim njëri- tjetrin. Në Qytetin Studenti, që nga krijimi i Partisë Demokratike nuk hynin më forca të policisë. Edhe nëse kishte civilë të Sigurimit, ata nuk guxonin të ndërmerrnin akte ndaj nesh. Megjithatë, ideja se mund të ndërhynin për të na nxjerrë jashtë grevës qarkullonte mes nesh, por të mos harrojmë që ishim mbi 700 vetë brenda.
-Ndërkohë vinin dhe ju takonin vazhdimisht pedagogët, por cilët ishin ata?
Nga pedagogët, unë mbaj mend që ishin Ylli Vejsiu dhe Omer Stringa. Ata qëndruan me ne gjithë kohës që zhvillohej greva. Duhet të kishte edhe pedagogë të tjerë besoj.

-Me cilët nga pedagogët bisedonit më hapur?
Me pedagogët nuk ishte e lehtë të bisedoje hapur edhe pse fakulteti ynë kishte veçori për sa u përkiste marrdhënieve pedagog-studentë. Pedagogët tanë të lëndëve profesionale kishin kaluar vite pune të vështira përpara se të merreshin si pedagogë dhe kjo bënte që të ishim më të afërt. Ne kur të mbaronim fakultetin, na priste një profesion dhe jetë e vështirë dhe pedagogët tanë e dinin mirë këtë. Por të flisje hapur për politikë ishte e vështirë. Sidoqoftë, ishin dy pedagogë me të cilët edhe nëse nuk flisnim hapur, kuptoheshim shumë mirë duke folur me nënkuptime, njëri ka qenë Eftim Dodona dhe tjetra Aida Shehu, bashkëshortja e Tritan Shehut, e cila ishte pedagoge e jashtme, jo e fakultetit tonë.
-Kishte studentë që nuk e përballonin dot grevën?
Nuk mbaj mend a kishte studentë që dolën nga greva. Ne në fakt vendosëm që në grevë nuk do hynin të tjerë dhe dera qëndronte e mbyllur. Por kanë hyrë edhe drejtues të Partisë Demokratike dhe gazetarë. Pashkon mbaj mend që ka ardhur. Gazetarë të “Rilindjes Demokratike”, studentë edhe ata. Fevziu hynte e dilte si gazetar. Ndërkohë në grevë isha unë dhe Dritan Islami, që gjithashtu shkruanim në atë kohë në gazetën “RD”.
-Cili ishte veprimi i parë i të rinjve pasi dolën nga greva e urisë?
Kërkesat tona u plotësuan pasi u rrëzua monumenti i diktatorit. Unë kujtoj që pasi njerëzit u sulën drejt Tiranës, në Qytetin Studenti nuk mbetën shumë njerëz dhe ne prisnim me ankth të merrnim vesh se çfarë po ndodhte. Mbaj mend që personi i parë që e solli lajmin e rrëzimit të diktatorit ishte një djalë me motor. Ne ishim nga salla që binte në drejtimin e qendrës së Tiranës dhe e pamë të parët. Ai bërtiste e gati hidhej përpjetë me gjithë motor. Ne dëgjonim, por nuk arrinim ta besonim. Madje, edhe dyshonim se mos ishte provokim për të na nxjerrë nga greva. Nuk ishte paranojë, por në atë kohë provokimet ishin të shumta.

-…Djali me motor kishte të drejtë dhe nuk ishte një provokim?
Po. Kur e kemi parë rrëzimin e monumentit në lajmet e TVSH-së e kemi përjetuar sikur të ishim edhe vetë në shesh. Nuk arrinim prapë ta besonim. Ndërkohë, qytetarët ishin rikthyer në Qytetin Studenti bashkë me kokën dhe disa copa bronzi nga monumenti i tërhequr zvarrë. Kokën e diktatorit e varëm tek dritaret e grevës. Nga darka, Byroja Politike e vënë para faktit të kryer, pranoi kërkesat tona dhe ne dolëm nga greva treditore.
-Cili ishte veprimi juaj i parë?
Kërkova të bëj një foto pranë njërës prej copave të bronzit që kishin mbetur ende para sallës, por aty njerëzit kishin nxjerrë mllefin me të gjitha format. Edhe kishin përmjerrë mbi monument.
-Në njërën nga fotot vërej se ju keni formuar shkronjën V…
Po është momenti që do dilnim nga greva dhe bashkë me dy shokë të tjerë kemi hequr shallet tona dhe formuam shkronjë V si simbol të fitores.
-Si ishte dita e parë pas grevës së urisë?
Kur u nisëm për në shtëpi, kaluam tek sheshi qendror. Ndaluam tek piedestali bosh. E shihnim e nuk ngopeshim dot me idenë që diktatori nuk ishte më aty. Vetëm një vit më parë, me 28 janar 1990, ne kishim tentuar të bënim demonstratën e parë antiregjim në Tiranë. Kishim mbetur vendi i fundit komunist në Evropë, pas rrëzimit të murit të Berlinit. Kishte pasur protestë në Shkodër, për të cilën ne kishim marrë vesh nga njerëzit tanë atje, por nëse nuk lëvizte kryeqyteti, do të ishte shumë e vështirë. Në ato kushte u organizua e ashtuquajtura demonstratë e heshtur në qendër të Tiranës. Mijëra qytetarë dolën në shesh nën hijen kërcënuese të monumentit të diktatorit me 28 janar. Qindra ishin dhe sampistë e sigurimsa, që kërkonin të kontrollonin sheshin. Disa muaj më vonë, me hapjen e ambasadave, pothuajse të gjithë ata djem që ishin në shesh më 28 janar, u larguan nga Shqipëria dhe ne që mbetem këtu, na u duk sikur regjimi e kishte gjetur mënyrën për të shpëtuar prapë. Por ja ku ishim një vit e pak më pas dhe monumenti ishte fshirë nga faqja e dheut dhe diktatori u tërhoq zvarrë e u përmor nga qytetarët e Tiranës. Kjo më bën të besoj edhe sot tek ndryshimi i shpejtë. Edin Rama si Ramiz Alia dikur, që mendoi se shpëtoi kur kundërshtarët e tij u larguan me ambasadat, mendon sot se duke larguar shqiptarët në emigrim, do ruajë karrigen e tij. Njësoj do ta ketë fundin.

-Kur keni dëgjuar për herë të parë për emrin e Edi Ramës gjatë periudhës së protestave?
Rama nuk kishte asnjë lidhje as me protestat e dhjetorit e as me grevën e urisë. Është e vërtetë që në periudhën përpara dhjetorit në Institutin e Lartë të Arteve, një grup pedagogësh dhe studentësh, pjesë e të cilëve ishte edhe Rama, organizonin takime ku flitej për tema që deri vonë kishin qenë tabu, por që nuk shkonin më larg se sa debatet kulturore. Sigurisht që për një vend ku deri vonë përfundoje në burg edhe për një fjalë goje, ku dëgjimi i muzikës së huaj konsiderohej krim dhe veshja jashtë formatit të caktuar nga partia ishte herezi, ato takime ishin mëse interesante, por vetëm kaq.
-Që do të thotë…?
Sepse për hir të së vërtetës, duhet thënë që pas vdekjes së Hoxhës, Alia u përpoq të krijonte një ambient më të liberalizuar, sidomos për sa i përket muzikës apo veshjes. Kështu ishte hapur një stacion tjetër radioje, që transmetonte muzikë të huaj. Në Tiranë ishte bërë dhe një koncert i Albanos dhe Rominës nën kontrollin e rreptë të partisë.
Pra, të flisje për “Beatles” apo John Lenon nuk ishte me një tabu aq sa për t’u mburrur sot Rama se ka bërë ndonjë akt të fortë disidence.
Në Tiranë, ata që dhe Rama ka qejf t’i përmendi si “çuna Tirone” e që në fakt për aq sa mundnin, bënin “disidencën” në atë kohë, njiheshim të gjithë me njëri-tjetrin. Rama nuk ka qenë kurrë një prej “çunave të Tironës”, përkundrazi. Sigurisht që ishte i njohur në Tiranë, sepse i ati ishte skulptor i njohur dhe në strukturat e larta të PPSH-së, por Rama vetë ishte më tepër objekt talljeje tek “bordura”, që ishte “selia” e “çunave të Tironës”. Ishin këta çuna që organizuan 28 janarin e më pas shpërthyen ambasadat.
-Megjithatë, z.Rama ishte pjesë e lëvizjes për demokraci?
Rama nuk ka qenë asnjëherë pjesë e këtyre lëvizjeve. Edhe në dhjetor, siç kam mësuar më pas, nuk ka qenë fare në Shqipëri, kishte shkuar me vizë në Greqi.

-Kur e keni parë z.Rama të aktivizuar me lëvizjen? Z.Berisha ka deklaruar se Rama kërkoi varjen e të gjithë komunistëve…
Hera e parë që unë e kam parë të aktivizuar, ka qenë pikërisht rasti që përmend edhe Berisha, një miting para stadiumit “Qemal Stafa”. Është e vërtetë që na bëri përshtypje fjala e tij, sepse ishte ekstreme. Pavarësisht se ishte formuar Partia Demokratike, ende fjalori që përdorej publikisht nga ne ishte i kujdesshëm, sepse komunistët ishin ende në pushtet dhe acarimi i situatës mund të çonte në luftë civile. Në ato kushte, deklarata e Ramës për të varur gjithë komunistët, edhe pse një pjese prej nesh iu duk e fortë dhe e guximshme në atë moment, po ta mendoje pak më gjatë, ishte tejet e dëmshme dhe e rrezikshme. Kishim pothuajse të gjithë anëtarë të Partisë së Punës në familje pas 50 vjetësh sundim të komunizmit. Unë nuk di të them as sot nëse Rama atë deklaratë e bëri për t’u dukur e për bujë apo me qëllim, por e vërteta është që ishte një akt i rrezikshëm, që mund ta dëmtonte shumë për të mos thënë e shkatërronte Partinë Demokratike.
-Pas studimeve, si rrodhi jeta juaj? Si u bëtë pjesë e gazetarisë dhe politikës?
Pasi mbarova fakultetin, unë u emërova të punoja diku larg Tiranës. Kjo rreth muajit shtator të ’90, në mos gaboj. Nuk pranova të shkoj. Në dhjetor u angazhova që ditët e para, më saktë që gjatë protestës së 9 dhjetorit tek Liceu Artistik. Protesta kishte filluar një natë më parë në konviktet e Qytetit Studenti. Më pas isha një nder ata që firmosën për krijimin e PD-së dhe në vazhdim kam qenë gjithë kohën i angazhuar në PD si anëtar i PD-së, më vonë anëtar i Këshillit Kombëtar, nga 1994 dhe nga 1999 edhe anëtar i kryesisë së PD-së në vazhdimësi. Edhe gazetarinë e fillova me daljen e gazetës “Rilindja Demokratike”. Përveçse gazetarëve me përvojë, në ‘RD’ u krijua një grup me studentë që shkruanin. Sot ata janë ndër gazetarët dhe drejtuesit më të mirë të gazetarisë në Shqipëri. Edhe unë fillova të shkruaj në ‘RD’ që në fillimet e saj dhe vazhdova deri në ’99 kur kalova si zëdhënës i Sali Berishës në Partinë Demokratike. Praktikisht edhe në gazetari, edhe në politikë jam që me lindjen e pluralizmit dhe shtypit të lirë në Shqipëri pas diktaturës.

Hetimi në Itali: Tare tek mafia e basteve online, si vijnë paratë në Shqipëri dhe ku investohen

Një rrjet mafioz që kontrollonte bastet online në Itali, është goditur këtë të mërkurë nga autoritetet anti-mafia në vendin fqinj. 68 persona janë arrestuar dhe mbi 1 miliard euro, asete janë sekuestruar, në këtë operacion të shtrirë në Pulia, Calabri dhe Sicili, por aktiviteti shtrihej në shumë vende të tjera të Evropës, përfshi edhe Shqipërinë.
Por si funksiononte skema? Sipas Vizion plus, grupet mafioze, blinin kryesisht në Maltë licencat për të hapur baste online duke shmangur legjislacionin italian.
Me anë të pikave të basteve të ngritura në disa qytete në Itali, ata u ofronin këtë shërbim lojtarëve, por paratë nuk kalonin nëpërmjet sistemit bankar, por banka ishte mafia, e cila përllogaritet të ketë përfituar nga e gjithë kjo skemë, deri në 4.5 miliardë euro. Një tjetër fakt që kanë evidentuar autoritetet, është se pagesat bëheshin në dorë dhe jo siç duhet të funksiononte normalisht, nëpërmjet bankës apo llogarisë së një klienti të regjistruar.
Raportohet se të gjitha fitimet, kryesisht janë investuar në pasuri të paluajtshme. Një fakt që ka shtuar dyshimet lidhur me personat e përfshirë, është jeta e luksit që atë bënin. Janë mbajtur nën vëzhgim rrjetet e tyre sociale, ku ata publikonin fotografi me makina, ora por edhe udhëtime luksoze, duke mos arritur të justifikonin të ardhurat.

Por çfarë roli ka pasur Shqipëria në gjithë këtë histori? Sipas autoriteteve italiane, e gjithë skema e mashtrimit, ishte e ndërtuar me anë të një kompanie të regjistruar në Curacao, e cila është tërësisht në pronësi të një kompanie shqiptare “Remonte Betting solution”, pronë e faqes së internetit “Revolutionbet365.com” që përdorej nga grupet mafioze.
Për pastrimin e parave, ato depozitoheshin në llogarinë e kompanisë në Curacao, më pas transferoheshin në Shqipëri, për të shkuar përsëri në Curacao dhe më pas kaloni në Itali, si para të pastra.
Pjesë e kësaj skemë ishte dhe një kompani e dhënies së makinave me qera në vendin fqinj, e cila i kalonte të gjitha fitimet në Shqipëri ku ndiqej e njëjta rrugë për pastrimin e tyre.
Ndër të tjera, tek pjesa e dosjes për Shqipërinë thuhet:
Kontaktet e para regjistrohen me avokatin Mirko Daidone të cilit Fabruzio Gerolla i drejtohet duke i kërkuar informacione mbi një shoqëri bastesh të drejtuar nga vëllezërit Tare, me 400 dyqane në të gjithë Shqipërinë, e interesuar për t’u përhapur nën emrin BET 1128. Shoqëria shqiptare, për të cilën është i interesuar Gerolla, është Top Bast.
Rezulton që Top Bast ka një kapital prej 22 mln lekë, e ndarë në 22000 kuota me vlerë nominale 1000 lekë secila, në zotërim te Ermal Bajramit. Nga faktet, shoqëria është e vëllezërve Genti dhe Igli Tare, respektivisht konsull i Shqipërisë në Turqi dhe drejtor sportiv i Lazios.

Berisha publikon denoncimet: Vlora e Laçi në kthetrat e maskave! Policia fsheh plaçkitjet dhe plagosjet nga maskat

Ish-Kryeministri Sali Berisha denoncon në faqen e tij në Facebook situatën e rëndë në Vlorë dhe në Laç.
Sipas denoncuesve, policia ka fshehur disa ngjarje të rënda në këto dy qytete.
Qytetari i parë i shkruan Berishës se dje në Vlorë ka ndodhur në plagosje me armë, ndërsa pas saj thotë se fshihen dy rinj, njëri prej të cilëve djali i Ardi Licajt, njeri i afërt i Zani Çaushit. Ndërkohë, rasti tjetër vjen nga Laçi, ku thuhet se disa persona të maskuar kanë hyrë në një lokal dhe kanë dhunuar një person.
Denoncimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha
Vlora dhe Laçi ne kthetrat e maskave!
Narkopolicia fsheh plaçkitjet dhe plagosjet nga maskat. Jane te Partise Siçiliste, i kemi tanet!!
Lexoni mesazhet e qytetareve dixhital. sb
“mrgjs doktore nje plagosje ka ndodhure dje ne qytetin e vlores afer kalit te trojes policia deri tani nk ka dhene asgje Prshendetie doktore dje reth ores 12 te nates eshte qelluare me arem dhe policia fshe ngjarjen sepse ka qene dhe djali i artur dobicit qe ju e keni permend dhe ne parlament dhe djali i ardi licaj krahu i majt i zani caushit”
“Miremengjesi z sali ketu ne lac u ba hera 4 qe me dalin me maska dhe policija nuk rago te lutem shkruje diqka ne fb se dhe gjetan gjetanit ja kan myll gojen edi rama me shoket sot ne 6 pa 10 te megjesit kan hy me maska ne nje lokal dhe kan rraf axhen tim po u bo hera 4 qe doll dhe policija dhe prokurori lacit meshefin provat te lutem anonim”.

Tragjedia në SHBA, mbi 50 të vdekur nga zjarret në Kaliforni, 7600 shtëpi të djegura

Mbi 50 vetë janë konfirmuar të vdekur deri tani nga zjarret në Kaliforni. Ekipe zjarrfikëse vazhdojnë të luftojnë me flakët, ndërkohë që dhjetëra mijëra banorë janë zhvendosur dhe ende ka qindra të zhdukur. Punonjësit e ndihmave po kërkojnë mes rrënojave që ka lënë pas zjarri:
Shumë nga të vdekurit janë gjetur në makina të djegura si dhe në ndërtesa të shkatërruara në qytetin Paradise në Kaliforninë veriore. Zjarrfikësit luftuan gjatë gjithë natës me flakët që kishin përfshirë një sipërfaqe prej 50 mijë hektarësh.
Shumë zjarrfikës janë vetë banorë të zonës, ku deri tani janë regjistruar 7600 shtëpi dhe struktura të tjera të shkatërruara.
“Është shumë e rëndë kur futem në lagje që i ngjajnë zonës ku banoj dhe shoh se thuajse gjysma e banorëve kanë mbetur pa shtëpi. Kemi humbur shumë në këtë zonë,” thotë shefi i batalionit zjarrfikës.
Në Kaliforninë e jugut një vatër zjarri vazhdon të digjet pranë Los Anxhelosit. Zjarrfikësit kanë numëruar mbi 435 struktura të shkatërruara, ndër to edhe shumë shtëpi të shtrenjta në qytezën Malibu.
“Do të duhen edhe disa ditë për të bërë një përllogaritje të plotë dhe të saktë të strukturave të shkatërruara. Por sipas përllogaritjeve të mia, shifra do të jetë shumë më e lartë,” tha shefi i zjarrfikësve të Los Anxhelosit.
Më shumë se 8 mijë zjarrfikës janë mobilizuar në të gjithë shtetin për të luftuar zjarret. Erërat e forta, të quajtura Santa Anas, një fenomen i rregullt natyror në Kaliforninë e jugut, i kanë vështirësuar operacionet.
“Me vazhdimin e erërave Santa Ana që do të hapin vatra të reja zjarri, i bëjmë thirrje publikut të tregojet i vëmendshëm dhe të ndjekë udhëzimet e zyrtarëve për evakuim,” tha zëvendës shefi i Departamentit Zjarrfikës për shtetin e Kalifornisë.
Në një aktivitet në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Donald Trump, i cili ishte kritikuar pasi kishte shprehur ankesa për departamentin e menaxhimit të pyjeve në Kaliforni, përcolli ngushëllime për viktimat dhe shprehu keqardhje për banorët e prekur nga kjo fatkeqësie natyrore.
“Mbajmë zi për jetët e humbura, falemi për viktimat. Ka në fakt më shumë viktima se ndokush mund ta imagjinonte të mundshme”.
Ekipet zjarrfikëse po përllogarisin dëmet materiale dhe në njerëz, ndërkohë që mbi 220 banorë aktualisht figurojnë të zhdukur.

Italia zbulon emrin e Igli Tares tek mafia e basteve online, ja kompania e tij nën hetim

Një rrjet mafioz që kontrollonte bastet online në Itali, është goditur këtë të mërkurë nga autoritetet anti-mafia në vendin fqinj.
68 persona janë arrestuar dhe mbi 1 miliard euro, asete janë sekuestruar, në ketë operacion të shtrirë në Pulia, Calabri dhe Sicili, por aktiviteti shtrihej në shumë vende te tjera të Europës, përfshi edhe Shqipërinë.
Por si funksiononte skema?
Grupet mafioze, blinin kryesisht në Maltë liçencat për të hapur baste online duke shmangur legjislacionin italian. Me anë të pikave të basteve të ngritura në disa qytete në Itali, ata u ofronin këtë shërbim lojtarëve, por paratë nuk kalonin nëpërmjet sistemit bankar, por banka ishte mafia, e cila përllogaritet të ketë përfituar nga e gjithë kjo skemë, deri në 4.5 miliardë euro.
Nje tjeter fakt që kanë evidentuar autoritetet, është se pagesat bëheshin në dorë dhe jo siç duhet të funksiononte normalisht, nepërmjet bankës apo llogarisë së një klienti të regjistruar.
Raportohet se të gjitha fitimet, kryesisht janë investuar në pasuri të palujatshme.
Një fakt që ka shtuar dyshimet lidhur me personat e përfshire, është jeta e luksit që ata bënin. Janë mbajtur nën vëzhgim rrjetet e tyre sociale, ku ata publikonin fotografi me makina, ora por edhe udhetime luksoze, duke mos arritur të justifikonin të ardhurat.
Por çfarë roli ka pasur Shqipëria në gjithë këtë histori?

Sipas autoriteteve italiane, e gjithë skema e mashtrimit, ishte e ndërtuar me anë të një kompanie të regjistruar në Curacao, e cila është tërësisht në pronesi të një kompanie shqiptare “Remonte Betting Solution”, pronë e faqes se internetit “Revolutionbet365.com” që përdorej nga grupet mafioze.
Për pastrimin e parave, ato depozitoheshin në llogarinë e kompanisë në Curacao, me pas tranferoheshin ne Shqipëri, për të shkuar përsëri në Curacao dhe me pas kaloni në Itali, si para të pastra. Pjesë e kësaj skeme ishte dhe një kompani e dhënies së makinave me qera në vendin fqinj, e cila i kalonte të gjitha fitimet në Shqipëri ku ndiqej e njejta rrugë për pastrimin e tyre, shkruan Vizion+.
Ndër të tjera, tek pjesa e dosjes për Shqipërinë thuhet:
Kontaktet e para regjistrohen me avokatin Mirko Daidone, të cilit Fabruzio Gerolla i drejtohet duke i kërkuar informacione mbi një shoqëri bastesh te drejtuara nga vëllezërit Tare, me 400 dyqane ne të gjithë Shqipërinë, e interesuar për tu përhapur nën emrin ‘BET1128’.
Shoqeria shqiptare, për të cilën është i interesuar Gerolla, është ‘Top Bast’. Rezulton që Top Bast ka një kapital prej 22 mln lekë, e ndarë në 22000 kuota me vlerë normale 1000 lekë secila, në zotërim të Ermal Bajramit. Nga faktet, shoqëria është e vëllezërve Genti dhe Igli Tare, respektivisht konsull i Shqipërisë në Turqi dhe drejtor sportiv i Lazios.

Operacioni në Itali
Shqipëria është një nga 11 vendet ku një organizatë e fuqishme kriminale mafioze italiane ka shtrirë aktivitetin e përfitimit të paligjshëm në bastet sportive online.
Drejtoria e Antimafias e Antiterrorizmit italian ka ekzekutuar mëngjesin e sotëm një mega operacion i cili ka çuar në shkatërrimin e një organizate të fuqishme kriminale me bazë në territorin e Puglias, Katanias e Calabrias.
Antimafia italiane ka ekzekutuar 68 urdhër arrestime, mbi 80 kontrolle e ka sekuestruar të mira materiale në vlerë 1 miliardë euro në 11 shtete; Shqipëria, Itali, Serbi, Austri, Spanjë, Maltë, Zvicër, Britani e Madhe, Vende të Ulëta, Kuracao, Isola di Man.
Mes të arrestuarve majft sipërmarrës e “prestanomi”.
Akuza ndaj tyre është pjesëmarrje në organizim kriminal mafioz me aktivitet të paligjshëm në bastet sportive online, mashtrim në trasferim parash, riciklim e autoriciklim të paligjshëm të ardhurash, si dhe mashtrim tatimor.
Hetimet janë kryer me urdhër të Prokurorisë së Barit, Katanias e Reggio Calabrias e pas një aktiviteti kompleks investigues cuan në zbulimin e disa grupeve kriminale që përmes metodave mafioze zotëronin e kontrollonin tregun fitimprurrës të grumbullimit të paligjshëm të basteve sportive on line e jo vetëm.
Vlera e basteve kapërcente 4,5 miliadrë euro të luajtura në disa plataforma on line të menaxhuara nga kjo organizatë mafioze.
Fitimet e mbledhura nga ky aktivitet e të monitortuara nga Policia financiare italaine janë investuar më pas në pasuri të patundhsme e në llogari financiare jashtë territorit italian nën emra fondacionesh, kompanish e personash “presta nomi”.