19.5 C
Tirana
E hënë, 11 Gusht, 2025

Vrasja në Shkodër/ Dëshmitarët tregojnë tmerrin: Dy persona të maskuar 8 plumba në kokë pronarit

Një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër i plagosur me armë zjarri në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Rus” ndërsa i plagosuri është dërguar nga persona të tjerë me plagë dhe i gjakosur në spital.
Dy persona të maskuar dhe me motor janë afruar dhe e kanë qëlluar me plumb në kokë. Ekzekutimi mafioz ka ndodhur në sytë e dhjetëra qytetarëve në mes të qytetit të Shkodrës, ndërsa mësohet se, viktima është Fatos Ferracaku, i cili merrej me tregtinë e peshkut.
Sipas dëshmitarëve, është qëlluar tetë herë në drejtim të personave që ishin objektiv i atentatit. Viktima mësohet se është Fatos Ferracaku, ndërsa ka dyshime se është i afërm i Arjan Ferracakut, biznesmenit që mbeti i vrarë në muajin shtator. Ndërkohë që kanë mbetur të plagsur Fatos Ferracaku dhe Fatmir Mehaj.
Sipas dëshmitarëve, personat që kanë qëlluar kanë qenë dy, në një motoçikletë.
Në vendin e ngjarjes shihet qartë që një pellg gjaku ka mbetur në vendin ku ndodhi vrasja.
Nga ana tjetër në zonën e Livadhes në Shkodër është duke u djegur një motor, i cili dyshohet se është përdorur nga ana e autorëve të këtij atentati.
Fatos Ferracaku tregtonte peshk në markatën në lagjen rus, dhe dyshohet se ka qenë objektiv i këtij atentati.
Policia thotë se janë ngritur pika kontrolli në disa nga lagjet e qytetit. FNSH ka mbërritur pak minuta më parë në lagjen Kiras, ku po bëhen kontrolle.

Të dy 31-vjeçarë
Fatos Ferracaku, 31-vjeçari që u ekzekutua sot pak para mesditës në Shkodër ishte kushëri me Arjan Ferracakun, 31-vjeçarin e vrarë më 1 shtator po në Shkodër, ndërsa kalëronte.
Arjan Ferracaku, pronar i dy bizneseve në Velipojë dhe baba i dy fëmijëve u gjet i vrarë në periferi të qytetit të Shkodrës ku zakonisht janë gjetur makina të përdorura për krime dhe të djegura.
Fillimisht një makinë e braktisur ka ngjallur dyshimet e policisë së Shkodrës dhe pas saj është zbuluar dhe viktima. Sipas ekspertizës paraprake, 31-vjeçari ishte vrarë gjatë natës.
Ndërsa sot Fatos Ferracaku ishte duke pirë kafe në një lokal në zonën e Markatës në lagjen “Rus” në Shkodër bashkë me mikun e tij Fatmir Mehaj kur u qëllua nga persona me maska dhe me motor. Ai ndërroi jetë në spital për shkak të plagëve të marra, ndërsa miku i tij është jashtë rrezikut për jetën. Sipas qytetarëve, Ferracaku ishte tregtar peshku në markatë.
Sot mbeti i vrarë shtetasi Fatos Ferracaku, 31-vjeç dhe u plagos Fatmir Mehja.
Mësohet se dy persona kanë qenë autorë të ngjarjes, të cilët udhëtonin me një motor, mjet i cili u dogj më pas në zonën e Livadhes.
Viktima është i afërm me biznesmenin Arjan Ferracaku, të cilit iu bë atentat në datën 1 shtator në zonën e Livadhes në Shkodër, teksa ishte duke kalëruar me disa miq të tij.

Njoftimi paraprak i policisë
Sot rreth orës 11:15 në lagjen “Partizani” në vendin e quajtur ‘Merkata Rus’, dyshohet se dy persona me motoçikletë kanë qelluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit F.V. 31 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.
Nga të shtënat është plagosur dhe shtetasi F.M., i cili ndodhet jashtë rreziku për jetën nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Policia e Shkodrës e mbështetur nga FNSH Shkodër ka ngritur pika kontrolli dhe në gjithë zonën ku dyshohet se janë larguar autorët.
Policia ka gjetur dhe një mjet motoçikletë të djegur, që dyshohet se u përdor nga autorët, në lagjen ‘Guerrile”.
Po punohet intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Policia e Shkodrës fton çdo qytetar që ka informacion dhe mund të ndihmojë, të telefojnë falas në nr 112!

Basha: Eshtrat e çdo patrioti që diktatura i la të dergjen jashtë Atdheut të kthehen në Shqipëri

Kreu i opozitës Lulzim Basha shprehu nderimin por dhe kënaqësinë që eshtrat e Mid’hat Frashërit, këtij burri të madh, patrioti të rrallë, dhe shkëncëtari të një dimensioni europian që ka bërë kaq shumë për Shqipërinë deri në frymën e tij të fundit, do të prehen sipas amanetit të tij.
Gjatë ceremonisë së organizuar, Basha theksoi që “eshtrat e çdo patrioti, që padrejtësia e diktaturës gjakatare të Enver Hoxhës i ka lënë të dergjen jashtë kufijve të mëmëdheut për të cilin dhanë gjithcka, duhet të kthehen dhe të nderohen në Shqipëri”.
Fjala e plotë e Bashës
Një nga ditët e rralla, ndoshta të pakta që qëndrojmë me një sens krenarie, nderimi por kënaqësie.
Kënaqësi që u përmbush amaneti i Mid’hat Frashërit, detyrimi i madh kombëtar i të gjithë patriotëve shqiptarë.
Kënaqësi që eshtrat e këtij burri të madh, patrioti të rrallë, dhe shkëncëtari të një dimensioni europian që ka bërë kaq shumë për Shqipërinë deri në frymën e tij të fundit do të prehen sipas amanetit të tij.
Dua të falenderoj të gjithë ata që e bënë këtë të mundur, në vecanti deputetin e Partisë Demokratike Agron Shehaj, Akademinë e Shkencave, kjo ishte gjetja e duhur për ta patur këtu këtë process nderimi dhe përkujtimi për këtë burrë të jashtëzakonshëm dhe për të vendosur një shembull i cili duhet të ndiqet edhe nga shumë të tjerë.
Eshtrat e cdo patrioti, që padrejtësia e diktaturës gjakatare të Enver Hoxhës i ka lënë të dergjen jashtë kufijve të mëmëdheut për të cilin dhanë gjithcka, duhet të kthehen dhe të nderohen në Shqipëri.
Vlerësoj iniciativën e historianit Uran Butka, përkushtimin e deputetit Agron Shehaj.
Qeveria, si administrator e taksapaguesve, nuk ka asgjë më pak se detyrimin për të kryer të gjitha procedurat për nderimin e këtij patrioti të madh.

Luftë mes bandave në Shkodër, një ditë pas vizitës së zëvendësministrit Lleshi

Qyteti i Shkodrës është tronditur mesditën e sotme nga një krim i dyfishtë. Një person ka mbetur i vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur me armë zjarri në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Rus” ndërsa i plagosuri është dërguar nga persona të tjerë me plagë dhe i gjakosur në spital. Më pas mjekët kanë njoftuar policinë për ngjarjen.
Paraprakisht dyshohet se personi është qëlluar me breshëri plumbash. Policia ka rrethuar zonën dhe po merr në pyetje dëshmitarët për të zbardhur krimin.
Mësohet se, dy persona të maskuar dhe me motor janë afruar dhe e kanë qëlluar me plumb në kokë pronarin e peshkut në mes të pazarit. Ekzekutimi mafioz ka ndodhur në sytë e dhjetëra qytetarëve në mes të qytetit të Shkodrës, ndërsa mësohet se, viktima është Fatos Ferracaku, i cili merrej me tregtinë e peshkut. Po kështu kanë mbetur të plagsur Fatos Ferracaku dhe Fatmir Mehaj.
Dyshohet se personi vrarë është i afërm i biznesmenit Arjan Ferracaku, i cili u ekzekutua më 1 shtator 2018 po në Shkodër.
Lufta mes bandave në Shkodër ka ndodhur një ditë pas vizitës së zëvendësministrit Lleshi
Fillimisht u raportua se, ka ndodhur një plagosje me armë zjarri te markata e peshkut, po ende nuk dihen shume detaje lidhur me identitetin e pesonave të përfshirë në ngjarje. .
Mësohet se është qëlluar me breshëri plumbash, çka ka bërë që të ketë dhe panik të qytetarët, që kanë qenë të shumtë në numër.
Dyshohet se i plagosuri është nga zonba e Postribës. Sipas dëshmitarëve, personat që kanë qëlluar kanë qenë dy, në një motoçikletë.
Dyshohet se i plagosuri është nga zonba e Postribës. Sipas dëshmitarëve, personat që kanë qëlluar kanë qenë dy, në një motoçikletë.

Berisha: Angloamerikanët e përzgjodhën Mid’hat Frashërin si Kryeministër të një Shqipërie të lirë

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka bërë homazhe sot në Tiranë, para eshtrave të patriotit shqiptar Mid’hat Frashëri, të cilat u kthyen më në fund në atdhe.
Në fjalën e tij për mediat, Berisha e vlerësoi maksimalisht figurën e Mid’hat Frashërit:
‘Mid’hat Frashërit, ky burrë i madh i dha Shqipërisë, gjithçka kishte më të shtrenjtë, tha Berisha. Kryesoi, bashkëkryesoi Kongresin e Alfabetit, vuri firmën në aktin themeltar të shtetit të shpalljes së Pavarësisë, anëtar i qeverisë së parë të Ismail Qemalit, një studiu dhe kolos i letrave, themelues i nacionalizmit qytetar shqiptar, udhëheqës kryesor dhe drejtues i Ballit Kombëtar.
Pas lufte, i përzgjedhur nga angloamerikanët për kryeministër të Shqipërisë së lirë të çliruar nga diktatura, për përmbysjen e Hitlerit shqiptar Enver Hoxhës, vasal i Titos, të atij që në një akt hakmarrës do të urdhëronte eliminimin e tij fizik në dhomën e hotelit në Nju Jork duke përdorur falangat e tij terroriste.
Pavarësisht se historia nuk ka qënë e drejtë për Mid’hat Frashërin, ai sot vjen e pushon në qiellin e e atdheut të tij, i nderuar nga mijëra shqiptarë, kurse ata që urdhëruan eliminimin e tij fizik, përfunduan në koshin e plehrave të historisë. Fjala direkt për Enver Hoxhën”,u shpreh Berisha.

Pesë simptoma që mund të paralajmërojnë kancerin e veshkave

Për të njohur nëse vuani nga kanceri i veshkave, shikoni nëse ndonjë nga simptomat e mëposhtme.
Mos u frikësoni menjëherë nëse kini ndonjërën prej tyre, pasi mund të tregojë një situatë tjetër, dhe nëse ka më shumë, ato duhet të shqyrtohen nga mjeku.
Urina me ngjyrën e kuqe
Shenja e parë e kancerit të veshkave është kalimi i gjakut përmes traktit urinar, i cili do të njollosë urinën tuaj me një pamje të errët ose të ndritshme të kuqe.
Dhimbje në shpinë
Çdo formë e parehati ose presioni në kurriz dhe ije mund të tregojë kancerin e veshkave. Kjo do të thotë se veshkat janë zgjeruar dhe shtypin organet dhe indet tjera që shkakton dhimbjen.
Lodhja kronike
Lodhja e vazhdueshme, mungesa e vullnetit dhe ndjenja e lodhjes lidhen gjithashtu me kancerin e veshkave. Këto janë simptoma që mund të shoqërohen me një numër të madh kushtesh dhe sëmundjesh, kështu që nuk do të thotë domosdo se gjendja është alarmante. Nëse e keni këtë simptomë me një tjetër nga ato të listuara, sigurohuni që të kontaktoni mjekun tuaj.
Humbja e peshës
Pasi veshkat janë një nga organet kryesore në procesin e tretjes, dëmtimi i tyre mund të shkaktojë probleme me thithjen dhe tretjen e ushqimit. Kjo mund të manifestohet në mënyrën se si e humbni oreksin tuaj, gjë që çon në humbje peshe.
Pasqyra e keqe e gjakut
Tumoret e shkaktuara nga kanceri i veshkave mund të çojnë në mosbalancim të elektrolitit dhe kalciumit me trupin, anemi, dhe probleme të tjera të lidhura me gjakun.

Testamenti i plotë i Mid’hat Frashërit: E gjithë pasuria ime për krijimin e një Instituti Albanologjie

Tiranë 4 Mars 1929
Unë, Midhat Frashëri, në shëndet trupor të plotë, po bënj këtë testament, duke ushqyerë shpëresën se pas vdekjes’ s’ime do të ekzekutohet pikërisht vullneti që dëftenj këtu:
1) Çë kam pasuri të tundshme ose të patundshme, libra, mobilla, karta, plaçka, para etj. i lë për krijimin’ e një “INSTITUT ALBANOLOGJIE” që të jetë një qëndër e studimevet shqipëtare, të mprojë, të shvillojë, të qendrësojë dhe të udhëheqnjë studimetë që përkasin Shqipërinë dhe Shqipëtarëtë.
2) Dua që nga biblioteka private ime të mos çkëputetë gjë; të gjitha librat të rrinë tok.
3) Gjithë sa më kanë mbeturë nga im atë dhe nga ungjërit, dhe që sot formojnë muzenë t’ime familiare, dëshëronj që të ruhenë prapë në formë të një muzeje të vogëlë, brënda në INSTITUT.
4) Në paça të holla, në shtëpi, më no një bankë ose hua për të mbledhurë, duke u bashkuarë me sumën që do mirret nga shitja e Librarisë, dua që të përdorenë të gjitha së bashku.
A) për të bërë spenximet e parë e një godije (shtëpie) e cila të shërbejë si INSTITUT ALBANOLOGJIE, një godi e mjaftë për të nxënë bibliotekënë dhe për zyrratë. Dëshira ime është që kjo shtëpi të jetë mjaft’ e gjerë sa për të pasur një ose dy oda ku të mundin të bujtin dhe të rrinë musafirë studimtarët albanologë të huaj që vijnë së jashtmi.B) Në qoftë se, në vdekjet t’ime, kam mundurë të godit vetë no një shtëpi, INSTITUTI do të installohetë atje. Atëherë të hollat e produktuara, si them më siprë, dotë vihenë në një bankë të sigurtë dhe interesi i tyre, do të përdoretë për qëllimin e INSTITUTIT, sidomos për të shtypurë libra ose për të enkurajuarë botimin e tyre.
5) Librarija ime dëshëronj që të shitet ashtu si është, e tërë bashkë, jo copa copa, dhe, në qoftë e mundurë, të mbanjë emërin që i kam dhënë unë.
6) Libravet të INSTITUTIT t’u vihetë vula ime “Biblioteka Lumo Skëndo 1897” dhe t’u ngjitetë Ex-libris. Vula do të gjendetë në tryezën’ t’ime, në shtëpi, e gatijtë, kur se ex-libris është vetëm një skicë bërë prej Hyshref Frashërit.
7) INSTITUTI do të jetë nënë këqyrjen e një Komisioni, bërë prej:

a) Drejtorit të Bibliotekës dhe Muzes’ së Shtetit në Tiranë, (Bibliotekë dhe Muze Kombëtare);b) Kryetarit të Bashkis’ së Tiranësë;c) Një funksionari të Ministris’ s’Arsimitd) Kryetarit të Diktimit Civil;e) Drejtorit të institutit arsimor shqipëtar më të lartë të Tiranësë.
8) Për të zbatuarë testamentin t’im dhe për të ngrehurit e INSTITUTIT lë si të ngarkkuarë prej meje këta Zotërinj: Niazi Tirana, Sotir Kolea, Dimitri Berati, Mehdi Frashëri dhe Edhem Fuad Frashëri. Zotit Niazi Tirana i ap barrënë që të kujdesetë edhe si një notabl i Kryeqytetitë.
9) Në qoftë se një prej këtyre zotërinjve gjendet absent, për një ose tjatrë shkak, në kohët të vdekjes’ s’ime, atëherë do të zërë vëndin e tij, ose të tyre, Athanas Shundi, farmacist në Tiranë dhe Hasan Toptani, biri i Kurad Toptanit; me të mos ndodhurë më tepër se dy, ata që gjendenë janë të ngarkuarë të zgjedhin aqë anëtarë sa mungojnë prej numurit që shënonj unë.
10) Ngarkonj prapë Baban e Teqes’ së Frashërit, Kryetarin e Bashkis’ së Frashërit dhe më plakun nga anëtarët e Bashkis’ së Frashërit, të kenë mirësinë dhe të kujdesenë për mbarimin’ e dëshirës’ s’ime që shtronj në këtë testament, do në fillesë të punësë, do edhe çdo mot duke kërkuarë që të botohen edhe çdo mot, duke kërkuarë që të botohetë veprimi dhe bilançoja e INSTITUTIT.
11) Ushqenj besimin e plotë se kjo dëshirë ime do të zbatohetë besnikërisht prej pasanikëvet të mij ndë gjithë shekujt që do të vijnë, dhe lutja ime drejtuarë fuqis’ së madhe që tani s’e kuptojmë dot, do të jetë të kenë gjithë Shqiptarët idealin e përparimit dhe të naltësimit të Kombit, që Shqiptarizma të bëhetë një dëhsirë dhe një konviktim i thellë, dhe që çdokush të kupëtojë se e mira e Kombit është dhe e mira jonë private, se nderi dhe lavdi i Shqipëtarëvet të gjithë, është edhe nderi dhe lavdi ynë personal.
12) Nuk di se ku do të vendoset INSTITUTI; po, në qoftë se goditetë pakëzë jashtë qytetitë, do të donja që varri im të jetë në një cep të kopshtit, më të mëngjërë duke hyrë nga porta e rrugësë; mbi këtë varr dua një copë gur të math dhenjë qiparis. Më duketë sikur do të jem ruajtësi i INSTITUTIT, sikur do të marr edhe unë një pjesë pasjetore në gjëllimin e tij.
Me këto dëshira dhe shpëresa po e nënëshkruaj me dorën t’ime këtë testament.
Midhat Frashëri
Lumë Skendo
Këtë testament e kam depozituarë ndë Notarijën’ e Gjyqit të Shkallëq’ së Parë të Tiranësë, me datë 4 Mars 1929 dhe me numurë 163.
Kopje të këtij testamenti u kam dorëzuarë Zotërinjvet:
Niazi Tirana, Sotir Kolea, Dimitri Berati, Edhem Fuad Frashëri si dhe Babajt të Teqesë së Frashërit.”

Jeta e palumtur bashkëshortore mund t’i sjellë meshkujve vdekjen e parakohshme

Për shkak të jetesës së pakënaqshme së bashku, hulumtimet kanë treguar se meshkujt e moshës së mesme kanë tre herë rrezik më të madh për vdekje.
Hulumtimi i kryer në Danimarkë përfshinte 9,857 burra dhe gra të moshës 36 deri në 52 vjeç, ku zbuluan se shkalla e vdekshmërisë ishte rritur te burrave në marrëdhënie ose martesa në të cilat ka konflikte të shpeshta të shkaktuara nga grate.
Në fakt, 315 prej tyre vdiqën nga stresi që supozohet të jetë rezultat i argumentimit me partner.
Gjithashtu, për shkak të jetës së pakënaqshme së bashku, hulumtimi ka treguar se te meshkujt e moshës mesatare ka tre herë rrezik më të madh për vdekje.
Burrat, ndryshe nga gratë, kanë më pak njerëz me të cilët ata mund të ndajnë shqetësimet e tyre.
Bisedat e besueshme për çështjet private mund t’i ndajnë vetëm me pak miq ose familjar, dhe janë disa burra të tjerë që kurrë nuk mund të flasin me askënd. Kjo është arsyeja e mundshme për shkallë më të lartë të vdekshmërisë te meshkujt.
Hulumtimet thonë se për burrat partneri është shpesh i vetmi person që duan të besojnë. Megjithatë, kur ajo bëhet një shkak i madh shqetësimi dhe nervozizmi, burrat bëhen depresiv dhe kjo mund të dëmtojë shëndetin e tyre.

“Më thanë; pse kërcënove Veliajn dhe më arrestuan me forcë”, flet banori i revoltuar!

Pas protestës së zhvilluar ditën e djeshme nga qindra banorë në zonën e Astirit, të cilëve rrezikohet që t’iu prishen shtëpitë e tyre në kuadër të ndërtimit të Unazës së Madhe, ka pasur disa të shoqëruar nga policia.
Dorian Protoduarin, i cili është një nga të rinjtë që i ka prirë protestave të banorëve, është shoqëruar mbrëmjen e kaluar në komisariatin e policisë në Tiranë.
Në një intervistë për Fax Neës, Protoduari u shpreh se është shoqëruar me argumentin se ka kërcenuar kryebashkiakun Veliaj.
“Paradite me kanë shoqëruar me argumentin sepse kam marrë pjesë në protestë dhe një nga akuzat ishte pse kam kërcenuar kryetarin e bashkisë. Ai na quajti shpellarë. Siç na erdhe do të vijmë në shtëpi! I bëj thirrje Edi Ramës, Veliajt që t’i ndalin këto arrestime të paligjshme. Këto arrestime ishin politike. Tërhiqu se ne nuk ndalemi! Arrestimi që na bëni juve, më të fortë na bën. Arrestimi ishte me forcë, sikur të kishin kapur një kriminel, më shoqëruan me pranga.
I bëj thirrje qytetarëve që ta shmangin rrugën e Tiranës së Re. Do ta mbrojmë pronën tonë. Është kauza e gjithë Shqipërisë, nuk është kauza jonë”, tha ai.

Studimi, alkooli përmirëson aftësinë për gjuhë të huaja

A ju ka rastisur ta dini një gjuhë të huaj, por të shkruani më mirë në atë gjuhë sesa të flisni?
Ose a ju ka ndodhur ndonjëherë ta vëreni se në momentin kur i pini një apo dy birra, papritmas ju flisni më mirë në gjuhën e huaj që e njihni?
Një zbulim i ri i publikuar në një revistë të njohur, e ka konfirmuar atë se vërtet alkooli na ndihmon ta flasim më mirë një gjuhë të huaj.
Hulumtuesit kanë mbledhur 50 gjermanfolës të lindur aty, të cilët kohëve të fundit kanë mësuar të flasin danisht. Praktikantëve më pastaj u është dhënë një dozë e vogël e alkoolit ose pije që nuk ka pasur përmbajtje alkooli, dhe u është kërkuar të kenë një bisedë në danisht për disa minuta.
Bisedat ishin incizuar, dhe më pastaj ishin vlerësuar nga dy danez folës, të cilët nuk ishin në dijeni se praktikantët kishin konsumuar alkool. Ata të cilët ishin nën ndikim të alkoolit kanë marr vlerësime më të larta se kolegët e tyre që nuk kishin konsumuar, sidomos kur ishte puna tek shqiptimi.
Rezultatet i dëshmuan studiuesve hipotezën se pak alkool mund të përmirësojë aftësinë e të folurit të një gjuhe tjetër.
Është e rëndësishme të nxjerrim në pah se pjesëmarrësit në këtë studim kishin konsumuar një dozë të vogël të alkoolit. Niveli i lartë i konsumimit të alkoolit nuk mund të ketë përfitime në shqiptimin e fjalëve të huaja.
Kështu, çfarë bëjnë saktësisht pijet alkoolike në këtë aftësi të posaçme? Mund të duket kontradiktore, pasi që alkooli dëmton funksione njohëse, si aftësia për të kushtuar vëmendje dhe kujtimi i fakteve. Por kjo gjithashtu ul shqetësimin tonë shoqëror dhe rrit vetëbesimin, i cili na ndihmon kur flasim me një person tjetër.
Qëllimi kryesor i hulumtuesve ishte të testonin këto teori kontradiktore; ndërkohë që aftësia e alkoolit për të lehtësuar ankthin social është ndoshta një faktor kryesor, ata nuk mund ta thonë në mënyrë përfundimtare.
Duhet të jemi të kujdesshëm në lidhje me implikimin e këtyre rezultateve derisa të dimë më shumë rreth asaj që shkakton rezultatet e vëzhguara.
Një mekanizëm i mundshëm mund të jenë efektet reduktuese të alkoolit. Por,duhet më shumë studime për ta testuar këtë

Mafia italiane, aktivitet në bastet online në Shqipëri, 68 arrestime në Itali

Shqipëria është një nga 11 vendet ku një organizatë e fuqishme kriminale mafioze italiane ka shtrirë aktivitetin e përfitimit të paligjshëm në bastet sportive online.
Drejtoria e Antimafias e Antiterrorizmit italian ka ekzekutuar mëngjesin e sotëm një mega operacion i cili ka çuar në shkatërrimin e një organizate të fuqishme kriminale me bazë në territorin e Puglias, Katanias e Calabrias.
Antimafia italiane ka ekzekutuar 68 urdhër arrestime, mbi 80 kontrolle e ka sekuestruar të mira materiale në vlerë 1 miliardë euro në 11 shtete; Shqipëria, Itali, Serbi, Austri, Spanjë, Maltë, Zvicër, Britani e Madhe, Vende të Ulëta, Kuracao, Isola di Man.
Mes të arrestuarve majft sipërmarrës e “prestanomi”.
Akuza ndaj tyre është pjesëmarrje në organizim kriminal mafioz me aktivitet të paligjshëm në bastet sportive online, mashtrim në trasferim parash, riciklim e autoriciklim të paligjshëm të ardhurash, si dhe mashtrim tatimor.
Hetimet janë kryer me urdhër të Prokurorisë së Barit, Katanias e Reggio Calabrias e pas një aktiviteti kompleks investigues cuan në zbulimin e disa grupeve kriminale që përmes metodave mafioze zotëronin e kontrollonin tregun fitimprurrës të grumbullimit të paligjshëm të basteve sportive on line e jo vetëm.
Vlera e basteve kapërcente 4,5 miliadrë euro të luajtura në disa plataforma on line të menaxhuara nga kjo organizatë mafioze.
Fitimet e mbledhura nga ky aktivitet e të monitortuara nga Policia financiare italaine janë investuar më pas në pasuri të patundhsme e në llogari financiare jashtë territorit italian nën emra fondacionesh, kompanish e personash “presta nomi”.