30.5 C
Tirana
E hënë, 11 Gusht, 2025

Nisin homazhet tek Akademia e Shkencave për kthimin në Atdhe të eshtrave të Mid’hat Frashërit

Kanë mbërritur në Atdhe eshtrat e Mid’hat Frashërit. Ai la gjurmë në historinë e shqipërisë si diplomat politikan dhe shkrimtar.
Eshtrat do të varrosen tek memoriali i vëllezerve Frashëri në Tiarnë.
Ndërkohë deputeti i opozitës Agron Shehaj ka bërë një nfotim në faqen e tij në facebook.
Shënimi i plotë
Të dashur miq dhe idhtarë të atdhetarit Mid’hat Frashëri, nesër nga ora 09.00-11.00 zhvillohen homazhe pranë Akademisë së Shkencave për nder të tij.
Ju ftoj të gjithëve të bëheni pjesë e këtij nderimi për shqiptarin e madh. I detyrohemi shumë Mid’hat Frashërit, jo vetëm për të djeshmen por për pasurinë e madhe shpirtërore që u la brezave.

Nuk ka kryeministër në botë që i thotë popullit; “vrituni ju që të marr frymë thellë unë”!

Kryeministri Edi Rama, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku eshte diskutuar per disa ndryshime ne ligjin “Per pensionet shteterore suplementare te punonjesve te universiteteve dhe institucioneve te tjera kerkimore”./r/n/r/nPrime Minister Edi Rama, speaks during a parliamentary session.

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka deklaruar se, kushdo që voton për Rilindjen e meriton etiketimin “shpellar”.
Ai ka sulmuar ashpër Kryeministrin Rama duke thënë se, “nuk ka kryetar qeverie në botë që i thotë popullit të vritet me njëri-tjetrin”.
Ish-ministri shton se nëse do të zbatohej vetgjygjësia, përse na duhet shteti, policia, burgjet e drejtësia?
Postimi i plotë i Manjanit
Nuk ka kryeministër në botë që i thotë popullit të vet “vrituni me njeri-tjetrin”!
Më rëndë akoma kur thotë “vrituni ju që të marr frymë thellë unë”!!! Pra frymëmarrja e për pasojë furnizimi i trurit me gjak të pastër, varet nga vrasja e njerëzve me njëri-tjetrin!!
Rëndë shumë!
E lëmë mënjanë pjesën kënaqësive perverse, nëse do zbatohej vetgjyqësia, përse na duhet shteti, qeveria, policia, burgjet e drejtësia?!
Apo për PPP e koncensione!
Vijoj të mendoj se kushdo i voton këta e meriton etiketimim “Shpellar”!

Berisha publikon videon: Qytetarët nxjerrin mashtrimin e shepellarit Veliaj me taksat vendore

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari si dhe videon përkatëse, përmes të cilës ka denoncuar një tjetër mashtrim të Erjon Veliajt lidhur me taksat vendore.
Veliaj kishte deklaruar se qytetarët që rrezikojnë t’u shëmben shtëpitë nuk kanë paguar asnjëherë taksat vendore, ndërkohë që në të vërtetë këto taksa janë paguar çdo vit prej tyre.
Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha
Qytetaret e nxijne fytyren Lal Plehut rracistit qe i quajti “shpellare”, njelloj si dikur Edvini.
Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. sb
Miremengjes!
Shiko sa mashtrues i madh qe eshte ndaj popullit.
Sot ka thene qe ata qe jane pa letra nuk kane paguar taksa ndonjehere, nderkohe ne i kemi paguar vit per
vit te gjitha taksat vendore. Ka dale bllof me kete video…

sb

Qytetaret e nxijne fytyren Lal Plehut rracistit qe i quajti "shpellare", njelloj si dikur Edvini. Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. sbMiremengjes!Shiko sa mashtrues i madh qe eshte ndaj popullit.Sot ka thene qe ata qe jane pa letra nuk kane paguar taksa ndonjehere, nderkohe ne i kemi paguar vit per vit te gjitha taksat vendore. Ka dale bllof me kete video…

Gepostet von Sali Berisha am Mittwoch, 14. November 2018

Policia terror ndaj protestuesve, arrestohet në mesnatë djali i pronarit të lokalit ku zhvilloi takim Basha

Policia ka nisur gjuetinë e shtriagave ndaj protestuesve tek Unaza e re. Edhe pas protestës së djeshme u shqëruan disa persona, të cilët u liruan në orët e vona të natës. Porn ë mesnat policët kanë arrestuar djalin e pronarit të lokalit ku pak ditë më parë kryetari I PD, Lulzim Basha zhvilloi një takim me përfaqësuesit e banorëve që do t’u shemben shtëpitë.
Ndërkohë gjatë mengjesit të sotëm deputetë të PD kanë shkuar sërish në Komisariatin e policisë numër 6 në Kombinat pasi policia ka arrestuar natën dhe në gjendje jo të mirë shendetësore djalin e familjes që zotëron lokalin ku Kryetari Basha takoi perfaqesinë e protestuesve.
Protesta e banorëve të Unazes së re ka hyrë në diten e 10 të saj. Por edhe terrori policor ka qëne prezent çdo ditë të kësaj proteste.
Me filmime, kërcënime dhe shoqërimin e pjesmërrësve të shumtë në komisariatin e policisë.

Si u dogj flamuri i “Rilindjes” nga protestuesit

Flamuri i “Rilindjes” përfaqëson sot organizatën kriminale në pushtet, e cila çdo ditë e më shumë po ui merr liritë dhe të drejtat qytetarëve shqiptarë.
Por mbrëmjen e sotme banorët e ‘Unazës së Re’ i kanë vënë flakën këtij flamuri kriminal, në shenjë hakmarrjeje ndaj të gjitha shkeljeve dhe padrejtësive që ju është bërë. Qytetarët kanë festuar në momentin që flamuri i ‘Rilindjes’ është djegur bashkë me plehrat dhe gomat që ata kishin vënë në rrugë.
Këtë gjest të qytetarëve e ka komentuar edhe ish-Kryeministri Berisha, i cili shkruan:
Protestuesit i vënë flakën flamurit të organizatës kriminale të Rilindjes!
Po ashtu protestuesit e irrituar dogjën edhe fotografinë e kryebashkiakut Veliqaj. “Fotografinë e Erionit e dogja, nuk e dua më për kryetar bashkie, ç’e do, 5 vota nga shtëpia ime, dhe na nxjerr rrugëve. Do të protestojmë deri në vdekje, atje brenda le të më zërë, deri në fund”, tha protestuesi që I vuri flakën fotos së Veliajt.
Më tej një tjetër protestues i irrituar ka paralajmëruar kryebashkiakun: “Do të veshim me fustan siç bëmë me Damian Gjiknurin mbrëmë te Eni Vasili. Eja se do të vdesësh këtu bashkë me ne”.

Protestuesit i vene flaken flamurit te organizates kriminale te Rilindjes! sb

Gepostet von Sali Berisha am Dienstag, 13. November 2018

Zidane trajner i Bayern?

Bayern nuk po kalon një moment shumë të mirë. Humbja e shëmtuar e pësuar kundër Borussia Dortmund i ka çuar kampionët në fuqi të Bundesliga-s shtatë pikë larg vendit të parë.
Një situatë me të cilën bavarezët nuk janë mësuar pas dominimit të viteve të fundit dhe që mund të sjellë një revolucion në stol. Po, sepse zërat për një shkarkim të mundshëm të Niko Kovac po shtohen, veçanërisht në Spanjë, ku flitet se vendin e tij do ta marrë Zidane.
Sipas “OK Diario”, drejtuesit e Bayern janë vënë në lëvizje për të gjetur një zëvendësues. Mes emrave të preferuar është ai i trajnerit francez, i cili ka fituar 3 edicionet e fundit të Champions League.
“Zizou”, gjithmonë sipas portalit spanjoll, është kontaktuar nga bavarezët, të cilët besojnë se do ta bindin falë marrëdhënieve të mira që kanë me ish-yllin e Real Madrid dhe Juventus.

Neuer: Jam mësuar me kritikat, duam ta mbyllim vitin me rezultat pozitiv
Manuel Neuer insiston se mbetet me vetëbesim megjithëse po kalon një periudhë të vështirë te Bayern.
Paraqitjet e Neuer te Bayern janë kritikuar së fundmi teksa portieri ka pësuar tetë gola nga tetë goditje në portë gjatë ndeshjeve të fundit.
Gjithsesi, ai nuk shqetësohet nga kritikat, duke u shprehur në konferencën për shtyp: “Këto janë gjëra të vjetra, jam mësuar tashmë.
“Jam në formë të mirë. ndaj Dortmund bëra një ndeshje të mirë. Kam besim. Duam ta mbyllim vitin me një rezultat pozitiv këtu te Gjermania.
“Jemi optimistë se mund të paraqitemi mirë në ndeshjet e mëdha. Ndaj Holandës, duam të fitojmë, patjetër.
“Shumë lojtarë të rinj te Gjermania? Edhe përpara botërorit ka pasur shumë. Jogi Low gjithmonë e ka bërë këtë gjë, duke përfshirë të rinjtë. Ndaj Rusisë, jemi gati të tregojmë se sa vlejmë për të hequr pak presion nga vetja”.

Rrëfimi tronditës i vrasësit të ish-drejtuesit të PD në Selenicë: E vrava për PS-në

Një debat politik ka sjellë vrasjen e ish-drejtuesit demokrat të pushtetit vendor në Selenicë.
Ditën e djeshme në gjykatën e Vlorës, ka dalë përpara togave të zeza, Admir Delaj 44 vjeç nga Selenica për vrasjen e ndodhur 2 ditë më parë në fshatin Selenicë të Vlorës. Ai ka pranuar ekzekutimin me çifte të Fatmir Hodos, i cili ka pasur më herët detyrën e kreut të Njësisë Administrative Kote, si përfaqësues i Partisë Demokratike.
Në seancën e djeshme, Admir Delaj ka shfaqur pendesë të thellë për ngjarjen e ndodhur; “Kam qenë në gjendje të dehur. Jam penduar për atë që kam bërë. Gjithçka ka ndodhur pas një konflikti të çastit që kemi pasur me njëri-tjetrin. Jam shumë i penduar”, është shprehur autori.
Në rrëfimin e tij, Delaj, ka pranuar se gjakrat janë nxehur dhe për shkak të një debatit politik që kanë pasur. 44-vjeçari, i njohur si simpatizant i PS-së me aktivistin e Partisë Demokratike që mbeti i vrarë. Sipas dëshmisë autori ka debatuar me përfaqësuesin e PD-së në Bashkinë Selenicë për faktin, se përse fshati Gumenicë, ku ai jeton, nuk është përfshirë në projektin e qeverisë “100 fshatrat”.
Admir Delaj akuzohet për veprën penale “Vrasje me dashje”, por nuk është ngritur akuzë për armëmbajtje pa leje, pasi ka rezultuar se armët e gjahut të sekuestruara kanë qenë me leje. Pasi është dëgjuar prokurori dhe avokati mbrojtës, gjyqtari vendosi masën e sigurisë “arrest në burg” për 44-vjeçarin.

Trump sulmon Macron: Franca nisi të mësojë Gjermanisht para mbërritjes amerikane

Presidenti amerikan Donald Trump sulmoi të martën, me një seri postimesh në tëitter Francën dhe presidentin e saj Emmanuel Macron, duke përmendur sondazhet që flasin për mbështetje të ulët ndaj tij si dhe kritikuar ashpër tarifat franceze ndaj eksportit të verës amerikane apo faktin që Franca nuk e ka plotësuar objektivin për shpenzimet e mbrojtjes në kuadër të NATO-s.
“Emmanuel Macron-i sugjeron ndërtimin e një ushtrie të vet për të mbrojtur Evropën nga Shtetet e Bashkuara, Kina dhe Rusia”, shkruante Presidenti Trump në Tëitter. “Por në Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore ishte Gjermania, – si funksionoi kjo për Francën? Ata kishin nisur të mësonin gjermanisht në Paris, përpara se të mbrinin amerikanët. Paguaj ose jo për NATO-n!”, shkruante më tej ai.
Zoti Trump i ka sulmuar vazhdimisht aleatët e Amerikës në NATO, aleanca kryesore që Perëndimi ka krijuar pas Luftës së Dytë Botërore, për arsye që lidhen me mos plotësimin e objektivit për të shpenzuar 2 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto për mbrojtjen, kryesisht për armatime dhe ushtrinë.
Tetë nga 29 vende të NATO-s e kanë përmbushur aktualisht objektivin e vendosur prej 2 për qindësh. Shpenzimet e Francës për mbrojtjen janë 1.82 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, por Parisi ka bërë të ditura planet për t’i rritur gradualisht fondet ushtarake për të arritur objektivin e NATO-s deri në vitin 2025. Në krahasim, shpenzimet amerikane për mbrojtjen llogariten në 3.1 për qind të një ekonomie udhëheqëse në botë prej 19.4 miliardë dollarësh.
Presidenti Trump e ka shpallur veten një “nacionalist” bazuar tek një filozofi që e konsideron Amerikën të parën në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Por zoti Macron shprehu keqardhjen mbi nacionalizmin në rritje në të gjithë botën, duke e cilësuar atë si “tradhti ndaj patriotizmit”.
Të martën zoti Trump shkruante në tëitter: “problemi është se Emmanuel-i gëzon një nivel shumë të ulët mbështetjeje në Francë, 26 për qind dhe vendi vuan nga një shkallë papunësie prej pothuajse 10 për qindësh. Meqe ra fjala, nuk ka vend më nacionalist se Franca, njerëz shumë krenarë dhe me të drejtë! Ta bëjmë Francën sërisht madhështore”, shkruate më tej zoti Trump.
Presidenti Trump, perandoria e biznesit e të cilit përfshin dhe një kantinë verërash në shtetin e Virxhinias, u ankua edhe për tarifat franceze mbi eksportet e verës amerikane.
Franca ka vendosur tarifa më të larta për verërat amerikane, por dallimi monetar është relativisht i vogël. Shtetet e Bashkuara i kanë vendosur tarifa ndaj verës franceze që variojnë nga 5 deri në 14 cent për shishe, kundrejt 11 deri në 29 cent për shishe që Franca u ka vendosur verërave të importuara nga Shtetet e Bashkuara.
Kritikët e zotit Trump bënë ironi me të në median sociale, pasi presidenti nuk shkoi për një vizite të shtunën në një varrezë të amerikanëve të rënë gjatë Luftës së Parë Botërore, për shkak se po binte shi. Udhëheqës të tjerë botërorë në Paris vizituan varrezat e tyre kombëtare në të njëjtën ditë dhe shefi i stafit të zotit Trump John Kelly, shoqëruar nga zyrtarë të tjerë amerikane e vizituan varrezën amerikane dhe vendosën kurora për të nderuar të rënët në luftë.
Si sqarim zoti Trump shkruante: “meqë ra fjala, kur helikopteri nuk mund të fluturojë në varrezën e parë në Francë, për shkak se nuk dukej asgjë, unë sugjerova të shkojmë me makinë. Shërbimi Sekret ka thënë jo, është shumë larg aeroportit si dhe për shkak të bllokimit të të gjithë Parisit. Fjalimi do jetë nesër në varrezat amerikane dhe nën shiun që derdhet rrëke. Pak njoftime janë bërë nga mediat e rreme! “, shkruate ai.