31.5 C
Tirana
E martë, 12 Gusht, 2025

Taksë e sheshtë 9% për të shpëtuar shqiptarët nga dhjetra taksa, plani Basha

PD program ekonomik me gjermanët e CDU-së për t’i dhënë Shqipërisë zhvillimin dhe shqiptarëve shpresën
3 shtyllat kryesore të planit ekonomik të PD, për Shqipërinë e zhvilluar.
Përmirësimi i klimës së biznesit do të nisë me thjeshtimin fiskal, taksën e sheshtë 9 %
Çlirimin total të biznesit të vogël e të mesëm nga tmerri i arrogancës dhe arbitraritetit tatimor.
Sigurimi i konkurences se lirë e të barabartë në Shqipëri, duke i dhënë fund politikave klienteliste dhe korruptive, të cilat kanë përthithur deri më sot qindra milionë euro të parave publike, që nëse e lejojmë, por nuk do ta lejojmë do ta çojnë borxhin e shqiptarëve në 82 %.
Me besimin se Gjermania duhet të jetë partneri strategjik ekonomik i Shqipërisë, Partia Demokratike ka nisur hartimin e programit të saj ekonomik, në bashkëpunim me ekspertët germanë të partisë qeverisëse CDU në Gjermani. I pari që ka mbërritur në Tiranë nga Berlini është dr.Martin Henze, Kryetar i Komisionit të Transportit në Këshillin Ekonomik të CDU-së. Në tryezën për programin ekonomik, me fokus tek çështjet e infrastrukturës, energjisë dhe dixhitalizimit, të zhvillohuar në selinë e Partisë Demokratike, kreu i opozitës Lulzim Basha u shpreh CDU ka tek PD një partner të besueshëm dhe të vendosur, që I qëndron parimeve të demokracisë, shtetit ligjor dhe konkurencës së lirë. “Ditën e parë që do të marrim besimin për të qeverisur vendin, do ta përdorim këtë dorë që na shtrihet nga Gjermania mike për të nisur sa më parë transformimin e vendit, për t’i dhënë Shqipërisë zhvillimin dhe shqiptarëve shpresën”- u shpreh Basha.
Kreu i opozitës tha gjatë tryezës ekonomike të realizuar nga PD, në bashkëpunim me CDU se PD është e gatshme që, në një moment të tillë krize kaq të madhe, t’u japë shqqiptarëve shpresën, besimin, rrugën e daljes nga kjo gjendje. Basha vuri në dukje se Shqipërisë I duhet një përmbysje totale e gjendjes në vend, në mënyrë që Gjermania të investojë këtu dhe të hapë vende punë.

“Së pari duhet të garantojmë shtetin e së drejtës. Asnjë investitor serioz nuk mund të japë paratë e veta në një vend ku nuk ka zbatim të ligjit, ku ligji është një copë letër pa vlerë për qeverinë, ku rregullat nuk zbatohen njësoj dhe lidhja me krimin ka shkatërruar dhe kapur institucionet kryesore të vendit. Rikthimi i vendit nën sundimin e ligjit do të thotë bërja sa më shpejt funksionale e Gjykatës Kushtetuese, do të thotë një drejtësi penale dhe civile funksionale, që ndëshkon dhe nuk mbron politikanët e korruptuar dhe të lidhur me krimin, garanton të drejtat e liritë e qyterarëve, duke përfshirë të drejtat e pronës së tyre dhe të bizneseve.” – u shpreh Basha.
Gjatë tryezës për programin e ekonomisë së PD, në bashkëpunim me partnerët gjermanë të CDU-së, kreu i opozitës vuri në dukje se Shqipëria është e izoluar nga investimet e mëdha perëndimore. Ai tha se hapi i dytë do të jetë kthimi i Shqipërisë në një vend atraktiv për investimet. “Shqipëria është i vetmi vend në Ballkan që, në 6 vjet, nuk ka investim serioz perëndimor. Dy investimet e fundit perëndimore TAP-i dhe “Devolli” u kontraktuan gjatë qeverisjes së PD dhe, me mbylljen e tyre, mijëra njerëz do të gjenden pa punë”-tha Basha.
Kreu i opozitës u shoreh optimist se me ndihmën e partnerëve gjermanë dhe duke fituar betejën për demokracinë dhe shtetin ligjor, në Shqipëri do të kthehet shpresa dhe vendi do të zhvillohet.
“Ne kemi një plan dhe vendosmërinë për ta zbatuar atë deri në fund. Ne kemi partnerë të çmuar që nuk e kanë humbur shresën, që kanë ditur të shndërrojnë gërmadha ekonomike si Gjermania Lindore, në modele të shkëlqyera të zhvillimit ekonomik dhe konkurrencës”. – u shpreh Basha.

Në takimin e punës me dr. Martin Henze, një nga zërat më të rëndësishëm të politikave ekonomike të Gjermanisë, kreu i opozitës Lulzim Basha tha se për Partinë Demokratike është shumë i rëndësishëm vazhdimi i bashkëpunimit me CDU për të konkretizuar planin ekonomik, i cili është i qartë dhe i thjeshtë për t’u zbatuar.
• Përmirësimi i klimës së biznesit do të nisë me thjeshtimin fiskal, taksën e sheshtë 9 %
• Çlirimin total të biznesit të vogël e të mesëm nga tmerri i arrogancës dhe arbitraritetit tatimor.
• Sigurimi i konkurences se lirë e të barabartë në Shqipëri, duke i dhënë fund politikave klientelsite dhe korruptive, të cilat kanë përthithur deri më sot qindra milionë euro të parave publike, që nëse e lejojmë, por nuk do ta lejojmë do ta çojnë borxhin e shqiptarëve në 82 përqind.
Basha tha se PD do t’ua heqë këtë peshë shqiptarëve, do të çlirojë energjinë e kyçur të rinisë nëpërmjet takave të ulëta, displinës buxhetore, prioriteteve të qarta të investimeve publike, investimeve të kapitalit gjerman.
Kreu i PD ka një mesazh të veçantë për shqiptarët, të cilët ndjekin çdo ditë nga selia e PD betejën e opozitës kunder krimit të lidhur me pushtetin.
“Dua t’u rikonfirmoj sot qytetarëve që, ndonëse beteja e përditshme me të keqen na e pamundëson ta themi këtë përditë, ne punojmë ditë për ditë për vizionin tonë të së nesërmes, të një Shqipërie të zhvilluar, me mundëis për një jetë më të mirë për rininë dhe për të gjithë shqiptarët dhe se këtu mbështetemi fuqimisht në ekspertizën e miqve tanë të çmuar kristian demokratë.”- u shpreh Basha.

Eksperti gjerman: Situata katastrofale, sektorët strategjikë po i dorëzohen kompanive kineze e turke

Eksperti i njohur gjerman dr.Martin Henze deklaroi sot në Tiranë se situata ekonomike në Shqipëri është katastrofale dhe se sektorët strategjikë të ekonomisë po i dorëzohen kompanive kineze dhe turke. është e rëndësishme që shqiptarët të zgjedhin qeverinë e duhur.
Si të gjithë gjermanët, dr.Martin Henze, një nga zërat më të rëndësishëm të ekonomisë gjermane, ishte konkret dhe i dretpërdrejtë për situatën ekonomike në Shqipëri, që e quajti katastrofale, si dhe për vendimet e gabuara strategjike të qeverisë shqiptare. Martin Henze, Kryetar i Komisionit për Transportin në Këshillin Ekonomik të CDU-së tha se “Borxhi ekonomik është shumë i lartë, popullsia po reduktohet dhe pjesa më inteligjente e shqiptarëve po kërkon azil, arratia nga zona rurale është një tjetër problem që po prek Shqipërinë, infrastruktuar është plot mangësi, gjendja me titujt e pronësisë është katastrofale dhe siguria e tyre është jetike për ata që duan të investojnë e të blejnë prona në Shqipëri.”
Dr. Henze ngriti si shqetësim nismat favorizuese për Kinën dhe Turqinë. të disa vendeve të Ballkanit, përfshirë Shqipërinë,
“Nisma 16+1 është një marrëveshje jo e mirë për Shqipërinë. Ju duhet të sqaroni ç’do të bëni, do të bëheni pjesë e BE-së apo të ndërmerrni një aleancë strategjike me konkurrentin tonë, Kinën. Nëse e kuptova mirë zotin Basha, të gjithë në Shqipëri thonë se duam të anëtarësohemi në BE. Është si në martesë, s’mund të kesh dy burra apo dy gra.

Natyrisht mund të besh biznes edhe me Kinën, por s’mund të negociosh elementët nevralgjikë të ekonomisë, si portet, aeroportet, energjinë, furnizimi me ujë. Ne në Gjermani bëjmë shumë kujdes që këtë infrastrukturë të mos u jepet kompanive aziatike. Edhe ju në Shqipëri duhet të bëni shumë kujdes.“- u shpreh Henze, i cili mori si shembull sektorin e naftës.
“Pse rezervat e naftës, për shfrytëzimin e të cilave mund t’ju ndihmojnë shumë firma evropiane, në Shqipqri nuk është treguar një kujdes i tillë. Në Portin e Durrësit ka patur interes nga ana e kinezëve dhe nuk e kuptoj vërtet këtë mungesë të largpamësisë në Shqipëri. Kam patur mundësi të bëj biseda me përfaqësues të ndryshëm në BE që kanë shumë përvojë në infrastrukturën portuale, që do të angazhoheshin me shumë dëshirë në Shqipëri. “- theksoi dr. Henze.
Dr. Martin Henze vuri në dukje se Shqipëria është paralajmëruar nga partnerët në BE dhe SHBA për të mos ua dhënë portet dhe aeroportet me koncesion apo për shitje kompanive kineze dhe turke. “Tjetër gjë është të bësh biznes, me ata që Bashkimi Europian i konsideron konkurentë Strategjikë, por jo në fushën e insfrastrukturës.” – tha ai.
Dr. Martin Henze, Kryetar i Komisionit për Transportin në Këshillin Ekonomik të CDU-së shprehu besimin se demokratet janë ata që do ta çojnë vendin përpara dhe se është shumë e rëndësishme që shqiptarët të zgjedhin qeverinë e duhur.

Rama tutor politik, Reforma në Drejtësi në pikë të vdekur

Nga Petrit Vasili

Sot Reforma në Drejtësi është në pikë të vdekur.
Moralisht të gjithë shqiptarët përjetojnë shembjen përdhe të një dogme, të një mashtrimi demagogjik dhe lindjen e rrëmbimit e të kapjes së drejtësisë nga kryeministri.
Sot kryeministri jep vete vendimin për ish-ministrin e proceduar për trafik droge dhe e shpall të pafajshëm pa folur gjykatat dhe i shpall se të gjithë duhet ti kërkojnë falje atij.
Sot vetë kryeministri bën gjoja ekspertizën e audiopërgjimit të Agron Xhafës dhe i jep urdhrin drejtësisë se ku do ecë.
Sot prokuroria e kryeministrit mbyll pa i hapur padite për fajet penale të tij, si thirrja policisë, që të punonte për votat e Rilindjes.
Sot ndërkombëtarët vetëm për force zakoni thonë ndonjë fjale parafabrikat burokratik për Reformën në Drejtësi, pasi e kuptojnë që qorrsokaku i saj është pa kthim.
Tutorizmi politik i kryeministrit ka prodhuar asgjësimin e drejtësisë, që Shqipëria nuk e ka provuar kaq tragjikisht asnjëherë, as në kohë pushtimesh apo kthesash të forta politiko-shoqërore.
Shqipëria kishte dje një drejtësi me probleme, ndërsa sot nuk ka fare drejtësi, as si institucione, as si frymë dhe as si ndihmë e zgjidhje për qytetarët.
Është një faj shumë i rëndë i paramenduar dhe i pafalshëm i kryeministrit si tutori i zhbërjes sistematike të drejtësisë.
Fillimi i gjykimit të kryeministrit duhet nga zhbërja e drejtësisë dhe këtu 92% e shqiptarëve që besuan te reforma dhe u mashtruan prej tij paturpësisht, janë të gjithë të një mendjeje.

Detja të reja nga vrasja e kryetarit të njësisë Administrative: Autori ka qenë duke pirë kafe jashtë lokalit

Zbulohen dertaje të reja nga vrasja e kryetarit të njësisë Administrative të fshatit Kotë në Selenicë, Fatmir Hodo. Autori është identifikuar si Admir Delaj, rreth 43 vjeç, nga fshati Gumenicë dhe është prangosur nga Policia në banesën e tij. Autori e ka qëlluar me armë gjahu çifte.
Burime bëjnë me dije se vrasja ka ndodhur për konflikt pronash.
Autori ka qenë duke pirë kafe jashtë lokalit. Është futur brenda dhe ka debatuar me viktimën, më pas kanë dalë të dy jashtë dhe autori e ka qëlluar dy herë.
Fatmir Hodo, ish-kryetar i komunës Kotë, administrator i kësaj njësie, i zgjedhur i PD-së, është rreth 64 vjeç. Në krye të njësisë administrative Kotë është që nga viti 2015.
Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur pasdreke në fshatin Kot në Selenicë.
olicia e Vlorës ka prangosur autorin e dyshuar të vrasjes së kreut të njësisë Administrative të fshatit Kotë, në Selenicë.
Mësohet se autori i vrasjes Admir Delaj, 43 vjeç, është prangosur në banesën e tij, vetëm pak minuta pas krimit.
Policia ka sekuestruar, përveç armës së krimit edhe makinën e autorit të vrasjes së 64-vjeçarit Fatmir Hoda.
Ende nuk janë sqaruar arsyet që çuan Admir Delajn drejt vrasjes se Fatmir Hodos.

Eksperti gjerman: Situata ekonomike në Shqipëri është katastrofale, ja si duhet të zhvilloni ekonominë

Eksperti gjerman, Doktor Martin Henze ka dhënë ditën e sotme këshilla se si Shqipëria duhet të zhvillojë ekonominë e saj që të jetë sa më pranë BE-së.
Duke folur në tryezën e rrumbullakët të organizuar në selinë e PD-së me pjesëmarrjen e kreut Lulzim Basha, eksperti gjerman Henze, kryetar i komisionit të Transportit në Këshillin Ekonomik të CDU dha këshilla të vlefshme se si duhet të sillet Shqipëria.
Henze ka diskutuar dhe këshilluar për programin ekonomik të PD në kuadër të investimeve në infrastrukturë, energji etj.
Pikat kryesore të këshillave të Dr. Martin Henze
Shqipëria duhet të mundësojë ngritjen e strukturave të nevojshme, që të mund të jetë anëtare e Bashkimit Evropian. Në 50 vitet e fundit kemi parë se si vende të ndryshme, me ekonomi me orientim bujqësor, e kanë riorganizuar strukturën e tyre për t’iu përshtatur mekanizmave dhe strukturës ekonomike të BE-së.
Situata ekonomike në Shqipëri është katastrofale, borxhi ekonomik është shumë i lartë dhe popullsia po largohet. Por mundësitë për zhvillim janë, për shkak të resurseve ekonomike dhe burimeve natyrore të shumta të vendit.
Por më duhet të them se infrastruktura e vendit paraqitet plot pengesa. Përshembull, Porti i Durrësit ka një organizim katastrofik. Është emergjente që kjo portë hyrëse të përmirësohet sa të jetë e mundur. Njësoj mund të them për shtrirjen e rrjetit hekurudhor në Shqipëri.

Një tjetër problem madhor që shfaqet këtu tek ju është humbja e trurit, për shkak të rrjedhjes së trurit. Pjesa më inteligjente e shqiptarëve po kërkon azil, në Gjermani e kudo. Unë vetë kam takuar të rinj të shkëlqyer shqiptarë, të cilët e kërkonin të ardhmen e tyre në Gjermani, Suedi, etj. Është jetike që të rinjve shqiptarë duhet t’ju ngjallet shpresa për rikthim në Shqipëri për rindërtimin e vendit.
Përvoja e deritanishme e sfidave me të cilat përballen shtetet ish-komuniste në rrugën drejt integrimit në BE, na shtyn të shtrojmë pyetjen: “Si Shqipëria mund të heqë qafe barrën që ka trashëguar nga regjimi komunist, në mënyrë që të integrohet sa më shpejt në BE”. Kemi shembullin e Gjermanisë. Jo gjithçka ka qenë perfekte tek ne, por mund të merremi si shembull se si mund të kryhet transformimi. Psh, ajo që tërheq vëmendjen qysh në fillim është fakti se në Shqipëri është katastrofale gjendja me titujt e pronësisë. Siguria e këtyre titujve është jetike për ata që duan të investojnë e të blejnë prona në Shqipëri.
Arratia nga zona rurale dhe migrimi i brendshëm është një tjetër plagë që po prek Shqipërinë. Lëvizjet e brendshme migratore po sjellin këtu edhe probleme të reja, të papritura. Psh, rrjeti rrugor në aksin Tiranë-Durrës s’po e përballon dot më peshën e makinave, edhe për shkak të këtij migrimi. Dua të shtoj edhe diçka dhe mos ma merrni për populizëm: Ekziston njëfarë nepotizmi dhe tarafllëku që vjen si mënyrë sjelljeje që nga sistemi komunist, dhe kjo trashëgimi asnjëherë nuk mund të përdoret për mire në këtë periudhë transformimesh. Në këtë çështje duhet një ndërhyrje. Ne si BE kemi ndërhyrë në Greqi dhe Portugali dhe kjo ndërhyrje, megjithë dhimbjen që ka shkaktuar, ka sjellë rritje ekonomike dhe të punësimit të të rinjve.

Gjithsesi, nga 1991-i, në Shqipëri është arritur shumë.
Shumë njerëz kanë investuar forcën e fuqinë e tyre që në Shqipëri të arrihet ky stad, por kjo s’mjafton që të bëheni anëtarë të BE. Ne si përfaqësues të sektorit privat ndjekim me shqetësim nisma që ndërmerren në disa vende të Ballkanit favorizojnë Kinën dhe Turqinë. Nisma 16+1 është një marrëveshje jo e mirë për Shqipërinë. Ju duhet të sqaroni ç’do të bëni, do të bëheni pjesë e BE-së, apo të ndërmerrni një aleancë strategjike me konkurrentin tonë, Kinën. Nëse e kuptova mirë zotin Basha, të gjithë në Shqipëri thonë se duam të anëtarësohemi në BE. Është si në martesë, s’mund të kesh dy burra (apo dy gra).
Natyrisht mund të besh biznes edhe me Kinën, por s’mund të negociosh elementët nevralgjikë të ekonomisë, si energjinë, infrastrukturën apo gjetkë, duhet bërë kujdes që të mos përfundojnë tek konkurrentët tanë. Ne në Gjermani e bëjmë e kështu duhet të veproni edhe ju. Marrim sektorin e naftës, përshembull, ku shumë firma evropiane mund t’ju ndihmojnë. Përse në Durrës për infrastrukturën shohim se negociohet vetëm me kinezët përshembull dhe jo me firma evropiane. Evropa ka projekte për këto çështje, si Plani “Juncker” për infrastrukturën. Duhet parë qe vendet kandidate të përfitojnë nga këto instrumente financiare, pasi bëhet fjalë për vlera të mëdha financiare. Në Shqipëri, përpara se dikush të mendojë për koncesione për kompani kineze apo turke, nuk duhet të habiteni se partnerët tanë në BE e SHBA ju kanë paralajmëruar që të mos ndërmerren hapa të tillë. Tjetër gjë është biznesi, por jo partneriteti në fushën strategjike, siç ne e cilësojmë infrastrukturën.

Më lejoni të bëj vlerësim personal në këtë tryezë. Për një zhvillim aktiv në kuadër të proceseve evropiane janë të rëndësishme 3 faktorë; siguria ligjore (e përmenda edhe tek çështja e titujve të pronësisë; së dytiiI jap të drejtë zotit Basha për një Kod Zgjedhor demokratik. Duhet të ketë balancë dhe shtet funksional që garanton balancën mes pushteteve.
Ne kemi instrumente të ndryshme ligjore në Gjermani. Psh, persona që janë gjykuar me vendime të formës së prerë nuk mund të kandidojnë për postin e një deputeti në Bundestag. Është e rëndësishme të kuptohet cila është situata ligjore e personave të tillë. Ju si juristë është e rëndësishme të bëni kujdes që në parlament të aplikohen ligje të ngjashme. Ju duhet ta çoni përpara vendin. Si vend i vogël, në vazhdën e këtij procesi, ju duhet të ecni përpara, në mënyrë që për një periudhë 5-8 vjeçare të mund të anëtarësoheni në BE.
Po të kemi parasysh ciklin e jetës së një vendi, ky afat është një afat i shkurtër. E rëndësishme është që shqiptarët të zgjedhin qeverinë e duhur. Kompanitë private që sjellin investime mendojnë se janë demokratët ata që mund t’i garantojnë këto parakushte.
Ju lutem, mos u habisni që sot kompani të tilla nuk investojnë në Shqipëri, sepse s’kanë mundësi për shkak të mospërmbushjes së këtyre kritereve. Element tjetër shqetësues janë liritë e qytetarëve në Shqipëri, ku ka vend për përmirësim. Edhe pas ’92, vihet re se shtetasit kanë vijuar të vuajnë, megjithëse kishin vuajtur nën regjimin komunist.

Berisha: “Rama, në gjendjen e një grushti shteti”!

Ish-Kryeministri Sali Berisha në një intervistë ekskluzive për ABC News vlerëson se personat e përfshirë në thirrje antikushtetuese në Bularat nuk duhet të ishin lejuar të largoheshin nga Shqipëria.
Berisha nuk ka lënë pa komentuar dhe kandidaturën e Sandër Lleshit në krye të Ministrisë së Brendshme.
Ngjarjet e ndodhura në Bularat të Gjirokastrës, ditën e varrimit të ish ushtarakut grek Konstandinos Kacifas, për ish-kryeministrin e vendit Sali Berisha, ishin manifestim i asaj që quajti skenar Vorio Epiriot të tokën e askujt.
“Gjallë nuk kthehej në Greqi pa iu nënshtruar ligjeve shqiptare”.
Sa i përket përplasjes Kryeministër – President lidhur me propozimin e Edi Ramës për zëvendësin e Fatmir Xhafës në postin e ministrit të Brendshëm , ish-kryeministri Berisha, njëkohësisht ish-president, theksoi rolin që kreut të shtetit ia ngarkon kushtetuta e vendit.
“Ai që mendon që Presidenti është honorifik nuk merr vesh. Presidenti duhet të krijojë bindjen e tij. Me thirrjen e Lleshit ai hoqi nga vetja çdo detyrim për shpjegim”.
Problemet e propozimit të Lleshit për ministër të Brendshëm janë minimalisht dy, sipas Bersihës.
Kërcënim e quan reagimin e kryeministrit Rama për mos dekretimin e Lleshit në krye të dikasterit të rendit, që sipas Berishës, duhet të vijonte të kryhesohej nga ministri i dorëhequr Xhafaj, deri në zëvendësimin e tij.
“Kreu i ekzekutivit po ushqen me gënjeshtra qytetarët dhe opinionin ndërkombëtar dhe ktë, po e bën në gjendjen e një grushti shteti ku rojtari i Ligjit themeltar, Gjykata Kushtetuese de fakto nuk ekziston duke krijuar hapsira të mëdha për përplasje të rënda”, u shpreh Berisha.

Rudina Hajdari fjalim në Parlamentin Britanik: Gratë dhe vajzat nuk duhet të mbeten peng…

Deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari ka mbajtur një fjalë në Parlamentin Britanik.
Duke shkruar në faqen e saj në Facebook, Hajdari shprehet se është nder e privilegj që përfaqëson Shqipërinë.
Postimi i deputetes së PD, Rudina Hajdari
Moment shumë i veçantë në jetën time të flas në Parlamentin Britanik, aty ku shumë nga liderat botëror, por edhe idhuj politikë, si Winston & Thatcher kanë mbajtur fjalimet e tyre, duke ndryshuar kursin e historisë botërore.
Një privilegj dhe nder të përfaqësoj Shqipërinë dhe uroj që nëpërmjet prezencës dhe zërit tim, të rinjtë shqiptar të aktivizohen dhe të bëhen pjesë e politikë-bërjes.
Në fjalën time theksova se gratë dhe vajzat nuk duhet të mbeten peng e kuotave, apo të shihen thjesht si numra, por duhet t’u ofrohen mundësi të barabarta ku të kenë hapësirë të zhvillojnë potencialin e tyre në shoqëri.

Basha: Asnjë investitor serioz nuk mund të japë paratë e veta në një vend ku nuk ka zbatim të ligjit

Kreu i opozitës, Lulzim Basha tha gjatë tryezës ekonomike të realizuar nga PD, në bashkëpunim me CDU se, PD është e gatshme që, në një moment të tillë krize kaq të madhe, t’u japë shqqiptarëve shpresën, besimin, rrugën e daljes nga kjo gjendje.
Basha vuri në dukje se Shqipërisë I duhet një përmbysje totale e gjendjes në vend, në mënyrë që Gjermania të investojë këtu dhe të hapë vende punë.
“Së pari duhet të garantojmë shtetin e së drejtës. Asnjë investitor serioz nuk mund të japë paratë e veta në një vend ku nuk ka zbatim të ligjit, ku ligji është një copë letër pa vlerë për qeverinë, ku rregullat nuk zbatohen njësoj dhe lidhja me krimin ka shkatërruar dhe kapur institucionet kryesore të vendit.
Rikthimi i vendit nën sudmit e ligjit do të thotë bërja sa më shptej funksionale e Gjykatës Kushteteuse, do të thotë një drejtësi penale dhe civile funksionale, që ndëshkon dhe nuk mbron politikanët e korruptuar dhe të lidhur me krimin, garanton të drejtat e liritë e qyterarëve, duke përfshirë të drejtat e pronës së tyre dhe të bizneseve”, u shpreh Basha.
Gjatë tryezës për programin e ekonomisë së PD, në bashkëpunim me partnerët gjermanë të CDU-së, kreu i opozitës vuri në dukje se Shqipëria është e izoluar nga investimet e mëdha perëndimore. Ai tha se hapi i dytë do të jetë kthimi i Shqipërisë në një vend atraktiv për investimet. “Shqipëria është i vetmi vend në Ballkan që, në 6 vjet, nuk ka investim serioz perëndimor.
Dy investimet e fundit perëndimore TAP-i dhe “Devolli” u kontraktuan gjatë qeverisjes së PD dhe, me mbylljen e tyre, mijëra njerëz do të gjenden pa punë”-tha Basha.
Kreu i opozitës u shpreh optimist se me ndihmën e partnerëve gjermanë dhe duke fituar betejën për demokracinë dhe shtetin ligjor, në Shqipëri do të kthehet shpresa dhe vendi do të zhvillohet.
“Ne kemi një plan dhe vendosmërinë për ta zbatuar atë deri në fund. Ne kemi partnerë të çmuar që nuk e kanë humbur shresën, që kanë ditur të shndërrojnë gërmadha ekonomike si Gjermania Lindore, në modele të shkëlqyera të zhvillimit ekonomik dhe konkurrencës”, u shpreh Basha.

3 shtyllat kryesore të planit ekonomik të PD, Basha: Bashkëpunimi me CDU i rëndësishëm

Në takimin e punës me dr. Martin Henze, një nga zërat më të rëndësishëm të politikave ekonomike të Gjermanisë, kreu i opozitës Lulzim Basha tha se, për Partinë Demokratike është shumë i rëndësishëm vazhdimi i bashkëpunimit me CDU për të konkretizuar planin ekonomik, i cili është i qartë dhe i thjeshtë për t’u zbatuar.
Basha ka prezantuar edhe 3 pikat kryesore të programit ekonomik të PD.
1. Përmirësimi i klimës së biznesit do të nisë me thjeshtimin fiskal, taksën e sheshtë 9 %.
2. Çlirimin total të biznesit të vogël e të mesëm nga tmerri i arrogancës dhe arbitraritetit tatimor.
3. Sigurimi i konkurrencës së lirë e të barabartë në Shqipëri, duke i dhënë fund politikave klientelsite dhe korruptive, të cilat kanë përthithur deri më sot qindra milionë euro të parave publike, që nëse e lejojmë, por nuk do ta lejojmë do ta çojnë borxhin e shqiptarëve në 82 për qind.
Basha tha se, PD do t’ua heqë këtë peshë shqiptarëve, do të çlirojë energjinë e kyçur të rinisë nëpërmjet takave të ulëta, displinës buxhetore, prioriteteve të qarta të investimeve publike, investimeve të kapitalit gjerman.
Kreu i PD ka një mesazh të veçantë për shqiptarët, të cilët ndjekin çdo ditë nga selia e PD betejën e opozitës kunder krimit të lidhur me pushtetin.
‘Dua t’u rikonfirmoj sot qytetarëve që, ndonëse beteja e përditshme me të keqen na e pamundëson ta themi këtë përditë, ne punojmë ditë për ditë për vizionin tonë të së nesërmes, të një Shqipërie të zhvilluar, me mundëis për një jetë më të mirë për rininë dhe për të gjithë shqiptarët dhe se këtu mbështetemi fuqimisht në ekspertizën e miqve tanë të çmuar kristian demokratë’, u shpreh Basha.

Basha: PD program ekonomik me CDU për t’i dhënë Shqipërisë zhvillimin
Me besimin se Gjermania duhet të jetë partneri strategjik ekonomik i Shqipërisë, Partia Demokratike ka nisur hartimin e programit të saj ekonomik, në bashkëpunim me ekspertët gjermanë të partisë qeverisëse CDU në Gjermani.
I pari që ka mbërritur në Tiranë nga Berlini është dr.Martin Henze, Kryetar I Komisionit të Transportit në Këshillin Ekonomik të CDU-së.
Në tryezën për programin ekonomik, me fokus tek çështjet e infrastrukturës, energjisë dhe dixhitalizimit, të zhvilluar në selinë e Partisë Demokratike, kreu i opozitës Lulzim Basha u shpreh CDU ka tek PD një partner të besueshëm dhe të vendosur, që I qëndron parimeve të demokracisë, shtetit ligjor dhe konkurrencës së lirë.
‘Ditën e parë që do të marrim besimin për të qeverisur vendin, do ta përdorim këtë dorë që na shtrihet nga Gjermania mike për të nisur sa më parë transformimin e vendit, për t’i dhënë Shqipërisë zhvillimin dhe shqiptarëve shpresën’, u shpreh Basha.

Denoncohet skandali: Tenderin e fiton babai i drejtorit të Ujësjellësit, paratë ndahen mes tyre dhe Gjushit

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari dixhital, i cili denoncon punimet e ujësjellësit në Durrësit.
Në mesazhin e publikuar, qytetari shkruan se kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako i ka kaluar punimet e ujësjellësit për shtrimin e tubave, firmës “Adriatik”, në pronësi të babait të drejtorit të ujësjellësit Durrës.
Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha
Babai i lumtur!
Ja si ndahen parate midis djalit, babait fatlum dhe famozit Gjush! sb
Mirmbrema zoti Berisha, ne Durres po behen punime ujsjellsi per shtrimin e tubave nga Patoku i Lacit ne Durres. Tenderin e ka marre firma Adriatik ne pronesi te babait te drejtorit te ujsjellsit te Durresit me bekim te Vangjushit. Na myten ne taksa, ke fatura ujit 18 mije leke, taksa vetem per ata.