34.5 C
Tirana
E hënë, 9 Qershor, 2025

Rama nuk dorëzohet për Lleshin: Sapo rifirmosa kërkesën për Presidentin

10 minuta pas Metës, ndërhyn Rama: Po ia dërgoj Lleshin me një relacion
Pak minuta pasi Presidenti i Republikës, Ilir Meta replikoi në distancë me kryeministrin, duke i kujtuar se arsyet e mosdekretimit prej tij të Sandër Lleshit janë të mbështetura në Kushtetutë, ka reaguar në Tëitter kreu i qeverisë, Edi Rama.
Rama ka shkruar: “Sapo kam rifirmosur për ridërgim kërkesën për dekretimin e Sandër Lleshit Ministër i Brendshëm, drejtuar Presidentit të Republikës. Bashkëngjitur do t’i dërgohet Presidentit edhe një relacion i detajuar shpjegues, në funksion të dekretimit të Ministrit të Brendshëm”.
Rama duket se është i vendosur për dekretimin e Sandër Lleshit në krye të Ministrisë së Brendshme dhe për këtë shkak ai i ka ridërguar presidentit Meta kërkesën për ta dekretuar.
Rama thotë se bashkëngjitur me kërkesën për dekretim presidentit do t’i dërgohet edhe një relacion i detajuar shpjegues, në funksion të dekretimit të Ministrit të Brendshëm.
Reagimi i Ramës:
Sapo kam rifirmosur për ridërgim kërkesën për dekretimin e Sandër Lleshit Ministër i Brendshëm, drejtuar Presidentit të Republikës. Bashkëngjitur do t’i dërgohet Presidentit edhe një relacion i detajuar shpjegues, në funksion të dekretimit të Ministrit të Brendshëm.
Jo më larg se një orë më parë presidenti Meta u shpreh se për të gjithë amatorët që nuk njohin Kushtetutën dekretimi i një ministri nuk është një akt ceremonial.
“Besoj se interkonektiviteti duhet të rrezatojë kudo. Sa i takon anës ligjore padashur të japë leksione për Kushtetutën… por të gjithë amatorëve, diletantëve, do u thoja që të lexojnë Kushtetutën dhe kompetencat e presidentit. Akt ceremonial është vetëm betimi të presidenti. Kam një pyetje tjetër, a mundet që dekreti i presidentit të rrëzohet në Kuvend?!, se as kjo nuk shprehet në asnjë moment në mënyrë eksplicite në Kushtetutë”, u shpreh Meta.
Ndërkohë që referuar pyetjes së gazetares së Fax Neës, Ambrozia Meta nëse do i japë Kuvendit sqarime për mosdekretimin e Lleshit presidenti u shpreh se ai ka një marrëdhënie shumë të afërt me Kuvendin, që i kanë dhënë dhe votat për në krye të shtetit.
‘’Më lini të bëj detyrën time si gjithmonë”, u shpreh më tej Meta, duke e mbyllur me buzëqeshje, duke thënë se forumi kishte qenë i mrekullueshëm.

Meta injoron Ramën: I ftoj amatorët të lexojnë Kushtetutën…
Presidenti Ilir Meta i ka quajtur amatorë të gjithë ata që mendojnë se në Kushtetutë është e shkruar se dekretimi i një ministri është një akt ceremonial.
Meta u shpreh se në mënyrë eksplicite nuk është e shkruar në asnjë rresht të Kushtetutës se dekreti i presidentit mund të rrëzohet nga Parlamenti.
Presidenti Meta, i pyetur nga mediat pasi doli nga forumi “Tirana Connectivity” nëse ka një arsye ligjore për mosdekretimin e Sandër Lleshit”, u përgjigj:
“Përsa i përket anës ligjore, pa dashur të jap leksione për Kushtetutën, por të gjithë amatorëve, diletantë apo të njëanshëm, do t’i ftoja edhe njëherë të lexojnë Kushtetutën, kompetencat e Presidentit; akt formal apo ceremonial është vetëm betimi tek Presidenti. Dhe, të gjithë atyre që mendojnë se dekretimi nuk ëshë një akt substancial dhe individual, por formal dhe se Presidenti ka detyrë vetëm të firmosë një propozim në këtë rast, pasi në Kushtetutë nuk thuhet në mënyrë eksplicite se Presidenti mund të kthejë prapë mbrapa një propozim, kam një pyetje tjetër: A mundet Parlamenti të rrëzojë një dekret të Presidentit për një ministër?! Sepse edhe kjo është nuk është shprehur në mënyrë eksplicite në Kushtetutën e Republikës. Kështu që më lini t bëj detyrën time, me përgjegjëshmëri të plotë dhe si gjithmonë.”
Pyetje: A do t’i drejtoheni parlamentit për të shpjeguar arsyen e plotë të mosdekretimit të ministrit?
Meta: Unë jam mjaft i lidhur me Parlamentin dhe jam i zgjedhur nga parlamenti, kështu që parlamenti për mua është gjithçka.

Tre ditë nga ekzekutimi i Harizajt dhe Cacës, kush urdhëroi dhe pse nuk arrestohen autorët

Edhe pse kanë kaluar tre ditë nga ekzekutimi mafioz në Durrës i Edison Harizajt dhe mikut të tij Genti Caca, ende nuk ka asnjë të dyshuar kryesor për ngjarjen, ndërsa hetimet e policisë lidhen me dy pista, ajo e hakmarrjes dhe e larjeve të hesapeve. Dyshimet janë se në vrasje kanë marrë pjesë dy mjete dhe 5 persona, ndërsa mbi audin ku udhëtonin dy viktimat është qëlluar rreth 30 herë, me breshëri kallashnikovi.
Harizaj njiher ndyshe si ‘’Il Padrino” apo ”Edi Faqedjeguri” dhe mik i Emiljano Shullazit. Ka dyshime të forta se eliminimi ka ardhur pikërisht për shkak të implikimit të tij në krime të rënda, të ideuara dhe urdhëruara prej Emiljano Shullazit.
Një tjetër pistë që po hetohet është ajo e vrasjes për hakmarrje, pasi emri i Harizajt doli në skenë nga një i penduar i vetëdorëzuar në Policinë e Fierit, i cili deklaronte se Albano Xhaferri, i kthyer nga Belgjika, ishte vrarë në Vlorë me porosi të Edison Harizajt. Burime nga grupi hetimor thanë se ka dyshime të forta se plani për ekzekutimin e 39-vjeçarit kishte nisur kohë më parë, por ishte dekonspiruar.
Për këtë shkak, Harizaj mori masa duke hequr qafe Albano Xhaferrin, i cili sipas të dhënave ishte pajtuar që në Belgjikë që të kthehej në Vlorë për ta mbajtur Harizajn nën vëzhgim, nga persona që ende nuk dihen nga ana e policisë shqiptare.
“Sipas hetimeve të deritanishme, i zhdukuri në Vlorë, Albano Xhaferri ishte caktuar që të mbante nën vëzhgim Harizajn dhe mikun e tij, i cili më herët i kishte shpëtuar një atentati për të kuptuar rutinën e tyre. Xhaferri ishte porositur t’i gjente banesat, makinat, vendet që frekuentonin më tepër në mënyrë që të ndërtohej një pritë për t’iu bërë atentat. Për këtë detyrë që ai e kishte marrë nga Belgjika, Xhaferri kishte vënë në dijeni edhe shokun e tij, Elton Troqe. Por vetëm pak ditë pasi Xhaferri erdhi në Vlorë për të kryer porosinë, u zbulua prej Harizajt. Dy të rinjtë humbën kontaktet me familjarët dhe dyshohet të jenë vrarë”, thuhet nga grupi i hetimit.

Protesta tek “Astiri”, banorët paralajmërojnë Ramën: Nuk i prishim shtëpitë, do lëmë kokën këtu!

‘Ngrihu o popull! Për një kriminel – 3 mijë veta, për ne që po na prishin shtëpitë – asnjë!’
Protesta e banorëve tek Unaza e Re u mbyll në orën 9:00. Banorët që bllokuan qarkullimin për 1 orë të revoltuar nga projekti që u shemb banesat dhe bizneset, e liruan rrugën dhe qarkullimin duke premtuar se do të dalin sërish për të drejtën e tyre.
Janë 317 godina dhe biznese që shemben prej projektit të ri, por mbi 160 familje do ta pësojnë rëndë, pasi u ndërpritet në mes procedura e legalizimit dhe nuk dëmshpërblehen.
“Ne të na shikojnë, jo ata grekët atje që vijnë e kërkojnë Vorio Epirin në jug të Shqipërisë dhe s’i preku njeri se kanë frikë nga grekët, tha një prej tyre. – Për një kriminel ishin mbledhur 3 mijë veta, për ne që po na prishin shtëpitë asnjë. Ngrihuni o popull, kërkoni të drejtat tuaja se po iu ikën truri i kokës.
Nuk i prishim shtëpitë, ne do lëmë kokën. O do vrasim njerëz o do lëmë koka njerëz, të bëhen 15 a 30 dëshmorë”, thanë banorët.
Banori: “Po ja jap unë Maznikut 10 vjet qeranë e shtëpisë dhe të ma lërë vilën e tij”
Banorët e Astirit në Tiranë janë sot në ditën e shtatë të protestës së tyre kundër prishjes së banesave. Projekti i Unazës së Madhe do të prekë rreth 300 godina, mes tyre banesa dhe biznese, e megjithatë derimë tani asnjë përfaqësues nga qeveria nuk ka shkuar pranë familjeve që t’iu japë atyre një zgjidhje përfundimtare.
E vetmja zgjidhje që iu është dhënë, të paktën përmes Arbi Maznikut, nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës është ajo e garantimit që qerasë për një vit.

Po përveç harresës nga shtetit banorët janë të zhgënjyer dhe nga mediat që nuk janë të pranishme, për të mbështetur këtë kauzë të tyre jopolitike. E vetmja media që ka ndjekur çdo ditë këtë protestë është Fax News, dhe banorët janë deri në fund falenderues, pavarësisht momentit të rëndë që kalojnë.
“Ku janë këta Klanat a Top Chanel, News 24 e urdhëruan dje në mes të protestës që të largohej, mediat e tjera përveç jush nuk na kanë mbështetur”, shprehet një prej banorëve të prekur.
Të njëjtin qëndrim ka mbajtur dhe deputeti demokrat Klevis Balliu, i cili shprehet se mediat janë urdhëruar që të mos jenë pjesë e kësaj proteste.
“Mediat e këtij vendi duhet të ishin të gjitha këtu, unë ju falenderoj ju që jeni çdo ditë me këta banorë”, u shpreh deputeti Balliu.
Banorët shprehen se janë nën një terror të vazhdueshëm psikologjik, dhe nuk dinë se ku të kërkojnë të drejtën e tyre.
‘’Po ja jap unë Maznikut 10 vjet qeranë e shtëpisë dhe të ma lërë vilën e tij. Kemi paguar për këtë banesë, po na detyrojnë që të duket sikur po kërkojmë lëmoshë. Kemi punuar me djersë dhe do ta mbrojmë me gjal”, shprehet një tjetër prej banorëve.
“E patë atë varrimin dje, ne kemi fjetur mbi bidona shurre, dhe më pas detyroheshim të bënim çdo punë për grekët që të ndërtonim me djersë këto banesa. Shuajeni këtë vend, na hapni varret këtu dhe le të vijnë grekët në jug të vendit”, shprehet më tej i irrituar një tjetër banor.

Gjykata rrëzon Arta Markun, vendimi i formës së prerë për Gashin dhe Ginën

Pas një beteje mediatike por edhe ligjore me prokuroren e Përgjithëshme të Perkohëshme Arta Marku dy prokurorët e shkarkuar do të rikthen në punë.
Bashkëshortët prokurorë Rovena Gashi dhe Dritan Gina, që u pezulluan nga detyra kryeprokurorja Arta Marku kanë fituar gjyqin në Gjykatën Administrative të Apelit për t’u rikthyer në punë.
Gashi-Gina ishin pezulluar nga detyra nga Arta Marku pas akuzës per refuzimi për deklarim, fshehjes së pasurisë dhe deklarimit të rremë të pasurinë nga prokuroria e Durrësit.
Por vendimi i Apelit u ka dhënë të drejtë atyre duke shfuqizuar vendimin e kryeprokurores, dhe kjo do të thotë se ata duhet të rikthehen në detyrë, madje shpenzimet e gjyqit i ngarkohen Prokurorisë së Përgjithshme.
Rovena Gashi kërkoi pezullimin e vendimit dhe shpalljen si të pavlefshëm.
“Vendimi për lirimin tim është absolutisht i pavlefshëm. Të pezullohet vendimi i lirimit si Drejtore e Marrëdhënieve me Jashtë. Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme ka uzurpuar kompetencat e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Lirimi nga detyra është bërë pas kërkesës për ndërprerjen e mandatit për Aqif Rakipin dhe Gledion Rehovicës”, thuhet në padinë e Gashit që është depozituar në Gjykatën Administrative.

Meta i përgjigjet Ramës: As rrëzimi i dekreteve të Presidentit nuk thuhet në Kushtetutë

Përmes një reagimi të shkurtër, Presidenti i ka bërë të qartë Ramës se nuk ka ndër mend të ndryshojë qëndrim në lidhje me mos dekretimin si ministër të Sandër Lleshit. Meta i është përgjigjur shkurt Ramës, duke i kujtuar përcaktimet kushtetuese në lidhje me pozicionin e tij. REagimi i Metës ka ardhur pas disa ditësh ku Rama ka marrë edhe detyrën e konstitucionalistit dhe në të njëjtën ditë kur Rama i ka dërguar sërish një shkresë të re Presidencës për dekretimin e Lleshit, ministër.
Duke folur për mediat, presidenti sygjeroi që të gjithë kritikët e zgjedhjes së tij për të mos dekretuar Sandër Lleshin duhet të lexojnë Kushtetutën dhe të njohin kompetencat e Presidentit.
“Sa i takon anës ligjore, pa dashur të jap leksione për kushtetutën të gjithë amatorëve do ti ftoja të lexojë edhe një herë kushtetutën për kompetencat e presidentit.
Për ata që mendojnë se Presidenti ka detyrë vetëm të firmosë për këtë rast, kam një pyetje, a mund parlamenti të rrëzojë dekretin e Presidentit dhe kjo nuk është e shprehur në kushtetutë.
Më lini të bëj detyrën time si gjithmonë.” – u shpreh Meta.
Më 9 nëntor 2018, Rama tha në Kuvend:
“Kushtetuta i ka të përcaktuara një për një, e zeza mbi të bardhë, të 12 kompetencat e Presidentit të Republikës. Ndër to nuk figuron gjëkundi kompetenca e refuzimit të Kryeministrit, për sa kohë ky gëzon besimin e shumicës në Parlament dhe po njësoj, të ministrave që gëzojnë besimin e Kryeministrit.

Është pak, por e sigurt që, nëse do të ekzistonte një kompetencë e tillë, qoftë dhe e fshehur nëpër rreshtat e atyre 12 kompetencave të shkruara qartësisht, nuk ka diskutim që paraardhësi i Ilir Metës nuk do e kishte lënë pa e zbuluar, edhe pse haptazi partiak, botërisht i njohur si artiljer i zellshëm i Partisë Demokratike, pasi e bombardoi me gjithë furinë e grykës së gojës, ministrin e propozuar prej meje, Presidenti i gjashtë i Republikës e firmosi dekretin për atë ministër, me duart e lidhura nga Kushtetuta e Shqipërisë.
Sepse Kushtetuta, ua ka thënë copë, në një nen të veçantë, të tërë presidentëve që janë betuar për të, se nuk mund të ushtrojnë asnjë kompetencë tjetër, përveç atyre që u njihen shprehimisht prej saj dhe u jepen me ligje të tjera, të nxjerra në pajtim me të. E pikërisht pse Kushtetuta nuk i njeh Presidentit të Republikës, as shprehimisht, as me nënkuptim, e lëre pastaj t’i ketë dhënë me ndonjë ligj të nxjerrë në pajtim me të, kompetencën për të refuzuar propozimet e Kryeministrit për anëtarët e kabinetit qeveritar, Presidenti Ilir Meta ka formuluar një letër refuzimi, pa asnjë referencë kushtetuese apo ligjore…
…Keqkuptimi i madh i Presidentit të Republikës është në faktin se unë nuk i kam propozuar atij një kandidat për ministër. Jo, unë Presidentit të Republikës i kam çuar dekretin për një ministër, jo për një kandidat. Ministër, të cilin, sipas Kushtetutës sonë, Presidenti nuk ka kompetencë ta refuzojë, por ka detyrën ta miratojë.
Presidenti i Republikës sonë parlamentare, përveç 12 kompetencave që Kushtetuta ia njeh shprehimisht dhe ligjet e nxjerra në pajtim me të, ia përkufizojnë qartësisht, ka edhe detyra siç kanë të gjithë subjektet e Kushtetutës. Ndër këto detyra është edhe detyra për të dekretuar qeverinë, si dhe çdo anëtar të saj, sipas kërkesës së Kryeministrit, madje brenda 7 ditësh me një dispozitë taksative. Nuk lë asnjë vend për interpretim.

Bllofi tjetër i Ramës, e bëri biznesmenin e “Paulonias” të arrestuar e trafikant droge, reagimi

Ditën e sotme u përhap një lajm nga disa media pranë qeverisë se në Amsterdam ishte arrestuar miku i ngushtë i Lulzim Bashës.
I arrestuari u njoftua se ishte Amar Shkëmbi, të cili i ishte një gjetur një sasi prej 60 kg heroinë dhe dyshohej se ishte i implikuar në ngjarje të tjera kriminale.
Mirëpo Amar Shkëmbi ka reaguar për JOQ.al duke hedhur poshtë çdo lajm të dhënë për të dhe duke deklaruar se është i lirë dhe ndodhet në Brazil për momentin.
Amar Shkëmbi sqaroi për JOQ:
Sot më aknë përdorur për lajme të rreme.
Quhem Amar Shkëmbi dhe ndodhem në Brazil për pushime.
Lulzim Bashën nuk e njohoh personalisht përveçse nga lajmet dhe emisionet televizive, apo ndryshe si kryetar të PD-së.
Nuk e di fare se si ka dalë ky lajmdhe me çfarë qëllimesh.
Unë jam një pronar ferme që merrem me rritjen e pemëve “Paulonia” dhe gjatë verës merrem edhe me një beach bar të quajtur “Cuba Libra Albania”. Jam shtetas shqiptar dhe nuk kam shtetësi të huaj.
Ndërsa sa për foton e shpërndarë me Lulzim Bashën, Amar Shkëmbi tregon:
“Foto me Bashën është bërë para dy vitesh në një restorant në Tiranë. Kam qënë për drekë me familjen dhe duke qënë se Lulzim Basha ishte dy tavolina më tutje, mendova t’i kërkoj një foto, kjo është e gjitha”.
Amari ka dërguar edhe foto e video për JOQ.al në mënyrë që të vërtetojë që nuk është as mik i Bashës as nuk është i arrestuar dhe as i dyshuar apo në kërkim për ngjarje kriminale.

Reagimi i PD
Partia Demokratike ka reaguar ashpër ndaj disa mediave të paguara nga qeveria, të cilat kanë hapur lajme të pavërteta ditën e sotme, të cilat kanë nxjerrë nga hiçi një lajm kundër kryeopozitarit Lulzim Basha.
Përmes zëdhënëses Ina Zhupa, PD hedh poshtë me forcë të gjitha shpifjet e nxjerra në lajmet e mediave të paguara nga Edi Rama, se kreu i saj Lulzim Basha, ka lidhje me njerëz të përfshirë në botën e krimit.
Me anë të një postimi në Facebook, Zhupa thekson se, Basha dhe PD janë të vendosur për të çuar deri në fund luftën e tyree pa asnjë kompromis kundër bandave dhe krimit të organizuar.
Postimi i zëdhënëses Ina Zhupa
Disa media që financohen nga paratë që Edi Rama ju grabit shqiptarëve kanë sajuar, sot, nga hiçi një lajm kundër Kryetarit të Partisë Demokratike për ta lidhur atë më persona me të cilët ai nuk ka asnjë njohje dhe as lidhje.
Partia Demokratike gjen rastin të theksojë një fakt që e dinë të gjithë shqiptarët: Lulzim Basha nuk ka patur, nuk ka dhe nuk ka për të patur kurrë asnjë lloj lidhje me njerëz të botës së krimit.
Lulzim Basha dhe Partia Demokratike janë të vendosur në luftën e tyre pa kompromis kundër krimit që ka kapur shtetin dhe kontrollon gjithë qeverisjen e vendit.

Kryeministri me kartelë: S’kërkoj falje për kanabizimin e vendit, gazetarët t’i kërkojnë falje Tahirit

Njeriu me kartelë që drejton qeverinë shqiptre deklaroi sot gjatë një debate televiziv se ai nuk i kërkon falje shqiptarëve për kanabizimin e vendit. Ai shkoi edhe më tej duke i kërkuar gqzetarëve të pranbishëm që ti kërkojnë falje Saimir Tahirit për akuzat që kanë ngritur ndaj tij.
Rama që gjithmonë reagon sikur e kanë pickuar kur pyetet për drogën doli hapur në mbrojtje të Tahirit dhe gjestikulaciaone prej të shfazuari. Ai ju referua vendimit të dalë nga Prokuroria e Katanias që nuk ka ngritur akuza ndaj Tahirit për byzylykun e gruas dhe kostumin e blerë për të në Itali duke kërkuar ta shfajësojë për aktivitetin kirminal të drogës me kartelin e Habilajve për të cilat ai po hetohet nga drejtësia në Shqipëri.

Rama këmbëngul: Do t’i çoj sërish Sandër Lleshin presidentit për dekretim
Kryeministri Edi Rama, ka deklaruar m,brumjen e sotme se do të dërgojë sërish për dekretim emrin e Sandër Lleshit tek presidenti Ilir Meta, për postin e Ministrit të Brendshëm.
Ai tha në ‘Real Story’, se këtë herë bashkë me dekretin do të çojë edhe një shkresë shpjeguese.
‘Presidenti nuk ka paraqitur arsye që të konsideroheshin arsye që binin ndesh me kriteret për tu mandatuar deputet. Zyra e presidentit ka bërë hulumtimin më të thellë të Republikës parlamentare. Kanë kërkuar për gjeneralin në adresa që kurrë më parë nuk kanë hulumtuar dhe kanë gjetur gjithçka të bardhë. Unë kam thënë që presidenti nuk më dha asnjë arsye që të vërë në diskutim të drejtën kushtetuese të Gjeneralit për të qenë Ministër i Brendshëm. Diksutimi mes meje dhe presidentit ka qenë i drejtë dhe shumë konstruktiv. Unë presidentit i kam çuar si kryeministër një dekret, unë i çoj dekret dhe jo kandidat. Presidenti nuk ka kompetencën t’’i refuzojë por duhet t’i dekretojë. Do ti propozoj dekretimin e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshit duke i çuar një shkresë shpjeguese të detajuar që t’i jap mundësinë presidentit që të futet në binarët kushtetues’, deklaroi Rama.

Berisha: Tirana dhe Athina nxitën përdhosjen e territorit nga ekstremistët grekë

People carry the coffin of Konstantinos Katsifas, an ethnic Greek killed during a shootout with Albanian police, during his funeral ceremony in the town of Bularat, on November 8, 2018. - An ethnic Greek man who was killed by Albanian police last month, inflaming tensions between Athens and Tirana, was laid to rest on November 8, 2018 in the southern Albanian town of Bularat. (Photo by Dimitar DILKOFF / AFP) (Photo credit should read DIMITAR DILKOFF/AFP/Getty Images)

Ish-Kryeministri Berisha ka reaguar përmes një postimi në Facebook duke deklaruar se, pas aktit të sotëm të dhunimit të territorit shqiptar nga ekstremistë gerkë qëndron Tirana zyrtare dhe Athina zyrtare. 
“Denoj heshtjen para ketij akti perdhoses te territorit shqiptar te autoriteteve zyrtare te Athines dhe Tiranes, te cilat me qendrimet e tyre te papergjegjshme dhe histerike nxiten kete akt te shemtuar, nderkombetarisht te denueshem dhe qe sot heshtin per turpin e tyre”, shkruan Berisha përmes një postimi të shkurtër në facebook.
Postimi i plotë në fb
Te dashur miq, sot grupe ekstremistesh grek, raciste primitiv antishqiptare perdhosen territorin e Republikes se Shqiperise. Ata varrosen me parulla luftenxitese, raciste, antishqiptare, vorioepiriote ekstremistin Kacifas, i cili u vra ne nje perpjekje te armatosur me policine shqiptare.
Denoj me ashpersine me te madhe aktin primitiv te shfrytezimit te nje procesioni mortor nga ekstremiste, fanatike per qellime raciste dhe antishqiptare.
Denoj heshtjen para ketij akti perdhoses te territorit shqiptar te autoriteteve zyrtare te Athines dhe Tiranes, te cilat me qendrimet e tyre te papergjegjshme dhe histerike nxiten kete akt te shemtuar, nderkombetarisht te denueshem dhe qe sot heshtin per turpin e tyre. sb

Spitalet në gjendje katastrofike, mungojnë pajisjet bazë për t’u shpëtuar jetën njerëzve

Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, ka denoncuar sot situatën në të cilën ndodhen qendrat shëndetësore dhe spitalet në vendin tonë.
Ai ka postuar në rrjetet sociale dy foto, të cilat tregojnë se si janë urgjencat mjekësore në vend, ku u mungojnë pajisjet bazë për t’u shpëtuar jetën njerëzve.
Postimi i plotë i deputetit Bardh Spahia
Ne situaten katastrofike ku ndodhet sherbimi shendetsor publik ne Shqiperi padyshim Urgjenca Mjekesore spikat si nder me problematiket. Nje sherbim jetesor qe u shnderrua ne inekzistent nga fundi i vitit 2015 me krijimin e Urgjences Kombetare. Nje raport i fundit i KLSH citon se; “auditimi ka zbuluar se në automjetet që përdoren si autoambulanca nga urgjenca mjekësore u mungojnë pajisjet bazë për të shpëtuar jetën e pacientëve.
Duke listuar disa nga problematikat e evidentuara KLSH thekson në raport se pacientët vazhdojnë të raportojnë se shërbimi që u ofrohet nuk është në kohën e duhur dhe me cilësinë e kërkuar kjo edhe për disa arsye:
1-Ende numri i autoambulancave është i pamjaftueshëm.
2-Shërbimi i urgjencës mjekësore nuk është i shtrirë në gjithe territorin”.

Aktualisht nga 10 ambulancat e Spitalit te Shkodres njera eshte krejtesisht jashte funksionit dhe vetem 2 jane funksionale e plotesojne kushtet minimale per te ofruar sherbim. Nuk jane te pakta rastet kur njerezit kane humbur jeten per shkak te mungesave ne ambulancat e Urgjences Kombtare. Kaq do mjaftonte ta linte pa gjume ministren dhe te kuptonte qe ka te beje me jete njerezish. Nderkohe Ministrja Manasterliu vazhdon shoën ne spitalet e vendit. Sot me pafytyresi ne Spitalin Rajonal te Shkodres shpalosi “strategjine” per te stimuluar mjeket qe mos braktisin vendin. Realiteti eshte krejt ndryshe. Sondazhi me i fundit rezultonte me 78% te mjekeve qe duan te ikin jashte vendit ku shumicen derrmuese e perbenin specialistet
Ministrja Manastirliu bashke me shefin e saj Rama dhe anetaret e tjere te bandes “rilindja” do te mbahen mend si strateget e zbrasjes se vendit nga qytetaret dhe kryesisht nga rinia dhe intelektualet. Si kurre me pare ne historine e Shqiperise keto 5 vite mjeket u denigruan dhe u detyruan te marrin rruget e botes per nje jete me te mire duke u kthyer ne simbolin e depresionit te thelle te shoqerise tone dhe humbjen e shpreses per shqiptaret. Strategjia e vetme qe ka ofruar deri me tani ministrja dhe banda e saj eshte korrupsioni, paaftesia, bashkepunimi dhe mbeshtetja pa kufi e krimit qe ka mbyt qytetin e Shkodres dhe mbare Shqiperine dhe sulmi agresiv, selektiv dhe denigrues ndaj bluzave te bardha atyre pak mjekeve qe nuk kane ikur, qe nuk kane aplikuar ende si azilkerkuesa apo me keq akoma qe kane zgjedhur te kthehen ne Shqiperi. Mashtrimi, babezia dhe paaftesia jane simboli i “rilindjes” dhe kjo me mire se kudo shikohet tek shendetesia.