20.5 C
Tirana
E enjte, 14 Gusht, 2025

Clement Atlee: Lufta sekrete e antiChurchill

Sot Clement Attlee konsiderohet gjerësisht si një lider i madh socialist, por nga arkivat po del një anë e panjohur e Kryeministrit që mundi Winston Churchill në zgjedhjet e vitit 1945: ajo e një politikani fuqimisht antikomunist dhe i gatshëm që të përdorë sabotazhin dhe subversionin për të sulmuar bllokun sovjetik.
Mbrëmjen e 3 tetorit 1949, gomonet e një skuadre antikomunistësh të armatosur arritën brigjet shkëmbore të gadishullit shqiptar të Karaburunit, një rrip i ngushtë toke që zgjerohet në Adriatik. Njerëzve u qe besuar një detyrë e rrezikshme dhe e vështirë: të ndërtonin rrjete inteligjence në Shqipëri dhe të stërbvisnin opozitarët e regjimit për “qëllime kryengritëse”. Objektivi afatgjatë, akoma edhe më ambicioz, ishte në fakt përmbysja e regjimit komunist të diktatorit shqiptar Enver Hoxha dhe, duke vepruar kështu, të hapej e çara e parë në një bllok sovjetik në duke i papenetrueshëm. Megjithëse njerëzit që zbarkuan në Gadishullin e Karaburunit qenë edhe ata shqiptarë, misioni për të cilin po zbarkonin – Operacioni “Valuable” – ishte në të gjitha aspektet një krijesë angloamerikane. “Valuable” ishte një ide e agjencisë së spiunazhit të jashtëm të Britanisë së Madhe (SIS ose MI6) dhe e Office of Policy Coordination (OPC) amerikane, përgjegjëse e operacioneve sekrete speciale. Përpara misionit, rebelët kishin kaluar disa javë në Maltë – koloni britanike – për një stërvitje në teknikat e sabotazhit dhe të subversionit. Por mbi të gjithë Operacioni “Valuable” nuk mund të ndalej sapo të kishte marrë autorizimin e njerëzve më të fuqishëm të Uashingtonit dhe Londrës, midis të cilëve Ernest Bevin dhe Clement Attlee. Bevin, Ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe, kishte deklaruar se Operacioni “Valuable” do të “jepte frute të mira”. Edhe Clement Attlee i dha mbështetjen e tij të plotë, duke arritur deri sa të sugjerojë përdorimin e korrupsionit: “A nuk janë në shitje shqiptarët?”, pyeti Ministrin e Jashtëm.

Spiunazh antikomunist
Mbështetja e Attlee ndaj operacioni sekret të SIS-it në Shqipëri mund të befasojë. Në fund të fundit, Attlee konsiderohet gjerësisht si Kryeministri më i madj socialist britanik, idhtar i shërbimit shëndetësor kombëtar dhe i shtetit social, njeri që i ka hapur rrugën shtetëzimeve, ndërsa botët e fshehëta të spiunazhit e të inteligjencës përgjithësisht nuk gëzojnë reputacion të mirë. Në të vërtetë, në rastet e rralla në të cilat historianët merren me argumentin, të influencuar nga pohimet sipas të cilave në vitet ’20 anëtarët e MI5-ës dhe të SIS-it kishin kërkuar ta dobësonin qeverinë e parë laburiste, që Attlee nuk i besonte aspak inteligjencës britanike kur hyri në Numrin 10 të Doëning Street në korrikun e 1945. Megjithatë, dokumenta qeveritarë lidhur me çështje në lëmin e sigurisë tani në dispozicion rrëfejnë një histori krejtësisht tjetër. Del në dritë një njeri fuqimisht i interesuar për atë që MI5-a dhe SIS-i mund të bënin për vendin dhe – ndoshta edhe më e habitshme për një politikan të majtë – që ushqente një urrejtje të thellë ndaj komunizmit.
Padyshim, Attlee kishte mësuar për rëndësinë e inteligjencës gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur shërbeu në kabinetin e luftës të Winston Churchill, fillimisht si Lord Privy Seal dhe më pas si Zëvendëskryeministër. Në majin e 1940, menjëherë pasi ka ardhur në post, në dritën e dështimit të operacionit anglo – francez për mbrojtjen e Norvegjisë nga gjermanët, kërkoi një “rishikim të plotë” të shërbimeve të inteligjencës. Po atë muaj, dora dorës që në Britaninë e Madhe rritej frika prej një kolone të pestë në vijim të pushtimit të Francës dhe të Vendeve të Ulëta nga ana e Gjermanisë, Attlee u ngarkua që të takohej me Guy Liddell, Zëvendësdrejtor i MI5-ës, përgjegjës i Kundërspiunazhit, për të diskutuar lidhur me internimin e fashistëve dhe armiqve të huaj. Attlee ishte dakord me pohimin e MI5-ës, sipas të cilit “të drejtat e qytetarëve, liria e fjalës etj. qenë të të rëndësishme në kohë paqeje, por nuk shërbenin aspak për të luftuar nazistët”.
Me rëndësi parësore, sidomos për atë që do të ndodhte paslufte, qe fakti që Attlee lexoi edhe raportet sipas të cilave anëtarët e Partisë Komuniste të Britanisë së Madhe (CPGB), pavarësisht “aleancës së madhe” gjatë luftës, po i kalonin fshehurazi informacione Bashkimit Sovjetik. Ishte shenjë e asaj që do të ndodhte më pas. Kur ujërat u qetësuan pas Luftës së Dytë Botërore, Komiteti i Përbashkët i Inteligjencës (JIC) i Britanisë së Madhe parashikoi një kuadër akoma më të zi të raporteve midis Mbretërisë së Bashkuar dhe ish aleatit, Bashkimit Sovjetik. Në vitin 1946, JIC-ja ishte akoma optimist lidhur me mundësinë që Stalini të punonte me palët perëndimore, megjithëse duke pranuar se sovjetikët do të adoptonin një politikë “agresive, se do të përdorte çdo mjet përveç luftës” në rast se do kërcënoheshin. Megjithatë, një vit më vonë, Komiteti i Përbashkët i Inteligjencës mendonte se sovjetikët donin të “përshpejtonin shkatërrimin e kapitalizmit në të gjithë botën”. Në vitin 1948, Moska ishte tashmë në mënyrë të parevokueshme armiqësore ndaj Perëndimit.

Kërcënimi i “kuq”
Megjithëse fillimisht qenë të impenjuar për të ruajtur raporte të mira me Moskën, Attlee dhe aleatët e tij i lexonin me preokupim në rritje raportet e SIS-it rreth “subversionit, sabotimeve dhe sulmeve” të Bashkimit Sovjetik. Veç kësaj, Attlee ishte i preokupuar nga vështirësitë që shërbimet e inteligjencës britanike po hasnin në penetrimin e Perdes së Hekurt. Për këtë arësye, i kërkoi Sër Norman Brook, Sekretarit të Kabinetit, një rishikim të aparaturave në zotërim të inteligjencës dhe të fillonin profesionalizimin e komunitetit të inteligjencës të Britanisë së Madhe për pasluftën. Pavarësisht vizioneve socialiste, Attlee e refuzonte kategorikisht idenë se Bashkimi Sovjetik qe një utopi e punëtorëve, një opinion i pranuar në fakt nga shumë eksponentë të së majtës britanike. Një antipati e ngjashme donte të thoshte se mund të ishte i prerë në dënimin e tij ndaj Rusisë së Stalinit. Në vitin 1939, ai sulmoi “imperializmin ideologjik” të Internacionales Komuniste (një organizatë për përhapjen e komunizmit në të gjithë botën) dhe, në një diskutim me laburistët në janarin e 1940, e krahasoi komunizmin sovjetik me nazizmin. Për Attlee, Partia Komuniste e Britanisë së Madhe ishte “kukulla e ventrilokut Stalin”.
Në vitin 1953, në përgjigje të kritikave të një vetenrani antikomunist si Senatori “Joe” McCarthy, Attlee shfaqi të gjithë irritimin e tij ndaj “marrjes së leksioneve nga një fillestar”, duke pohuar me krenari se “prej rreth 40 vjetësh Partia Laburiste Lufton komunizmin në Britaninë e Madhe dhe pavarësisht luftës e krizës ekonomike, komunistët kanë dështuar krejtësisht”. Pozicioni antikomunist i Attlee përputhej me preokupimin në rritje të MI5-ës lidhur me spiunazhin dhe subversionin e komunistëve. Në majin e 1945, një oficer me gradë të lartë i MI5-ës vërejti se Partia Laburiste më shumë sesa t’u kundërvihej operacioneve të tyre sekrete, do të kishte qenë “shumë më e interesuar” ta përdorte shërbimin e inteligjencën sesa konservatorët. Si Partia Laburiste, ashtu edhe MI5-a donin të gjenin kriptokomunistët. Në atë kohë flitej për praninë e “8 apo 9” komunistëve të fshehtë në Partinë Laburiste. Atlee donte të dinte më shumë. në vitin 1946, Liddell, në atë kohë Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm i MI5-ës, shënon në ditarin e tij se Kryeministri donte “informacione të sigurta” lidhur me parlamentarët e sipërcituar.
Attlee donte të ishte i sigurtë që këta parlamentarë “të mos mbanin pozicione ku do të mund të përbënin një rrezik” për shtetin. Nga sa mësojmë prej dokumentave të MI5-ës, Attlee pa emrat e parlamentarëve të ndryshëm laburistë, midis të cilëve Geoffrey Bing dhe Wilfred Vernon. Bing kishte shërbyer në Royal Corps of Signals deri në gradën major, por e kaluara e tij (kishte qenë anëtar i grupit ligjor, por sekret, të Partisë Komuniste) e pengoi që të merrte një pozicion më të rëndësishëm. Kurse Vernon kishte spiunuar për inteligjencën sovjetike në vitet ’30, teksa punonte për Royal Aircraft Establishment në Farnborough. U tha se Attlee u “trondit shumë”.
Frikërat për “simpatizantët” fituan një shtytje të re në vijim të dezertimit të Igor Gouzenko, një i ngarkuar me kodet e shifruara që punonte për inteligjencën ushtarake sovjetike (GRU) në Kanada dhe që hodhi dritë i pari mbi operacionet e inteligjencës sovjetike disa javë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Attlee ishte plotësisht në korrent të thënieve të Gouzenko për sa i përket një rrjeti spiunësh, midis të cilëve doktoresha britanike Alan Nunn May, e arrestuar dhe e dënuar me 10 vjet burg në vitin 1946.

Një linjë e ashpër
Qeveria Attlee reagoi duke zbatuar një seri të parë kontrollesh në disa sektorë të administratës publike. Në vitin 1947, një grup ministrash – Komiteti Qeeritar për Veprimet Subversive – rekomandoi ndalimin e komunistëve dhe fashistëve që të mbanin poste falë të cilave mund të “kishin akses në informacione realisht sekrete”. Attlee ishte dakord. “Nuk mund t’ia lejojmë vetes që të rrezikojmë dhe qytetarët do të na mbështesin” deklaroi ai. “Simpatizantët mund të protestojnë, por ne duhet ta përballojmë situatën”. Një vit më vonë, Kryeministri referoi në Dhomën e Komuneve – pavarësisht protestave të parlamentarit komunist Willie Gallacher – se përkatësia në Partinë Komuniste parashikonte “pranimin e një besnikërie, që në disa rrethana mund të jetë armiqësore ndaj shtetit”.
Në vitin 1951, qeveria Attlee po adoptonte një linjë gjithnjë e më të ashpër, pjesërisht prej presioneve nga Shtetet e Bashkuara, duke filluar të ushtrojë kontrolle më të rrepta e më të ngurta për të mbrojtur “shtetin sekret” e Luftës së Ftohtë të Britanisë së Madhe. Jashtë vendit, fillimisht Attlee u tregua më i matur. Megjithëse raportet midis Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Sovjetik kishin nisur të përkeqësoheshin në vitin 1946, qeveria nuk ishte e gatshme që t’i ndërpriste plotësisht. Por në diskutimin për vitin e ri të vitit 1948, Attlee bëri një dallim të prerë midis demokracisë socialiste britanike dhe bllokut sovjetik, ku kundërshtimit i mbyllej goja. Ky sulm publik ndaj Moskës nuk qe gjë tjetër veçse fillimi i një politike të re propagandistike e avancuar nga organizata antikomuniste e Foreign Office, Information Research Department (IRD).
Nga ai moment, qeveria laburiste u impenjua që t’u japë “informacioneve miqve jashtë vendit” dhe t’i ndihmojë në “luftën kundër komunizmit”. Kritika më e ashpër ndaj Stalinit akoma nuk po ndodhte. Në janarin e 1948, gjatë një debate lidhur me punët e jashtme, deklaroi: “Jemi fuqimisht kundër stilit komunist të jetës. Shteti policor është krejtësisht i përçmuar për njerëzit e Europës Perëndimore”. Qe po aq kritik ndaj “të majtës” – partisë komuniste dhe laburistëve pa poste qeveritare – që “mbyll sytë ndaj mungesës së të drejtave të njeriut në Europën Lindore… Kush mohon të drejtat e njeriut nuk ka të drejtë të pohojë se është në pararojë përsa i përket avancimit njerëzor. Dhe në fushën e të drejtave të njeriut, Rusia dhe Europa Lindore është pak të thuash se kanë mbetur prapa”.

Operacione sekrete
Por vetëm fjalët nuk mund të mjaftonin. Në vitin 1948, me hyrjen e Çekosllovakisë në bllokun komunist dhe fillimin e bllokimit të Berlinit nga ana e Bashkimit Sovjetik, qeveria Attlee i dha dritën jeshile SIS-it për një seri operacionesh sekrete në Europën Lindore. Midis tyre gjejmë edhe Operacionin “Valuable” dhe një mision në Gjermaninë Lindore për të shpifur kundër komunistëve vendas dhe zrtarëve sovjetikë. Megjithatë, Operacioni “Valuable” u kompromentua qysh nga fillimi. Misioni, i organizuar dhe i ekzekutuar në mënyrë jo shumë të saktë – dhe i zbuluar nga Kim Philby, një agjent i dyfishtë i KGB-së që punonte si officer ndërlidhës i SIS-it në Uashington – çoi në rezultate “zhgënjyese”, siç vërejti një funksionar i Foreign Office. Nga 6 skuadrat me shqiptarë antikomunistë të stërvitura nga britanikët që në tetorin e 1949 zbarkuan në Gadishullin e Karaburunit, 3 u strehuan në Greqinë fqinje dhe 1 mbijetoi për disa në muaj Shqipëri. Nga 2 skuadrat e tjera, të asgjësuara ngë forcat e Sigurimit, nuk u mësua më asgjë. Pavarësisht këtij dështimi, në vitin 1950 ministritë kishin autorizuar fushata denigruese për të kompromentuar funksionarë sovjetikë dhe për t’i shtyrë të dezertonin, aksione subversive për të dobësuar raportet midis Moskës e bllokut sovjetik dhe një propagandë për të mbajtur gjallë një “shpirt rezistence” prapa Perdes së Hekurt. Agjentë u hodhën me parashuta në Poloni e në Ukrainë dhe SIS-i fshehu armë e radio në të gjithë Europën Perëndimore për të përgatitur rrjete rezistence në eventualitetin që sovjetikët vendosnin t’i pushtonin, gjithçka me bekimin e Attlee.
Sa më shumë material arkivor bëhet i disponueshëm, aq më shumë rezulton qartë se Clement Attlee ka qenë më shumë se idhtar i “sistemit shëndetësor kombëtar, i ndërtimit të shtëpive të reja dhe i çeqeve familjare” në Britaninë e Madhe, për të përdorur fjalët e Ed Miliband. Në realitet, nuk është aspak e pavend të pohohet se qeveria Atlee ka hedhur bazat e komunitetit të inteligjencës të pasluftës, një trashëgimi e rëndësishme për të kuptuar luftën sekrete midis Perëndimit dhe Bashkimit Sovjetik.
(Dan Lomas, i specializuar në inteligjencën e Luftës së Ftohtë, jep Histori Ndërkombëtare në Salford University)

Përgatiti
ARMIN TIRANA

Kamikazja e Ramës bllokon hetimet ndaj zyrtarëve të lartë të akuzuar për korrupsion

Kryeprokurorja e ashtuquajtur “e përkohshme”, Arta Marku, e zgjedhur vetëm me votat e kësaj mazhorance, çdo ditë e më shumë po del hapur si mburojë e shkeljeve të rënda ligjore që bëjnë me shumicë eksponentë të Rilindjes në pushtet.
Së fundmi ajo duke tejkaluar kompetencat e saj sipas ndryshimeve pas Reformës në Drejtësi ka shpërndarë një udhëzim, për të gjithë prokurorët e vendit nëpërmjet të cilit u kërkohet që të mos përgjojnë në ambientet private zyrtarët që janë nën hetim për korrupsion. Marrëveshjet korruptive në fakt bëhen privatisht dhe jo hapur në zyrat e shtetit, apo mbledhje zyrtare, edhe pse këto raste nuk mungojnë në ministritë e qeverisë Rama.
Ky hap prapa për organin e hetimit vjen ndërkohë, që korrupsioni nën qeverisjen Rama është bërë galopant dhe lufta kundër tij është vënë si një kusht i panegociushëm në rrugën drejt integrimit europian.
Lajmin të shoqëruar edhe me faksimile të këtij udhëzuesi, e jep “Shqiptarja.com”.
Personat e proceduar për kryerjen e të pakën 30 veprave jo të rënda penale, nuk do të përgjohen më në ambiente private dhe as përmes një numri telefoni, por përgjimi i tyre nuk ndalohet në ambiente publike.

Bëhet fjalë për të gjithë personat e proceduar dhe që do të procedohen për kryerjen e një vepre penale, për të cilën parashikohet dënim me burg më pak se sa 7 vjet, në maksimum.
Bazuar në udhëzimin e kryeprokurores së përkohshme, Arta Marku, Shqiptarja.com ka identifikuar veprat penale, për të cilat parashikohet dënim, në maksimum, më pak se 7 vite burg. Për të gjithë personat e proceduar për këtë grup veprash penale, prokurorët nuk do të investohen për t’i përgjuar në ambiente private apo përmes telefonit. Në këtë grup veprash penale përfshihen edhe korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike, që dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet si dhe korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë, që dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet. Gjithashtu përfshihen edhe vepra penale e refuzimit për deklarimin, mosdeklarimit, fshehjes ose deklarimit të rremë i pasurive, që dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet si dhe shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike, që dënohet me burgim gjer në tre vjet.

Lesi-Ramës: Do të përfundosh keq, dikush do të godasë në zemër, aty ku të djeg

E sulmoi në një video selfie – tapë, Nikoll Lesi shpërthen ndaj Ramës dhe i kujton se si i kërkonte të sulmonte në gazetë Xhoana Nanon. Pasditen e djeshme, ndërkohë që në fshatin Bularat një tabor i madh ekstremistësh grekë, po përdhosnin ligjet dhe Kushtetutën e Shqipërisë, Edi Rama, pasi kishte ngrënë e pirë mirë e mirë në Lezhë, i shtriqur në sediljen e pasme të mercedezit luksoz kryeministror, ashtu gjysmë tapë gjeti kohë të bëjë një video-selfie për rubrikën, “Përgjigjja ime” në ERTV.
Në përçartjen e tij ndërkohë që makina ecte, në fakt nuk ka ndonjë përgjigje por vetëm një ndërhyrje në një debat mes dy qytetarëve në faqen e tij në Facebook.
“Domenika” dhe “Kadri Veseli” shkëmbejnë mendime të ndryshme, për atë se çfarë përfaqëson Rilindja dhe vetë Edi Rama. Një shkrim-replikë i shkurtër i “Kadriut” të cilin e zuri edhe sot në gojë në një postim në Twiter, duket se i ka djegur shumë kryeministrit, i cili merr spunto dhe lëshon gojën, duke hedhur jargë për shumë figura publike. Nëse kjo video-selfie do të kishte “aromë”, i gjithë komuniteti disa miliardësh i Facebook, por rrezik edhe vetë Mark Zuckerberg, do të ishin bërë tapë.
Mes emrave që përgojon disa herë dhe që sipas Ramës fshihen pas “Kadriut” është edhe ai i Nikoll Lesit, botues i “Koha Jonë”.
Kaq ka mjaftuar që ky i fundit, të shpërthejë me një shënim të shkurtër në median që drejton duke e quajtur Edi Ramën, një individ që ka humbur kontrollin e mendjes; rrezik për shoqërinë; gojë ç`thurur, i pirë, i pacipë etj, etj, shkruan syri.net.

Pasi e paralajmëron se do të përfundoj keq, në këtë shkrim të “Koha Jonë” Edi Ramës i kujtohet edhe një histori e turpshme e viteve, 2004-2005, kur çonte shkrime denigruese në këtë media, kundër bashkëshortes së ish-kryeministrit socialist Fatos Nano, Xhoana Nano.
Shkrimi i plotë: Çmendet kryeministri Rama, merrni masa!
Kryeministri Edi Rama ka patur dhe ka humbje kontrolli të mendjes. Dikur nuk përbënte rrezik për shoqërinë, sepse nuk kishte fate njerëzish në dorë, por tani që është kryeministër ai është rrezik.
Mjafton të ndiqni videon e mëposhtëme, të cilën e ka postuar në profilin e tij në ERTV. Gojë çthurur, i pirë (pasi po vjen nga një drekë në Lezhë) dhe i pacipë. E keqja mbetet se ai nuk kupton se do përfundojë keq, më keq se sa disa paraardhës të tij.
Mosmirënjohës në pafytyrsi, i paskrupullt në skajshmëri, Edi Rama nuk kupton se çfarë i ka bërë vetes, kur shumë mirë e di se çdo të thotë të sulmosh edhe njerëzit që e bënë të njohur (e thoshte vetë dikur në maj 2001 në qytetin e Lezhës).
Lufta politike ka disa rregulla të pashkruara, por ai i ka shkelur sot duke ardhur nga Lezha dhe tashmë ai ka vetëm një zgjidhje: të urdhërojë Sandër Lleshin të arrestojë ata që do e shpojnë mu në zemër, aty ku i djeg më shumë. Vetëm Edi Rama e di mirë se ku i djeg dhe hidhet përpjetë po e sulmove. E di Rama mirë, kur sillte te “Koha Jone” materiale dhe shkrime kundër Xhoana …..në vitin 2004-2005!

Protesta në Fier, punonjësit e Bypass-it bllokojnë rrugën: Duam paratë tona!

Mbi 600 punëtorë të 55 firmave nënkontraktore dhe furnitorë që punojnë për Bypass-in e Fierit kanë dalë sot në protestë, pasi kërkojnë marrjen e pagave të prapambetura.
Punëtorët shprehen se ende nuk i kanë marrë rrogat për punët që kanë kryer në periudhën korrik 2016 deri në janar 2017. Protestuesit kanë bllokuar rrugën Fier-Lushnje, në Mbrostar.
Në date 1 nëntor në takimin që kanë zhvilluar me ministrin Damian Gjiknuri punëtorëve iu është premtuar se në dakordesi me kryeministrin po përgatitet një VKM për të kryer pagesat.
“Ne kërkojmë qe ky premtim i ministrit të behet publik dhe të behet një marrëveshje ligjore ndërmjet shtetit dhe kompanive. Ne nuk lejojmë rifillimin e punimeve pa u shpërblyer duke krijuar barrikadë njerëzore. Për 7 muaj punime nga muaji korrik 2016 deri në janar 2017 ne jemi të papaguar”- shprehen punonjësit.
Kësaj proteste i janë bashkuar edhe fermerët që ankohen se nuk janë dëmshpërblyer.
Tenderimi fillestar për Bypass-in e Fierit ka qenë 39 milion euro, ndërkohë ri tenderimi në momentin që janë kryer mbi 60 % të punimeve është mbi 37 milion euro.

PD: Krimi elektoral ka bllokuar rrotacionin politik, të arrestohet Dako!

Partia Demokratike kërkon arrestimin dhe gjykimin pa vonesë të Vangjush Dakos. Deklarata u bë nga deputeti Oerd Bylykbashi. Bylykbashi tha se krimet e kryebashkiakut të Durrësit janë të qarta. “Partia Demokratike kërkon arrestimin dhe gjykimin pa vonesë të Vangjush Dakos. Faktet e krimit elektoral të Vangjush Dakos, janë të qarta dhe për këtë krim, ai duhet të jetë në burg!
Përgjimet e dosjes 339 kanë faktuar se Vangjush Dako është në komunikim të vazhdueshëm me bandat para, gjatë dhe pas zgjedhjeve. Janë pikërisht ato banda që sot po marrin tendera, licenca dhe leje ndërtimi në Durrës.
Dosja 339 provon modelin e marrjes se pushtetit nga Edi Rama nëpërmjet shkëmbimit te pasurive publike tek bandat, për votat e blera apo grabitura nga këto banda për llogari të tepsisë së Edi Ramës. Vangjush Dako duhet të arrestohet pa vonesë.
Çdo ditë në liri ai shkatërron prova dhe manipulon dëshmitarët, i ndihmuar plotësisht nga kryeministri i vendit Edi Rama. Krimi elektoral ka bllokuar rotacionin demokratik dhe qeverisjen e shtetit të së drejtës.
Në Shqipëri nuk ka për të patur as drejtësi, as luftë kundër krimit dhe asnjë zhvillim normal pa u ndëshkuar krimi elektoral që mban në pushtet qeverinë ilegjitime të Edi Ramës”!

Deklarata e fortë e Manjanit ndaj Ramës: Ma shpife, nuk të shikoj dot…

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar pas publikimit të një videoje të kreut të qeverisë ku ai reagonte për zhvillimet e fundit.
Postimi i plotë i Manjanit në Facebook
Fillova të shoh një reagim video të Kryeministrit që merrej me një Kadri.
Ma cpifi leshi i hundës dhe nuk e çova deri në fund!
Rama publikoi dje një video ku fjalori dhe gjuha e përdorur prejt tij, do t’i shkonte për shtat vetëm një pijaneci pas dopios së gjatë, pasi një njeri normal, i lexuar dhe aq më tepër kryetar qeverie, jo vetëm që nuk do të fliste me këtë gjuhë, por përkundrazi do ta dënonte dhe neveriste fjalorin e përdorur.
Tek sa shihje se si Rama komunikon me shqiptarët virtualisht, kuptoje se sa rëndë është gjendja në vend sot.
Ai sot e ka përdorur gojën tamam si ‘qenef digjital’…

Rama nuk dorëzohet për Lleshin: Sapo rifirmosa kërkesën për Presidentin

10 minuta pas Metës, ndërhyn Rama: Po ia dërgoj Lleshin me një relacion
Pak minuta pasi Presidenti i Republikës, Ilir Meta replikoi në distancë me kryeministrin, duke i kujtuar se arsyet e mosdekretimit prej tij të Sandër Lleshit janë të mbështetura në Kushtetutë, ka reaguar në Tëitter kreu i qeverisë, Edi Rama.
Rama ka shkruar: “Sapo kam rifirmosur për ridërgim kërkesën për dekretimin e Sandër Lleshit Ministër i Brendshëm, drejtuar Presidentit të Republikës. Bashkëngjitur do t’i dërgohet Presidentit edhe një relacion i detajuar shpjegues, në funksion të dekretimit të Ministrit të Brendshëm”.
Rama duket se është i vendosur për dekretimin e Sandër Lleshit në krye të Ministrisë së Brendshme dhe për këtë shkak ai i ka ridërguar presidentit Meta kërkesën për ta dekretuar.
Rama thotë se bashkëngjitur me kërkesën për dekretim presidentit do t’i dërgohet edhe një relacion i detajuar shpjegues, në funksion të dekretimit të Ministrit të Brendshëm.
Reagimi i Ramës:
Sapo kam rifirmosur për ridërgim kërkesën për dekretimin e Sandër Lleshit Ministër i Brendshëm, drejtuar Presidentit të Republikës. Bashkëngjitur do t’i dërgohet Presidentit edhe një relacion i detajuar shpjegues, në funksion të dekretimit të Ministrit të Brendshëm.
Jo më larg se një orë më parë presidenti Meta u shpreh se për të gjithë amatorët që nuk njohin Kushtetutën dekretimi i një ministri nuk është një akt ceremonial.
“Besoj se interkonektiviteti duhet të rrezatojë kudo. Sa i takon anës ligjore padashur të japë leksione për Kushtetutën… por të gjithë amatorëve, diletantëve, do u thoja që të lexojnë Kushtetutën dhe kompetencat e presidentit. Akt ceremonial është vetëm betimi të presidenti. Kam një pyetje tjetër, a mundet që dekreti i presidentit të rrëzohet në Kuvend?!, se as kjo nuk shprehet në asnjë moment në mënyrë eksplicite në Kushtetutë”, u shpreh Meta.
Ndërkohë që referuar pyetjes së gazetares së Fax Neës, Ambrozia Meta nëse do i japë Kuvendit sqarime për mosdekretimin e Lleshit presidenti u shpreh se ai ka një marrëdhënie shumë të afërt me Kuvendin, që i kanë dhënë dhe votat për në krye të shtetit.
‘’Më lini të bëj detyrën time si gjithmonë”, u shpreh më tej Meta, duke e mbyllur me buzëqeshje, duke thënë se forumi kishte qenë i mrekullueshëm.

Meta injoron Ramën: I ftoj amatorët të lexojnë Kushtetutën…
Presidenti Ilir Meta i ka quajtur amatorë të gjithë ata që mendojnë se në Kushtetutë është e shkruar se dekretimi i një ministri është një akt ceremonial.
Meta u shpreh se në mënyrë eksplicite nuk është e shkruar në asnjë rresht të Kushtetutës se dekreti i presidentit mund të rrëzohet nga Parlamenti.
Presidenti Meta, i pyetur nga mediat pasi doli nga forumi “Tirana Connectivity” nëse ka një arsye ligjore për mosdekretimin e Sandër Lleshit”, u përgjigj:
“Përsa i përket anës ligjore, pa dashur të jap leksione për Kushtetutën, por të gjithë amatorëve, diletantë apo të njëanshëm, do t’i ftoja edhe njëherë të lexojnë Kushtetutën, kompetencat e Presidentit; akt formal apo ceremonial është vetëm betimi tek Presidenti. Dhe, të gjithë atyre që mendojnë se dekretimi nuk ëshë një akt substancial dhe individual, por formal dhe se Presidenti ka detyrë vetëm të firmosë një propozim në këtë rast, pasi në Kushtetutë nuk thuhet në mënyrë eksplicite se Presidenti mund të kthejë prapë mbrapa një propozim, kam një pyetje tjetër: A mundet Parlamenti të rrëzojë një dekret të Presidentit për një ministër?! Sepse edhe kjo është nuk është shprehur në mënyrë eksplicite në Kushtetutën e Republikës. Kështu që më lini t bëj detyrën time, me përgjegjëshmëri të plotë dhe si gjithmonë.”
Pyetje: A do t’i drejtoheni parlamentit për të shpjeguar arsyen e plotë të mosdekretimit të ministrit?
Meta: Unë jam mjaft i lidhur me Parlamentin dhe jam i zgjedhur nga parlamenti, kështu që parlamenti për mua është gjithçka.

Tre ditë nga ekzekutimi i Harizajt dhe Cacës, kush urdhëroi dhe pse nuk arrestohen autorët

Edhe pse kanë kaluar tre ditë nga ekzekutimi mafioz në Durrës i Edison Harizajt dhe mikut të tij Genti Caca, ende nuk ka asnjë të dyshuar kryesor për ngjarjen, ndërsa hetimet e policisë lidhen me dy pista, ajo e hakmarrjes dhe e larjeve të hesapeve. Dyshimet janë se në vrasje kanë marrë pjesë dy mjete dhe 5 persona, ndërsa mbi audin ku udhëtonin dy viktimat është qëlluar rreth 30 herë, me breshëri kallashnikovi.
Harizaj njiher ndyshe si ‘’Il Padrino” apo ”Edi Faqedjeguri” dhe mik i Emiljano Shullazit. Ka dyshime të forta se eliminimi ka ardhur pikërisht për shkak të implikimit të tij në krime të rënda, të ideuara dhe urdhëruara prej Emiljano Shullazit.
Një tjetër pistë që po hetohet është ajo e vrasjes për hakmarrje, pasi emri i Harizajt doli në skenë nga një i penduar i vetëdorëzuar në Policinë e Fierit, i cili deklaronte se Albano Xhaferri, i kthyer nga Belgjika, ishte vrarë në Vlorë me porosi të Edison Harizajt. Burime nga grupi hetimor thanë se ka dyshime të forta se plani për ekzekutimin e 39-vjeçarit kishte nisur kohë më parë, por ishte dekonspiruar.
Për këtë shkak, Harizaj mori masa duke hequr qafe Albano Xhaferrin, i cili sipas të dhënave ishte pajtuar që në Belgjikë që të kthehej në Vlorë për ta mbajtur Harizajn nën vëzhgim, nga persona që ende nuk dihen nga ana e policisë shqiptare.
“Sipas hetimeve të deritanishme, i zhdukuri në Vlorë, Albano Xhaferri ishte caktuar që të mbante nën vëzhgim Harizajn dhe mikun e tij, i cili më herët i kishte shpëtuar një atentati për të kuptuar rutinën e tyre. Xhaferri ishte porositur t’i gjente banesat, makinat, vendet që frekuentonin më tepër në mënyrë që të ndërtohej një pritë për t’iu bërë atentat. Për këtë detyrë që ai e kishte marrë nga Belgjika, Xhaferri kishte vënë në dijeni edhe shokun e tij, Elton Troqe. Por vetëm pak ditë pasi Xhaferri erdhi në Vlorë për të kryer porosinë, u zbulua prej Harizajt. Dy të rinjtë humbën kontaktet me familjarët dhe dyshohet të jenë vrarë”, thuhet nga grupi i hetimit.

Protesta tek “Astiri”, banorët paralajmërojnë Ramën: Nuk i prishim shtëpitë, do lëmë kokën këtu!

‘Ngrihu o popull! Për një kriminel – 3 mijë veta, për ne që po na prishin shtëpitë – asnjë!’
Protesta e banorëve tek Unaza e Re u mbyll në orën 9:00. Banorët që bllokuan qarkullimin për 1 orë të revoltuar nga projekti që u shemb banesat dhe bizneset, e liruan rrugën dhe qarkullimin duke premtuar se do të dalin sërish për të drejtën e tyre.
Janë 317 godina dhe biznese që shemben prej projektit të ri, por mbi 160 familje do ta pësojnë rëndë, pasi u ndërpritet në mes procedura e legalizimit dhe nuk dëmshpërblehen.
“Ne të na shikojnë, jo ata grekët atje që vijnë e kërkojnë Vorio Epirin në jug të Shqipërisë dhe s’i preku njeri se kanë frikë nga grekët, tha një prej tyre. – Për një kriminel ishin mbledhur 3 mijë veta, për ne që po na prishin shtëpitë asnjë. Ngrihuni o popull, kërkoni të drejtat tuaja se po iu ikën truri i kokës.
Nuk i prishim shtëpitë, ne do lëmë kokën. O do vrasim njerëz o do lëmë koka njerëz, të bëhen 15 a 30 dëshmorë”, thanë banorët.
Banori: “Po ja jap unë Maznikut 10 vjet qeranë e shtëpisë dhe të ma lërë vilën e tij”
Banorët e Astirit në Tiranë janë sot në ditën e shtatë të protestës së tyre kundër prishjes së banesave. Projekti i Unazës së Madhe do të prekë rreth 300 godina, mes tyre banesa dhe biznese, e megjithatë derimë tani asnjë përfaqësues nga qeveria nuk ka shkuar pranë familjeve që t’iu japë atyre një zgjidhje përfundimtare.
E vetmja zgjidhje që iu është dhënë, të paktën përmes Arbi Maznikut, nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës është ajo e garantimit që qerasë për një vit.

Po përveç harresës nga shtetit banorët janë të zhgënjyer dhe nga mediat që nuk janë të pranishme, për të mbështetur këtë kauzë të tyre jopolitike. E vetmja media që ka ndjekur çdo ditë këtë protestë është Fax News, dhe banorët janë deri në fund falenderues, pavarësisht momentit të rëndë që kalojnë.
“Ku janë këta Klanat a Top Chanel, News 24 e urdhëruan dje në mes të protestës që të largohej, mediat e tjera përveç jush nuk na kanë mbështetur”, shprehet një prej banorëve të prekur.
Të njëjtin qëndrim ka mbajtur dhe deputeti demokrat Klevis Balliu, i cili shprehet se mediat janë urdhëruar që të mos jenë pjesë e kësaj proteste.
“Mediat e këtij vendi duhet të ishin të gjitha këtu, unë ju falenderoj ju që jeni çdo ditë me këta banorë”, u shpreh deputeti Balliu.
Banorët shprehen se janë nën një terror të vazhdueshëm psikologjik, dhe nuk dinë se ku të kërkojnë të drejtën e tyre.
‘’Po ja jap unë Maznikut 10 vjet qeranë e shtëpisë dhe të ma lërë vilën e tij. Kemi paguar për këtë banesë, po na detyrojnë që të duket sikur po kërkojmë lëmoshë. Kemi punuar me djersë dhe do ta mbrojmë me gjal”, shprehet një tjetër prej banorëve.
“E patë atë varrimin dje, ne kemi fjetur mbi bidona shurre, dhe më pas detyroheshim të bënim çdo punë për grekët që të ndërtonim me djersë këto banesa. Shuajeni këtë vend, na hapni varret këtu dhe le të vijnë grekët në jug të vendit”, shprehet më tej i irrituar një tjetër banor.

Gjykata rrëzon Arta Markun, vendimi i formës së prerë për Gashin dhe Ginën

Pas një beteje mediatike por edhe ligjore me prokuroren e Përgjithëshme të Perkohëshme Arta Marku dy prokurorët e shkarkuar do të rikthen në punë.
Bashkëshortët prokurorë Rovena Gashi dhe Dritan Gina, që u pezulluan nga detyra kryeprokurorja Arta Marku kanë fituar gjyqin në Gjykatën Administrative të Apelit për t’u rikthyer në punë.
Gashi-Gina ishin pezulluar nga detyra nga Arta Marku pas akuzës per refuzimi për deklarim, fshehjes së pasurisë dhe deklarimit të rremë të pasurinë nga prokuroria e Durrësit.
Por vendimi i Apelit u ka dhënë të drejtë atyre duke shfuqizuar vendimin e kryeprokurores, dhe kjo do të thotë se ata duhet të rikthehen në detyrë, madje shpenzimet e gjyqit i ngarkohen Prokurorisë së Përgjithshme.
Rovena Gashi kërkoi pezullimin e vendimit dhe shpalljen si të pavlefshëm.
“Vendimi për lirimin tim është absolutisht i pavlefshëm. Të pezullohet vendimi i lirimit si Drejtore e Marrëdhënieve me Jashtë. Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme ka uzurpuar kompetencat e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Lirimi nga detyra është bërë pas kërkesës për ndërprerjen e mandatit për Aqif Rakipin dhe Gledion Rehovicës”, thuhet në padinë e Gashit që është depozituar në Gjykatën Administrative.