18.5 C
Tirana
E martë, 10 Qershor, 2025

Denoncimi: Drejtori i Transportit në Durrës mori në punë djemtë e hallës që të bëjë lirshëm trafikun e drogës

Ish-Kryeministri Berisha duke iu referuar mesazhit denoncues të qytetarit digjital shkruan se “Drejtori i transportit ne Durres akuzohet se perdor detyren per transportin e drogave”.
Denoncuesi, i cili thotë se është anëtar i PS-së shkruan “Roni Shqopa, qe pasi e hoqen nga drejtor konvaleshence ku merrej me drogen e Tahirit ai u vendo drejtor transporti ne Durres pikrisht ëe te beje lirshem transportin e drogave. Ky emeron punonjes me urdher te bandave dhe me bekimin e gjushit”.
Postimi i plotë i Berishës
Drejtori i transportit ne Durres akuzohet se perdor detyren per transportin e drogave!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
Dr berisha pershendetje te uroj shendet ! jam nje antar i partis socialiste doja te denoncoja nje drejtor drogaxhi i mirnjohur si trafikant droge quhet roni shqopa. te cilin pasi e hoqene nga drejtor konvaleshence ku merrej me drogen e Tahirit ai u vendo drejtor transporti ne Durres pikrisht qe te beje lirshem transportin e drogave. Ky trafikant ka emeruar cunat e halles vet ne drejtorin qe drejton dhe emeron punonjes me urdher te bandave dhe me bekimin e gjushit ju lutem bejeni publike se ky palo drejtor duhet futet ne burg bashk me gjushin. ju uroj shendet.
Drejtoria e sherbimit te transporteve durres i nderuar. e kane bere si prone private drejtorine.

Dosja 339, makthi i Ramës! Arrestimi i Dakos, pa vonesë!

Partia Demokratike ka kërkuar edhe njëherë arrestimin e kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako, pasi ky i fundit bashkëpunon me bandat.
Nga selia blu, deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj pohoi se dosja 339 është makthi i Edi Ramës. Sipas Alibeajt, Dako shkëmbeu pasuri e pushtet me bandat.
“Nga momenti që skandali i vjedhjes së votave nga bandat kriminale në bashkëpunim me Vangjush Dakon, është bërë publik, heshtja ka mbuluar të gjithë ata të cilët, duhet të mbajnë përgjegjësi për vjedhjen e votave apo për hetimin gjykimin dhe burgosjen e krimit dhe të politikanëve të lidhur me krimin.
Me shpresën se ndonjë skandal tjetër do të dalë, që të mbulojë vjedhjen e votave, me shpikjen e dorëheqjeve të detyruara, me panikun që e ka kapur duke emëruar nëpunës të oborrit në krye të Ministrisë së Brendshme, me stisjen e gjasme konflikteve kushtetuese me kreun e shtetit, ndërkohë që Gjykatën Kushtetuese e rrënoi pikërisht ai, Edi Rama nuk po gjen qetësi, sepse makthi i dosjes 339 e përndjek ngado.
Dosja 339 është “gracka ku hajduti është kapur si laraska”. Përgjimet e dosjes 339 kanë faktuar se Vangjush Dako është në komunikim të vazhdueshëm me bandat para, gjatë dhe pas zgjedhjeve, duke shkëmbyer me pasuri dhe pushtet votat e blera për tepsinë e Edi Ramës.

E deri tani janë publikuar vetëm 3 përgjime, që janë maja e ajsbergut e provave se Vangjush Dako e qeveris Durrësin me bandat më të rrezikshme, njësoj si Edi Rama qeveris vendin me krimin e organizuar.
Vangjush Dako duhet të arrestohet pa vonesë, sepse faktet e krimit elektoral të Vangjush Dakos janë të qarta dhe për këtë krim ai duhet të jetë në burg! Duhet te jete ne burg jo vetëm për këtë por edhe sepse çdo ditë në liri ai shkatërron prova dhe manipulon dëshmitarët, i ndihmuar plotësisht nga kryeministri i vendit Edi Rama.
Kjo grackë, të cilën e kanë ngritur ata vetë, për të kapur shqiptarët, duke iu vjedhur votën e duke i vendosur nën përdhunën e krimit, në fakt është makthi i Edi Ramës, Vangjus Dakos dhe kriminelëve me të cilët bashkëpunojnë. Mosarrestimi i Dakos është dëshmia më e qartë e kapjes së shtetit nga krimi i organizuar me mbështetje të organizatës kriminale të Rilindjes të drejtuar nga Edi Rama.
Mosarrestimi i Dakos është prova e shkatërrimit total të prokurorisë së krimeve të Rënda. Mosarrestimi i Dakos hedh në erë alibitë qesharake për suksesin e reformës në drejtësi. Në Shqipëri nuk ka për të patur as drejtësi, as luftë kundër krimit dhe asnjë zhvillim normal pa u ndëshkuar krimi elektoral që mban në pushtet qeverinë ilegjitime të Edi Ramës!”, tha Alibeaj.

Lleshi në vetëm 3 ditë punë, 3 lëvizje të bujshme, pas urdhërit të dytë ka dhënë një sqarim! Po ditën e pestë?

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka ironizuar zv/ministrin Sandër Lleshi për 3 ditët e tij të para në detyrë.
Paloka shkruan në një postim në Facebook se, Lleshi në vetëm tre ditë punë, tre lëvizje të bujshme, pas urdhërit të dytë ka dhënë një sqarim.
Reagimi i plotë i Palokës në Facebook
Dhe ne që kishim dyshime se Lleshi i Ramës nuk do ishte efektiv në detyrën e tij te re…
Në vetëm tre dite punë, tre lëvizje të bujshme;
Ditën e parë nxori urdhër që administrata të mos pijë kafe.
Ditën e dytë urdhëroi policinë që të merret me plehrat (jo ato të krimit, por me lëkurat e bananeve që hedhin qytetarët).
Ditën e tretë nxori sqarim për urdhrin e ditës së parë.
Nesër pritet të nxjerrë sqarim për urdhërin e ditës së dytë.
Po ditën e pestë?

“Një CR7 që s’e kishim parë në 9 vite: këto gjëra nuk i ka bërë kurrë te Real”

TURIN, ITALY - NOVEMBER 07: Juan Mata of Manchester United scores his team's first goal during the UEFA Champions League Group H match between Juventus and Manchester United at Juventus Stadium on November 7, 2018 in Turin, Italy. (Photo by Michael Steele/Getty Images)

Manchester United fitoi ndaj Juventusit dhe Jose Mourinho zuri faqet e para të gazetave sportive.
Megjithatë, nuk duhet harruar që ajo ndeshje kishte një tjetër protagonist: Cristiano Ronaldo. Ylli portugez shënoi një gol fantastik, kundër ish-ekipit të tij dhe deri më tani ka konfirmuar se pavarësisht moshës, vijon të mbetet “ndër më të mirët” në botë. Performanca e CR7 në “Allianz “ ka marrë vlerësime pozitive nga kritikët, një prej të cilëve është edhe Cascarino. Ish-sulmuesi i Chelsea dhe Marseille, tani opinionist i “Time”, tregon se ka mbetur i befasuar nga ajo çfarë pa në fushë nga 31-vjeçari.
“Isha shumë i befasuar nga Cristiano Ronaldo kur pashë se si po ndiqte kundërshtarët e tij në fushë. M’u duk sikur ishte 21-vjeç, mendoj se nuk e kam parë atë të japë në fushë kaq shumë te Real Madrid. Atje, kur humbiste topin, ndalonte ndërsa në ndeshjen përballë United vraponte pas kundërshtarëve. Surprizë? Për ata që nuk kanë parë Seria A, ndoshta po. Por edhe në ndeshjet e Champions League, portugezi gjithmonë ka treguar se ai e di se si ta bëjë veten të vlefshëm për shokët e tij”, u shpreh Cascarino.
Për 56-vjeçarin, i gjithë ky ndryshim i Ronaldos është meritë e Juventus.
“Mendoj se këtu është puna e madhe e Juventus dhe natyrisht angazhimi i vazhdueshëm dhe i dëshpëruar i Ronaldos reflekton dëshirën e tij për të fituar Ligën e Kampionëve me tre skuadra, diçka që pak e kanë bërë“, përfundoi ish-sulmues i Chelsea.

Vasili: Rama përsëri kundër SHBA, nuk shqetësohet asfare për krimin e organizuar

Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili nëpërmjet një shënimi në Facebook ka akuzuar kreun e qeverisë Rama se, “nuk është i shqetësuar asfare nëse krimi i organizuar luftohet apo jo. Bile shqetësohet kur jepen shenja se mund të luftohet”.
Postimi i plotë i Vasilit
Edi Rama kunder SHBA per krimin e organizuar,po pse???
Edi Rama nuk është i shqetësuar asfare në se krimi i organizuar luftohet apo jo.
Bile shqetësohet kur jepen shenja se mund të luftohet.
Bile është kriter negativ ne se ai luftohet.
Ambasada amerikane deklaron sot:
“Përgjatë muajve të fundit, jemi inkurajuar nga përparimi që kemi parë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në Shqipëri”.
Po pse amerikanet janë të kënaqur dhe Edi Rama jo, bile largon edhe Xhafën???
Po pse e largoi??
Këtë shpjegim të qartë e shterues presin shqiptarët dhe jo imbecilet e qeverisë dhe ata mediatike, që meken gazit gjithë dynjanë me petullat me uje që shkruajn jo u dekretua jo s’u dekretua Lleshi.
Imbecilët lloj e lloj ashtu sic janë,të komisionuar bollshëm që të gjithë, sado që të spërdridhen duhet t’u thonë shqiptarëve se kë shkeli Xhafa në kallo që e beri kryeministrin të bëje theror.
Sa për Lleshin po këta imbecile le të vazhdojnë ti bëjnë avokatinë e plehrave dhe të kafes së policëve,pra të shesin hiç-in për diç dhe mbase ja bejnë me qejf ngaqë ngjajnë shume me njëri – tjetrin.

Mourinho provokon tifozët vendas pas ndeshjes, ndërhyjnë lojtarët e Juves

Manchester United ka përmbysur gjithçka në fund duke marrë një fitore, mbase jo të merituar, ndaj Juventus. Djajtë kanë vuajtur gjatë shumicës së ndeshjes, por në fund të takimit kanë ndëshkuar vendasit me dy gola të shpejtë duke marrë një fitore të madhe në Torino ndaj një skuadre që nuk kishte humbur asnjë ndeshje këtë sezon.
Pas fërshëllimës së fundit, Jose Mourinho, nuk i ka fshehur emocionet dhe ka filluar të provokojë tifozët vendas me dorën e vendosur te veshi.
Lojtarët e Juve-s kanë ndërhyrë menjëherë, me Bonucci që ka shkuar i parë dhe De Sciglio që e ka ndjekur. Trajneri i United është shoqëruar nga rojet e sigurimit për në dhomat e zhveshjes.

Mata: E dija që do të shënoja, por duhet t’i merrja leje…
Ka qenë një goditje dënimi mjeshtërore, ajo me të cilën mesfushori i Manchester United, Juan Mata, i ka dhuruar barazimin e përkohshëm “Djjave të Kuq” kundër Juventus në “Allianz Stadium”.
Spanjolli ka zbuluar një prapaskenë interesante në lidhje me atë moment. Mata ka thënë për faqen zyrtare të klubit se i ka kërkuar leje shokut të skuadrës, Ashley Young, për të qenë ai ekzekutuesi i goditjes së dënimit. Arseyja? E dine se do të shënonte.
“Sapo arbitri dha faullin, e dija se duhej ta gjuaja unë”, ka thënë Mata, që ka shtuar: “Isha i sigurt dhe i kam thënë Ashley-t se do të shënoja. Mund të kaloja murin dhe të bëja gol. Stërvitem shumë mbi goditjet standarde dhe besoj se ky ka qenë një nga golat më të bukur që kam shënuar në karrierë”, ka thënë spanjolli.
Në lidhje me grupin e Champions League: “Kemi akoma dy ndeshje. Kundër Young Boys dhe kundër Valencia-s. Kundër spanjollëve do të jetë e veçantë për mua, siç ka qenë për Pogba kundër Juventus. Do të bëjmë gjithçka është e mundur për t’u kualifikuar”.

Masakër në Kaliforninë e Jugut, 13 të vrarë në një lokal nate

Autoritetet në Kaliforninë e Jugut thonë se një person i armatosur vrau 12 vetë të mërkurën në darkë duke qëlluar në një bar dhe një klub nate.
Sherifi i komunës Ventura, Geoff Dean tha në komentet për gazetarët se polici i parë që kishte mbërritur në skenën e ngjarjes në klubin Borderline Bar & Grill në qytetin Thousand Oaks ishte qëlluar sapo ishte futur për t’u përballur me personin e armatosur.
Ai tha se oficeri Helus, me një karrierë 29 vjeçare në forcat armatosura kishte vdekur më pas në spital.
“I thashë bashkëshortes së tij se ai vdiq pas një akti heroik,” tha sherifi.
Incidenti ka lënë edhe plot të plagosur, por Sherifi Dean tha se numri i saktë ende nuk dihet sepse shumë prej tyre kishin shkuar vetë në spital për mjekim.
“Është një incident i tmerrshëm. Është pjesë e episodeve të tmerrshme që po shohim në këtë vend kudo; kjo e bën të pamundur të analizosh logjikisht akte të tilla të palogjikshme,” tha sherifi.
Hetuesit po bashkëpunojnë me agjentët e FBI-së për të zbuluar identitetin e personit që qëlloi dhe motivet e aktit.
Sherifi Geoff Dean tha se personi që dyshohet si autor i aktit u gjet i vdekur në bar. Ai ishte qëlluar me plumb por nuk është e qartë se nga kush.
Dëshmitarët përshkruanin një skenë kaosi kur filluan të dëgjohen të shtënat dhe klientët në klubin e vallëzimit vrapuan të fshihen e të mbrohen nga goditjet.

Anullohet takimi Trump-Putin në Paris

Kremlini njoftoi se Rusia dhe Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord të mos mbajnë një takim në Paris për të shmangur zhvendosjen e vëmendjes nga ceremonia përkujtimore që zhvillohet në fundjavë, me rastin e 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore.
“Presidenti rus Vladimir Putin dhe ai amerikan Donald Trump do të takohen menjëri-tjetrin shkurtimisht, por nuk do të mbajnë një takim të plotë, të gjatë,”- tha këshilltari i Kremlinit për Çështjet e Jashtme Yuri Ushakov.
Zoti Ushakov tha se Franca shprehu shqetësimin se një takim Trump-Putin do të tërhiqte vëmendjen nga ceremonia përkujtimore e Parisit. Zyrtarët nga Shtetet e Bashkuara dhe Rusia vendosën ta shtyjnë takimin deri në fund të muajit, kur të dy udhëheqësit pritet të marrin pjesë në takimin e Grupit të 20-shes që mbahet në Argjentinë.
Të hënën zoti Trump tha se me gjasë nuk do të takohej me zotin Putin në Paris, por gjatë takimit të G-20-shes.
Sipas Yuri Ushakov-it gjatë vizitës së këshilltarit amerikan të Sigurisë Kombëtare John Bolton muajin e kaluar në Moskë, ai dhe zyrtarët rusë biseduan gjithashtu për mundësinë që dy presidentët të vizitonin vendet respektive.
“U diskutua për një shkëmbim të mundshëm të vizitave në Moskë dhe Uashington, por nuk ka patur ndonjë diskutim specifik rreth kësaj çështjeje,”- shtoi ai.
Zoti Bolton tha muajin e kaluar se presidenti Putin është ftuar të vizitojë Uashingtonin vitin e ardhshëm, por data e takimit nuk është vendosur ende.

Basha: Me Manfred Weber Shqipëria do të ketë një mbështetës të fortë në BE

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka uruar kandidatin zyrtar të PPE-së për President të Komisionit Europian.
Zgjedhja e Manfred Weber është bërë në takimin e Partive Popullore Europiane që është mbajtur në Helsinki.
‘Me Manfred Weber Shqipëria do të ketë një mbështetës të fortë në BE!’, shkruan kreu i PD-së Lulzim Basha në një postim të tij në Twitter.

Gazetarja apel Lleshit: Leri urdhërat për mbetjet, është vrarë Harizaj, nipi Viktor Ymerit…

Gazetarja Anila Hoxha i ka bërë një apel zv/ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshi.
Me një status në Facebook, Hoxha i shkruan Lleshit të mos firmosë urdhra, por të shikojë situatën e rendit.
Gazetarja Anila Hoxha ironizon ditën e parë të punës së zv/ministrit të Brendshëm.
Reagimi i plotë i Anila Hoxhës
Ne diten e pare te punes, Sander Lleshi na paska firmosur dy urdhera.
E para, policia te bashkepunoje per plehrat. Gjeneral, me kujtove ish ministren e mbrojtjes Mimi Kodheli, kur i turperoi dhe u perdhosi gradat koloneleve dhe gjeneraleve, i nxorri te pastronin plehrat kanaleve.
Pilote e nga ata qe e kishin fituar me merite bereten vishnje, me detyrim dolen fushave dhe neve na verviteshin lajme mbi vullnetarizmin.
Gjeneral, mos rreziko te besh te njejten gje me policine. Patjeter qe nje mjedis i paster perkthehet ne shendet dhe jete te gjate, por gjeneral para tymit te plehrave po na vret zhurma e kallashit.
Dje u vra nje nga eksponentet e krimit Edison Harizaj qe eshte nipi i Viktor Ymerit. Qe do te thote sapo ka nisur nje lufte e eger kriminale. A nuk kemi ne te drejte te dime se cfare po ndodh ne tabanin e nendheshem te krimit?
Nga ana tjeter grupet po hapin e mbyllin hesape, shume perpara se ti gjeje policia. Por pikerisht detyra e pare e shtepise qe ju ngarkove na qenka bashkepunimi me plehrat dhe tymin qe del nga asgjesimi i tyre!

Ç’thua sikur te zbresesh ne baze, te degjosh dhe te kuptosh perse calon policia kriminale? Te pyesesh ata agjentet e krimeve a jane te rrezikuar, a jane te paguar, a jane te mbrojtur?
C’thua sikur te shkoje ne Akademine e Sigurise , qe tu jepje besim 470 policeve qe konkurruan sot per komisare. Cthua, nuk do ish me mire tu kishe dhene nje mesazh se pasi te marrin ate grade, nese u jepet drejtimi i ndonje komisariati do ju jepet gjithashtu liri dhe besim.
Cthua sikur te pyesje njehere, pse u lirua i kerkuari Naser Gashi?
Cthua sikur te pyesesh cpo behet per te arrestuar trafikantin Admir Hoxha?
Cthua sikur te pyesesh cpo behet per te kapur Klement Balilin?
Cthua sikur te lexosh e te kuptosh si funksionon organizata e policise? Sepse…
Kuptova qe urdheri i dyte kishte te bente ne respektimin e orareve, ne ministri dhe ne polici. Mos e harxho bojen e stilolapsit gjeneral.
Mos u impono me urdhera te kota as per Veliun i cili na u dashka te ‘korrigjoje’ policet.
Sepse, neni 120 i rregullores se policise, pika 9 per normat e sjelljes gjate sherbimit thote ‘polici nuk konsumon alkol gjate orarit te punes’.
Thene ndryshe, policet e dine mire se nuk duhet te ulen ne kafe kur jane me uniforme. Por edhe ata te dikasterit, edhe sikur t’ju pihet kafe, ka drejtori personeli qe mund ti disiplinoje. Fare lehte, cdo ministri e ka nje rregullore. Mos qofte e thene, qe ky ishte starti juaj Gjeneral.