19.5 C
Tirana
E hënë, 11 Gusht, 2025

Vetëm Ramush Haradinaj mund ta ndalë Hashim Thaçin!

Enver Bytyçi

Sot ambasadori i Britanisë së Madhe në Prishtinë me dhimbje pohoi se disa shtete e kanë tërhequr njohjen e pavarësisë, pra shtetësisë së Ksosovës! Kjo demanton kundërshtitë e vazhdueshme të ministrit të Punëve të Jashtme, sipas të cilit Serbia dhe Daçiq mashtrojnë me deklaratat e tyre për këto tërheqje. Hashim Thaçi takohet vazhdimisht e homologun e tij serb dhe asnjëherë nuk ia tërheq vërejtjen se Beogradi po shkel marrëveshjet e nënshkruara me Prishtinën. Kjo do të thotë se presidenti i vendit është bërë vegël e presidentit të Serbisë.
Kur Ramush Haradinaj vendosi taksën e 10 përqindshit për mallrat serbe, Beogradi u ankua në Bruksel. Bashkë me Beogradin reagoi pro Serbisë e kundër qeverisë së vet edhe Hashim Thaçi. Pra u radhit në krah të Vuçiqit. Në qeveri kundër kësaj mase ishin dy zv.kryeministra, njëri i partisë së Thaçit dhe tjetri mik i presidentit dhe Edi Ramës.Edhe kësaj radhe Hashim Thaçi dëshmoi se është ai që është, vegël e Beogradit.
Sot në mbrëmjë të dy presidentët do të takohen në Bruksel. Brukseli është nyja lidhëse e të dy vendeve, por që ka lidh nyje Kosovën për të zgjidh nyjën e Serbisë. Kosovës po ia pret shpresat për liberalizimin e vizave, pavarësisht rekomandimit të parlamentit europian. Dhe kjo ndodh se Hashim Thaçi nuk ndalet. Nuk kërkon asnjë kusht për vazhdimin e bisedimeve. Ka frikë se ndalja e bisedimeve ndal edhe projektin e ndarjes së Kosovës!
Hashim Thaçi në emër të luftës për çlirimin e Kosovës nga Milosheviçi po e çon atë në një gjendje më të vështirë sesa në kohën e Milosheviçit, thjesht si çokë për mikun e tij në Beograd, Aleksandër Vuçiq dhe vëllaun e tij në Tiranë, Edi Rama! Hashim Thaçi po ia bën atë që nuk ia ka bërë askush deri më sot Kosovës! Po zhbën shtetin dhe po shet territoret e saj! Po kush mund ta ndalë Hasjhim Thaçin në këtë aventurë! Më e mira do të ishte ta ndalin shqiptarët, në çdo formë e me çdo mjet! Do ishte mrekulli nëse parlamenti do ta kishte bërë këtë akt me kohë, sepse ka tagër ligjor e kushtetues. Por nuk e bëri as parlamenti. Opozita duket e vendosur, por eehe e përçarë! Atëherë cila do të ishte zgjidhja më e sigurt, pa dhunë, pa dhimbje e pa pasoja?
Një zgjidhje e tillë lidhet me emrin e kryeministrit aktual, Ramush Haradinaj. Vetëm kryeministri mund ta ndalë Hashim Thaçin. Pozicioni i tij i derisotëm është dinjitoz lidhur me iniciativën e Thaçit për ndarjen e Kosovës. Ai është kundër. Sot Haradinaj e paralajmëroi presidentin, duke i kërkuar që ta kushtëzojë dialogun me liberalizimin e vizave. Ishte një kërkesë legjitime dhe logjike. Para pak ditësh qeveria Haradinaj vendosi taksën për mallrat serbe! Ishte një vendim që ia dobëson pozitat Hashim Thaçit. Por në Serbi dhe në Europë ende e konsiderojnë Thaçin si njeriun e fuqishëm të Kosovës, me të cilin mund të “merren vesh” për dialog, për korrigjim kufijsh dhe ndarje të Kosovës, për “tolerancë” deri në zhbërjen e shtetit të Kosovës e tjetërsimin e territoreve të saj.

Fuqia e presidentit të Kosovës, ndonëse nuk buron nga kushtetuta e vendit, buron nga paaftësia, pamundëesia, për t’ia zvogluar pushtetin jolegjitim Hashim Thaçit. Sa kohë që ai është i pushtetshëm dhe dikton votimin në parlament të rezolutave, dikton qeverisjen e politikat e saj, aq kohë perendimi do ta ketë atë si partner në bisedimet e Serbinë.
Ramush Haradinaj është i vetmi lider me fuqi dhe kredite politike e luftarake që mund ta ndryshojë këtë realitet. E di se shkruaj e flas nga pozitat e një vëzhguesi dhe jo në ato pozitat, në të cilat vepron e punon kryeministri i Kosovës. Por nëse zoti Haradinaj dëshiron ta ndalë Thaçin, duhet ta kalojë një rezolutë në parlament, me anën e së cilës t’ia ndalojë presidentit veprimtarinë antikombëtare, antishtetërore e antikushtetuese në dialogun më Serbinë. Nëse për këtë është nevoja ta lërë pushtetin, le të shpallë më pas zgjedhje të parakohshmme e të bashkohet me të gjitha ato forca politike që i kundërvihen Hashim Thaçit në aktin e tij antikombëtar e proserb të ndarjes së Kosovës. Ndoshta nuk do të mund të bëhet përsëri kryeministër, por njërin nga tri postet kryesore të shtetit do ta marrë.
Jam i bindur se një opozitë me të cilën bashkohet Haradinaj dhe Limaj, pa Hashim Thaçin dhe Behgjet Pacollin, do të pozicionohej si opozitë e aksionit politik për çlirimin e Kosovës, kësaj radhe, jo prej Milosheviçit, por prej Hashim Thaçit. Kjo do të jetë arësyeja pse shqiptarët do të homogjenizohen përkrah opozitës, njësoj si në kohën e Rugovës kur refuzohej regjimi i Beogradit në Kosovë. Ramush Haradinajt i ka ardhur shansi të vihet në krye të lëvizjes për çlirimin e Kosovës kësaj radhe prej presidentit të saj. Nëse e kap këtë shans, ai do të hyjë në histori si çlirimtari i madh i vendit të tij dhe do të shënohet si kryeministri i vetëm që vuri interesin e Kosovës mbi interesat e veta!
Tiranë, 08.11.2018

Kryemadhi-Fleckenstein: Rama dhe mazhoranca, bllokuesit e integrimit të vendit në BE

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim sot me raporterin për Shqipërinë në BE, Knut Fleckenstein. Lajmi është bërë publik nga vetë kryetarja e LSi në Facebook.
Kryemadhi shkruan se perspektiva e vetme për LSI-në është integrimi i Shqipërisë në BE. Sipas saj, fajtorët e vetëm të bllokimit të procesit të integrimit të vendit tonë në Europë është kryeministri Rama dhe mazhoranca qeverisëse.
Postimi i Kryemadhit
Falenderoj raporterin Fleckenstein për rolin e tij mbështetës si raportues për Shqipërinë në Parlamentin Europian.
Perspektiva Evropiane është prioritet i palëkundur për LSI.
Ne kemi qënë mbështetësit më të fortë të reformës në drejtësi, duke votuar dhe hapur rrugë çdo hallke që bënte të mundur implementimin e saj. Rama dhe mazhoranca janë sot bllokuesit e vetëm të reformave kyçe dhe integrimit të vendit.
Zgjidhja e vetme është kthimi i reformës në drejtësi në shtratin kushtetutes të 21-22 korrikut dhe marrja në shqyrtim e propozimeve konkrete të opozitës për çbllokimin e krizës së shkaktuar nga kapja e shtetit nga mazhoranca.

Revolta/ Rama tmerrohet në Lezhë nga të rinjtë

Kryeministri Rama është pritur me protesta dhe pankarta nga të rinjtë edhe në Lezhë, ashtu si në çdo qytete të Shqipërisë.
Sot para nisjes së aktivitetit me regji të kryeministrit Edi Rama në Lezhë, me qindra të rinj lezhjanë me pankarta në duar ku e etiketonin Ramën si Hamzai i Shqipërisë, kanë bllokuar rrugët e qytetit.
Është dashur ndërhyrja e forcave të shumta të policisë për të ndalur të rinjtë lezhjanë.
Lidhur me këtë protestë ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili e quan protestën e të rinjve një tmerr për Edi Ramën.
Ja çfarë shkruan ish-kryeministri:
Të rinjtë e Lezhës e tmerruan Kallam Dështakun. Ju lumtë! sb

Lleshi e ka mendjen tek plehrat, Makina plot me drogë nga Shqipëria në Greqi

Mbi 40 kg marijuanë dhe mbi 2 kg hashash çokollatë janë kapur në kufirin greko-shqiptar.
Policia greke ka ndaluar në Sajadhe një mjet që vinte nga kufiri gjelbër. Brenda në mjet u gjetën dhe sekuestruan 14 pako me 40 kg 860 gram marijuanë dhe 9 pako me 2 kg 190 gram hashash çokollatë.
Në pranga përfundoi drejtuesi i mjetit 39-vjeç. Ndërkohë në vendin e quajtur Rajo, u gjet i braktisur një mjet që rezultoi të kishte rolin e kontrollorit te rrugës per kalimin e mjetit me drogë.
Drejtuesi i mjetit te braktisur, nje shtetas 26-vjeç, u kap ne Nea Selefkia, Igumenice.

Denoncimi: Drejtori i Transportit në Durrës mori në punë djemtë e hallës që të bëjë lirshëm trafikun e drogës

Ish-Kryeministri Berisha duke iu referuar mesazhit denoncues të qytetarit digjital shkruan se “Drejtori i transportit ne Durres akuzohet se perdor detyren per transportin e drogave”.
Denoncuesi, i cili thotë se është anëtar i PS-së shkruan “Roni Shqopa, qe pasi e hoqen nga drejtor konvaleshence ku merrej me drogen e Tahirit ai u vendo drejtor transporti ne Durres pikrisht ëe te beje lirshem transportin e drogave. Ky emeron punonjes me urdher te bandave dhe me bekimin e gjushit”.
Postimi i plotë i Berishës
Drejtori i transportit ne Durres akuzohet se perdor detyren per transportin e drogave!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
Dr berisha pershendetje te uroj shendet ! jam nje antar i partis socialiste doja te denoncoja nje drejtor drogaxhi i mirnjohur si trafikant droge quhet roni shqopa. te cilin pasi e hoqene nga drejtor konvaleshence ku merrej me drogen e Tahirit ai u vendo drejtor transporti ne Durres pikrisht qe te beje lirshem transportin e drogave. Ky trafikant ka emeruar cunat e halles vet ne drejtorin qe drejton dhe emeron punonjes me urdher te bandave dhe me bekimin e gjushit ju lutem bejeni publike se ky palo drejtor duhet futet ne burg bashk me gjushin. ju uroj shendet.
Drejtoria e sherbimit te transporteve durres i nderuar. e kane bere si prone private drejtorine.

Dosja 339, makthi i Ramës! Arrestimi i Dakos, pa vonesë!

Partia Demokratike ka kërkuar edhe njëherë arrestimin e kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako, pasi ky i fundit bashkëpunon me bandat.
Nga selia blu, deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj pohoi se dosja 339 është makthi i Edi Ramës. Sipas Alibeajt, Dako shkëmbeu pasuri e pushtet me bandat.
“Nga momenti që skandali i vjedhjes së votave nga bandat kriminale në bashkëpunim me Vangjush Dakon, është bërë publik, heshtja ka mbuluar të gjithë ata të cilët, duhet të mbajnë përgjegjësi për vjedhjen e votave apo për hetimin gjykimin dhe burgosjen e krimit dhe të politikanëve të lidhur me krimin.
Me shpresën se ndonjë skandal tjetër do të dalë, që të mbulojë vjedhjen e votave, me shpikjen e dorëheqjeve të detyruara, me panikun që e ka kapur duke emëruar nëpunës të oborrit në krye të Ministrisë së Brendshme, me stisjen e gjasme konflikteve kushtetuese me kreun e shtetit, ndërkohë që Gjykatën Kushtetuese e rrënoi pikërisht ai, Edi Rama nuk po gjen qetësi, sepse makthi i dosjes 339 e përndjek ngado.
Dosja 339 është “gracka ku hajduti është kapur si laraska”. Përgjimet e dosjes 339 kanë faktuar se Vangjush Dako është në komunikim të vazhdueshëm me bandat para, gjatë dhe pas zgjedhjeve, duke shkëmbyer me pasuri dhe pushtet votat e blera për tepsinë e Edi Ramës.

E deri tani janë publikuar vetëm 3 përgjime, që janë maja e ajsbergut e provave se Vangjush Dako e qeveris Durrësin me bandat më të rrezikshme, njësoj si Edi Rama qeveris vendin me krimin e organizuar.
Vangjush Dako duhet të arrestohet pa vonesë, sepse faktet e krimit elektoral të Vangjush Dakos janë të qarta dhe për këtë krim ai duhet të jetë në burg! Duhet te jete ne burg jo vetëm për këtë por edhe sepse çdo ditë në liri ai shkatërron prova dhe manipulon dëshmitarët, i ndihmuar plotësisht nga kryeministri i vendit Edi Rama.
Kjo grackë, të cilën e kanë ngritur ata vetë, për të kapur shqiptarët, duke iu vjedhur votën e duke i vendosur nën përdhunën e krimit, në fakt është makthi i Edi Ramës, Vangjus Dakos dhe kriminelëve me të cilët bashkëpunojnë. Mosarrestimi i Dakos është dëshmia më e qartë e kapjes së shtetit nga krimi i organizuar me mbështetje të organizatës kriminale të Rilindjes të drejtuar nga Edi Rama.
Mosarrestimi i Dakos është prova e shkatërrimit total të prokurorisë së krimeve të Rënda. Mosarrestimi i Dakos hedh në erë alibitë qesharake për suksesin e reformës në drejtësi. Në Shqipëri nuk ka për të patur as drejtësi, as luftë kundër krimit dhe asnjë zhvillim normal pa u ndëshkuar krimi elektoral që mban në pushtet qeverinë ilegjitime të Edi Ramës!”, tha Alibeaj.

Lleshi në vetëm 3 ditë punë, 3 lëvizje të bujshme, pas urdhërit të dytë ka dhënë një sqarim! Po ditën e pestë?

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka ironizuar zv/ministrin Sandër Lleshi për 3 ditët e tij të para në detyrë.
Paloka shkruan në një postim në Facebook se, Lleshi në vetëm tre ditë punë, tre lëvizje të bujshme, pas urdhërit të dytë ka dhënë një sqarim.
Reagimi i plotë i Palokës në Facebook
Dhe ne që kishim dyshime se Lleshi i Ramës nuk do ishte efektiv në detyrën e tij te re…
Në vetëm tre dite punë, tre lëvizje të bujshme;
Ditën e parë nxori urdhër që administrata të mos pijë kafe.
Ditën e dytë urdhëroi policinë që të merret me plehrat (jo ato të krimit, por me lëkurat e bananeve që hedhin qytetarët).
Ditën e tretë nxori sqarim për urdhrin e ditës së parë.
Nesër pritet të nxjerrë sqarim për urdhërin e ditës së dytë.
Po ditën e pestë?

“Një CR7 që s’e kishim parë në 9 vite: këto gjëra nuk i ka bërë kurrë te Real”

TURIN, ITALY - NOVEMBER 07: Juan Mata of Manchester United scores his team's first goal during the UEFA Champions League Group H match between Juventus and Manchester United at Juventus Stadium on November 7, 2018 in Turin, Italy. (Photo by Michael Steele/Getty Images)

Manchester United fitoi ndaj Juventusit dhe Jose Mourinho zuri faqet e para të gazetave sportive.
Megjithatë, nuk duhet harruar që ajo ndeshje kishte një tjetër protagonist: Cristiano Ronaldo. Ylli portugez shënoi një gol fantastik, kundër ish-ekipit të tij dhe deri më tani ka konfirmuar se pavarësisht moshës, vijon të mbetet “ndër më të mirët” në botë. Performanca e CR7 në “Allianz “ ka marrë vlerësime pozitive nga kritikët, një prej të cilëve është edhe Cascarino. Ish-sulmuesi i Chelsea dhe Marseille, tani opinionist i “Time”, tregon se ka mbetur i befasuar nga ajo çfarë pa në fushë nga 31-vjeçari.
“Isha shumë i befasuar nga Cristiano Ronaldo kur pashë se si po ndiqte kundërshtarët e tij në fushë. M’u duk sikur ishte 21-vjeç, mendoj se nuk e kam parë atë të japë në fushë kaq shumë te Real Madrid. Atje, kur humbiste topin, ndalonte ndërsa në ndeshjen përballë United vraponte pas kundërshtarëve. Surprizë? Për ata që nuk kanë parë Seria A, ndoshta po. Por edhe në ndeshjet e Champions League, portugezi gjithmonë ka treguar se ai e di se si ta bëjë veten të vlefshëm për shokët e tij”, u shpreh Cascarino.
Për 56-vjeçarin, i gjithë ky ndryshim i Ronaldos është meritë e Juventus.
“Mendoj se këtu është puna e madhe e Juventus dhe natyrisht angazhimi i vazhdueshëm dhe i dëshpëruar i Ronaldos reflekton dëshirën e tij për të fituar Ligën e Kampionëve me tre skuadra, diçka që pak e kanë bërë“, përfundoi ish-sulmues i Chelsea.

Vasili: Rama përsëri kundër SHBA, nuk shqetësohet asfare për krimin e organizuar

Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili nëpërmjet një shënimi në Facebook ka akuzuar kreun e qeverisë Rama se, “nuk është i shqetësuar asfare nëse krimi i organizuar luftohet apo jo. Bile shqetësohet kur jepen shenja se mund të luftohet”.
Postimi i plotë i Vasilit
Edi Rama kunder SHBA per krimin e organizuar,po pse???
Edi Rama nuk është i shqetësuar asfare në se krimi i organizuar luftohet apo jo.
Bile shqetësohet kur jepen shenja se mund të luftohet.
Bile është kriter negativ ne se ai luftohet.
Ambasada amerikane deklaron sot:
“Përgjatë muajve të fundit, jemi inkurajuar nga përparimi që kemi parë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në Shqipëri”.
Po pse amerikanet janë të kënaqur dhe Edi Rama jo, bile largon edhe Xhafën???
Po pse e largoi??
Këtë shpjegim të qartë e shterues presin shqiptarët dhe jo imbecilet e qeverisë dhe ata mediatike, që meken gazit gjithë dynjanë me petullat me uje që shkruajn jo u dekretua jo s’u dekretua Lleshi.
Imbecilët lloj e lloj ashtu sic janë,të komisionuar bollshëm që të gjithë, sado që të spërdridhen duhet t’u thonë shqiptarëve se kë shkeli Xhafa në kallo që e beri kryeministrin të bëje theror.
Sa për Lleshin po këta imbecile le të vazhdojnë ti bëjnë avokatinë e plehrave dhe të kafes së policëve,pra të shesin hiç-in për diç dhe mbase ja bejnë me qejf ngaqë ngjajnë shume me njëri – tjetrin.

Mourinho provokon tifozët vendas pas ndeshjes, ndërhyjnë lojtarët e Juves

Manchester United ka përmbysur gjithçka në fund duke marrë një fitore, mbase jo të merituar, ndaj Juventus. Djajtë kanë vuajtur gjatë shumicës së ndeshjes, por në fund të takimit kanë ndëshkuar vendasit me dy gola të shpejtë duke marrë një fitore të madhe në Torino ndaj një skuadre që nuk kishte humbur asnjë ndeshje këtë sezon.
Pas fërshëllimës së fundit, Jose Mourinho, nuk i ka fshehur emocionet dhe ka filluar të provokojë tifozët vendas me dorën e vendosur te veshi.
Lojtarët e Juve-s kanë ndërhyrë menjëherë, me Bonucci që ka shkuar i parë dhe De Sciglio që e ka ndjekur. Trajneri i United është shoqëruar nga rojet e sigurimit për në dhomat e zhveshjes.

Mata: E dija që do të shënoja, por duhet t’i merrja leje…
Ka qenë një goditje dënimi mjeshtërore, ajo me të cilën mesfushori i Manchester United, Juan Mata, i ka dhuruar barazimin e përkohshëm “Djjave të Kuq” kundër Juventus në “Allianz Stadium”.
Spanjolli ka zbuluar një prapaskenë interesante në lidhje me atë moment. Mata ka thënë për faqen zyrtare të klubit se i ka kërkuar leje shokut të skuadrës, Ashley Young, për të qenë ai ekzekutuesi i goditjes së dënimit. Arseyja? E dine se do të shënonte.
“Sapo arbitri dha faullin, e dija se duhej ta gjuaja unë”, ka thënë Mata, që ka shtuar: “Isha i sigurt dhe i kam thënë Ashley-t se do të shënoja. Mund të kaloja murin dhe të bëja gol. Stërvitem shumë mbi goditjet standarde dhe besoj se ky ka qenë një nga golat më të bukur që kam shënuar në karrierë”, ka thënë spanjolli.
Në lidhje me grupin e Champions League: “Kemi akoma dy ndeshje. Kundër Young Boys dhe kundër Valencia-s. Kundër spanjollëve do të jetë e veçantë për mua, siç ka qenë për Pogba kundër Juventus. Do të bëjmë gjithçka është e mundur për t’u kualifikuar”.