Ora ka ndryshyar, temperaturat po bien, ditët po shkurtohen. Dimri është duke ardhur.
Çfarë është çrregullimi sezonal i disponimit?
Çrregullimi sezonal i disponimit është një lloj i depresionit që kryesisht shkaktohet kur i afrohemi ditëve të ftohta, transmeton Telegrafi.
Ndonjëherë i njohur edhe si “depresioni dimëror”, kjo sëmundje mund t’i lë bartësit me një numër simptomash psikologjike, duke përfshirë disponimin e ulët dhe irritimin.
Ndonëse është normale që disponimi i një personi të ndikohet nga ndryshimi i sezoneve, ku njerëzit ndihen dukshëm më të lumtur në mot me diell dhe anasjelltas, çrregullimi sezonal i disponimi njihet si çrregullim i shëndetit mendor i cili mund të ketë ndikim të dukshëm në jetën e përditshme të dikujt.
Sipas hulumtimeve, kjo sëmundje i prek rreth 29% të britanikëve gjatë muajit dimër.
Cilat janë simptomat?
Simptomat e çrregullimit sezonal varen nga personi në person, por kryesisht përfshijnë disponimi e ulët, humbjen e kënaqësisë në aktivitetet e përditshme, lodhjen, gjumë më të gjatë se zakonisht dhe një dëshirë më të madhe për të konsumuar karbohidrate.
Si trajtohet?
Trajtimet kryesore të kësaj sëmundje janë terapitë me komunikim dhe terapia me dritë – ku pacientëve u rekomandohet ta blejnë një kuti me dritë që e stimulon ekspozimin në rreze të diellit – zakonisht këto mbahen në dhomat e fjetjes.
Disa pacientëve mund t’u përshkruhet edhe përdorimi i antibiotikëve.
Ndryshimet sezonale, si të trajtojmë “depresionin dimëror”
Sindroma e “zemrës së thyer”, sa e rrezikshme është trauma e ndarjes
Përderisa është vështirë të rikuperohemi nga një zemër e thyer, shumica prej nesh e mendojmë vetëm si mundim të përkohshëm mendor – një që e kalojmë me kohën. Por, mundimi mendor që e shkakton ndarja mund të ketë efekte tejet të mëdha – qoftë mendërisht, qoftë fizikisht.
Ekspertët thonë se të pasurit zemrën e thyer mund të shkaktojë shumë efekte në shëndet, e posaçërisht kur truri e përpunon si trauma.
Nëse personat nuk janë të aftë ta përpunojnë në sjellje normale me një terapist ose duke gjetur kohë për ta trajtuar dhe shëruar veten, ata mund të kenë nivele shumë të larta të stresit.
Në fakt, ekziston edhe një sëmundje e njohur si “sindroma e zemrës së thyer” – për të cilën hulumtimet thonë se, në disa raste, mund të jetë edhe vdekjeprurëse.
Çfarë është kjo sindromë?
E njohur ndryshe edhe si sindroma takotsubo, kjo sindromë është kur ventrikuli i majtë i zemrës – kryesori që pompon gjak – dobësohet dhe zmadhohet, që nënkupton se nuk pompon siç duhet.
Kjo sëmundje është shumë e rrallë, ndërkaq më shumë i prekë femrat sesa meshkujt. Ndonëse kjo sindromë mund të shkaktohet nga traumat fizike, siç është sulmi i astmës, shpeshherë mund të shkaktohet edhe nga stresi emocional, si pasojë e vdekjes së një të afërmi apo humbjes së një personi të dashur.
Sindroma mund t’ju bëjë të ndiheni sikurse jeni duke pasur sulm në zemër, ku do të përjetoni dhimbje në gjoks dhe probleme në frymëmarrje.
Ndryshimet në trup që paralajmërojnë probleme shëndetësore
Dyshimet e pa baza mund të ndikojnë shumë në jetë. Por, çka nëse me simptomat e parrezikshme jeni duke injoruar disa simptoma më serioze që janë duke treguar për ndonjë sëmundje të caktuar?
Është me vend t’i dini këto ndryshime dhe të jeni në gjendje të vëreni nëse diçka nuk është duke vajtur mirë dhe ta vizitoni doktorin.
Ne kemi vendosur t’ju tregojmë se cilave shenja në trup u duhet kushtuar kujdes patjetër.
Tharjet dhe çarjet e buzëve
Lëkura e thatë është një nga shenjat e alergjisë. Në këtë rast duhet t’i kushtoni më shumë kujdes produkteve kozmetike dhe higjienike që jeni duke përdorur, ushqimi që hani, dhe ilaçeve. Të çarat në qoshet e buzëve janë duke treguar se keni mungesë të vitaminës B, A, dhe E. Nëse gjithashtu keni sy të thatë, gojë të thatë, dhe probleme me sistemin e tretjes, është mirë ta vizitoni doktorin sepse mund të jetë një kombinim specifik i simptomave të sëmundjeve imunitare.
Rënia e vetullave
Jo vetëm që janë në trend vetulla e trasha, por ato gjithashtu mund të jenë një tregues shëndetësor. Rënia e vetullave është mjaft normale, por nëse vëreni një rënie masive dhe shfaqje e zonave të zbrazura në zonën e vetullave, kontaktoni doktorin menjëherë. Kjo simptomë mund të jetë e lidhur me nivelin e aktivitetit të tiroideve.
Thembra të thara
Lëkura në këmbë bëhet e thatë në mungesë të vitaminës A dhe E. Mund të shkaktohet edhe nga prezenca e infeksioneve kërpudhore që ndikojnë në gjendjen e epidemisë. Simptomat e zakonshme janë çarjet në shputë dhe zverdhja e thonjve. Nëse thatësia dhe fortësia nuk zhduken edhe në rast të përkujdesjes dhe marrjes vitaminave, mund të jetë shenjë e problemeve endokrine.
Duar të thara dhe lëkurë e tharë në trup
Tharja e lëkurës së duarve është e zakonshme në sezonet e ftohta, por përdorimi i zbutësve, konsumimi më i tepërt i ujit dhe marrja e vitaminave mund të ndihmojnë. Nëse situatat e përmendura më lart nuk ndihmojnë fare, më mirë vizitoni dermatologun sepse lëkura e thatë zakonisht është shenjë e diabetit dhe hipotieroideve.
Çarja e thonjve
Të gjithë jemi të vetëdijshëm se sa të shëndetshëm mund të duken thonjtë. Çdo ndryshim në ngjyrën ose strukturën e tyre është shenjë alarmuese. Thonjtë e hollë dhe të zbehët mund të jenë shenjë e anemisë dhe mungesës së hekurit në trup, përderisa zverdhja e mund të tregojë çrregullime në mëlçi dhe çrregullime të traktit ose ndonjë infeksion fungal. Shenjat vijat e bardha mund të shkaktohen si mungesë e zinkut.
Skuqjet në fytyrë
Nëse përjashtojmë ndryshimet fiziologjike siç janë: temperatura, masazhet, ose konsumimi i alkoolit, janë tri arsye të ndara se pse skuqet fytyra. Për gratë pas të 40-tave, është e zakonshme të kenë rritje të nivelit të hormoneve që tregon fillimin e menopauzës. Fytyra e kuqe gjithashtu mund të tregojë prezencën e infeksioneve të shkaktuara nga demodikosisit. Skuqjet parciale që shkojnë së bashku me sulmet e rastësishme të sëmundjeve mund të jenë shenjë e luhatjeve të tensionit që mund të normalizohen me ndihmën e doktorit.
‘Masakra’ e Vettingut/ Si u ndryshua gjatë rrugës Reforma në Drejtësi
Gjatë muajve të fundit kam shkruar gjerësisht se si reforma në drejtësi është kthyer në praktikë në një problem serioz për rendin kushtetues dhe shtetin e së drejtës në Shqipëri.
Jo vetëm që vonesat në procesin e vetingut-të përkeqësuara nga shkurtimet e fondeve buxhetore nga qeveria socialiste-kanë çuar në vonesa të mëdha dhe antikushtetuese në krijimin e institucioneve kryesore të administrimit të drejtësisë, Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), Këshillit të Lartë të Gjyqësorit (KLGJ), dhe Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED), por mungesa e tyre, nga ana tjetër, nisi reaksionin zinxhir zhvillimesh problematike: emërimi antikushtetues i Prokurores së Përgjithshme të ‘Përkohshme’, mbetja e Gjykatës Kushtetuese pa kuorumin e nevojshëm për të marrë vendime (aktualisht ka vetëm dy nga nëntë anëtarë), cungimi i Gjykatës së Lartë (ka mbetur me afërsisht një të tretën e anëtarëve të saj), moskrijimi i Prokurorisë së Posaçme dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Pastaj ‘masakra’ e vetingut mbi magjistratët kandidatë për anëtarë të KLP-së, KLGJ-së dhe KED-së, çoi në një tjetër veprim të paligjshëm, rihapjen e thirrjeve për aplikime për anëtarë të këtyre institucioneve.
Tashmë duket se gjasat janë që Shqipëria të mbetet pa Gjykatë Kushtetuese (GJK) edhe për një vit tjetër, duke qenë se anëtarët e rinj të KED-së-institucioni që bën renditjen e kandidatëve për anëtarë të GJK-të cilët do të zgjidhen për vitin 2019 do të kalojnë procesin e vetingut nga fillimi. Për më tepër, kandidatët aktualë të Gjykatës Kushtetuese janë ende në pritje të vetingut të tyre-para se të mund të renditen nga KED.
Ndërsa Gjykata e Lartë tashmë është thuajse jashtë funksionit duke lënë në pritje të gjykimit mbi 23 mijë raste, ndërkohë që konfirmimi i Kryetarit të saj Xhezair Zaganjori nga KPK nxori në pah standardin e dyfishtë të procesit të vetingut.
Apelimi i çështjes Zaganjori nga Komisioneri Publik është ende në pritje të gjykimit. Kjo do të thotë se Shqipëria është kthyer në një vend pa ligjshmëri-një vend ku nuk funksionon sistemi i drejtësisë.
Përkundër këtij kolapsi të plotë të sistemit shqiptar të drejtësisë, ish-ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin, pretendoi pak përpara largimit të saj nga Shqipëria se ‘brenda vitit 2018, do të mund të fillojnë të veprojnë gjitha institucionet e reja’.
Kjo është kënga e mjellmës më mjerane e kënduar ndonjëherë nga një ish-diplomate, nga e cila, me shpresë, nuk do të dëgjojmë më. ‘I falimentuar moralisht’ do të ishte ndoshta përshkrimi më i mirë i Delegacionit të BE-së në Tiranë në momentin e largimit të Vlahutinit.
Nën këtë breshëri lajmesh të këqija, institucionesh të paformuara dhe shkeljesh të Kushtetutës, ndoshta është e vështirë të kuptohen synimet fillestare mbrapa reformës së drejtësisë, e cila u propagandua si rimodelimi më i thellë dhe novativ i një sistemi gjyqësor në një shtet në periferi të BE-së. Pavarësisht dështimit të reformave në drejtësi në Rumani dhe Kosovë, këtë herë, Bashkimi Europian do të vepronte siç duhet.
Për të vlerësuar si duhet gjendjen aktuale ku ndodhet reforma në drejtësi, nuk duhet ta krahasojmë atë vetëm me premtimet propagandistike të diplomatëve të huaj dhe politikanëve shqiptarë, por diuhet ta ballafaqojmë edhe me qëllimet të cilat Bashkimi Evropian vendosi të arrijë kur kërkoi realizimin e një reforme në drejtësi.
Fatkeqësisht, për ne të Exit.al qe më e vështirë seç prisnim që të merrnin raportet e Komisionit Evropian, ndoshta sepse Komisioni nuk donte që ne të mësonim të vërtetën. Kërkesat tona, nën të drejtën e informimit, u refuzuan, derisa Avokati i Popullit i BE-së më në fund dha miratimin për të na vënë në dispozicion katër raportet të viteve 2013 dhe 2014, përfshirë edhe ‘Raportin mbi Pavarësinë, Paanshmërinë, Dhënien e Llogarisë dhe Profesionalizmin të Drejtësisë shqiptare 2014’ dhe ‘Raporti mbi efikasitetin e drejtësisë në Shqipëri 2014’, të përgatitura të dyja nga ekspertë të jashtëm. Unë do të përqendrohem tek raporti i parë.
Të dyja raportet u hartuan në kuadër të ‘Misionit të Vlerësimit të Pavarur të Reformës në Drejtësi në Shqipëri’ të vitit 2014. Titujt e këtyre raporteve zbulojnë mënyrën si BE (ishte mësuar) të mendonte për reformën në drejtësi: reforma ishte e nevojshme për të ruajtur ‘pavarësinë’ dhe ‘efikasitetin’ e gjyqësorit.
Të dy këto terma tashmë janë fshirë nga çdo lloj diskutimi publik rreth reformës në drejtësi, e cila në komunikimin publik tashmë është spërdredhur, si nga diplomatët e huaj dhe qeveria, në një luftë kundër ‘korrupsionit’.
Kur shikojmë se çfarë thotë në të vërtetë raporti i BE-së në lidhje me korrupsionin në gjyqësor, kuptojmë se ai shprehet, kryesisht, në kuadër të politizimit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë (KLD) për shkak të pranisë së Ministrit të Drejtësisë në të dhe mbivendosjes së kompetencave. Rekomandimi i ekspertëve të jashtëm është depolitizimi i KLD-së, dhënia e autoritetit të plotë ekskluziv KLD-së për çështjet disiplinore dhe fuqizimi i kapaciteteve të KLD-së për të luftuar korrupsionin. Rekomandime të tjera janë rritja e pagës së gjyqtarëve dhe vendosja e sistemit të regjistrimit audio në të gjitha dhomat e gjykatave. Në asnjë moment ekspertët nuk sugjerojnë korrupsionin e kudopërhapur si arsye për të reformuar në mënyrë drastike të gjithë sistemin gjyqësor. Megjithatë, ky tashmë është bërë, të paktën në retorikë, motivimi kryesor, politik i saj.
Dikush mund të varsë mendjen se kur dhe pse ju erdhi në mendje burokratëve të Brukselit rivlerësimi i plotë i gjyqtarëve dhe prokurorëve, sepse një gjë e tillë nuk është rekomanduar në asnjë prej raporteve të hartuara nga ekspertët e jashtëm të apguar prej tyre. A mos u futën ata në këtë rrugë nga ndjenja e aventurës? Apo ranë pre e argumenteve të Kryeministrit Rama, i cili e shihte reformën në drejtësisë si një mundësi të artë për të kapur drejtësinë—ashtu sikurse tashmë e ka bërë në të vërtetë.
E vërteta ndoshta nuk do të dalë kurrë në shesh, por më lejoni të përsëris se rivlerësimi i plotë i gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk mbështetet në asnjë nga përfundimet dhe sugjerimet e raporteve të vlerësimit që Komisioni Europian ka hartuar dhe që ja ka vënë në dispozicion Exit.al.
Përmbledhja ekzekutive e raportit shkruan për gjendjen e gjyqësorit në Shqipëri për vitin 2014:
‘Megjithatë, ende duhet të bëhet një punë serioze. Shqipëria duhet të përditësojë strategjinë e reformës së gjyqësorit dhe të forcojë më tej pavarësinë, efikasitetin, transparencën dhe llogaridhënien e institucioneve të saj të drejtësisë, për të fuqizuar luftën kundër korrupsionit, pastrimit të parave, kultivimit të drogës dhe trafikimit të qenieve njerëzore.
Grumbullimi i çështjeve të prapambetura dhe mosbesimi ndaj sistemit të drejtësisë janë ende çështjet kyçe që duhet të kapërcehen. Bashkëpunimi i dobët ndërinstitucional, mungesa e burimeve njerëzore dhe planifikimi e shpërndarja e dobët e buxhetit vazhdojnë të jenë shqetësim.’
Le t’i hedhim një vështrim situatës ku ndodhemi tani. Në vend që të forcojë ‘pavarësinë, efikasitetin, transparencën dhe llogaridhënien’ e gjyqësorit, reforma e drejtësisë i ka dobësuar ato. Zyra e Prokurorisë së Përgjithshme është marrë de facto nga qeveria, pasi shumica socialiste emëroi në mënyrë antikushtetuese me shumicë të thjeshtë Prokuroren e Përkohshme të Përgjithshme Arta Marku, në dhjetor 2017.
Efikasiteti i sistemit të drejtësisë ka rënë ndjeshëm si rezultat i asgjësimit të plotë niveleve më të larta të gjyqësorit, Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, një situatë e cila vetëm do të përkeqësohet me shkarkimin e pritshëm në vitet e ardhshme të rreth 50 për qind të gjyqtarëve, prokurorëve dhe stafit mbështetës. Ndërkohë, opozita ka bllokuar propozimin e shumicës qeverisëse për t’i dhënë të drejtën KLD-së dhe Kryeprokurores së Përkohshme Marku të emërojnë gjyqtarët dhe prokurorët e rinj të dalë nga Shkolla e Magjistraturës për të mbushur boshllëqet në institucionet e drejtësisë—një propozim do të sillte de facto kapjen e plotë të institucioneve të reja të drejtësisë nga Kryeministri Rama—duke mos mundësuar kështu mbushjen e vendeve të mbetura bosh nga vetingu nga të posa diplomuarit nga Shkolla e Magjistraturës.
Eksperti i BE-së, shumica e rekomandimeve të të cilit përfunduan në paketën e reformës në drejtësi, e cila u miratua në Kuvend në korrik 2016—ishte i vetëdijshëm për problemet që do të haste reforma në drejtësi. Sërish, ai identifikon se këto probleme nuk kanë natyrë teknike, por janë çështje të natyrës politike:
‘Angazhimi i Parlamentit është i detyrueshëm. Disa nga këto reforma kërkojnë një konsensus politik për të gjetur zgjidhje të përbashkëta për ligjet e tilla që kanë nevojë për një shumicë të cilësuar për t’u miratuar, duke përfshirë ndryshimet e kërkuara kushtetuese. Eksperti nuk mund të thotë nëse shkalla aktuale e pjekurisë politike në Shqipëri do të lejojë arritjen e këtij lloj konsensusi brenda një periudhe të shkurtër kohore, por kjo gjë duhet duhet të jetë e mundshme dhe ndoshta do të ndodhë, duke marrë parasysh përgjegjësitë dhe mundësitë në fjalë’, shkruan eksperti i BE-së.
Edhe pse paketa fillestare e ndryshimeve kushtetuese dhe ligjet organike që e shoqëruan atë u miratuan me një shumicë të kualifikuar, pas trysnisë së ushtruar nga BE-ja dhe SHBA-të, konsensusi politik për miratimin e ligjeve organike për zbatimin e reformës avulloi shumë shpejt, dhe shumica socialiste, PS dhe LSI, i miratoi këto ligje me shpejtësi në Kuvend, pavarësisht kundërshtimit të opozitës. Tashmë janë shfaqur hapur boshllëqet ligjore të këtyre ligjeve, të cilat janë dëshmi e punës së dobët dhe skandaloze të bërë nga misioni i ndihmës teknike të BE-së, EURALIUS. Dhe tani që njëri prej këtyre ligjeve ka nevojë të amendohet, opozita në mënyrë të kuptueshme refuzon që të hapë rrugë—duke e përkeqësuar kështu gjithë situatën.
Eksperti vazhdon:
‘Komentet e përgjithshme dhe retorika konstruktive mbi gjyqësorin janë pjesë normale e debatit demokratik, por ato nuk mund të thyejnë ‘rregullin e artë’ të pavarësinë, dhe as perceptimin e opinionit publik, në mënyrë të tillë që të minojë besimin e tij në funksionimin e rregullt të sistemit gjyqësor.
Si përfundim, duhet të mbisundojë maturia e procesit të ndërtimit demokratik të gjyqësorit mishëruar në parimet e besimit reciprok, ndarjes dhe ndërvarësisë së pushteteve, komunikimit pozitiv dhe retorikës konstruktive.’
Në të kundërt, çdo aspekt i veçantë i ‘debatit demokratik’ ka minuar ‘besimin në funksionimin normal të gjyqësorit’ duke nisur që nga akuzat dhe sulmet e Kryeministrit e deri tek qëndrimi i përgjithshëm ndaj sistemit gjyqësor i reflektuar në media, e cila përqendrohet vetëm në shfaqjen teatrale të krijuar nga procesi i vetingut, si sinonim i reformës në drejtësi. ‘Parimet e besimit reciprok, ndarjes dhe ndërvarësisë së pushteteve, komunikimit pozitiv dhe retorikës konstruktive ‘ u hodhën nga dritarja që ditën e parë.
Edhe pse shumë nga rekomandimet përfundimtare të raportit të ekspertit të BE-së u përfshinë në ligjet e reformës së drejtësisë, si Komisioni Evropian dhe qeveria shqiptare nuk arritën kurrë të kuptojnë frymën e reformës, siç ishte konceptuar fillimisht—pra, në mbrojtje të ‘pavarësisë, efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies’ të sistemit të drejtësisë. Këto janë objektiva që nuk mund të përmbushen vetëm me ligje. Ata kanë nevojë për krijimin e një klime bipartizane që respekton shtetin e së drejtës.
Gjendja e mjeruar ku ndodhet tani reforma në drejtësi-e cila i është ngjitur një sistemi politik të varfër dhe të falimentuar-është rezultat i verbërisë së qëllimshme nga ana e BE-së, i besimit naiv tek tekstet ligjore dhe tek metoda e ‘të fortit’ për ta shtyrë miratimin e ligjeve me forcën e pushtetit ekzekutiv të qeverisë.
Kjo gjendje është, gjithashtu, rezultat i ‘shtojcës’ së vetingut, i cili e ka zhvendosur plotësisht reformën në drejtësi nga një proces për rindërtimin e sistemit gjyqësor në një proces të dhënies së llogarisë publike nga çdo gjyqtar dhe prokuror, duke dëmtuar edhe më shumë besueshmërinë e sistemit.
Dhe askush nuk ja vuri veshin asnjërit prej paralajmërimeve të ekspertit të pavarur të vetë BE-së.
/Exit.al
Ironia e deputetit: Arta erdhi si 2 mujorshe, por…
Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi ka ironizuar sot me kryeprokuroren e Përgjithshme të përkohëshme, Arta Marku.
Duke komentuar shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA-së, Jeff Sessions, Bylykbashi shkruan në Facebook se, ‘Arta erdhi si 2 mujorshe, por po bëhet viti’.
Reagimi i plotë i Oerd Bylykbashit:
Jeff Sessions, Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-s që u caktua sipas Kushtetutës për të paktën 4 vite u shkarkua nga Presidenti Trump pas vetëm dy vitesh.
Ama, Arta Marku, Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme që u votua kundër Kushtetutës vetëm për 2 muaj, po mbush vitin në detyrën e saj të përkohshme, madje kërkon 200 veta shtesë në personel.
Nuk është çudi që ajo të rrije 4 vite.
Kjo reforma jonë në drejtësi duhet eksportuar sepse rezulton një “sukses” që të le pa frymë. Për shembull, do t’i kishte kursyer Amerikës një muaj debat për gjyqtarin e Gjykatës Supreme, sepse nuk do kishin gjykatë fare.
Zbardhet skenari i ekzekutimit të mikut të Shullazit
Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me atentatin mafioz të ndodhur në Durrës, ku u vranë Edison Harizaj, miku i Emiljano Shullazit dhe Genci Caci.
Burim policore thonë se, atentati ndaj Harizaj është kryer në mënyrë mjaft të organizuar, ku ekzekutorët që mendohet se janë më shumë 5 persona.
Skenari i ekzekutimit ka qenë I mirëorganizuar.
Kjo jo vetëm se kush ishte personi që ata kishin vënë në shënjestër për ta asgjësuar, çfarë përfaqësonte ai, dhe çfarë rreziku potencial i priste nëse nuk do arrinin ta vrisnin Harizaj, por edhe për vetë planin që atentatorët kishin zgjedhur të vinin në zbatim.
Kundërshtarët e Harizaj, kanë marrë informacion të hollësishëm se ku ndodhej në Tiranë dhe ka gjasa se kanë mbajtur në survejim lëvizjet e tij.
Mbrëmjen e të martës, pikërisht kur të gjithë ishin fokusuar në emocionet e ndeshjes sportive Inter-Barcelona, kundërshtarët e Harizaj kishin vendosur të kryenin asgjësimin fizik të tij.
Mësohet se Harizaj, pikërisht gjatë kohës kur luhej Inter-Barcelona, ka vendosur të udhëtojë me një automjet tip ‘Audi’ në drejtim të Vlorës, ku personi që e shoqëronte ishte shoku i tij Genci Caci 33 vjeç, person jo me probleme me drejtësinë.
Kundërshtarët i janë vënë në nga pas makinës së Harizaj i cili ishte pasagjer, ndërkohë që bashkëpunëtorët e tyre kanë zënë pritën në zonën e unazës së Durrësit, pak para se të mbërrijnë në zonën e plepave. Plani ka qenë shumë i qartë dhe shumë i organizuar, me përpikmëri.
Sapo është afruar në zonën e plepave, një automjet ku ndodhej pjesa tjetër e grupit ka hyrë kundërvajtje pikërisht në korsinë ku Harizaj, po udhëtonte nga Tirana në Vlorë. Genci Caci që ndodhej në timon, ka ulur shpejtësinë e makinës me shpresën për të shmangur automjetin që po vinte drejt tyre kundërvajtje dhe me drita të gjata.
Por Caci siç duket se ka kuptuar se e gjitha ishte një pritë, në të cilën ai së bashku me të paprekshmin e Vlorës, kishte rënë brenda.
Edison Harizaj dhe shoku i tij Genci Caci e ka parë veten mes dy makinave që e kishin bllokuar në autostradë dhe prej andej janë lëshuar rreth 50 plumba kallashnikovi duke lënë të vdekur në vend Edison Harizaj dhe plagosur rëndë Genci Cacin, duke humbur jetën në spital pak orë më vonë.
Harizaj është qëlluar disa herë nga afër me plumba kallashnikovi, duke mos i dhënë asnjë mundësi që të reagonte.
Vrasja u porosit nga Belgjika?
Atentat i Durrësit i tipit mafioz la dy të vdekur.
Në afërsi të Shkozetit në Durrës u ekzekutua me armë 39-vjeçari Edison Harizaj, ndërsa mbeti i plagosur rëndë shoku i tij Genci Coca, i cili më pas vdiq në spital.
Autorët e krimit dyshohet të kenë qenë një grup personash që udhëtonin në dy automjete.
Ata i kanë prerë rrugën makinës ku udhëtonin Harizaj dhe Coca është qëlluar në dy armë automatike me një numër të madh plumbash.
Një nga mjetet që u krye atentati është gjetur i djegur pak kilometra larg vendit të ngjarjes.
Policia beson se motivi i krimit lidhet me të kaluarën e viktimave, veçanërisht të 39-vjeçarit Harizaj.
Ai njihej me disa pseudonime të ndryshme si ‘Edison Faqedjeguri’, ‘Edisoni i 7 pallateve’, por edhe si ‘El padrino’ në qytetin bregdetar të Vlorës.
Sipas News24, vrasja e Edison Harizajt ka ndodhur për hakmarrje.
Kjo është pista kryesore mbi të cilën po heton policia. Hakmarrja ka ndodhur për një seri ngjarjesh kriminale që fillesën e tyre e kanë para viteve 2000 në Vlorë.
Për shkak të tyre, Harizaj dhe një miku i tij, po ashtu i përfshirë në këto ngjarje kriminale, kanë qenë në shënjestër të vrasësve gjatë këtij viti.
Sipas hetimeve të deritanishme, i zhdukuri në Vlorë, Albano Xhaferri ishte caktuar që të mbante nën vëzhgim Harizajn dhe mikun e tij, i cili më herët i kishte shpëtuar një atentati, për të kuptuar rutinën e tyre.
Xhaferri ishte porositur t’i gjente banesat, makinat, vendet që frekuentonin më tepër në mënyrë që të ndërtohej një pritë për t’iu bërë atentat.
Për këtë detyrë, që ai e kishte marrë nga Belgjika, Xhaferri kishte vënë në dijeni edhe shokun e tij Elton Troqe.
Por vetëm pak ditë pasi Xhaferri erdhi në Vlorë, për të kryer porosinë e marrë dhe nisi të gjurmojë personat së bashku me mikun e tij, u zbulua prej Harizajt dhe mikut të tij. Dy të rinjtë humbën kontaktet me familjarët dhe dyshohet të jenë vrarë.
Fill pas kësaj ngjarje Harizaj u zhvendos nga Vlora në Durrës ku jetonte në një banesë me qira pranë zonës së Plazhit në Durrës jo shumë larg vendit ku u vra.
Nisur nga ky episod, policia dyshon se vrasja e Harizajt, i cili ishte shënjestër i atentatit, është porositur nga Belgjika.
Është ende e paqartë nëse ekzekutimi është porositur me pagesë apo autori ka hyrë ilegalisht në Shqipëri dhe ka kryer vetë ekzekutimin.
Autori i dyshuar është një person me precedentë penalë, i dënuar për vrasje, që ka mundur të arratiset nga burgu dhe prej kohësh strehohet në Belgjikë.
Ai cilësohet si njeri i rrezikshëm dhe pjesë e një bande kriminale në Vlorë.
600 familje në rrugë, protestuesit të revoltuar me Ramën: S’ka bir k…që kalon këtu
Banorët e zonës së Astirit në Tiranë kanë dalë sërish në protestë duke bllokuar rrugën, pasi sipas tyre nga punimet që po bëhen për ndërtimin e “Unazës së Madhe” po u prishen shtëpitë.
Banorët janë shprehur të vendosur për të vijuar protestën, dhe thonë se janë 600 familje që do të nxirren në rrugë.
Më tej protestuesit janë shprehur mjaft të irrituar dhe kanë akuzuar Ramën dhe Veliajn si mashtrues dhe gënjeshtarë.
Madje protestuesit thirrën se ‘nuk ka bir kurve që na kalon nga këtu, pasi ne i kemi paguar tokat dhe kemi paguar taksat në shtet’.
Ndërkohë që një nga qytetarët paralajmëroi kryeministrin Rama se do ta mbrojë pronën me jetën e tij dhe askush të mos guxojë ti prishë shtëpinë.
“Ne nuk do të largohemi që këtu, do ta mbrojmë me jetë pronën tonë. Të mos guxojë të vijë dikush të prishë shtëpinë, për pronën i heqim edhe kokën.“- u shpreh qytetari.
“Kemi 30 vjet që i paguajmë taksa këtij shtetit. Do më flakin në rrugë. Vjen dhe më arreston. Pronën time do ta mbroj më gjak, janë 600 familje që do ti nxjerrin.Ne kemi paguar taksa.“- shtoi një tjetër protestues.
“Me çfarë të drejte të na e heqin kur kemi gjithë këto vite që banojmë këtu. Neni 69 thotë që personi që ka poseduar qetësisht e pa ndërprerje, duke u sjellë sikur të ishte pronar për njëzetë vjet në një pronë të paluajtshme, bëhet pronar i saj.
Ndërkohë bazë të nenit 168 personi që ka fituar me mirëbesim një send, në bazë të një veprimi juridik për kalimin e pronësisë dhe që nuk është i ndaluar nga ligji, bëhet pronar i këtij sendi, pas një posedimi të pandërprerë prej pesë vjetësh kur sendi është i luajtshëm dhe prej dhjetë vjetësh kur ai është i paluajtshëm.
Kur posedimi nuk është me mirëbesim, afatet e posedimit të pandërprerë dyfishohen. Posedimi konsiderohet i pandërprerë edhe kur fituesi i sendit ia ka dhënë posedimin një personi tjetër. Nuk mund të fitohet me parashkrim fitues një send që është pronë publike e patjetërsueshme”, shprehet një protestues i cili qartëson juridikisht problematikat e pronës.
Ndërkohë një tjetër banor u shpreh se po na bëjnë presion se nëse nuk e prishim vetë pjesën që duhet për të liruar vendin ndërtimit të rrugës, atëherë duhet të paguajmë 5 milionë lekë gjobë.
Të pranishëm në këtë protestë ishin edhe deputetët e opozitës, Flamur Noka dhe Klevis Balliu.
“U informuam nga banorët e kësaj zone që në mënyrë arbitrare po u prishet prona. Po trajtohen jo si qenie njerëzore si nga Bashkia ashtu edhe qeveria. Këta njerëz po hidhen në rrugë. Ja u dhe një vit apo 2 vite qira, po pastaj. Shteti duhet të dëmshpërblejë.A është normale që banorët të hidhen në rrugë si qen rruge, e jo banorë të këtij shteti? Gjejeni fajin tek shteti e jo te qytetarët. Qytetarët kanë të drejtë të mbrojnë jetën, pronën dhe familjen e tyre”, u shpreh Flamur Noka.
Ndërkohë Klevis Balliu u shpreh i revoltuar dhe tha se nuk ka bir nëne e as bir k*rve që tu marrë shtëpitë qytetarëve shqiptarë pa shpjegim e pa asnjë kompensim.
“Është koha që kjo qeveri të hapi veshët, ose në të kundër populli do të marrë rrugët. Këta njerëz po nxirren pa asnjë shpjegim nga shtëpitë e tyre dhe duke mos u dhënë të drejtën për tu dëmshpërblyer.
Nuk ka bir nëne e as bir k*rve që tu marrë shtëpitë qytetarëve shqiptarë pa shpjegim e pa asnjë kompensim”, u shpreh Balliu.
Basha, video-mesazh nga Helsinki: Mbështetje nga PPE për çlirimin e vendit dhe zgjedhjeve nga krimi
Kryetari i PD, Lulzim Basha ndodhet në Helsinki ku ka marrë pjesë në takimin e Partive Popullore Europiane.
Gjatë kësaj vizite, Basha ka zhvilluar takime të shumta me liderët e Partive Popullore dhe drejtues të vendeve Europiane e BE.
Në një lidhje live nga Helsinku në faqen e Facebook, Basha tha se PD ka marrë mbështetje për nismat e saj kryesore.
Mesazhi i Bashës
Jemi në darkën e samitit ku janë të pranishëm edhe Merkel, Junker, Tajani dhe lider të tjerë qeverish dhe të partive të djathta me të cilët do kem kënaqësinë të takohem.
Zhvillova një takim me Tajanin, ku bëmë një bizedë shumë miqësore.
Gjatë gjithë ditës kemi marrë garanci për mbështetje ndaj Shqipërisë dhe aspiratës për liri demokraci dhe mirëqenie. Mbështetje nga PPE edhe për nismat kryesore për çlirimin e vendit nga krimi, çlirimin e zgjedhjeve nga krimi dhe të ekonomisë.
Gepostet von Lulzim Basha am Mittwoch, 7. November 2018
Trump me dorë të fortë, vjen vendimi i parë pas zgjedhjeve
Prokurori i Përgjithshëm i ShBA-së Jeff Sessions ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme.
Vendimi është bërë publik nga vetë Session.
Siç shkruan BBC, vendimin për largimin e Jeff Session e ka njoftuar Departamenti i Drejtësisë.
‘Ne jemi të kënaqur që të bëjmë të ditur se Mattheë G. Ëhitaker, shefi i kabinetit të Prokurorit të Përgjithshëm Jeff Sessions në Departamentin e Drejtësisë, do të bëhet Prokurori ynë i Përgjithshëm. Ai do të shërbejë mirë vendin tonë,’, bëri të ditur Departamenti i Shtetit.
Edhe presidenti Trump komentoi vendimin në Tëitter:
‘Ne falënderojmë Prokurorin e Përgjithshëm Jeff Sessions për shërbimin e tij dhe i uroj atij një detyrë të re, që do të njoftohet më vonë’.
Prej kohësh Presidenti Trump kishte sinjalizuar planet për shkarkimin e zotit Sessions, i cili e kishte revoltuar presidentin kur u tërhoq nga hetimi për Rusinë që aktualisht po drejtohet nga Prokurori i Posaçëm, Robert Mueller.
Largimi i zotit Sessions e bën të paqartë fatin e zëvendësit të tij Rod Rosenstein, i cili është zyrtari i Departamentit të Shtetit që mbikqyr zyrën e Prokurorit të Posaçëm, Robert Mueller.
Disa analistë thonë se nëse Presidenti Trump shkarkon, ose shton trysninë mbi zotin Mueller, demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve që siguruan shumicën në zgjedhjet e 6 nëntorit, mund të shqyrtojnë mundësinë për të filluar procedurat për shkarkimin e presidentit.