30.5 C
Tirana
E hënë, 11 Gusht, 2025

Kushtrimi i fëmijës ndaj Ramës: “Do ta mbroj me gjak atë shtëpi, nuk janë lekë droge”

Banorët e zonës së Astirit në Tiranë kanë dalë sërish sot në ditën e 5-të të protestës së tyre duke bllokuar rrugën, pasi sipas tyre nga punimet që po bëhen për ndërtimin e “Unazës së Madhe” po u prishen shtëpitë.
Me banderolën “Zaho thuaj babit të mos na prishë shtëpinë”, protestës i janë bashkuar dhe shumë fëmijë.
Një djalë i quajtur Klevis Hyska, i cili shprehet se është këngëtar, rrëmben mikrofonin i përlotur dhe i emocionuar dhe betohet se do ta mbrojë me gjak atë shtëpi.
“Unë jam Klevis Hyska, këngëtar, disa me njihini. Dua ti bëj thirrje zotit kryeministër Edi Rama dhe kryetarit të bashkisë Erion Veliaj.
Deri dje, unë për z. Erion Veliaj dhe z. kryeministrin nuk mbahet mend sesa koncerte kam kënduar, sa koncerte, kam lodhur zërin tim për të gjithë ato koka të mëdhaja shteti. Dhe ato të ma shpërblejnë ashtu! Kurrë! Poshtë! Poshtë! Do ta mbroj me gjak atë shtëpi, prindërit e mi e kanë bërë me djersë. Nuk janë lekë droge, janë lekë djerse. Poshtë oligarkët, poshtë hajdutët”, u shpreh djali i emocionuar.

79 % e të rinjve duan të ikin!

Sipas një vrojtimi të “Gallup”, 79 për qind e të rinjve shqiptarë nga 15-29 vjeç duan të largohen përgjithmonë nga Shqipëria. Kjo është norma më e lartë në botë, me diferencë të theksuar nga të gjitha vendet e tjera, përfshirë ato në konflikte të armatosura.
Ndër vendet e rajonit, shifra e dytë më e madhe vihet re në Bosnje-Hercegovinë, me 62 për qind, e më pas Maqedonia me 51 për qind, ndërkohë që për Serbinë dhe Malin e Zi, pjesa e të rinjve që duan të largohen është më e ulët se 50 për qind.
Për shumë vite me radhë, mosha e re e popullsisë është konsideruar nga ekonomistët si shpresa më e madhe e Shqipërisë drejt zhvillimit të shpejtë ekonomik. Por, kjo shpresë po shuhet!
“Dua të iki sa më parë. E kam menduar të iki në Gjermani”, tha një i ri shqiptar.
Por, pse të rinjtë shqiptarë duan ta braktisin vendin e tyre?
“Sepse nuk ka punë, sepse është shumë e vështirë jetesa”, thotë një tjetër i ri.
Sipas INSTAT-it, në tremujorin e dytë të vitit papunësia për moshat nga 15-29 vjeç ishte 22.6 për qind, gati dy herë më e lartë sesa papunësia mesatare. Por, më shumë sesa mungesa e punës, të rinjtë i largon humbja e shpresës.
“Sepse këtu nuk ka të ardhme”, tha një e re shqiptare.
Mes të rinjve ka dhe nga ata që e shohin të ardhmen në Shqipëri. Por kjo është pakica…
“Sepse po ikëm ne, kush do të qëndrojë këtu?”, tha një i ri.
Largimi i të rinjve po shndërrohet në një nga problemet më të mëdha të Shqipërisë, një fenomen që ka pasoja të mëdha negative për të ardhmen e ekonomisë, financave publike, por edhe në rrafshin social.

”The Sun”: Ish-ushtarë shqiptarë pjesë e bandave kriminale në plazhet luksoze spanjolle

Vendpushimet spanjolle kanë qenë për dekada të njohura si vende famëkeqe për krerët e grupeve kriminale, duke frymëzuar filma dhe shfaqje televizive si “Sexy Beast” dhe “The Night Manager”.
Por në vijën bregdetare ka shpërthyer papritmas dhuna, duke rezultuar me një valë ekzekutimesh, sulme me bomba dhe vrasje barbare nga bandat.
Emigrantët britanikë kanë thënë për ”The Sun Online” se shumë banorë kanë frikë për jetën e tyre pasi vala e dhunës po përhapet në destinacione turistike, duke përfshirë Benidorm, Malaga, Marbella dhe Estepona.
Policia tregon për lehtësinë me të cilën kriminelët mund të fshihen në pronat e mëdha anonime të banimit, të cilat janë aq të zakonshme në zonat e Kosta del Sol si një nga atraksionet.
Ekspertët gjithashtu besojnë se bandat e reja nga 13 vende të ndryshme – duke përfshirë kartelet e drogës kolumbiane, ish-ushtarët nga Shqipëria dhe degët e mafies së frikësuar ruse – janë përgjegjës për shumicën e gjakderdhjes.
Ignacio Carrasco, sekretar i përgjithshëm për shoqatën e Gardës Civile në Malaga, tha: “Unë mendoj se jemi në një spirale të dhunës, e cila vetëm sa do të përkeqësohet. Bandat po përdorin bomba”.
Shifrat e Ministrisë së Brendshme spanjolle tregojnë se në vitin 2016 kishte 440 grupe të regjistruara të krimit të organizuar në mbarë vendin – vitin e fundit për të cilin janë në dispozicion shifrat zyrtare.
Ndërsa mbi 100 grupe të krimit të organizuar janë të bazuara në dy qytetet më të mëdha të Spanjës dhe Barcelonës, Malaga – së bashku me krahinën fqinje të Cadizit dhe krahinat bregdetare të Valencias dhe Alicante, në radhën e operimit të 51-100 grupe kriminale.

Berisha denoncon skandalin: Policia fshehu vrasjen e kryer nga kryeplaku

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari, i cili shkruan se në Janar të këtij viti ka ndodhur një krim në Librazhd, por është fshehur nga policia.
Sipas denoncuesit, vrasjen me sëpatë e ka bërë kryeplaku i fshatit Zdrojsh Katund, por i është lënë një të sëmuri mendor.
Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha
Denoncohet fshehja e vrasjes nga policia!
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb
Pershendetje doktor. Jam prej Librazhdi komuna Orenje. Doja denoncoja 1 krim qe ka ndodh ne pyll me fshatin tone Zdrojsh katun. Ne janar ktij viti u vra ne pyll me sepate Idriz Byci duke prere dru per te fituar kryeplaku i fshatit Kapllan Deda qe kishte zaptu pyllin e i maroi drute. Ne gjithe fshatin tone thon qe e vrau kryeplaku Kapllan Deda me sepaten e vet se Idrizi shkret i tha PSE mcove me pre dru se un jam puntor per rrugen.
Kapllanin e nimoi policia e bon sikur vrasjen e boni Fiqeri Haskurti qe esht me kartele i smure e vrau gjoja konflikt per pron me rruga. Tashi Fiqeriu shkret po bo burg kot. Ene shenjat e gishtave nuk i kane dal me spate. Kane dale te Kapllan Dedes kete se majten as 1 ore ne polici se e ndimune.
Kapllani duhet te ishte ne burg se ai rri tap ne fshat tu thon jam i pari fshatit, spy’s une, te vras e sme fut njeri mrena se kam krah. Ene policia ka frike prej Kapllanit po tankohet ai. I detyro njerzit te hypin te furgoni cunit te vet e furgonat e tjere si le me punu, i nalo me polici. Dite tjeter Doktorr sa te marr do ti coj me video se thone e kane filmu incizu kur ka qene tap Kapllani qeeerem mm mmmk mmm
Qe ka pranu vet vrasjen tu fol e tu permen emrat e atyne qe e nimojne. Te lutem doktor publikoje e nxirre ta marrin vesh te gjithe e ta fusin ne burg kete se mori ne qaf 2 familje. PAC shnet Doktor.

Plaçkitësit e OSHEE rrjepin qytetarët, marrin lekë nën dorë për rregullimin e sahatit

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij të Facebook mesazhin e një qytetari, i cili shkruan se,
punonjësit e OSHEE-së, pasi i kanë riparuar një defekt në sahatin e dritave i kanë kërkuar në këmbim lekë. Rasti në fjalë është regjistruar në Gosë të Rrogozhinës.
Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha në Facebook
Plaçkitesit e OSHEE rrjepin qytetaret e Goses.
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
Pershendetje Z.Berisha jam nje banor i Fshatit Gose Bashkia Rrogozhine, dy dite me pare kerkova ndihme per nje defekt te sahati i dritave te Oshee Rrogozhines dhe me mbrapa me erdhen per ta rregulluar tre persona ,pasi mbaruan pune me kerkuan leke qe ua dhashe dhe me thane se vijme ne pune me makinat tona… A mund te ma thote kush se kur i paguan faturat cdo muaj dhe te paguash per nje sherbim qe duhet ta beje vete kompania…Ju lutem publikojeni pasi Gosa eshte kthyer ne tabele qitje per te grabitur popullin per gjithcka nga punonjesit e Elektrikut Rrogozhine qe eshte mbushur plot me njerez partiake kohet e fundit…Respekte per ty Doktorr qe po na mungon shume…!!

Basha: Mbështetje dhe vlerësim nga liderët e PPE për pastrimin e politikës nga krimi (Video)

Kreu i PD, Lulzim Basha ndodhet në Helsinki ku po zhvillohet takimi vjetor i PPE.
Me një reagim në Tëitter, Basha shkruan se PPE ka mbështetur nismën e Partisë Demokratike për pastrimin e politikës nga krimi.
‘Votimi për drejtuesit e EPP dhe rezolutat në Kongresin #EPPHelsinki.
Pritet debati mes kandidatëve #alexstubb dhe #ManfredËeber mbi vizionin tonë për Europën e vlerave.
#up2EU Mbështetje dhe vlerësim nga liderët e EPP për betejën tonë për pastrimin e politikës nga krimi’, shkruan Basha në Facebook.

Gepostet von Lulzim Basha am Mittwoch, 7. November 2018

Atentati ndaj shokut të Shullazit, vdes në spital i plagosuri

Ka ndërruar jetë në spital i plagosuri i atentatit mafioz të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Durrës.
Genci Caci, i cili ishte i shtruar në Spitalin e Traumës bëhet e ditur se ka vdekur mbrëmjen e sotme, ndërkohë që prej orësh ka qenë në vdekje klinike.
Caci mbeti i plagosur rëndë në atentatin e djeshëm në lagjen 13 të Durrësit, ku u ekzekutua në mënyrë mafioze Edison Harizaj, miku i Emiljano Shullazit.
Ngjarja
Një atentat ka ndodhur pak pas mesnate në Durrës, ku mbeti i vrarë Edison Harizaj, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, dhe u plagos rëndë miku i tij, Genc Caci, 33 vjeç, i cili ndërroi jetë në spital.
Edison Harizaj është me orgjinë nga Vlora dhe mësohet se ka qenë objektivi i këtij atentati. Nga burime mësohet se Edison Harizaj ishte duke udhëtuar nga Tirana drejt Vlorës, kur i është bërë pritë nga dy persona.
Ndaj makinës “AUDI” ku udhëtonte Harizaj bashkë me mikun e tij është qëlluar me breshëri kallashnikovi dhe autorët pas atentatit kanë shkuar në zonën e Shën Vlashit të Durrësit dhe kanë djegur makinën. Në drejtim të mjetit Audi A8 janë zbrazur mbi 30 plumba, që dyshohen automatike.
Harizaj që njihet ndryshe si krahu i djathtë i Shullazit nuk është një emër i panjohur për forcat e policisë pasi dyshohet se ai ka qenë i përfshirë në zhdukjen e Albano Xhaferrit në Vlorë. Harizaj ka qenë i skeduar si i përfshirë në disa ngjarje kriminale në vend.
Drejt Durrësit mësohet se janë nisur me urgjencë dhe forcat RENEA, ndërsa janë ngritur pika kontrolli në Tiranë, Fushë Krujë dhe Kavajë. Dyshohet se autorët janë larguar me një makinë tjetër pas atentatit.

Zjarri në Bathore, reagon Mziu: Qeveria urgjent të financojë stacionin zjarrfikës në Kamëz

Kryetari i Bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu shpreh keqardhjen për tragjedinë e ndodhur në Bathore, ku 12 familjeve sot iu dogjën banesat.
Kjo ngjarje mund të ishte parandaluar apo do të ishte në përmasa më të vogla, nëse në Kamëz do të kishte një stacion zjarrfikëseje, kompetenca dhe financimi i të cilit duhet të ishte bërë që në janar të këtij viti ashtu si për bashkitë e tjera. 
Duke parë se çfarë ndodhi sot dhe ishte kërkuar më parë edhe nga kryebashkiaku Mziu, ai bën i thirrje edhe një herë qeverisë që në mënyrë urgjente Bashkisë Kamëz t’i delegohen fondet për ngritjen e një stacioni zjarrfikëseje, në një kohë kur nuk ka asnjë të tillë dhe 160 mijë banorë të Kamzës janë në mëshirë të fatit, siç ndodhi edhe sot.
Bashkia Kamëz kërkon urgjentisht kompetencat dhe financimin për makineritë zjarrfikëse dhe autobotet që duhen në raste të tilla.
Po ashtu, kërkohet edhe financimi i burimeve njerëzore të këtij stacioni, gjë e cila i takon Kamzës, ashtu si edhe bashkive të tjera.
Vetëm pak ditë më parë, Mziu pati replikuar me ministrin e Financave, Arben Ahmetaj, pikërisht në lidhje me delegimin e kompetencave dhe financimet e munguara të qeverisjes qendrore për Bashkinë Kamëz, ndër të cilat janë edhe ajo për shërbimin zjarrfikës.
Nëse do të kishin kaluar këto kompetenca dhe financime, tragjedi të tilla nuk do të ndodhnin.
Ndërkaq, strukturat e emergjencave civile të Bashkisë Kamëz do të jenë të gatshme që t’u vijnë në ndihmë familjeve të dëmtuara në këto ditë, derisa banesat e tyre të bëhen funksionale.

Urdhëri i Lleshit për mbetjet, ironia e Palokës: Aq e ka tagrin, vetëm për plehrat!

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka komentuar urdhërin e dhënë sot nga zëvendësministri i Brendshëm Sandër, Lleshi për mbetjet në 4 rrethe të vendit, drejtuar Policisë së Shtetit. I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’, Paloka ironizoi urdhërin e Lleshit, i cili u emërua dje nga Rama në postin e zv.ministrit por me kompetencat e ministrit të Brendshëm.
Sipas Palokës, Shqipëria ka nevojë për ndërhyrje emergjente për luftën kundër krimit dhe jo mbeturinave. Demokrati tha se Lleshi ndoshta do t’u tregojë shqiptarëve se aq e ka tagrin. Kujtojmë se urdhri i parë që dha sot Lleshi që pas marrjes së detyrës ishte ai për administratën e tij, ku ndalonte daljet për kafe në orar pune.
“Një ministër… po e quaj ministër, që urdhrin e parë në një vend që është vënë në shënjestër për krimin e organizuar, merret me plehrat. Mase duket Lleshi do t’u thotë shqiptarëve se kaq e ka tagrin. Siç duket policia do të shërbejë vetëm për të djegur plehrat apo për të mbajtur njerëzit larg nga plehrat. Lleshi do të jetë një ushtar i Edi Ramës. Dhe deri sa të jetë Rama aty, pak rëndësi ka se kush do të jetë ministër. Me grada apo pa grada, do të vazhdojë të jenë ushtarë të Ramës. Sa të jetë Rama, në Shqipëri nuk do të ketë kurrë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe s’do të ketë demokraci për rrjedhojë. Rama do larguar me çdo mënyrë. Ne rrezikojmë demokracinë në vend, por ajo lidhet me gjithçka”, tha Paloka.
Teksa u ndal tek fakti se pse opozita nuk e mbështeti kandidaturën e Lleshit si ministër, Paloka tha se, ai nuk është figurë e spikatur politike dhe se do të jetë ushtari i Ramës.

“Arsyet se pse Meta nuk e ka dekretuar Lleshin, duhet t’i kërkohen atij. Se di nëse është detyrim që arsyet Meta t’i bëjë publike. Ne duhet të dimë pse ka ikur Xhafaj. Edhe Meta ka të drejtën e tij që të deklarohet apo jo për arsyet. Ai ka thënë se; “Jam gati që të vijë në Parlament dhe të japë sqarime, me dyer të mbyllura apo të hapura”. Jam shprehur në emër të PD dhe personalisht dhe arsyeja është një dhe shumë e thjesht. Lleshi vjen në postin më të rëndësishëm qeveritar në një kohë kur Shqipëria vuan nga krimi i organizuar. Në këtë kohë na vjen një figurë që do të jetë shërbëtor i Ramës.
Ai ka qenë këshilltar i Ramës për kaq vite, dhe në këtë periudhë kur kanabis dhe vjedhja e votave ka qenë një proces i zhvilluar në sytë e shqiptarëve, se dimë ça këshillash i ka dhënë Ramës në këto kohë. Ka qenë një vartës, nëpunës i Ramës dhe pozicioni i tij do të ngelet i njëjtë. Ai është një funksionar i vënë aty nga kryeministri. S’jemi në një situatë normale.
Jemi në një situatë ku krimi ka marrë të gjitha frenat në dorë. Se dimë se pse ka ikur Xhafaj. Ka shumë fjalë që e lidhin momentin e largimit të tij me kapjen e bandave të PS. Në këtë moment largohet Xhafaj dhe vjen një njeri që nuk është figurë publike dhe nuk mban asnjë përgjegjësi. Ministri i Brendshëm ka detyra të tjera. Posti i ministrit është politik. Vendosja e një njeriu të tillë, me profil fare të ulët politik, të bën të mendosh që ky do të marrë urdhër nga Rama dhe s’do të luftojë krimin. Kemi bindjen se Rama nuk i donte këto goditje që bëri Xhafaj (arrestimet). E fundit fare është ajo me Dakon, pasi ai është njeriu më i rëndësishëm për Ramën. Rama nuk donte që të bëhej kjo goditje për Dakon, ndaj erdhi kjo lëvizje. Unë i thash Lleshit dje që të tregojë rastin se nuk është ushtar i Ramës. Nëse ai do të ishte një njeri me profil politik dhe të zbatojë ligjin dhe mos të bëhet mbrojtje e krimit dhe politikës së lidhur me krimin, të gjitha gjasat ashtu do jetë”, tha Paloka.

Dokumentat/ Zbulohet afera korruptive tek Unaza e Re, 18 milionë euro një kompanie guaskë me pronarë të panjohur!

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa, ka denoncuar sot, aferën e madhe korruptive të qeverisë prej 18 milionë eurosh në segmentin e ri të Unazës së Madhe në Tiranë.
Zhupa tha: “Prej disa ditësh, qindra familje tek Unaza e Re, po protestojnë për braktisjen totale nga qeveria, e cila po u shkatërron shtëpitë pa u dhënë asnjë dëmshpërblim për llogari të një afere të madhe korruptive dhe klienteliste për rindërtimin e 3 segmenteve të Unazës së Re të Tiranës.
Janë 40 milionë euro të shpërndarë praktikisht pa garë tek tre kompani, të cilat janë shpallur fituese, sepse pjesëmarrësja e dytë në tender, nuk ka dhënë asnjë ofertë. Kompania “Vëllezërit Hysa” është përdorur për të mashtruar ligjin dhe për të nxjerrë fituese kompanitë e paracaktuara nga Edi Rama dhe Erion Veliaj.
Skandali i aferës tek Unaza e Re thellohet edhe më shumë nga shpallja fituese e bashkimit të një kompanie guaskë, DH Albania, pronarët e së cilës janë të panjohur, me një kompani shqiptare, BIba X, që vazhdimisht ka qenë nën sekuestro për mos shlyerje borxhesh. Ky konsorcium ka fituar pjesën e luanit në tender, !8 milionë euro.
Faktet se pas rindërtimit të Unazës së re fshihet një afere korruptive janë disa:
1. Kompania Dh Albania është krijuar në korrik të këtij viti, një muaj e gjysëm para hapjes së tenderit

2. Kompania mëmë e saj është kompani e regjistruar në parajsë fiskale, me pronarë të panjohur.
3. Kompania biba X ka nuk ka përvojë në ndërtim rrugësh, aktivitet të cilin e ka shtuar pak para së të shpallej fitues i tenderit
4. Kompania Biba X, sipas të dhënave të medias, ka qenë nën sekuetsro edhe gjatë periudhës kur ka marrë pjesë në tenderin e Unazës së Re, në shkelje flagrante të ligjit të Prokurimeve Publike.
Edi Rama dhe Rrion Veliaj duhet t’u thonë sot shqiptarëve kush është pronari i vërtetë që fshihet pas kompanisë guaskë, duke grabitur me maskën e parajsës fiskale, 18 milionë euro të taksave të shqiptarëve.
Edi Rama dhe Erion Veliaj duhet të dëmshpërblejnë pa vonesë të gjithë banorët, të cilëve u kanë marrë paratë dhe votat për të legalizuar shtëpitë, ndërsa tani i trajtojnë si qytetarë të paligjshëm.
Partia Demokratike gjen rastin të sigurojë shqiptarët se me “Ligjin Antimafia” askush nuk do të gëzojë pasurinë e grabitur, duke u fshehur në guaskën e parajsave fiskale”.