Ndalohet Enver Bajri në Spanjë, drejtuesi i dyshuar i grupit “Bajri”. Policia e Shtetit, në koodinim të plotë dhe intensiv të veprimeve me Policinë Spanjolle dhe Policinë Italiane kanë arritur të ndalojnë pak minuta më parë shtetasin në kërkim ndërkombëtar Enver Bajri.
Bajri dyshohet se është drejtuesi i grupit kriminal “Bajri”, që ishte aktiv kryesisht në zonën e Shkodrës dhe u godit disa javë më parë nga Policia e Shtetit në një operacion të gjerë.
Enver Bajri u ndalua rreth orës 11:30 minuta të ditës së shtunë në San Huan, Alicante, Spanjë.
Policia e Shtetit ishte në gjurmim të tij, duke përdorur metoda speciale të hetimit dhe në bashkëpunim me agjencitë e huaja ligj zbatuese, arritën të konkretizonin kërkimin me arrestimin e tij.
Bajrit në momentin e ndalimit iu gjet një armë pistoletë, që e mbante pa leje dhe rreth 9 mijë euro.
Ai është i dënuar edhe në Itali me 6.6 vite burg për veprat penale të “Organizim i emigracionit të paligjshëm”, “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Falsifikim”.
Arrestohet në Spanjë Enver Bajri, kreu i bandës së rrezikshme “Bajri”
Reagon LSI: Kryeministri të largohet, Prokuroria të hapë hetimin nga i cili ai nuk shpëton dot
Kreu i deputetëve të LSI, Petrit Vasili ka kërkuar largimin e menjëhershëm nga detyra të Edi Ramës për shkak të shpërdorimit të pushtetit dhe mashtrimit public me rastin e audio-përgjimit të vëllait të ish-ministrit Xhafaj.
Vasili thotë se prokuroria duhet të nisë menjëherë hetimit e tij ndërkohë që ka shtuar se ankimimi I opozitës është një shans për organin e akuzës për të treguar se ajo respekton ligjet dhe jo banditët në pushtet.
Postimi i Vasilit
Kryeministri te largohet dhe Prokuroria te hape hetimin nga i cili ai nuk shpeton dot.
Kryeministri,qe ka kryer hetime paralele dhe per qellime politike ka mashtruar boterisht per audiopergjimin e vellait te ish ministrit te brendeshem, sikur kishte kryer vete nje ekspertize duhet te largohet menjehere nga detyra per te mos penguar dhe hapur rruge hetimit te plote, te nje shperdorimi pushteti te paprecedente ne historine e pluralizmit.
Prokuroria i eshte fshehur detyres dhe aq me e rende eshte qe e ka shperdoruar ate duke mbyllur hetimin ndaj kryeministrit te paditur.
Ankimimi i bere nga opozita eshte nje shans i madh per prokurorine per te treguar se ajo respekton ligjin dhe jo banditet me pushtet si dhe qe nuk eshte pale ne nje manipulim shteteror te permasave shume te medha.
Dita e te vertetes ka ardhur dhe sot ndahet kush eshte ne krahun e ligjit dhe kush haptas kunder tij.
Neser per askend nuk do te kete asnje lloj alibie dhe rruge shpetimi ne se zgjedhin te jene kunder ligjit,per hir te pushtetit dhe interesave te vogla.
Ja ankimimi i opozites ndaj vendimit te turpshem te prokurorise per te mbyllur hetimin ndaj kryeministrit.
Rama, në panik në shfaqjen publike në Divjakë, asnjë fjalë për Xhafën!
Kryeministri Edi Rama ësjhtë shaqur në publik pak orë pas “dorëheqjes” së Xhafës nga Ministër i Brendshëm.
Në një fjalim 1 orësh me gratë dhe vajza në Divjakë të Lushnjës, Rama dukej se ishte në panik dhe i terrorizuar, pasi në çdo fjalë që fliste i dridheshin buzët dhe të gjitha gjymtyrët. Ai nuk e ka përmendur asnjëherë Xhafajn, ndërkohë që ikja e tij nga detyra ka shkaktuar një tërmet të vërtetë politik në vend.
Opozita po kërkon tashmë largimin e vetë Edi Ramës nga detyra e kryeministrit ndërkohë që janë shtuar zërat sipas të cilëve Rama e shiti Fatmir Xhafajn për të shpëtuar kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako.
Gjatë takimit të sotëm në Divjakë, Rama ka folur vetëm për ligjin e miratuar së fundi nga Parlamenti për lojrat e fatit.
Peshkaqeni që po qelb të gjithë tepsinë…
Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ka reaguar pas dorëheqjes së ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Në një shenim në faqen e tij në facebook ai shkruan se duhet “Veting për peshqit e medhënj të qelbur”.
Ja postimi i plotë i deputetei të PD
Veting për peshqit e mëdhenj të qelbur.
Ne fillim iken Habilajt me gjithe Tahir, me pas Bajrot, me pas Avdylajt, tani Xhafajt. Ç’ka thenë opozita po del e vertetë. Aleanca e Qelbësirave, siç e quajti një ideolog i saj dikur në 2013, po shkërrmoqet në mes të panikut. Sa shkel njëri syrin dhe njofton konferencë shtypi, apo thotë shprehje me kod në TV dhe ja ku ikën minister apo deputet. Dhe ky është vetëm fillimi i shkërmoqjes. Prisni të shihni të rradhës!
Marreveshja me krimin është marreveshje me djallin. Herët a vonë të ha kokën!
Deri me sot po binin në rrjetë peshq të vegjël të qelbur. Sot ra një peshk i madh. Por siç e thotë një shprehje e vjetër durrsake, “Kur man erë bishti i peshkut, koka është qelb kahone!”. Dhe durrsakët këto historitë me “peshq” i njohin mirë.
Edi Rama është peshkaqeni që po qelb të gjithë tepsinë. Duhet hedh me gjithë tepsi sa nuk është qelbur shtëpia përfundimisht!
“Dorëheqja” e Xhafës/ Ish-ministri tregon planin ogurzi të Ramës: Kujdes!
Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka komentuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe i ka bërë thirrje opozitës që të ketë kujdes.
Manjani, dorëheqjen e Xhafës ai nuk e shikon si sherr të momentit mes tij dhe kryeministrit por si një plan të mirëmenduar të kryeministrit Ramës i cili synon që të kthejë opozitën në Parlament pasi në perëndim nuk i “hap askush derën”.
Por sipas Manjanit opozita nëse bën një gabim të tillë dhe bie në grackën e Ramës, i vë shkelmin vendit.
Për Manjanin tani është koha që opozita të vihet në krye të popullit të çoroditur.
Postimi i plotë:
Kujdes.
———-
Pa dyshim që njeriu i mirë Sandër Lleshi, politikisht i shërben Edi Ramës si veshja e sheqerosur e pilulave të helmuara.
Edi Ramës i duhet me çdo kusht një detantë (klimë e ç’tensionuar) politike, për të kthyer opozitën në parlament.
I duhet kjo klimë edhe për të tejkaluar disi në kohë skandalet e pritshme që lidhen tashmë me të.
Arrestimet e të vetëve, telendisja ne publik e të përgjuarve pushtetarë të tij dhe shkarkimi i Fatmir Xhafës janë shenja të qarta që Rama kërkon paqe me opozitën.
Që të mos kemi asnjë iluzion, të gjitha këto veprime ishin të paramenduara nga Rama. Asgjë nuk ka ardhur si sherr i momentit, siç thonë disa media.
Atij i duhet opozita në Parlament sepse nuk i hap më askush derën në perëndim!
Çështja është se nëse Opozita ia ofron këtë paqe e i jep dorën Ramës, praktikisht i jep shkelmin vendit!
Cilido faktor opozitar që e bën këtë gjë do mbahet mend për tradhëti ndaj vendit, demokracisë dhe progresit!
As ndërmjetësimet e huaja nuk e shpëtojnë vendin, nëse do tolerohej shkatërrimi i shtetit, i demokracisë she ekonomisë!
Tani është radha e opozitës të forcojë radhët dhe të vihet në krye të popullit të çoroditur.
U dorëhoq apo u shkarkua?! Reagon për herë të parë Xhafaj
Mesazhi i ministrit Xhafaj
Pas më shumë se 1 viti në krye të Ministrisë së Brendshme, me vullnetin tim, i kam paraqitur Kryeministrit Edi Rama dorëheqjen time si Ministër i Brendshëm, duke e falënderuar për besimin e dhënë me emërimin në këtë detyrë të rëndësishme.
Erdha në këtë detyrë për një mision të vështirë, shërbeva me pasion, me modesti dhe me devotshmëri në shërbim të shtetit, të ligjit dhe të qytetarëve.
Sfidat kanë qenë tepër të mëdha, por jam krenar se në krye të një ekipi me integritet e përkushtim në Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit, kemi mundur të arrijmë suksese shumë të rëndësishme në forcimin e rendit dhe sigurisë në vend, disa prej tyre të konsideruara të pamundura për vite të tëra.
Falënderoj të gjithë ekipin, kolegët, miqtë e mi dhe veçanërisht familjen time, si dhe të gjithë ata që më vlerësuan, besuan dhe më mbështetën gjatë gjithë kësaj periudhe.
Vlerësim dhe mirënjohje nga zemra për të gjithë ata gra dhe burra në uniformë, për gjithçka bënë gjatë kësaj periudhe në luftë me krimin dhe paligjshmërinë.
Një falënderim i veçantë edhe për partnerët vendas dhe ata të huaj, agjencitë ligj zbatuese vendase e ndërkombëtare, mbështetja e të cilëve ka qenë një inkurajim shumë i rëndësishëm.
Zbulohet komploti për arrestimin e Stresit, i futën armën në dollap, sa hyri fansja për foto, mësyu policia!
Sali Lushnja, babai i reperit të njohur Stresi, ka treguar në një intervistë se si qendron e vërteta lidhur me arrestimin e të birit të tij, gjetjen e drogës dhe armës dhe praninë në dhomë të një vajzë 20-vjeçare. Të gjitha këto ai i konsideron një komplot “si në kohën e Enver Hoxhës”, ndodhur si rastësish vetëm një ditë pasi ai paditi Taulant Ballën, krahun e djathtë të kryeministrit Edi Rama.
Në një intervistë për emision “SevenBizz” të Kosovës, Sali Lushaj shpreh falenderimin për interesimin për të mësuar të vërtetën e arrestimit të Stresit.
“Unë e kaloj me forcë, – u shpreh ai, – sepse kam mbëhstetjen e të gjithë miqve, shokëve kujto që e njeh Stresin, nga Kosova, Maqedonia që e dinë se si qëndron e vërteta. Një ditë më parë unë denoncova, i ngrita një padi Taulant Ballës, krahut të djathtë të Edi Ramës dhe këta – nuk kaluan as 24 orë dhe bënë një komplot si në kohën e Enver Hoxhës – se s’kishin çfarë të më bënin mua.
Ai shkoi në hotel për të fjetur gjumë. Kishte zënë një dhomë tjetër, i ndërruan dhomën. Shkuan futën armën e mbështjellë me peshqir dhe e lanë në dollap. Ai ka fjetur gjithmonë në dhomën numër 3, ata i sugjeruan një dhomë tjetër…
Në momentin që një fanse ka thënë dua të bëj një fotografi, as dy minuta, ka hyrë Policia!
Vajza ka qenë e ulur në karrige dhe në atë moment ka ndërhyrë Policia:
Kontroll! Kontroll! Çfarë ke për të dekalruar? Stresi: Asgjë. Në atë moment kanë shkuar tek dollapi: Po kjo?! Stresi iu përgjigj: Atë merreni me vete!
New York Times: Rama asnjë shpjegim për dorëheqjen, Xhafaj pritet të lëshojë një deklaratë
Mediat më të mëdha në botë kanë nisur t’i bëjnë jehonë largimit të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Gazeta Nju Jork Tajms ka publikuar një raportim nga AP.
‘Kryeministri shqiptar tha se, ministri i Brendshëm i vendit ka dhënë dorëheqjen.
Duke shkruar në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama tha se, ka pranuar dorëheqjen e ministrit Xhafaj, pa dhënë asnjë shpjegim.
Më pas Rama nominoi Sandër Lleshin, një ish-zyrtar ushtarak, për postin në fjalë. Rama tha se, Lleshi do të sjellë energji pozitive’.
‘Lufta kundër krimit të organizuar, trafikut të drogës dhe korrupsionit janë prioritetet kryesore për Shqipërinë, e cila shpreson që të nisë negociatat e plota me BE gjatë vitit tjetër.
Xhafaj pritet të lëshojë një deklaratë në vazhdim’.
Katastrofa që paralajmëroi Basha!
Nga Naim Hasani
Besoj të gjithë e kujtojnë mesazhin më të cilin pushtoi Shqipërinë dhe shqiptarët “Rilindja” narkokomuniste. “Për Shqipërinë që duam”, ishte mesazhi i rëndomtë që në 2013 i dhuroi pushtetin një grupi kriminal dhe narko-trafikant, pak kush e besonte se do të ishte i tillë.
Eshtë shumë e dhimbshme të shohësh se si pas 5 viteve qeverisjeje, kjo “Rilindje” arriti të nxjerrë Shqipërinë nga binarët e demokracisë dhe ta çojë drejt një katastrofe që po degjeneron nga një skandal tek një tjetër, njeri më i rrezikshëm se tjetri.
Në këto 28 vite demokraci, shqiptarët nuk kanë përjetuar një sitiuatë të krahasueshme më atë në Kolumbi, ku suksesi i vetëm i qeverisë është narko-trafiku dhe kontroll i çdo qyteti në Shqipëri, nga jugu në veri nga familje dhe banda kriminale, që terrorizojnë çdo ditëe shtetin dhe qytetarët dhe në çdo votim i garantojnë votën bosëve të tyre në pushtet dhe si shpërblim u garantohet paprekshmëria dhe mbretëria e krimit dhe terrorit.
Eshte turp i madh për Shqiperine dhe shqiptarët dhe padyshim edhe për socialistet e thjeshte tek durojne mbretetimin e krimit qe eshte bere njesh me pushtetarët dhe eshte bere kanceri qe po shkaterron në gjeneze shpresen dhe të ardhmen e çdo qytetari dhe po e detyron çdo familje dhe sidomos të rinjtë të largohen masivisht nga trojet e tyre.
Ajo çfare parajmeroi lideri i opozites z. Lulzim Basha gjatë gjithë ketyre pese viteve çdo dite ishte nje profeci qe për fatin e keq po vertetohet cdo dite.
Kapja e shtetit nga mafja, shuarja e shpreses tek e ardhmja, kriminalizimi total i “Rilindjes”, blerja e votes me parate e droges dhe marrja e mbajtja e pushtetit me kriminele ordinere, qe dhunojne voten dhe vullnetin e lirë të shqiptarëve, eshte lajtmotivi i pushtetit të sotem në Shqiperi dhe kjo eshte tragjedi qe kercenon në themele paqen sociale dhe rendin demokratik.
Shqiptarët dhe padyshim socialistet e vertete po e shohin cdo dite e me shume degradinim e shtetit dhe shoqerise shqiptare, por a mundet nje politikan i kalibrit Europian dhe largpames si Zoti Basha të perballoje i vetem nje barre kaq të rende me boten e krimit dhe friken qe ky pushtet ka mbjedhe në çdo qytetar qe jeton perdite realitetin e hidhur të instaluar në Shqiperi?
Nje lider i pergjegjshem i therret ndergjegjes qytetare dhe shpirtit demokratik të atyre qe ai perfaqeson, për tu perballur më të keqen qe i kanoset vendit të tij. Shqiperia ka dhene prova se eshte e lehte të besh revolucion brenda dites, por e ka pasur shume të veshtire te beje revolucion Demokratik, qe vjen vetem nga kutia e votimit dhe vota e lire e shqiptarëve.
Revolucioni Demokratik vjen nga rinia dhe inteligjenca, e cila fatkeqesisht çdo dite e më teper po behen specie ne zhdukje, nje tjeter investim i forte i Rilindjes për ta mbajtur Shqiperine pa shqiptarë.
Bandat kriminane dhe kriminelet ne pushtet po mbushin tregjet e Europes me prodhimet e tyre të narko-trafikut “Made in Rilindje”.
Kancelarite Europiane kane problemet e tyre të nje Bashkimi Europian super te lodhur nga zgjerimi drejt lindjes dhe shqiptarët kudo qe jane në Europe e kudo, duhet ta shikojne shpetimin e Shqipërisë tek shqiptarët dhe jo diplomatët e huaj qe terheqin në pole te ndryshme të politikave në interes të shteteve qe ata perfaqesojne, apo interesave të tyre personale.
Me dhemb shpirti kur vizitoj Shqiperine ose edhe telefonatat e perditshme qe më vijne nga Shqiperia, ku tashme jo vetem të varferit por edhe shtresa e “pasur” nuk duan të qendrojne apo të mbajne as edhe nje dite, femijet e tyre në Vendlindje, cka po i shkakton kombit katastrofen më të rende demokrafike, 28 vjet pas renjes se komunizmit.
E ardhmje e Shqipërisë nuk mund të jete largimi. E ardhmja e Shqipërisë eshte bashkimi dhe ndergjegjesimi për nje permbysje demokratike nepermjet votes se lire, të bandave Kriminale qe drejtojne sot shtetin tone ame. Alternativa e vetme Demokratike dhe qytetare eshte bashkimi rreth kauzes se opozites dhe liderit më vizionar dhe qytetar qe ka dhe mund të kete Shqiperia z. Lulzim Basha.
Partia Demokratike dhe çdo qytetar i ndershem qe as nuk blihet e as nuk shitet nga bandat dhe krimi i organizuar në Shqiperi duhet të punojne ore e minute per te bere të qarte katastrofen njerezore dhe ekonomike ku e ka çuar Shqiperine “Rilindja”, dhe të ndihmojne ne çdo rast z. Basha për tju bere të qarte shqiptarëve se vendi rrezikon koegzistencen.
Nese edhe njehere pushteti blihet me parate e krimit nga krimnelet e veshur në pushtet, atehere Shpresat dhe aspiratat e shqiptarëve per liri dhe demokraci do të jene fikur për nje kohe të gjatë.
Rinia dhe inteligjenca shqiptare tashme eshte përqendruar në diaspore dhe neve nuk mundet të rrime duarkryq por të ndihmoje më çdo mjet demokratik, vendosjen dhe sundimin e ligjit ne Shqiperi.
Partia Demokratike dhe lideri i saj dhe i opozites në teresi, jane vetvetiu shpresa e vetme per ndryshim, për nje shtet funksional dhe promotorë të nje ventingu të vertete politik, për ti prere njehere e përgjithmone lidhjet e krimit me politikanët ne Shqiperi.
Nuk ka asnje krim me pushtet qe mund të frenoje pergjithmone uraganin e lirise dhe revoltes kunder shtypjes, kriminalizimit dhe mohimit të lirise. Eshte koha për ringritje dhe për ti thene jo, qeverisjes nepermjet droges dhe vrasjes se shpreses dhe të ardhmen dhe ajo duhet urgjent të merret në dore nga qytetaret dhe nje qeveri e pergjegjshme qe në themel ka sundimin e ligjit dhe pergjegjshmerine dhe dhogaridhenjen, qe buron vetem nga vota e lire.
Koha e krimit dhe krimineleve, duhet të marre fund njehere e pergjithmone, qe shqiptarët të marrin fryme të lire ne token e tyre arbnore dhe shekullore.
Zoti e bekofte Shqiperine dhe Shqiptarët.
Autori eshte Avokat dhe Kryetar i Deges se Partise Demokratike në Britani
Rama, koka e oktapodit, bën ministër ‘këshilltarin’ që s’foli për radarët e vënë në shërbim të krimit
Analisti Dritan Kaba në një reagim pas ikjes nga detyra të ministrit të brendshëm, shkruan se cdo ministër që vendoset në krye të këtij dikasteri ka bërë pakt me krimin e organizuar. Kaba thotë se koka e oktapodit është Kryeministri Edi Rama.
Ai ka sulmuar edhe propozimin e ri të Ramës për ministrër, Sandër Lleshin, ose “këshilltarin” që nuk foli asnjë fjalë për radarët që u vendosën në shërbim të krimit të organizuar.
Reagimi i plotë i Dritan Kabës
KRIMI NDERRON EMRAT, POR JO QELLIMIN
KOKA E OKTAPODIT ESHTE NE VEND , AI QUHET EDI RAMA!
Kembim i panevojshem per te ndalur vrullin e oppzites. Çdo minister qe vendoset ka bere pakt me krimin e organizuar. Kjo eshte e qarte derisa e emeron shefi i krimit te organizuar.
Asnje alibi per kete figure qe 5 vite ka qene pjese e kabinetit te se keqes. 5 vite qe i ka sherbyer me zell ideatorit te kanabizimit te vendit. Dhenies me koncension shkollat e mesme dhe 9 vjeçare. Ky “keshilltar” qe nuk foli nje fjale per skandalin e radareve qe u vendosen ne sherbim te krimit te organizuar. Çdo emer eshte pasues e mbulues i ushtareve te krimit ne ate ministri.