29.5 C
Tirana
E martë, 17 Qershor, 2025

Nishani: Steka tani është tek Kryeministri, si do të largohet

Ish-presidenti Bujar Nishani tregon një tjetër version se çfarë ka ndodhur brenda Partisë Socialiste që solli dorëheqjen e Fatmir Xhafajt.
Duke iu referuar aludimeve për një luftë të brendshme në PS, ai tha sot në emisionin “Kjo javë” në Neës24 se në bazën e PS ka qarkulluar zëra se Xhafaj, Tahiri dhe të tjerë po komplotojnë kundër Edi Ramës. Ai u shpreh se kjo është një mendësi e përhapur nga Rama me qëllim justifikimin e shkarkimit.
Nishani tregoi dhe mënyrën e vetme sipas tij që situata të normalizohet.
“Unë jam qytetar i këtij vendi dhe nuk ndihem mirë kur jo vetëm unë por edhe fqinjët tanë tregojnë se modeli i komunikimit në Shqipëri i ngjan një kupole të mafies. Pra është shantazhimi i njëri-tjetri përmes materialeve kompromentuese. Këto janë materiale të aferave të rënda sepse të gjitha aferat e bëra publike deri sot konvertojnë në një kanal të vetëm, politikë me grupe kriminale. Kryeministri e ka sjellë situatën në modelin më të zi të mundshëm. Ka vetëm një mundësi që të rregullojë sado pak nga kjo katrahurë që ka bërë, të largohet sa më parë që Shqipëria të bëjë kthesën e madhe dhe të fillojë rrugën drejt normalizimit.

Ka rreth dy muaj që në bazën socialiste po flitet që Xhafaj, Tahiri e të tjerë po komplotojnë kundër Edi Ramës dhe kryeministri i ardhshëm do ishte Xhafaj. Po mendoj se është një mendësi e përhapur nga Rama që kur të vinte puna të thoshte se hoqëm se po komplotonte kundër kryeministrit.
Steka tani është tek kryeministri. Ka vetëm një mundësi të shpëtojë nga ajo katrahurë që ka bërë. Pasi i kanë ikur dy ministra të brendshëm i është vërtetuar katërcipërisht blerja e votës nga grupet kriminale atëherë ku njeri duhet sa më parë të largohet. Nëse nuk e bën është mision i opozitës t’i prijë një aksioni qytetar për ta larguar”, deklaroi Nishani.
Ai theksoi se modeli i qeverisjes, është një model që e ka sjellë vendin në kaos dhe do e çojë në greminë. Nëse kryeministri nuk largohet në këtë situatë që i ka sjellë Shqipërisë atëherë presioni qytetar duhet ta detyrojë atë të largohet dhe t’i hapë rrugën njerëzve të përgjegjshëm.
“Krimi ekziston bashkë me shoqërinë. Por ka një dallim thelbësor. Nëse deri para kësaj qeverisje krimi kishte frikë nga shteti, i fshihej shtetit, i cili e godiste herë me sukses e herë pa sukses sot është krimi që e përcakton në cilin drejtim duhet të ecë shteti”, u shpreh ish-presidenti.

Deklarata e fortë e ish-Presidentit që shkarkoi Lleshin: Eshtë ekstremist, nuk është gjeneral

Ish presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka thënë se ministri i ri i Brendshëm, gjeneral Sandër Lleshi, i cili zëvendëson në këtë detyrë Fatmir Xhafën është një ekstremist politik që ka fyer kushtetutën.
I ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ me Nisida Tufën në Neës24, Nishani u shpreh se sot nuk ka më rëndësi kush vendoset ministër, pasi ata trajtohen si zëdhënës shtypi. Nishani tha se ka liruar nga detyra Sandër Lleshin sipas ligjit dhe se ky i fundit iu drejtua gjykatës, e cila u mor sipas tij me dekretin e Presidentit në atë kohë.
“Ministrat sot trajnohen si zëdhënës shtypi. Nuk ka rëndësi kush vihet ministër. Personi konkret është një ekstremist politik. Nuk është më gjeneral. Kur ka pasur uniformë u angazhua në aktivitet politik të njëanshëm. Nuk ka fare rëndësi kush bëhet ministër, pasi ministrat rezultojnë të lidhur me krimin. Të dy ish ministrat kanë përfituar nga aktivitetet kriminale. Tashmë nuk ka asnjë vlerë sepse ka humbur çdo sens i besimit dhe i shpresës. Sa më parë qytetarët presin që t’i hapet rrugë shpresës. Lleshi ka fyer kushtetutën duke qenë me uniformë.
Në FA, ushtarakët shërbejnë brenda një termi të caktuar. Nëse nuk merr gradën e caktuar ti del në rezervë. Lleshi e mbylli fazën përkatëse dhe doli në rezervë sipas ligjit. Gjykata u mor me dekretin e presidentit.”- tha Nishani.
Kujtojmë se në Dhjetor të 2013 Gjykata e Tiranës vendosi të shfuqizonte dekretin e ish-Presidentit Bujar Nishani, për lirimin nga detyra të gjeneral Sandër Lleshit, duke pranuar rikthimin e tij në detyrë si zv.shef i Shtabit të Forcave të Armatosura.

Ish-presidenti i Republikës Bujar Nishani ndodhet sot në studion e emisionit “Kjo Javë” me gazetaren Nisida Tufa në Neës24 për të komentuar zhvillimet e fundit, duke e nisur së pari me dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.
Nishani u shpreh optimist nga kjo lëvizje dhe deklaroi se ky është demontimi i një piramide.
“Së pari unë dua të shpreh për herë të parë ndoshta një lloj optimizmi personal të zhvillimeve politike. Duket se ka filluar një lloj demontimi i një strukture. Unë kam besuar gjithmonë që do të vijë një moment që do të fillojë pika e kthesës. Sepse nuk besoj se ka alternativë tjetër për një shoqëri veçse të dalë nga kauza e anarkisë e anomalitetit. Natyrisht që është një rrugë e gjatë, është nevojë për një kthesë të madhe. Por besoj se zhvillimet e fundit, përfshirë dhe dorëheqjen e ministrit të dytë të brendshëm tregojnë se ka filluar demontimi i kësaj piramide”, tha Nishani, raporton “BalkanËeb”.
I pyetur për arsyet e kësaj dorëheqje, Nishani tha se është e kërkuar nga ndërkombëtarët por përmendi dhe presionin e qytetarëve dhe atë të opozitës.
“Dorëheqja ka dy anë të medaljes, ose dy rrugë. Në analizën time të dyja rrugët të çojnë në një burim, tek kreu i qeverisjes aktuale. Në aspektin e parë politik, dorëheqja e ministrit të radhës të brendshëm është padyshim për shkak të presionit të madh në rritje. Dikush thotë se nuk ka një vizibilitet, se nuk kemi protesta por ka një presion në çdo rrugë, çdo lagje e çdo kafene të njerëzve. Presioni final besoj se ka qenë presioni ndërkombëtar. Patjetër që është e kërkuar. Sot u konfirmua si akt. Por të shikosh procedurën del kryeministri dhe njofton zëvendësin e ministrit”, tha Nishani.

Basha nxjerr videon: Dako i dha leje Avdylajve për restorantin në Durrës, dosja 339 sapo ka nisur të zbulohet

Kreu i PD, Lulzim Basha ka publikuar një video në Facebook , teksa hedh akuza në drejtim të kreut të bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako për lidhjet e tij me bandën e Shijakut të arrestuar javën e kaluar për trafik droge.
Sipas kryedemokratit, restoranti ‘Pista’ në Durrës, në pronësi të grupit të Avdylajve është ndërtuar me lejen e Vangjush Dakos. Basha thotë në video se Dako e ka lënë Durrësin në dorën e krimit të organizuar si shpërblim për blerjen e votave për pushtetin e Edi Ramës.
Në video shfaqet edhe një pjesë e deklaratës së Dakos bërë në emision Opinion gjatë kësaj jave ku thotë ndër të tjera se: “çdo person nuk ka marrë nga Vangjush Dako asgjë kundra ligjit”.
“Dosja 339 sapo ka nisur të zbulohet. Vangjush Dako e ka vendin në burg”, shkruan Basha në videon e publikuar.

Dosja 339 sapo ka nisur të zbulohet. Vangjush Dako e ka vendin në burg.

Gepostet von Lulzim Basha am Samstag, 27. Oktober 2018

Sulmi i Xhafës ndaj Ramës, e konsideron peng të mafias: Je i pafytyrë dhe i lig!

Në një përgjigje direkte të Xhafës ndaj Ramës nëpërmjet facebookut, Xhafa ka ndërmarrë sulmin e parë të fortë ndaj Ramës. Ndonëse pa përmendur emrat, si Rama dhe Xhafa kanë shkëmbyer sulme ndaj njëri-tjetri. I pari ishte Rama që sulmoi Xhafën nga Divjaka duke e lënë të kuptohet se ai kishte goditur me gurë familjen socialiste. Ndonëse pa i përmendur emrin konteksti ishte i qartë dhe i drejtohej Xhafës që arrestoi grupin e drogës në Has dhe bashkë me të edhe dy ish-deputetë të Ramës.
Pas këtye deklaratave të Ramës ka ardhur përgjigja e menjëhershme e Xhafës nga facebooku. Në një postim të shkurtër Xhafa thotë se “përbuz shpifjet e komentet neveritëse të kujtdo që nuk mund të kuptojë dot se ka edhe njerëz në politikë, që mund të jenë të lirë e vetvetja”. Fraza e fortë e Xhafës në këtë fjali është ajo ku ai thotë se është i lirë nga vetvetja duke lënë të kuptohet qartë se Rama nuk është i lirë por se është peng i mafias.
Për të tretën herë pasi vendosi të japë dorëheqjen, ministri i brendshëm në largim Fatmir Xhafaj ka komentuar edhe një herë arsyet e tij.
Fillimisht bëri një deklaratë të gjatë në rrjetet sociale ku e vetmja frazë për tu veçuar ishte vlerësimi se në pak më shumë se një vit ïshin bërë punë të mëdha, të pamendueshme më parë”. Tingëllonte si një “shigjetë” për ata që e kishin sulmuar nga brenda mazhorancës, ku njëri prej tyre ishte rreshtuar hapur edhe paraardhësi i tij në këtë detyrë, Saimir Tahiri.

Reagimi i dytë ishte për gazetarët e shumtë që e prisnin te dera e ministrisë.
Aty bëri vetëm një falënderim për familjen dhe bashkëpunëtorët ndërsa ai që duket si më i forti është një koment që ka bërë në Tëitter gjatë pasdites së të shtunës. Në disa postime, Xhafaj thotë se ka marrë shumë mesazhe mbështetjeje nga socialistë dhe njërëz të panjohur prej tij. Për këta, ministri thotë se ka ikur nga detyra me vullnetin e tij.
“I siguroj të gjithë se dorëheqja ime është tërësisht me vullnetin tim të lirë dhe e bazuar në principe dhe vlera njerëzore e institucionale. Ajo është tërësisht respekt për veten, e për këto standarde të shenjta për mua” – thotë Xhafaj që më pas bën një kundërsulm për opozitën duke e sfiduar atë.
“Opozita me komentet për dorëheqjen time konfirmon edhe një herë degradimin e saj politik. Fatkeqësi për ata vete, por edhe për qytetarët. I sfidoj ata e cilindo, tanimë që nuk do të jem më Ministër të provojnë akuzat e bëra ndaj meje si Ministër”- shkruan Xhafaj.
Pjesa më kulmore duket se është për në fund ku mesazhi duket si i koduar.
“Përbuz shpifjet e komentet neveritëse të kujtdo që nuk mund të kuptojë dot se ka edhe njerëz në politikë, që mund të jenë të lirë e vetvetja, në çfarë mendojnë e çfarë bëjnë. Ligësinë e pafytyrësinë e tyre thjesht e neveris me heshtjen time. Koha mbetet gjykatësi më i mirë për cilindo” – thotë Xhafaj.

Përbuz shpifjet e komentet neveritëse të kujtdo që s’mund të kuptojë dot se ka dhe njerëz në politikë që mund të jenë të lirë e vetvetja, në çfarë mendojnë e çfarë bëjnë. Ligësinë e pafytyrësinë e tyre thjesht e neveris me heshtjen time. Koha mbetet gjykatësi më i mirë për cilindo
Fatmir Xhafaj thotë se është një “njeri i lirë dhe vetëvetja”, por vetëm pak orë më parë në një takim në Lushnje, kryeministri Rama thoshte se “njerëzit e lirë në një parti që qëllojnë me gurë shtëpinë e tyre duhet të largohen”.
“Kur hyn në një parti, nuk i bën dot të gjitha siç i bëje përpara.
Unë që kur hyra në parti hoqa dorë nga ideja që mund të shkoja prapë në plazh nudo. Por ka edhe të tjera. Diskutojmë ne me njëri tjetrin dhe ndonjëherë kemi ndonjë shok që thotë: “Unë jam njeri i lirë”.
Jo mo se nuk je njeri i lirë. Je njeri i lirë ta thuash, këtu dhe ta diskutojmë këtu, por nuk je njeri i lirë të dalësh atje dhe t’i gjuash me gurë shtëpisë ku jemi bashkë se nuk ka kuptim.
Nëse do që t’i gjush me gurë shtëpisë, ik se nuk je i shtëpisë”- thotë Rama.
Këto dy mesazhe janë një shkëmbim i qartë i përplasjes Rama-Xhafaj brenda qeverisë që çoi në largimin e këtij të fundit. Mbi arsyet e përplasjes mes tyre janë dhënë shumë versione, por siç thotë edhe vetë Xhafaj, “koha” që për të mbetet “gjykatësi më mirë” do të zbulojë edhe atë që ndodhi këtë fund tetori në selinë rozë.

Skandali tjetër, prokurorja Prenga e Braho i çojnë dosjen në zyrë Dakos, po fshijnë provat

Mesa duket e gjithë administrata shtetërore është e angazhuar të zhdukë provat për kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako, emri i të cilit doli në përgjimet e Dosjes 339.
Një qytetar nga Durrësi ka denoncuar tek ish-kryeministri Sali Berisha, se mbrëmjen e kaluar prokurorja Donika Prela dhe deputetit socialist Spartak Braho, kanë dalë nga zyra e Vangjush Dakos të shoqëruar nga ky i fundit.
Ja çfarë shkruan ish-kryeministri në Facebook:
Ky është hetimi i Gjushit. Baba Taku dhe ndrikull Prenga avoketërit e tij! sb
“Zoti Berisha ne bashkine e durresit mbrame rreth ores 11:25 kan hy ne bashkin e DR dy prokurore nje nga pk ishte donika prenga prokurore e Dr kane dal me vangjushin rreth ores 12:04
Dhe ishe dhe sparthak braho kur dolen nga bashkia.”

Guardiola: Ronaldo është absolutisht i pazëvendësueshëm te Real Madridi

Ish-trajneri i blaugranëve u intervistua nga një ish-mik i tij, Hristo Stoichkov, për televizionin meksikan “Univisión”. Tema kryesore e bashkëbisedimit ishte “El Clasico” e së dielës, më 28 tetor, në “Camp Nou”, Barcelona-Real Madrid.
Pep Guardiola, trajneri i Manchester City, kishte pasur parasysh mungesën e njëkohshme të Messit (të lënduar) dhe Cristiano Ronaldos (transferuar te Juventusi), kur analizoi përplasjen epike mes dy gjigantëve të La Liga-s:
“Real Madridi pati një fillim të mirë të sezonit, ndërsa tani ka pasur një rënie minimale, por do të vazhdojë të jetë në krye. Futbolli spanjoll ka qenë me fat të mjaftueshëm për të pasur në gjirin e vet dy lojtarë të pabesueshëm, Cristiano Ronaldo dhe Messi. Ata, për një dekadë e kanë ndihmuar La Liga-n të rritet.
Kjo është një përplasje e veçantë, ku nuk shoh asnjërin ekip të favorizuar, edhe pse në çdo rast, fakti që Barcelona luan në shtëpi, është për t’u marrë parasysh. Real Madridi? Me ose pa Cristiano Ronaldon mbetet një ekip i nivelit të lartë në botë, por me largimin e portugezit ka humbur jo pak, por 50, ose 60 gola në sezon.
Ronaldo është një lojtar i jashtëzakonshëm, jo vetëm për golat, por sepse e ka ndihmuar ish-ekipin e tij në momentet e rëndësishme. Kjo gjë është absolutisht e pazëvendësueshme te Real Madridi”.

PD: Kush e bllokoi të enjten arrestimin e Dakos? As Rama dhe as vasaliteti i Prokurorisë nuk do ta shpëtojnë nga burgu

Partia Demokratike deklaroi se kreu i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako do të arrestohej të enjten por se dikush e bllokoi policinë.
Sekretari i grupit parlamentar të PD, Gent Strazimiri deklaroi sot se as kombinacionet brenda qeverisë, as vasaliteti i prokurorisë ndaj Edi Ramës nuk do ta shpëtojnë nga burgu “xhuxhin” e bandave në Bashkinë e Durrësit
Sipas tij, “Kamikazët e Edi Ramës në Prokurori nuk thonë: Kush po e mbron Vangjush Dakon nga Forca e Ligjit”.
Deklarata e plotë e Strazimirit
Vangjush Dako ka qindra faqe përgjime me bandat në Durrës.
Ka qindra telefonata me bandat, me të cilat bën pazar për blerjen e votave, në këmbim të favoreve, lejeve, punësimeve, tenderave, pasurive publike të Durrësit.
Në fund i falënderon për “kontributin” në rezultatin elektoral të Partisë.
Përgjimet e bëra publike deri tani janë vetëm fillimi.
Ato nuk janë as 1 përqind e aktivitetit kriminal të Vangjush Dakos, por përgjimet faktojnë se një ditë para zgjedhjeve, më 24 qershor, bandat e shtabit elektoral të Ramë kanë blerë vota për tepsinë e Edi Ramës.
Përgjimet provojnë se dy ditë pas zgjedhjeve, më 27 qershor, Vangjush Dako ka komunikuar përsëri me bandën e Avdylajve që i bleu votat, duke kërkuar takim me shefin e bandës për ta falënderuar dhe për të vazhduar pazaret në tepsinë e Edi Ramës.

Vangjush Dako pranon publikisht se në cilësinë e “supermenit” që njeh çdo qytetar të Durrësit, me adresë dhe numër familjarësh, madje më mirë dhe më shpejt se sistemi elektronik i gjendjes civile, ka komunikuar me përfaqësuesit e “familjeve të mëdha e të fuqishme”, me vetëdije të plotë që fuqia në Durrës është në duart e familjeve mafioze.
Vangjush Dako pranoi edhe publikisht se për shkak të kontakteve me ta, ka arritur “rezultat historik si drejtues politik i Partisë Socialiste” në Durrës.
Në një shtet normal, Vangjush Dako duhej të ishte arrestuar “live”, në studio por jo!
Pavarësisht këtyre fakteve, Prokuroria nuk e ka marrë asnjëherë në pyetje Vangjush Dakon.
Kamikazet e Edi Ramës ne Prokurori nuk thonë:
-Kush po e mbron Vangjush Dakon nga Forca e Ligjit.
-Kush e bllokoi të enjten arrestimin e Kryetarit të Bashkisë së Durrësit?
Vangjush Dako sot duhet të ishte në burg, njësoj si Arben Ndoka dhe Arben Çuko! Ata janë pjesë e të njëjtës dosje me numër 339!
As kombinacionet brenda qeverisë, as vasaliteti i prokurorisë ndaj Edi Ramës nuk do ta shpëtojnë nga burgu “xhuxhin” e bandave në Bashkinë e Durrësit.

Xhafaj dha dorëheqjen të enjten, një ditë pasi ishte grisur fletëarresti për Dakon

Ministri i Brendshëm, Xhafaj përmes një komunikimi publik ka deklaruar se ka dhënë dorëheqjen ditën e “aprdhje” pra të enjten. Koinçidon se dorëheqja e Xhafës të jetë paraqitur tek Rama 24 orë pasi PD deklaroi në një konferencë për shtyp se “ishte grisur fletëarresti” për Dakon. Rama nuk e ka firmosur dorëheqjen e Xhafës të enjten, por vetëm sot në mëngjes. Rama duket se ka pritur që të kalojë pak kohë nga ajo ngjarje e rëndë që kishte deklaruar PD në lidhje me zhvillimet për arrestimin e Dakos.
Të mërkurën deputeti Noka deklaroi në një konferencë shtypi se ishte grisur fletëarresti për Vangjush Dakon. A ka lidhje dorëheqja e Xhafës me mos arrestimin e Dakos? A ka patur një konflikt mes Ramës dhe Xhfaës për atë fletëarrest? Këto janë pyetje që pritet të konfirmohen në ditët e ardhshme.
Ajo që dihet tani është se Kryetari i opozitës, Basha si dhe ish-Kryeministri Berisha kanë deklaruar se Rama ka larguar Xhafën për të shpëtuar Dakon.
Postimi i ish-Kryeministrit Berisha sot
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas largimit nga detyra të ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj.
Berisha shkruan se Edi Rama e shiti Fatmir Xhafajn për të shpërtuar Vangjush Dakon, ndërkohë që e konsideron kryeministrin si kreun e mafias shtetërore më të rrezikshme të Europës.
Edvini, kreu i meduzes, mafies shteterore me te rrezikshme te Europes, shiti Xhafen per te shpetuar Gjushin dhe lekuren e tij!
Te dashur miq, pas nje beteje te furishme, opozita shqiptare ia doli ti jape nje goditje te merituar familjes mafioze Xhafaj, Agron/Geroni ne burg dhe aty e ka vendin Fatzi Xhafa, njeru qe futi ne polici te gjitha metodat e punes te mafies se policise sekrete hoxhiste per te mbrojtur lekuren dhe karrigen e tij.
Ne nje aspekt opozita ia doli. Por shtylla kryesore e botes se mafies, krimit te organizuar, korrupsionit, kreu i meduzes ne Shqiperi eshte Edvin Kristaq Rama, i cili ne nje moment kritik per veten e tij sakrifikoi Xhafen per Gjushin dhe vendosi ne krye te ministrise nje vasal te tij.
Kakistokracia e Shqiperise eshte ne agoni. Asgje, asnje vasal as dhe paterice nuk shpeton Noriegen nga verdikti i afert i revoltes popullore. Sb

Deklarata e deputetit të PD, Flamur Noka të mërkurën
Me një prokurori që nuk do të ishte nën urdhrat politikë të Edi Ramës, sot, Vangjush Dako duhet të ishte në burg.
Kryetari i Bashkisë së Durrësit është pjesë e dosjes me numër 339, njësoj si miqtë e tij kriminelë – trafikantë droge apo si dy ish-deputetët e Partisë Socialiste, që sot janë prapa hekurave për të shpëtuar më të rëndësishmin e dosjes 339, Vangjush Dakon.
Ka të paktën 24 orë që fletë arresti për Vangjush Dakon është prerë, por ekzekutimi I tij është bllokuar.
Prokuroria duhet t’u japë shqiptarëve dy përgjigje të thjeshta:
• Pse është kthyer mbrapsht urdhri për arrestimin e Vangjush Dakos sot në mesditë?
• Kush po ndërhyn që Vangush Dako, “xhuxhi”, siç e quajnë kriminelët e tij, të mos arrestohet në bazë të përgjimeve të dosjes 339?
Kryetari i Bashkisë së Durrësit është peshku i madh i dosjes 339 dhe përpjekjet për të shpëtuar Vangjush Dakon janë të pashpresa!
Askush nuk duhet të guxojë të prishë provat e përgjimit të Vangjush Dakos me kriminelët më të rrezikshëm të Durrësit! Çdo përpjekje për prishjen e provave, për zhdukjen e përgjimit apo për fshirjen e faqeve të transkriptuara të Vangjush Dakos me kriminelët është krim i rëndë, që paguhet me burg të gjatë.
Askush nuk mund ta zhbëjë të vërtetën se kriminelët e Durrësit e të Shijakut kanë blerë vota për pushtetin e Vangjush Dakos dhe Edi Ramës dhe, si shpërblim, kanë marrë leje ndërtimi dhe tendera miliona eurosh.
Këtë fakt e denoncoi një vit më parë Lulzim Basha. Për këtë fakt, e paditi për shpifje Vangjush Dako. Me këtë fakt, me dosjen me numër 339, Lulzim Basha fitoi gjyqin.
Paditë shterpë kundër opozitës dhe propaganda e lodhur se gjoja po luftohet krimi, pa arrestuar asnjë bos të krimit, janë në funksion të mbulimit të së vërtetës: se Edi Rama është peng i krimit të organizuar, i cili po qeveris dhe po pasurohet bashkë me Edi Ramën!

Krimi në institucione, Drejtori i Tatimeve me kallash, denoncimi: Më mori 10 milionë lekë me forcë!

Një qytetar i është drejtuar me një mesah ish-Kryeministrit Berisha ku i shkruan se, Bardh Tafa apo siç i flasin ndryshe, Bardhi me tepsi 5 mijë euroshe po terorizon gjithë bizneset e Fierit, Vlorës dhe Beratit. Ai shkruan më tej se, “te biznesi im mori 10 milion lekë. M’i mori me forcë dhe presion”.
Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha në Facebook
Nje bandit, delinkuent, drejtor i tatimeve i Norieges dhe Kakistokracise se tij!
Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e qytetarit dixhital. sb
Prsh Doktor!
Dua te denoncoi drejtorin e tatimeve me hajdut te edi rames. Ky eshte bardh mashtusiii sic e njeh gjithe tirana me mashtimet e tij. Bardh Tafa apo sic i flasin ndryshe bardhi me tepsi 5 mije euroshe po terorizon gjithe bisneset e fierit, vlores dhe beratit. Bisneset jane te frikesuara te denoncojne pasi ky moster qe ka mbeshtetjen direkt te kryeministrit dergon inspektoret per ti vene gjoba dhe ato bisnese qe nuk japim i percjell ne prokurori.
Po merr leke gjithandej dhe nuk e ndal dot njeri!Ju lutem doktor postojeni pasi eshte bere tmer i jugut. Po na ben keq. Te bisnesi im mori 10 milojon leke. Mi mori me force dhe presion. Eshte denoncuar disa here nga ana juaj po prap vazhdon tju mari lek bisneseve me force. Kane vendosur kriminelin drejtor!

Tahiri po shantazhon Ramën

Largimi i Fatmir Xhafajt është një zhvillim i mirë për vendin. Exit.al ka argumentuar që në krye se Fatmir Xhafaj është politikan që vetëm mund ta pengojë përparimin e Shqipërisë dhe se ai nuk mund të qëndronte më ministërpas zbulimit të dënimit të të vëllait për trafik droge.
Më në fund, krejtësisht papritur dhe pa zhurmë, Xhafaj është larguar nga drejtimi i ministrisë më të rëndësishme të vendit, pa dhënë asnjë shpjegim qoftë edhe indirekt për publikun.
Mënyra si ndodhi largimi i tij provon qëndrimet që ne kemi mbajtur për Fatmir Xhafajn, por megjithatë disa reflektime të para do të ishin me vend.
1. Largimi i Xhafajt është në rradhë të parë rezultat i përpjekjeve të opozitës.
Nuk ka as dyshimin më të vogël se faktori kryesor për largimin e Xhafajt është trysnia dhe sulmet e vazhdueshme të opozitës kundër tij. U deshën vetëm pesë muaj. Me gjasa, guri i fundit që e rrëzoi atë nuk ishte i opozitës, por pozicioni i tij ishte dobësuar ndërkohë aq shumë nga opozita sa ikja e tij ishte vetëm çështje kohe.
Veçanërisht, përpjekja për të mbrojtur të vëllain nga sulmet e opozitës duke fabrikuar një dëshmitar të rremë dështoi në mënyrë spektakolare, duke dëmtuar edhe më shumë imazhin e qeverisë dhe rrezikuar karrierën politike dhe dënimin edhe të Taulant Ballës dhe Ardi Veliut. Shkurt, mbajtja e Xhafajt ishte kthyer në kosto për qeverinë, për shkak të qenies së tij shenjestër e lehtë e opozitës.
Në mënyrë ironike, ndonëse opozita sulmohet për qasjen e saj jo radikale, faktet po tregojnë se ajo ka qenë të paktën efikase në ekspozimin e inkriminimit të qeverisjes—Xhafaj është vetëm shtesa e fundit në listën relativisht të gjatë të individëve të larguar nga politika si pasojë e përpjekjeve të opozitës.

2. Largimi i Xhafajt është humbje e qartë për Edi Ramën.
Në rradhë të parë ajo do të zbehë ndjeshëm shkëlqimin e fasadës së luftës kundë krimit që është tani ëpr tani aksioni kryesor politik i Edi Ramës. Edhe pse Ministri i ri Sandër Lleshi është një figurë e pastër, shumë me e aftë se e Xhafajt, të paktën në afatshkurtër, largimi i Xhafajt e dëmton Ramën politikisht dhe në imazh. Sado siëprfaqësore të ishin përpjekjet e fundit kundër krimit, në dukje ato konsideroheshin të suksesshme dhe largimi i Xhafajt në kulmin e tyre tregon se qëllimi i tyre nuk ka qenë lufta kundër krimit.
Nga ana tjetër, largimi pa ceremoni i Xhafajt nga Rama do të ketë efekt tek shumë individë të tjerë që i shërbejnë verbërisht Ramës duke ju treguar se nuk ka garanci që ai do t’i mbrojë nëse nuk i duhen më. Tani, Rama do e ketë më të vështirë të mbrojë elementët e tjerë të inkriminuar në qeverisje dhe do të duhet të lëshojë të paktën disa prej tyre. Kjo mund të kthehet në avantazh në afatgjatë, por në afatshkurtër do jetë goditje në imazhin publik të qeverisjes.
3. Qeveria socialiste duket e pashërueshme nga lidhjet me krimin.
Është e arësyeshme të mendohet se mënyra e papritur e largimit të Xhafajt, heshtja e tij për largimin, trajtimi i largimit nga Rama (deri tani) si një gjë pa ndonjë rëndësi apo pasojë, janë shenja se Xhafaj ka ikur papritur për shkak të rrezikut të ekspozimit të menjëhershëm të tij apo të Edi Ramës ndaj ndonjë prove apo skandali tjetër të rëndë. Saimir Tahiri mund të mendohet si burimi më i mundshëm i këtij shantazhi, pa përjashtuar ndonjë ndërlikim apo përplasje lidhur me hetimet e fundit kundër politikanëve të lartë për bashkëpunim me krimin për të siguruar vota.
Sido që të jenë rrethanat e vërteta, kjo histori ngjason më shumë me një realitet mafioz se sa qeverisës apo demokratik. Në kontekstin e akuzave dhe dyshimeve për Ballën, Gjiknurin, Dakon, Sejdinin, Manjën, Çyrbjen, e të tjerë dhe aktivitetet e provuara kriminale të Roshit, Tahirit, Prengës, etj. është e qartë se qeverisja socialiste është e metastazuar nga krimi dhe tashmë është vonë për ta shpëtuar. Për më tepër, shantazhet, rivalitetet dhe përplasjet e tipit mafioz janë tashmë mënyra kryesore e zhvillimit të aktivitetit të saj qeverisës.

4. Saimir Tahiri është ende personi më i fuqishëm në qeverisje pas Edi Ramës.
Edhe pse pa asnjë funsion politik apo qeverisës Tahiri duket se ushtron pushtet të madh ekstrapolitik: Ai ka ndikim apo kontroll të mjaftueshëm mbi Edi Ramën sa ta detyrojë atë të sakrifikojë çdo gjë dhe çdo kënd për ta mbrojtur nga dënimi për përfshirje në trafikun e drogës. Mund të spekullohet se këtë pushtet Tahiri e ushtron përmes shantazhit me prova kompromentuese ndaj Ramës, të cilat jo vetëm i ka, por është i gatshëm t’i përdorë.
Edi Rama, përmes prokurorisë të cilën e kontrollon tërësisht, po përgatitet ta dërgojë Tahirin para gjykatës vetëm me akuzën e shpërdorimit të detyrës: neglizhimin apo papërgjegjshmërinë në dhënien e makinës vetjake në përdorim të Habilajve. Një nga qëllimet kryesore të operacioneve të fundit të policisë ka qenë krijimi i imazhit të luftës kundër krimit, pa kursyer as “peshqit e mëdhenj”, për të përgatitur kështu kushtet që çlirimi i Tahirit, praktikisht, nga të gjitha akuzat të mos i kthehet në boomerang Edi Ramës, por të mund të përtypet në publik me tezën: ne e kemi treguar që çojmë në burg edhe tanët kur ka prova, por nuk lejojmë që dikush të akuzohet politikisht.
Xhafaj mund të ketë bërë qëndresë ndaj këtij skenari, ndaj Rama ka vendosur ta largojë Xhafajn duke e patur të lehtë këtë gjë për shkak të pozitës së dobësuar të Xhafajt. Për të nxitur këtë veprim të Ramës, konferenca e paralajmëruar për media e Tahirit ka qenë në fakt mendaur si trysni e Tahirit ndaj Ramës për të shpejtuar largimin e Xhafajt dhe jo kërcënim për të nxjerë fakte kundër Xhafajt.
Në kushtet e këtij pushteti të madh që Tahiri ka mbi Ramën, rasti më i keq do ishte nëse presioni i Tahirit ndaj Ramës nuk është individual, por është trysni edhe nga ato grupe kriminale që kanë patur lidhje apo mbështetjen e Tahirit. Në këtë rast do të kishim një qeveri e cila është nën kontrollin e krimit të organizuar dhe pa pushtet politik jashtë krimit.

5. Media vazhdon të përdoret dhe mbetet pre e propagandës dhe klisheve sipërfaqësore.
Prej muajsh janë ngritur në media dhe publik dy mite të ushqyera nga vetë Rama. I pari është miti i forcës së Xhafajt dhe rrezikut që ai përbënte për Ramën dhe pamundësinë e këtij të fundit përballë Xhafajt.
Klisheja e kërcënimit të pushtetit nga brenda është një nga metodat më të preferuara të Ramës për të krijuar intrigë e argëtim publik me qëllim shpërqendrimin e opinionit.
Me këtë truk ai mbajti gjallë për katër vjet legjendën e rrezikut që i vinte nga Meta në koalicionin me të. Pastaj ushqeu mitin e përplasjeve mes tij dhe Veliajt dhe mundësisë që Veliaj mund ta zëvendësojë Ramën në postin e kryeministrit.
Së fundmi, ngriti mitin e Xhafajt të fortë dhe të rrezikshëm për Ramën, i cili u shfry sot në mëngjes ndërsa Xhafaj u largua pa bujë.
Miti i dytë është ai i mbështetjes së Xhafajt nga të huajt. Edhe kjo është metodë e përdorur rregullisht nga Rama për mbështetjen e figurave të tij të inkriminuara nga. Kryesisht ky mit ushqehet nga fakti se Rama i merr bashkëpunëtorët nën akuza në delagacione zyrtare për t’i nxjerrë në foto me udhëheqës botërore.
Kështu bëri me Tahirin në vizitën në Shtëpine Bardhë, kështu bëri edhe me Xhafajn dhe Ballën në vizitën ku u takua me kancelaren Merkel.
Njëkohësisht, ai organizon vizita zyrtare të këtyre personazheve në vende të tjera, si dhe përdor ambasadorëve e huaj, siç bëri me Lu-në për Tahirin, apo Cutillion për Xhafajn.
Në fakt është Rama që përdor të huajt për të krijuar idenë e mbështetjes së tyre dhe pastaj median për të ngritur mitin e mbështetjes së huaj. Deri sa këto mite bien, siç ranë sot në mëngjes për Xhafajn.
“Exit.al”