24.5 C
Tirana
E hënë, 16 Qershor, 2025

Xhuxh “supermenin” e kanë rrahur me shpulla, i kanë marrë dhe familjarët për “shetitje me makinë”

Nënkryetari i PD, Edi Paloka shkruan në një postim në Facebook se, Xhuxhi “supermeni” e kanë rrahur me shpulla dhe e kanë poshtëruar si kanë mundur. I kanë marrë dhe familjarët për “shetitje me makinë” kur ju ka vonuar plotësimin e premtimeve që ju ka bërë për zgjedhje… Ai i mohoi të gjitha, por të gjitha i dijnë durrsakët dhe nuk i fsheh dot…
Postimi i plotë i Palokës në Facebook
Xhuxhi, “supermani” qe e di gjithe Durresi se eshte zari i “te forteve”.
E kane rrahur me shpulla, e kane poshtruar si kane mundur. I kane marre dhe familjaret per “shetitje me makine” kur ju ka vonuar plotsimin e premtimeve qe ju ka bere per zgjedhje…
I mohoi te gjitha, por te gjitha i dijne durrsaket dhe nuk i fsheh dot as sot e ca me shume neser kur te mos kete as te Gjatin as Arten apo Doniken qe ta mbroje. Jane aty; pronat publike, tenderat, lejet e te gjitha favoret qe ju ka bere, jo vetem nje bande.
Vazhdon te bej “cubin” dhe te kercenoje se votat i merr prape njesoj si djali i Rrahmanit ne biruce per perdhunim apo si shefi i tij kryelegeni, nga karrigia e kryeministrit. Vazhdoni, per aq sa dhe shqiptaret te durojne…

Dako maja e Ajsbergut, Rama ka përdorur grupe kriminale në të gjithë vendin për blerjen e votave

Deputeti i PD, Enklejed Alibeaj ka dhënë sot një deklaratë për mediat nga selia blu ku është shprehur se Edi Rama po kërkon që t’i imponpojë shoqërisë bashkëjetësën me krimin.
Sipas tij, përgjimet për Vangjush Dakon janë vetëm maja e ajsbergut, dhe se për vjedhjen e votave Rama ka përdorur grupe kriminelësh në të gjithë vendin.
“Kjo është vetëm maja e Ajsbergut të xhuxhit siç e quajnë miqtë e tij kriminelë. Strategjia e Edi Ramës për të shitur bashkëpunimin me krimin si normalitet, kërkon që t’i imponojë shoqërisë pranimin e hapur të krimit, do të marrë fund. Faktet janë në dosjen 339! Ata e dinë mirë që numërimi mbrapsht ka filluar”, u shpreh Alibeaj.
Deklarata e plotë e Alibeajt
I kapur në përgjime me trafikantë ndërkombëtarë droge para, gjatë dhe pas zgjedhjeve për të blerë pushtetin kriminal të Edi Ramës, Vangjush Dako duhet të ishte sot në burg.
Çfarë po qarkullon aktualisht në media është vetëm maja e ajsbergut për “xhuxhin”, siç e quajnë miqtë e tij kriminelë, me të cilët ka blerë pushtetin e Edi Ramës.
Vangjush Dako është pjesë kyçe e mekanizimit që Edi Rama ka ngritur për të ardhur në pushtet dhe për ta mbajtur atë nëpërmjet “të fortëve”, trafikantëve të drogës, tutorëve të prostitutave, përdhunuesve dhe vrasësve.

Strategjia për ta shitur bashkëpunimin me krimin si normalitet politik synon të mpijë reagimin e shoqërisë, kërkon të imponojë pranimin e krimit si pjesë të shëndetshme të saj, duke shkuar kështu drejt asgjesimit të demokracisë në vend.
Shembujt më flagrantë të kësaj strategjie kriminale janë pranimi i hapur i bashkëpunimit me krimin nga:
Vangjush Dako me bandën e Avdylajve dhe Lul Berishës.
Taulant Balla me trafikantin e drogës mik të familjes, Edmond Bego,
Arben Ndoka, Elvis Roshi Mark Frroku, Armando Prenga, që pranojnë jo vetëm bashkëpunimin, por edhe kryerjen e krimeve prej tyre.
Nuk ka tallje më të madhe për shqiptarët sesa përbetimi i Edi Ramës se po lufton krimin, ndërkohë që bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë konsiderojnë normalitet politik bashkëpunimin me krimin e organizuar.
Edi Rama, kryeministri që qëndron në pushtet me të paktën 15 mandate të blerë nga krimi i organizuar, dhe Vangjush Dako, supermeni i blerjes së votave me krimin, do të bërtasin përsëri për shpifje. Por faktet janë në dosjen 339.
Të dy e dinë mirë se numërimi mbrapsht për ta ka filluar!

Berisha nxjerr foton: Pjerin Ndreu, pushime në Itali me Ndokajt e drogës!

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar në ‘Facebook’ një foto ku shihet deputeti i PS, Pjerin Ndreu me vëllain e ish-deputetit të PS-së Arben Ndoka, Xhevahir Ndoka, (të dy në burg) si dhe Andi Markun, drejtor i pronave shtetërore në Prefekturën Lezhë. Ka qenë një qytetari dixhital ai që i ka dërguar mesazhin Berishës, ku shkruan se, ne këtë Selfie të krimit të bërë nga z.Pjerin Ndreu kur ishte për pushime në Itali bashkë me të akuzuarin për trafik droge dhe vjedhje pronash Xhevahir Ndoka, vëllai i ish-deputetit Arben Ndoka, në shoqërinë e tyre duket edhe Andi Marku,drejtor i pronave shtetërore në Prefekturën Lezhë, ku dhe gruaja e këtij të fundit është juriste në hipoteken e Lezhës.
Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha
Pjerini edhe Xhevin e ka xhan dhe shpirt!
Me Ndokajt e droges dhe te vjedhjes se tokave pushimet.
Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e qytetarit dixhital. sb
“Pershendetje zoti Berisha,ne kete Selfie te krimit te bere nga z.Pjerin Ndreu kur ishte per pushime ne Itali bashke me te akuzuarin per trafik droge dhe vjedhje pronash Xhevahir Ndoka, vellai i ish-deputetit Arben Ndoka, ne shoqerine e tyre duket edhe Andi Marku,drejtor i pronave shteterore ne Prefekturen Lezhe, ku dhe gruaja e ketij te fundit eshte juriste ne hipoteken e Lezhes, z.Marku mban ne emer te tij hektar toke te klanit Ndoka bashke me bashkeshorten e tij. Kjo eshte fytyra e Pjerin Ndreut me banden e tij te hajduteve dhe trafikanteve. Te lutem Anonim Doktor”.

Dako reagon si djali përdhunues i Rrahmanit nga burgu për Bashën: Do ta shikosh Durrësin e Krujën

Kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako ka reaguar me të njëjtën gjuhë si djali përdhunues i deputetit socialist, Rrahman Rraja ndaj kreut të opozitës, Lulzim Basha.
Ashtu si përdhunuesi Rraja, edhe Gjushi kërcënon Bashën me vjedhjen e votave duke i thënë “do ta shikosh Durrësin, Shijakun dhe Krujën”.
Reagimi i Dakos
“O Lulëzim Basha! Ti duhet t’i harrosh Durrësin, Shijakun dhe Krujën. Sepse dikur edhe votonin për Saliun e për PD, po për toçin e Saliut votojnë vetëm nostalgjikët e PD dhe aq! Ti duhet ta kuptosh që s’ke vota o Lulëzim dhe s’ta kam fajin as unë, as durrsakët, as shijaksit as krutanët. NUK KE VOTE! Je një peshk rezervati që nuk hahesh dot dhe hidhu përpjetë sa të dush me kaseta me telefonata e me sajesa vemjesh.. TY NUK TE BESON ASKUSH o toçi i Saliut që i hap telefonin vetëm kunatit.
Kurse mua më besojnë se ju hap telefonin të gjithëve dhe s’i kam duart as me gjak, as me zhul eurosh si puna jote! Ti vazhdo dil e shpif përditë jo krimi, jo droga, jo leku jo byreku, se ka ardh koha t’i marr edhe ca lekë unë nga thesi që të mban kunati ty. Do shihemi në gjyq bashkë ose në fakt jo, se ti merr raport mjekësor kur të thërret gjykata. Toç!”
Të njëjtën deklaratë bëri edhe djali përdhunues i deputetit të PS, Rrahman Rraja, me pranga në duar pasi doli nga Gjykata. “Basha do ta shohë në zgjedhjet e ardhshme se kush është Rexhep Rraja”, tha përdhunuesi Rraja.

Denoncimi: Këshilltari i kryeministrit, Fuga uzurpon hapësirën publike me biznesin e tij

Një qytetar ka denoncuar pushtimin e hapësirës publike nga biznese të këshilltarit të Kryeministrit, Endri Fuga.
Ai i shkruan ish-Kryeministrit Berisha se, Fuga ka uzurpuar trotuarin, shesh pushimin, lulishten e pallatit duke u vështirësuar jetën banorëve të kësaj lagje.
Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha
Qefliu i parukeve, sugar Fuga pushton sheshin publik! sb
“pershendetje zoti berisha.une jam nje banor i tiranes tek zona astir. ka 1 vit qe na ka uzurpuar shesh pushimin trotuarin rrugen e kalimit lulishten e pallatit dhe na detyron qe te rrotullohemi rreth 300 m lokal Oslo tek kryqezimi i astirit ne pallatin 2ART CO thuhet ne pronesi te keshilltarit te kryeministrit FUGES,e vertetuar kjo pasi nuk nderhyn as policia e rendit as ajo bashkiake me gjithe perpjekjet qe kemi bere prane istitucioneve perkatese.po ju kontatktoj pasi nuk kemi mundesi te tjera megjithese nuk ju kam votuar asnjehere.kam fotot perkatese pasi ka bllokuar bizneset kalimtaret dhe banoret jane ne situate te veshtire prej kesaj vepre te shemtuar.anonim ju lutem per momentin por jam i gatshem per cdo perballje. me respekt derguesi”.

Po krijojnë grupin parlamentar në burgun 313

Jorida TABAKU

Nëse personazhi i barsaletave shkodrane, Pal Vata, do të mund të mishërohej në këtë kohë do të lëshonte shprehjen emblematike “Këto gjëra të këqija i ka bërë Fatmir Xhafa se unë dhe Edi nuk dimë gjë!”
Këtë mendova ndërsa dëgjoja fjalimin e gjatë dhe të sforcuar të kryeministrit.
Gënjeu në shumicën dërrmuese të asaj që tha saqë ishte shumë e vështirë të ndaje fiksionet, shpikjet, gjysmë të vërtetat dhe trillimet e një njeriu të zënë në darrën e korrupsionit, krimit të organizuar, inkriminimit të çdo qelize të shqoërisë e deri edhe shkatërrimit të saj.
Deklaroi në fjalim se pronarët e lojërave të fatit kanë të shkuar kriminale, duke i dhënë të drejtë Opozitës në akuzën që kemi bërë për lidhjet e vëllait të ministrit Xhafaj me aksionerët e kompanisë që përfitoi më së shumti nga rritja e pikave të basteve.
Por gjithsesi është e habitshme se si kryeministri ndonëse e ka ditur që pikat e basteve dhe kazinove janë drejtuar edhe nga njerëz të tillë nuk ka ngritur gishtin por në të kundërt ka votuar shtyrjen e implementimit të Ligjit për Lojërat e Fatit për dy vjet. Sakaq, i njëjti kryeministër ka vazhduar t’u japë leje ndërtimi këtyre personave që sot i akuzon si të lidhur me krimin e organizuar mu në mes të Tiranës duke i ofruar edhe arkitektin e tij të preferuar.
A mund t’i besohet këtij kryeministri në këtë pikë? A mund t’i besohet padija një njeriu që emëroi si deputetë në parlament mbi 10 të inkirminuar që sot po krijojnë grupin parlamentar të rilindjes në burgun 313? Natyrisht që jo! Vetëm një i verbër mund të besonte përrallat nën dritën e prozhektorëve që flet kryeministri.
Me një mohim të pabazuar në fakte dhe në asnjë shifër kryeministri pohoi që nuk janë rritur pikat e basteve pas aksionit “Fundi i Marrëzisë”.

Por e vërteta sipas shifrave dhe fakteve të nxjerra nga librat e llogarive dhe statistikave të qeverisë dëshmon se u numëruan 4230 pika bastesh në vitin 2017 nga 928 të tilla në vitin 2013. Sado i paditur në matematikë, kushdo mund të bëjë një aritmetikë të thjeshtë dhe të llogarisë se janë hapur mbi 3 mijë pika të reja brenda katër viteve të qeverisjes Rama prej të cilave 2200 të të cilave janë të lidhura me grupin e Geron Xhafaj. Këtyre fakteve kryeministri i akrobacive dhe i gënjeshtrave nuk mund t’i shmanget dot.
Kjo luftë nuk është as morale, as religjioze dhe as me principe. Në të vërtetë është një produkt i një qeverie të marrë peng që zotohet se do të ngrejë skuadrën dixhitale që me shumë gjasa do të jetë e drejtuar nga kompania që zotëron Sistemin e Monitorimit Online të Lojërave të Fatit.
Kjo është edhe arsyeja se përse ata deputetë që para dy vitesh sollën kërkesën për shtyrjen e implementimit të Ligjit të Lojërave të Fatit me argumentimin që do mbylleshin vende pune, sot janë të parët që betohen me dorën në Bibël apo Kuran se bixhozi është i keq. Në të vërtetë ato mendojnë njësoj si dy vjet më parë, por me ndryshimin që para dy viteve u urdhëruan të votojnë pro kompanive të basteve ndërsa sot janë urdhëruar të votojnë Pro Kompanisë së basteve.
Pastaj, pjesa tjetër është histori e mbushur me betime dhe premtime të ngjashme me aksionet e qeverisë ndaj grupeve të inkriminuara. Pane et circum.
Historia e botës njeh një rast deri diku të ngjashëm. SHBA në vitet 30 ndaloi pirjen e alkoolit duke e konsideruar ves të dëmshëm për njeriun, rezultati që prodhoi ishte kontrabanda e alkoolit dhe forcimin e familjeve mafioze si Xhenovezet, Lukezët dhe Al Kaponen.
Fatkeqësisht për ne, qeveria shqiptare e bën me vetëdije këtë gabim, pasi kështu ajo mund të forcojë mafiozët dhe grupet kriminale që e mbajnë në pushtet sic provuan dhe pergjimet duke i dhënë mundësinë të monopolizojnë gjithçka edhe vesin e shqiptarëve. Pasi vetëm kështu ato mendojnë se mund të sundojnë shqiptarët.

Talebanët tanë duan ta shembin Teatrin në emër të parasë

Kreu i grupit parlamentar të PD, Edmond Spaho ka dënuar ashpër votën e mazhorancës pro prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar.
Ai i krahasoi qeveritarët socialistë me talebanët të cilët kanë prishur objekte kulturore.
Spaho bëri thirrje që të ndalohet me cdo mjet prishja e Teatrit.
Reagimi i plotë i Spahos
Maxhoranca me forcen e kartonit vendosi te prishe Teatrin Kombetar. Vetem talebanet kane prishur objekte kulturore.
Talebanet e Afganistanit i prishen objektet kulturore gjoja ne emer te fese. Talebanet tane duan ta prishin Teatrin ne emer te parase, “feja” e vetme qe ata njohin.
Ne Mosken e “lindjes” jane 300 teatro, ne Sofje vetem ne qendren historike jane 6 teatro. Perse ne te “perendimit” duhet te prishim te vetmin teater qe kemi? Eshte ne dinjitetin e te gjitheve qe te mos i lejojme me cdo mjet qe te prishin Teatrin i cili eshte nga te paktat objekte kulturore dhe historike qe nga fillimet e Tiranes si kryeqytet dhe nje nga shembujt e arkitektures mesdhetare ne rajon. Bashkojuni protestes dhe levizjes per mbrojtjen e Teatrit Kombetar.

Basha: Dako, i pari që duhet arrestuar, Prela e Marku do mbajnë përgjegjësi për dëmtimin e provave

Kryetari i PD, Lulzim Basha shkruan në një postim në Facebook se, duhet urgjentisht një hetim i posaçëm dhe i pavarur për planin e mirëmenduar e të shtrirë anembanë vendit nga Edi Rama për bashkëpunim me krimin për të vjedhur zgjedhjet. Basha shkruan se, Vangjush Dako është i pari që duhet të merret i pandehur. Lënia e tij i lirë edhe pasi pranoi mbrëmë publikisht bashkëpunimin me bandat për të dhunuar zgjedhjet, është shkatërrim i demokracisë dhe vdekje e drejtësisë.
Postimi i plotë i Bashës
Tashmë është e qartë për këdo se Edi Rama ka patur një plan të mirëmenduar e të shtrirë anembanë vendit, për bashkëpunim me krimin për të vjedhur zgjedhjet. Duhet urgjentisht një hetim i posaçëm dhe i pavarur për këtë operacion kriminal. Vangjush Dako është i pari që duhet të merret i pandehur. Lënia e tij i lirë edhe pasi pranoi mbrëmë publikisht bashkëpunimin me bandat për të dhunuar zgjedhjet, është shkatërrim i demokracisë dhe vdekje e drejtësisë. Dua t’i kujtoj Donika Prelës dhe Arta Markut se dëmtimi i provave dhe manipulimi i hetimeve për krimet elektorale të Dakos, Ballës, Gjiknurit, Tahirit e të tjerë, është veprim i rëndë kriminal për të cilën ato do të mbajnë shpejt përgjegjësi deri më një. Kur prokuroria mbron krimin, ka rënë shteti.

”Skandal më të madh nuk ka”, ish-ministri reagon për nxjerrjen e përgjimeve të Dakos

Pas publikimit të përgjimeve te shumta në media për zyrtarë të implikuar në afera korruptive dhe kriminalitet ka reaguar edhe ish Ministri i Drejtesisë Ylli Manjani. Në një shenim në faqen e tij ne facebook ai shkruan se ”E bënë shtetin gallatë! Drejtësinë sallatë!. E vetmja mënyrë për të mbrojtur krimin e pushtetarëve kjo ishte!”
Postimi i plotë i ish-ministrit Manjani
Katatastrofë!
Dhjetëra faqe dokumentash zyrtarë, të klasifikuar për shkaqe hetimore, gjenden sot në media!
Prokurori, e cila është pronare e atyre dokumentave, në vënd t’i ruante me fanatizëm i nxori në media në papërgjegjshmëri të plotë!!
Ato dokumenta u prodhuan për të ndihmuar prokurorinë të godasë krimin. Por ajo vendosi ta mbrojë atë, duke nxjerre në publik indiciet zyrtare!
Skandal sa më s’ka!
Tashmë çdo lloj hetimi i mëtejshëm nuk ka kuptim sepse indiciet janë bërë publike dhe “të interesuarit” kanë siguruar alibitë e tyre!
E bënë shtetin gallatë! Drejtësinë sallatë!
E vetmja mënyrë për të mbrojtur krimin e pushtetarëve kjo ishte!

Minatorët paralajmërojnë Ramën: Grevë urie para Kryeministrisë!

Miratimi i statusit të minatorit, vazhdon të ngelet një prej problemeve më të mëdha për punonjësit e nëntokës, të cilët për 27 vite me radhë kanë protestuar fuqimisht për të drejtat e tyre. Në një intervistë për ‘Gazeta Shqiptare’, Mark Gjergji, një prej minatorëve në pension thotë se protestat e minatorëve do të vazhdojnë pandaluar deri në miratimin e statusit dhe respektimin e të drejtave të kësaj kategorie. Ai më tej bën me dije se do të rrinë ditë e natë para kryeministrisë e madje është planifikuar që të nisin grevën e urisë.
-Ju si minatorë do të kërkoni para kryeministrisë miratimin e statusit të minatorit. Pse mendoni se është vonuar miratimi i statusit?
Kemi shumë vite që po luftojmë fort për të drejtat e minatorëve, e madje kemi dalë edhe në grevë urie për 21 ditë, por politikanët tanë na mposhtën. Deri më tani kemi bërë rreth 60 protesta për të mbrojtur të drejtat tona si punonjës të nëntokës. Por çdo qeveri nuk ka bërë asgjë tjetër, përveçse na ka mbajtur pezull për 26 vite me radhë. Kemi takuar shumë përfaqësues të institucioneve përkatëse, por s’kemi marrë asnjë përgjigje deri tani. Shpresojmë që pushtetarët të miratojnë statusin sa nuk është vonë se do përballen më tej me shumë minatorë që e kanë humbur durimin për gjithë këto vite. Do të kërkojmë me ngulm para Kryeministrisë që të miratojë statusin e minatorit e të vënë në vend dinjitetin që na takon. Do të futen edhe 3 përfaqësues tanët brenda në kryeministri që të bisedojnë.
-Cilët do të jenë përfaqësuesit tuaj që do të zhvillojnë takimin në kryeministri?
Ne kemi zgjedhur Fiqiri Xibrin e Kol Nikollaj që të negociojnë për miratimin e statusit. Shpresoj shumë që të mos politizohet situata, pasi nga ky status varet jeta e shumë minatorëve që marrin pensione qesharake e mezi iu del llogaria për të blerë një copë bukë. Duam drejtësi dhe vetëm drejtësi, se janë tallur shumë me ne, e është turp për këtë shtet që na diskriminon në këtë mënyrë.

-Nëse nuk merrni një përgjigje pozitive mbi miratimin e statusit, cilat do të jenë hapat tuaj më tej?
Protesta do të vazhdojë pa ndalim para kryeministrisë, nëse nuk na japin një përgjigje pozitive për miratimin e statusit. Që në vitin 2013-të, kur kryeministri ka marrë pushtetin kanë kaluar 5 vite dhe as është vënë uji në zjarr për ne. Asnjë nga institucionet përgjegjëse nuk ka nisur punën për miratimin e statusit, e që ne të mund të flemë të qetë pas kaq vitesh luftë me qeveritë. Kështu që nëse këtë herë nuk na japin zgjidhje ne do të luftojmë edhe më fort, madje do rrimë ditë e natë para kryeministrisë deri sa nderi jonë të shkojë në vend. Madje kemi planifikuar që të nisim grevën e urisë, nëse do vazhdojnë të na shkelin, siç kanë bërë për vite me radhë.
-Pse minatorët e kërkojnë me ngulm miratimin e statusit?
Statusin e minatorëve duhet ta përfitojnë punonjësit e nëntokës dhe të dalin në pension me 10 vite e 6 muaj.
Kush ka plotësuar 55 vite moshë ka punuar 10 vite e 6 muaj në minierë t’i jepet e drejta e statusit të minatorit.
Statusi i minatorit të shoqërohet me 50% të pensionit shtesë page. Me një përllogaritje page me pagën minimale 100%. Pra, në qoftë se ka qenë paga 24 mijë të shkoj 48 mijë ose 35 mijë në 70 mijë. Kemi kërkuar që çdo vit mbi 10 vite e 6 muaj, të shoqërohet me një shtesë 3%.
-Sa keni gjetur përkrahje te sindikatat për gjithë këto vite?
Vlen të theksoj se sindikatat në asnjë moment nuk na kanë shërbyer neve, minatorëve, por na kanë tradhtuar gjithmonë nga dita në ditë, nga viti në vit për 27 vite me radhë. Ndoshta është edhe faji ynë pasi duhet t’i kishim shpartalluar këto “gjoja” sindikata me kohë pasi është edhe roli i tyre që shteti na ka shkelur me këmbë. Sindikatat janë përpjekur të na shkelin me të dyja këmbët paturpësisht e asnjëherë nuk kanë mbrojtur të drejtat tona, por interesat e tyre të ngushta duke marrë fonde e duke i shpenzuar kot më kot.

-Si paraqitet gjendja e punonjësve të nëntokës sot?
Jo pak minatorë lëngojnë në krevat me ilaçe që s’kanë as mundësi ekonomike për t’i blerë. Ndërkohë, që pensionet që merr kjo kategori janë të pamjaftueshme për të përballuar jetesën. Mesa kemi informacion, shumë prej shokëve që kemi punuar bashkë janë larguar në kurbet e kanë marrë rrugët e emigrimit për një jetë më të mirë, e me pagesa më të larta se këto pensione qesharake që na jep shteti shqiptar. Por jo pak minatorë kanë vdekur pa e gëzuar atë pension të ulët për shkak të sëmundjeve të ndryshme që i ka falur kjo punë në nëntokë. Tani kemi ngelur ne, ish minatorët që kërkojmë me ngulm miratimin e statusit dhe s’do të ketë kthim mbrapa këtë herë. Jemi të varfër, të braktisur dhe të zhgënjyer nga ky shtet.
-Ju personalisht, si jeni trajtuar nga shteti pas daljes si i papunë për shkak të mbylljes së minierës? A jeni i kënaqur me pensionin që merrni?
Ne nuk kemi shtet këtu në Shqipëri, asnjë gjë s’po bëhet për ne, pavarësisht se i kemi dhënë kaq shumë e madje shumë prej nesh edhe jetën. Që prej vitit 1997, dola në kurbet në këmbë nga malet, e kam nxjerrë bukën e familjes me 4 vite punë aty. Nëse do e lija veten në dorë të politikave të shtetit, do isha kalbur në barakë. Tashmë jetoj në Thumanë, në Dukagjin të Krujës së bashku me gruan e tre djemtë. Shteti shqiptar po më jep një pension qesharak prej 150 mijë lekësh të vjetra në muaj. Arrij të marr një thes mielli, një bombël gazi e kaq për gjithë muajin. Jashtë Shqipërisë minatorët respektohen e paguhen kurse ne s’kemi bukë të hamë.
Kërkesat e minatorëve
1. Miratim i statusit të minatorit
2. Rritje e pensioneve të këtyre punonjësve
3. Luftë ndaj informalitetit në punë
4. Siguri dhe kushte më të mira pune
5. Rritje e pagës minimale