32.5 C
Tirana
E diel, 15 Qershor, 2025

Ankthi, problemi mendor që trashëgohet brez pas brezi

Keni sytë e nënës tuaj. Mund ta keni hundën si të babait, por ndoshta mund të keni ankthin e gjyshes tuaj? Duke u bazuar në një studim të llojit rezus të majmunëve, të publikuar së fundmi në ‘Journal of Neuroscience’, kjo e fundit është shumë e mundshme.
Në vitet e fundit, hulumtuesit kanë bërë kërkime në trashëgiminë e personalitetit, duke përfshirë edhe gjërat e veçanta siç janë altruizmi dhe ndrojtja. Ky studim i fundit me majmunë, udhëhequr nga shkencëtarët e universitetit Wisconsin-Madison, sugjerojnë se ankthi mund të jetë i trashëgueshëm. Kjo tregon më mirë pse çrregullimet me ankth janë edhe tek fëmijët.
Në mes viteve 2007 dhe 2011, hulumtuesit kanë studiuar 378 majmunë të llojit rezus para moshës së adoleshencë, raca e të cilëve ishte njohur për tetë gjenerata. Për ta matur nivelin e ankthit të tyre, një person i huaj qëndroi për 30 minuta para kafazit të majmunëve. Njeriu i huaj nuk bëri kontakt me sy majmunët, çka do të thotë se krijesat nuk kuptuan qëllimin e tij.
“Është situatë që synon të modeloj një të panjohur, potencialisht kërcënues, i cili është test i përdorur shpesh në laboratorët e psikologjisë zhvillimore për studiuar reagimin e ankthit te fëmijët”, thotë bashkëautori Jonathan Oler i University of Wisconsin School Of Medicine and Publc Health.
Majmunët janë sjellë ftohtë dhe me vokal të ulët, shkalla e së cilës është regjistruar nga një vëzhgues. Është matur edhe niveli i kortizolit në çdo majmun, i cili është hormon i stresit.
Pas kësaj, aktiviteti i trurit të majmunëve të rinj, tash nën anestezion, ishte ekzaminuar përmes skanimeve. Majmunët që kishin më së shumti stres gjithashtu treguan edhe aktivitete specifike në tru, këto procese tregojnë emocione siç është frika. Dy regjione të trurit kishin pasur rritje drastike të niveleve të tyre. Një reagim i njëjtë është gjetur në tru në paraardhësit e majmunëve me stres të lartë. Majmunët e rinj ishin më të prirë të jenë me ankthe nëse paraardhësit kishin ankth gjithashtu.
Hulumtuesit kanë përcaktuar më parë se ankthi është 29% i trashëgueshëm në llojin rezus të majmunëve. Ky studim ka shkuar aq larg duke treguar dy lidhje të trurit të lidhura me ankthin që mund të kalohen gjatë gjeneratave.
Kjo lidhje mund të ndajë një bazë gjenetike me ankthin, thotë Oler.

Si të përgatisni vitaminën C natyrale në shtëpi

Tashmë e dini që vitamina C ka rëndësi të jashtëzakonshme për shëndetin e organizmit dhe për sistemin e imunitetit. Ja si ta bëni vitaminën C në shtëpi dhe të jeni të sigurt që jeni duke e marrë mjaftueshëm.
Natyrisht, gjithmonë është opsioni që të blini suplemente të vitaminës C, mirëpo versioni shtëpiak është gjithmonë më i shëndetshëm, aq më parë që nuk ka shtojca sheqeri. Atëherë, si ta bëni vitaminën C natyrale pluhur?
Është e thjeshtë – thani lëvoren e ndonjë agrumi (limon, portokall, limetë, mandarinë…) dhe lëreni në tabaka që të thahet disa ditë.
Do të jetë e mjaftueshme që të thahet tri deri në katër ditë, ndërkaq nëse thyet kur e mbështillni, do të thotë që është tharë. Pastaj qiteni në blender për të formuar pluhur apo për t’u grirë sa më imët.
Vitaminën C të përftuar në këtë mënyrë mund ta shtoni në ushqim, jogurt, mund ta përzieni me mjaltë (është e shkëlqyeshme për zbutjen e dhembjeve të fytit), ta shtoni në pije smoothie…
Nëse mendoni përse thjesht të mos e hani atë portokall, në vend që ta grini lëvoren në rende, kjo është përgjigjja: natyrisht që mundeni (dhe duhet) të hani pemë, mirëpo vitamina C është shumë e përqendruar në lëvore sesa në brendi të vetë pemës.
Në 100 gramë lëvore të portokallit gjenden 136 miligram vitaminë C, ndërsa në të njëjtën sasi të pemëve gjenden 71 miligramë vitamina – pra, pothuajse dyfishi!
Me konsumimin e koreve të agrumeve ju do të merrni më shumë vitaminë C sesa me ngrënien e pemëve apo me marrjen e suplementeve.
Mjafton që brenda ditës të merrni një lugë të vogël të vitaminës së këtillë të përgatitur, në mënyrë që të merrni dozën e nevojshme të vitaminës C.
Ajo që gjithashtu është mirë është që, kur e grini lëvoren në rende apo me ndihmën e blenderit e shndërroni në pluhur, afati i kohëzgjatjes është deri në tre muaj nëse e ruani në vend të errët dhe të thatë, ndërkaq deri në gjashtë muaj nëse e mbani në frigorifer ngrirës.

Laboratori i drogës në Has/ Si u dekonspirua operacioni, ideatorët u larguan dy ditë para

Detaje të reja zbardhen në lidhje me laboratorin e heroinës të gjetur në fshatin Brenog të Hasit.
Burime nga grupi hetimor kanë bërë të ditur se personat kryesorë të këtij laboratori janë larguar disa ditë para se të bëhej operacioni.
Dyshimet janë se mund të ketë pasur dekonspirim në rradhët e hetuesve, por policia i mohon.
Sipas ReportTv personi që cilësohet si ideuesi dhe pronari i këtij laboratori, Admir Hoxha është larguar nga Shqipëria pak ditë para aksionit.
Ai është shpallur në kërkim.
Gjithashtu në kërkim janë edhe dy turqit Nejdet Cesuroglu dhe Iskender Sale.
Cesuroglu është larguar nga Shqipëria 15 ditë para se të bëhet operacioni, ndërsa Sale 9 ditë para.

Plas te PSG, Neymar la fushën i tërbuar!

Neymar mbetet protagonist absolut te PSG, herë për golat e herë për lajmet e merkatos. Prej kohësh mediat, sidomos në Spanjë, këmbëngulin se braziliani nuk është i lumtur në Francë dhe kërkon të kthehet në La Liga, por vetë ylli brazilian natyrisht ka përgënjeshtruar gjithnjë, edhe për faktin se është i blinduar nga kontrata milionere me klubin e sheikëve.
Megjithatë, mbrëmë Neymar u dha material të ri mediave që kërkojnë lajme të bujshme, sepse në përfundim të ndeshjes së barazuar kundër Napolit doli nga fusha tërë nerva, pa takuar askënd, ndërsa trajneri Thomas Tuchel e shihte i habitur.
Në fakt, PSG sapo kishte barazuar, me një gol të bukur nga Di Maria në shtesë, ndaj Neymar duhej të ishte disi më i qetë, ndaj largimi i tij drejt dhomave të zhveshjes, pa shkuar as të takonte shokët e ekipit, ra në sy menjëherë.
Me sa duket, një arsye mund të quhet Edinson Cavani. Sulmuesi uruguaian, i cili asnjëherë nuk ka qenë mik i mirë i Neymar-it, në fillim të ndeshjes tentoi të godiste një top në zonë, por nuk e pa që afër tij ishte Neymar, i cili po tentonte gjuajtjen. Ndërhyrje prej mbrojtësi, duke e dëmtuar lehtë Neymar-in, i cili me sa duket nuk ia harroi atë faull, që në fakt ishte krejtësisht pa dashje.
Ndoshta ka qenë ai motivi i daljes tërë nerva të Neymar-it nga fusha, por mund të spekulohet edhe për nervozizmin e brazilianit me faktin që PSG nuk funksionon në Europë, sërish nuk fitoi dot dhe është pranë eliminimit të bujshëm, çka tregon edhe njëherë se milionat nuk sjellin detyrimisht sukses.

Çfarë ushqimi t’u përgatisni fëmijëve për në shkollë?

Të vegjlit ndikohen shumë prej ndryshimeve që shohin dhe na lind për detyrë të drejtojmë zgjedhjet e fëmijëve tanë. Ajo që duhet bërë është një zinxhir me disa hallka ku përfshihen mësues, prindër, institucione arsimore, shoqata etj. Të gjithë duhet të promovojnë mirëushqyerjen.
Sot po ju japim disa këshilla për ushqimin në shkollë të fëmijëve. Gjëja më e mirë është që fëmijët ta marrin ushqimin nga shtëpija në mënyrë që të shmanget blerja e ushqimeve të shpejta apo të paketuara. Kujdes me produktet e gazuara, patetinat apo cokollatat. Do t’i këshilloja nënave të përfshijnë fëmijën në përgatitjen e ushqimit, duke bërë që fëmija të lidhet me ushqimin duke mësuar çfarë është e shëndetshme, çfarë duhet marrë me vete në çantën e shkollës dhe të mësojnë oraret e duhura të ngrënies së vakteve. Kjo nuk është e vështirë.
Këshilla për prindërit:
Flisni me fëmijën tuaj për atë çka do dëshironin të kishin në kutinë e ushqimit të drekës. Diskuto me ta për ushqimet më të shëndetshme dhe pijet të cilat duhen konsumuar.
Merreni fëmijën tuaj me vete kur bëni pazarin e ushqimeve.
Ndihmojeni fëmijën gjatë përgatitjes së kutisë së ushqimit të drekës.

Çfarë përfshin një kuti ushqimi e shëndetshme?
Fruta të stinës
Perime të freskëta
Qumësht, kos, djathë (me sasi të reduktuar të yndyrnës).
Për fëmijët të cilët kanë problem me laktozën mund të konsumojnë qumështin e sojës dhe të orizit të cilët janë të pasur me kalcium.
Është i rekomandueshëm mishi i pulës, veza e zierë fort, gjalpi i kikirikut.
Vendosni në kuti produkte integrale
Dhe sigurisht, ujë.
Në ditë të nxehta vendosni copa të vogla të ngrira të lëngjeve të frutave në mënyrë që të freskoheni në mënyrë të shëndetshme.
Krijoni një varietet ngjyrash në kutinë e ushqimit të fëmijës tuaj, kjo do t’i tërheq ata edhe më shumë. Disa variante dhe ide të thjeshta për të mbushur shëndetshëm kutinë e ushqimit për në shkollë 1) 1 fetë bukë integrale e lyer me gjalpë kikiriku, kastravec të prerë në forma, 1) banane 2) Humus me qiqra të bërë vetë, perime të ziera, fruta te thata 3) Bukë integrale, kos natyral me majdanoz ose koper , domate të vogla, kastravec dhe spec jeshil të prera në kuba 4) Djathë rikota, fetë integrale me vaj ulliri dhe rigon, perime krudo shumëngjyrëshe 5) Tost integral me fileto pule, sallate jeshile dhe fara lire, kivi dhe pak rrush 6) Qofte kungullli, brokoli të zierë dhe pak pure patateje 7) Kek integral me banane dhe rrush të thatë, mollë 8) Biskota orizi, pjepër 9) Briosh me marmelatë frutash, lëng natyral frutash 10) Perime të ziera, tost integral me fileto pule dhe rikota 11) Kek me fruta të thata dhe miell integral, fruta sipas dëshirës 12) Byreçka të vogla të mbushura me patrixhane dhe mish të grirë 13) Sallate frutash dhe fruta të thata 14) Sallatë cesariane pa majonezë 15) Tost me humus dhe pomodorini 16) Patetina të krijuara në shtëpi në furrë, perime krudo, fruta 17) Biskota integrale me tërshërë dhe cokollatë të bëra në shtëpi 18) Kokoshka dhe fruta 19) Fruta të pjekura në furë të mbushura me rikota 20) Kumbulla dhe hurma arabe, sallatë perimesh të ziera.

Është shumë e rëndësishme të mos neglizhohet ky vakt. Ushqimi i mëngjesit jo gjithmonë mjafton për të përballuar ditën. Fëmijët kanë nevojë të hanë shpesh ushqim. Kjo nuk do t’i linte vend urisë apo dëshirës për të ngrenë. Duke qenë i ushqyer fëmija ka më shumë përqendrim në mësim apo detyrat që i caktohen në shkollë. Veç kësaj ushqimi i mirë dhe i freskët nxit zhvillimin intelektual të fëmijës, nxit kujtesën dhe furnizon me energji. Nuk duhet ta lini fëmijën të presë vaktin e drekës sepse shkaktoni uri, pa përqendrim, nervozizëm dhe mos dëshirë për t’u integruar në mësim apo lojë. Veç këtyre në rast se fëmija nuk e kalon urinë e atij çasti, në vaktin e drekës ka gjasa të konsumojë më shumë ushqime të papërshtatshme kjo për punën e metabolizmit duke sjellë në një të nesërme probleme të konsiderueshme shëndetësore. Këto veprime do të sillnin çrregullim të vakteve pasuese, çrregullim të sistemit tretës etj.
Ushqimi nuk duhet ngrënë me shpejtësi. Porositini fëmijët tuaj ta respektojnë orarin e ngrënies duke përtypur mirë ushqimin, duke ngrënë ngadalë në mënyrë që të shijojnë më mirë. Një detyrë e rëndësishme na lind të gjithëve për të folur shumë me fëmijët tanë për një ekuilibër në ushqyerjen e përditshme duke përgatitur individë të shëndetshëm për vazhdimësinë e shoqërisë. Duke konsumuar vakte të vogla por të shpeshta, kemi mundësinë të marrim kalorazhin e caktuar ditor, por i lemë mundësi trupit të metabolizojë nutrientët dhe gjithashtu na ndihmon të mos marrim peshë, problem ky i vënë re shpesh tek fëmijët e moshës shkollore

Gattuso në fije të perit!

Te Milani mundohen të ruajnë qetësinë, por humbja e dytë sezonale, ajo kundër Interit, ka trazuar jo pak ambientin. Që në fillim të sezonit humbja ndaj Napolit ngriti jo pak dyshime në lidhje me forcën e skuadrës kuqezi, që nuk arriti të ruante avantazhin 2-0 në San Paolo, ndërsa disfata ndaj Interit ishte e dhimbshme mbi të gjitha për faktin se loja e skuadrës së Gattuso-s ishte mediokre.
Kjo ka bërë që edhe në media të nisë furtuna rreth trajnerit kuqezi, i cili rrezikon vendin e punës, edhe pse askush nuk e di qartësisht a është vendosur ndonjë afat.
Nga njëra anë flitet për largim të Gattuso-s që sot, në rast dështimi ndaj Betisit në Europa League, por nga ana tjetër në media raportohet se drejtuesit e Milanit do të presin deri në nëntor.
Sipas Corriere della Sera, situata e Gattuso-s është e lidhur ngushtë me 5 ndeshjet që do të çojnë Milanin drejt sfidës së 11 nëntorit, kundër Juventusit në San Siro.
Betis sot, më pas Sampdoria e Genoa brenda tre ditësh, për ta mbyllur me transfertat në Udine dhe Sevilje. Nëse vijnë 4 fitore rresht duke nisur që nga ndeshja e sotme, ose të paktën fitoren 3 ndeshjet e kampionatit, Gattuso do të vijojë i qetë punën.

Pique dhe Lenglet “futën në xhep” Icardin, rrezikun kryesor të Interit

Apoteoza e derbit të Madoninës, të cilin Interi e fitoi në sekondën e fundit, dukej mënyra më e mirë për t’u paraqitur në sfidën e sfidave të “Camp Nou”, ndaj Barcelonës jetime, pa Lionel Messin. Pavarësisht nga kjo, Interi nuk arriti të bëjë atë hapin shtesë, për të krijuar një epërsi numerike, që do të ishte vendimtare.
Zikaltrit nuk kanë qenë produktivë, veçanërisht në sulm, situatë e veçantë, që zakonisht lidhet me bomberin argjentinas. Mauro Icardi ka luftuar gjithë lojës, por pa qenë në gjendje të gjejë hapësira midis dy qendërmbrojtësve katalanas, Pique dhe Lenglet.
Mundësia më e qartë për kapitenin e Interit erdhi pas 16 minutash: krosim i ulët nga Perisiç dhe devijimi i topit nga afër, por priti Ter Stegen. Që nga ai moment e tutje, vështirësitë janë rritur për argjentinasin, i markuar rreptë nga dyshja e qendrës së mbrojtjes blaugrana.
Për të kuptuar se sa e komplikuar ishte mbrëmja për Icardin, mjafton vetëm për të parë se sa mirë ka qenë Lenglet. Katër goditje në total, ndër të cilat tri në kuadratin zikaltër, me Handanovic protagonist.
Presioni i ashpër katalanas e detyroi Icardin që të gabojë praktikisht në gjysmën e rasteve (53.3%). Vërehej menjëherë distanca e madhe midis tij dhe pjesës së jashtme të repartit ofensiv zikaltër, një komponent kyç, që ka çuar në një test negativ. Situata është përmirësuar paksa me aktivizimin e Politano dhe Keita Baldé.
Prova negative e së mërkurës në mbrëmje në “Camp Nou” duhet të shërbejë si mësim për kthimin në “San Siro”, ku qasja taktike e Interit duhet të jetë jo pak e ndryshme, duke filluar me zonat, që do të lindin më shumë mundësi për shënim. Dhe pikërisht në ato zona, Icardi di të lëndojë cilindo kundërshtar.

Kombëtarja e Shqipërisë merr një lajm të keq nga FIFA

Muajin e kaluar, Belgjika dhe Franca së bashku, u kurorëzuan në krye të hierarkisë së kombëtareve botërore, në bazë të renditjes së FIFA-s. Sot, “Djajtë e Kuq” janë përpara “Blues”, me vetëm një pikë më shumë (1733 kundër 1732).
Të dyja kombëtaret mbeten ende dhe në mënyrë të qartë të avancuara nga ndjekësit e tyre, pasi Belgjika dhe Franca kanë marrë nga një barazim dhe një fitore në sfidat ndërkombëtare të tetorit, në miqësore dhe Ligën e Kombeve.
Në “top-10” e kësaj renditjeje, të përditësuar sot nga FIFA, figurojnë edhe emra të tillë potencialë si Brazili, Kroacia, Anglia, Uruguaji, Portugalia, Zvicra, Spanja dhe Danimarka.
Po çfarë ndryshimesh në këtë drejtim kanë ndodhur për kombëtaren shqiptare, të drejtuar nga Christian Panucci, e cila luajti dy ndeshje në këtë muaj; barazoi pa gola kundër Jordanisë në “Elbasan Arena” (miqësore) dhe humbi 2-0 ndaj Izraelit, në Beer Sheva (zyrtare, Liga e Kombeve)?

BB jep alarmin: Siguria ushqimore në Shqipëri si në Mongoli dhe Libi

Prej ushqimit të pasigurt në të gjithë globin sëmurën afërisht 2 milionë persona të ditë, të cilët në të shumtën e rasteve duhet të ndërpresin shkollën, punën dhe aktivitete të tjera jetësore, duke u shndërruar ndër të tjera në një kosto të madhe për shoqërinë.
Banka Botërore në një studim të fundit për statusin e Sigurisë Ushqimore në vendet në Zhvillim e ka renditur Shqipërinë të 6-tën në mesin e 90 vendeve nga e gjithë bota në lidhje me hendekun e kapaciteteve për të menaxhuar sigurinë ushqimore, sidomos nga ushqimet me origjinë shtazore.
Indeksi i “Hendeku i kapaciteteve” në menaxhimin e sigurisë ushqimore pasqyron hendekun ndërmjet nevojave për siguri ushqimore dhe kapaciteteve për të menaxhuar situatën.
Banka Botërore vëren se mangësitë më të mëdha në drejtim te menaxhimit të sigurisë ushqimore i ka Mauritania, Mongolia, Nikaragua, Libia, Venezulea dhe Shqipëria.
Ndërkohë disa vende si Nigeria, Guinea madje edhe Serbia kanë kapacitete më të larta se nevojat për menaxhimin e sigurisë ushqimore sidomos nga burimet shtazore.

Mungesa e kapaciteteve shihet në praktikat e dobëta të mbarështimit, administrimi në mënyrë të papërshtatshme me shërbime veterinare, kafshët e keqpërdorura gjatë transportit, therja duke mos respektuar parimet bazë shëndetësore, objekte dhe metoda të papërshtatshme të therjes dhe transport i papërshtatshëm i mishit.
Banka Botërore bën thirrje se, përveç investimeve më të mëdha dhe më të zgjuara në sigurinë e ushqimore, ekziston gjithashtu një nevojë kritike për qasje të reja rregullatore që vënë më shumë theks mbi angazhimin e konsumatorëve.
Banka Botërore thekson se vendet kanë nevojë për ushqim të sigurt për të zhvilluar kapitalin e tyre njerëzor, për të ushqyer një fuqi punëtore të shëndoshë, të arsimuar dhe elastike, dhe qe të ushqejnë një ekonomi të gjallë.
Ushqimi i lëndëve të para për kafshët është një nga praktikat më të rrezikshme të sigurisë ushqimore. Peshku dhe prodhimet e detit kanë më shumë të ngjarë të hahen të papërpunuara më shumë se mishi.

FMN: Shqiptarët, më të varfrit në Evropë, me të ardhurat më të ulta për frymë

Dy shtetet shqipfolëse, Shqipëria dhe Kosova renditen të fundit në Europë (pa përfshirë vendet e ish Bashkimit Sovjetik) për të ardhurat për frymë, sipas të dhënave të fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtare, që ka përditësuar shifrat në “Pasqyrën Ekonomike Globale” të tetorit 2018.
Për vitin 2018, Shqipëria vlerësohet të ketë të ardhura për frymë prej 5261 dollarësh, në vend të 102 nga 191 shtete, duke u përmirësuar me katër vende në raport me 2017-n, kur ishte në pozicionin e 106. Kosova, me të ardhura prej për frymë prej 4,324 dollarësh, renditet e 112-a.
Në rajon, të ardhurat më të larta i ka Mali i Zi, me 8,644 dollarë për frymë, duke u renditur e 79-a në botë, e ndjekur nga Serbia me 6,815 dollarë (vendi 88); Maqedonia, me 5,953 dollarë (95) dhe Bosnjë Hercegovina me 5,704 dollarë (e 100).
Prej vitesh Shqipëria, një vend i bekuar me shumë pasuri natyrore e pozicion të lakmueshëm gjeografik, nuk po arrin që të rrisë të ardhurat me ritme më të shpejta se fqinjët dhe shtetet e zhvilluara të BE-së (i ashtuquajturi procesi i konvergjencës), duke mbetur më e varfra në Europë, se bashku me Kosovën. Sipas të dhënave të Eurostat, që i referohen vitit 2016, të ardhurat e vendit janë sa 29% e mesatares së Bashkimit Europian, nga 30% që ishin në 2014-n. Shtetet e tjera të rajonit kanë ecur të gjitha përpara. Bosnja, që dikur ishte më poshtë se ne, tashmë ka mbërritur në 32% të mesatares së BE. Nivelin më të lartë të PBB-së për frymë në rajon e ka Mali i zi, sa 45 për qind e mesatares së BE-së. Pas Mali të Zi, renditet Serbia dhe Maqedonia, ku të ardhurat për frymë janë sa 37 për qind e mesatares europiane.
Edhe për Konsumin Aktual Individual (ACI), një tregues i mirëqenies materiale të familjeve në Europë, Shqipëria është e fundit, me 37 për qind të mesatares së Bashkimit Europian. Nivelin më të larte të këtij treguesi në rajon e ka Mali i Zi, ku Konsumi Aktual Individual është sa 56 për qind e mesatares se BE-se (dyfish më shume se Shqipëria). Më pas renditet Serbia, ku treguesi ACI është sa 47 për qind e mesatares europiane. Maqedonia dhe Bosnja kane të njëjtin nivel të treguesit të Konsumit aktual Individual më 41 për qind.
Shtetet me të ardhurat për frymë më të larta në botë
Shteti, që ka të ardhurat për frymë më të lartat në botë është Luksemburgu, me rreth 114 mijë dollarë të vlerësuara për 2018-n, sipas shifrave të FMN-së.
Në vend të dytë është Zvicra, me 83.5 mijë dollarë, e ndjekur nga Norvegjia me 82 mijë dollarë, Makao në Kinë me 81.5 mijë, Islanda me 75.7 mijë dollarë.
Më pas në listë renditen Irlanda, Katari, Shtetet e Bashkuara, Singapori dhe dhjetëshja mbyllet nga Danimarka.
Në kontrast, shtetet me të ardhura më të ulëta për frymë janë Burundi dhe Sudani i Jugut, me rreth 307 dollarë për frymë secili./Monitor