18.5 C
Tirana
E hënë, 16 Qershor, 2025

Dosja e re e përgjimeve, për çfarë akuzohet grupi kriminal, Manja-Gjiknuri-Tahiri

Kryetari i opozitës Bahsa deklaroi se një tjetër dosje e përgjimeve disponohet dhe ku tregohet se si janë blerë votat në Dibër dhe se kush janë njerëzit e afërt të Ramës të përfshirë në këtë krim electoral. Bashqa tha se dosja tregon qartë krimin electoral të blerjes së votave në Dibër ku janë të përfshirë Ulsi Manja, Damian Gjiknuri dhe Saimir Tahiri.
Nga Deklarata e Bashës
“Pushteti i siguruar nga kriminelët, bëri që Shqipëria të kthehet në një strehë të sigurt për kriminelëtr dhe trafikanmtët e drogës.
Rama është përfshire personalisht në pastrimin e parave përmes ndërtimeve në bregdet, e në qendër të Tiranës deri tek Teatri Kombëtar.
Kjo dëshmohet përmes kontrollit politik të ndrejtësisë, emërimit të Arta Markut, shërbëtore e bindur e pushtetit të Edi Ramës.
Denoncuesit, gazetarë deri te kreu I opozitës, thirren në prokurori sepse denoncojnë këto lidhje të politikanëve me krimin.
Pushteti I siguruar nga krimi shpjegon edhe sjelljen e Edi Ramës.
Pushteti I tij nuk varet nga vota e popullit por nga kriminelët.
Pasojat e bashkëpunimit të krimit me politikën janë shkatërruese për të ardhmen e vendit.
Trafikantët e drogës vendosin kush do jetë në pushtet apo kush do jetë deputet.
Në vitin 2006, qeveria e PD coi brenda 6 muajsh të gjitha bandat, kurse tani kemi operaciuone fasadë, kriminale që nuk kapen, kriminelë që sundojne qytete e zona të tjera. Elbasani, Vlora, Fushë-Kruja, Shkodra, Tirana, etj sundohen nga grupert kriminale.
Aksionet e fundit janë fasadë, edhe këta që janë arrestuar do të lirohen shumë shpejt ose do të lehtësohen nga akuzat.
Qeverisa ka humbur legjitimitetin.
Krimi I siguron votat Edi Ramës, dhe ky u garanton atyre paprekshërinë.
Dekriminalizimi I zgjedhjeve është prioritet absolute I PD dhe opozitës. Shqiptarëve u duhet dhënë mundësia që të vendosin me votë të lirë për të ardhmen e tyre.”

Përgjimet, grupet kriminale që i dhanë Ramës 15 mandatet e deputetëve

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka dalë sot në një deklaratë për mediat, ku ka denoncuar sërish lidhjen e qeverisë Rama me grupet kriminale, që sipas kreut të demokratëve kanë ndikuar te të paktën 15 mandate deputetësh.
‘’Sot kanë dalë në dritë të gjitha lidhjet e Edi Ramës me kriminelët. Vota e popullit dhe vota e qytetarëve nuk kanë asnjë rol, për shkak të lidhjes së pushtetit me krimin. Kriminelët e Fushë-Krujës dhe grupi Rraja ka qenë shtabi elektoral i vetëm i PS-së.
Përgjimet kanë treguar se bashkë me Ramën në pushtet kanë ardhur dhe Avdylajt, miqtë e Vangjush Dakos. Ndokajt kanë vepruar si shtab elektoral i PS-së, në Kavajë ka ndodhur e njëjta gjë me Elvis Rroshin. Në Elbasan së bashku me Qazim Sejdinin dhe Taulant Ballën ishte e njëjta gjë.
Në Dibër prokuroria ka një dosje tjetër që implikon Ulsi Manjën në tjetërsimin e votive. Sot mund të themi me plot gojë se ka pasur një devijim të vullnetit të qytetarëve dhe 15 mandate janë marrë për shkak të lidhjeve me krimin”, u shpreh Basha.
Pjesë nga deklarata e Bashës
“Pushteti i siguruar nga kriminelët, bëri që Shqipëria të kthehet në një strehë të sigurt për kriminelëtr dhe trafikanmtët e drogës.
Rama është përfshire personalisht në pastrimin e parave përmes ndërtimeve në bregdet, e në qendër të Tiranës deri tek Teatri Kombëtar.

Kjo dëshmohet përmes kontrollit politik të ndrejtësisë, emërimit të Arta Markut, shërbëtore e bindur e pushtetit të Edi Ramës.
Denoncuesit, gazetarë deri te kreu i opozitës, thirren në prokurori sepse denoncojnë këto lidhje të politikanëve me krimin.
Pushteti i siguruar nga krimi shpjegon edhe sjelljen e Edi Ramës.
Pushteti i tij nuk varet nga vota e popullit por nga kriminelët.
Pasojat e bashkëpunimit të krimit me politikën janë shkatërruese për të ardhmen e vendit.
Trafikantët e drogës vendosin kush do jetë në pushtet apo kush do jetë deputet.
Në vitin 2006, qeveria e PD coi brenda 6 muajsh të gjitha bandat, kurse tani kemi operaciuone fasadë, kriminale që nuk kapen, kriminelë që sundojne qytete e zona të tjera. Elbasani, Vlora, Fushë-Kruja, Shkodra, Tirana, sundohen nga grupert kriminale.
Aksionet e fundit janë fasadë, edhe këta që janë arrestuar do të lirohen shumë shpejt ose do të lehtësohen nga akuzat.
Qeverisa ka humbur legjitimitetin.
Krimi i siguron votat Edi Ramës, dhe ky u garanton atyre paprekshërinë.
Dekriminalizimi i zgjedhjeve është prioritet absolute i PD dhe opozitës. Shqiptarëve u duhet dhënë mundësia që të vendosin me votë të lirë për të ardhmen e tyre.
Qëndrimi i opozitës ëhstë i qartë dhe unik: nuk mund të pranojmë ne që partnerëve kriminela të nxirren nga thesi një a dy persona si koka turku pasi kjo është një aferë ku janë ëprfshirë të gjitha kokat e rilindjes”.

Parlamenti vdiq, rroftë mejhania!

Kreu i deputetëve të LSI, Petrit Vasili ka reaguar me tone të ashpra ndaj zhvillimeve të sotme në Parlament, që lidhen me dekretin e Presidentit Meta për Teatrin Kombëtar.
Ai shkruan se hajdutët qeveritarë dhe bashkiakë, “që të vjedhin Teatrin, po e kthejnë Kuvendin në mejhane”.
Postimi i plotë i Vasilit
Kthejne parlamentin ne mejhane,qe te vjedhin Teatrin.
Kuvendi i Shqiperise u kthye perfundimisht ne mejhane.
Dekreti i Presidentit per Teatrin u shqyrtua ne komisionin perkates ne ora 10 dhe e fusin ne seance plenare pas nje ore,ne 11.00.
Edhe flasin per parlament keta mejhanexhinj vrimash.
Hajdutet qeveritare,bashkiake e gjithe ç’jane u dhane urdher dhe keta e perdhosen parlamentin qe vjedhja e teatrit te mos vonohet asnje sekonde.
Parlamenti vdiq… rrofte mejhania!

Si Avdylajt i grabitën lokalin qytetarit me ndihmën e Dakos dhe pronat nga Pista në det e hotelet në plazh

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari, i cili ka renditur pronat e familjes Avdyli, një pjesë e të cilave janë marrë me ndërhyrjet e kreut të Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako.
Qytetari flet për lokalë, pistë në det, hotele në plazh etj.
Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha
Njihuni me disa nga pronat e perandorise te Avdylve dhe Gjushit te tyre!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
Te degjova me endje, te kam idhull, persa i perket Abdylajve, e un kam lokalin afer Jasin Abdylit qe ka bere pisten ne det me dhun lokalin e ka te veten perball universitetit, ka nje hotel gjigand ne plazh hekurudha me emrin e hotelit Gjermanija, dhe me e tmerrshme qe kan marr me dhun para 6muajsh me ane te Dakos nje lokal mbrapa pallatit kultures ka nxjerr me forc burre e grua me emrin Florinda dhe Gezim qe e kishin kete lokal, dhe koka kryesore qe e din gjith Durrsi qe i ndihmon me prona eshte Gjushi, keto qe po ti shkruaj verifikoji,ka ndermend ta zgjeroj akoma lokalin ne det, e thot me bindje, rrespekte Doktore, nga Durrsi.

Kapja e paketave bombë shkakton panik në SHBA

Sipas të dhënave të Secret Service, dërgesat postare në adresë të ish-kandidates për Presidente dhe ministres së Jashtme Hillary Clinton dhe të ish-Presidentit Barack Obama u arrit “të kapen”, pa i arritur personat të cilëve u adresoheshin. Për shkak të një pakete të dyshimtë veç kësaj u zbraz një ndërtesë me zyra në New York, në të cilën ndër të tjera e ka selinë edhe stacioni televiziv CNN. Edhe guvernatori i New Yorkut është i prekur, në adresë të zyrës të të cilit u dërgua gjithashtu një paketë me përmbajtje të rrezikshme.
Të paktën njëra nga lëndët eksplozive mund të kishte shpërthyer
Bomba funksionuese e dërguar në adresë të Clintonit u gjet në një dërgesë, të dërguar në adresën e saj private në Winchester County. Paketa për Obaman u kap nga punonjësit e shërbimit të fshehtë në Uashington – lënda shpërthyese brenda saj me sa duket nuk qe funksionuese.
Paketa e dyshimtë u konstatua në kontrolle rutinë të dërgesave ndaj të adresuarve, për të cilat është kompetent Secret Service. Përmbajtjet e tyre u identifikuan si “lëndë shpërthyese potenciale”. Ende është e paqartë se kush është dërguesi i paketave, u bë e ditur.
Stacioni televiziv CNN bëri të ditur se një paketë në qendrën postare të stacionit në ndërtesën Time-Warner në New York ra në sy, sepse brenda saj ndodheshin fije teli. Policia deklaroi se me sa duket bëhet fjalë për një lëndë shpërthyese, e cila përbëhet nga një tub. Përmbajtja e paketës së vogël ishte e ngjashme me ato të dërgesave në adresë të Obamas dhe të Clintonit.

Sipas CNN, paketa ishte e drejtuar ndaj ish-shefit të CIA-s John Brennan. Në kohën kur erdhi në pushtet Trumpi, Brennani ishte shef i CIA-s dhe pastaj u dallua si kritik i vendosur i Trumpit. Republikani Trump e ka akuzuar CNN në mënyrë të përsëritur si përhapëse të lajmeve të gënjeshtërta.
Gazeta “New York Times” raportoi duke iu referuar policisë së paketa drejtuar Clintonit kishte ngjashmëri me bombën në një letër dërguar banesës në SHBA të miliarderit dhe filantropit George Soros. Në SHBA Sorosi ka mbështetur prej vitesh demokratët. Presidenti Donald Trump e akuzoi pak kohë më parë Sorosin se kishte financuar protesta kundër gjykatësit të ri kushtetues të SHBA Brett Kavanaugh.
Shtimi i agresivitetit në shoqëri
Ky incident ndodh në një shoqëri të përçarë thellësisht që prej ardhjes në pushtet të Trumpit. Shumë amerikanë ankohen për një sjellje agresive në rritje si në debatin politik, ashtu edhe në jetën e përditshme. Fushata elektorale për zgjedhjet në kongres zhvillohet veç kësaj në një atmosferë të polarizuar fort.
Shtëpia e Bardhë e dënoi me forcë serinë e bombave në paketë. “Këto veprime terrorizuese janë për t’u përçmuar dhe secili që është përgjegjës për to do të nxirret para përgjegjësisë”, deklaroi zëdhënësja e Trumpit Sarah Sanders. Zëvendëspresidenti Mike Pence tha se këto akte frikacake për t’u përçmuar nuk kanë vend në këtë komb”. Ai është mirënjohës për reagimin e shpejtë të Shërbimit të Fshehtë, të policisë federale FBI dhe të autoriteteve lokale të sigurisë. Trumpi deklaroi se e mbështet “me gjithë zemër” deklaratën e zëvendësit të tij.
Guvernatori i New Yorkut, Andrew Cuomo, në adresë të zyrës së të cilit u dërgua gjithashtu një paketë tha se shoqëria nuk duhet të përkulet para akteve të tilla terroriste. “Nuk është hera e parë që përballemi me një gjë të tillë”, tha ai duke pasur parasysh atentate të mëparshme në New York.

Stoltenberg: Rusia në shkelje të traktatit bërthamor

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha sot se Rusia ishte “në shkelje” të një traktati të rëndësishëm bërthamor dhe i kërkoi Moskës që të vepronte në përputhje me marrëveshjen “në një mënyrë transparente dhe të verifikueshme”. Komentet e zotit Stoltenberg pasojnë njoftimin e Presidentit Donald Trump për të tërhequr Shtetet e Bashkuara nga Traktati i Forcave Bërthamore me Rreze të Shkurtër dhe të Mesme Veprimi (INF) për shkak të shkeljeve të Rusisë.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha se shkelja e traktatit bërthamor nga Rusia nuk mund të lejohet të vazhdojë.
“Të gjithë aleatët janë dakord se Traktati i Forcave Bërthamore me Rreze të Shkurtër dhe të Mesme Veprimi (INF) është i rëndësishëm dhe pikërisht për këtë arsye ne jemi kaq të shqetësuar për qëndrimin rus. Gjithashtu të gjithë aleatët, natyrisht janë dakord me Shtetet e Bashkuara se Uashingtoni e ka respektuar plotësisht traktatin. Në të njëjtën kohë, ne jemi deklaruar në mënyrë të qartë se shpjegimi më i besueshëm është se Rusia tani është në shkelje të traktatit dhe për këtë arsye sfida, problemi, është sjellja ruse, që ne e kemi parë gjatë shumë viteve dhe është thënë qartë se kjo nuk mund të vazhdojë. Ne nuk mund të kemi një traktat mes dy palëve, që respektohet vetëm nga njëra prej tyre”.
Sekretari i NATO-s i bëri komentet pak ditë pasi Trump njoftoi synimin e tij për të tërhequr Shtetet e Bashkuara nga Traktati i Forcave Bërthamore me Rreze të Shkurtër dhe të Mesme Veprimi (INF) për shkak të shkeljeve të Rusisë.

Të hënën, Presidenti Trump tha se Shtetet e Bashkuara do të fillojnë të prodhojnë armë bërthamore dhe raketat balistike që ishin të ndaluara nga traktati.
Kremlini tha të martën se Presidenti Trump po mban “një qëndrim të rrezikshëm” duke vendosur të braktisë një traktat ekzistues pa ofruar asgjë për ta zëvendësuar atë.
Traktati, i cili u nënshkrua në dhjetor 1987 nga presidentët e atëhershëm Regan dhe Gorbaçov, u kërkon të dyja palëve të eleminojnë të gjitha armët bërthamore me rreze veprimi nga 500 deri në 5,500 kilometra së bashku me sistemet e lëshimit.
Kina nuk ishte palë e marrëveshjes origjinale, dhe Presidenti Trump ka argumentuar se edhe Pekini duhet të jetë pjesë e tij.
Kur u nënshkrua në vitin 1987, traktati u vlerësua si një mbrojtje e madhe për sigurinë globale pasi ai eliminoi raketat me rreze të shkurtër veprimi, të cilat mund t’i godisnin objektivat brenda disa minutave.
Eliminimi i armëve të tilla destabilizuese në teori do të lejonte më shumë kohë për vendimmarrje në rast të një paralajmërimi për një sulmi me raketa.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg foli edhe rreth manovrave më të mëdha të NATOs që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë të cilat do të fillojnë të enjten në Norvegji.
Manovrat, në të cilat do të marrin pjesë të 29 aleatët e NATO-s, do të përfshijnë rreth 65 anije, 250 avionë, 10,000 automjete dhe 50,000 ushtarë, tha ai.

Prokurori i Tahirit padit Arta Markun

Ish-kryeprokurori i Krimeve të Rënda, Besim Hajdamataj, i cili po hetonte dosjen e Saimir Tahirit, ka paditur shefen e tij, Prokuroren e Përgjithshme Arta Marku. Padia ka ardhur pas urdhrit të Markut për transferimin e Besim Hajdamatajt në Pogradec si dhe të disa prokurorëve të tjerë në rrethe. Padia është bërë në Gjykatën Administrative pak ditë më parë. Çështja do të gjykohet nga gjyqtari Avni Sejdini. 
Ndaj Markut ka ngritur padi edhe një prokurore tjetër, Sonila Muhametaj, të cilën Marku e transferoi në Pukë.
Me ardhjen e Arta Markut në krye të Prokurorisë, Hajdarmataj u shkarkua nga drejtimi i Prokurorisë Krimeve të Rënda. Në vend të tij u komandua prokurorja Donika Prela.
Rrokada në Krimet e Rënda u njoftua nga ana e Prokurorisë si e nevojshme për hetime më të shpejta dhe më të efektshme.
“Ndjekja penale e krimit dhe korrupsionit mbetet prioriteti më i lartë për Kryeprokuroren Marku”, thuhej në njoftimin zyrtar të prokurorisë.
Në atë kohë opozita shigjetoi Prokuroren e Përgjithshme dhe mazhorancën se po vendos njerëzit e saj në pozicione kyçe të organit të akuzës për të mbyllur dosjet që bënin me “dhimbje koke” kryeministrin.
Përplasja për dosjen “Shullazi” dhe padia ndaj Arta Markut
Dosja “Shullazi” do të shpërfaqte hapur kaosin që ishte krijuar tek Krimet e Rënda. Prokurorët refuzuan hedhjen e shortit për të gjykuar këtë çështje pas largimit të Elisabeta Imerajt, që u emërua drejtuese e prokurorisë në Tiranë dhe Eneid Nakucit me pretendimin se ishte i sëmurë.

Në atë kohë u raportua se tek Krimet e Rënda kishte pasur dhe konflikt mes prokurorëve të cilët ishin rebeluar ndaj Donika Prelës pasi ata kishin konsideruar se zëvendësimi i prokurorit Eneid Nakuçi ishte i paligjshëm.
Pretendimi i i prokurorit Nakuçi se ishte i sëmurë bëri që të lindin dyshime se ai ishte kërcënuar, madje në një intervistë për “Fax News” gazetari Basir Çollaku deklaronte se ai ishte kërcënuar nga një emër i njohur i botës së krimit.
Kjo situatë solli edhe penalizimin për prokurorët refuzues, ndaj të cilëve, për Përparim Kullurin, Behar Dibrën, Arenc Çelën, Edvin Kondilin, Pranvera Pustinën, Eugen Becin dhe Blerim Tominajn, ka nisur një hetim disiplinor, ndërsa Besim Hajdarmataj, Sonila Muhametaj dhe Olsian Çela u transferuan në rrethe.
Për prokurorët kërkesa e Arta Markut ishte e paligjshme pasi Elisabeta Imeraj nuk kishte dhënë dorëheqje nga dosja “Shullazi”. Nga ana tjetër Arta Marku e lexoi qëndrimin e tyre si frikë nga përballja me krimin dhe korrupsionin.
Në fund ngërçi u zgjidh nga Prokuroria duke caktuar dhe trupën e prokurorëve që do të jepnin pretencën për “Shullazin”. Grupi i prokurorëve do të përbëhej nga Donika Prela, Besnik Muçi, Anton Martini dhe Gent Osmani, të cilët kërkuan 17 vite burg për Emiljano Shullazin dhe 64 vite për të gjithë anëtarët e bandës.
Por duket se dy nga 10 prokurorët që u ndëshkuan nga Marku, kanë vendosur të padisin Kryeprokuroren e Përkohshme e Përgjithshme.
Prokurorët Besim Hajdarmataj (Ish-drejtues i Krimeve të Rënda) dhe Sonila Muhametaj kanë paditur në gjykatën Administrative kryeprokuroren pas vendimit për transferimet në rrethe. Ata kërkojnë që të shfuqizohet vendimi për transferimin e tyre, pasi nuk ka bazë ligjore dhe se është marrë në kundërshtim me ligjin.

 

Si u bë drejtor burgu i akuzuari për vjedhjen e 9 pistoletave në repartin ushtarak

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar mesazhin e një ish-ushtaraku i cili shkruan se, drejtori i burgut 302 Maksim Hamiti ne vitin 2002 ka qenë n/kolonel dhe komandant i repartit ushtarak 1070 ose Batalioni i Sigurimit më dt 24 dhjetor 2002 në atë repart janë vjedhur 9 pistoleta dhe kemi përfundur në burgun e policisë ushtarake mbi 70 ushtare e oficerë e punonjës dhe në fund doli që ky zotëria kishte dorë.
Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha në Facebook
Ngrihet ne detyrë për shkak të vjedhjes!
Lexoni mesazhin e ish ushtarakut dixhital. sb
Prsh Doktor, jam nje ish-ushtarak dhe sot po degjoja lajmet pashe qe drejtori i burgut 302 na qenka Maksim Hamiti ky zoteria ne vitin 2002 ka qene n/kolonel dhe komandant i repartit ushtarak 1070 ose Batalioni i Sigurimit me dt 24 dhjetor 2002 ne ate repart jane vjedhur 9 pistoleta dhe kemi perfundur ne burgun e policise ushtarake mbi 70 ushtare e oficere e punonjes te repartit dhe ne fund doli qe ky zoteria kishte dore ,,,mund ta verifikoni shum lehte ,,,jo anonim RS ,,,,, flm rroft shqipria pa hajduta.

Ikje nga kolera, 560 mijë shqiptarë kanë marrë leje qëndrimi në vendet e BE, rekord në Ballkan

Në dhjetë vitet e fundit 560 mijë shqiptarë janë pajisur për herë të parë me leje qëndrimi në vendet e Bashkimit Europian, sipas të dhënave të publikuara sot nga Eurostat dhe të përpunuara nga Monitor. Numri i shqiptarëve që janë pajisur me leje qëndrimi në 10 vitet e fundit në vendet e BE-së, përllogaritet të jetë sa 19.5% e popullsisë aktuale të Shqipërisë, bazuar kjo në të dhënat e Eurostat për lejet e qëndrimit, INSTAT për popullsinë.
Sipas të dhënave të Eurostat, pjesa më të madhe të lejeve të qëndrimit është lëshuar për arsye familjare. Shqipëria ka shënuar rekord për numrin e lejeve të qëndrimit në krahasim me vendet e tjera të Ballkanit, ku prej 2008-s qytetarët shqiptarë kanë kryesuar për numrin e tyre.
Rekordin e lejeve të qëndrimit të lëshuara për herë të parë këto 10 vjet u shënua në 2008-mn ku sipas Eurostat u pajisën me leje qëndrimi gati 100 mijë shqiptarë. Më pas numri lejeve hyri në trend rënës, ku në 2013 kapi nivelin më të ulët prej 31 mijë aplikimesh, por duke mbajtur rekordin në krahasim me vendet e Ballkanit Perëndimor.
Pas 2013-s numri i lejeve të qëndrimit u rrit sërish, nga 2014 deri 2017-n u pajisin me leje qëndrimi për herë të parë rreth 200 mijë shqiptarë. Kjo përkon me valën e re të emigracionit, ku aplikimet për azil në 2015-n arritën mbi 60 mijë.

Në vitin 2017, numri i lejeve të qëndrimit të lëshuara për shqiptarët nga vendet e BE-së ishte 51 mijë e 600, ku rreth 29 mijë u dhanë për arsye familjare, rreth 2000 për arsye shkollimi dhe 5 mijë për punë.
Pas Shqipërisë, për 2017-n me numrin më të lartë lejesh qëndrimi të lëshuara renditet Serbia, ku rreth 40 mijë qytetarë të saj u pajisën për herë të parë me leje qëndrimi nga vendet e BE-së. Në ndryshim nga qytetarët shqiptarë pjesa më e madhe e serbëve kanë marrë lejet e qëndrimit për arsye punësimi, rreth 17 mijë, 13 mijë për arsye familjare dhe 2400 për arsye shkollimi.
Në vend të tretë, për numrin më të lartë të lejeve të qëndrimit renditet Kosova, ku sipas të dhënave në databazën e Eurostat vetëm gjatë 2017-s janë marrë rreth 26 mijë leje të reja qëndrimi, pjesa më e madhe e të cilave janë lëshuar për arsye familjare.
Ndërsa maqedonasve iu lëshuan rreth 16 mijë leje qëndrimi nga vendet e BE-së, ku edhe këtu mbizotëronin lejet e qëndrimit për arsye familjare. Në rajon numrin më të ulët të lejeve të qëndrimit e ka Mali i Zi, ku sipas Eurostat u pajisën në 2017-n 2500 qytetarë.
/Monitor/

Foto, Rrahmani me paterica në Parlament

Ditën e sotme më shumë se kurrë kryeministrit Rama i duhen votat e të gjithë deputetëve në mënyrë që të votojë ligjin për lojërat e fatit.
Dhe sigurisht që në këtë ditë nuk mund të mungonte as deputeti Rrahman Rraja, i cili kohët e fundit ka kaluar disa telashe, që nga futja në burg e të birit e deri të shëndeti i rënduar i bashkëshortes së tij.
Së fundi ai ka pësuar dhe një aksident me makinë në Itali, ku ka thyer këmbën e për këtë shkak është detyruar që të mbajë paterica.
Po këto nuk e kanë ndaluar deputetin nga Nikla qe të jetë sot ne parlament për ti treguar besnikerine shefit te tij.